Tag: përcaktohet

  • “Do përcaktohet skenari për protestën kombëtare”, Berisha:  Do kërkojmë dorëheqjen e ministreshës dhe Pirro Vengut

    “Do përcaktohet skenari për protestën kombëtare”, Berisha: Do kërkojmë dorëheqjen e ministreshës dhe Pirro Vengut

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar se të hënën Partia Demokratike do të nisë protestat para kryeministrisë. Në konferencën për gazetarët, Berisha tha se PD po bën një analizë të plotë të situatës së gjendjes në vend dhe sipas tij ndaj “narkodiktaturës, rruga e vetme është protesta.”
    Berisha: Ndërkohë, dita e hënë do të jetë e fillimit të parlamentit para kryeministrisë të qytetarëve dhe parlamentarëve. PD ndërmerr tani një fillim të ri, një analizë të plotë të gjendjes në vend, të situatës, të zgjedhjeve dhe ecën në bindjen më të thellë se diktatura autoritare e Edi Ramës, narkoshteti i tij, ose ndaj kësaj narkodiktature ka vetëm një rrugë, protestë, protestë dhe vetëm protestë.
    Berisha njofton se opozita do të kërkojë dorëheqjen e ministres së Punëve të Brendshme, Albana Koçiu dhe ministrit të Mbrojtjes Pirro Vengu.

    Berisha: Sigurisht që, opozita do kërkojë, por dorëheqjen Pirro Vengut ia ka kërkuar edhe vetë Edi Rama. Por Pirro Vengu nuk ia fishkëllon Edi Ramës, nuk e pyesin aty më. Natyrisht ne do kërkojmë… Do kërkojmë edhe dorëheqjen e menjëhershme të kësaj ministreshës, e cila është me probleme madhore dhe ne do kërkojmë largimin e saj.
    Më tej Berishatha se do të përcaktohet edhe një skenar për protestë kombëtare, e cila do të thirret më vonë.
    Berisha: Protesta kombëtare do përcaktohet skenari. Ajo do thirret në momentin e duhur. Fillimi është ky me këtë parlament-protestë para kryeministrisë. Dhe pastaj do punohet për thirrjen e një proteste të përgjithshme, skenari i të cilës do përcaktohet.Ajo do thirret në momentin e duhur. Fillimi është ky me këtë parlament-protestë para kryeministrisë.
    Dhe pastaj do punohet për thirrjen e një proteste të përgjithshme, skenari i të cilës do përcaktohet.

  • Zelensky: Javën do të përcaktohet kuadri i garancive të sigurisë për Ukrainën

    Zelensky: Javën do të përcaktohet kuadri i garancive të sigurisë për Ukrainën

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se pret që javën e ardhshme të përcaktohet kuadri i garancive të sigurisë për Ukrainën, ndërsa Kievi vazhdon bisedimet me aleatët për të siguruar një mekanizëm të fuqishëm mbështetjeje ndaj agresionit të mëtejshëm rus.

    Zelensky bëri të ditur se ka diskutuar “gjithëpërfshirësisht” këtë çështje me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan, gjatë një bisede telefonike që pasoi një sulm masiv rus gjatë natës në Kiev, ku humbën jetën 19 persona.
    “Këshilltarët për çështjet e sigurisë kombëtare po punojnë aktualisht mbi secilin element specifik dhe i gjithë kuadri pritet të jetë gati me shkrim javën e ardhshme”, deklaroi Zelensky pas bisedës me liderin turk.

    Ai shtoi gjithashtu se gjatë sulmit të natës u godit edhe një kompani turke. Presidenti ukrainas njoftoi se ministri i Jashtëm i Turqisë do të marrë pjesë në bisedimet për të shqyrtuar mundësinë e përfshirjes së Ankarasë në ofrimin e garancive të sigurisë, veçanërisht në Detin e Zi.
    Kreu i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Rustem Umerov, ndodhej sot për vizitë në Turqi për të diskutuar këtë çështje, si dhe bashkëpunimin dypalësh në fushën e mbrojtjes. Lajmin e bëri të ditur vetë Umerov përmes një postimi në Facebook.
    Nga ana tjetër, Turqia ka përshëndetur diskutimet për garancitë e sigurisë dhe ka shprehur gatishmërinë për të kontribuar në çdo nismë që synon sigurimin e paqes së qëndrueshme në Ukrainë.
    Ankaraja ka theksuar më herët se mund të shqyrtojë pjesëmarrjen në nisma paqësore në terren, nëse përcaktohet një metodologji dhe kuadër i qartë, por deri më tani nuk ka ndërmarrë ndonjë angazhim të hapur.

  • Përcaktohet sot finalisti i dytë në Champions League

    Përcaktohet sot finalisti i dytë në Champions League

    Një ndeshje për t’u kualifikuar në finalen e Champions dhe për të synuar fitimin e trofeut të parë. Paris Saint Germain ka një takim me historinë. Parizienët nisen nga avantazhi 1-0 i ndeshjes së parë me Arsenalin, teksa optimizëm ka prej rikuperimit të Osman Dembélé.
    “Ky është viti i dytë i rritjes së ekipit, jo vetëm në pjesën e futbollit. Në këtë drejtim kemi bërë hapa të rëndësishëm dhe synojmë të përmirësohemi. Dembélé është gati. U stërvit normalisht”, tha Luis Enrique.
    Arsenali kërkon përmbysjen e madhe, edhe sepse beson që diferencat në fushë janë të vogla.
    “Jemi entuziastë dhe kemi energji pozitive. Jemi një fitore larg finales së Champions. Kemi ardhur të shkruajmë historinë. Preferojmë të flasim në fushën e lojës”, tha Arteta.
    Cilësia dhe ëndrrat e dy skuadrave premtojnë një tjetër sfidë spektakolare në Paris, duke nisur prej orës 21:00.

  • Përcaktohet kalendari i ndeshjeve të “Final 4”, shorti hidhet të martën në “Shtëpinë e Futbollit”

    Përcaktohet kalendari i ndeshjeve të “Final 4”, shorti hidhet të martën në “Shtëpinë e Futbollit”

    28 Prill 2025

    16:09

    Telesport

    Departamenti i Garave në FSHF ka përcaktuar datat e zhvillimit të ndeshjeve të fazës “Final 4”, ku do të përcaktohet kampioni i edicionit 2024/2025 të “Abissnet Superiore”, si edhe skuadrat që do të marrin pjesë në kualifikueset e UEFA Conference League.
    Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin “Arena Kombëtare”, në periudhën 4–12 maj 2025. Gjysmëfinalja e parë do të luhet më 4 maj, ndërsa gjysmëfinalja e dytë më 5 maj. Finalja për vendin e tretë/katërt është planifikuar për datën 9 maj, ndërsa finalja për titullin kampion do të luhet më 12 maj. Pas përfundimit të kampionatit të rregullt, u përcaktuan edhe vazot e ekipeve për Final Four, ku Egnatia dhe Vllaznia janë pjesë e vazos së parë, ndërsa Dinamo City dhe Partizani janë pjesë e vazos së dytë.
    Shorti për përcaktimin e çifteve gjysmëfinaliste do të hidhet më 29 prill, në ora 11:00 në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.
    Të katër skuadrat e kualifikuara do të përfitojnë shpërblime sipas rregullores së aktivitetit. Ekipi kampion, përveç shpërblimit financiar, do të sigurojë edhe pjesëmarrjen në turin e parë kualifikues të UEFA Champions League, ndërsa tre ekipet e tjera do të marrin pjesë në raundin e parë kualifikues të UEFA Conference League.

  • Kampionati shqiptar, java e fundit: Partizani-Elbasani përcakton ekipin e fundit në Final4

    Kampionati shqiptar, java e fundit: Partizani-Elbasani përcakton ekipin e fundit në Final4

    27 Prill 2025

    11:55

    Telesport

    Sot do të përcaktohet fati i skuadrave që do të marrin pjesë përfundimisht në “Final 4” të kampionatit shqiptar. Më saktë, e katërta, e cila do të përcaktohet nga një ndeshje direkte mes Partizanit dhe Elbasanit.
    Kryeqytetasit duhet të fitojnë me të gjitha kushtet nëse duan ta mbyllin sezonin në katërshen e parë, ndërsa verdheblutë kanë në favor dy rezultate, barazim dhe fitore.
    Ndërkohë, në garë janë edhe katër ekipe për mbijetesë. Tirana do të luajë me Dinamon dhe një fitore mund ta çonte në fund të tabelës. Bylisi dhe Skënderbeu do të luajnë në një finale mbijetese, ndërsa Laçi shpreson deri në fund ndaj Vllaznisë, ndonëse aktualisht mbyll klasifiikimin.
    Të gjitha takimet do të luhen sot në orën 15:30.

  • Berisha uron Fitër Bajramin: Falja ditën e premte do përcaktohet në ligj dhe në orar

    Berisha uron Fitër Bajramin: Falja ditën e premte do përcaktohet në ligj dhe në orar

    Lideri i opozitës Sali Berisha pasi doli nga takimi me kreun e Komunitetit Mysliman Shqiptar në një deklaratë për mediat premtoi se do tu rikthejnë pronat atyre që i janë plaçkitur.
    “Pas 11 majit nga vendimet e para do të jetë dyfishimi i fondit për komunitete fetare. Fond i cili është i domosdoshëm dhe u takon plotësisht. Si kundër një përpjekja madhore do të bëhet për rikthimin e pronave dhe ose kompensimin. Pronat e komuniteteve fetare janë pronat më të plaçkitura në Shqipëri”, tha Berisha.
    Ai tha se i ka garantuar kreut të KMSH që falja ditën e premte të përcaktohet me ligj dhe në orar për çdo besimtar mysliman.
    “Unë garantoj, garantova dhe kreun e KMSH se falja ditën e premte do të përcaktohet në ligj dhe në orar dhe çdo besimtar mysliman që dëshiron të kryejë detyrën e tij me faljen në xhami do ketë kohën e vënë për këtë destinacion. Pra nuk do mund të bëhet orari zyrtar pengese që njerëzit të falin të premten që është dita për myslimanët dhe kjo është detyrim. Do vendoset menjëherë pas 11 majit”, u shpreh Berisha.