Tag: përbën

  • Mungesa e urimit për Ramën/ Berisha: ShBA duket se ka konstatuar probleme! Durrësi, porti i kokainës në Europë

    Mungesa e urimit për Ramën/ Berisha: ShBA duket se ka konstatuar probleme! Durrësi, porti i kokainës në Europë

    Kryedemokrati Sali Berisha i është përgjigjur pyetjes së gazetarit Çim Peka në emisionin e tij Live në SYRI TV, në lidhje me pritshmëritë e opozitës në lidhje me SHBA-të, të cilat akoma nuk e kanë uruar Edi Ramën për këtë mandat.

    Berisha theksoi se nuk ka dijeni se përse nuk e kanë uruar, por fakti se po vonojnë tregon se kanë konstatuar probleme.

    Gjithashtu Berisha u ndal edhe te mesazhi i të dërguarit të Departamentit të Drejtësisë, ku për herë të parë foli për kartele.

    ‘Të luftohen kartelet e drogës. Kjo përbën ndryshim cilësor’, u shpreh Berisha.

    Një tjetër pikë ku Berisha u ndal ishte edhe karteli i Troplinëve, ku sipas tij, Porti i Durrësit njihet si porti i lirë i kokainës në Europë.

    Intervista në studio:

    Peka: Ka një farë mini-shprese fakti që SHBA-të nuk e ka uruar akoma Edi Ramën. A prisni gjë prej tyre?

    Berisha: Se cili do jetë qëndrimi final i tyre unë s’mund ta them, por fakti që nuk e kanë përshëndetur përbën një dallim të qartë me të gjitha qëndrimet e mëparshme.

    Vangjeli: Po nëse e përshëndesin?

    Berisha: Mund ta përshëndesin, nuk e di. Por në dy zgjedhjet e tjera që janë bërë ai është përshëndetur brenda 24 orëve dhe pa u mbyllur numërimi. Fakti që nuk e kanë përshëndetur kanë marrë kohë për të parë, është një zhvillim që, se duhet ta kishin bërë po të mos kishin probleme, pra duket kanë konstatuar probleme. Së dyti, erdhi një i dërguar i Departamentit të Drejtësisë dhe për herë të parë foli për kartele. Të luftohen kartelet e drogës. Kjo përbën ndryshim cilësor.

    Kartel nuk kishin thënë në raportet e mëparshme. Klasifikimi kartel përbën një ndryshim shumë serioz. Në kuptimin që Donald Trump kartelet i futi në grupin e organizatave terroriste.

    Ai që kontrollon portin është kartel dhe super-kartel. Ti lësh portin një organizate kriminale, i ke lënë çdo gjë. Që në vitin 2020 Troplinët kontrollojnë 100% portin dhe ka 4 vite që nuk kapet asnjë gram heroinë apo kokainë, asnjë.

    E kam dekaluar para 1 muaji se ky është porti i kokainës në Europë. Ky u bë port i lirë për kokainën. 

  • Qarku Vlorë, numërohen 163 nga 449 kuti votimi. PS kryeson, grumbullon mbi 18 mijë vota

    Qarku Vlorë, numërohen 163 nga 449 kuti votimi. PS kryeson, grumbullon mbi 18 mijë vota

    Në qarkun e Vlorës, janë numëruar deri tani 163 nga 449 qendrat e votimit. Sipas rezultateve të deritanishme, Partia Socialiste e Shqipërisë kryeson me 18.327 vota, që përbën 57.56% të totalit. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ndjek me 9.162 vota, ose 28.78%.
    Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 1881 vota, që përbën 5.91% të totalit, ndërsa Partia Mundësia ka marrë 1198 vota (3.76%). Lëvizja Bashkë ka siguruar 297 vota (0.93%), dhe Lëvizja Atdheu ka marrë 35 vota (0.11%).

  • Shpallet i pafajshëm kreu i Bashkisë Devoll, Apeli liron nga akuzat edhe zyrtarët e tjerë

    Shpallet i pafajshëm kreu i Bashkisë Devoll, Apeli liron nga akuzat edhe zyrtarët e tjerë

    Gjykata e Posaçme e Apelit shpalli të pafajshëm kryebashkiakun e Devollit, Eduart Duro.
    Këtë të martë u la në fuqi vendimi i Shkallës së Parë të Gjykatës së Posaçme, pavarësisht ankimimit të SPAK.
    I njëjti vendim u dha edhe për 4 zyrtarët e tjerë, Vojsava Bregu, Gazmend Haxhija, Gazmend Malo dhe Astrit Seferkolli.
    Kujtojmë se SPAK kërkoi deklarimin fajtor të tij për shpërdorim detyre me arsyen se licensoi një karburant që ishte i ndërtuar pa leje.
    Por gjykata vendosi se fakti i paraqitur nga SPAK nuk përbën vepër penale.
    Njoftimi i plotë:
    Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Dhimitër Lara (kryesues), Tereza Merkaj (anëtare) dhe Nertina Kosova (anëtare), më datë 06.05.2025, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 25 akti, datë 26.03.2025 regjistrimi, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndaj vendimit nr. 14, datë 10.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:
    1. Deklarimin e pafajshme të të pandehurës V.B, për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388 pika 1 gërma b) e K.Pr.Penale, “fakti nuk përbën vepër penale”.2. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Eduard Duron, për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388 pika 1 gërma b) e K.Pr.Penale, “fakti nuk përbën vepër penale”.3. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit A.S., për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388 pika 1 gërma b) e K.Pr.Penale, “fakti nuk përbën vepër penale”.4. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit G.H., për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25, të Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388 pika 1 gërma b) e K.Pr.Penale, “fakti nuk përbën vepër penale”.5. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit G.M., për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388 pika 1 gërma b) e K.Pr.Penale, “fakti nuk përbën vepër penale”.6. Shpenzimet e kryera në fazën e hetimit paraprak, në shumën **** lekë dhe shpenzimet gjyqësore, sipas formularit bashkangjitur i ngarkohen shtetit, pasi të pandehurit u deklaruan të pafajshëm sipas nenit 388 pika 1 gërma b) e K.Pr.Penale, se “fakti nuk përbën vepër penale”.7. Kundër vendimit lejohet ankim nga palët në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve nga e nesërmja e komunikimit të këtij vendimi.
    Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:
    – Lënien në fuqi të vendimit nr. 14, datë 10.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.