Tag: përballje

  • “Pse nuk dilni në panele me opinionistë?” Deputeti i PD: Çfarë do diskutojmë? Kemi vendosur që…

    “Pse nuk dilni në panele me opinionistë?” Deputeti i PD: Çfarë do diskutojmë? Kemi vendosur që…

    Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, në një lidhje direkte me studion e “Top Story” u shpreh se raporti final i OSBE/ODIHR nxori në pak atë që opozita ka deklaruar, se nuk ka pasur zgjedhje të lira.
    “Raporti vuri gishtin mbi plagë dhe çmontoi atë që ne e kemi quajtur farsa e 11 majit. Ne kemi më shumë se katër vite që dalim dhe argumentojmë çështjet tona vetëm me opinisonistë”, tha ai.
    I pyetur nga drejtuesja e emisionit Grida Duma se përse është marrë një vendim nga PD për të mos dalë në studio me opinionistë, Kaso tha se nuk dalin nëse nuk do të ketë përballje me përfaqësues të Partisë Socialiste.
    Ai tha se nuk kanë pasur asnjë përballje në asnjë studio me përfaqësues të PS, gjë që iu hodh poshtë nga Duma kur i kujtoi që në “Top Story” në panel kanë qenë përfaqësues të PD dhe PS, përballë në debat.
    “Ndoshta studio juaj ka qenë nga të paktat që mazhoranca ka pranuar për një përballje”, u shpreh Kaso.
    Duma: Me opinionistët pse nuk dilni?
    Kaso: Çfarë do diskutojmë me opinionistët?
    Duma: Nuk do i flini publikut as nga Parlamenti, as nga TikTok as nga studio?
    Kaso: Do përpiqemi t’i flasim nga çdo platformë, por pas katër vitesh kemi vendosur që t’u japim shqiptarëve debatin cilësor.

  • ‘Aeroporti i Vlorës falimentoi para se të funksiononte’, Berisha: Rama i implikuar në ngatërresën e…

    ‘Aeroporti i Vlorës falimentoi para se të funksiononte’, Berisha: Rama i implikuar në ngatërresën e…

    Sali Berisha ka reaguar lidhur me atë që e quan afera  aeroportit të Vlorës, duke deklaruar se ky projekt ka falimentuar që para se të fillojë funksionimi. Sipas tij, ndërtimi i aeroportit është realizuar mbi bazën e një korrupsioni të thellë dhe ngrehina është shembur para se të niste puna.
    “Në aparencë, mediat dhe qytetarët shohin vetëm një përballje midis dy aksionerëve, dhe kjo në vetvete nuk është diçka e pazakontë,” tha Berisha. Por, shtoi ai, kjo përplasje është vetëm në sipërfaqe.
    Sipas Berishës, problemi më i madh është implikimi i drejtpërdrejtë i Kryeministrit në përplasjen mes ortakëve, që sipas tij është e papranueshme dhe tregon për një krizë më të gjerë. “Kjo nuk është thjesht një mosmarrëveshje midis dy aksionerëve, por një përballje mes shtetit dhe tyre,” theksoi ai.
    Berisha: Aeroporti i Vlorës falimentoi para se të fillojë funksionimi. Faktikisht, i ndërtuar mbi një korrupsion të tmerrshëm ngrehina e tij u shemb para fillimit të funksionimit.
    Në aparencë mediat dhe qytetarët shofin një përballje midis dy aksionerëve dhe në këtë aspekt kjo nuk është një gjë e pazakonshme, por kjo është vetëm në aparencë.
    Afera e aeroportit të Vlorës, eksplodoi tre javë më parë kur biznesmeni dhe politikani kosovar Behgjet Pacolli doli nga zyra e kryeministrit shqiptar.
    Tani, që dy ortakë mund të kenë mosmarrëveshje kjo është një ndodhi e zakonshme, por që një kryeministër të implikohet në ngatërresën apo në përballje e dy ortakëve njëri me tjetrin, kjo është gjeja më e pazkaonshme. Ky është moment, i cili flet shumë më tepër sesa të gjitha të tjerat. Pra kemi të bëjmë jo thjesht me një përballje mes dy aksionerëve, por kemi të bëjmë me një përballje mes shtetit dhe aksionereve.

  • NATO: Ne nuk kërkojmë përballje me Moskën, por jemi gati të mbrohemi nëse sulmohemi

    NATO: Ne nuk kërkojmë përballje me Moskën, por jemi gati të mbrohemi nëse sulmohemi

    “Çdo kërcënim ndaj hapësirës ajrore, tokësore dhe detare të NATO-s do të përballet me një përgjigje të vendosur dhe proporcionale. Ne jemi gati. Nuk duhet të ketë dyshim. Ne nuk kërkojmë konfrontim, por nuk do të hezitojmë të ndërmarrim çdo veprim që konsiderohet i nevojshëm për mbrojtjen tonë kolektive”.
    Kjo u deklarua nga Admirali Giuseppe Cavo Dragone, Kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s, në fund të takimit të Shefave të Mbrojtjes të Forcave Aleate në Riga, duke folur për “shkeljen e fundit dhe të vazhdueshme” të qiellit të Aleatëve nga dronët rusë.

  • Pas turpit me Sllovakinë, Gjermania sonte ka një përballje “për jetë a vdekje”

    Pas turpit me Sllovakinë, Gjermania sonte ka një përballje “për jetë a vdekje”

    7 Shtator 2025

    11:00

    Telesport

    Sonte vijojnë ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Botëror 2026. Futbolldashësit shqiptarë kanë disa ndeshje interesante për të ndjekur, sidomos ajo e Gjermanisë me Irlandën e Veriut.
    Të pozicionuar të fundit në grupin A pas humbjes turpëruese 2-0 me Sllovakinë, “Pancerat” sonte duhet të fitojnë me patjetër ose rrezikojnë që të mos e shohin vetën në SHBA në verën e ardhshme.
    Dy sfidat e tjera që priten me interes janë Turqi – Spanjë dhe Lituani – Holandë.

  • Surpriza!!! Jake Paul do të përballet me kampionin e botës në peshën e lehtë më 14 nëntor

    Surpriza!!! Jake Paul do të përballet me kampionin e botës në peshën e lehtë më 14 nëntor

    Jake Paul nuk do të ndeshet me Anthony Joshua në duelin e tij të radhës, pasi njoftoi një përballje miqësore me Gervonta Davis më 14 nëntor. Paul, i cili e ka kaluar karrierën e tij profesionale duke vepruar rreth limitit të peshave të lehta, do të takohet me Davis, një kampion bote në peshën e lehtë.
    Kjo përballje do të zhvillohet në “State Farm Arena” në Atlanta, të premten e 14 nëntorit. Davis (30 fitore, asnjë humbje e 1 barazim) është kampioni aktual i botës në kategorinë WBA. Gjithsesi, titulli i tij kampion nuk do të jetë në lojë në këtë sfidë me Jake Paul (12 fitore, 1 humbje).
    Anthony Joshua, dy herë ish-kampion bote në peshën e rëndë dhe fitues i medaljes së artë olimpike, kishte zhvilluar bisedime për të boksuar me Paul në një përballje, por pa arritur një marrëveshje. Paul ka boksuar vetëm një herë në peshën e rëndë, kundër Mike Tyson (58-vjeç).
    Gervonta Davis është një nga emrat më të mëdhenj në boksin amerikan, i pamposhtur në karrierën e tij. Ndërsa Paul është një boksier shumë më trupmadh, 1.88 m i gjatë krahasuar me 1.68 m të Davis, ai nuk mund të krahasohet me nivelin ose shkallën e përvojës së tij në kategorinë e peshave të lehta.

  • “Kodi Penal kërkon një përballje teknike”/Ndryshimet në draftin e Kodit të ri Penal, flet analisti: Mungon transparenca

    “Kodi Penal kërkon një përballje teknike”/Ndryshimet në draftin e Kodit të ri Penal, flet analisti: Mungon transparenca

    Sipas Andonit një kod penal kërkon një përballje teknike dhe një arsyetim shkencor dhe politik dhe për të treguar se çfarë ka nevojë populli shqiptar.
    Në një lidhje të drejtpërdrejtë në një studio televizive ishte i ftuar analisti Ben Andoni i cili diskutoi për ndryshimet në draftin e Kodit të ri Penal. Ai tha se Kodi i ri Penal mund të jetë shqetësues dhe i ashpër dhe që gjithashtu mungon transparenca.
    “Drafti për Kodin e ri Penal mund të jetë shqetësues dhe i ashpër dhe gjithashtu mungon dhe transparenca.Mund të shtoj se presidenti është i padukshëm në vendimet e rendësishme të vendit. Një kod penal kërkon një përballje teknike dhe një arsyetim vërtet shkencor moral dhe politik dhe për të treguar se çfarë ka nevojë populli shqiptar.Kodi i ri Penal do të jet fat për artin”, tha ai.
    Gjatë fjalës në studio, analisti Andoni u ndal edhe tek aktualiteti politik në vend dhe situata në opozitë. Andoni theksoi se opozita për momentin është e pambledhur dhe e fjetur pasi nuk shikon ambicie. Më tej ai shtoi se dhe për Partinë Demokratike duhet të bëhen analiza të thelluara për situatën në të cilën ajo ndodhet.
    “Opozita është akoma e pa mbledhur dhe e fjetur.Për momentin asgjë nuk do ndodhë me PD, nuk shikoj ambicie. Për situatën në PD, duhet të bëhen analiza të thelluara.Krimi zgjedhor është shumë i madh, duhet të goditej”, përfundoi Andoni.

  • Ben Andoni për draftin e Kodit të ri Penal: Kërkon një përballje teknike dhe arsyetim shkencor

    Ben Andoni për draftin e Kodit të ri Penal: Kërkon një përballje teknike dhe arsyetim shkencor

    Analisti Ben Andoni flet për ndryshimet në draftin e Kodit të ri Penal. Ai thotë se Kodi i ri Penal mund të jetë shqetësues dhe i ashpër dhe që gjithashtu mungon transparenca. Sipas Andonit një Kod Penal kërkon një përballje teknike dhe një arsyetim shkencor dhe politik dhe për të treguar se çfarë ka nevojë populli shqiptar.
    ”Drafti për Kodin e ri Penal mund të jetë shqetësues dhe i ashpër dhe gjithashtu mungon dhe transparenca.Mund të shtoj se presidenti është i padukshëm në vendimet e rëndësishme të vendit. Një Kod Penal kërkon një përballje teknike dhe një arsyetim vërtet shkencor moral dhe politik dhe për të treguar se çfarë ka nevojë populli shqiptar. Kodi i ri Penal do të jet fat për artin”, tha ai.

    Ai u ndal edhe tek aktualiteti politik në vend dhe situata në opozitë. Andoni theksoi se opozita për momentin është e pambledhur dhe e fjetur pasi nuk shikon ambicie. Më tej ai shtoi se dhe për Partinë Demokratike duhet të bëhen analiza të thelluara për situatën në të cilën ajo ndodhet.

  • Superiore/ Hidhet shorti,  java e parë rezervon përballje “big”, dy finalistët e sezonit të shkuar “përplasen” ndaj njëra tjetrës

    Superiore/ Hidhet shorti, java e parë rezervon përballje “big”, dy finalistët e sezonit të shkuar “përplasen” ndaj njëra tjetrës

    Federata Shqiptare e Futbollit ka zhvilluar këtë të premte edhe shortin për kalendarin e Superiores dhe Kategorisë së Parë.
    Që në javën e parë do të kemi përballje interesante teksa Vllaznia do të sfidojë Egnatian, me të dyja skuadrat që ishin edhe finalistet e vitit të shkuar për titullin kampion. Partizani do të presë në kryeqytet debutuesit e Vorës, ndërsa Tirana udhëton drej Ballshit për të sfiduar Bylisin.

    Përballje shumë interesante do të jetë edhe ajo mes Teutës dhe Dinamos.

  • Apeli e la në burg, reagon Meta: Asnjë zhgënjim nga telenovela “Drejtësi me Regji”, përballje që do ta fitoj në emër të të gjithë shqiptarëve

    Apeli e la në burg, reagon Meta: Asnjë zhgënjim nga telenovela “Drejtësi me Regji”, përballje që do ta fitoj në emër të të gjithë shqiptarëve

    Ish presidenti Ilir Meta nuk ia doli të rifitojë lirinë që e humbi 9 muaj më parë. Pas shumë përpjekjesh, edhe me vendim të Apelit të Posaçëm ai do të qëndrojë në qelinë e paraburgimit të 313-es në Tiranë.

    Pas vendimit, Meta reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale, duke e cilësuar procesin si një “telenovelë me regji” dhe duke akuzuar drejtësinë se vepron nën urdhra politikë.
    Ai e quajti vendimin një pjesë të një beteje të stisur ndaj tij dhe paralajmëroi një përballje të fortë në gjyq, ku sipas tij, do të faktohet e vërteta.

    Ish-Presidenti thekson në reagimin e tij se kundër tij nuk ka prova dhe premton se do të fitojë betejën me drejtësië në emër të të gjithë shqiptarëve.
    Ilir Meta: Asnjë zhgënjim nga telenovela “Drejtësi me Regji”. Falenderim për avokatin e paepur, Kujtim Cakrani, që ka harxhuar dy orë frymë për ata që nuk kanë as veshë të dëgjojnë dhe as integritet për të treguar në respekt të Kushtetutës, të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, dhe të ligjit.
    Por avokati ka parimin që edhe muret dëgjojnë, ndaj e falenderoj edhe njëherë për frymën e harxhuar, e cila sidoqoftë është regjistruar për arsye të shterimit të të gjithë procedurave të brendshme, të një sistemi gjyqësor që është nën përgjimin permanent të SPAK-ut, i cili afërmendsh urdhrat dhe akuzat i merr nga tribuna e Asamblesë së PS-së.
    As kanë patur ndonjë provë, as kanë gjetur ndonjë provë, as kanë shans të shpikin ndonjë provë, pavarësisht nga provokimet e shëmtuara edhe këtu te 313-ta.
    Sado t’i zvarrisin hetimet, sado të fshehin prova që rrëzojnë të gjitha mashtrimet e tyre, përballja është e pashmangshme dhe ne mezi presim të nisi gjykimi, që e gjithë Shqipëria edhe bota ta dijë se kush janë ata që dinë anglishten e Charles McGonigalit, i cili bashkë me Edi Ramën dhe Altin Dumanin, regjistruan që në Dhjetor 2019 çështjen CEZ-DIA për të më shantazhuar dhe hetuar mua si President i Republikës, çështje e gjykuar në Shqipëri dhe në Arbitrazhin e Vjenës, në kulmin e konfliktit për Gjykatën Kushtetuese.
    Nuk jam unë që rrezikoj provat, por janë ata që kanë fshehur prova.
    Nuk janë unë që intimidoj dëshimtarë, por janë ata që kanë intimiduar dhe rekrutuar dëshimtarë, dhe që me shantazhe i kanë konvertuar në përkrahës të PS.
    Kjo është një përballje që ne do ta fitojmë në emër të të gjithë shqiptarëve që paguajnë sot shumë shtrenjtë për drejtësinë, që nuk ka asnjë lidhje me shtetin e së drejtës dhe as me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.
    Shumë qartë këtë e kanë kuptuar së fundmi banorët e Thethit, por shumë më qartë do ta kuptojnë të gjithë shqiptarët në të ardhmen.
    Ilir Meta dhe Partia e Lirisë do të jenë gjithmonë në anën e shqiptarëve, në mbrojtje të Kushtetutës dhe sovranitetit, kundër mercenarëve shqipfolës që kanë vetëm një projekt, shpopullimin e Shqipërisë.
    Meqënëse disa nga këto qëndrime i keni dëgjuar më përpara, mos përtoni të lexoni lajmin e freskët se si 270 milion euro të USAID u përdorën nga sorosistët për kapjen e sistemit të drejtësisë./vizionplus.tv

  • Tyson Fury konfirmon datën dhe vendin e trilogjisë kundër Oleksandr Usyk

    Tyson Fury konfirmon datën dhe vendin e trilogjisë kundër Oleksandr Usyk

    Tyson Fury tha se do të ndeshet me Oleksandr Usyk në një përballje trilogjike në stadiumin Wembley në prill. Në një postim në rrjetet sociale, 36-vjeçari tha se mega-ndeshja e peshave të rënda do të zhvillohet në Londër, të shtunën, më 18 prill.
    Tyson Fury deklaroi se synon hakmarrjen kundër Usyk, ndërsa synonte gjithashtu një përballje tërësisht britanike me Anthony Joshua. “Dua një shans të drejtë dhe nuk besoj se kam e patur një të tillë dy herët e fundit. Nuk e di çfarë do të duhet të bëj, sepse nuk mund ta lë të shkojë në një vendim”, tha Fury.
    Britaniku, ish-kampion bote në peshën e rëndë, u tërhoq nga boksi në janar të këtij viti, një muaj pas një humbjeje me vendim unanim ndaj Usyk në ndeshjen e dytë midis tyre. Usyk fitoi edhe sfidën e parë në maj të vitit të kaluar me vendim shumice.
    Ndërkohë, Sergey Lapin, kreu i stafit të Usyk, nuk e minimizoi mundësinë e një takimi të tretë. Në një deklaratë për “Sky Sports”, Lapin shpjegoi se një ndeshje e tretë ka qenë gjithnjë në tryezë.
    Gjithsesi, për momentin, fokusi i ukrainasit mbetet sfida e 19 korrikut kundër kampionit të botës në peshat e rënda të IBF, Daniel Dubois, po në stadiumin Wembley.