Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar sot qeverinë se po mban në këmbë ekonominë e vendit përmes pastrimit të parave në sektorin e ndërtimit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha shprehet se 56 mijë apartamente qëndrojnë bosh.
Berisha shton se me çmimet e vendosura për këto ndërtime, qytetarët e ndershëm nuk përballojnë dot as një metër katror në kullat e ngritura me para droge.
Tag: përballojnë
-

“Qytetarët s’përballojnë dot çmimet e kullave”, Berisha akuzon qeverinë: 56 mijë apartamente bosh, ekonomia mbahet me..
-

“Shqipëria, kampione e varfërisë”, Teliti: Gati gjysma e qytetarëve nuk përballojnë nevojat bazike
Këshilltari për Çështjet Ekonomike PD, Dorjan Teliti, ka reaguar pas publikimit të të dhënave mbi nivelet e larta të varfërisë dhe privimit social në vend. Në një postim në rrjetet sociale, ai shprehet se Shqipëria është “kampione” e varfërisë, sepse 40.5% e shqiptarëve janë në rrezik varfërie ose përjashtimi social. Sipas tij situata më dramatike është në veri të vendit, ku gati gjysma e familjeve nuk arrijnë të përballojnë nevojat bazike. Ai apelon për ndryshim rrënjësor dhe thekson se nevojitet një shtet që punon për qytetarët e jo kundër tyre.
“Shqipëria “kampione” e varfërisë, çdo gjë tjetër thjesht propagandë. Sipas të dhënave më të fundit të INSTAT, 40.5% e shqiptarëve janë në rrezik varfërie ose përjashtimi social.
Në veri të vendit, situata është edhe më dramatike, pasi gati gjysma e familjeve nuk arrijnë të përballojnë nevojat bazike. Kjo nuk është thjesht statistikë, por realiteti i hidhur që çdo ditë e më shumë po boshatis Shqipërinë.
Varfëria, pabarazia dhe mungesa e shpresës nuk janë çështje “fati”, por pasojë e keqqeverisjes, e mungesës së vizionit dhe abuzimit me paratë publike.
Ndërsa disa pasurohen padrejtësisht, shumica e qytetarëve jetojnë në ankth për faturat, ushqimin, arsimimin, shëndetin dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre.
Shqipëria nuk e meriton këtë gjendje varfërie, përkundrazi.
Nevojitet ndryshim rrënjësor, nevojitet një shtet që punon për qytetarët e jo kundër tyre” . -

Aktori Naun Shundi në betejë me sëmundjen e rëndë, familjarët kërkojnë ndihmë: Financat tona s’e përballojnë dot!
Naun Shundi, po përballet me një betejë me shëndetin e tij që e ka detyruar të lërë punën në teatrin që ka themeluar vetë dhe që për të është vetë jeta.
Familjarët e aktorit kanë reaguar në rrjete sociale, duke bërë të ditur se gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar. Ata shprehen se trajtimi mjekësor në Francë ka kosto shumë të larta dhe tashmë nuk arrijnë dot ta përballojnë financiarisht.
Në një thirrje publike, të afërmit kanë ndarë numrin e llogarisë bankare, duke u kërkuar mbështetje miqve, kolegëve dhe publikut.
“Ju falenderojmë pa fund për mesazhet dhe lutjet tuaja. Naun Shundi po kalon një moment të vështirë dhe financat tona nuk e përballojnë dot. Nëse mund të jeni me ne në këtë luftë me sëmundjen, duke ndihmuar me aq sa mundeni, kjo betejë do të jetë më e lehtë për t’u fituar. Ju faleminderit dhe paçi vetëm gëzime,” thuhet në reagimin e familjarëve. -

Artisti Naun Shundi në betejë për shëndetin, familja falënderon mbështetësit e aktorit dhe kërkon ndihmë për kurimin e tij
Familjarët e artistit Naun Shundi kanë reaguar sërish, duke pohuar se aktori e regjisori i njohur ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ata pranojnë se kurimin në Francë, që ka kosto të larta, nuk po e përballojnë dot financiarisht dhe kërkojnë ndihmën e mbështetësve, duke publikuar një numër llogarie, ku secili që ka dëshirë, mund të kontribuojë.
“Ju faleminderit pa fund për mesazhet dhe lutjet tuaja miq. Naun Shundi po kalon një moment të vështirë dhe financat tona nuk e përballojnë dot. Nëse mundeni të jeni me ne në këtë luftë me sëmundjen, duke na ndihmuar me shumën që ju mundeni, kjo betejë do të jetë edhe më e thjeshtë të fitohet.
Ju faleminderit dhe paçi vetëm gëzime
Iban: AL9220511289003846CLIDCLALLE
Swift NCBAALTX”
Në këto çaste të vështira për të dhe familjen, Top Channel, i uron shërim të shpejtë regjisorit të njohur dhe rikthimin në teatrin, ku ka kontribuar për më shumë se 40 vite.Top Channel