Ditën e sotme është zhvilluar ceremonia përmbyllëse e Programit të Trajnimit Ekzekutiv për 83 drejtues pranë institucioneve qendrore publike.
Të pranishëm në aktivitet ishin Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni; Ambadadorja Franceze në Tiranë, Catherine Suard; Drejtoresha e Shkollës Rajonale të Administratës Publike, Maja Handjiska Trendafilova etj.
Në fjalën e saj përshëndetëse, Ministrja Pirdeni nënvizoi se: “Ky program reflekton angazhimin që kemi ndërmarrë: të forcojmë lidershipin në administratën publike dhe vendimmarrjen institucionale, si dhe të ndërtojmë një administratë që funksionon me besim përballë pasigurisë – një kërkesë thelbësore e procesit tonë të anëtarësimit në BE”.
Trajnimi ekzekutiv ka ndërthurur përvojën franceze dhe evropiane me sfidat e realitetit shqiptar.
Në këtë kuadër, Ministrja Pirdeni u shpreh gjithashtu: “Jemi vërtet të kënaqur që kemi thelluar bashkëpunimin me Francën gjatë dy viteve të fundit. Franca sjell një traditë të gjatë dhe të respektuar të ekselencës në lidership dhe profesionalizmit në shërbimin publik, dhe partneriteti ynë është shndërruar në diçka vërtet praktike, konkrete dhe me vlerë për reformat tona”.
Trajnimi 5-ditor është zhvilluar si pjesë e Programit të përbashkët midis Shkollës Shqiptare të Administratës Publike (ASPA) dhe Institutit Kombëtar Francez të Shërbimit Publik (INSP).
Nëpërmjet sesioneve interaktive dhe trajnuese, programi synoi forcimin e Lidershipit Ligjor në Administratën Publike Shqiptare, dhe fuqizimin e kapaciteteve të drejtuesve në vendimmarrjen ligjore përballë konteksteve komplekse dhe të paqarta.
Tag: përballë
-

Pirdeni: Ndërtojmë një administratë të fortë përballë pasigurisë, element kyç për anëtarësimin në BE
-

Rama publikon pamjet: Në gatishmëri përballë reshjeve intensive
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga situata në Nënshkodër, ku shkruan se strukturat janë në gatishmëri përballë reshjeve intensive.
“Nënshkodër, në gatishmëri përballë reshjeve intensive. Vijon puna në terren pa ndërprerje, ku strukturat e Bashkisë Shkodër janë në gatishmëri maksimale, duke hapur dhe pastruar kanalet për të garantuar funksionimin e sistemit të kullimit dhe për të parandaluar çdo problematikë të mundshme”, shkruan Rama. -

‘Mos heshtni përballë padrejtësive!’ Xhixho thirrje qytetarëve: Të ngremë zërin bashkë sot në ora 18:00 para kryeministrisë
Zv. presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së opozitës ditën e sotme në orën 18:00.
Xhixho theksoi se qytetarët duhet të protestojnë sepse familjet dhe fëmijët e këtij vendi meritojnë politika që i mbrojnë, jo ligje të hartuara pa transparencë, pa konsultim dhe në kundërshtim me vlerat e shoqërisë shqiptare.
“Sot në orën 18:00, bashkohemi të gjithë në protestë përballë Kryeministrisë!
Sepse familjet dhe fëmijët e këtij vendi meritojnë politika që i mbrojnë, jo ligje të hartuara pa transparencë, pa konsultim dhe në kundërshtim me vlerat e shoqërisë shqiptare.
Sepse ekonomia e familjeve shqiptare po rrënohet përditë nga rritja e kostove bazë të jetesës, ndërsa qeveria vazhdon me abuzimet, aferat klienteliste dhe premtimet e pambajtura.
Sepse demokracia është nën sulm: institucionet janë kapur, zëri i qytetarëve shpërfillet dhe vendi drejtohet përmes arbitraritetit, jo përmes ligjit dhe llogaridhënies.Të ngremë zërin bashkë! Shqipëria ka qytetarë të ndershëm, punëtorë dhe patriotë që nuk pranojnë të heshtin përballë padrejtësive.
Të gjithë bashkë, sot në ora 18:00 protestojmë për familjen, për ekonominë, për demokracinë!”
-

A e bën stresi njeriun më hakmarrës, apo më solidar?
Kur jemi nën stres, veprojmë në mënyrë më bashkëpunuese dhe më bujare. Përballë një padrejtësie, jemi më të prirur të ndihmojmë viktimën sesa të ndëshkojmë autorin e fajit.
Arsyeja është se dëmtimi i të tjerëve kërkon më shumë përpjekje njohëse (kognitive) sesa ndihma ndaj tyre dhe truri, tashmë i ngarkuar nga tensioni, zgjedh rrugën më të lehtë.
Si u vërtetua?
Për të shkaktuar një gjendje stresi, studiuesit e Universitetit Normal të Pekinit bënë që gjysma e pjesëmarrësve në studim, të zhytnin duart në ujë akull të ftohtë për tre minuta.
Më pas, të gjithë u vendosën në rezonancë magnetike funksionale (fMRI) dhe u vunë përballë një situate padrejtësie: një person mbante për vete pjesën më të madhe të parave që duhej t’i ndante me dikë tjetër.
Pjesëmarrësit mund të ndëshkonin personin egoist (duke ia hequr paratë) ose të ndihmonin personin e dëmtuar (duke i dhënë para atij). / bota.al
-

Të hënën PD protestë përballë Kryeministrisë, Balliu jep detaje: Ja si do të organizohet
Deputeti Klevis Balliu ka dhënë detaje sa i përket protestës që do të organizohet të hënë përballë Kryeministrisë.
“Do të jetë një protestë që nis me një mesazh për qëndresë qytetarë përballë Ramës, personin që ka përgjegjësinë. Nuk është një protestë kombëtare, përgjithësisht do të jetë strukturat e PD. Është fillimi i një aksioni që do të kulmojë me një protestë kombëtare.”, tha ai. -

Rama në Konferencën Botërore të Sigurimeve: Sfidat globale kërkojnë zgjidhje novatore dhe bashkëpunim
Kryeministri i vendit, Edi Rama, mëngjesin e sotëm mori pjesë në konferencën Vjetore të IAIS (Organizata Botërore e Mbikëqyrësve të Sigurimeve).
Mbledhja më e madhe e mbikëqyrësve të sigurimeve, zhvillohet për herë të parë në rajonin e Ballkanit.
Shefi i qeverisë theksoi se ndryshimet klimatike, kërcënimet kibernetike, apo katastrofat natyrore janë sfida që i prekin të gjithë, ndaj kërkojnë zgjidhje novatore dhe bashkëpunim qtë përbashkët mes vendeve.“Industria e sigurimeve është përballë një sfide të jashtëzakonshme dhe po kështu është përballë zgjedhjeve shumë të vështira në një përpjekje për të rikthyer rrezikun rezistent dhe në një siguri të përbashkët”, theksoi Rama.
Rama: Ndryshimi i klimës, kërcënimet kibernetike janë sfida që na ndikojnë të gjithëve dhe që kërkojnë prej nesh zgjidhje novatore gjithpërfshirëse. Problemi ështëe që dritarja për të përmbushur objektivat e klimës po mbyllet me shumë shpejtësi dhe pasojat e mosveprimit po formësojnë tashmë ekonomitë tona dhe po imponon një kosto të shtrenjtë në jetët tona. Industria e sigurimeve është përballë një sfide të jashtëzakonshme dhe po kështu është përballë zgjedhjeve shumë të vështira në një përpjekje për të rikthyer rrezikun rezistent dhe në një siguri të përbashkët. Për një të ardhme të qëndueshme duhet të përqafojmë një qasje tërësore ndaj rezistencës që merr në konsidertaë morinë e sfidave me të cilat përballen familjet, bizneset e kombet. Për ekonomitë më të vogla pasojat e këtyre rreziqeve globale janë të amplifikuara.
Vitet e fundit na kanë treguar se sa shpejt mund t’i trazojnë krizat ekonomitë tona, dhe të stresojnë komunitetet. Megjithatë mes këtyre sprovave ka mësim të fuqishëm, mund të mos parashikojmë dot çdo katastrofë por mund të fortifikohemi për të përballur dhe rimëkëmbur. Të ndërtosh një rezistencë të tillë duhet mendësi e ndryshme dhe në shumë vende ka hendeqe domethënëse të mbulimit. Dëmi i katastrofave të tilla si përmbytjet, zjarret e tërmetet mund të fshijnë vite. Rruga përpara është e qartë, na duhet të zgjerojmë rrjetet tona të sigurisë dhe të sigurohemi që këto zgjidhje të merren nga gjithkush. Ka zgjidhje, platforma dixhitale po ndimon të zgjerojmë dhtritjen tonë. Evoluimi i vazhdueshëm synon të krijojë tregje më efikase dhe të aksesueshme përfshirë sigurimet. Edukimi i qytetarëve me dije financiare do t’i ndhmojë t’i shikojnë sigurimet si pjesë thelbësore e jetës së tyre dhe investim në të ardhmet e tyre. -

“Me sytë nga Kombëtarja”/ Jo vetëm histori, shuma financiare që përfiton Shqipëria në rast kualifikimi në “Play off”-in e Botërorit
Nëse futbolli do të ishte një shkencë ekzakte, ne sot do të festonim ende pa u luajtur ndeshja me Andorrën vendin e dytë në grup apo kualifikimin për në fazën e play-off-it në Botëror, sepse çdo parashikim statistikor na çon në avantazh ndaj kundërshtarit të sotëm, por edhe Anglinë përballë me Serbinë, ndeshje nga ku varet automatikisht kualifikimi zyrtar që në këtë mbrëmje.
Ndodh kështu pasi një fitore e Kuqezinjve sot përballë Andorrës dhe një humbje e Serbisë në “Wembley” përballë Anglisë, na kalon një ndeshje përpara mbylljes së këtyre eliminatoreve, në play-off-in e Botërorit të 2026-s. Bilanci ynë me Andorrën është pozitiv, me 6 fitore, një barazim dhe një humbje, ndërkohë që në këto eliminatore duhet thënë se sërish kemi bërë paraqitje mjaft të mira.
Pas 6 ndeshjesh kemi 3 fitore, 2 barazime dhe vetëm një humbje, me vetëm 3 gola të pësuar dhe 6 të shënuar.
Në krahun tjetër, Serbia që do të luajë sot në “Wembley” përballë Anglisë, u mund nga “3 Luanët” në Beograd dy muaj më parë 5-0 dhe në të 6 përballjet që kanë me skuadrën angleze i kanë të gjitha humbje.
Kjo të bën të mendosh që edhe mbrëmjen e sotme, në tempullin e futbollit, ata do të kenë të njëjtin fat që kryqëzohet me ne për të na zyrtarizuar kualifikimin.
Por kualifikimi për në finalet e Botërorit, që është një fazë pas play-off-it, për kuqezinjtë, veç realizimit të ëndrrës historike sportive, sjell edhe përfitime financiare. Deri në këto momente, asnjë rezultat dhe as play-off-i nuk ka shpërblim.
Ndërsa, nëse Shqipëria do të jetë një nga 48 skuadrat më të forta të botës për t’u futur në fazën finale të Botërorit, atëherë shpërblimi është rreth 9 milionë euro, dhe më pas çdo fitore ka një shpërblim prej rreth 1.5 milionë euro dhe 500 mijë euro barazimi. Pra, një sukses sa sportiv aq edhe financiar për të përmbushur projektet e futbollit vendas.
Megjithatë, hapi i parë do të jetë kualifikimi për në play-off, ndeshje të cilat zhvillohen me një takim, dhe deri në këto momente, pasi nuk është ende përfundimtare, kuqezinjtë në play-off mund të përballen me kundërshtarë si Polonia, Çekia, Sllovakia apo Italia. Por deri atëherë këto mund të ndryshojnë dhe ka ende kohë, pasi këto përballje luhen në muajin mars 2026. -

Kapitullim i shtetit përballë mafies!
Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona
-

Atentani mafioz/ Gjekmarkaj: Një akt kapitullimi i shtetit përballë mafies!
Nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj ka bërë një reagim të ashpër, pas atentatit mafioz në Rina, me një viktimë dhe një të plagosur rëndë.
Përmes një statusi në platformën sociale Facebook, Gjekmarkaj shkruan se ekzekutimi mafioz në Rinas, është fotografia e një shteti që ka humbur kontrollin dhe e një qeverie që ka dorëzuar autoritetin e vet përballë bandave.
Sipas Gjekmarkajt, teksa bandat prej kohësh kanë marrë kontrollin e territorit, shteti nuk është gjë tjetër veçse spektator .
‘Kjo ngjarje nuk është thjesht një krim, por një akt që simbolizon kapitullimin e shtetit përballë mafies. Dhe kur mafia ka shtetin, qytetari mbetet vetëm, i pambrojtur dhe pa shpresë’, përmbyll reagimin e tij Gjekmarkaj.
Stausi:
Mbi atentatin në Rinas !
Ajo që ndodhi sot në Rinas është fotografia më e qartë e një shteti që ka humbur kontrollin dhe e një qeverie që ka dorëzuar autoritetin e vet përballë bandave. Në vendin ku duhet të ishte siguria maksimale, ndodhi një vrasje që trondit çdo qytetar dhe e bën secilin të ndjejë se askush nuk është më i mbrojtur.Krimi në Shqipërinë “socialiste” nuk fshihet më në errësirë – ai ecën dritave të aeroportit, në mes të ditës, me bindjen se askush nuk do ta ndalë. Bandat kriminale kanë marrë prej kohësh kontrollin e territorit, lëvizin me sigurinë e atyre që ndihen mbi ligjin, sepse ndihen të mbrojtur prej tij. Shteti është bërë spektator, policia një dekor propagande, dhe qytetari një shënjestër e pafajshme që jeton mes frikës dhe pasigurisë.Në vend të rendit, kemi një qetësi të rreme; në vend të ligjit, kemi heshtjen e frikshme të pushtetit. Shqipëria është sot një vend ku njeriu ndjehet më i pambrojtur se kurrë. Në një shtet normal, një ngjarje e tillë do të ishte alarm kombëtar, do të trondiste qeverinë dhe do të sillte përgjegjësi. Këtu, ajo trajtohet si statistikë e radhës në kronikën e zezë që ka pushtuar jetën publike.Kjo ngjarje nuk është thjesht një krim, por një akt që simbolizon kapitullimin e shtetit përballë mafies. Dhe kur mafia ka shtetin, qytetari mbetet vetëm, i pambrojtur dhe pa shpresë. -

‘Shteti po kapitullon përballë mafies’, Gjekmarkaj: Bandat kriminale kanë marrë prej kohësh kontrollin e territorit
Nënkryetari i PD dhe numri 2 i Kuvendit, deputeti Agron Gjekmarkaj ka reaguar për ngjarjen e rëndë që ndodhi mesditën e sotme, atentati në dalje të aeroportit të Rinasit ku mbeti i vekur një eksponent i krimit Gilmando Dani dhe i plagosur personi që e shoqëronte.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Gjekmarkaj shkruan se bandat kriminale kanë marrë prej kohësh kontrollin e territorit, lëvizin me sigurinë e atyre që ndihen mbi ligjin, sepse ndihen të mbrojtur prej tij.
Më poshtë mesazhi i plotë:
Mbi atentatin në Rinas !
Ajo që ndodhi sot në Rinas është fotografia më e qartë e një shteti që ka humbur kontrollin dhe e një qeverie që ka dorëzuar autoritetin e vet përballë bandave. Në vendin ku duhet të ishte siguria maksimale, ndodhi një vrasje që trondit çdo qytetar dhe e bën secilin të ndjejë se askush nuk është më i mbrojtur.
Krimi në Shqipërinë “socialiste” nuk fshihet më në errësirë – ai ecën dritave të aeroportit, në mes të ditës, me bindjen se askush nuk do ta ndalë. Bandat kriminale kanë marrë prej kohësh kontrollin e territorit, lëvizin me sigurinë e atyre që ndihen mbi ligjin, sepse ndihen të mbrojtur prej tij. Shteti është bërë spektator, policia një dekor propagande, dhe qytetari një shënjestër e pafajshme që jeton mes frikës dhe pasigurisë.
Në vend të rendit, kemi një qetësi të rreme; në vend të ligjit, kemi heshtjen e frikshme të pushtetit. Shqipëria është sot një vend ku njeriu ndjehet më i pambrojtur se kurrë. Në një shtet normal, një ngjarje e tillë do të ishte alarm kombëtar, do të trondiste qeverinë dhe do të sillte përgjegjësi. Këtu, ajo trajtohet si statistikë e radhës në kronikën e zezë që ka pushtuar jetën publike.
Kjo ngjarje nuk është thjesht një krim, por një akt që simbolizon kapitullimin e shtetit përballë mafies. Dhe kur mafia ka shtetin, qytetari mbetet vetëm, i pambrojtur dhe pa shpresë.