Pas javësh të tëra tensioni dhe hamendësimesh brenda Partisë Demokratike, kryedemokrati Sali Berisha ka befasuar të gjithë me një kthesë dramatike. Burime të sigurta nga mbledhja e grupit parlamentar të PD-së, e cila u mbajt dje, pohojnë se Berisha ka ndryshuar qëndrim përballë çështjes “Balluku”, duke u tërhequr nga urdhri i mëparshëm për të mos sulmuar zv/kryeministren dhe protestuar kundër saj, në një kohë që ajo është marrë e pandehur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për shkelje të barazisë në tendera, lidhur me tunelin e Llogarasë. Disa ditë më parë, Berisha kishte urdhëruar që të gjitha strukturat e PD të mos organizonin protesta kundër Belinda Ballukut, me argumentin se ajo ishte tashmë nën hetim nga SPAK dhe se “shigjetat duhet të drejtoheshin vetëm ndaj Edi Ramës”.
Ai kishte paralajmëruar se çdo denoncim publik ndaj Ballukut do të shihej si devijim nga linja e partisë. Por dje, gjithçka ndryshoi. Në mbledhjen e grupit drejtues, Berisha njoftoi nisjen e protestave dhe ngritjen e “Platformës së Rezistencës” përballë Kryeministrisë. Sipas burimeve, ky vendim erdhi pas debateve të forta në Kryesi dhe pas presionit nga bazë e PD-së që kërkonte një veprim të drejtpërdrejtë. “Ne do të flasim aty ku janë ata. Përballë Ramës, përballë Ballukut. Në zemër të qeverisë së aferave”, mësohet të ketë deklaruar Berisha me tone të ashpra. Por ky zhvillim shënon një kthesë të fortë në strategjinë opozitare. Nga heshtja dhe bojkoti, Berisha kalon në ofensivë të plotë, duke shpallur publikisht fundin e çdo “pazari politik” dhe duke sinjalizuar rikthimin e protestave të fuqishme të rrugës. Tashmë pritet që ditët në vijim të shënojnë përplasjen e radhës në skenën politike shqiptare, me Berishën që duket gati të rikthejë frymën e revoltës së madhe opozitare.
Berisha jep detajet
Ndërkohë pas mbledhjes së grupit, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dhënë të tjera detaje, ku në një deklaratë për mediat, bëri të ditur se opozita do të vendosë “Platformën e saj të rezistencës” përpara godinës së Kryeministrisë, si pjesë e një aksioni politik që synon, sipas tij, largimin e “dyshes më famëzezë të korrupsionit në historinë e Shqipërisë”, Edi Rama dhe Belinda Balluku. Berisha sqaroi se platforma do të ketë karakter simbolik dhe do të shërbejë si pikë referimi për kërkesat e opozitës ndaj qeverisë. Ai theksoi se vendosja e saj përpara Kryeministrisë nuk është rastësore, pasi aty ndodhen si zyra e kryeministrit, ashtu edhe ajo e zëvendëskryeministres dhe ministres së Energjitikës, duke i cilësuar ata si përgjegjësit kryesorë të aferave korruptive në vend.
Sipas Berishës, platforma do të vendoset në ditë të caktuara kryesisht të enjten dhe do të shërbejë si hap i parë drejt organizimit të një proteste të gjerë kombëtare. Ai bëri të ditur se një grup i posaçëm brenda PD-së do të përcaktojë detajet e mëtejshme të aksionit opozitar, ndërsa paralajmëroi se pas vendosjes së platformës, opozita do të kalojë në fazën e protestave masive në mbarë vendin. “Platforma para kryeministrisë ka dy qëllime. Së pari kërkesën ultimative për largimin e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut. Ka njerëz që mendojnë se duhet bërë tek Ministria e Energjitikës.
Është ajo ndërtesë që ka dhe kryeministrin dhe zv/kryeministrin. Në ndërtesën e kryeministrisë ka një sektor, një zyrë, por jo vetëm zyrë se ajo ka dhe staf aty që është e instaluar. Pra ne vendosim aty platformën për të kërkuar largimin e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, dyshes më famëzezë në korrupsion në historinë e Shqipërisë. Platforma do të jetë ditë të caktuara, më së shumti ditë të e enjtja, por pas mbledhjes u la që ta përcaktojë një grup i caktuar. Absolutisht do të shkohet drejt protestës kombëtare, por para së gjithash do të vendosen këto masa dhe pastaj do të kalohen drejt protestës kombëtare”, deklaroi dje Berisha.
Tag: përballë
-

Sali Berisha tërhiqet nga bojkoti për Belinda Ballukun, fillon protestën dhe heq dorë nga pazaret
-

Një grua në krye të Vlorës, Brunilda Mersini fitoi thellë përballë dy rivalëve të saj
Për herë të parë, Vlora do të drejtohet nga një grua. Brunilda Mersini do të jetë kryebashkiake deri në pranverën e vitit 2027 falë 78% të votave të siguruara nga procesi zgjedhor I të dielës.
Mersini fitoi me një diferencë të thellë votash përballë dy kundërshtarëve të tjerë, Dionis Sota i mbështetur nga opozita dhe Gjergji Nika, i pavarur.
Nga kampi opozitar i vetmi reagim erdhi nga kandidati i pavarur, Gjergji Nika, për të cilin këto zgjedhje ishin një mesazh që qytetarët i dhanë politikës.Vlora në këtë proces do të mbahet mend si bashkia më e madhe me pjesëmarrjen më të ulët në votime.
/vizionplus.tv -

Denoncimi i deputetes demokrate: Në Mat po intimidohen zgjedhësit
Deputetja e Partisë Demokratike Denisa Vata me anë të një postimi në rrjetet sociale, shprehet se zgjedhësit janë duke u intimiduar në Mat.
Sipas saj, në gjimnazin 28 nëntori, përballë shkollës, në një kafe janë ulur drejtorë të administratës shtetërore, punonjës që mbajnë shënime pranë qendrës së votimit dhe numërojnë njerëzit që futen e dalin nga QV.
Vata i bën thirrje Prokurorisë të qarkut Dibër, por edhe SPAK-ut, që të hetojë rastin.
“Jam te gjimnazi 28 nëntori, këtu përballë ndodhet një kafe, ku janë drejtorë të administratës shtetërore, punonjës që mbajnë shënime pranë qendrës së votimit dhe numërojnë të gjithë njerëzit që futen dhe dalin nga qendra e votimit, i bëj thirrje prokurorisë së qarkut Dibër dhe SPAK të marrin masa të mos infitmdojnë qytetarët, edhe mbrëmë kemi bërë thirrje, ku e kam paralajmëruar këtë sipas informacioneve që vinin nga PS. Po e bëj publike sepse është e pamundur të cash me policinë, me strukturat e tjera që merren me këto punë, këta persona këtu nuk duhet të lejohen”, shprehet Vata.
Në Mat, përballë njëri-tjetrit janë kandidati i PS-së Altin Bojni, kandidati i pavarur Eduart Brahilika (që mbështetet nga PD) dhe kandidatja e pavarur Suzana Pasha. -

Champions League/ Interi fiton me vështirësi, Barcelona barazim spektakolar përballë Bruges! City shkatërron Dortmundin
Interi ka dalë me tre pikë në mbrëmjen e sotme nga “San Siro”, përballë Kairat Almaty në Champions League.
Ndeshja, e transmetuar ekskluzivisht në “Vizion Plus”, prodhoi jo pak emocione. Pavarësisht një kundërshtari të lehtë në letër, Almaty nuk rezultoi i tillë në fushë, duke i hapur jo pak probleme zikaltërve me kundërsulme të shpejta dhe mjaft të rrezikshme.
Ishin zikaltërit ata që kaluan të parët në avantazh në minutën e fundit të pjesës së parë, me anë të kapitenit Lautaro Martinez.Ndërkohë, 10 minuta pas fillimit të pjesës së dytë, miqtë barazuan në 1-1 me anë të Arad, ky është edhe goli i parë që Interi pëson këtë sezon në Champions League.
Por kur u duk se Interi do të haste edhe më shumë vështirësi, Carlos Augusto realizoi një supergol nga jashtë zonës, duke rikthyer avantazhin dhe qetësinë te zikaltërit.
Kairat Almaty, pas pësimit të golit të dytë, rriti presingun, por rezultati mbeti i pandryshuar.
Ndërkohë, sfida mes Club Bruges dhe Barcelonës u mbyll në një barazim spektakolar 3-3, ndërsa Manchester City shkatërroi me rezultatin 4-1 Dortmundin.
Në sfidat e tjera, Atalanta fitoi 1-0 në transfertë përballë Marsejës, ndërsa një tjetër rezultat zhgënjyes pati edhe Chelsea, e cila barazoi 2-2 me Qarabagun. -

Zgjedhjet në 5 bashki më 9 nëntor, nis fushata elektorale, 13 kandidatë i kërkojnë votën 308 mijë zgjedhësve, ja…
Fushata elektorale për zgjedhjet e 9 nëntorit nisi zyrtarisht të shtunën. 13 kandidatë për kryetarë në 5 bashkitë e vendit kanë 6 ditë kohë deri në heshtjen zgjedhore të së shtunës së ardhshme, për t’i kërkuar votën mbi 308 mijë qytetarëve që do të thirren për të votuar. Në zgjedhje do të shkojnë 2 bashki qendra qarqesh si Vlora e Berat dhe tre të tjera më të vogla si Tepelena, Cërriku e Mati. Partia Demokratike dhe opozita zyrtarisht nuk kanë kandidatë të regjistruar në siglën e tyre, por kanë deklaruar mbështetjen për disa emra të cilët janë shpallur si të pavarur, të cilët do të jenë përballë 5 socialistëve por edhe disa emrave të tjera. Në Vlorë, Brunilda Mersini e PS, e cila la mandatin e deputetes për kandidimin si kryebashkiake, do të garojë përballë dy demokratëve, kandidatit të mbështetur PD, Dionis Sota, teksa në garë do të jetë edhe Gjergj Nika, anëtari i Këshillit Bashkiak i zgjedhur nën siglën e Parisë Demokratike.
Në Berat, PS ka propozuar kandidatin Ervin Ceca, i cili do të jetë përballë Pavlo Shkarpës. Një garë treshe do të ketë edhe në bashkinë e Matit. Altin Bojni do të jetë kandidati socialist, ndërsa një tjetër socialiste ka sfiduar propozimin e Ramës duke shpallur kandidaturën e pavarur, ish kryetarja e Gruas në PS-në lokale, Suzana Pasha. Ndërkohë që PD dhe opozita mbështet kandidaturën e pavarur të Eduart Brahilikës. Në Cërrik, Florenc Doka i PS do të kandidojë përballë kandidatit të pavarur Amarildo Hoxha, për të cilën ka deklaruar mbështetjen edhe PD e Berishës. Në këtë bashki do të ketë edhe një kandidat i tretë, nën logon e partisë ‘Lëvizja Shqipëria Bëhet’ është Eligert Hima. Në Tepelenë, PS ka propozuar kandidatin Gramoz Sako, ndërsa opozita do të mbështesë të pavarurin Gabriel Guma. Mandati i kryebashkiakëve të rinj do të jetë vetëm një vit e gjysmë, derisa të mbahen zgjedhjet lokale në pranverën e vitit 2027. -

Zyrtarisht në fushatë elektorale/ Zgjedhjet në 5 bashki, 13 kandidatë i kërkojnë votën 308 mijë zgjedhësve
Fushata elektorale për zgjedhjet e 9 nëntorit nisi zyrtarisht të shtunën. 13 kandidatë për kryetarë në 5 bashkitë e vendit kanë 6 ditë kohë deri në heshtjen zgjedhore të së shtunës së ardhshme, për t’i kërkuar votën mbi 308 mijë qytetarëve që do të thirren për të votuar.
Në zgjedhje do të shkojnë 2 bashki qendra qarqesh si Vlora e Berat dhe tre të tjera më të vogla si Tepelena, Cërriku e Mati.
Partia Demokratike dhe opozita zyrtarisht nuk kanë kandidatë të regjistruar në siglën e tyre, por kanë deklaruar mbështetjen për disa emra të cilët janë shpallur si të pavarur, të cilët do të jenë përballë 5 socialistëve por edhe disa emrave të tjera.
Në Vlorë, Brunilda Mersini e PS, e cila la mandatin e deputetes për kandidimin si kryebashkiake, do të garojë përballë dy demokratëve, kandidatit të mbështetur PD, Dionis Sota, teksa në garë do të jetë edhe Gjergj Nika, anëtari i Këshillit Bashkiak i zgjedhur nën siglën e Parisë Demokratike.
Në Berat, PS ka propozuar kandidatin Ervin Ceca, i cili do të jetë përballë Pavlo Shkarpës.
Një garë treshe do të ketë edhe në bashkinë e Matit. Altin Bojni do të jetë kandidati socialist, ndërsa një tjetër socialiste ka sfiduar propozimin e Ramës duke shpallur kandidaturën e pavarur, ish kryetarja e Gruas në PS-në lokale, Suzana Pasha. Ndërkohë që PD dhe opozita mbështet kandidaturën e pavarur të Eduart Brahilikës.
Në Cërrik, Florenc Doka i PS do të kandidojë përballë kandidatit të pavarur Amarildo Hoxha, për të cilën ka deklaruar mbështetjen edhe PD e Berishës. Në këtë bashki do të ketë edhe një kandidat i tretë, nën logon e partisë ‘Lëvizja Shqipëria Bëhet’ është Eligert Hima.
Në Tepelenë, PS ka propozuar kandidatin Gramoz Sako, ndërsa opozita do të mbështesë të pavarurin Gabriel Guma.
Mandati i kryebashkiakëve të rinj do të jetë vetëm një vit e gjysmë, derisa të mbahen zgjedhjet lokale në pranverën e vitit 2027. -

Zgjedhjet në 5 bashki, zyrtarisht në fushatë elektorale/ 13 kandidatë i kërkojnë votën 308 mijë zgjedhësve
Fushata elektorale për zgjedhjet e 9 nëntorit nisi zyrtarisht të shtunën. 13 kandidatë për kryetarë në 5 bashkitë e vendit kanë 6 ditë kohë deri në heshtjen zgjedhore të së shtunës së ardhshme, për t’i kërkuar votën mbi 308 mijë qytetarëve që do të thirren për të votuar.
Në zgjedhje do të shkojnë 2 bashki qendra qarqesh si Vlora e Berat dhe tre të tjera më të vogla si Tepelena, Cërriku e Mati.
Partia Demokratike dhe opozita zyrtarisht nuk kanë kandidatë të regjistruar në siglën e tyre, por kanë deklaruar mbështetjen për disa emra të cilët janë shpallur si të pavarur, të cilët do të jenë përballë 5 socialistëve por edhe disa emrave të tjera.
Në Vlorë, Brunilda Mersini e PS, e cila la mandatin e deputetes për kandidimin si kryebashkiake, do të garojë përballë dy demokratëve, kandidatit të mbështetur PD, Dionis Sota, teksa në garë do të jetë edhe Gjergj Nika, anëtari i Këshillit Bashkiak i zgjedhur nën siglën e Parisë Demokratike.
Në Berat, PS ka propozuar kandidatin Ervin Ceca, i cili do të jetë përballë Pavlo Shkarpës.
Një garë treshe do të ketë edhe në bashkinë e Matit. Altin Bojni do të jetë kandidati socialist, ndërsa një tjetër socialiste ka sfiduar propozimin e Ramës duke shpallur kandidaturën e pavarur, ish kryetarja e Gruas në PS-në lokale, Suzana Pasha. Ndërkohë që PD dhe opozita mbështet kandidaturën e pavarur të Eduart Brahilikës.
Në Cërrik, Florenc Doka i PS do të kandidojë përballë kandidatit të pavarur Amarildo Hoxha, për të cilën ka deklaruar mbështetjen edhe PD e Berishës. Në këtë bashki do të ketë edhe një kandidat i tretë, nën logon e partisë ‘Lëvizja Shqipëria Bëhet’ është Eligert Hima.
Në Tepelenë, PS ka propozuar kandidatin Gramoz Sako, ndërsa opozita do të mbështesë të pavarurin Gabriel Guma.
Mandati i kryebashkiakëve të rinj do të jetë vetëm një vit e gjysmë, derisa të mbahen zgjedhjet lokale në pranverën e vitit 2027. -

‘Veliaj përballë Ramës: më tradhtuat!’ – Fjalimi që zbulon intrigat, pabesinë dhe mënyrën e funksionimit të PS
Pas një mungese të gjatë në skenën publike, ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u rikthye sot përballë Gjykatës Kushtetuese me një fjalim 13-minutësh, ku kërkoi të mbrojë qëndrimin se shkarkimi i tij nga detyra ishte i padrejtë.
Ai argumentoi se i njëjti shtet që e largoi pa respektuar prezumimin e pafajësisë, po e ndëshkon sërish sepse nuk paraqitet në zyrë.
Por përtej aspektit juridik, vëmendjen më të madhe e mori mesazhi politik i fjalës së Veliajt. Në një ton të përmbajtur, por të mbushur me nënkuptime, ai shfaqi qartë ndjesinë e tradhtisë, intrigës dhe pabesisë nga strukturat e Partisë Socialiste, si edhe vetë nga Edi Rama, të cilët i krahasoi me organizatën terroriste kolumbiane FARK.
Sigurisht Erion Veliajt nuk i ka ikur frika nga Edi Rama, pasi është i vetëdijshme për pushtetin që ka ish-bossi i tij në duar, por megjithatë nuk mungoi që akuzat ndaj tij mos mbeteshin nënkuptime të pakuptueshme, ishte e qartë çdo akuzë të asociohej me emrin e Ramës.
Pika kulmore e tensionit u shënua gjatë debatit me përfaqësuesin e Kryeministrisë, kur Veliaj e akuzoi për standarde të dyfishta. Ai ngriti pyetjen pse nuk ishte kërkuar shkarkimi i kryetarit të Tropojës, Byberi, i cili gjithashtu mungon prej muajsh në detyrë, duke nënvizuar se drejtësia po përdorej selektivisht dhe se “një njeri i vetëm” ishte vënë në shënjestër.
Në vazhdim të fjalimit të tij, Veliaj e paraqiti veten si viktimë të “etjës për karrierë” dhe “manovrave politike”, duke theksuar se ndodhet përballë një “sprove të demokracisë”. Ai i kërkoi trupës gjykuese të “mbrojë bashkë me të demokracinë që po vihet në rrezik”, një mesazh që shumëkush e lexoi si kritikë të tërthortë ndaj mënyrës se si po ushqehet pushteti aktual. Gjëra të cilat deri para 7 muajsh, Lali Eri i mendonte krejtësisht ndryshe, madje mburrte publikisht Ramën dhe kolegët e drejtësisë.
Më tej, Veliaj u shpreh se ndëshkimi më i rëndë për të nuk ishte burgosja apo shkarkimi, por “tradhtia e bashkëpunëtorëve të afërt”, të cilët – sipas tij – iu bindën pa asnjë reflektim urdhrave të partisë. “Ishte plagë e rëndë sepse erdhi nga ata që më njohin më mirë se kushdo tjetër”, tha ai, duke shtuar me tone emocionale: “Zoti i faltë! Nuk dinë çfarë kanë bërë.”
Në tërësi, fjalimi i Erion Veliajt u nda mes frikës, servilizmit, vetëviktimizimit dhe kërcënimit të fshehur për Ramën dhe organizatën e tij politike të dikurshme.
Ishte një përpjekje për të ndërtuar imazhin e një politikani të përjashtuar nga etja për pushtet, intriga, tradhëtia, dhe të cilit po i bihet në qafë, gjë të cilën Erion Veliaj nuk e ka bërë kurrë për kolegët e tij që e kanë përsuar si ai në të shkuarën.
Me gjithë çfarë guxoi të thotë dhe çfarë u mundua të fshehë, Erion Veliaj tregoi se sot armiku i tij personal është Edi Rama dhe nxori zbukuar se si funksionon Rilindja nën drejtimin e Edi Ramës…
-

A po dorëzoheni përballë presioneve? Dumani i përgjigjet Tabakut: Do vazhdoj të jem prokuror, zgjatja e mandatit nuk..
Altin Dumani u pyet nga deputetja demokratë Jorida Tabaku nëse deklarata e tij që s’do të rikandidojë më si prokuror i SPAK tregon dorëzimin përballë presioneve.
Pyetja: Në fund të rrugëtim tuja si prokuror, por edhe në mandatin tuaj të fundit si kreu i SPAK, a është dorëzim përballë presioneve dhe pamundësisë për të hetuar korrupsionin dhe krimin?
Dumani: S’ka të bëjë fare. Unë nuk dorëzohem, nuk jam njeri që dorëzohem, ju bëj ballë sfidave, unë do vazhdoj të jem prokuror i republikës së Shqipërisë po na la zoti jetë. I kam kërkuar disa herë kuvendit të shqyrtojë mundësinë e rishikimit të mandatit të prokurorit të posaçëm dhe jo në pak raste është aluduar se bëj për interesin tim personal, nëse politika e kushtëzon apo ka mendim se zgjatja e mandatit lidhet me emrin tim, unë nuk rikandioj. Kennedy ka thënë se lavdia e drejtësisë dhe madhështia e ligjit nuk krijohen vetëm nga kushtetuta por burra dhe gratë që i jetojnë ata me guxim. E ndjek punën, kam guximin, por përpiqem të jem i mirëkuptueshëm. Kjo thënie vlen për të gjithë prokurorët e posaçëm. -

Kandidatët për vendoret e 9 nëntorit, të përzgjedhurit e PS përballë të “pavarurve” të opozitës
Me përfundimin e afateve ligjore, tashmë ka nisur zyrtarisht beteja për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit.
Gara për këto lokale të pesë bashkive do të jetë mes zëvendëskryetarësh, ish-deputetësh e kandidatësh të profileve të ndryshme, të cilët më herët nuk kanë qenë pjesë e politikës.
Pas dorëheqjes së Ermal Dredhës, qytetarët e bashkisë së Vlorës do të jenë mes dy zgjedhjeve. Brunilda Mersini këtë të hënë la mandatin e deputetes për t’u futur në garë e kandiduar nga Partia Socialiste. Nga ana tjetër, rivali i saj do të jetë kandidati i pavarur Dionis Sota, i cili ka mbështetjen e opozitës dhe vjen nga sipërmarrja turistike.Bashkia e Beratit gjithashtu do të ketë dy kandidatë. Në radhët e socialistëve është nënkryetari aktual Ervin Ceca, i cili do të garojë përballë biznesmenit Pavlo Shkarpa, i cili garon si i pavarur dhe mbështetet nga opozita.
Në Tepelenë, mazhoranca i ka besuar ish-komandantit të Gardës së Republikës, Gramoz Sako, ndërsa mbështetjen e opozitës e ka Gabriel Guma.
Ndryshe nga Vlora, Berati dhe Tepelena, Mati dhe Cërriku do të kenë tre kandidatë. Florenc Doka i PS-së, aktualisht kryetar i komanduar i Cërrikut, garon përballë dy emrave nga opozita. Mjeku Amarildo Hoxha garon i pavarur dhe mbështetet nga PD-ja, ndërsa Eligert Hima, i kthyer nga Italia, garon nën logon e “Shqipëria Bëhet”.
Në Mat, demokratët mbështesin si kandidat të pavarur avokatin Eduart Brahilika, ndërsa socialistët në këtë bashki janë të ndarë. Kandidati zyrtar i tyre është Altin Bojni, i cili drejton aktualisht bashkinë, ndërsa Suzana Pasha, që drejtonte Forumin e Gruas Socialiste në Mat, kandidon si e pavarur.
/vizionplus.tv