Tag: përbërësit

  • Mëngjeset me 400 kalori: Shijoni ushqimet tuaja të preferuara pa shtuar në peshë

    Mëngjeset me 400 kalori: Shijoni ushqimet tuaja të preferuara pa shtuar në peshë

    Jeni në kërkim të ideve të mëngjesit që janë të shijshme dhe të shëndetshme njëkohësisht? Më poshtë do të gjeni katër receta të shkëlqyera që jo vetëm që janë të mbushura me vlera ushqyese por gjithashtu janë brenda limitit të 400 kalorive. Këto mëngjese të lehta për t’u përgatitur do t’ju ndihmojnë të filloni ditën tuaj në mënyrën më të mirë të mundshme.
    1. Tost me Avokado dhe Salmon të tymosur – 369 kaloriKombinimi i avokados kremoze me salmonin e tymosur ofron një mëngjes të pasur me yndyra të shëndetshme dhe proteinë. Shtoni disa feta të trasha domate ose disa gjethe rukola për një shtesë të vlerave ushqyese dhe një porcion perimesh.

    Përbërësit:½ avokado (161 kalori)1 fetë bukë me grurë të plotë (109 kalori)3 oz salmon i tymosur (99 kalori)Si ta përgatisni?
    Si fillim thekni bukën, shtypni avokadon tuaj dhe shpërndajeni mbi tostin tuaj. Shtoni sipër bukues salmonin e tymosur dhe perimet e zgjedhura dhe konsumojeni.
    2. Tërshërë me Luleshtrydhe dhe Gjalpë Kikiriku – 391 kaloriTuershëra e pasur me fibra, kur kombinohet me fruta shton edhe më shumë fibra e shëndet në pjatë, dhe gjalpi i kikirikut shton yndyra të shëndetshme dhe proteinë. Për një opsion me më shumë proteinë që mbetet rreth 400 kalorive, mund të shtoni edhe një porcion të pluhurit të proteinës që mund të përdorni.
    Përbërësit:½ filxhan tërshërë (154 kalori)2 lugë gjelle gjalpë kikiriku (188 kalori)1 filxhan luleshtrydhe, të ndara në gjysmë (49 kalori)Si ta përgatisni?Përgatisni tërshërën, vendoseni ujin në zjarr dhe kur të marrë valë, uleni temperaturën dhe hidhni tërshërën. Përziejini rregullisht dhe lëreni të gatuhet për 5 minuta deri sa drithi të zbutet dhe të përthithë shumicën e ujit. Më pas lëreni të ftohet dhe shtoni gjalpin e kikirikut bashkë me luleshtrydhet.
    3. Smoothie – 360 kaloriSmoothiet janë një mënyrë e shkëlqyer për të kombinuar të gjitha përbërësit e mëngjesit në një enë të vetme. Kjo recetë merr proteinat e saj nga pluhuri i proteinës së serumeve të qumështit, por mund të zëvendësohet lehtësisht me çdo lloj tjetër të pluhurit të proteinës.
    Përbërësit:1 banane, e prerë (122 kalori)1 filxhan fruta të ngrira (63 kalori)1 lugë gjelle fara kanepi (55 kalori)1 filxhan lakër jeshile (7 kalori)1/3 filxhan pluhur proteinë serumi (113 kalori)Si ta përgatisni?Në një mikser, shtoni gjysmë gote ujë dhe të gjithë frutat e grira. Përzieni mirë derisa e gjithë masa të jetë kremoze.
    4. Bukë me Krem Djathi, Djathë Dhie dhe Kastravec – 277 kaloriNjë fetë buke mund t’ju kushtojë më shumë se 300 kalori dhe 50 gramë karbohidrate. Por një fetë buke e hollë është një alternativë e shkëlqyer për një vakt me pak karbohidrate dhe kalori. Shoqërojeni me krem djathi dhe kastravecë për shije më të lehtë në mëngjes.
    Përbërësit:2 feta buke me grurë të plotë (115 kalori)1 lugë gjelle krem djathi (60 kalori)50 gr djathë dhie (90 kalori)1 kastravec (12 kalori)Thekni pak bukën dhe shijojeni duke e lyer me krem djathi, djathë të thërrmuar dhie dhe pak kastravecKëto receta janë perfekte për ata që dëshirojnë të mbajnë një dietë të balancuar pa u mohuar kënaqësitë e vogla. Të lehta për t’u përgatitur dhe të mbushura me vlera ushqyese, ato janë ideale për të nisur ditën tuaj me energji dhe shëndet.

  • Bukë me Qiqra – Shija e Traditës në Tryezë

    Bukë me Qiqra – Shija e Traditës në Tryezë

    Në raste të veçanta festash apo gëzime familjare, amvisat kujdesen që në mesin e përgatitjeve me receta të veçanta të mos mungojë buka me qiqra.

    Ky gatim special i traditës shqiptare është fantastik dhe sigurisht të kënaq nepsin dhe oreksin teksa lezetos shijen në tryezë.
    AgroWeb.org ju sugjeron më poshtë përgatitjen e bukës me qiqra në shtëpi, një recetë fantastike që sigurisht do mbledhë gjithë familjen rreth tryezës.
    Përgatitja e Bukës me Qiqra Krejt Lehtë  
    Përbërësit

    1 kg miell gruri
    250 ml qumësht
    1 filxhanë e gjysmë çaji me qiqra
    1-2 lugë gjelle vaj ulliri
    Kripë
    Një lugë gjelle maja buke

    Përgatitja
    Qiqrat i vendosim në një enë me ujë dhe i lëmë aty përreth 4-5 orë që të zbuten. Më pas i kalojmë në një tenxhere të vogël dhe i vëmë në zjarr që të ziejnë.
    Pasi kanë zierë i shtypim me një lugë druri.
    Në një tas të madh, shtojmë me rradhë të gjithë përbërësit me të cilët do përgatitet buka.
    Më parë, majanë treteni në pak ujë të vakët e më pas shtojeni tek përbërësit.
    I përziejmë të gjithë bashkë dhe nisim të punojmë brumin me dorë. Brumi është gati kur të mos ngjitet në duar, nëse ngjitet duhet të shtoni edhe pak miell tjetër.
    Punojeni mirë me duart dhe më pas lëreni të pushojë përreth 1 orë në një vend të errët duke e mbuluar me një pecetë të pastër kuzhine.
    Pas një ore, AgroWeb.org ju sugjeron ta punoni sërish brumin me dorë dhe më pas vendoseni në një tepsi të lyer me shumë pak vaj.
    Hapeni në të gjithë sipërfaqen e tepsisë dhe lëreni ashtu edhe për një orë tjetër.
    Më pas, jepini bukës formën që preferoni dhe futeni të piqet në furrën e parangrohur në temperaturë 180 gradë derisa sipërfaqja e bukës të marrë ngjyrë të kuqërremtë./AgroWeb.org

  • Sallata e Lehtë me Karota dhe Qepë të Njoma – Si ta Përgatisni

    Sallata e Lehtë me Karota dhe Qepë të Njoma – Si ta Përgatisni

    Është koha e duhur për të ngrënë e përgatitur pjata të lehta me perime të shijshme të stinës.

    Nëse ju pëlqejnë sallatat shumëngjyrshe në tryezën tuaj, provoni sugjerimin e sotëm nga AgroWeb.

    Ju duhen vetëm karota të freskëta dhe përbërësit e duhur për t’ju shtuar atyre shijen.

    Ndiqni mënyrën e plotë të përgatitjes më poshtë në artikull.

    Përbërësit

    450 gr karota

    2 qepë të njoma

    1 lugë gjelle uthull e bardhë

    Gjysmë luge gjelle mustardë

    1 lugë çaji sheqer

    Gjysmë luge çaji kripë
    Majdanoz

    Përgatitja

    Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb ju sugjeron të përzieni të gjithë përbërësit e lëngshëm së bashku.

    Pra uthullën dhe mustardën më pas shtoni vajin e ullirit, kripën dhe sheqerin e përzieni derisa të treten.

    Qëroni karotat dhe grijini në fije sa më të holla me anë të grirëses së patateve.

    Më pas grini hollë edhe qepët e njoma bashkë me majdanozin dhe vendosini perime në një enë të thellë.

    Shtoni edhe pjesën tjetër të përbërësve dhe përzieni mirë.

    Këtë sallatë mund ta ruani në frigorifer të mbyllur deri në tre ditë./AgroWeb.org

  • Petulla Speciale me Qumësht – Të Buta, të Ngrohta, të Shijshme

    Petulla Speciale me Qumësht – Të Buta, të Ngrohta, të Shijshme

    Të ëmbla apo të kripura, petullat janë gjithmonë perfekte. Të dashura si për të rriturit dhe për fëmijët, ato shijohen në çdo periudhë të vitit.

    Recetat janë të shumta, nga petullat me kos e deri tek ato me ujë të gazuar, sot AgroWeb.org ju sjell një tjetër recetë që ia vlen të provohet.
    Një këshillë paraprake, përgatisni shumë pasi janë aq të shijshme sa duket sikur mbarohem sapo vendosen në tavolinë.
    Petullat me qumësht janë të lehta dhe të parezistueshme, sa nuk do të pushoni dot së ngrëni.
    Përbërësit
    (Me përbërësit e mëposhtëm mund të përgatisni një pjatë me petulla, nëse preferoni të përgatisni sasi më të mëdha, dyfishoni përbërësit)

    2 kokrra vezë
    Gjysmë luge çaji me limontos
    Gjysmë luge çaji me sodë buke
    Gjysmë luge çaji me sheqer dhe kripë
    100 ml qumësht
    Gjysmë gotë uji me miell

    Përgatitja
    Në një tas hidhni limontosin, sodën e bukës sheqerin dhe kripën e më pas shtoni qumështin dhe vezët të cilat i keni përzjerë më parë.
    Me ndihmën e një piruni apo teli kuzhine përzjejeni derisa përbërësit të jenë tretur plotësisht.
    Mund t’iu duhet rreth 5-7 minuta për të arritur masën e duhur.
    Më pas filloni të shtoni miellin, duke e ndarë masën në lugë gjelle.
    Pra hidhni lugën e parë, përzjejeni derisa mielli të jetë bashkuar plotësisht me përbërësit e tjerë, dhe më pas hidhni lugën tjetër.
    AgroWeb.org ju sugjeron që miellin ta kaloni në një sitë më parë, diçka e tillë do t’i bëj petullat më poroze dhe më buta.
    Brumi që do të formoni duhet të jetë më i trashë se brumi i krepave dhe më i hollë se ai i petullave të zakonshme.
    Nëse shikoni që brumi është shumë i lëngshëm mund t’i shtoni dhe pak miell.
    Kjo mënyrë përgatitjeje, nuk kërkon që brumi i petullave të lihet të pushojë por përgatiten menjëherë sapo vaji të ngrohet.
    Në zjarr vendosni një tenxhere të thellë dhe hidhni vaj për skuqje.
    Kur vaji të jetë nxehur, merrni me lugë çaji brumin dhe hidheni për ta skuqur.
    Pasi petullat të kenë marrë një ngjyrë të artë, hiqini nga tenxherja dhe vendosini në një pjatë ku më parë keni shtruar një letër kuzhine.
    Është e rëndësishme që të përdorni letër kuzhine pasi ajo do të përthithi vajin e tepërt dhe do të ndalojë skuqjen e tepërt të petullës.
    Pasi të jetë ftohur pak mjafton të zgjidhni se i doni të kripura apo të ëmbla.
    Kjo recetë është perfekte për çdo vakt, dhe shoqërohet me një shumëllojshmëri produktesh duke filluar nga mjalti, reçeli, djathi e deri tek sheqeri./AgroWeb.org