Tag: përballë

  • Katër finalistët përballë Kutive të Arta/ Çfarë ka rezervuar “Vëllai i Madh” për ta?

    Katër finalistët përballë Kutive të Arta/ Çfarë ka rezervuar “Vëllai i Madh” për ta?

    Finalja e “Big Brother Vip” rezervon gjithmonë surpriza për banorët që kanë mbërritur deri në fund të këtij rrugëtimi.

     Por mbrëmjen e sotme, ndodhi diçka e veçantë, teksa Egli, Rozana, Laerti dhe Gjesti u gjendën përballë katër kutive të arta. Banorët do mund t’i hapin këto kuti vetëm kur t’u thotë “Vëllai i Madh”.

    Çfarë ndodhet brenda këtyre kutive?

  • PROFIL I PAAUTORIZUAR – Ted Kopliku, i riu që sfidon “xhaketat e vjetra” për të përfaqësuar Shkodrën…

    PROFIL I PAAUTORIZUAR – Ted Kopliku, i riu që sfidon “xhaketat e vjetra” për të përfaqësuar Shkodrën…

    Ted Kopliku nuk është rastësisht pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike për Qarkun Shkodër. Ai është pjesë e një bërthame familjare me lidhje dhe kontribute për këtë forcë politike. Në këtë vazhdë, natyrshëm edhe angazhimi politik i Tedit, do të ishte në këtë linjë të vijimësisë së etapave të jetës.
    Ajo që vihet re menjëherë, janë disa karakteristika të brezit që Tedi përfaqëson edhe në politikë. Dukshëm është impulsiv, deri tek i vrullshëm nëse do të flasim me figura letrare të përshtatshme. Ai prezanton imazhin e një të riu idealist, duke gjetur ngjashmëri tek disa elementë të të rinjve të fillim viteve ’90.
    Aftësitë në artikulim, kontatohen lehtësisht në daljet e tij publike, qoftë në media por edhe në takime përballë me qytetarët. Forca e artikulimit por edhe argumentimit, janë mbi nivelin mesatar të brezit që përfaqëson. Gjuha e përdorur në komunikim, natyrshëm është ajo e një kritizeri përballë një rivali në qeverisje, duke u përpjekur të bindë se alternativa politike që përfaqëson, është më e mirë.
    Edhe si pjesë e “Brain Gain”, Tedi e njeh terrenin politik, pjesë e rëndësishme e të cilit, si deputet, kërkon të bëhet pas 11 majit 2025. Por sigurisht, kjo periudhë, deri me shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve, do ti sherbejë për ta njohur më në brendësi, siç ndodh normalisht me çdo individ që bëhet pjesë e një gare politike, këtë herë dyfishe: përballë rivalit politik por edhe përballë kandidatëve të së njëjtës “familje politike”.
    Të thuash që sfida e Ted Koplikut është tatëpjetë, e lehtë, nuk është shumë pranë të vertetës. Njësia matëse e një gare elektorale, janë votat që vijnë nga zgjedhësit. E në garën “brenda familjes”, Tedi ka përballë figura të njohura prej vitesh politikisht brenda strukturave por edhe publikisht përmes aktivitetit.
    Por edhe në këtë garë, Tedi mund të ketë një “faktor plus”. Duke qenë një figurë e re politike, me moshë të re, me cilësi lehtësisht të dallueshme në publik, mund të sherbejë si magnet, brenda dhe jashtë “familjes politike” ku bën pjesë. Aq më tepër, kur përballë ka edhe “xhaketa të vjetra”, bojëdalë nga jashtë dhe me astar të holluar si “letër cigare” nga brenda.
    Pavarësisht asaj që duket mediatikisht, shkodranët kanë dhënë mjaftueshëm prova se ditën e fundit vendosin për votën e tyre. Deri atëherë, të gjithë duhet të presin, edhe Ted Kopliku. Sigurisht, siç edhe të tjerët, punon dhe duhet punuar por edhe nëse rezultati nuk është ai që pritet, Tedi ka një favor: moshën e re! Në të gjithë skenarët e mundshëm, ai akumulon një vlerë që merret me vete: eksperiencën, e cila ndihmon edhe në rritjen e ngritjen politike! /ShkodraWeb/ 

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • “Besimi nuk blihet me para”, Xhaferraj kritikon marrëveshjen me LaCivita dhe fushatën e Berishës: Demokratët e kanë…

    “Besimi nuk blihet me para”, Xhaferraj kritikon marrëveshjen me LaCivita dhe fushatën e Berishës: Demokratët e kanë…

    Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferraj thotë se fushata e kreut të PD, Sali Berisha, është e turpshme.
    Në një intervistë për  një emision televiziv, Xhaferraj u shpreh se Berisha është braktisur nga demokratët e vërtetë.
    Xhaferraj shtoi se në këto zgjedhje, opozita është përballë SPAK dhe jo kryeministrit Edi Rama.
    “Kjo fushatë zgjedhore, është fushata më e turpshme,sepse është fushata e parë që dihet se kush do t’i fitojë zgjedhjet, Ndeshja është e trukuar. Demorkatët,. nga veriu në jug, e kanë kuptuar që kjo është një lojë që fitojnë Rama dhe Berisha. Një Berishë i vetmuar dhe jashtë PD, i ka më të shumta problemet me SPAK. Do kisha dëshirë që non grata e Berishës të hiqej. Po shkojmë në zgjedhje të trukuara, fituesi dihet. LaCivita tha se është person privat dhe problemi që ka opozita sot është besimi. Besimi nuk blihet me para. E dini sa i ka kushtuar Trumpit LaCivita? 19 milionë dollarë. Ai mund të paguhet 1 mijë dollarë për 1 minutë, besimi nuk blihet me para. Jemi futur në garë të trukuar. Të gjitha sondazhet thonë, Rama është 48-50 përqind të sondazheve. Pse ne nuk bëhemi 50 përqind? Zoti Berisha pse nuk bashkoi Shehaj, Lapaj? Zoti Berisha shkoi te zoti Mediu, por kriteri i ndërtimit të koalicionit opozitar, nuk ishte fitimi i zgjedhjeve, por të protestonin përballë SPAK. Opozita është përballë SPAK, jo përballë Ramës. Zoti Berisha, me vendimmarjen e tij, nga 2023 deri tani, me primare, pa primare, e gjithë vendimmarja ka qenë për të mos fituar zgjedhjet. Programi, është një program që do i rrinte një opozite që donte të fitonte zgjedhjet, do ishte se si do të fuqizonte ekonominë. Nuk mund të gënjehen njerëzit në dëshpërim. Çfarë rëndësi ka të flasim për programin, kur ndeshja është e trukuar”, theksoi ai.

  • VIDEO/ Goli i fitores nis nga këmbët e tij, lojtari shqiptar jep asist në Serinë A

    VIDEO/ Goli i fitores nis nga këmbët e tij, lojtari shqiptar jep asist në Serinë A

    Komo ka marrë tre pikë të rëndësishme përballë Torinos. Vendasve u ka mjaftuar një gol për të siguruar fitoren. Ndeshja u vendos në minutën e 38, kur Duvikasi e dërgoi topin në rrjetë. Por goli i vetëm i takimit nisi nga këmbët e Mërgim Vojvodës.
    Mbrojtësi i krahut të djathtë ishte ai që dha krosimin në zonë, nga ku u shënua më pas goli. Kështu, Vojvoda regjistron një asisit përballë ish-skuadrës së tij dhe ndihmon Komon të marrë tre pikë të vyra për garën për mbijetesë në Serinë A./Sport Ekspres/

     

  • PD-PS, beteja për Elbasanin/ Dy kandidatët përballë Piranjave

    PD-PS, beteja për Elbasanin/ Dy kandidatët përballë Piranjave

    SYRI.net është agjencia më e madhe e lajmeve në Shqipëri, që brenda një kohe të shkurtër është kthyer në lider të informacionit. Në SYRI.net do të gjeni opinionistë më me emër në vendin tonë, investigime dhe lajme që nuk do ti gjeni diku tjetër. Lajmet në SYRI.net janë prodhim i SYRI.net dhe nuk lejohet marrja e tyre pa një komunikim të mëparshëm me redaksinë. Ju ftojmë të klikoni dhe të na shkruani sa herë që ju mendoni se duhet. Stafi i SYRI.net
    Për informacione info@syri.net, për reklama marketing@syri.net

  • Rama në takim me të rinjtë e Durrësit, sulmon opozitën: Nuk i kemi as përballë, janë mbrapa!

    Rama në takim me të rinjtë e Durrësit, sulmon opozitën: Nuk i kemi as përballë, janë mbrapa!

    Kryeministri Edi Rama zhvilloi pasditen e sotme një takim me të rinjtë e qytetit të Durrësit.Gjatë fjalës së tij, Rama tha se Partia Socialiste synon 1 milion vota në zgjedhjet e 11 Majit. Sakaq nuk munguan as sulmet ndaj opozitës, ku tha “ne nuk i kemi as përballë, i kemi mbrapa”.
    Pjesë nga fjala e Ramës:“Llogarinë do e bëjnë shqiptarët më 11 maj, ashtu siç duhet. Ndaj ne duhet të synojmë jo 800 mijë, por n1 milion vota. Ai duhet të jetë limiti që ne duhet të synojmë. Duhet të dalim nga 11 maji me më shumë se 900 mijë vota. Është e lehtë ta thuash por e vështirë ta bësh.  Ne duhet të synojmë të marrim mandatin e nëntë të deputetit në Durrës. Vëni çmosh që bashkëmoshatarët tuaj të vijnë të votojnë dhe të marrin pasaportën.
    Realisht nuk ia vlen të diskutojmë… nuk i kemi as përballë, i kemi mbrapa. Na gjurmojnë më britma dhe gërhima. Kam bindjen që ata maksimumi e mundshëm e morën në 2021 dhe nuk do arrijnë më shumë se ai rezultat. Ndërsa ne nuk e kemi marrë ende maksimumin. Uroj që siç ka ndodhur në të shkuarën, edhe në zgjedhjet që vijnë, Durrësi të jetë një shembull domethënës i fitores.”
     

  • “Në 11 maj synojmë 1 mln vota”, Rama takim me të rinjtë e Durrësit, sulmon opozitën: Nuk i kemi as përballë, janë mbrapa!

    “Në 11 maj synojmë 1 mln vota”, Rama takim me të rinjtë e Durrësit, sulmon opozitën: Nuk i kemi as përballë, janë mbrapa!

    Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me të rinjtë e qytetit të Durrësit.

    Ai tha se PS synon 1 milion vota në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit. Sakaq nuk munguan as sulmet ndaj opozitës, ku tha “ne nuk i kemi as përballë, i kemi mbrapa”.
    Ndër të tjera kreu i qeverisë u bëri thirrje të rinjve të votojnë për të marrë pasaportën e BE.
    “Llogarinë do e bëjnë shqiptarët më 11 maj, ashtu siç duhet. Ndaj ne duhet të synojmë jo 800 mijë, por n1 milion vota. Ai duhet të jetë limiti që ne duhet të synojmë. Duhet të dalim nga 11 maji me më shumë se 900 mijë vota. Është e lehtë ta thuash por e vështirë ta bësh.  Ne duhet të synojmë të marrim mandatin e nëntë të deputetit në Durrës. Vëni çmosh që bashkëmoshatarët tuaj të vijnë të votojnë dhe të marrin pasaportën. Realisht nuk ia vlen të diskutojmë… nuk i kemi as përballë, i kemi mbrapa. Na gjurmojnë më britma dhe gërhima. Kam bindjen që ata maksimumi e mundshëm e morën në 2021 dhe nuk do arrijnë më shumë se ai rezultat. Ndërsa ne nuk e kemi marrë ende maksimumin.
    Uroj që siç ka ndodhur në të shkuarën, edhe në zgjedhjet që vijnë, Durrësi të jetë një shembull domethënës i fitores.”, tha ai.

    Top Channel

  • Aston Villa sfidon favoritët e PSG, Barcelona luan në shtëpi ndaj Dortmund, takimet në Vizion Plus dhe Tring

    Aston Villa sfidon favoritët e PSG, Barcelona luan në shtëpi ndaj Dortmund, takimet në Vizion Plus dhe Tring

    Sot liga e kampionëve vjen me dy takime të tjera të fazës çerekfinale.
    Barcelona do të luajë kundër Dortmund, ndërsa PSG ka përballë Aston Vilen.
    Në Katalonjë, spanjollët duken favoritë përballë Borusia Dotrmund.

    Janë dy ekipe në fakt që edhe në kampionatet e tyre po bëjnë paraqitje krejtësisht të ndryshme.
    Blaugranat po dominojnë La Ligën por vëmendjen e madhe e kanë në Champions aty ku suksesi i mungon prej kohës së Leo Messit me shokë.
    Sytë janë tek Lamin Jamal, Rafinja dhe gjenerata e emrave të tjerë të prodhimit vendas sikurse Gavi apo Pedri.
    Ndërsa Dortmundi është duke kaluar një moment shumë të dobët në kampionat ku është në  mesin e tabelës thuajse dhe kërkon të përsërisë mrekullinë në Europë pasi sezonin e kaluar shkoi deri në finale.
    Ndërkohë në Vizion Plus vjen dueli mes Psg dhe Aston Vila.
    Francezët në fazën e kaluar nxorrën jashtë favoritin e madhe Liverpul dhe tani përgatiten të kenë përballë një tjetër skuadër angleze, Aston Vilen e cila në kampionat është shumë afër zonës Champions.
    Aston Vila ka bërë një edicion shumë të mirë në Champions dhe sonte synon të marrë një rezultat sa më të mirë në transfertë për ta luajtur gjithçka mesjavën e ardhshme në fushën e vet.
    Ndërsa Parisi shihet favorit në këtë çift.

  • SYRI TV/ KQZ mbyll sytë përballë bonusit elektoral, Celibashi justifikon vendimin e Ramës

    SYRI TV/ KQZ mbyll sytë përballë bonusit elektoral, Celibashi justifikon vendimin e Ramës

    KQZ ka justifikuar sot bonusin elektoral të shpërndarë nga qeveria dhe Edi Rama për pensionistët.

    Ndërsa Partia Demokratike kërkoi marrjen e masave ndaj kësaj shkelje, Ilirijan Celibashi e justifikoi me faktin se Qeveria e kishte marrë këtë vendim para periudhës së ndaluar, pavarsisht se akti dhe propaganda u krye brenda 4 mujorit të ndaluar me ligj.

    Ndërsa kryeministri Edi Rama dhe qeveria u ka shpërndarë bonus elektoral pensionistëve në fashën e 4 muajve të ndaluara me ligj për akte të tilla, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka gjetur sot artificat ligjore, për të justifikuar joshjen e pensionistëve me bonus për vota. Partia Demokratike kërkoi nga KQZ marrjen e masave për bonuset elektorale, por Ilirjan Celibshi, ndryshe nga dy vite më parë, kur justifikohej me faktin se ishim përballë zgjedhjeve lokale e jo qëndrore, këtë herë shgjeti një tjetër agrument. Sipas Celibashit, vërtetë bonusi u shpërnda në periudhë të ndaluar, por Edi Rama e kishte marrë vendimin përpara afatit të ndaluar me ligj.

    Por ky justifikim i kreut të KQZ-së, që me ligj është insticioni që duhet të garantojë mbarvajtjen e zgjedhjeve, sjell për pasojë edhe sjelljen e jashtligjshme të fenomenve të blerjes së votave, siç ka ndodhur në të shkuarën me shpërndarjen e bonueseve për irndërtimin, asfalteve elektorale apo përdorjen e ndihmës për familjet në nevojë.

     

  • Berisha në hall? Zbulohet e-mail i PD për votuesit në diasporë: Kemi përballë një makineri pushteti dhe paraje, bëni donacione!

    Berisha në hall? Zbulohet e-mail i PD për votuesit në diasporë: Kemi përballë një makineri pushteti dhe paraje, bëni donacione!

    Top Channel zbulon e-mail-in e Partisë Demokratike për votuesit në Diasporë.
    Në e-mail, PD bën thirrje shqiptarëve nëpër botë që të bëjnë donacione, duke argumentuar se është ‘jetike kundër narkoshtetit’.
    Më tej thuhet se ‘kemi përballë një makineri pushteti dhe paraje”.
    “Të dashur bashkëkombas,
    Në vetëm 3 ditë nis fushata që mund të ndryshojë rrjedhën e Shqipërisë – ajo për zgjedhjet vendimtare të 11 majit.
    Përballë kemi një makineri pushteti dhe paraje. Por me ndihmën tuaj, e vërteta dhe shpresa mund të fitojnë.
    Çdo kontribut – sado i vogël – është një goditje ndaj narkoshtetit dhe një ndihmë jetike për Partinë Demokratike.”, thuhet në e-mail.