Tag: perandori

  • Hapja e grupkapitullit të fundit/ Rama me batuta nga Brukseli: Më mirë na merrni brenda BE-së, ndryshe do ju përndjekim deri në fund

    Hapja e grupkapitullit të fundit/ Rama me batuta nga Brukseli: Më mirë na merrni brenda BE-së, ndryshe do ju përndjekim deri në fund

    Nuk munguan batutat nga kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për shtyp më komisioneren për zgjerimin, Marta Kos në Bruksel.

    Teksa foli për anëtarësimin, kreu i qeverisë tha se kjo është hera e parë që Shqipëria kërkon t’i ‘bindet një perandori’ (BE), ndërsa shtoi ‘Më mirë të na marrin brenda, nëse jo do ti përndjekim deri në fund
    Rama: Ky proces na ka ndihmuar në mënyra që në të kundërt do të ishin të pamundura. Mund të tingëllojë… quajeni si të doni, por është njësoj si të shkosh në shkollë dhe të duhet të mundohesh të thonë që duhet të përsëritësh, të vish prapë se provimin nuk e ke bërë mirë, në qoftë se nuk heq dorë, fiton . Ajo çfarë Shqipëria e shqiptarët fitojnë nga ky proces shkon përtej grupkapitujve dhe anëtarësimit formal, ata fitojnë një vend i cili bazohet në institucione që funksionin në shtetin e së drejtës. Do ju thoja po, viti i fundit ka qenë i jashtëzakonshëm, ka qenë shpërblyes, pa vitet që i paraprimë që nuk ishin shpërblyese, kuy nyuk do të kishte ardhur. Të jesh skeptik nuk është gjë e keqe, por nuk duhet të na ndalë që të punojmë çdo orë, minutë për ta bërë realitet.
    Ne kemi një shumicë si në kohërat komuniste dhe në perandorinë osmane, ne u jemi besnikë perandorive. Kjo është hera e parë që ne duam të ju bindemi një perandori. Ishim kokë e këmbë nga imponimi dhe jo nga zgjedhja. Më mirë të na marrin brenda, nëse jo do ti përndjekim deri në fund. Nuk i shpëtoni dot Shqipërisë.

    Top Channel

  • “Vikingët i kemi në anën tonë”, Rama nga Brukseli: Hera e parë në histori që zgjedhim se më kë duam të martohemi

    “Vikingët i kemi në anën tonë”, Rama nga Brukseli: Hera e parë në histori që zgjedhim se më kë duam të martohemi

    Shqipëria shënoi një tjetër hap përpara në rrugëtimin drejt BE-së, duke hapur edhe katër grupkapituj të tjerë.

    Kryeministri Edi Rama dhe Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos mbajtën një konferencë për shtyp në Bruksel.
    Kreu i qeverisë u shpreh se ‘për herë të parë në histori, vendi ynë zgjedh vetë se më kë do të martohet’.
    “Kam shumë mirënjohje me të cilën dua të them disa fjalë duke e nisur nga falënderimi për ju, për mbështetjen dhe që jeni siguruar të mbahet premtimi që kur japim rezultate shpërblehemi.
    Sot çelëm një tjetër grupkapitull që në fakt përbëjnë 5 grupkapituj në 11 muaj dhe mesa di unë ky është një rekord. Presim me padurim të çelim grupkapitullin e fundit përpara mbylljes së këtij viti. E di që është shumë ambicioze, por është çfarë duam të bëjmë dhe me shumë shpresë do ta bëjmë sëbashku. Dhe sic e thatë, ashtu siç e theksoi edhe Marta, kjo nuk ka të bëjë vetëm me marrjen e një shpërblimi njëherë e përgjithmonë, por të realizojmë çdo ditë dhe ne e dimë që ka sfida, e dimë që duhen bërë shumë përpjekje, por e dimë edhe që nuk ka asnjë rrugë tjetër. Më së fundmi kjo është hera e parë për ne në histori që zgjedhim lirisht me kë duam të “martohemi”.
    Jemi martuar me detyrim me perandori të tjera në të shkuarën, kështu që, kjo është një perandori pjesë e së cilës duam të jemi, një perandori vlerash, të drejtash, një perandori sigurie e sigurimi, ku më së fundi qytetarët tanë do të sigurohen që të drejtat e liritë e tyre nuk do t’u merren nga askush që vjen më pas.
    Nuk dua që të flas më gjatë sepse jam tejet i vetëdijshëm që Danimarka ka shumë për të bërë dhe ministrja këtu ka një ditë të gjatë përpara saj e gjëra të tjera për të bërë, për të vijuar me detyrimet e presidencës daneze, por dua të them diçka për të cilën na erdhi vërtetë shumë mirë, kur pamë barometrin që përmendi Marta dhe kur kuptuam që populli danez është mes mbështetësve më të mëdhenj të anëtarësimit tonë. Që të kesh nga ana jonë vikingët është diçka që të jep mjaft siguri dhe na duhet ta përhapim këtë në mbarë Europën në mënyrë që askush të mos guxojë në një farë mënyre të na bllokojë rrugën, sepse midis nesh dhe vikingëve është një sipërmarrje e frikshme.
    Megjithatë, thënë kjo, faleminderit shumë Mari, faleminderit shumë Marta!
    Ashtu siç po diskutonim edhe gjatë konferencës, tashmë kemi një ministri e ministër të dedikuar për mjedisin ekskluzivisht. Më duhet ta pranoj se ky është rezultat edhe i një farë trysnie nga kanalet e BE-së për ta bërë një gjë të tillë. Sigurisht, trysni miqësore, me argumente të mira, kështu që ne kemi hyrë apo i jemi vënë plotësisht dhe dua të falënderoj gjithashtu dhe e di që do të mbështetemi tek e gjithë dija e Europës, një dije që është akumuluar duke ecur përpara me anë të shembullit”, u shpreh Rama.

    Top Channel

  • Rama nga Brukseli: Perëndoria që duam…!

    Rama nga Brukseli: Perëndoria që duam…!

    Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel për hapjen e të tjerë grupkapitujve, në një përpjekje të dukshme dhe të lexueshme për ta kurorëzuar qeverisjen e tij me anëtarësim në BE, pa mundur dot, ose dështuar, të rilindë Shqipërinë siç synonte apo besonte kur nisi të qeveriste. Tashmë, eufemizmi politi “rilindje” pothuajse është zhdukur nga ligjërimi i tij qeverisës.
    Në një konferencë për shtyp nga kryeqyteti i BE-së, ai delaroi në stilin e tij:
    “E dimë që ka sfida dhe duhen bërë përpjekje, por e dimë që nuk ka asnjë rrugë tjetër. Kjo është hera e parë për ne në histori që zgjedhim lirisht me kë duam të martohemi. Jemi martuar me detyrim me perandori të tjera në të shkuarën, kjo është një perandori pjesë e së cilës duam të jemi”.
    Para tij, Komisionerja për Zgjerim Marta Kos tha se ecuria e Shqipërisë është në rrugë të mbarë.
    “Vazhdoni kështu me këtë ritëm duke u siguruar që të përfshini Parlamentin, shoqërinë ciivle. Sidomos për fusha kritike si reforma në drejtësi pavarësia gjyqësore. Në momentin që të çelim të gjithë, do të nisi menjëherë që t’i mbyllim sa më shpejt dhe brenda 2027”, u shpreh Kos.
    Me gjasë, Rama synon të mbyllë kapitullin e tij të gjatë qeverisës me futjen e Shqipërisë në BE, si zgjodhja më e mirë për të kamufluar dështimin e një Shqipërie të rilindur. /tesheshi.com/
     

  • “5 grupkapituj të hapur në 11 muaj, rekord”, Rama: Hera e parë që kemi zgjedhur me kë të martohemi

    “5 grupkapituj të hapur në 11 muaj, rekord”, Rama: Hera e parë që kemi zgjedhur me kë të martohemi

    Shqipëria hapi sot katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
    Në Bruksel u mbajt Konferenca e 6-të ndërqeveritare me Unionin evropian për Grupkapitullin IV: “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”, ku u hapën 4 kapituj të tjerë: Politika e transportit, Energjia, Rrjetet trans-evropiane, Mjedisi si dhe ndryshimet klimatike.
    Pas Konferencës Ndërqeveritare, Kryeministri Rama ka mbajtur sot një konferencë të përbashkët me Marie Bjerre, Ministre e Çështjeve Europiane, Mbretëria e Danimarkës dhe Marta Kos, Komisionere Europiane për Zgjerimin.

    Kreu i qeverisë tha se është hera e parë që një vend, kandidat për në BE hap 5 grupkapituj në 11 muaj. Me nota humori, Rama theksoi se kjo është gjithashtu hera e parë që Shqipëria ka zgjedhur me kë të martohet.
    Edi Rama: Kam shumë mirënjohje. Sot çelëm një tjetër grupkapitull që në fakt përbëjnë 5 grupkapituj në 11 muaj dhe mesa di unë, ky është një rekord. Presim me padurim të çelim grupkapitullin e fundit përpara mbylljes së këtij viti dhe me shpresë do ta bëjmë së bashku. Siç e theksoi edhe Marta, kjo nuk ka të bëjë vetëm me marrjen e një shpërblimi një herë e përgjithmonë, por të realizojmë çdo ditë. E dimë që ka sfida, por e dimë që nuk ka asnjë rrugë tjetër dhe më së fundi kjo është hera e parë për ne në histori që zgjedhim lirisht me kë duam të martohemi. Jemi martuar me detyrim me Perandori të tjera në të shkuarën, por kjo është një Perandori pjesë e së cilës duam të jemi. Një perandori vlerash, sigurie dhe sigurimi ku qytetarët tanë do të sigurohen që të drejtat  dhe liritë e tyre nuk do të merren nga askush që vjen më pas./vizionplus.tv 

  • Ky është Perandori që vdiq si kopështar

    Ky është Perandori që vdiq si kopështar

    Perandorët lindin rrallë, më shpesh vetëshpallen. Nëse shohim mirë në histori ky titull është manifestim i egos, nga Çesari tek Napoleoni nuk është se ka sjellë shumë fat si titull. Për ta ekuilibruar pak jut hemi që ka edhe nga ata që lindin perandorë e vdesin kopshtarë.

    Sot është e vështirë të bësh dallimin mes mbretit dhe perandorit, dallim i cili ishte shumë i dukshëm në antikitet deri në fillim të shekullit të kaluar. Perandori është fuqia më e madhe qeverisëse në një zonë të caktuar, ndërsa mbreti mund ti nënshtrohet edhe pushtetit të dikujt tjetër ( perandorit, papës, apo një mbreti tjetër). Titulli mbret është një titull politik,ndërsa perandori merr edhe pozitat e një lideri shpirteror. Një mbret ka fuqi mbi një zonë homogjene kulturore, ndërsa një perandoor sundon mbi shumë kultura. Si përfundim perandori është ai që persianët me të drejtë quanin “ mbreti i mbretërve”

    Perandorët sot

    I vetmi perandor i gjallë sot është Akihito, perandori i 125-të i Japonisë nga viti 1989. Askush nuk e thërret në emër. Rregulli e do që t’i drejtohen me Madhëria Juaj Perandorake. Perandoria e tij do të njihet në histori si perandoria e arritjes së paqes

    Çesari

    Perandorët romakë nuk patën kurrë pushtet absolut, duke marrë parasysh edhe rolin që luante senati dhe opinioni publik. Perandori i parë në historinë e Perandorisë Romake ka qenë Çesari. Ndërsa i pari që përdori zyrtarisht titullin ishte biri i tij adoptive Augusti(Perandori, Cesar August)

    Sinonime

    Në kursin e historisë kanë ekzistuar shumë sinonime të ngjashme me emërtimin perandor. Si Gengis Khan, titull që vjen nga bashkimi i fjalës turke khan(sundues) ndërsa Gengis, sipas të dhënave mund ti referohet oqeanit. Pra Gengis Khan do të thotë zot i oqeaneve.

    Perandori i fundit

    Mund të lindësh perandor dhe të vdesësh kopshtar, këtë na e mëson historia e Puyi,që u bë perandor i Kinës pak ditë para se të bënte tre vjeç në 1908. Pas revolucionit të 1911 u shpall republika, kështu ai abdikoi. Pas abdikimit u bë perandor i një vendi të vogël në azi. Në vitin 1945 u kap nga armata e kuqe. Lideri i asaj kohe në Kinën komuniste e bëri ish perandorin kopshtar dhe e përndoqi gjatë gjithë revolucionit kulturor.

    Perandorët e vetshpallur

    Shpesh perandorët vetshpallen. Napoleoni u vetshpall perandor i francezëve në 2 dhjetor 1804, në katedralen e Notre-Dame në Paris, duke i hequr kurorën religjioze Papa Piut të VII. Një tjetër rast i vetshpalljes perandor është ai i Viktor Emanuelit që u vetshpall perandor i Etiopisë në 1939.

  • Kostandini i Madh: Pushtuesi i krishterë i Romës së Lashtë

    Kostandini i Madh: Pushtuesi i krishterë i Romës së Lashtë

    Konstandini I ishte perandori i parë dhe i vetëm romak që mori titullin “I Madh”. Një udhëheqës revolucionar dhe i pandalshëm, ai ishte gjithashtu perandori i parë që u konvertua në besimin e krishterë, duke shpallur krijimin e një Perandorie të re Romake, akt që do tësillte në fund edhe rënien e saj.

    Po kush ishte Kostandini i Madh? Lindi në qytetin Naisus (në Serbinë e sotme) më 27 shkurt 272 Pas Krishtit. I ati i tij, Flavius Konstancius, ishte një nga truprojat e perandorit të atëhershëm Aurelianit. E ëma e Konstandinit, ishte një grua greke e varfër me emrin Helena.

    Konstancius i ngjiti shpejt shkallës e karrierës në radhët e ushtrisë romake, duke u bërë guvernator i provincës romake të Dalmacisë. Në vitin 284, Diokleciani u bë sundimtari i ri i Perandorisë Romake. Disa vite më vonë, ai emëroi si bashkë-perandor mikun e tij të ngushtë Maksimianin.

    Në vitin 288, Maksimiani deklaroi se Konstanci do t’i bashkohej prefektit të tij në provincën e Galisë, që sot përbëhet nga Franca, Luksemburgu, Belgjika dhe Zvicra. Më vonë,Maksimiani do të emëronte Kostancin mëkëmbës të tijin në Çezare në Tetrarkinë e Dioklecianit.

    Gjatë asaj kohe, Kostandini i ri u rrit dhe nisi të shërbejë si trashëgimtari i të atit, deri në vdekjen e tij në vitin 306. Kostandini kishte marrëdhënie të afërta me paganët dhe të krishterët. Megjithëse u rrit si pagan, ai ishte tolerant ndaj kësaj feje.

    Konstandini zhvilloi në emër të Dioklecianin në disa luftëra në Siri, Mesopotami dhe madje edhe Britani. Pikërisht në Jork të Anglisë vdiq Konstanci në vitin 306. Para vdekjes së tij, ai shpalli synimin e tij për ta bërë perandor djalin e tij Konstandinin. Provincat e Galisë dhe Britanisë ndoqën shumë shpejt shembullin e tij.

    Kostandini e shpalli veten Çezar, gjë që sfidoi direkt bashkësundimtarin e tij Maksentius. Si perandori i ri i Romës, Konstandini sundoi mbi një nga ushtritë më të mëdha romake në Gali, Britani dhe Spanjë. Ai drejtoi disa projekte infraskrukturore të mëdha në kryeqytetin gal,Trier, ku përfshiheshin fortifikime të rikonstruktuara, një kompleks i madh pallatesh, një sallë audiencash, dhe një banjë perandorake.

    Menjëherë pas fillimit të mbretërimit të tij, pati shumë komente se sundimi i Konstandinitishte i ngjashëm me atë të babait të tij. Deri në vitin 311, ai sundonte mbi perandorinë perëndimore, ndërsa një sundimtar i ri, Liciniusi, kontrollonte Lindjen.

    Maksentius u ndje i tradhtuar nga humbja e papritur e pushtetit, dhe nisi një luftë hakmarrëse kundër Kostandinit. Ai mori kontrollin e gjithë Italisë, ndërsa Konstandini u zhvendos në Milano për ta rifituar atë. Kur po marshonte drejt Maksentiusit, ushtria e tij mbajti për herë të parë pankarta me shkronjat greke X (chi) dhe P (rho) që shkruanin “Krishti”.

    Kostandini pretendoi se Zoti i kishte folur, dhe e kishte udhëzuar të mbante këto banderola për të siguruar fitoren. Ushtria e Konstandinit e mundi atë të Maksentiusit. Licinius u detyrua të dorëzonte fronin e tij në këmbim të faljes së jetës. Por pasi mori pushtetin, Konstandini e vrau. Për herë të parë në shumë vite, Roma kishte një perandor të vetëm.

    Dhe për herë të parë në histori, ai ishte i krishterë. Paraardhësi i Konstandinit, Dioklecianikishte zgjedhur Nikomedian (në Turqinë e sotme) si selinë e tij të pushtetit në Lindje. Por perandori i ri pranoi zhvendosjen e qendrës së perandorisë së tij drejt Bizantit.

    Ai zgjodhi të krijojë një kryeqytet të ri të Perandorisë Romake Lindore, Kostandinopojën, e cila u shndërrua në një qendër të mësimit të krishterë dhe ruajtjes së kulturës. Qyteti strehonte relike të famshme siç ishte Kryqi i Vërtetë ,që besohej se ishte kryqi mbi të cilin u kryqëzua Jezu Krishti 300 vjet më parë, dhe Shkopin e Moisiut.

    Kostandini e ndërtoi Kishën e Shenjtë të Apostujve të Shenjtë në majë të tempullit të vjetër të perëndeshës greke Afërdita. Perandori i krishterë i sapokonvertuar, mori përgjegjësinë për politikën e re fetare në Perandorinë Romake, për të ndalur armiqësinë në rritje midis paganëve romakë dhe të krishterëve.

    Në një përpjekje për të lehtësuar disi tensionet, Konstandini e legalizoi Krishterimin, dhe i ndaloi të krishterët të merrnin pjesë në fenë pagane, gjë që nxiti luftën ndaj të krishterëve jo-praktikantë. Në një përpjekje për të forcuar harmoninë shoqërore, Konstandini mblodhi një këshill peshkopësh që udhëtuan në qytetin e Nikesë për t’u mësuar njerëzve parimet bazë të Krishterimit.

    Duke ndalur persekutimin intensiv kundër të krishterëve në të gjithë Perandorinë, dhe duke deklaruar se të krishterët mund të ndiqnin lirshëm besimin e tyre, Konstandini ndryshoi praktikisht brenda natës politikën fetare.

    Konstandini druhej se mund të kishte fatin e shumë perandorëve romakë përpara tij:një grusht shteti ushtarak që përfundonte me vrasje. Për të minimizuar këtë rrezik, ai e riorganizoi të gjithë sistemin e senatit, duke i dhënë më shumë pushtet guvernatorëve provincialë që ubesonte më shumë.

    Perandori e reformoi edhe ushtrinë, duke shpërbërë legjionet që ai besonte se kërcënoninpushtetin e tij, duke përmirësuar aftësitë e armëve, për të mbajtur larg kryeqytetit tradhtarët e mundshëm nga radhët e ushtrisë. Kostandini nuk ishte i vetmi në familjen e tij që arriti njëfamë ndërkombëtare.

    E ëma e tij, Helena, u bë Shën Helena e Kostandinopojës, pasi ndërmori një pelegrinazh

    në Tokën e Shenjtë. Ajo supozohet se ri–zbuloi Kryqin e Vërtetë. Por jo e gjithë familja e Konstandinit u shpall shenjtore. Djali i tij më i madh Krispus dhe gruaja e tij, Perandoresha Fausta, u dënuan të dy me vdekje me urdhër të Perandorit.

    Emrat dhe imazhet e tyre u fshinë nga të dhënat historike. Në atë kohë, shumë njerëzspekuluan se Krispus dhe Fausta ishin në një marrëdhënie intime të paligjshme. Krispus u helmua në qershorin e vitit 326, ndërsa Fausta u vra një muaj më vonë.

    Kostandini vdiq më 22 maj 337. Pas një sëmundjeje të gjatë, ai shpresonte të pagëzohej përpara vdekjes së tij në lumin Jordan. Por perandori i sëmurë nuk arriti kurrë në Tokën e Shenjtë. Ai vdiq teksa po përpiqej të arrinte në qytetin e tij, Kostandinopojë.

    Trupi i tij u varros në Kishën e Apostujve të Shenjtë, por më vonë u përdhos dhe u shkatërrua gjatë Kryqëzatës së Katërt në vitin 1204. Kisha e Apostujve të Shenjtë u shkatërrua gjatë kryqëzatave, ndërsa vendndodhja e varrit të Kostandinit, u harrua me kalimin e kohës. Djemtë e tij Konstandini II, Konstanci II dhe Konstani e sunduan Perandorinë pas babait të tyre. Gjatë mbretërimit të tij, Kostandini i Madh ribashkoi Romën e Lashtë nën një perandor,dhe e zgjeroi perandorinë e tij në atë që do të bëhej më vonë Evropa. / Vintage News – Bota.al

  • Flamuri që Maksimiliani I, Perandori i Perandorisë së Shenjtë Romake i dhuroi kapitenit dhe kontit shqiptar, Mërkur Buas (1510)

    Flamuri që Maksimiliani I, Perandori i Perandorisë së Shenjtë Romake i dhuroi kapitenit dhe kontit shqiptar, Mërkur Buas (1510)

    Mërkur Bua (1478-1542) ishte kapiteni më i njohur shqiptar i stratiotëve, një elitë ushtarësh mercenarë arbër që luftonin për monarkë dhe kurora të ndryshme Evropiane.

    Në vitin 1510, Perandori Maksimiliani I, në shenjë nderimi për Mërkur Buan, kapitenin e tij të stratiotëve, i dhuroi atij flamurin e famshëm të Gjergj Kastrioti Skënderbeut, shqiponjën e zezë dykrenare në fushë të kuqe që gjithashtu përfshinte dhe simbole të Perandorisë së Shenjtë Romake dhe asaj Bizantine.

    📸 Origjinali është marrë nga një dorëshkrim i një bashkëkohësi të Mërkur Buas, flamuri u studiua dhe u kopjua në bibliotekën e Mbretit të Italisë midis viteve 1856-1861 dhe u botua në vitin 1867.

  • PERANDORËT ILIRË QË MBIZOTËRUAN ROMËN

    PERANDORËT ILIRË QË MBIZOTËRUAN ROMËN

    Për rreth 3 shekuj (251–565), Roma u mbizotërua nga perandorë ilirë; ishte pikërisht kjo periudhë kur fiset vandale e sllave u mbajtën larg kufijve të rajonit, i cili më pas do të quhej Ballkan. Shumica e tyre kanë ardhur nga rajoni i Sirmiumit (pranë Mitrovicës së sotme- të Vojvodinës) në Iliri. Pas shekullit VI, në listën e perandorëve romakë rrallë gjendet ndonjë ilir. Më sa duket ilirët, nuk ishin më të favorizuarit e Romës ose e humbën fuqinë a ndikimin e tyre; kjo gjendje e krijuar përkon me vërshimin e sllavëve në trojet ilire. A ishte ky mënjanim i ilirëve nga pushteti rastësi a konspiracion, këtë vetëm studimet mund ta tregojnë.• Trajan Decius dhe i biri, Herenius EtruskusNë bazë të të dhënave historike, perandori i parë ilir ishte Trajan Decius. Decius (Gaius Messius Quintus Decius Augustus) ishte Perandor nga 249–251. Në vitin e fundit të mbretërimit, ai bashkëqeverisi me djalin e tij, Herenius Etruskus; të dy u vranë në betejën e Abritus (sot Razgrad, Bullgari) kundër gotëve.Decius, lindi në vitin 201 në Budalia (Mitrovicë, Kosovë). Ai është i pari në listën e gjatë të Perandorëve romakë që do të dilnin nga Iliria. Këta quhen zakonisht perandorë ilirë sepse të gjithë kishin lindur në Iliri dhe u ngjitën në shkallën më të lartë të pushtetit, duke e filluar karrierën si ushtarë në legjionet romake të stacionuar në vendlindjen e tyre. Para se të bëhej perandor, Decius kishte qenë senator, para kësaj, prefekt i qytetit të Romës, dhe radhazi guvernator në Mezi, Gjermanikë, Spanjë. Gjatë mbretërimit të tij, Decius ndërmori disa projekte ndërtimi, si për shembull: banjat termale në Aventine (Itali), të cilat mbetën funksionale deri në shekullin XVI: historikisht, Decius njihet për kujdesin ndaj Koloseut të Romës; gjatë periudhës së tij si perandor, Koloseu, i dëmtuar rëndë nga goditjet e rrufeve, u restaurua plotësisht.• HostilianiHostiliani (230–251) ishte një perandor romak në vitin 251 dhe i dyti me origjinë ilire. Hostiliani lindi në Sirmium (pranë Mitrovicës së sotme) në Iliri, djali i perandorit të ardhshëm Decius dhe bashkëshortes Herennia Cupressenia Etruscilla. Ishte vëllai më i vogël i perandorit Herennius Etruscus. Për të ndjekur gjurmët e të atit drejt fronit, Hostiliani mori trajnimet e duhura që një princ duhet të merrte, por gjithnjë qëndroi nën hijen e vëllait të tij Herennius, që gëzonte privilegjin e të qenit trashëgimtar. Në fillim të vitit 251, Decius i la fronin djalit të tij Herennius të bashk¬udhëhiqte Hostilianin. Decius and Herennius më pas bën një kryengritje kundër mbretit Cniva të gotëve, për të ndëshkuar pushtimet e tij. Megjithatë Hostiliani mbeti në Romë për shkak të përvojës së paktë.• Klaudi II¬Klaudi II¬ nga Iliria hipi në fron në vitin 268. Në fillim e kishte nisur karrierën si ushtar i thjeshtë e më pas u bë komandanti i një ushtrie të vendosur në Pavia. Pasi u bë perandor, Klaudi u shqua në luftimet me gotët, të cilët i shpartalloi në Nish. Nga trimëria që tregoi në këtë luftë ai u quajt Klaud Gotiku. Mbretërimi i tij zgjati dy vjet, derisa vdiq në tokën ilire.• Mbretërimi i QuintillusTë dhënat për mbretërimin e Quintillus janë të pakta dhe kontradiktore. Disa thonë se mbretërimi i tij zgjati vetëm 17 ditë, ndërsa të tjerë thonë se zgjati 177 ditë. Gjithashtu ka mosdakordësi për shkakun e vdekjes së tij. Mendohet se ai mund të jetë vrarë nga vetë ushtarët e tij për disiplinën e rreptë ushtarake. Ekzistojnë dhe zërat që thonë se ai vrau veten duke prerë damarët. Megjithatë vetëm për diçka bien të gjithë dakord, për vendin e vdekjes, më Akuileia. Quintillus që vinte nga Iliria la pas dy djem Claudius dhe Quintillus. Djali i tij i dytë me po të njëjtin emër konsiderohej i aftë. Ai ishte një kampion i vërtetë në senat.• Aurelian, “Shpëtimtari i Ilirisë”Pas vdekjes së Quintillus, në fronin perandorak hipi Aureliani, i cili kishte lindur në Sirmium (pranë Mitrovicës së sotme-të Sremit në Vojvodinë), që ishte kryeqendra e Panonisë, provincë me shtrirje mjaft të gjerë dhe e banuar nga ilirë. Aureliani në fillim kishte qenë ushtar i thjeshtë dhe më pas u bë kryekomandant i kavalerisë. Gjatë betejave të përgjakshme me armiqtë kishte dalë gjithmonë fitimtar dhe për këtë i kishin dhënë shumë tituj, por titulli më i lartë për të do të ishte “Shpëtimtari i Ilirisë”. Aureliani në vitet e fundit të mbretërisë së tij nxori një dekret në vitin 274 kundër të krishterëve. Shkaku i ediktit u bë një nga këshilltarët e tij Porfiri, i cili ishte themelues i neoplatonizmit. Ai shkruan një vepër me 15 volume “Kundër të Krishterëve”. Aureliani besonte në kultin e Mitrës dhe të hyjnisë së Diellit. Të gjithë shtetasit e Perandorisë Romake kanë qenë të detyruar t`i nënshtrohen këtij kulti. Meqenëse të krishterët nuk pranuan, u shpallën armiq të shtetit. Gjatë kësaj përndjekje u martirizua Papa Feliksi (269-274). Mirëpo edhe Aureliani vritet pas një komploti në vitin 175. Aureliani mbretëroi rreth pesë vjet dhe u vra gjatë marshimit të ushtrisë së tij nga Bizanti drejt Persisë.• ProbiPerandor tjetër ilir ishte Probi, i cili gjithashtu kishte lindur në Sirmium të Panonisë. Në moshën 44¬-vjeçare ai u bë perandor dhe mbretëroi për rreth gjashtë vjet. Probi u shqua në luftë kundër fiseve gjermane, franke e vandale, duke i detyruar ata të largoheshin nga kufijtë e perandorisë. Në një ditë vere të vitit 282, ndërsa po drejtonte punimet për tharjen e kënetave në Sirmium, ushtarët u rebeluan, flakën lopatat dhe rrokën armët duke e vrarë perandorin.• Diokleciani, dëshmitari suprem i madhështisëNë vitin 285 fronin e perandorisë romake do ta zinte Diokeliciani (284¬-305) i cili e kishte origjinën nga fisi ilir i Dioklesë. Diokleciani lindi në Salona të Dalmacisë ilire më 22 dhjetor 245. Vdiq po aty më 3 dhjetor 313. Ai kishte qenë komandant i rojeve personale të perandorit të mëparshëm. Merita e Dioklicianit ishte ndarja e pushtetit perandorak në dy Augustë dhe dy Çesarë, ku çdonjëri prej tyre ishte sundimtar fuqiplotë në pjesën e perandorisë që i takonte. Diokliciani u shpall Augusti Suprem dhe si August të dytë emëroi Maksimianin, i cili gjithashtu ishte prej gjakut iliri, ndërsa dy Çesarët kishin një gradë më poshtë se Augustët. I pari ishte Konstandini me origjinë nga Dardania (e ëma e tij ishte mbesa e perandorit Klaud). Diokleciani sundoi rreth 21 vjet derisa në moshën 59¬-vjeçare dha dorëheqjen. Dihet botërisht se Diokleciani si burrështetas krahasohet vetëm me Oktavian Augustin dhe konsiderohet si njëri ndër reformatorët më të mëdhenj që ka njohur shoqëria njerëzore. Diokleciani mori pjesë gjatë gjithë periudhës së tij të sundimit në luftëra të shumta, që i kurorëzoi me fitore të bujshme, njësoj si Klaudi II, Aureliani dhe Probi. Edhe atij historia romake nuk i rezervoi asnjë humbje. Veçanësitë: – Dëshmitari suprem i madhështisë, njëri ndër tre perandorët që historia romake admiron më tepër. – Ashtu si Augusti në fillim, edhe Diokleciani në kohën e tij, për revolucionin e thellë që i bëri organizimit shtetëror, konsiderohet si themeluesi i një perandorie të re. – I vetmi perandor i Romës që e ka lëshuar vullnetarisht pushtetin. – E kanë quajtur “Burri i shekullit të artë”, për të dëshmuar madhështinë e revolucionit dioklecianas të shtetit dhe shoqërisë.• Maximianus Herculius (Maksimiani)Mendohet të ketë lindur mes viteve 249¬-250 pas lindjes së Krishtit në Sirmium, pranë Mitrovicës së Vojvodinës së sotme. Marcus Aurelius Valerius Maximianus ka qenë ushtar që në vegjëli. Ai madje ka luftuar në krah të Perandorit Dioklecian, dhe ka shërbyer në ushtri gjatë mbretërimit të Aurelianit dhe Probusit. Sipas historianëve me siguri ka qenë Diokleciani që më vonë e shpalli perandor të Nikomedeias më 20 nëntor 284. Kur perandori Diokleciani e kuptoi që perandoria ishte shumë e madhe për t’u qeverisur vetë, ai e bëri Maximianusin Çezarin e tij, dhe i ngriti deri në rangun e Augustit. Ndërkohë që Diokleciani sundonte në Lindje, Maksimianusi sundonte në Perëndim. Për t’u rritur në detyrë Maximianus merrte pjesë në aktivitete të shumta ushtarake. Pavarësisht se e pati të lehtë të pushtonte disa vende në vitin 286, e pati shumë të vështirë të përballej me galët në po të njëjtin vit. Në çështjet politike, perandori dhe Çezari i tij ishin shumë të ndryshëm. Maximianusi ishte shumë i kursyer kur binte fjala për marrëveshjet me anëtarët e senatit romak, ndërsa marrëdhënia me fisnikët ishte mjaft e mirë. Më 1 maj 305 si Diokleciani, në Nicomedeia, ashtu edhe Maximianus Herculius, në Mediolanum, dhanë dorëheqjen. Kjo dorëheqje u bë për shkak të sëmundjes fatale që kapi Dioklecianin në fund të vitit 304. Mendohet se ka qenë vetë Diokleciani që i ka detyruar kolegët e tij të hiqnin dorë. Dorëheqja e Herculius nuk duket se zgjati shumë pasi në më pak se një vit më vonë më 28 tetor 306, djali i tij Maksentius u zgjodh perandor i Romës.• Galeri, perandori i fitoreve të bujshmeGaleri lindi në Iliri. Nuk dihet data e lindjes. Vdiq ne Serdica (Sofie) në vitin 311. Sapo u emërua Çezar u nis në frontin e Danubit dhe gjatë viteve 294 deri në 295 korri fitore të mëdha mbi gotët. Në dy vitet që pasuan shpartalloi ushtritë e sarmantëve dhe markomanëve. Me këtë rast ndërtoi një fortesë në Aquincum (Budapesti i sotëm). Pjesa veriore e Panonisë së Poshtme u bë provincë e re dhe u quajt Galeria Valeria, sipas emrit të gruas së tij. Kur persianët pushtuan provincën romake të Mesopotamisë, Galeri marshoi nëpër Armeni dhe i rrethoi, duke arritur që të pushtojë dhe kryeqytetin e tyre Ctesiphon. Ai imitoi Aleksandrin e Madh në betejën që zhvilloi në Narsë, duke mbajtur qëndrim miqësor ndaj familjes së mbretit persian Darius dhe duke marrë në mbrojtje fëmijët dhe gratë e qytetit. Me marrëveshjen e paqes që u nënshkrua, Mesopotamia e zmadhuar me territoret rreth Tigrit u rinjoh si provincë perandorake. Gjatë qëndrimit në fronin e Çezarit, Galeri e ndërtoi kryeqytetin e vet në Selanik, një vend strategjik në rrugën Egnatia, që lidhte Romën me provincat e Azisë. Me ngjitjen në rangun e Augustit, ai u detyrua të shkonte në Nikomedi, në vend të Dioklecianit.• Konstandini i Madh, perandori që ndryshoi historinëKonstandini i Madh lindi më 27 shkurt të vitit 272, nga një familje fisnike ilire në Naissus të Dardanisë (Nishi i sotmëm). I ati i tij Kostanti, ishte në kohën e Dioklecianit njëri prej dy Çezarëve, që mbretëronte në Galinë, Britaninë e Madhe dhe Spanjën. Më 25 korrik të vitit 306 i vdes babai, Konstanti në Jork dhe Konstandini shpallet August (perandor) nga ushtria, e cila përbëhej kryesisht nga ilirë (306).Kur perandori ilir i Romës, Konstandini, e pa për herë të parë Bizantin, qyteti kishte thuajse njëmijë vjet jetë. Që në shekullin VII para Krishtit ekzistonte këtu një qytet i vogël, me akropolin në kodër, aty ku sot shtrihet Shën Sofia dhe Pallati i Sulltanëve. Në të vërtetë fillimisht Konstandini kishte në plan thjeshtë të ndërtonte një qytet, ku të përjetësonte emrin e tij, por pas vizitës së dytë në Romë, e pa se qyteti i vjetër, me tërë atë traditë republikane dhe pagane s’kishte se si të shndërrohet në zemrën e Perandorisë së re të krishterë. Prandaj në vitin 330 të erës sonë, në atmosferën e festimeve, që zgjatën katër ditë, Konstandini i Madh e transferoi rezidencën e tij perandorake në brigjet e Bosforit. Konstandinopoja ishte e rrethuar me mure në pjesën e saj detare dhe një mur trefish në pjesën perëndimore. Për më shumë se njëmijë vjet, muret e Kostandinopojës e shpëtuan Perandorinë prej humbjeve, madje edhe prej zhdukjes së plotë prej armiqve të saj të shumtë. Në fakt, muret e Kostandinopojës mbronin më shumë se Perandorinë; ato mbronin qytetërimin romako-¬bizantin. Qyteti ishte bërë prej kohësh shprehje e dëshirës konstandiniane për ndërtimin e Perandorisë së Krishterë Romake, e cila duhet të ishte shteti i të gjithë të krishterëve të botës, në kufijtë e mëparshëm të Perandorisë. Kisha dhe Shteti ishin bashkuar në një partneritet të pandashëm, që reflektonin rregullin hyjnor. Administrues i këtij rregulli ishte Perandori Romak, zëvendës i zotit në tokë dhe “Apostull i Trembëdhjetë i Krishtit”, që sundonte si një autokrat i krishterë prej selisë së tij në Kostandinopojë. Konstandini e pati lënë punën e nisur në mes dhe ndër pasardhësit, Justiniani siguroi madhështinë konstandiane. Ai shpenzoi gjithë periudhën e vet të sundimit për realizimin e madhështisë romake.¬Ai ishte perandori i parë i krishterë ¬Themeluesi i Kostandinopojës. Vizioni i tij për Romën, qytet të përjetshëm, që mishërohej në Kostandinopojën, jetoi për 1129 vjet. – Ndërtuesi i objekteve më të mëdha kristiane. E quante veten përfaqësues të Zotit mbi tokë dhe i dha sundimit të vet karakter hyjnor. – Është shpallur shenjt nga Kisha Katolike. Kisha e Lindjes e konsideron si shenjtorin më të madh- hën Konstandini.• Maximinus IIMaximinus II (20 nëntor 270 – gusht 313), gjithashtu i njohur si Maximinus Daia ose Maximinus Daza, ishte perandor i Romës nga viti 308 deri në vitin 313. Në vitin 305 xhaxhai i tij, Galerius e adoptoi Maximinusin, duke e rritur atë në rangun e një Çezari dhe i dhuroi atij qeverinë e Sirisë dhe Egjiptit. Maximinus filloi ta stilonte veten si Augusti gjatë fushatave ushtarake. Pas vdekjes së Galerius në vitin 311, Maximinus e ndau Perandorinë Lindore mes Licinius dhe vetes. Kur Licinius dhe Konstandini filluan të miqësoheshin shumë, Maximinus hyri në një aleancë sekrete me uzurpatorin Maxentius, që kontrollonte Italinë. Ai hyri në luftë të hapur me Licinius në vitin 313; thirri një ushtri prej 70,000 burrash por pësoi një humbje të madhe. Një vit më pas ai vdiq, dhe shkaqet e vdekjes së tij nuk ishin asnjëherë të qarta.• Valentinian IValentinian I (lindi në vitin 321 – vdiq më 17 nëntor 375), ishte perandor romak me origjinë ilire nga viti 364 deri në vitin 375 i cili mbrojti me mjeshtëri dhe sukses kufijtë e Perandorisë Perëndimore kundër pushtimeve gjermanike. Valentinian, i cili ishte i biri i një oficeri ushtarak ilir u pozicionua në Panonia (në qendër të Europës), iu bashkua ushtrisë dhe babait të tij me shërbim në Afrikë. Nëntë ditë më vonë komandantët e ushtrisë e shpallën Valentinian perandor. Më 28 mars ai zgjodhi vëllain e tij më të vogël, Valens, si bashkësundues, dhe e vendosi atë si sundues të Lindjes, ndërsa vetë mbajti perëndimin. Për të forcuar linjën e trashëgimisë, Valentinian në vitin 367, zgjodhi djalin e tij 8-¬vjeçar, Gratian, si bashkëperandor. Vetë vdiq si pasojë e një ataku në zemër.• ValensValens (lindi në vitin 328 – vdiq më 9 gusht 378), emri i plotë i të cilit ishte Flavius Julius Valens Augustus, ishte Perandor i pjesës lindore të Romës nga viti 364 deri në vitin 378. Atij iu dha gjysma e e perandorisë, ajo e pjesës lindore nga vëllai i tij më i madh, Valentinian I, pasi ky i fundit mori fronin. Valens, i njohur edhe si perandori i fundit i Romës, u mund dhe u vra në Betejën e Adrianopojës, që shënoi fillimin e fundit të Perandorisë së Madhe romake. Valens dhe vëllai i tij, Valentinian lindën të dy në Cibalae (Kroacinë e sotme) në një familje ilire.• GratianGratian, (Flavius Gratianus Augustus) lindi në Iliri në vitin 359¬ dhe vdiq në gusht të vitit 383. Ai shërbeu si perandor i Romës nga viti 367 deri në vitin 383. Gjatë kohës së mbretërimit të tij ai e ndau sundimin së bashku me të atin, Valentinian I dhe xhaxhain e tij, Valens. Pas vdekjes së Valentinian I (në nëntor të vitit 375), Gratian ishte tashmë sundimtari i vetëm i Perëndimit. Pas një periudhe të shkurtër ai njohu si kolegun e tij gjysmë¬vëllain 4¬-vjeçar, Valentinian. Nën ndikimin e Ausonius, Gratian kërkonte që sundimi i tij të ishte i mirë e popullor. Ai e shpenzoi pjesën më të madhe të mbretërimit të tij duke u ndeshur me fiset që kërkonin të pushtonin tokat romake. Në vitin 378 ai u vonua pak për të marrë pjesë në betejën e përgjakshme me Gotët në Adrianopojë. Për të zëvendësuar Valensin, që u vra në konflikt, Gratian vendosi Theodosius perandor në lindje në vitin 379. Kur në vitin 383, Gratiani dëgjoi se në Britani ishte vetëshpallur një perandor me emrin Magnus Maximus, për ta ndalur atë që të pushtonte më shumë tokë, ai vendosi të ndërhynte. Por Gratiani u dezertua nga trupat e tij, dhe ndërsa kërkonte arratisjen në Alpe, ai u vra në tradhëti nga gotët.• MarcianiMarciani (Flavius Marcianus Augustus) (lindi në vitin 392 – vdiq më 27 janar 457) ishte një perandor bizantin me origjinë ilire nga viti 450 deri në vitin 457. Sundimi i Marcianit shenjoi rikuperimin e Perandorisë Lindore, të cilën e mbrojti nga sulmet dhe kërcënimet e jashtme dhe bëri reforma në ekonomi. Nga ana tjetër politikat izoluese të Marcianit e lanë Perandorinë Perëndimore Romake pa ndihma kundër sulmeve barbare, që u materializuan në fushatat italiane në Attila në vitin 455. Kisha Ortodokse Perëndimore e njeh Marcianin si një shenjtor për rolin e tij në përfshirjen në Këshillin e Kishës. Pas një lufte të gjatë me prijësin e Hunëve, Atilën, Marciani ishte i lumtur që e kishte parë të vdekur Atilën para syve të tij. Marciani vdiq më 27 janar 457 nga sëmundja e gangrenës. Ai u varros në kishën Apostoli i Shenjtë në Kostandinopojë.• AnastasiPerandori Anastas (491¬-518), i cili hipi në fronin perandorak në vitin 491 kishte lindur në Durrës. Anastasi e rrethoi Durrësin me mure, duke ndërtuar kështjellën e famshme me tre mure rrethuese dhe katër kulla. Gjithashtu ndërtoi edhe hipodromin. Ai sundoi gati 20 vjet dhe përmendet për disa reforma. Anastasi bëri reformimin e taksave, të cilat nuk do të mblidheshin si më parë nga këshillat, por nga nëpunësit e financës të emëruar nga prefekti pretorian. Gjithashtu ai bëri edhe reformën monetare duke vënë në qarkullim monedhat prej bronzi në vend të atyre prej bakri. Në kohën e sundimit të Perandorit Anastas u ndaluan ndeshjet midis gladiatorëve nëpër amfiteatre. Anastasi vdiq më 1 korrik të vitit 518. Ai përmendet në histori për ndërtimin e murit të gjatë përreth Konstandinopojës.

    • Justiniani i Madh i IlirisëJustiniani lindi në Bederiana të Dardanisë në vitin 482. Vdiq në Konstandinopojë më 14 nëntor të vitit 565. Perandor prej datës 1 gusht 527¬ deri më 14 nëntor 565.Justiniani dallohet për dijet e thella, vullnetin e jashtëzakonshëm për punë dhe kulturën e nevojshme për ripërtëritjen e idesë perandorake romake. Duke marrë arsimim të plotë. Ai mundi të ishte kompetent në shumë fusha: teologji, politikë, strategji ushtarake, art, arkitekturë, shkencë. U përgatit shumë gjatë për në fron, më me kujdes se të gjithë sunduesit e tjerë të Perandorisë Bizantine. Ishte Perandori i fundit që bëri përpjekje për t’i bashkuar pjesët lindore dhe perëndimore të Perandorisë.Justiniani synonte forcimin e vazhdueshëm të shtetit, prandaj i dha një shtytje të fuqishme veprimtarisë ekonomike. Në bujqësi ai mbështeti lirimin e skllevërve dhe lidhjen e tyre me ngastrat e vogla të tokës, që i merrnin për t’i punuar. Gjatë periudhës së sundimit të Justinianit, tregtia e Bizantit u rrit shumë dhe Kostandinopoja u bë qendra e botës. Deti Mesdhe, pas pushtimeve në Afrikë, Itali dhe Spanjë, u kthye në liqen romak.Për rolin e jashtëzakonshëm të Justinianit në mbrojtjen e doktrinës kishtare, ruajtjen e unitetit fetar dhe ngritjen e katedraleve, bazilikave dhe kishave në të katër anët e Perandorisë, u shenjtërua. Festa e Shën Justinianit është me 14 nëntor. Sot përkujtohet në të gjithë botën e krishterë, veçanërisht në krishterimin e ritit lindor.Justiniani ka qenë shumë i lidhur me vendlindjen dhe popullin që i përkiste. Kjo nuk ishte thjeshtë lidhje shpirtërore dhe nostalgji për prejardhjen. Ai u mbështet shumë në rrethin e vet familjar dhe bashkëkombasit e vet ilirë, që përbënin një forcë kryesore në ushtri dhe në aparatin shtetëror. Në një nga mbishkrimet e gjetura në Itali bëhet fjalë për numrin e madh të ilirëve (numerius felix Illyrianorum), që shërbenin në ushtrinë perandorake. Kujtojmë edhe rolin e madh të tre gjeneralëve ilirë: Belisari, Mundi dhe Germani (kushëri i tij) për mbrojtjen e Perandorisë dhe realizimin e ambicieve të Perandorit. Por ndryshe nga perandorë të tjerë ilirë, Justiniani nuk u mjaftua me ilirizimin e kastës perandorake dhe u përpoq që Iliria të kishte një status të veçantë dhe të ishte më i privilegjuar se rajonet e tjera. Justiniani ndërtoi vetëm në Dardani tetë qytete të reja dhe meremetoi pesëdhjetë e një qytete të tjera. Po kështu në Epirin e Ri, që i përkiste Shqipërisë së Mesme, Perandori ndërtoi tridhjetë e dy kështjella të reja dhe meremetoi tridhjetë e gjashtë ekzistuese. Ndërsa në territorin e Epirit të Vjetër, që i përket territorit të Shqipërisë së Jugut u ndërtuan dymbëdhjetë kështjella të reja dhe u meremetuan dyzet e shtatë kështjella të tjera. Perandori rindërtoi krejtësisht qytetin e Singidinumit dhe e rrethoi me fortesa shumë të rëndësishme. Po kështu ngriti një fortesë të madhe në afërsi të këtij qyteti. Me emrin e vet, Justinianopolis, Perandori pagëzoi edhe qytetin Adrianopolis në Epir. Gjithashtu pranë Justinianës së Dytë, u ndërtua një qytet i ri, i quajtur Justinopolis, për nder të dajës së Augustit, themeluesit të dinastisë, Perandorit Justin I. Justinani u kujdes që Iliriku të ndihej i sigurtë dhe e bëri mbrojtjen e territoreve ilire prej sulmeve të barbarëve një çështje personale. Në territoret ilire u ndërtuan 43 fortesa të reja dhe u riparuan 50 fortesa të tjera. Kur në vitin 540 hordhitë bullgare dhe sllave sulmuan Ilirikun, Justiniani ndërtoi,ose meremetoi rreth 400 vendfortifikime, shumica prej të cilave shumë larg kufijve. Dante e percepton Justinianin si përfaqësuesin e denjë të Perandorisë së Romës. Si përfundim, shekulli VI mbizotërohet nga personaliteti i Justinianit, kurse sundimi i tij shënon pikën kulmore të Perandorisë Romake të Lindjes. Justiniani i Madh është njëri ndër personalitetet më të shquara historikë të Kohës së Vjetër dhe padyshim sunduesi më i lavdishëm i Perandorisë njëmijë e njëqindvjeçare të Bizantit.

  • Konstandini Xl Paleologu, perandori i fundit i Perandorisë Bizantine me prejardhje shqiptare

    Konstandini Xl Paleologu, perandori i fundit i Perandorisë Bizantine me prejardhje shqiptare

    6 janar 1449 Kostandini XI Paleologu u bë perandor i Perandorisë Romake të Lindjes, i fundit i historisë mijëvjeçare të Perandorisë.

    Siç e thekson Mathieu Aref: “Ishte Kostandini i Madh nga Naisi ilir, ai që ligjëroi dhe mbështeti krishterimin, njëkohësisht themeloi edhe Perandorinë Romake të Lindjes, Bizantin. Nga ana tjetër, ai që e mbrojti i fundit këtë perandori, më 29 maj 1453, duke rënë heroikisht me shpatë në dorë si një ushtar i thjeshtë, ishte Kostandin Paleologu XI, shqiptar.” /Trungu & InforCulture.info

  • Edhe një Emperor Ilir i Perandoris Romake

    Edhe një Emperor Ilir i Perandoris Romake

    Publius Sulpicius Galba Maximus (fl. fundi i 3-të deri në fillim të shekullit të 2-të para erës ton ) ishte një oficer ushtarak romak dhe senator i cili u zgjodh dy herë konsull romak dhe u emërua diktator një herë. Ai ka luftuar në Luftën e Dytë Punike dhe në Luftën e Parë dhe të Dytë Maqedonase. Galba (/ˈɡælbə/; lindur Servius Sulpicius Galba ( Gallaba, Gallabri- Kallaba); 24 dhjetor 3 pes – 15 janar AD 69) ishte perandori i gjashtë romak, që sundoi nga viti 68 deri në vitin 69 pas erës sonë. Pas birësimit nga njerka dhe para se të bëhej perandor, ai njihej si Livius Ocella Sulpicius Galba. Ai ishte perandori i parë në Vitin e Katër Perandorëve dhe mori fronin pas vetëvrasjes së perandorit Neron. I lindur në një familje të pasur, Galba (Galabri- Kallabri) në Dardani mbajti në periudha të ndryshme postet e pretorit, konsullit dhe guvernatorit në provincat e Akuitanisë, Gjermanisë së Epërme dhe Afrikës gjatë gjysmës së parë të shekullit të parë pas erës ton. Ai u tërhoq nga pozicionet e tij gjatë pjesës së fundit të mbretërimit të Klaudit (me ardhjen e Agrippina të Vogël), por Neroni më vonë i dha atij guvernatorin e Hispanisë. Duke përfituar nga disfata e rebelimit të Vindex dhe vetëvrasja e Neronit, ai u bë perandor me mbështetjen e Gardës Pretoriane.

    Dobësia fizike dhe apatia e përgjithshme e Galbës bëri që ai të zgjidhej nga të preferuarit. Në pamundësi për të fituar popullaritet me popullin ose për të ruajtur mbështetjen e Gardës Pretoriane, Galba u vra nga Otho, i cili u bë perandor në vend të tij. Galba nuk kishte lidhje me asnjë nga perandorët e dinastisë Julio-Claudian, por ai ishte anëtar i një familjeje të shquar fisnike Dardane. Origjina e njohësit Galba është e paqartë. Suetonius ofron një sërë shpjegimesh të mundshme; anëtari i parë i gjinisë Sulpicia që mbante emrin mund ta ketë marrë emrin nga termi galba, të cilin romakët e përdornin për të përshkruar galët, ose sipas një insekti të quajtur galbae. Por me siguri nga fisi Dardan Gallaba ose Kallaba nga Gallabri , Dardani. Një nga paraardhësit e Galbës kishte qenë konsull në vitin 200 para erës ton , dhe një tjetër nga paraardhësit e tij ishte konsull në vitin 144 para erës ton ; babai dhe vëllai i perandorit të mëvonshëm, të dy të quajtur Gaius, do të mbanin detyrën në vitin 5 dhe 22 pas erës ton , respektivisht gjyshi i Galbës ishte historian dhe djali i tij ishte avokat, martesa e parë e të cilit ishte me Mummia Achaica, mbesa e Quintus Lutatius Catulus dhe stërmbesa. i Lucius Mummius Akaicus; Galba krenohej me prejardhjen e tij nga stërgjyshi i tij Catulus. Sipas Suetonius, ai sajoi një gjenealogji me prejardhje atërore nga perëndia Jupiter dhe prejardhje nga nëna nga legjendarja Pasiphaë, gruaja e Minos. Thuhet se Galba kishte lidhje të largët me Livia-n për të cilën kishte shumë respekt dhe nga ana e saj ishte avancuar në karrierën e tij; në testamentin e saj ajo i la atij pesëdhjetë milionë sesterces; Perandori Tiberius megjithatë mashtroi Galbën duke e ulur shumën në pesëqind mijë sesterces dhe asnjëherë nuk i pagoi Galbës shumën e reduktuar.

    Servius Sulpicius Galba lindi pranë Terracinës më 24 dhjetor 3 para erës ton . Vëllai i tij i madh Gaius iku nga Roma dhe kreu vetëvrasje sepse perandori Tiberius nuk e lejonte të kontrollonte një provincë romake. Livia Ocellina u bë gruaja e dytë e babait të Galbës, me të cilin mund të jetë martuar për shkak të pasurisë së tij; ai ishte i shkurtër dhe me gunga. Ocellina adoptoi Galba, dhe ai mori emrin Lucius Livius Galba Ocella. Galba(Gallaba -Kallaba)kishte një oreks seksual , të cilët i preferonte femrat; sipas Suetonius, “ai ishte më i prirur për … Megjithatë, ai u martua me një grua të quajtur Aemilia Lepida dhe pati dy djem. Aemilia dhe djemtë e tyre vdiqën gjatë viteve të para të mbretërimit të Klaudit (r. 41–54). Galba do të mbetej i ve gjatë gjithë jetës së tij.