Toka e Pensionueme asht vendiku jeta nuk mbaron, por tërhiqetpër me u ba e lehtë, e qetë,e padukshme për kohën.
Në qiellin e sajdritat e vjetra rrinë pezullsi mendime të harrueme,universeve t’lodhunaqë kanë pritë shekuj n’kande të err’ta ,e tash, që koha u qetësue,dalin prej strehës me guxim t’qetë.
Errësina e sajnuk asht terr që përpin,por nji këmishë e butëqë mban nën sjetull dritat e vjetra.
Koha e heq uniformënlodhun prej orëve të veta të tepërta,ulet mbi këtë tokësi një plakë që kërkon karrigembas një jete udhë.
Sekondat varen si vesë,e orët psherëtijnë të përuluna.Këtu koha nuk sundon:rri e qetë, si zog që ka gjetë degënku pushon përgjithmonë.
Njeriu zbret pa zhurmë,si frymë që ka mësume ecë mbi kujtimepa i zgju prej gjumit t’tyne t’butë.
Ai s’vjen këtume mat jetën n’peshore t’randë.Vjen me e pa vetenme e kuptue më në fundse gjithçka që la mbrapakëtu ka mbërritë para tij.
Njeriu, dikur zhurmë,këtu bahet psherëtimë,pastaj frymë,diçka që nuk ka nevojë për emën.
Jeta shtrihet si lumëqë ka gjetë detin e vet.sa edhe vdekja, po të vjens’gjen vend me u ulë.
Këtu jeta nuk shuhetveç e ndërron formën.Hyn në një rreth të ri qetësie,ku mbarimi e fillimijanë e njëjta frymëmarrje.
Prishtinë, 21 nëntor 2025
ObserverKult
Lexo edhe:
ISMAIL SYLA: DY ZANAFILLAT
