Tag: përballë

  • PD kërkoi përjashtimin nga lista e PS, Ardit Bido nxjerr dokumentin: Doktor, dole prapë blof!

    PD kërkoi përjashtimin nga lista e PS, Ardit Bido nxjerr dokumentin: Doktor, dole prapë blof!

    Ardit Bido ka reaguar pasi PD kërkoi përjashtimin nga lista e PS me argumentin se ai mbante ende postin e Drejtorit të Arkivave.
    Bido thotë se “Doktor dole prapë bllof: shihemi në Kuvendin e Shqiptarëve.

    PD e Belerit që e ka zënë halli se i del që do më ketë përballë në parlament e s’ka nga të fshihet më, doli për të dytën ditë radhazi në konferencë për shtyp vetëm kundër meje nga mbi 180 kandidatë të PS në këto zgjedhje, duke bërë bllofin e radhës.
    Thanë që nuk kam hequr dorë nga drejtor i Përgjithshëm i Arkivave, se as dinë të lexojnë ligjin e as të shohin dokumentet: aktin e pezullimit nga DAP që mban datën 12.03.2025, pra një ditë para se të kandidoja! S’ka habi: kështu është kur niveli intelektual i këshillimit të PD është ai i dijetarit të madh Fredi Beleri.
    Doktor, mos dil më bllof! Sa herë të flasësh, aq herë do më gjesh përballë me të vërtetat historike e aktuale siç do jemi përballë në parlamentin e shqiptarëve, ti me aleancën e antishqiptarisë madhështore e unë me pastërtinë time!”- shkruan ndër të tjera Bido.
    Deklarata e plotë e Ardi Bido:
    Për ditën e dytë rresht, Partia Demokratike del në konferencë zyrtare për shtyp vetëm kundër një kandidati, kundër meje. Duket se i ka zënë frika se çfarë do ta gjejë nesër “Aleancën e Antishqiptarisë Kombëtare të Madhe, Madhështore”, kur të gjendet përballë meje në foltoren e Kuvendit të shqiptarëve.
    Doli sot zëdhënësja e PD-së dhe tha që Ardit Bido nuk ka dhënë dorëheqjen, duhet që KQZ-ja ta përjashtojë. Nuk më përjashtoni dot me teknikalitete, sepse ju nuk dini të lexoni ligjin. Ju nuk dini të kërkoni dhe të shihni dokumentacionin.
    Ligji për nëpunësin civil përcakton se titullarët e institucioneve pezullohen me akt të Departamentit të Administratës Publike. Po të donit, e kishit parë në KQZ që ky akt ekziston prej datës 12 mars. Si njeri i përgjegjshëm, pak para këtij akti, delegova kompetencat, siç e parashikon ligji, te zëvendësdrejtori i Përgjithshëm, deri në kthimin në detyrë të titullarit; qofsha ai unë, qoftë dikush tjetër.
    Por, kur ekspertizën ligjore, ekspertizën ekonomike, ekspertizën e të gjitha fushave e merr nga njerëz të cilët janë me brumë të lartë intelektual, si Fredi Beleri, këtu do të përfundosh.
    Doktor, të lutem, dita e dytë, mos dil më bllof! Mos dil më bllof! Do të shihemi në Parlament dhe do të flasim përballë, ashtu siç na takon: një njeri i cili nuk i fshihet pas gishtit asnjë të vërtete dhe një njeri i cili ndryshon qëndrimet sipas interesit të radhës. Shihemi në Kuvendin e shqiptarëve!

  • Zgjedhjet e 11 majit/ Rama prezanton kandidatët në Shkodër: Përballë s’kemi kundërshtarë, vetëm horizontin e Bashkimit Europian

    Zgjedhjet e 11 majit/ Rama prezanton kandidatët në Shkodër: Përballë s’kemi kundërshtarë, vetëm horizontin e Bashkimit Europian

    Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Shkodër, me “skuadrën e re”, siç e ka konsideruar ai “për Shqipërinë në BE”.
    Rama ritheksoi edhe njëherë rëndësinë e procesit të integrimit europian.
    “Në Shkodër si në qarqet e tjera, kemi arritur falë punës të formësojmë një skuadër që është shumë përfaqësuese që mbulon të gjitha ndjeshmëritë dhe kategoritë. Pavarësisht moshës, gjinisë apo prejardhjes. Kushdo që jeton në Shkodër apo jashtë, e ka mundësinë që në këtë skuadër të gjejë atë që kërkon”, tha Rama.
    Më tej kryeministri shtoi se nuk kanë asnjë kundërshtar përballë, por vetëm horizontin e BE.
    “Ne përballë kemi vetëm horizontin e BE, nuk kemi kundërshtarë përballë, por i kemi mbrapa dhe në mënyrë të vazhdueshme dëgjojmë klithma, sharje e lehje”, tha ai.

  • Laerti dhe Valbona ballafaqohen për nominimin kokë më kokë: Mos aktro më

    Laerti dhe Valbona ballafaqohen për nominimin kokë më kokë: Mos aktro më

    Showbiz E Martë, 25 Mars 2025 21:57
    Zgjedhja e Laertit të shtunën për t’u ndarë nga Valbona dhe për të shkuar përballë njëri-tjetrit në një nominim kokë më kokë, duke se i ka dhënë njëherë e mirë fund marrëdhënies së tyre. Sonte ata u ballafaquan përballë njëri-tjetrit, një ballafaqim i fundit përpara se njëri prej tyre të lërë shtëpinë këtë mbrëmje.
    Laerti: Si çdokush këtu, dhe unë jam futur vetëm brenda. E dija që Big Brother fitohet vetëm. Sa i përket sfidës, e pranova për të parë sa vlen lëkura ime. Valbonës i kërkoj shumë ndjesë për çdo gjë që mund ta ketë lënduar, por siç e ka sqaruar në fillim, nuk mund të bëj më tepër. Nëse ka diçka, do vazhdojë jashtë. Në kronologjinë e tre muajve, e kam falur Valbonën. Çiltërsia e saj keqkuptohet dhe akuzohet se ka luajtur me G Banin, apo rri shumë me Jozin. Këto gjëra nuk ja kam vënë re. 20 minuta më ka lënë në gjunjë përpara një Shqiptarie, kur i kërkova darkën. Prapë e falë. Edhe fjalët e rënda që më tha për tim atë…

    Valbona: Mos u viktimizo. Lëri fjalimet e tua të përgatitura. Çfarë të kam bërë unë ty? Tani do më dëgjosh ti mua.
    Laerti: Më ndërpreve.
    Valbona: Nuk të lë të mashtrosh. Mos aktro më. Dil Laerti që je. Ma dëgjo dhe njëherë fjalinë. A është krenar babai yt, sepse babai im nuk do të ishte? Unë bëj gabime. Por ty të kam ngritur në piedestal. Çfarë është e dashura jote? More një vajzë dhe shprehe pëlqimin për Olën?
    Laerti: Mos e shfrytëzo. Unë nuk e kam ndjekur Olën. Ti quan Gjestin shokë, që të ka marrë foton dhe ta ka grisur.
    Valbona: Më ke ftuar disa herë në krevat dhe nuk të kam ardhur. Kështu e respekton motrën e dikujt?