Tag: përballë

  • PD e-mail për shqiptarët në Diasporë: Bëni donacione, kemi përballë një makineri pushteti dhe paraje

    PD e-mail për shqiptarët në Diasporë: Bëni donacione, kemi përballë një makineri pushteti dhe paraje

    Partia Demokratike i ka nisur një e-mail shqiptarëve në Diasporë. Bëhet thirrja që të bëjnë donacione, duke argumentuar se është jetike kundër narkoshtetit. Më tej thuhet se në këto zgjedhje, opozita ka përballë një makineri pushteti dhe paraje.
    ”Të dashur bashkëkombas,

    Në vetëm 3 ditë nis fushata që mund të ndryshojë rrjedhën e Shqipërisë ajo për zgjedhjet vendimtare të 11 majit.
    Përballë kemi një makineri pushteti dhe paraje. Por me ndihmën tuaj, e vërteta dhe shpresa mund të fitojnë. Çdo kontribut, sado i vogël është një goditje ndaj narkoshtetit dhe një ndihmë jetike për Partinë Demokratike”, thuhet në e-mail.

  • “Kemi përballë një makineri pushteti dhe paraje”, zbulohet e-mail i PD për votuesit në Diasporë: Bëni donacione, është jetike kundër narkoshtetit

    “Kemi përballë një makineri pushteti dhe paraje”, zbulohet e-mail i PD për votuesit në Diasporë: Bëni donacione, është jetike kundër narkoshtetit

    Top Channel zbulon e-mail-in e Partisë Demokratike për votuesit në Diasporë.

    Në e-mail, PD bën thirrje shqiptarëve nëpër botë që të bëjnë donacione, duke argumentuar se është ‘jetike kundër narkoshtetit’.
    Më tej thuhet se ‘kemi përballë një makineri pushteti dhe paraje”.
    “Të dashur bashkëkombas,
    Në vetëm 3 ditë nis fushata që mund të ndryshojë rrjedhën e Shqipërisë – ajo për zgjedhjet vendimtare të 11 majit.
    Përballë kemi një makineri pushteti dhe paraje. Por me ndihmën tuaj, e vërteta dhe shpresa mund të fitojnë.
    Çdo kontribut – sado i vogël – është një goditje ndaj narkoshtetit dhe një ndihmë jetike për Partinë Demokratike.”, thuhet në e-mail.

    Top Channel

  • “Hetimi pasuror e pastron politikën”/ Analisti Dyrnjaja: Rama ka ofertë BE-në, sepse s’ka moral për të tjerat

    “Hetimi pasuror e pastron politikën”/ Analisti Dyrnjaja: Rama ka ofertë BE-në, sepse s’ka moral për të tjerat

    Analisti Denis Dyrnjaja tha se kryeministri Rama ka zgjedhur BE-në si ofertë politike, sepse nuk ka moral për aspekte të tjera të jetës së përditshme, si uji, dritat, apo rrugët. Dyrnjaja theksoi se duhet një hetim pasuror për të gjithë mazhorancën, lëvizje që sipas tij e pastron politikën.
    “Ndodhemi përballë një realiteti të paimagjinueshëm kurrë më parë, se do kishim kaq shumë individë që do ishin të ekspozuar përballë ligjit, hetimeve, akuzave të pritshme dhe ndërkohë politika vendos t’i ofrojë si ofertë politike përballë zgjedhësve në 11 maj, dhe kjo është edhe e guximshme, edhe pak e çuditshme, sesi oferta politike të jetë në fije të hollë të perit midis fajësisë dhe pafajësisë.
    Këtu një kontribut pritet të japë një mandat deputeti i fituar, që mendohet se mund të krijojë një farë imuniteti, edhe pse ligji i njeh SPAK dhe GJJKO ndërhyrjen dhe heqjen e barrierave të mundshme, për këdo qoftë, por ne po flasim për guximin ose për qasjen politike që kanë këta njerëz, që me sa duket turpin në konceptin më të gjerë, përballë publikut, në raport me mënyrën si janë sjellë me pushtetin, përfitimet e paligjshme, abuzimet, e shesin si një standard krejt normal.
    Të dyja palët e kanë vendosur këtë standard. Korrupsioni s’filloi sot, sot mund të jetë thelluar, sot mund të jetë më i drejtpërdrejt dhe arrogant. Dje ishte një aferë tronditëse e kreut të KPP-së, ku KLSH fliste për një dëm 2,5 miliardë euro. Këto shifra janë tronditëse edhe për SHBA-të.
    Pse Rama ka zgjedhur tezën e BE-së? Pra ka tejkaluar, jo premtimi i ujit, jo premtimi i dritave, jo premtimi i rrugëve, sepse të gjitha këto përballë moralit politik bien. Ai ka zgjedhur një ofertë tjetër që i tejkalon të gjitha këto, sepse s’ka moral për këto të tjerat.
    Kemi pjesën ligjore ku hyn Bushka, Ndreca dhe pjesën financiare si Ceno Klosi, që kanë lidhje me paratë dhe arkën. Nuk janë në hetim rastësisht. S’besoj se ka gjueti shtrigash. Ne mund të kemi dyshime për plotësinë e akuzave. Po u bë hetim pasuror është zgjidhja më e fortë e problemit. Së pari pastrojmë arenën politike nga njerëzit e korruptuar.
    Hetimi pasuror e bën këtë. Hetimi pasuror duhet të fillojë në shkallë të gjerë. Të futet e gjithë mazhoranca në hetim pasuror. Kush e kalon klasën e kalon. Kjo duhet të ishte gjëja e parë që duhet të bënte SPAK-u, hetim pasuror për të gjithë. Përtej faktit që duhen hetuar edhe institucionet që merren me pastrimin e parave, dhe kontrollit të pasurive, aty fshihet lepuri. Politika pastrohet shpejt, për një vit bëhet”.

  • Alba përballë Silvanës, cila mbylli rrugëtimin në Ferma VIP?

    Alba përballë Silvanës, cila mbylli rrugëtimin në Ferma VIP?

    Silva është e eliminuara e mbrëmjes së sotme nga Ferma VIP. Ajo u rendit më pak e votuara nga publiku përballë Albës.
    “Publiku ka vendosur, fermerja që lë garën është Silvana“, lexoi moderatorja Luana Vjollca në zarf.
    Ndërkohë, më herët Luana ka njoftuar se dy hyrje të reja do i bashkohen mbrëmjen e sotme Ferma VIP 2

    Për të gjithë ju që nuk ndodheni në shtëpi, mund ta ndiqni LIVE spektaklin përmes kanalit tonë në Youtoube dhe në Livestream.

    /vizionplus.tv

  • Kemi përballë një kryebandit’, Boçi: Ky është një takim ku ne japim besën tonë dhe marrim besimin tuaj

    Kemi përballë një kryebandit’, Boçi: Ky është një takim ku ne japim besën tonë dhe marrim besimin tuaj

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • “Vetëm 1 votë pro, të gjitha kundër”/ Kush nga fermerët duhet të shkojë në televotim përballë Silvanës? Ja kë zgjodhën fermerët

    “Vetëm 1 votë pro, të gjitha kundër”/ Kush nga fermerët duhet të shkojë në televotim përballë Silvanës? Ja kë zgjodhën fermerët

    Pas zgjedhjes së kryefermerit, që është Erandi, nisi një tjetër konkurencë në grup.
    Erandi me të drejtën që i jep pozicioni i kryefermerit zgjodhi Albën si vajzën e parë që do të bëjë sfidë mbrëmjen e sotme. Ndërsa Alba zgjodhi si kundërshtare Big Maman, e kjo e fundit çoi menjëherë në televotim Silvanën.
    Fermerët të pyetur nga Luana se cilën mes Big Mama dhe Albës do të donin të shihnin në televotim përballë Silvanës, të gjithë ishin të një mendimi se duhet të jetë Alba, me përjashtim të Anduelit i cili zgjodhi Big Maman.

    Pjesë nga diskutimi:
    Luana: Kush doni të shkojë në televotim me Silvanën, Alba apo Big Mama?
    Elinara: Alba.
    Erand: Alba.
    Roni: Alba
    Limi: Alba
    Albi: Alba
    Ester: Alba
    Nur: Alba
    Frederik: Alba
    Kejsi: Alba
    Andrea: Alba
    Ylli: Alba
    Anduel: Big Mama
    Big Basta: Alba
     

  • PD kërkon mbylljen e zyrës së PS në Delvinë, Bido e quajti një blof të doktorit: Përballë KZAZ-së ndodhet zyra e tij

    PD kërkon mbylljen e zyrës së PS në Delvinë, Bido e quajti një blof të doktorit: Përballë KZAZ-së ndodhet zyra e tij

    Pasi PD i kërkoi Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashit, mbylljen e zyrës elektorale të PS-së në Delvinë pasi sipas PD është në shkelje të kodit elektoral, ka ardhur një reagim nga kandidati i PS në qarkun e Vlorës, Ardit Bido.
    Përmes një video në rrjetet sociale, Bido thotë se Berisha doli sërish blof lidhur me akuzat për zyrën elektorale të PS në Delvinë. Sipas tij, përballë KZAZ-së ndodhet zyra e Partisë Demokratike dhe jo më larg se 100 metra është edhe zyra e kandidates së PD-së.
    ‘Bllofi i radhës i doktorit erdhi dhe në Trojë: kandidatja nuk shikon selinë e saj. O doktor, prapë bllof?! Çdo ditë do të merresh me mua? Nuk të del koha të merresh me qytetarët, por merresh me mua, çdo mëngjes, si detyrë e parë. Merr frymë, doktor! Sot zgjodhe Delvinën për të hedhur baltë. Trojë e quajmë ne që jemi të këtij qyteti, që e kemi në gjak, në zemër, në rrënjë. Dërgove një gocë të mirë të partisë, që s’ka lidhje me Delvinën, të sajojë një “tmerr” pranë KZAZ-së.Na tregoi se aty ndodhet zyra jonë elektorale… por harroi të shikojë rrotull! Sepse përballë KZAZ-së ndodhet zyra e Partisë Demokratike. Edhe zyra e kandidates së PD-së, jo më larg se 100 metra. Doktor, të lutem, mos dil më bllof! Nuk po funksionon. Qytetarët janë më të zgjuar se kaq. E dinë vetë kush punon dhe kush bën teatër. Gënjeshtrat kanë këmbë të shkurtra. Dhe s’mbërrijnë dot në Parlament. Në Trojë, votojnë trojanët. Dhe ti e di shumë mirë kush do të votohet. S’ke ku të shkosh, përveçse përballë me mua. Mos u tremb, doktor. Do shihemi në Parlament. Deri atëherë’, thotë ai.

  • Ardit Bido flet pa “doreza”, demaskon Sali Berishën dhe tregon  prioritetet e tij nëse zgjidhet deputet, nga…

    Ardit Bido flet pa “doreza”, demaskon Sali Berishën dhe tregon prioritetet e tij nëse zgjidhet deputet, nga…

    Ardit Bido, kandidati i Partisë Socialiste për qarkun e Vlorës, është i vendosur të jetë një zë i fuqishëm dhe i përgjegjshëm për qytetarët e tij. Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Sot”, Bido shpalos vizionin e tij për një parlament që mbështet interesat e popullit dhe që adreson problemet konkrete, duke filluar nga çështjet e pronësisë dhe turizmi i qëndrueshëm. Ai thekson se nuk është vetëm një kandidat, por një pasqyrë e shqetësimeve dhe nevojave të qytetarëve. Pa frikë dhe pa “doreza”, Z. Bido kritikoi rëndë opozitën dhe akuzoi se shumë nga problemet e thella të qytetarëve mbeten të pazgjidhura për shkak të politikanëve që shfrytëzojnë situatën për interesa personale. Madje për Bido-n, fushata nuk është vetëm për fitore elektorale, por një angazhim për të siguruar një të ardhme më të mirë për të gjithë.
    -Zoti Bido, ju kandidoni për deputetët nën siglën e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Si e morët ftesën për t’u bërë pjesë e listave të PS dhe çfarë ju shtyu ta pranoni atë?
    Unë ftesën e kam marr nga Bledi Çuçi që më ftojë që të jem pjesë e listave të Partisë Socialiste në qarkun nga kam origjinën nga Delvina dhe jam rritur në Sarandë. Unë kam mbajtur qëndrime në koherencë për të gjithë qarkun e Vlorës kështu që këtë ftesë e pranova, e mendova mirë dhe pastaj e pranova si një sfidë e re që të jem zëri i qytetarëve të mi. Unë hyj në garë jo për të qenë një deputet i zonës, por të jem zëri i tyre në parlament dhe në institucione për problemet e tyre.
    – Nëse do të merrnit një ftesë nga PD për të kandiduar si deputet, a do ta pranonit?
    Jo nuk do ta pranoja. Bindjet e mia përputhen me programin dhe vizionin e PS dhe me PD mua s’më lidh asgjë me partinë Demokratike. Unë vijë nga një familje që ka kontribuar në të majtën shqiptare. Bindjet e familjes sime kanë qenë gjithmonë të majta.
    – Cilat janë prioritetet tuaja nëse zgjidheni deputet dhe si do t’i adresoni problematikat e qytetarëve?
    Unë i kam shërbyer qytetarëve pa dallime dhe kam qëndrimet e mia të cilat nuk më kanë ndryshuar ato qëndrime në shumë vite. Dhe në këtë garë nuk dua të isha në listë të mbyllur, por të hapur që të jem përfaqësues i qytetarëve në parlament. Do të ndjek problematikat dhe shqetësimet e zonës, nëse ata pastaj do më besojnë votën kjo është çështje e tyre. Çdo zonë ka problematika specifike dhe unë kam ofertën time, nëse qytetarët do ti besojnë kësaj oferte unë do të jem zëri i tyre në kuvend. Unë jam i zëshëm për çështje e probleme që ka hipoteka në këtë zonë dhe pronat në Finiq, Delvinë dhe Konispol sepse nuk arrihet që të hipotekohen oborret e shtëpisë stërgjyshnore. Unë kam qenë i zëshëm për shumë çështje të tjera, të gjitha këto janë një paketë që unë jam këtu për ta ofruar për qytetarët e mi.
    -Po sa i takon turizmit kush janë disa nga prioritetet tuaja?
    Mendoj se është koha për turizëm që punëson, ushqen dhe pasuron komunitetin. Turizmi në Vlorë, Sarandë e Himarë ka kaluar një periudhë sfiduese, por kemi arritur një pikë kthese. Sot kemi tejkaluar edhe destinacione si Korfuzi – një arritje që duhet ta shndërrojmë në mundësi për zhvillim të qëndrueshëm.  Parvjet kishim një rritje të ndjeshme të turizmit, por pjesa më e madhe ishte turizëm backpack – me ndikim minimal në ekonominë lokale. Ne duhet dhe do të punojmë për një turizëm me vlerë të shtuar, ku çdo turist sjell të ardhura reale për bizneset, familjet dhe qytetarët tanë. Çfarë do të bëj unë?

    Do të mbështes zhvillimin e agroturizmit, që i jep jetë zonave rurale.
    Do të promovoj një ofertë të integruar turistike: mali, deti, kultura, historia, trashëgimia, gastronomia.
    Do të kërkoj mbështetje për ndërmarrjet lokale, që të jenë gati të përfitojnë nga sezoni turistik.
    Do të punoj për përmirësimin e mëtejshëm të infrastrukturës rrugore dhe shërbimeve, që të rrisim cilësinë dhe kohëqëndrimin e turistëve.

    Kjo nuk është vetëm për turizmin – kjo është për ekonominë tonë, për të rinjtë tanë, për të ardhmen tonë. Ne nuk duam vetëm më shumë turistë – duam turistë që investojnë në komunitetet tona!
    – Si do ta diferenconi fushatën tuaj nga të tjerat dhe si do të siguroni që premtimet tuaja të mbeten realiste dhe të realizueshme?
    Kur fjala është bërë e lehtë dhe premtimi i shpejtë, unë zgjedh të eci në një rrugë tjetër: Të flas thjesht, drejt dhe me përgjegjësi. Ka disa gjëra që nuk përputhen me parimet e mia – prandaj nuk do t’i hasni në komunikimin tim gjatë kësaj fushate:

    Angazhime që nuk mbështeten në realitet
    Statistika që tingëllojnë bukur, por nuk zgjidhin problemet
    Komente denigruese ndaj kundërshtarëve
    Përplasje personale që s’kanë lidhje me qytetarët
    Fjalë të mëdha, pa plane konkrete

    Fushata ime nuk ndërtohet mbi iluzione.
    Ajo mbështetet te dëgjimi, te fjala e mbajtur, dhe te respekti për njerëzit.
    -Ndërkohë Partia Demokratike ju ka akuzuar se nuk keni dhënë dorëheqjen nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave. Si i përgjigjeni këtyre akuzave? Pse mendoni se jeni në qendër të sulmeve të tyre…
    Partia Demorkatike dhe Sali Berisha janë në hall. PD e Belerit, që e ka zënë halli se i del që do të më ketë përballë në Parlament e s’ka nga të fshihet më, ka dalë disa herë në konferencë për shtyp vetëm kundër meje nga mbi 180 kandidatë të PS në këto zgjedhje, duke bërë blofin e radhës.  Thanë që nuk kam hequr dorë si drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, se as dinë të lexojnë ligjin e as të shohin dokumentet: aktin e pezullimit nga DAP që mban datën 12.03.2025, pra një ditë para se të kandidoja! S’ka habi: kështu është kur niveli intelektual i këshillimit të PD është ai i dijetarit të madh Fredi Beleri. Unë kam një mesazh për Berishën. Doktor, mos dil më blof! Sa herë të flasësh, aq herë do të më gjesh përballë me të vërtetat historike e aktuale siç do të jemi përballë në Parlamentin e shqiptarëve, ti me “aleancën e antishqiptarisë madhështore” e unë me pastërtinë time!
    Deklarata e plotë: Për ditën e dytë rresht, Partia Demokratike del në konferencë zyrtare për shtyp vetëm kundër një kandidati, kundër meje. Duket se i ka zënë frika se çfarë do ta gjejë nesër “Aleancën e Antishqiptarisë Kombëtare të Madhe, Madhështore”, kur të gjendet përballë meje në foltoren e Kuvendit të shqiptarëve.  Doli zëdhënësja e PD-së dhe tha që Ardit Bido nuk ka dhënë dorëheqjen, duhet që KQZ-ja ta përjashtojë. Nuk më përjashtoni dot me teknikalitete, sepse ju nuk dini të lexoni ligjin. Ju nuk dini të kërkoni dhe të shihni dokumentacionin. Ligji për nëpunësin civil përcakton se titullarët e institucioneve pezullohen me akt të Departamentit të Administratës Publike.
    Po të donit, e kishit parë në KQZ që ky akt ekziston prej datës 12 mars. Si njeri i përgjegjshëm, pak para këtij akti, delegova kompetencat, siç e parashikon ligji, te zëvendësdrejtori i Përgjithshëm, deri në kthimin në detyrë të titullarit; qofsha ai unë, qoftë dikush tjetër. Por, kur ekspertizën ligjore, ekspertizën ekonomike, ekspertizën e të gjitha fushave e merr nga njerëz të cilët janë me brumë të lartë intelektual, si Fredi Beleri, këtu do të përfundosh. Doktor, të lutem, dita e dytë, mos dil më blof! Mos dil më blof! Do të shihemi në Parlament dhe do të flasim përballë, ashtu siç na takon: një njeri i cili nuk i fshihet pas gishtit asnjë të vërtete dhe një njeri i cili ndryshon qëndrimet sipas interesit të radhës. Shihemi në Kuvendin e shqiptarëve.
    Intervistoi: Rigels Seliman

  • Edi Rama: Përballë kemi çeta, patronazhistët janë qeliza të PS

    Edi Rama: Përballë kemi çeta, patronazhistët janë qeliza të PS

    Kryeministri Edi Rama deklaroi dje se përballë Partisë Socialiste në 11 maj nuk ka parti, por ka çeta, ndërsa nënvizoi vlerën e patronazhistëve si qeliza të PS-së. Në një komunikim live në rrjetet sociale përmes rubrikës “Sy m’sy”, Rama theksoi se ka një ndryshim shumë themelor mes PS-së dhe të tjerëve. “Të tjerët nuk janë parti, nuk kanë parti. E shikoni vetë se çfarë ndodh në përgjithësi. Nuk kanë parti, janë çeta, turma, tufa, grupe. Nuk janë parti, janë gjymtyrë të shpërndara që bashkohen dhe montohen por nuk arrijnë dot të harmonizohen dhe të artikulohen. Është kua-kua-kua nga të katër anët, është qamet i madh”, shtoi Rama.
    Ndërkohë duke folur për patronazhistët, Rama tha se “këtë vit i kemi në superformë”. “Patronazhistët i kemi ngritur në nivel tjetër. J’ua kemi thënë këtyre që shajnë mos i ngacmoni se motivohen më shumë, mos i cysni se janë ambicioz të mëdhenj dhe janë shumë të fokusuar te kjo punë. U pëlqen shumë kjo punë dhe janë vërtetë qeliza të PS-së. Kush nuk është në PS nuk e kupton se për çfarë po flas dhe flet përçart pastaj”, tha Rama.

  • PD kërkoi përjashtimin nga lista e PS, Ardit Bido nxjerr dokumentin: Doktor dole prapë blof, shihemi në Kuvend

    PD kërkoi përjashtimin nga lista e PS, Ardit Bido nxjerr dokumentin: Doktor dole prapë blof, shihemi në Kuvend

    Doktor dole prapë bllof: shihemi në Kuvendin e Shqiptarëve🇦🇱
    PD e Belerit që e ka zënë halli se i del që do më ketë përballë në parlament e s’ka nga të fshihet më, doli për të dytën ditë radhazi në konferencë për shtyp vetëm kundër meje nga mbi 180 kandidatë të PS në këto zgjedhje, duke bërë bllofin e radhës.⛔️Thanë që nuk kam hequr dorë nga drejtor i Përgjithshëm i Arkivave, se as dinë të lexojnë ligjin e as të shohin dokumentet: aktin e pezullimit nga DAP që mban datën 12.03.2025, pra një ditë para se të kandidoja! S’ka habi: kështu është kur niveli intelektual i këshillimit të PD është ai i dijetarit të madh Fredi Beleri😂Doktor, mos dil më bllof! Sa herë të flasësh, aq herë do më gjesh përballë me të vërtetat historike e aktuale siç do jemi përballë në parlamentin e shqiptarëve, ti me aleancën e antishqiptarisë madhështore e unë me pastërtinë time!😉
    Deklarata e plotë
    Për ditën e dytë rresht, Partia Demokratike del në konferencë zyrtare për shtyp vetëm kundër një kandidati, kundër meje. Duket se i ka zënë frika se çfarë do ta gjejë nesër “Aleancën e Antishqiptarisë Kombëtare të Madhe, Madhështore”, kur të gjendet përballë meje në foltoren e Kuvendit të shqiptarëve.Doli sot zëdhënësja e PD-së dhe tha që Ardit Bido nuk ka dhënë dorëheqjen, duhet që KQZ-ja ta përjashtojë. Nuk më përjashtoni dot me teknikalitete, sepse ju nuk dini të lexoni ligjin. Ju nuk dini të kërkoni dhe të shihni dokumentacionin.Ligji për nëpunësin civil përcakton se titullarët e institucioneve pezullohen me akt të Departamentit të Administratës Publike. Po të donit, e kishit parë në KQZ që ky akt ekziston prej datës 12 mars. Si njeri i përgjegjshëm, pak para këtij akti, delegova kompetencat, siç e parashikon ligji, te zëvendësdrejtori i Përgjithshëm, deri në kthimin në detyrë të titullarit; qofsha ai unë, qoftë dikush tjetër.Por, kur ekspertizën ligjore, ekspertizën ekonomike, ekspertizën e të gjitha fushave e merr nga njerëz të cilët janë me brumë të lartë intelektual, si Fredi Beleri, këtu do të përfundosh.Doktor, të lutem, dita e dytë, mos dil më bllof! Mos dil më bllof! Do të shihemi në Parlament dhe do të flasim përballë, ashtu siç na takon: një njeri i cili nuk i fshihet pas gishtit asnjë të vërtete dhe një njeri i cili ndryshon qëndrimet sipas interesit të radhës. Shihemi në Kuvendin e shqiptarëve!