Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku prezantoi në Komisionin për Ekonominë dhe Financat projektligjin “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”. Ai synon përmirësimin e menaxhimit të hapësirave të përbashkëta dhe për të rritur cilësinë e jetës në komunitet urbane.
Mazniku tha para anëtarëve të komisionit se 40% e totalit të banesave, ose më saktësisht mbi 43 mijë të tilla, janë me shumë katë, pra ka një situatë bashkëpronësie. Sipas ministrit, ligji i ri vendos për mënyrën sesi funksionon bashkëjetesa e njerëzve pothuajse në këto ndërtesa.
“Një seri probleme të përditshmërisë, bashkëjetesës, së komunikimit, lidheshin me mënyrën sa administrohet bashkëpronësia. Ligji krijon detyrimin që për çdo objekt të dalë një certifikatë e përbashkët bashkëpronësie. Të gjithë elementët që janë pjesë e bashkëpronësisë shënohen një certifikatë pronësie specifike”, tha Mazniku.
Nisma e re i vendos detyra çdo bashkie që të krijojë një libër bashkëpronësie. Aty do të shënohet lloji i ndërtesës, viti ku është ndërtuar, organet e administrimit që ka dhe tipologjia e ndërtesës.
“Çdo bashki duhet të mbajë një regjistër të të gjithë objekteve”, tha Mazniku. Me ligjin e ri do të krijohet një strukturë përgjegjëse për zgjidhjen e shpejtë dhe efektive të mosmarrëveshjeve për vlera deri në 800 mijë lekë.
“Krijohet një komision në çdo bashki që funksion si entitet administrativ për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve deri në këtë vlerë, njerëzit mund ta vijojnë mosmarrëveshjen në gjykatë nëse nuk bien dakord”, u shpreh Mazniku.
Sipas ministrit Mazniku ligji është bazuar mbi modelin italian, francez, gjerman, por edhe nga vende si Kroacia dhe Sllovenia.
Pse e miratoi qeveria ligjin për bashkëpronësinë?
Kjo lëvizje e qeverisë erdhi si përgjigje ndaj një “boshllëku” ligjor që ka ekzistuar prej dekadash. Pas privatizimit të apartamenteve në vitet ’90, shumë prej elementeve si fasadat, soletat, shkallët dhe çatitë mbetën pa një status të qartë juridik.
Ligji i ri i njeh këto si pronë të përbashkët të banorëve, duke vendosur detyrime të përbashkëta për mirëmbajtjen dhe administrimin e tyre.
Po ashtu, ligji forcon rolin e administratorit të godinës, i cili tani mund të regjistrohet me NIPT, të lëshojë fatura zyrtare dhe të menaxhojë llogari bankare në emër të komunitetit. Faturat që lëshohen do të kenë fuqi ekzekutive, çka i bën pagesat e detyrueshme dhe shmang refuzimin nga individë të veçantë për të kontribuar në shërbimet e përbashkëta./tvklan.al
Tag: përbashkëta
-

Ligji për bashkëpronësinë/Mazniku: Si do të “rregullohet” jeta e banorëve në pallate
-

Policia e Kosovës do të patrullojë në Shqipëri gjatë sezonit turistik 2025
Gjatë sezonit turistik të vitit 2025, Policia e Kosovës do të zhvillojë patrullime të përbashkëta me Policinë e Shtetit të Shqipërisë në territorin shqiptar. Kjo u bë e mundur pas nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, i cili parashikon shërbime të përbashkëta të policimit rrugor gjatë sezonit veror.Memorandumi u firmos sot nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në bashkëpunimin ndërinstitucional mes dy vendeve.Në komunikatën e përbashkët thuhet se shërbimet do të fillojnë më 1 korrik 2025 dhe synojnë rritjen e sigurisë, parandalimin e shkeljeve dhe aksidenteve rrugore, si dhe menaxhimin më efektiv të trafikut në akset kryesore që lidhin Kosovën me Shqipërinë.Drejtori Ilir Proda vlerësoi praninë e efektivëve nga Kosova si një ndihmë të madhe dhe një simbol të koordinimit dhe harmonisë mes dy forcave policore. Ai theksoi se bashkëpunimi do të përfshijë jo vetëm sigurinë rrugore, por edhe luftën kundër krimit dhe paligjshmërisë në përgjithësi.Nga ana e tij, Kolonel Gazmend Hoxha shprehu nderimin dhe angazhimin maksimal të Policisë së Kosovës për të shërbyer qytetarët së bashku me kolegët shqiptarë dhe për të arritur objektivat e memorandumit.Shërbimet e përbashkëta të patrullimit rrugor do të nisin zyrtarisht më 1 korrik 2025, duke garantuar një sezon turistik më të sigurt për qytetarët e të dy vendeve.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Gjatë sezonit turistik të vitit 2025, Policia e Kosovës do të zhvillojë patrullime të përbashkëta me Policinë e Shtetit të Shqipërisë në territorin shqiptar. Kjo u bë e mundur pas nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, i cili parashikon shërbime të përbashkëta të policimit rrugor gjatë sezonit veror.Memorandumi u firmos sot nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në bashkëpunimin ndërinstitucional mes dy vendeve.Në komunikatën e përbashkët thuhet se shërbimet do të fillojnë më 1 korrik 2025 dhe synojnë rritjen e sigurisë, parandalimin e shkeljeve dhe aksidenteve rrugore, si dhe menaxhimin më efektiv të trafikut në akset kryesore që lidhin Kosovën me Shqipërinë.Drejtori Ilir Proda vlerësoi praninë e efektivëve nga Kosova si një ndihmë të madhe dhe një simbol të koordinimit dhe harmonisë mes dy forcave policore. Ai theksoi se bashkëpunimi do të përfshijë jo vetëm sigurinë rrugore, por edhe luftën kundër krimit dhe paligjshmërisë në përgjithësi.Nga ana e tij, Kolonel Gazmend Hoxha shprehu nderimin dhe angazhimin maksimal të Policisë së Kosovës për të shërbyer qytetarët së bashku me kolegët shqiptarë dhe për të arritur objektivat e memorandumit.Shërbimet e përbashkëta të patrullimit rrugor do të nisin zyrtarisht më 1 korrik 2025, duke garantuar një sezon turistik më të sigurt për qytetarët e të dy vendeve.
-

Sulmet e SHBA-së në Iran, Teherani: Po koordinohemi me Moskën! Khamenei thyen heshtjen: Armiku sionist kreu një gabim të madh, do ndëshkohet
Irani dhe Rusia po zhvillojnë konsultime të ngushta për t’u përballur me kërcënimet e përbashkëta, tha Ministri i Jashtëm Iranian Abbas Araghchi pas mbërritjes së tij në Moskë për një takim me Presidentin rus Vladimir Putin.
“Ne gjithmonë kemi pasur shqetësime dhe kundërshtarë të përbashkët me Rusinë. Ne gjithmonë kemi ndarë bindje të përbashkëta dhe jemi konsultuar ngushtë me njëri-tjetrin për t’u përballur me sfidat dhe kërcënimet e përbashkëta. Kjo është ajo që do të bëhet të hënën gjatë takimit me presidentin rus”, tha diplomati i lartë në transmetuesin shtetëror të Iranit.
Nga ana tjetër, lideri suprem i Iranit ka folur për herë të parë pas sulmeve të SHBA-së në centralet bërthamore.Khamenei tha se “Ndëshkimi kundër Izraelit vazhdon”.
“Armiku sionist kreu një gabim të madh, kreu një krim të madh; duhet të ndëshkohet dhe po ndëshkohet tani”, tha udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, nëpërmjet një postimi në platformën X në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke e shoqëruar deklaratën me një poster propagande që tregonte një kafkë njerëzore të shtypur me Yllin e Davidit të gdhendur në ballin e saj, ndërsa dhjetëra raketa e shponin atë.#همین_حالامجازات ادامه دارد
دشمن صهیونی یک اشتباه بزرگی کرده، یک جنایت بزرگی را مرتکب شده؛ باید مجازات بشود و دارد مجازات میشود؛ همین حالا دارد مجازات میشود.#الله_اکبر pic.twitter.com/wH6Wk9nNhJ
— KHAMENEI.IR | فارسی 🇮🇷 (@Khamenei_fa) June 23, 2025Republika Islamike e Iranit ka kërcënuar të shënjestrojë bazat ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme në shenjë hakmarrje për bombardimet e SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane, duke ngritur shqetësime në lidhje me mundësinë e një përshkallëzimi të pakontrolluar në rajon.
Një këshilltar i Ajatollah Ali Khamenei-t , udhëheqësit suprem të Iranit, tha se SHBA-të tani “nuk kanë vend” në Lindjen e Mesme dhe mund të presin “pasoja të pariparueshme” pas sulmit që kryen të shtunën në mbrëmje.
Ali Akbar Velayati paralajmëroi gjithashtu se bazat ushtarake të përdorura nga forcat e armatosura të SHBA-së për të nisur bombardime kundër objekteve bërthamore të vendit të tij tani konsiderohen “objektiva legjitime”, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve IRNA./vizionplus.tv -

Presidenti i Italisë dekoron me titullin “Kalorës i Urdhrit të Yllit të Italisë”, drejtorin e Policisë Kriminale dhe Drejtorin Antiterrorit
Ceremonia e nderimit u zhvillua në ambientet e Ambasadës së Italisë dhe titujt e akorduar iu dorëzuan Drejtues i Lartë Neritan Nallbatit dhe Drejtues Alban Dautajt, nga Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Marco Alberti.
Në ceremoni morën pjesë dhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, Zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda, Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, si dhe Prokurori i SPAK, Adnan Xholi.
Titujt, vlerësim i lartë për kontributin që kanë dhënë strukturat respektive të Policisë së Shtetit, në marrëdhëniet policore bilaterale dhe në luftën kundër krimit të organizuar.
Konkretisht, Nallbati u vlerësua për kontributin e tij vendimtar në forcimin e marrëdhënieve mes Italisë dhe Shqipërisë, përmes veprimtarive të përbashkëta operative, krijimit të skuadrave të përbashkëta hetimore dhe ndalimit të shtetasve të rrezikshëm, në kërkim nga drejtësia italiane.
Dautaj u vlerësua me motivacionin, bashkëpunim i përditshëm me Policisë italiane, kontribut në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe krijim të grupit trepalësh “Skënderbeg” (ndërmjet Shqipërisë, Italisë dhe Kosovës, kundër terrorizmit ndërkombëtar). Gjithashtu, Dautaj është pikë referimi për çështjet e sigurisë dhe ka ndihmuar në konsolidimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Gjatë fjalës së mbajtur në ceremoni, Ambasadori Alberti u shpreh: “Puna e përbashkët midis Policisë italiane dhe asaj shqiptare është një nga arsyet kryesore që forcon bashkëpunimin mes dy vendeve tona. Dy drejtuesit që sot marrin dekoratën janë elemente shumë të rëndësishme të Policisë së Shtetit shqiptar, si dhe përfaqësues të çmuar të bashkëpunimit me Italinë. Është një nder i veçantë që t’iu dorëzojmë sot, këto dekorata.”
Gjatë fjalës së mbajtur me rastin e marrjes së titullit, Nallbati, mes emocionesh, u shpreh: “Ky nderim nuk është vetëm një vlerësim personal për mua, por mbi të gjitha një mirënjohje për skuadrën e Policisë Kriminale dhe për bashkëpunimin e veçantë ndërmjet strukturave të Policisë së Shtetit dhe atyre të Policisë italiane. Një bashkëpunim i ndërtuar mbi besim, profesionalizëm, sinqeritet dhe përkushtim të ndërsjellë, që është konkretizuar me veprimtari të përbashkëta në terren dhe me përballje me sfida të përbashkëta. Faleminderit nga zemra, Presidentit të Italisë, për këtë vlerësim, si dhe faleminderit Drejtorit të Përgjithshëm, për mbështetjen në forcimin e bashkëpunimit mes dy policive. Një falënderim i veçantë i shkon dhe familjes sime, që ka përballuar me durim dhe sakrificë gjithçka që sjell jeta si oficer policie.”
Ndërkaq, Dautaj, gjithashtu i emocionuar, tha: “Ky titull vjen si finalizim i një marrëdhënieje të shkëlqyer, të ndërtuar ndër vite në fushën e sigurisë dhe në luftën kundër terrorizmit. Një falënderim i veçantë i shkon Zyrës së Interforcës së Ambasadës Italiane, të kryesuar nga miku im i veçantë, Gava, për bashkëpunimin e shkëlqyer në shkëmbimin e shpejtë të informacionit, realizimin e operacioneve të përbashkëta dhe funksionimin shembullor të grupit operacional “Skënderbeg”, tashmë një histori suksesi. Një falënderim shkon dhe për Drejtorin e Përgjithshëm, për mbështetjen, vlerësimin dhe motivimin që na jep për përmbushjen e misionit.”
Policia e Shtetit mbetet maksimalisht e angazhuar, për të vijuar bashkëpunimin solid dhe shumëdimensional me partnerët italianë, për përmbushjen e objektivave madhorë, goditjen e krimit të organizuar, kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve të të dyja vendeve.Top Channel
-

“Defender Europe 25”/ Përfundon stërvitja e FA me ushtrinë amerikane, VanHorn: Rajoni më i sigurt
Stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe 25” u përmbyll me një ceremoni të veçantë, të organizuar në Ditën e Vizitorëve të Shquar.
Në këtë aktivitet morën pjesë personalitete të larta nga Shqipëria dhe partnerët ndërkombëtarë, mes të cilëve Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji, E Ngarkuara me Punë e SHBA, znj. Nancy Van Horn, Zv.ministri i Mbrojtjes z. Enkelejdi Joti, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, Gjeneral LaPoint, Gjeneral McKinney si dhe komandantë të forcave e anëtarës të komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare.
Të ftuarit ndoqën disa nga demonstrimet e trupeve në kuadër të kësaj stërvitjeje, që është një ndër operacionet më të rëndësishme për forcimin e sigurisë kolektive në rajonin euroatlantik.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Gjenerallejtënant Arben Kingji vlerësoi lart angazhimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe kontributin e aleatëve në realizimin me sukses të objektivave të përbashkëta. Ai theksoi se pjesëmarrja aktive e FA-ve, me trupa, mjete dhe infrastrukturë, përbën një tregues të qartë të profesionalizmit dhe gatishmërisë së tyre për të përballuar sfidat e mjedisit të sigurisë bashkëkohore.
“Ky bashkëpunim i vazhdueshëm është një dëshmi e qartë e partneritetit strategjik dhe e përkushtimit të ndërsjellë për forcimin e sigurisë rajonale dhe euroatlantike. Stërvitja testoi në kohë reale gatishmërinë, ndërveprueshmërinë dhe kapacitetet reaguese të forcave pjesëmarrëse, si dhe tregoi aftësinë tonë për të mbështetur operacione të përbashkëta në një mjedis kompleks e shumëdimensional”, u shpreh Gjenerallejtënant Kingji.
Stërvitja u zhvillua në disa vende të rajonit, përfshirë Shqipërinë, Kosovën, Kroacinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Në fokus të veçantë ishte zhvillimi i aftësive për operacione të spektrit të plotë, duke përfshirë dislokimin e forcave, mbrojtjen nga sulme konvencionale dhe jo-konvencionale, mbrojtjen e infrastrukturës kritike dhe realizimin e operacioneve të përbashkëta në mjedise shumëdimensionale.
Forcat shqiptare luajtën një rol kyç në drejtimin dhe zbatimin e skenarëve stërvitorë nga rajoni i Zall-Herrit, në bashkëpunim të ngushtë me Shtabin e Brigadës Shumëkombëshe dhe oficerë nga SHBA, Kosova dhe Kroacia.
Gjenerallejtënant Kingji falënderoi në mënyrë të veçantë Komandën e Forcave Amerikane për Evropën dhe Afrikën për zgjedhjen për të tretin vit radhazi të rajonit tonë si vend mikpritës të kësaj stërvitjeje madhore, duke e cilësuar atë si dëshmi të partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-së.
“‘Defender Europe 25’ konfirmoi edhe një herë angazhimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara si aleat strategjik në forcimin e sigurisë rajonale dhe euroatlantike,” nënvizoi ai, duke shtuar se “përballë kërcënimeve hibride dhe tensioneve rajonale në rritje, përgjigjja jonë është e qartë: stërvitje të përbashkëta, ndërveprim operacional dhe partneritet afatgjatë”, theksoi Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA. -

Antimafia italiane trajnon oficerët e policisë shqiptare për krimet me kriptomonedha
Antimafia italiane do të trajnojë oficerët e policisë shqiptare për të luftuar veprimtarinë kriminale në fushën e kriptomonedhave.
Kjo u bë me dije gjatë takimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda me Drejtorin e Hetimit Antimafia të Italisë, Gjeneral Lejtnant Mikele Karbone.
Sipas këtij të fundit, ngritja dhe funksionimi i 14 skuadrave të përbashkëta hetimore, operacionet e suksesshme të përbashkëta, janë dëshmi konkrete e këtij angazhimi.Karbone dhe Proda u dakordësuan që ky bashkëpunim model duhet të thellohet dhe të zgjerohet më tej në të gjitha fushat me interes të përbashkët, kryesisht në shtimin e skuadrave të përbashkëta hetimore. /SCAN
-

Gjermania dhe Britania forcojnë bashkëpunimin ushtarak
Gjermania dhe Britania e Madhe po thellojnë bashkëpunimin ushtarak.
Ato planifikojnë të zhvillojnë armë precize me rreze të gjatë veprimi dhe të mbrojnë Evropën.
Bundeswehri gjerman do të bëhet “ushtria më e fortë konvencionale në Evropë”. Ky qëllim ambicioz u vendos nga kancelari gjerman Friedrich Merz (CDU) në fjalimin e tij të parë në Bundestag.
”Ne duhet të jemi në gjendje të mbrohemi në mënyrë që të mos na duhet të mbrohemi”, tha kancelari, duke iu referuar kërcënimit nga Rusia. E gjithë kjo duhet të ndodhë në koordinim të ngushtë me partnerët evropianë. Gjermania tani po i kushton vëmendje të veçantë bashkëpunimit ushtarak meBritaninë e Madhe.
Kjo u vendos në vjeshtën e kaluar me një marrëveshje që të dy vendet e shpallën “historike” – Marrëveshja e Trinity House, e emëruar sipas vendit në Londër ku u nënshkrua në tetor nga ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius (SPD) dhe homologu i tij britanik John Healey (Partia e Punës).
Një marrëveshje e ngjashme nuk është nënshkruar kurrë më parë midis këtyre dy vendeve. Healey mbërriti në Berlin të enjten (15 maj 2025) për të detajuar planet e përbashkëta.
Objektiva të përbashkëta strategjike
Fuqia bërthamore Britania e Madhe, megjithëse nuk është më anëtare e BE-së, mbetet një partnere e fortë ushtarakisht brenda NATO-s, e cila ndan interesa të përbashkëta me Gjermaninë.
“Mbretëria e Bashkuar është veçanërisht e angazhuar në zonat gjeografike që janë të rëndësishme për Gjermaninë – në rajonin e Baltikut, në veriun e largët, por edhe pjesërisht në krahun lindor të NATO-s”, thekson Ben Schreer, drejtor i zyrës së Berlinit të Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike (IISS).
Këtu të dy vendet duan të bashkojnë forcat, për shembull, në mbrojtjen e Atlantikut dhe Detit të Veriut. Jo vetëm rrugët e rëndësishme tregtare kalojnë nëpër Detin e Veriut, por edhe tubacionet e gazit dhe kabllot e energjisë elektrike që transportojnë energji nga parqet e mëdha të erës në det të hapur në bregdet.
Pas sulmeve ndaj kabllove nënujore në Detin Baltik, ekspertët e sigurisë kanë frikë nga sulme të ngjashme në Detin e Veriut. Të dy vendet duan t’i përgjigjen këtij kërcënimi me “një kontroll të qartë dhe gjithëpërfshirës të situatës nënujore”, siç thuhet në marrëveshje.
Operacione të përbashkëta me nëndetëse dhe avionë
Operacionet e përbashkëta me nëndetëse dhe avionë patrullimi detar janë gjithashtu pjesë e këtij plani. Avionët patrullues detarë gjermanë të tipit P-8A Poseidon në të ardhmen do të bazohen në Skoci për të monitoruar hapësirën ajrore mbi Atlantikun e Veriut.
Bundeswehri i porositi këta avionë kohët e fundit, ndërsa ushtria britanike tashmë po i përdor ato, kështu që ekuipazhet gjermane mund të stërviten atje.
“Këta avionë patrullimi mund të zbulojnë dhe shkatërrojnë nëndetëse edhe në distanca të mëdha”, tha ministri i Mbrojtjes Pistorius pas bisedimeve me homologun e tij britanik.
Kështu, të dy vendet po forcojnë së bashku aftësitë e NATO-s për gjueti nëndetësesh në Atlantikun e Veriut dhe Detin e Veriut.
Raketat me rreze të gjatë veprimi
Të dy vendet kanë industri të forta mbrojtëse dhe në këtë fushë ka plane për bashkëpunim më të ngushtë. Për shembull, prodhuesi gjerman i armëve Rheinmetall prodhon transportuesin e blinduar të personelit “Boxer” në fabrikat e tij në Mbretërinë e Bashkuar, nga të cilët ushtria britanike ka porositur 500.
Një nga elementët kryesorë të marrëveshjes është zhvillimi i përbashkët i armëve precize me një rreze veprimi prej më shumë se 2.000 kilometrash, të cilat mund t’i kenë në dispozicion edhe vendet e tjera evropiane.
Një fushë tjetër bashkëpunimi është zhvillimi i dronëve të armatosur pa pilot. Bundeswehri mbetet prapa në këtë fushë.
Këtë vit do të fillojë të blejë dronë luftarakë më të vegjël. Ushtria britanike nga ana tjetër ka shumë vite përvojë operative në këtë fushë, nga e cila Bundeswehri mund të përfitojë.
Sisteme që nuk përshtaten mes tyre
Të dy vendet duan të bashkëpunojnë edhe për avionët luftarakë të ardhshëm – të paktën në një masë të caktuar. Gjermania po zhvillon një sistem të ri së bashku me Francën dhe Spanjën, ndërsa Mbretëria e Bashkuar po zhvillon një sistem të ndryshëm së bashku me Italinë dhe Japoninë.
“Nga një perspektivë evropiane, ka kuptim të paktën të arrihet ndërveprimi, në mënyrë që të dy sistemet të mund të punojnë së bashku në misionet e ardhshme të përbashkëta”, thotë eksperti Schreer.
Kjo tregon një problem të kahershëm në Evropë: shumë sisteme të ndryshme armësh që nuk janë të përshtatshme me njëra-tjetrën.
”Ne kemi nevojë për standarde të përbashkëta dhe një thjeshtëzim të sistemeve në Evropë”, tha kancelari Friedrich Merz menjëherë pas marrjes së detyrës.
Në një kohë kur vendet e NATO-s në Evropë duhet të marrin përsipër një barrë më të madhe mbrojtjeje, bashkëpunimi gjermano-britanik mund të shërbejë si shembull. Është një bazë e mirë për bashkëpunime të tjera, thotë Schreer, siç është ai midis Gjermanisë dhe Francës.
“Pyetja kryesore është se sa është e gatshme dhe e aftë Mbretëria e Bashkuar të kontribuojë në mbrojtjen e Evropës”, thotë ai, duke vënë në dukje se ekziston edhe një dilemë në lidhje me buxhetin britanik të mbrojtjes, ku rritjet e mëtejshme të buxhetit mund të jenë gjithnjë e më të vështira.
Sa para do të shkojnë për Bundeswehrin?
Buxheti për mbrojtjen po vihet në pikëpyetje edhe në Gjermani. Buxheti për vitin 2025 nuk është miratuar ende për shkak të ndryshimit të qeverisë, por diskutimet e nxehta rreth shumave të nevojshme kanë filluar tashmë.
Ministri i Jashtëm Johannes Wadepful (CDU) mbështeti të enjten qëllimin e vendosur më parë nga presidenti i SHBA-së Donald Trump – për të ndarë deri në 5 për qind të vlerës produktit të brendshëm bruto (PBB) për mbrojtjen në të ardhmen. Por partneri i tij i koalicionit, Partia Socialdemokratike (SPD), e bllokoi menjëherë atë.
Buxheti i mbrojtjes është përgjegjësi e tij, tha ministri i Mbrojtjes Pistorius pas takimit me Healey. Ai përmendi samitin e ardhshëm të NATO-s në qershor si një pikë referimi.
“Ne të gjithë e dimë se do të kushtojë dukshëm më shumë se 2 përqindëshi aktual që po përmendet.” Por a do të jetë tre për qind apo më shumë nuk dihet.
Sekretari britanik i Mbrojtjes Healey theksoi: “Nuk ka të bëjë kjo vetëm me supozime, por duhet të shikojmë mundësitë.”/DW -

Gjermania dhe Britania forcojnë bashkëpunimin ushtarak, Bundeswehrigjerman do të bëhet “ushtria më e fortë konvencionale në Evropë”
John Healey dhe Boris Pistorius nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit në Londër më 23 tetor 2024Fotografi: Jordan Pettitt/AP/picture alliance
Gjermania dhe Britania e Madhe po thellojnë bashkëpunimin ushtarak. Ato planifikojnë të zhvillojnë armë precize me rreze të gjatë veprimi dhe të mbrojnë Evropën.Bundeswehrigjerman do të bëhet “ushtria më e fortë konvencionale nëEvropë”. Ky qëllim ambicioz u vendos nga kancelari gjerman Friedrich Merz (CDU) në fjalimin e tij të parë në Bundestag. “Ne duhet të jemi në gjendje të mbrohemi në mënyrë që të mos na duhet të mbrohemi”, tha kancelari, duke iu referuar kërcënimit nga Rusia. E gjithë kjo duhet të ndodhë në koordinim të ngushtë me partnerët evropianë. Gjermania tani po i kushton vëmendje të veçantë bashkëpunimit ushtarak meBritaninë e Madhe.
Kjo u vendos në vjeshtën e kaluar me një marrëveshje që të dy vendet e shpallën “historike” – Marrëveshja e Trinity House, e emëruar sipas vendit në Londër ku u nënshkrua në tetor nga ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius (SPD) dhe homologu i tij britanik John Healey (Partia e Punës). Një marrëveshje e ngjashme nuk është nënshkruar kurrë më parë midis këtyre dy vendeve. Healey mbërriti në Berlin të enjten (15 maj 2025) për të detajuar planet e përbashkëta.Objektiva të përbashkëta strategjikeFuqia bërthamoreBritania e Madhe, megjithëse nuk është më anëtare e BE-së, mbetet një partnere e fortë ushtarakisht brenda NATO-s, e cila ndan interesa të përbashkëta me Gjermaninë. “Mbretëria e Bashkuar është veçanërisht e angazhuar në zonat gjeografike që janë të rëndësishme për Gjermaninë – në rajonin e Baltikut, në veriun e largët, por edhe pjesërisht në krahun lindor të NATO-s”, thekson Ben Schreer, drejtor i zyrës së Berlinit të Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike (IISS).
John Healey dhe Boris PistoriusFotografi: Justin Tallis/AFP
Këtu të dy vendet duan të bashkojnë forcat, për shembull, në mbrojtjen e Atlantikut dheDetit të Veriut. Jo vetëm rrugët e rëndësishme tregtare kalojnë nëpër Detin e Veriut, por edhe tubacionet e gazit dhe kabllot e energjisë elektrike që transportojnë energji nga parqet e mëdha të erës në det të hapur në bregdet.
Pas sulmeve ndaj kabllove nënujore në Detin Baltik, ekspertët e sigurisë kanë frikë nga sulme të ngjashme në Detin e Veriut. Të dy vendet duan t’i përgjigjen këtij kërcënimi me “një kontroll të qartë dhe gjithëpërfshirës të situatës nënujore”, siç thuhet në marrëveshje.
Operacione të përbashkëta me nëndetëse dhe avionëOperacionet e përbashkëta me nëndetëse dhe avionë patrullimi detar janë gjithashtu pjesë e këtij plani. Avionët patrullues detarë gjermanë të tipit P-8A Poseidon në të ardhmen do të bazohen në Skoci për të monitoruar hapësirën ajrore mbi Atlantikun e Veriut. Bundeswehri i porositi këta avionë kohët e fundit, ndërsa ushtria britanike tashmë po i përdor ato, kështu që ekuipazhet gjermane mund të stërviten atje.
“Këta avionë patrullimi mund të zbulojnë dhe shkatërrojnë nëndetëse edhe në distanca të mëdha”, tha ministri i Mbrojtjes Pistorius pas bisedimeve me homologun e tij britanik. Kështu, të dy vendet po forcojnë së bashku aftësitë e NATO-s për gjueti nëndetësesh në Atlantikun e Veriut dhe Detin e Veriut.
Raketat me rreze të gjatë veprimiTë dy vendet kanë industri të forta mbrojtëse dhe në këtë fushë ka plane për bashkëpunim më të ngushtë. Për shembull, prodhuesi gjerman i armëve Rheinmetall prodhon transportuesin e blinduar të personelit “Boxer” në fabrikat e tij në Mbretërinë e Bashkuar, nga të cilët ushtria britanike ka porositur 500.
Një nga elementët kryesorë të marrëveshjes është zhvillimi i përbashkët i armëve precize me një rreze veprimi prej më shumë se 2.000 kilometrash, të cilat mund t’i kenë në dispozicion edhe vendet e tjera evropiane.
Një fushë tjetër bashkëpunimi është zhvillimi i dronëve të armatosur pa pilot. Bundeswehri mbetet prapa në këtë fushë. Këtë vit do të fillojë të blejë dronë luftarakë më të vegjël. Ushtria britanike nga ana tjetër ka shumë vite përvojë operative në këtë fushë, nga e cila Bundeswehri mund të përfitojë.
Sisteme që nuk përshtaten mes tyreTë dy vendet duan të bashkëpunojnë edhe për avionët luftarakë të ardhshëm – të paktën në një masë të caktuar. Gjermania po zhvillon një sistem të ri së bashku me Francëndhe Spanjën, ndërsa Mbretëria e Bashkuar po zhvillon një sistem të ndryshëm së bashku me Italinë dhe Japoninë.
“Nga një perspektivë evropiane, ka kuptim të paktën të arrihet ndërveprimi, në mënyrë që të dy sistemet të mund të punojnë së bashku në misionet e ardhshme të përbashkëta”, thotë eksperti Schreer.
Kjo tregon një problem të kahershëm në Evropë: shumë sisteme të ndryshme armësh që nuk janë të përshtatshme me njëra-tjetrën. “Ne kemi nevojë për standarde të përbashkëta dhe një thjeshtëzim të sistemeve në Evropë”, tha kancelari Friedrich Merz menjëherë pas marrjes së detyrës.
Në një kohë kur vendet e NATO-s në Evropë duhet të marrin përsipër një barrë më të madhe mbrojtjeje, bashkëpunimi gjermano-britanik mund të shërbejë si shembull. Është një bazë e mirë për bashkëpunime të tjera, thotë Schreer, siç është ai midis Gjermanisë dhe Francës.
Merz do të forcojë ushtrinë gjermneFotografi: Bernd Wüstneck/dpa/picture alliance
“Pyetja kryesore është se sa është e gatshme dhe e aftë Mbretëria e Bashkuar të kontribuojë në mbrojtjen e Evropës”, thotë ai, duke vënë në dukje se ekziston edhe një dilemë në lidhje me buxhetin britanik të mbrojtjes, ku rritjet e mëtejshme të buxhetit mund të jenë gjithnjë e më të vështira.
Sa para do të shkojnë për Bundeswehrin?Buxheti për mbrojtjen po vihet në pikëpyetje edhe në Gjermani. Buxheti për vitin 2025 nuk është miratuar ende për shkak të ndryshimit të qeverisë, por diskutimet e nxehta rreth shumave të nevojshme kanë filluar tashmë. Ministri i Jashtëm Johannes Wadepful (CDU) mbështeti të enjten qëllimin e vendosur më parë nga presidenti i SHBA-së Donald Trump – për të ndarë deri në 5 për qind të vlerës produktit të brendshëm bruto (PBB) për mbrojtjen në të ardhmen. Por partneri i tij i koalicionit, Partia Socialdemokratike (SPD), e bllokoi menjëherë atë.
Buxheti i mbrojtjes është përgjegjësi e tij, tha ministri i Mbrojtjes Pistorius pas takimit me Healey. Ai përmendi samitin e ardhshëm të NATO-s në qershor si një pikë referimi.
“Ne të gjithë e dimë se do të kushtojë dukshëm më shumë se 2 përqindëshi aktual që po përmendet.” Por a do të jetë tre për qind apo më shumë nuk dihet. Sekretari britanik i Mbrojtjes Healey theksoi: “Nuk ka të bëjë kjo vetëm me supozime, por duhet të shikojmë mundësitë.”
DW / Nina Werkhäuser -

Samiti i Komunitetit Europian në Tiranë, mbërrin kryeministri finlandez/ Rama pas takimit: Diskutuam forcimin e marrëdhënieve dhe sfidat e përbashkëta
Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të enjte homologun e tij finlandez, Petteri Orpo, i cili është një nga pjesëmarrësit në Samitin e Komunitetit Politik Europian që mbahet nesër (16 maj), në “Sheshin Skënderbej” në Tiranë.
Pas takimit me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama rhekson se në qendër të diskutimit me kryeministrin Orpo ishin forcimi i bashkëpunimit dypalësh dhe sfidat e përbashkëta europiane.
Postimi i Ramës:Kënaqësi të mikprisja kryeministrin e Finlandës Petteri Orpo, teksa diskutuam mbi forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe sfidat e përbashkëta europiane🇦🇱🤝🇫🇮
Delegacionet kanë nisur të vijnë që ditën e sotme dhe pjesa tjetër do të zbarkojnë nesër për një nga samitet më të rëndësishme, me 40 lider shtetesh, të BE-së dhe përfaqësues të NATO-s.
