Tag: përballë

  • E rëndë në Vlorë/ Dhunohet punonjësi i pastrimit, 70-vjeçari në reanimacion pas sulmit brutal përballë tregut të “Çoles”

    E rëndë në Vlorë/ Dhunohet punonjësi i pastrimit, 70-vjeçari në reanimacion pas sulmit brutal përballë tregut të “Çoles”

    Një akt dhune i rëndë ka tronditur sot qytetin e Vlorës.

    Rreth orës 14:00, përballë tregut të Çoles, është dhunuar fizikisht Kozma Kukli, punonjës i Ndërmarrjes së Pastrimit, i cili ndodhet aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin rajonal të Vlorës, raporton korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi.
    Sipas dëshmisë së vetë të moshuarit, dy persona janë afruar me një furgon, kanë zbritur dhe e kanë goditur pa asnjë paralajmërim.
    Banorët përreth kanë ndërhyrë menjëherë, duke njoftuar ambulancën dhe policinë, ndërsa i moshuari është dërguar me urgjencë në spital. Mjekët bëjnë me dije se ka pësuar dëmtime të shumta në kokë dhe në syrin e djathtë, i cili rrezikon shikimin.
    Për momentin, Policia e Vlorës nuk ka dhënë ende një deklaratë zyrtare mbi ngjarjen. Megjithatë, zona ku ndodhi sulmi është e mbuluar nga kamera sigurie, çka pritet të ndihmojë në identifikimin e autorëve.

    Top Channel

  • Iku koha e debateve televizive/ Paloka: Nuk do shkojmë përballë analistëve lapangjozë

    Iku koha e debateve televizive/ Paloka: Nuk do shkojmë përballë analistëve lapangjozë

    Kryesia e Partisë Demokratike ka marrë një vendim të rëndësishëm për përballjet televizive, duke vendosur që deputetët dhe funksionarët e lartë të kësaj force politike të mos dalin më në panele televizive nëse s’kanë përballë kolegët e tyre nga PS.
    Deputeti Edi Paloka thotë se vet ka vite që e ngre këtë çështje, ndaj ai dhe të tjerët do të shkojnë në panele televizive vetëm nëse përballë do të kenë homologët e tyre, jo ata që ai i quan “tufë lapangjozësh”.
    “Une vete kam vite qe nuk pranoj te shkoje neper studiot televizive ku perballe nuk te vihen kundershtaret homologe po nje tufe lapangjozesh qe titullohen analiste e dergohen nga Rama per te perfaqesuar linjen e qeverise! Kete ju a kam bere te qarte me respektin e duhur edhe drejtuesve te emisioneve.
    Ne fakt vendosja neper studiot televizive e ketyre sherbetoreve te qeverise, perballe deputeteve apo funksionareve te PD, nuk eshte vetem nje lloj censure sic deklaroi sot z.Berisha , po eshte dhe ulje e denigrim i opozites”, shkruan deputeti Edi Paloka.
    Sipas Edi Palokës, Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur:
    “Sot, veç çeshtjeve te tjera te rendesishme, kryetari i opozites, u deklarua dhe per nje marredhenie te re me mediat. Deputetet dhe funksionaret e PD nuk do dalin me ne studio televizive ku nuk paraqiten homologet e tyre , perfaqesues te qeverise, po analiste perfaqesues te qeverise.”

  • Pas Tiranës, PD zgjedh edhe kandidatin për bashkinë e Matit

    Pas Tiranës, PD zgjedh edhe kandidatin për bashkinë e Matit

    Juristi Eduart Brahilika është kandidati i Partisë Demokratike për zgjedhje e pjesshme në bashkinë e Matit.

    Ai do të garojë për drejtimin e kësaj bashkie përballë kandidatit të PS, Altin Bojnit.
    Ndërkohë në Tiranë si kandidat jopolitik i PD, me mbështetje nga gjithë spektri opozitar, do të jetë aktori Florjan Binaj, përballë Ogerta Manastirliut nga Partia Socialiste.

    Top Channel

  • Vendimi i PD për përballjen e kandidatëve në media/ Paloka: Rama dërgon nëpër tv lapangjozë që mbrojnë qeverinë

    Vendimi i PD për përballjen e kandidatëve në media/ Paloka: Rama dërgon nëpër tv lapangjozë që mbrojnë qeverinë

    Kreu i këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka deklaroi në një shënim në facebok pas reagimit të Berishës në Mbledhjen e Grupit Parlamentar për përballjen e kandidatëve të mbështetur nga opozita në media, se, “unë vetë kam vite që nuk pranoj të shkoj nëpër studiot televizive ku përballë nuk të vihen kundërshtarët homologë po një tufë lapangjozësh që titullohen analistë e dërgohen nga Rama për të përfaqësuar linjën e qeverisë!”.

    Postimi:

    Sot, veç çështjeve të tjera të rëndësishme, kryetari i opozitës, u deklarua dhe për një marrëdhënie të re me mediat. Deputetët dhe funksionarët e PD nuk do dalin më në studio televizive ku nuk paraqiten homologët e tyre , përfaqësues të qeverisë, po analistë përfaqësues të qeverisë.

    Kam vite që e ngre këtë çështje në fakt!

    Unë vetë kam vite që nuk pranoj të shkoj nëpër studiot televizive ku përballë nuk të vihen kundërshtarët homologë po një tufë lapangjozësh që titullohen analistë e dërgohen nga Rama për të përfaqësuar linjën e qeverisë! Këtë ju a kam bërë të qartë me respektin e duhur edhe drejtuesve të emisioneve.

    Në fakt vendosja nëpër studiot televizive e këtyre shërbëtorëve të qeverisë, përballë deputetëve apo funksionarëve të PD, nuk është vetëm një lloj censure siç deklaroi sot z.Berisha , po është dhe ulje e denigrim i opozitës!

    Prandaj kam këmbëngulur gjithë këto vite për ketë qëndrim që u mbajt sot, për aq sa vlen në situatën ku jemi!

  • Kryesia kërkon debat, Paloka: Nuk do shkojmë në emisionet ku do kemi përballë analistët lapangjozë

    Kryesia kërkon debat, Paloka: Nuk do shkojmë në emisionet ku do kemi përballë analistët lapangjozë

    Kryesia e Partisë Demokratike ka marrë këtë të mërkurë një vendim të rëndësishëm për përballjet televizive, duke vendosur që deputetët dhe funksionarët e lartë të kësaj force politike të mos dalin më në panele televizive nëse s’kanë përballë kolegët e tyre nga PS.
    Deputeti Edi Paloka thotë se vet ka vite që e ngre këtë çështje, ndaj ai dhe të tjerët do të shkojnë në panele televizive vetëm nëse përballë do të kenë homologët e tyre, jo ata që ai i quan “tufë lapangjozësh”.
    “Une vete kam vite qe nuk pranoj te shkoje neper studiot televizive ku perballe nuk te vihen kundershtaret homologe po nje tufe lapangjozesh qe titullohen analiste e dergohen nga Rama per te perfaqesuar linjen e qeverise! Kete ju a kam bere te qarte me respektin e duhur edhe drejtuesve te emisioneve.
    Ne fakt vendosja neper studiot televizive e ketyre sherbetoreve te qeverise, perballe deputeteve apo funksionareve te PD, nuk eshte vetem nje lloj censure sic deklaroi sot z.Berisha , po eshte dhe ulje e denigrim i opozites”, shkruan deputeti Edi Paloka.
    Sipas Edi Palokës, Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur:
    “Sot, veç çeshtjeve te tjera te rendesishme, kryetari i opozites, u deklarua dhe per nje marredhenie te re me mediat. Deputetet dhe funksionaret e PD nuk do dalin me ne studio televizive ku nuk paraqiten homologet e tyre , perfaqesues te qeverise, po analiste perfaqesues te qeverise.”

  • Berisha: Përfaqësuesit tanë do dalin në media vetëm kur të jetë edhe kundërshtari përballë! Nuk e pranojmë më këtë strategji censure

    Berisha: Përfaqësuesit tanë do dalin në media vetëm kur të jetë edhe kundërshtari përballë! Nuk e pranojmë më këtë strategji censure

    Duke folur në mbledhjen e Grupit të PD, lideri i opozitës Berisha tha duke komentuar fushatën për votimet e 9 nëntorit se, “përfaqësuesit tanë do dalin në media vetëm kur të jetë edhe kundërshtari përballë”.

    Berisha: Së fundmi, unë do të jem i hapur me të gjithë ju, mirë që janë edhe mediat këtu.

    Tani, çfarë ka ndodhur dhe çfarë po ndodh?

    Ky i urdhëron mediat që të përqendrojnë çdo gjë tek opozita në mënyrë që gjithë diskursi në shoqërinë shqiptare të bëhet për opozitën, se ka dalë një puçërr këtu, se ka dalë një problem atje, se ka dalë kjo, ka dalë ajo, dhe jo për problemet madhore të qytetarëve shqiptarë, në mënyrë që ato t’i fshijë.

    Unë kam shumë respekt dhe i garantoj se do mbetemi të hapur gjithmonë, por kurrë më në funksion të kësaj strategjie.

    Të dashur moderatorë të emisioneve televizive, doni ju përfaqësues tanë, doni t’i zgjidhni vetë, plotësisht dakord.

    Me të vetmin kusht, që ata do jenë aty kur të sillni përballë tyre kundërshtarët.

    Por ata të jenë aty duke u sjellë Lorencat ju, kjo nuk ndodh.

    Duke sjellë Ballat, kjo nuk ndodh.

    Pse? Sepse kjo është një platformë censure.

    E patë se çfarë nxorën këta siamezët e AMA-s? Nxorën që Sali Berisha në gusht paska marrë 90 përqind të medieve.

    Se në gusht Edi Rama shtronte dreka dhe darka, udhëtonte me çarter personal.

    Po ku i nxorën? Nuk i nxorën tek lajmet, se tek lajmet përsëri është 90 përqind Edi Rama dhe qeveria.

    Shikoni çfarë mashtrimi.

    Pra, jo vetëm bëjnë krimin, që vënë censurën, por edhe mashtrojnë.

    Por kur pashë unë motrat siamaze të AMA-s që kishin bërë atë studim të turpshëm. Mashtrim me statistika.

    Ndaj të dashur miq, ne jemi të hapur plotësisht për debate në studio televizive, me të vetmin arsye, të sillni kundërshtarin.

    Nuk kemi kohë ne të merremi me avoketër të qeverisë, të cilët kanë me borxh të mashtrojnë, të trillojnë në mënyrë të papërgjegjshme çdo gjë në studio.

    Sepse keni një defekt shumë të madh, nuk bëni kontroll faktesh.

    Shkon ti aty, del ai para teje, deklaron 10 gjëra të pavërteta dhe hajde gjeje ti. Një televizion serioz fill mbrapa bën një kontroll faktesh dhe thotë se këto janë gënjeshtra.

    Ky është efekti më i tmerrshëm i censurës, thotë Hannah Arendt, kur pikërisht kur e çon njeriun tek pikëpyetja e madhe se çfarë të besojnë. Ku të besojnë.

    Ky është suksesi më i madh i atyre që ushtrojnë censurën.

    Po, iu ftojnë për intervistë tek a tek, si të doni. Ama, t’i shërbejmë ne platformës së censurës, platformës që mashtrimit që del nga zyrat e Endri Fugës, që ia ka mbathur që kur u kap se në restorantin e tij kalonin paratë e taksapaguesve shqiptarë, ajo nuk mund të ndodhë më.

  • Tirana ndez motorët për zgjedhjet e pjesshme/ Martin Leka: PD nuk fiton përballë makinerisë elektorale të PS

    Tirana ndez motorët për zgjedhjet e pjesshme/ Martin Leka: PD nuk fiton përballë makinerisë elektorale të PS

    Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë shpalosur emrat, të cilët do futen ën garë për zgjedhjet lokale të pjesshme të 9 nëntorit në Bashkinë e Tiranës.
    Ilir Alimehmeti, nga Partia Demokratike beson se kandidatura e tyre është e papërlyer dhe ka shanse përballë rivalit të saj, si Ogerta Manastirliu.
    “Ne këtu diskutojmë një figurë të papëlqyer, publike, ka qëndruar, është i njohur, që s’ka askush që t’i thotë asnjë fjalë si Florjan Binaj vs dikujt, që ka një tufë me afera që po hetohen”, tha ai.

  • Zgjedhjet në Turqi kthehen në një katastrofë për Erdoganin, humbet në çdo drejtim, ja çfarë thotë sondazhi

    Zgjedhjet në Turqi kthehen në një katastrofë për Erdoganin, humbet në çdo drejtim, ja çfarë thotë sondazhi

    Një sondazh i ri ka zbuluar një rezultat të papritur për presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, duke treguar një nivel të lartë të pakënaqësisë shoqërore në Turqi.

    Sipas sondazhit të realizuar nga kompania Gundemar në 60 provinca të Turqisë, Erdogan humbet në të gjitha skenarët përballë kundërshtarëve të tij kryesorë, me dallime që arrijnë deri në 16 pikë.

    Në detaje, Erdogan humbet me 11 pikë ndaj Ekrem Imamoglu, 16 pikë ndaj Mansur Yavas dhe 5 pikë ndaj Ozgur Ozel. Po ashtu, partia CHP, që është partia e opozitës kryesore, udhëhoq përballë partisë AKP të presidentit Erdogan.

    Në pyetjen “Nëse do të mbaheshin zgjedhje këtë të diel, për cilën parti do të votonit?”, rezultatet janë si më poshtë:

    -CHP: 35,83%

    -AKP: 30,95%

    -DEM: 8,34%

    -MHP: 6,39%

    Në skenarët hipotetikë për zgjedhjet presidenciale, rezultatet janë edhe më dramatike:

    -Ekrem Imamoglu: 55,58%

    -Recep Tayyip Erdogan: 44,42%

    Kryetari i Stambollit, Imamoglu, udhëheq me një diferencë prej 11,16 pikësh, duke regjistruar distancën më të madhe të parë në një sondazh që pas vitit 2019.

    Po ashtu, Mansur Yavas, kryetari i Ankarasë, është shumë më i fuqishëm përballë Erdogan, duke pasur një diferencë prej 16 pikësh:

    -Mansur Yavas: 58,09%

    -Recep Tayyip Erdogan: 41,91%

    Kjo e bën Yavasin kandidat më të fortë përballë presidentit turk. Në fund, lideri i CHP, Ozgur Ozel, merr 52,31% kundrejt 47,69% të Erdogan.

  • Binajt i vjen “mbështetja” nga FIeri, Luan Baçi: Një kandidat i popullit opozitar, përballë Ramës

    Binajt i vjen “mbështetja” nga FIeri, Luan Baçi: Një kandidat i popullit opozitar, përballë Ramës

    Pavarësisht se zgjedhjet e 11 majit cilësohet prej saj si “farsë elektorale” dhe nuk e pranon rezultatin e saj, Partia Demokratike do të marrë pjesë në procesin elektoral të pjesshëm të bashkive më 9 nëntor 2025, duke përfshirë këtu dhe Bashkinë Tiranë.
    Pas shpalljes së kandidaturës për garën elektorale të aktorit dhe aktivistit, Florjan Binaj, demokratët kanë treguar mbështetje për këtë figurë, pasi përmbush elementin e një personi i shoqërisë civile, si dhe me arsyetimin që ai është përballë socialistëve.
    Lidhur me zgjedhjet e 9 nëntorit, ishte i ftuar në rubrikën “Përballë Lajmit”, me gazetarin Besard Jacaj, deputeti demokrat, Luan Baçi.
    Ky i fundit, e cilësoi Binajn si “kandidatin e popullit opozitar”, e jo të ndonjë force politike, me arsyetimin se është e rëndësishme mundja në garë elektorale të socialistëve. Më tej, Baçi u shpreh për kandidatin se është një person që duhet mbështetur edhe nga shoqëri të tjera apo personalitete të ekranit, pasi është një “përfaqësim dinjitoz i qytetarëve të Tiranës”, siç cilëson demokrati.
    “Zoti Binaj, do thoja është kandidat i popullit opozitar. Jo i opozitës, i Partisë Demorkatike apo partive të tjera, parlamentare, opozitare ose jo-parlamentare, por i popullit opozitar. Do thoja është një figurë e dashur për qytetarët e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë. Është një figurë e ekranit, ku gjej përsëri rastin, gjithë personalitetet e ekranit, gazetarët, mediat, duhet të jenë në mbështetje të Florjan Binajt, për arsye se nuk i japin mbështetje Partisë Demokratike, nuk do akuzohen apo politizohen si media se po mbështesin Partinë Demokratike apo opozitën, por mbështesin Florjan Binajn. Një qytetar, një artist, një aktor të madh, shumë të dashur, të papërfolur, një përfaqësim dinjitoz të qytetarëve të Tiranës. Të jetë një administrator i Bashkisë së Tiranës, administrator i jetës qytetarëve, e jo përfaqësues politik ku të marrë urdhra nga Partia Demokratike”, tha ai.
    Dilemë mbetet nëse Binaj do të futet në garë me logon e Partisë Demokratike, apo do të jetë si një kandidat i pavarur? Baçi sqaron se nuk janë bërë ende këto diskutime, edhe pse theksojmë që një muaj na ndajnë nga zgjedhjet e pjesshme, një kohë kjo relativisht e shkurtër. Për Baçin, e rëndësishme është që tashmë ka një përfaqësim.
    “Këto janë teknikalitete që do të diskutohen. Mblidhet grupi i eksperteve, edhe me KQZ-në, do gjendet formula, por që për mua nuk ka rëndësi të madhe sigla. E rëndësishme është që do të jetë përfaqësimi”, tha ai.
    Por, edhe pse këto janë ende në fazë që duhen diskutuar, ekziston mundësia e krijimit të një logoje të përbashkët opozitare për kandidatin e dakordësuar në zgjedhjet e pjesshme.
    Sipas deputetit demokrat, Binaj ndodhet përballë Ramës, të cilin këtë të fundit e cilësoi si “autocrat”. Për këtë arsye, ai bëri thirrje që të gjithë opozitarët të jenë të bashkuar.
    “Zoti Binaj është përballë Ramës. Pra, kemi një përfaqësim dinjitoz të qytetarëve të Tiranës, përballë një autokrati. Dhe, të gjithë opozitarët duhet të jenë të bashkuar”, tha ai.
    Por, pesë bashkitë e tjera të cilat janë në zgjedhje të parakohshme, mendohet nga PD-ja që të funksionojë e njëjta formulë si në Tiranë, bashkimi i opozitës me një kandidat nga shoqëria civile? Për këtë, Baçi u shpreh se ashtu sikurse për Tiranën, e njëjta gjë mund të ndodhë e në bashkitë e tjera, por nuk përjashtohet mundësia e një përfaqësuesi të dalë nga radha e partive, pra me një historik politik, apo person i strukturave të partive.
    “Është e njëjta situatë mendoj unë. Nuk ka një situatë të veçantë në Tiranë që të veprohet ndryshe, e ndryshe në bashkitë e tjera. Patjetër që ftesa e kryetarit, Sali Berisha, siç u bë për Tiranën për t’u vetëofruar kandidatë nga shoqëria civile të jenë përfaqësimi i gjithë opozitës të mbështeten nga gjithë opozita, e njëta gjë duhet të funksionojë, e do të funksionojë edhe për bashkitë e tjera. Por, nuk përjashton mundësinë e një kandidature nga PD-ja, qoftë e nga strukturat e Partisë Demokratike, por që japin mbështetjen, japin solidaritetin edhe partitë e tjera opozitare. Pra, pak rëndësi ka se nga do të jetë emri që do vijë e në bashkitë e tjera. E rëndësishme është që opozita të jetë e bashkuar përballë kandidaturave që do të ketë mazhoranca”, tha ai.
    Kujtojmë se Florjan Binaj, shpalli kandidaturën e tij për Bashkinë Tiranë me datë 4 tetor 2025, përmes një postimi në rrjete sociale, ku shpjegon dhe arsyen e pjesëmarrjes së tij në këtë garë elektorale.
    “Prandaj kam vendosur, të shpall kandidaturën time për Kryetar Bashkie të Tiranës duke dhënë gjithë veten time për të përfaqsuar sa më denjësisht çdo qytetare dhe qytetar, me apo pa parti, elektoratin gri por pa i ndarë njerëzit në krahë, por si të barabartë, sepse asnjë qytet dhe aq më tepër kryeqyteti, nuk mund ti shërbejë vetëm palës politike që e drejton. Unë besoj se kontributi im do i shërbejë edhe pse gjysëm mandati, shpresës dhe bashkimit, përmirësimit të jetës të të gjithë kryeqytetasve”, shkruan Binaj në rrjete sociale.
    Ndërsa sot, Binaj ka dalë me një postim në rrjete sociale, që falenderon opozitën për mbështetjen, por dhe të gjithë qytetarët që kanë shprehur dakordësi për kandidimin e tij.
    “Falenderoj për mbështetjen që i dha kandidimit tim si kandidatit i pavarur Partia Demokratike, Shqipëria Bëhet dhe Nisma Thurje.Mbetem i hapur për çdo mbështetje që do të vijë nga forcat opozitare.Deshiroj mbi të gjitha të falenderoj me mijëra qytetarë të Tiranës, të cilët më kanë inkurajuar këto ditë.Kjo garë është për ju! Unë nuk jam politikan, jam qytetar dhe partia ime jeni ju.Deri më sot kam luftuar padrejtësinë dhe të keqen me humorin dhe artin tim, sot ju ftoj ta luftojmë me votë.Të dënojmë ata që na vodhën dhe bënë humor me ne!Ju ftoj të bëjmë bashkë mendjet dhe zemrat kundër pushtetit që po dhunon jetët dhe të ardhmen e fëmijëve tanë!”, shkruan Binaj në rrjete sociale.
    Vetë kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për media, mbështeti Florjan Binajn, pasi ka profilin e duhur për këtë garë të rëndësishme elektorale. Megjithatë siç e tha edhe kryedemokrati, pritet të shohim nëse partitë e tjera opozitare do t’i thonë “Po” kësaj kandidature të pavarur.

  • Analiza e “La Repubblica”/ Dorëheqja e kryeministrit Lecornu, Macron përballë tri zgjedhjeve të vështira

    Analiza e “La Repubblica”/ Dorëheqja e kryeministrit Lecornu, Macron përballë tri zgjedhjeve të vështira

    Vetëm disa orë pas emërimit të qeverisë së tij, Sébastien Lecornu ka dorëzuar dorëheqjen te Presidenti Emmanuel Macron, i cili e ka pranuar menjëherë.

    Ky zhvillim i papritur ka hapur një krizë të re politike në Francë. Lista e re e ekzekutivit ishte shpallur mbrëmjen e kaluar, ndërsa mbledhja e parë e Këshillit të Ministrave ishte planifikuar për më 6 tetor.
    Lecornu, 39 vjeç, ish-ministër i Mbrojtjes, ishte emëruar më 9 shtator 2025, pas rrëzimit të François Bayrou, dhe kishte nisur një raund konsultimesh për të arritur një kompromis parlamentar.
    Me socialistët, mungesa e gatishmërisë për të rihapur çështjen e reformës së pensioneve dhe taksës mbi pasurinë e pengoi arritjen e një marrëveshjeje. Nga ana tjetër, republikanët e djathtë ishin thellësisht të përçarë dhe nuk dhanë mbështetje të qartë.
    Kreu i partisë republikane, Bruno Retailleau, kishte thirrur një mbledhje urgjente për të diskutuar pjesëmarrjen në qeveri, por dorëheqja e Lecornu-së erdhi para se të mblidhej forumi. Përballë mungesës së shumicës parlamentare dhe mungesës së kompromisit, kryeministri vendosi të tërhiqet.
    Në një fjalim të shkurtër, Lecornu deklaroi se ishte përpjekur të ndërtonte ura bashkëpunimi, por ishte penguar nga qëndrimet e palëkundura të partive të tjera.
    “Çdo parti kërkon që tjetri të zbatojë programin e tij në tërësi. Kompromisi nuk është një cenim. Por për këtë duhet të ndryshosh mentalitetin”, tha ai.
    “Për të funksionuar gjërat, nevojitet më pak ego, më shumë përulësi”. shtoi ish-kryeministri.
    Tani presidenti Macron përballet me tre skenarë të mundshëm: “Emërimi i një kryeministri të ri, ndoshta nga krahu i majtë ose një figurë teknike. Shpërndarja e Asamblesë Kombëtare për herë të dytë brenda një viti”.
    Skenari më ekstrem, shpallja e zgjedhjeve presidenciale të parakohshme. Nga ana e saj, liderja e Rassemblement National, Marine Le Pen, e quajti të papranueshme që Macron të vazhdojë të emërojë kryeministra pa mbështetje.
    “Është një farsë. Ai po reziston në mënyrë irracionale dhe po e vendos vendin në një krizë të thellë. Zgjidhja e vetme është t’i kthehemi votës së popullit”, deklaroi ajo.

    Top Channel