Tag: përballen

  • Personat që kanë qenë mbipeshë në fëmijëri priren të përballen me këto 11 zakone në moshën e rritur

    Personat që kanë qenë mbipeshë në fëmijëri priren të përballen me këto 11 zakone në moshën e rritur

    Studimet kanë treguar se përvoja e mbipeshës në fëmijëri lë gjurmë që zgjasin shumë më tepër sesa vetëm kujtimet e shkollës fillore.

    Fëmijët që përballen me peshë të tepërt shpesh zhvillojnë marrëdhënie të ndërlikuara me ushqimin, trupin dhe vetëvlerësimin e tyre, të cilat i shoqërojnë edhe në moshë madhore.

    Si të rritur, ata mund të kenë tendencë të hanë për ngushëllim emocional, të ndihen fajtorë pas ngrënies ose të ndjekin dieta ekstreme që përfundojnë me rikthim në zakonet e vjetra.

    Shpesh janë më të ndjeshëm ndaj kritikës dhe vështirësohen të pranojnë komplimente për pamjen e tyre, duke pasur ende ndjenja të fshehta pasigurie.

    Kërkimet sugjerojnë gjithashtu se këta individë priren të luftojnë me mungesën e durimit në procesin e dobësimit, me perfeksionizëm dhe me frikën e dështimit.

    Por lajmi i mirë është se ndërgjegjësimi për këto modele sjelljeje është hapi i parë drejt ndryshimit.

    Me kujdes ndaj shëndetit mendor, edukim ushqimor dhe një qasje më të butë ndaj vetes, është e mundur të thyhen këto zakone të rrënjosura që nga fëmijëria dhe të ndërtohet një marrëdhënie më e shëndetshme me trupin dhe ushqimin.

  • Këto janë shenjat e horoskopit, që do të përballen me vështirësi në ditët në vijim

    Këto janë shenjat e horoskopit, që do të përballen me vështirësi në ditët në vijim

    Në ditët në vitjim tre shenja të zodiakut do të përballen me sfida serioze që do të vënë në provë forcën, qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë e tyre. Astrologët paralajmërojnë se kjo periudhë që po kalojmë do të kërkojë guxim, qetësi dhe marrjen e vendimeve të rëndësishme që do të ndikojnë si në jetën tuaj personale ashtu edhe në karrierën tuaj.
    Tre shenjat e zodiakut që do të testohen në ditët në vijim:
    Gaforrja
    Gaforret do të duhet të demonstrojnë forcë të madhe të brendshme. Situatat me të cilat do të përballen mund të përfshijnë marrëdhënie ose vështirësi profesionale që do të testojnë qëndrueshmërinë e tyre.
    Është e rëndësishme të mos e lini frikën të mbizotërojë dhe t’u qëndroni besnikë vlerave të tyre. Vini re se ndryshimet mund të duken të vështira në fillim, por ato do të hapin perspektiva të reja dhe do të ofrojnë mundësi për zhvillim personal.
    Peshorja
    Peshoret, nga ana tjetër, do të përballen me vendime të vështira që do të kërkojnë një ekuilibër midis punës dhe jetës personale ose do të vënë në provë paqen e tyre të brendshme. Kjo fazë do t’i detyrojë ata të rishqyrtojnë prioritetet e tyre dhe të lënë pas atë që nuk u nevojitet më.
    Pavarësisht vështirësive, do të ketë mundësi për të forcuar pozicionin e tyre, për të gjetur burime të reja frymëzimi dhe për të krijuar kushte më të mira si në jetën e tyre personale ashtu edhe në atë profesionale. Qetësia dhe të menduarit e kujdesshëm do të jenë çelësi për ta kaluar me sukses këtë periudhë që do t’u sjellë sfida.
    Peshqit
    Së fundmi, peshqit do të përballen me ndryshime të rëndësishme që do të testojnë fleksibilitetin dhe përshtatshmërinë e tyre. Këto sfida mund të përfshijnë si marrëdhënie ashtu edhe çështje profesionale dhe do t’i detyrojnë ata të dalin nga zona e tyre e rehatisë.
    Është e rëndësishme të mbeteni të hapur ndaj ideve të reja dhe të mos keni frikë të provoni diçka të ndryshme. Nëse ata i besojnë vetes dhe ndërtojnë mbi atë që kanë arritur tashmë, ata do të jenë në gjendje t’i shndërrojnë vështirësitë në mundësi për zhvillim dhe përparim, duke hapur shtigje të reja për të ardhmen e tyre.

  • Krerët e drejtësisë në Kuvend, Këlliçi thirrje Peleshit: Lejojini që t’u përgjigjen pyetjeve, nuk intimidohen nga deputetët. Përballen çdo ditë me krimin

    Krerët e drejtësisë në Kuvend, Këlliçi thirrje Peleshit: Lejojini që t’u përgjigjen pyetjeve, nuk intimidohen nga deputetët. Përballen çdo ditë me krimin

    Deputeti i PD, Belind Këlliçi i bëri thirrje kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi që drejtuesit e drejtësisë t’i përgjigjen pyetjeve të deputetëve demokratë.

    Këlliçi u shpreh se prej dy orësh ata kanë marrë pyetjet e demokratëve, ndërsa shtoi se nuk intimidohen nga pyetjet pasi po përballen çdo ditë me krimin dhe me bandat e rrezikshme.
    “Po bëhet gati dy orë që ka nisur seanca, drejtuesit e institucioneve i kanë marrë pyetjet dhe kanë pasur kohë mjaftueshëm për t’i lexuar. Minimalisht, këta zotërinj të nderuar të ngrihen në nivelin e integritetit. Kanë qenë në këtë foltore, e dinë procedurën, e dinë të gjithën, dhe nuk besoj që ajo që thoni ju se “po intimidohen”… këta njerëz po përballen me krimin dhe bandat më të rrezikshme të vendit. Të futemi në rend normal të ditës; kanë mbi dy orë që lexojnë pyetjet tona.”, u shpreh ai.

    Top Channel

  • Këto shenja Horoskopi do të përballen me surpriza në nëntor

    Këto shenja Horoskopi do të përballen me surpriza në nëntor

    Muaji nëntor vjen me energji të reja dhe ndryshime të papritura për disa shenja të zodiakut. Ndikimi i stinës së vjeshtës dhe i pozicioneve planetare nxit transformime të thella personale, që nga reflektimet e brendshme e deri te ndryshimet në pamje apo jetë profesionale.
    Astrologët thonë se për katër shenja në veçanti, ky muaj bëhet momenti kyç për të lënë pas versionin e vjetër të vetes dhe për të përqafuar një identitet të ri me më shumë vetëdije dhe vetëbesim.
    Zbulo më poshtë nëse je pjesë e këtij ndryshimi:

    Binjakët
    Këtë muaj, binjakët përballen me pyetje të mëdha mbi jetën, identitetin dhe dëshirat e tyre më të thella. Procesi i reflektimit sjell një maturim emocional dhe një ndjesi më të qartë për atë çfarë kanë realisht nevojë. Ndryshimet mund të përfshijnë pamjen, mënyrën e komunikimit, madje edhe mënyrën se si ndërtojnë marrëdhënie të reja. Një transformim që ndodh nga brenda dhe reflektohet jashtë.
    Luani
    Luani, gjithmonë në qendër të vëmendjes, këtë herë kërkon një mënyrë të re për ta treguar veten. Nëntori sjell dëshirën për t’u shfaqur ndryshe, qoftë përmes një stili të ri veshjeje apo një qëndrimi më të ekuilibruar. Është koha për ta ripërtërirë imagjinatën dhe për të provuar diçka ndryshe, duke mahnitur edhe veten.
    Virgjëresha
    Për Virgjëreshat, transformimi vjen përmes një pauze të merituar nga kërkesat e larta që i vendosin vetes. Nëntori sjell reflektim dhe pyetje thelbësore: Çfarë më përmbush realisht? Nga një marrëdhënie më e thellë e deri te ndryshimet në pamje, gjithçka fillon me një vendim të thjeshtë: të lesh pak më shumë hapësirë për veten.
    Ujori
    Pas një periudhe intensive në punë, ujorët ndihen të konsumuar dhe të etur për një ndryshim. Ky muaj i shtyn drejt eksplorimit të gjërave të reja, nga një tatuazh spontan, një udhëtim i papritur apo një ndryshim në stilin personal. Ky është momenti për të rikthyer balancën dhe për të jetuar me më shumë spontanitet.

  • Pacolli sqaron takimin me Çim Pekën: “Bukëshkalët do të përballen me drejtësinë, nuk folëm për…

    Pacolli sqaron takimin me Çim Pekën: “Bukëshkalët do të përballen me drejtësinë, nuk folëm për…

    Një ditë pas postimit të, i cili i vajti në takim një ditë më parë, biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar për të sqaruar natyrën e bisedës dhe për të hedhur poshtë çdo aludim politik.
    Në një reagim në rrjetet sociale, Pacolli thekson se takimi me Çim Pekën ishte krejtësisht miqësor dhe pa asnjë lidhje me çështje qeveritare apo politike.
    Ai shton se gjatë bisedës me Pekën është folur për fushatën “denigruese e mirë të orkestruar kundër meje” dhe për origjinën e saj, ndërsa një pjesë e diskutimit lidhej me projektin e aeroportit të Vlorës. “Diskutuam edhe për kontratën e kredisë për financimin e punimeve të papërfunduara në aeroportin e Vlorës, financim që është realizuar 100% me kolateralet e mia personale dhe me asetet e kompanisë sime,” sqaroi ai, duke shprehur keqardhje për mënyrën si disa media e kanë interpretuar këtë çështje.
    Pacolli thekson gjithashtu se nuk ka pasur asnjë koment për Kryeministrin apo politikat e qeverisë, duke nënvizuar se “fushata e ndërmarrë nga disa dashakeqë e bukëshkalë, të cilët do të përballen me drejtësinë, është e bazuar në shpifje dhe keqdashje”.
    “Sot pashë një postim nga Çim Peka. Çimi është një mik i imi i vjetër. Me të kam pasur komunikim dhe respekt të ndërsjellë — jemi takuar disa herë dhe më ka vizituar, ashtu si çdo mysafir tjetër. Edhe dje më trokiti në derë si mysafir, por kurrsesi në rolin e gazetarit apo drejtuesit të ndonjë media; ishte thjesht një vizitë miqësore, ashtu si e do tradita.Natyrisht, biseda mes miqve është e pashmangshme dhe folëm për shumë tema, përfshirë edhe fushatën denigruese, të mirë të orkestruar kundër meje, dhe për zanafillën e saj. Diskutuam edhe për aeroportin, përfshirë dhe per kontratën e kredisë për financimin ndër të tjera të punimeve të papërfunduara në aeroportin e Vlorës, financim i cili është realizuar 100% me kolateralet e mia personale dhe me asetet e kompanisë sime; financim që, fatkeqësisht disa media, shpresoj nga padija, apo qellimshem i kanë dhënë interpretime absurde.Me z. Peka folëm dhe për shumë gjëra të tjera, por ndonëse fushata e ndërmarrë nga disa dashakeq bukëshkalë qe do të përballen me drejtësinë patjetër mund të klasifikohet si histori filmash serial, asnjëherë nuk folëm apo komentuam për Kryeministrin, institucionin e tij apo politikat qeveritare.” – shkruan Pacolli.

  • “Qeveria ka zgjedhur t’i lërë familjet në mëshirë të fatit”/ PL, ngre akuza të rënda: Kosto jetese e papërballueshme

    “Qeveria ka zgjedhur t’i lërë familjet në mëshirë të fatit”/ PL, ngre akuza të rënda: Kosto jetese e papërballueshme

    Zëvendëssekretarja e Partisë së Lirisë, Brunilda Haxhiu ka kritikuar qeverinë për mungesat e politikave sociale duke lënë pa mbështetje familjet shqiptare.
    Haxhiu thotë se përballjen më të madhe me mungesën e kushteve financiare, e kanë kryesisht prindërit e rinj, referuar këtu çmimeve të larta të ushqimeve bazë, arsimit, energjisë e transportit.
    Deklarata e plotë:
    Familjet e reja në Shqipëri po përballen me një kosto jetese gjithnjë e më të papërballueshme, ndërsa mungesa e politikave sociale i ka lënë ato të pambrojtura përballë krizës ekonomike. Të dhënat e INSTAT tregojnë se familjet me dy të rritur dhe fëmijë arrijnë deri në 110.000 lekë, krahasuar me 56.000 lekë që shpenzon një individ i vetëm.
    Kjo tregon se barrën më të rëndë të inflacionit e mbajnë prindërit e rinj, të cilët përballen me kosto të larta për ushqim, arsim, energji dhe transport, pa asnjë lehtësim real nga shteti. Ndërkohë që vendet e Bashkimit Europian dhe rajonit mbështesin familjet e reja përmes subvencioneve, dhe ndihmave ekonomike për fëmijët, në Shqipëri qeveria e ka lënë familjen shqiptare pa siguri, pa mbështetje dhe pa shpresë.
    Kjo tregon se familjet me fëmijë mbajnë barrën më të rëndë të krizës ekonomike, ndërsa qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë masë reale për të lehtësuar situatën. Rritja e çmimeve të ushqimeve, energjisë dhe qirave, e kombinuar me pagat e ulëta dhe mungesën e ndihmës financiare, ka krijuar një realitet ku shumë familje shqiptare përballen me pasiguri ekonomike dhe sociale.
    Në vend që të ketë politika për uljen e TVSH-së për produktet e shportës bazë, për garantimin e arsimit publik cilësor dhe te sigurt, shërbimeve shëndetësore apo mbështetje financiare për lindjet e reja, qeveria ka zgjedhur t’i lere familjet e reja ne mëshirë te fatit. Flitet për “rritje ekonomike”, por në realitet qytetarët përballen me rritje çmimesh dhe ulje të standardit të jetesës.
    Ndërkohë, vendet e Bashkimit Europian dhe të rajonit po zbatojnë politika konkrete për të mbështetur familjet e reja dhe për të nxitur rritjen e lindshmërisë.
    Në këto vende, familja shihet si investim për të ardhmen.
    Në Shqipëri, përkundrazi, familja shihet si barrë.
    Është koha që qeveria të kuptojë se mbështetja e familjeve të reja është detyrim kombëtar.

  • Zgjedhjet në Kosovë, ja cilët shkojnë në raundin e dytë! Lista Serbe shpall fitoren në 9 komuna

    Zgjedhjet në Kosovë, ja cilët shkojnë në raundin e dytë! Lista Serbe shpall fitoren në 9 komuna

    Nga 38 komunat e Kosovës, 21 prej tyre e përmbyllën garën për kryetarë komunash në raundin e parë të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.
    Në Ferizaj, garën e ka fituar sërish Agim Aliu i Partisë Demokratike të Kosovës me mbi 56 për qind të votave.
    Gara ka përfunduar pa balotazh edhe Lipjan, me fitoren e Imri Ahmetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai i ka fituar mbi 51 për qind të votave.
    Podujevën e ka fituar Shpejtim Bulliqi i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) me mbi 53 për qind.
    Në qytetin e Skënderajt, fitore bindëse ka shënuar Sami Lushtaku i PDK-së me mbi 83 për qind të votave.
    Njëjtë ka ndodhur edhe me Kamenicën. Atje ka fituar Kadri Rahimaj i LVV-së me mbi 50 për qind të votave.
    Istogun e ka fituar Ilir Ferati i LDK-së me 58 për qind të votave.
    Qytetin e Shtimes e ka fituar LVV-ja me Qemajl Aliun me mbi 50 për qind të votave.
    Malishevën e ka fituar Ekrem Kastrati i Nismës Socialdemokrate me mbi 53 për qind të votave.
    Në Deçan ka fituar Bashkim Ramosaj i AAK-së me mbi 51 për qind të votave.
    Në Drenas, garën e ka fituar Ramiz Lladrovci nga partia Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin me mbi 52 për qind të votave.
    Hanin e Elezit e ka fituar Mehmet Ballazi i PDK-së me mbi 50 për qind të votave.
    Në Mamushë ka fituar Abdulhadi Krasniç nga Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDTP) me mbi 50 për qind të votave.
    Gara ka përfunduar edhe në katër komunat me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. Atje kanë fituar kandidatë të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë.
    Lista Serbe ka fituar edhe në Novobërdë, Shtërpcë, Graçanicë, Ranillug dhe Partesh.
    Në 17 komuna tjera, raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet më 9 nëntor.
    Sipas rezultateve preliminare, në Prishtinë do të përballen Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës me Hajrullah Çekun e Lëvizjes Vetëvendosje.
    Në Prizren, Shaqir Totaj i Partisë Demokratike të Kosovës do të garojë me Artan Abrashin e LVV-së.
    Në Pejë, Gazmend Muhaxheri i LDK-së do të përballet me Taulant Kelmendin e LVV-së.
    Në Junik do të përballen Ruzhdi Shehu i LDK-së me Agron Kuçin e AAK-së.
    Në Dragash, përballja do të jetë mes Bexhet Xheladinit të LDK-së dhe Shaban Shabanit të PDK-së.
    Në Gjakovë pritet të përballet Ardian Gjini i AAK-së me Ardian Golën e LVV-së.
    Në Kaçanik do të përballen Sabedin Vishi i PDK-së me Jeton Rakën e LVV-së.
    Në Fushë Kosovë do të ketë garë mes Valon Prebrezës së LVV-së dhe Besnik Osmanit të LDK-së.
    Në Mitrovicën e Jugut, gara do të zhvillohet mes Arian Tahirit të PDK-së dhe Faton Pecit të LVV-së.
    Në Rahovec do të përballen Smajl Latifi i AAK-së me Ali Dulën e LVV-së.
    Në Suharekë, gara do të zhvillohet mes Bali Muharremajt të AAK-së dhe Ardian Shalës së LDK-së.
    Në Gjilan do të përballen Alban Hyseni i LVV-së me Arbër Ismajlin e LDK-së.
    Në Viti do të ketë garë mes Sokol Halitit të LDK-së dhe Arsim Ademit të LVV-së.
    Në Vushtrri, përballja do të jetë mes Ferit Idrizit të PDK-së dhe Sylejman Mehollit të LVV-së.
    Në Obiliq do të përballen Xhafer Gashi i LDK-së me Halil Thaçin e LVV-së.
    Në Klinë, përballja do të jetë mes Zenun Elezajt të AAK-së dhe Sokol Bashotës së PDK-së.
    Në Kllokot do të përballen Bozhidar Dejanoviq nga Lista Serbe me Sreqko Spasiqin nga Uniteti Kombëtar Serb.
    Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, deklaroi të dielën mbrëma në Mitrovicën e Veriut se Lista Serbe ka shënuar “fitore bindëse”.
    Kjo listë ka fituar në nëntë nga dhjetë komunat të banuara me shumicë serbe, përfshirë katër në veri të Kosovës, në krye të të cilave deri më tani kanë qenë kryetarë shqiptarë, pasi Lista Serbe doli nga institucionet kosovare dhe bojkotoi zgjedhjet në veri.
    Dalja në këto zgjedhje ka qenë 39 për qind. Sipas të dhënave të KQZ-së, të drejtë vote kanë pasur 2.069.098 qytetarë. Rreth 44.000 prej tyre kanë mundur të votojnë me postë nga jashtë vendit në periudhën 17 shtator – 11 tetor.
    Procesi është zhvilluar i qetë, pa ndonjë incident të madh.

  • Berisha: Ftoj të gjithë intelektualët të përballen me narkoshtetin e Edi Ramës

    Berisha: Ftoj të gjithë intelektualët të përballen me narkoshtetin e Edi Ramës

    Kreu i PD, Sali Berisha, tha se kandidatët e pavarur në 6 bashkitë e vendit do të mbështeten nga opozita, por sipas tij, nëse këta të fundit kërkojnë ndihmë.
    Berisha ftoi të gjithë intelektualët për të luftuar qeverinë e Ramës, dhe sipas tij, të mbajnë anën e interesit të qytetarëve.
    Berisha: Patëm një diskutim të gjatë, të përgjegjshëm, të lirë.
    Ajo që predominoj dhe e konsideroj një hap të rëndësishëm në përpjekjen tonë, është se PD ndonëse ka padiskutim kandidatura kalibri për asnjëlloj krahasimi me organizatën kriminale në pushtet, do vlerësojë dhe çmojë shumë kandidaturat e pavarura.
    Do konsiderojë me seriozitetin më të madh, kandidatë të pavarur të cilët garojnë si të tillë dhe që konsiderojnë të nevojshme për fitoren e tyre, mbështetjen e PD-së.
    Besoj se në një valë me këtë nga diskutimet paraprake janë dhe forcat e tjera opozitare.
    Dhe kjo jo vetëm në bashkinë e Tiranës, por dhe në bashkitë e tjera.
    Ky është një moment do të mendoja unë, për të gjithë ata qytetarë, intelektualë, ata specialistë, ekspertë që ndihen të gatshëm të përballen me narkoshtetin e Edi Ramës, të matin forcat e tyre në një garë në interesin më të mirë të qytetarëve të marrin vendimin e duhur.

  • Luis Enrique: Mëkat i madh që Barcelona dhe PSG duhet të përballen kështu

    Luis Enrique: Mëkat i madh që Barcelona dhe PSG duhet të përballen kështu

    29 Shtator 2025

    10:04

    Alfred Lleshi

    PSG u rikthye te fitorja në Ligue 1 me një 2-0 ndaj Auxerre, duke marrë kryesimin e kampionatit, por lajmet nuk ishin të gjitha pozitive për Luis Enrique. Trajneri spanjoll konfirmoi dy probleme serioze; Vitinha dhe Kvaratskhelia u detyruan ta lënë fushën: “Për fat të keq nuk mund të them asgjë. Nuk është pozitive, por duhet të presim stafin mjekësor për të mësuar çfarë lloj dëmtimesh janë”.
    Pak ditë para udhëtimit në Champions League, kundër Barcelonës, ai shtoi: “Duhet të jemi gjithmonë pozitivë. Është mëkat që 4-5 lojtarë të PSG-së janë të dëmtuar, edhe Barcelona ka mungesa. Është mëkat për mua, për Hansi Flick dhe për tifozët që këto dy skuadra të përballen me disa mungesa të rëndësishme në radhët e tyre”.