Tag: perandorit

  • Didius Julianus, njeriu që e bleu në një ankand Perandorinë Romake

    Didius Julianus, njeriu që e bleu në një ankand Perandorinë Romake

    Në vitin 193 të Erës Sonë, u zhvillua një ankand që e tronditi botën antike, pasi blerësit konkurruan për “objektin” më të madh që ishte dëgjuar ndonjëherë:Perandorinë Romake. Pas vrasjes së perandorit Pertinax nga mbrojtësit e tij të betuar në Gardën Pretoriane, Perandoria Romake, u nxor në shitje, për t’ia dhënë ofertuesit më të lartë.

    Në fund, ftues do dilte Didius Julianus, një senator i pasur, dhe me shumë ndikim në Romë.

    Babai i tij, Petronius Didius Severus, ishte patriarku i familjes së famshme Petroni, ardhur nga Milano. Nëna e tij Aemillia Clara, e kishte origjinën nga juristi i famshëm romak Salvius Julianus Aemillianus.

    Didius u rrit në familjen e shquar të Antoninëve nga nëna e perandorit Marcus Aurelius, Domitia Lucillus, dhe ishte pjesë e kolegjit të shenjtë të “Sodales Antoniniani”, një sekt që adhuronte perandorin. Antoninët ishin një familje tepër e fuqishme, që ishin ngjitur në krye tëkupolës së pushtetit me ardhjen në krye të Antoninus Pius në vitin 138 të Erës Sonë, dhe më vonë të Marcus Aurelius nga viti 161.

    Për shkak të lidhjeve të tij aristokratike, Didius pati një karrierë të shkëlqyer ushtarake dhe politike në provincat e Perandorisë së madhe Romake. Emërimi i hershëm më i rëndësishëm ish ai i legatit (atasheut ushtarak) për prokonsujt e Akaisë dhe Afrikës në vitet 168 dhe 169, ku shërbeu nën udhëheqjen e të afërmit të tij, Salvius Julianus.

    Më pas u zhvendos në Belgica, ku pati sukses të madh në luftën kundër fiseve vendase gjermanike. U shpërblye për triumfet e tij me marrjen e postit të konsullit në vitin 175, posti më i lartë romak përpara atij të perandorit, të cilën e ndau me perandorin e ardhshëm Pertinax.

    Por gjatë mandatit të tij, Didius, u përball me rrezik të madh, kur u përfshi në një komplot për rrëzimin e perandorin Marcus Aurelius, të udhëhequr nga i afërmi i tij dhe ish-eprori, Salvius Julianus. Julianus u ekzekutua për tradhti, ndërsa Didius pati një dënim më të butë, duke u internuar në qytetin e tij të lindjes, Milano.

    U rehabilitua disa vite më vonë nga perandori Commodus, kur u emërua pro-konsull i Afrikës në vitin 190, duke zëvendësuar Pertinax-in. Nga viti 193, Didius Julianus ishte një nga drejtuesit e shquar të Senatit. Ai nderohej shumë nga senatorë të tjerë për origjinën e tij të lartë.

    Ndaj kur në fronin e perandorit u ngjit Pertinax në fillimin e vitit 193, shumë senatorë e kundërshtuan për shkak të origjinën e tij të thjeshtë. Por  pas vrasjes së Pertinax nga Garda Pretoriane pas vetëm 3 muaj në pushtet, Didius do të përpiqej ta merrte fronin në një mënyrë që frikësoi dhe neveriti shumë romakë, dhe që ishte kryesisht përgjegjëse edhe për rënien e tij të shpejtë.

    Kur Didius mbërriti në pallatin mbretëror, ai zbuloi se Garda Pretoriane po negociontetashmë me Flavius ​​Sulpicianus, vjehrrin e Pertinax. Por Didius ishte në gjendje t’ia kalonte me sukses Sulpicianus, duke rritur ofertën e tij nga 1250 në 6250 sesterii për çdo anëtar të Gardës Pretoriane.

    Të nesërmen, Didius u inaugurua si perandor në Senat, dhe iu dha titulli Pater Patriae. Jashtë godinës së Senatit, turma qytetarësh romakë shprehën zemërimin dhe mosmiratimin e tyrepër këtë mënyrë të ulët të ngjitjes në pushtet, duke organizuar demonstrata të mëdha kundër perandorit të ri.

    Në këto protesta u thirr emri i Pertinax, që kishte qenë popullor. Demonstruesit hodhën gurë dhe brohoritën kundër Didius, ndërsa ai hynte dhe dilte nga Senati. Sipas historianëve tëkohës, Didius u zemërua aq shumë nga turma e njerëzve që po e fyente, saqë i tha truprojave të tij të vriste demonstruesit që gjendeshin më pranë tij.

    Didius u përpoq që të fitonte mbështetjen e qytetarëve duke rivendosur disa nga ligjet më të njohura të miratuara nën Perandorin Commodus, ndërsa kasta e lartë romake do të veprontemë me dashamirësi dhe respekt ndaj tyre. Gjithsesi, mbretërimi i Didius do të zgjaste vetëm 66 ditë.

    Ushtarakë ambiciozë nga e gjithë Perandoria, u përgatitën për ta sfiduar pushtetin e tij. Në lindje, Pescenius Niger, prania e të cilit ishte kërkuar nga protestuesit e tërbuar para Senatit, e shpalli veten perandor të territoreve nga Deti i Zi në Egjipt.

    Në perëndim, në provincën e Panonisë së Epërme, Septimius Severus bëri të njëjtën gjë, dhe pas një aleance të shpejtë me ushtritë në kufirin Danub-Rhine, ai u bë sfiduesi i parë që u nis drejt Romës, duke u përpjekur të rimerrte perandorinë. Fati i Didius ishte tashmë i vulosur.

    Ai vendosi barrikada para pallatin perandorak, në një përpjekje të pashpresë për të shpëtuar.

    U tregua i gatshëm ta ndante perandorinë me Septimus, por ky refuzoi. Pasi i dështuan tëgjitha manovrat, Didius iu drejtua madje edhe magjisë rituale, me flijimin e djemve të rinj përnder të perëndive.

    Përpara se të kapej nga Septimius, Didius Julianus u vra nga një anëtar i Gardës Pretoriane në pallatin perandorak, duke pasur të njëjtin fat si Pertinax vetëm disa muaj më parë. Historiani Dio regjistroi fjalët e tij të fundit:“Çfarë të keqe kam bërë? Cilin kam vrarë?”.

    Marrë me shkurtime nga Ancient Origins – Bota.al

  • 14 nëntori i vitit 565 shënon ditën e vdekjes së Justinianit të Madh, perandorit bizantin me gjak dhe origjinë dardane!

    14 nëntori i vitit 565 shënon ditën e vdekjes së Justinianit të Madh, perandorit bizantin me gjak dhe origjinë dardane!

    Jahja Drancolli

    Justiniani i Madh lindi në afërsi të kalasë së Bederianës, në një fshat të quajtur Taur/Tauresium i Dardanisë në vitin 482, ndërsa vdiq në Kostandinopojë më 14/XI/565. Pasi arriti të ngjitej në fronin e Perandorisë Bizantine në vitin 527, ai bëri përpjekje për të ribashkuar Perandorinë Romake, e cila në kushte të reja do të kishte qendër Kostandinopojën (Stambollin e sotëm). Për të arritur këtë qëllim, ai bëri reforma ushtarake, ekonomike, si dhe ligjore për të stabilizuar Kostandinopojën e trazuar nga kryengritjet e shpeshta. Në këtë kuadër, vetëm në zonën e vendlindjes së tij (Dardani), ai kishte ndërtuar dhe rindërtuar 69 fortifikime apo kala me qëllim që popullsia të kishte mundësi të strehohej në kohën e dyndjeve barbare.

    Krahas ndërtimit të fortifikimeve, rrugë të reja janë ndërtuar dhe rindërtuar në të gjithë Ilirinë, duke përfshirë edhe Dardaninë. Janë të njohura rrugët që lidhnin Justiniana Prima/Justiniana e Parë, Justiniana Secunda/Justiniana e Dytë/Ulipana, Shkupi, Nishi, Lezha dhe shumë qendra të tjera të Dardanisë e më gjerë. Disa dëshmi për këtë veprimtari ndërtimore mund të gjejmë te historiani dhe kronisti Procopius Caesariensis (490-565), në veprën monumentale të titulluar “Mbi ndërtimet” (Περὶ ϰτισμάτη ose De aedificiis), të cilën ai e shkroi në mbështetje të Justinianit të Madh në shek. vitet 553–555.

    Në listën e gjatë të fortifikimeve të rindërtuara dhe ndërtuara nga Justiniani I, që na jep Prokopi, spikasin shumë emra qytetesh dhe lokalitetesh të Ilirisë.

    Ky aktivitet i ndërtimeve të Justinianit në Dardani e ka gjetur fillimin me ndërtimet e tipit castrum, tip ky i cili do të kulmojë pikërisht në kohën e tij (mesi i shek. VI). Prandaj Prokopi, në librin “De aedificis”, shprehej: “nëse është e rrezikshme të lundrosh në një det të egër me një barkë të pajisur keq, nuk është më pak guxim të duash të shprehësh madhështinë e ndërtimeve të perandorit Justinian me origjinë nga Dardania”.

    Burimi: zbulimet e fortifikimit Aria (Harilaqi i sotëm), Fushë Kosovë, marrë nga: “Kosova: Archaeological Heritage” të botuar në Encyclopedia of Global Archaeology, Claire Smith editor (second edition, 2020, pp. 6300-6328) me autor Prof. dr. Jahja Drançolli!

  • Arkeologët kanë frikë ta hapin: Varri i perandorit kinez mund të ketë kurthe vdekjeprurëse!

    Arkeologët kanë frikë ta hapin: Varri i perandorit kinez mund të ketë kurthe vdekjeprurëse!

    Ushtria terrakota dhe kompleksi i varrimit të Qin Shi Huang janë cilësuar si vende të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, dhe mbeten disa nga zbulimet më të rëndësishme arkeologjike në histori.

    Varri 2200-vjeçar i perandorit të parë të Kinës, Qin Shi Huang, mbetet i mbyllur hermetikisht sepse arkeologët kanë frikë se mund të fshehë kurthe vdekjeprurëse. Mauzoleumi i perandorit, i cili sundoi nga viti 221 deri në 210 para Krishtit, ndodhet në distriktin Lintong, Xi’an, Shaanxi. Ai ruhet nga ushtria ikonë terrakote, skulptura që synojnë ta mbrojnë atë në jetën e përtejme.

    Ndërsa pjesë të nekropolit janë eksploruar, vetë varri nuk është hapur kurrë, për shkak të frikës se çfarë mund të jetë brenda. Në një tekst të shkruar nga historiani i lashtë kinez, Sima Qian, rreth 100 vjet pas vdekjes së Qin Shi Huang, ai shpjegon se varri është i lidhur me kurthe të krijuara për të vrarë çdokënd që ndërhyn.

    “Mjeshtrit u urdhëruan të bënin harqe dhe shigjeta të përgatitura për t’u qëlluar ndaj kujtdo që përpiqej të hynte në varr. Mërkuri u përdor për të simuluar njëqind lumenjtë, Yangtze dhe lumin e Verdhë, dhe detin e madh, dhe u vendos të rrjedhë mekanikisht”, thotë historiani në tekstin e tij, sipas IFL Science.

    Sipas një raporti nga Business Insider, ndërsa disa shkencëtarë i hedhin poshtë pretendimet si trillime, një studim i vitit 2020 tregoi se përqendrimet e mërkurit rreth varrit ishin në nivele dukshëm më të larta se sa pritej.

    “Mërkuri mund të shpëtojë përmes çarjeve, të cilat janë zhvilluar me kalimin e kohës”, raporton IFL Science.

    I frikshëm dhe ambicioz Qin Shi Huang ishte i pari që sundoi Kinën e bashkuar, dhe tregimet historike tregojnë se ai konsumonte mërkur pasi besonte se do t’i jepte jetën e përjetshme. Në veçanti, perandori shpesh pinte verë me mërkur, dhe mund të kishte vdekur nga helmimi në moshën 49-vjeçare, raportoi BBC.

    Megjithatë, frika e mërkurit nuk është e vetmja gjë që i pengon arkeologët të hapin varrin, pasi shqetësohen se puna teknike mund ta dëmtojë atë.

    Ushtria terrakota dhe kompleksi i varrimit të Qin Shi Huang janë cilësuar si vende të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, dhe mbeten disa nga zbulimet më të rëndësishme arkeologjike në histori.

  • Jorge Luis Borges dhe historia e perandorit që dogji librat për t’u bërë “i pavdekshëm”

    Jorge Luis Borges dhe historia e perandorit që dogji librat për t’u bërë “i pavdekshëm”

    Më 1950, Jorge Luis Borges botoi një tekst në të cilin përshkruante se si perandori kinez Qin Shi Huang e ndaloi me ligj përmendjen e vdekjes. Kjo ishte mënyra e shkrimtarit për t’iu kundërvënë presidentit fuqiplotë argjentinas, Juan Peron.

    Më 22 tetor të vitit 1950, një vit pas miratimit të Kushtetutës së re në Parlamentin argjentinas, që nuk i vinte më limite rizgjedhjes së Presidentit, duke i dhënë kështu gjeneralit Peron një pavdekshmëri simbolike, Jorge Luis Borges botoi në gazetën “La Nación” një tekst të shkurtër që sot është kthyer në një klasik të letërsisë, “Muri i madh dhe librat”.

    Qëllimi i tij, na thotë Borges, ishte thjesht e vetëm të bënte ndonjë reflektim mbi perandorin kinez Qin Shi Huang (që Borges e quan, sipas nomenklaturës së lashtë, Shih Huang Ti), që në fillim të shekullit të tretë para Krishtit, “ndaloi të përmendej vdekja dhe kërkoi eliksirin e pavdekësisë”. Qin Shi Huang mori famë sepse urdhëroi ndërtimin e një muri të madh dhe dogji të gjithë librat përpara tij. Në rreth tre faqe të admirueshme, Borges përmend disa aspekte thelbësore të atij personazhi misterioz, megjithatë fluturon mbi shumë veçanti të tjera, si dy sipërmarrjet kolosale që i dhanë famë.

    Gjatë mbretërimit të tij, Qin Shi Huang, së bashku me ministrin Li Si, kërkoi të zbatonte një plan reformash ekonomike dhe politike, me qëllim bashkimin e një shteti të madh të fragmentarizuar dhe të korrigjonte praktikat administrative korruptive të qeverisë paraardhëse, duke e transformuar nga një vend feudal në një shtet federativ. Këto masa i dhanë admirimin e brezave të ardhshëm dhe Tom Ambrose, në studimin e tij të zellshëm mbi origjinën e tiranive, e quan Qin Shi Huangit si themeluesin e shtetit të parë me polici në historinë botërore.

    Stephen Haw, autor i “Beijing: A Concise History” ngre hipotezën se ambicia për pushtet e Qin Shi Huang e kishte burimin nga një traumë të pësuar gjatë adoleshencës. Pas vdekjes së të atit, mbretit Zhuangxiang të Qin, kundërshtarët e monarkut të ri, që në atë kohë ishte vetëm 13-vjeç, hapën fjalë sikur ai nuk ishte fëmija legjitim i mbretit, por i një tregtari, Lu Buwei, dashnor i bashkëshortes së mbretit. Në një shoqëri që, për shkak të influencës së etikës konfuciane, i konsideronte tregtarët si pjesa më e neveritshme e shtresave sociale, një akuzë e tillë ishte shumë e turpshme.

    Pasi ndenji nën tutelën e një regjenti të gjykatës së provincës së largët Zhao, gjëja e parë që Qin Shi Huang bëri kur mori fronin, ishte pushtimi i provincës ku e kishin mbajtur peng dhe ekzekutimi i guvernatorëve të tij. Qin Shi Huang vendosi të marrë titullin Perandor i Parë, në mënyrë që historia e Kinës të fillonte me të. Një shekull më vonë, pas vdekjes së perandorit të pavdekshëm, poeti i njohur Jia Yi shkroi se Qin Shi Huang “nuk kishte mëshirë për askënd” dhe “veprimet e tij politike i bënte në funksion të drejtësisë”. “Të marrësh pushtetin”, shkroi Jia Yi, “është shumë ndryshe nga ruajtja e tij”.

    Sipas historianëve Gregory Veeck dhe Clifton Pannell, pasioni më i madh i perandorit ishte inxhinieria: edhe sot në gjithë Kinën mund të shihen rrënojat e kanaleve dhe rrugët e këmbësorëve të ndërtuara me urdhër të Qin Shi Huang. Ndërsa kultura i interesonte shumë pak.

    Ministri i tij, Li Si, e kishte paralajmëruar për rrezikun që i kanosej nga poetët dhe filozofët, të cilët duke u bazuar në tekstet e ruajtura në bibliotekat e vendit, do ta krahasonin qeverinë e tij me ato paraardhëse duke ia zvogëluar madhështinë. Për të shmangur një çnderim të tillë, Li Si i këshilloi të urdhëronte shkatërrimin e gjithë librave që ishin shkruar para ardhjes së tij në pushtet, duke ruajtur vetëm disa tekste burokratike mbi teknologjinë, e duke vënë teknokratë në krye të institucioneve kulturore.

    Borges thekson se shkatërrimi nuk ishte një hiçgjë: në atë kohë, kultura kineze, mes qindra emrave të mëdhenj, kishte edhe atë të Perandorit të Verdhë, të Zhuang Zi, të Konfucit dhe Lao Zi.

    Duke ndjekur gjithmonë këshillat e ministrit të tij, Qin Shi Huang mori kontrollin e shkollës konfuciane, duke urdhëruar që 460 filozofët e saj të varroseshin të gjallë së bashku me librat e tyre. Kur në shekullin XX, pas Revolucionit Kulturor, një opozitar kërkoi të krahasonte Mao Cedunin me Qin Shi Huan, Mao u indinjuar thellë: “Ai varrosi të gjallë 460 intelektualë, ne varrosëm 46,000!”

    Njëzetë e katër shekuj pas vdekjes së tij, hija ambicioze e Qin Shi Huang nuk është zhdukur plotësisht nga bota jonë përsëritëse./KultPlus.com