Tag: përballimin

  • Cila është terapia më e mirë për ankthin?

    Cila është terapia më e mirë për ankthin?

    Ankthi shpesh shkaktohet nga mendime negative, trauma të kaluara apo aftësi të pamjaftueshme për përballimin e stresit. Terapia mund të ndihmojë në identifikimin dhe përballimin e këtyre shkaqeve.

    Terapia më e njohur për trajtimin e ankthit është Terapia Kognitive dhe e Sjelljes (CBT), e cila ndihmon pacientët të ndryshojnë mendimet e gabuara dhe frikërat e ekzagjeruara. CBT është veçanërisht efektive për çrregullimet si ankthi i përgjithësuar (GAD), obsesiv-kompulsiv (OCD) dhe stresi akut.

    Një tjetër qasje është Terapia e pranimit dhe angazhimit (ACT), që i mëson individët të pranojnë ndjenjat e vështira dhe të jetojnë sipas vlerave të tyre, edhe në prani të ankthit.

    Terapia ekspozuese, pjesë e CBT, përdoret për të ndihmuar ata që përballen me fobi, panik, apo PTSD duke i ekspozuar gradualisht ndaj situatave që i frikësojnë.

    Terapia psikodinamike ndihmon në zbulimin e emocioneve dhe përvojave të pandërgjegjshme që ndikojnë në sjellje, ndërsa DBT dhe IPT përqendrohen më shumë te menaxhimi emocional dhe marrëdhëniet sociale.

    Cila është më e mira? Varet nga personi. Nëse ankthi vjen nga marrëdhëniet, IPT mund të jetë më e përshtatshme. Nëse lidhet me trauma të së kaluarës, terapia psikodinamike mund të jetë zgjedhja e duhur.

    Terapia ndihmon në identifikimin e mendimeve negative dhe zhvillimin e aftësive për përballimin e ankthit. Ka shumë lloje terapi dhe zgjedhja varet nga nevojat personale të individit.

  • Ndihma me zjarret/Vengu: Mbështetja nga BE, dëshmi e bashkëpunimit të ngushtë

    Ndihma me zjarret/Vengu: Mbështetja nga BE, dëshmi e bashkëpunimit të ngushtë

    Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu takoi në Bazën Ajrore të Farkës pilotët hungarezë të dy helikopterëve që erdhën në ndihmë për përballimin e zjarreve në disa zona të vendit krahas mjetit Canadair të forcës ajrore kroate.
    Përmes një postimi në rrjete sociale, Vengu thekson se kjo mbështetje, në kuadër të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian, është dëshmi e bashkëpunimit të ngushtë dhe solidaritetit të fortë mes Shqipërisë, Hungarisë, Kroacisë dhe BE-së në përballimin e emergjencave natyrore.
    “Në Bazën Ajrore të Farkës ku pata mundësinë të falenderoj nga afër pilotët hungarezë të dy helikopterëve H225m, të ardhur në ndihmë për përballimin e zjarreve në disa zona të vendit, krahas mjetit Canadair të Forcës ajrore kroate.
    Kjo mbështetje, në kuadër të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian, është dëshmi e bashkëpunimit të ngushtë dhe solidaritetit të fortë mes Shqipërisë, Hungarisë, Kroacisë dhe BE-së në përballimin e emergjencave natyrore.
    Vigjilencë maksimale në orët dhe ditët në vijim. Dhe respekt po aq maksimal për 1300 efektivët civilë dhe ushtarakë të angazhuar në përballjen me flakët dhe temperaturat ekstreme”, shkruan Vengu./Opinion.al

  • Koçiu: Gatishmëri maksimale dhe personel i shtuar për përballimin e sezonit turistik

    Koçiu: Gatishmëri maksimale dhe personel i shtuar për përballimin e sezonit turistik

    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu zhvilloi sot një takim me drejtuesit e spitaleve rajonale dhe QSUT-së.
    Në fokus të këtij takimi ishin masat e marra për sezonin turistik 2025 dhe përballimin e fluksit në zonat bregdetare dhe malore.
    Sipas Koçiut, çdo hallkë e sistemit shëndetësor është në gatishmëri maksimale për përballimin e fluksit në zonat bregdetare dhe malore, ku këtë vit ka edhe personel të shtuar.
    Ministrja Koçiu pohoi se ka “theksuar rëndësinë e koordinimit dhe reagimit të menjëhershëm në çdo situatë. Më shumë përgjegjësi, bashkëpunim e përkushtim për një shërbim shëndetësor cilësor, kudo ku ka nevojë”.

  • Nis puna për ngritjen e Qendrës Rajonale të EC në Finiq/ Vengu: Domosdoshmëri për përballimin e zjarreve

    Nis puna për ngritjen e Qendrës Rajonale të EC në Finiq/ Vengu: Domosdoshmëri për përballimin e zjarreve

    Ministri i Mbrojtjes, Piro Vengu, ka bërë me dije se në ambientet e ish-repartit të Kranesë në Finiq ka nisur puna për ngritjen e Qendrës Rajonale të Emergjencave Civile. Në një bashkëpunim të ngushtë me kryetarët e bashkive Delvinë, Finiq, Konispol dhe Sarandë, kjo nismë synon forcimin e kapaciteteve në përballimin e situatave emergjente, me fokus të veçantë tek zjarret që rrezikojnë zonën gjatë verës.
    “Kjo strukturë është një domosdoshmëri për rritjen e gatishmërisë dhe kapaciteteve operacionale në përballimin e zjarreve në të gjithë rajonin, veçanërisht gjatë sezonit turistik, kur fluksi i vizitorëve është më i lartë dhe rreziku nga zjarret shtohet ndjeshëm.” -shkruan ministri Vengu.
    Qendra e re pritet të shërbejë si një pikë koordinimi mes institucioneve lokale dhe qendrore për menaxhimin efektiv të emergjencave natyrore, duke garantuar një përgjigje më të shpejtë dhe më të organizuar në rast nevoje.
    Nisma vjen në një kohë kur autoritetet po përgatiten për sfidat që sjell sezoni i verës, me qëllimin për të mbrojtur jetën e qytetarëve dhe pasuritë natyrore të zonës.