Nga sot pensionistët që marrin pensionin në postë mund të tërheqin bonusin e festave të fundvitit. Edhe këtë vit bonuset janë përcaktuar sipas kategorive;
-Pensionistët me pension deri në 20,000 lekë do të përfitojnë një bonus prej 15,000 lekësh-Pensionistët me pension mbi 20,000 lekë do të marrin një bonus prej 10,000 lekëshKy shpërblim synon të mbështesë pensionistët gjatë periudhës së festave dhe përfshin rreth 541 mijë përfitues në të gjithë vendin.
Ndërkohë, për gazetaren e News24, Erjola Jata, pensionistët janë shprehur të pakënaqur. Mes shumë zërave kritikë për vendimin e qeverisë, ishte dhe ai i një pensionisti, i cili me ironi tha; “Ballukut i kanë dhënë më shumë!”, duke nënkuptuar kështu skandalet e zonjës Balluku, e cila është nën hetim nga SPAK.
Gjithashtu pensionistët janë shprehur se duke e krahasuar me çmimet është e pamjaftueshme.
“Qeveria mendon gabim sepse nuk mund të rriten me aq sa deklaron kryeministri pensionet. Ajo është qesharake. Duke parë gjendjen aktuale duhet të rriten të paktën në krahasim me çmimet aktuale”, tha ai.
Pensionistët më tej kanë theksuar se rritja duhet të jetë të paktën 10 % në vit dhe se rritja aktuale është tejet qesharake.
Tag: pensionistët
-

Bonuset e festave të fundvitit nga sot në Postë/ Pensionistët të pakënaqur: Ballukut i kanë dhënë më shumë
-

Nga sot nis shpërndarja e bonusit për pensionistët dhe invalidët, ja sa do të përfitojnë sipas kategorive
Shpërndarja e bonusit të fundvitit për qindra mijëra pensionistë dhe invalidë në vend nis sot, duke shënuar fillimin zyrtar të pagesave që pritet të lehtësojnë shpenzimet e festave.
Edhe pse dita e sotme përkon me ditë pushimi, institucionet që administrojnë pagesat kanë hapur sportelet posaçërisht për këtë proces, një masë që synon të shmangë vonesat dhe fluksin e ditëve në vijim. Pensionistët dhe invalidët mund ta tërheqin bonusin në pikat ku marrin zakonisht pensionin, në postë apo në bankë, ndërsa pagesat në llogari bankare kryhen automatikisht.
PËRFITIMI
Sipas skemës së miratuar, bonusi ndahet në dy nivele, duke favorizuar ata me të ardhura më të ulëta. Pensionistët dhe invalidët që marrin deri në 20 mijë lekë në muaj përfitojnë 15 mijë lekë shtesë, ndërsa ata që përfitojnë mbi këtë shumë marrin bonus prej 10 mijë lekësh. Ky diferencim konsiderohet si një mënyrë për të mbështetur më fort familjet që ndodhen në vështirësi ekonomike, sidomos në periudhën e fundvitit kur rriten shpenzimet për ushqime, barna dhe produkte të tjera të domosdoshme. Procesi i pagesave do të vijojë pa ndërprerje gjatë gjithë muajit dhjetor dhe pensionistët apo invalidët që nuk arrijnë ta tërheqin menjëherë, kanë afat deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm. Pas kësaj date, e drejta për të përfituar bonusin humbet, prandaj autoritetet këshillojnë që të mos shtyhet pa arsye tërheqja e tij.
Me hapjen e sporteleve që në ditën e parë dhe me proces të koordinuar mes ISSH-së, Postës dhe bankave, shpërndarja e bonusit synon të jetë më e shpejtë dhe më e qetë se vitet e kaluara. Ky bonus konsiderohet nga pensionistët një mbështetje e rëndësishme në prag të festave, një shtesë që u vjen në ndihmë për të përballuar kostot e jetesës dhe për të kaluar një fundvit më të lehtë.Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim! -

Nis shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët, ja sa do të përfitojë secila kategori
Nga sot, 1 dhjetor, pensionistët do të mund të tërheqin bonusin e fundvitit. 541 mijë pensionistë, që marrin deri në 20 mijë lekë në muaj, do të përfitojnë 15 mijë lekë të rinj shpërblim, ndërsa 221 mijë që marrin mbi 20 mijë lekë në muaj pension, do të marrin 10 mijë lekë të rinj shpërblim.
Përfituesit e bonusit që nuk mund ta tërheqin atë gjatë muajit dhjetor, do të kenë mundësinë ta përfitojnë deri në 30 qershor të 2026-ës, ndërsa pas kësaj date, mundësia për ta përfituar shpërblimin skandon.
Në total, nga shpërblimi do të përfitojnë 762,740 persona, nga të cilët 640 325 janë pensionistë në pension pleqërie dhe 2 322 në pension social, 65 232 persona në pension invaliditeti, 48 087 persona në pension familjar, 6 774 persona me një trajtim të veçantë financiar si minatorë të nëntokës, punonjës të ish-ndërmarrjeve ushtarake dhe ushtarakë në pension të parakohshëm.
Bonusin prej 10 mijë lekësh do ta përfitojnë 221,781 persona, konkretisht: pensionistët me të ardhura mbi 20 mijë lekë, ata që marrin trajtime të veçanta financiare, pensione të parakohshme dhe pensioneve suplementare me vlerë mbi 20 mijë lekë në muaj.
Ndërsa bonusin prej 15 mijë lekësh do ta përfitojnë pensionistët me të ardhura deri në 20 mijë lekë, personat me pension invaliditeti, pensione familjare, trajtime të veçanta financiare, pensione të parakosshme për vjetërsi shërbimi dhe ato që kategorizohen si profesione të vështira dhe marrin deri në 20 mijë lekë në muaj.
Ndërkohë që në dhjetor, pritet që qeveria të miratojë një tjetër Akt Normativ për ndryshimin e buxhetit, që të vendosë nëse do të marrin shpërblim në fundvit edhe familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuar, që pagesën mujore e marrin nga Shërbimi Social. -

Nis sot shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët, sa përfitojnë secila kategori
FOTO ILUSTRUESE
TIRANË- Nga sot, 1 dhjetor, pensionistët do të mund të tërheqin bonusin e fundvitit. Edhe pse është ditë pushimi zyrtar, zyrat e postës do të jenë të hapura në mënyrë që pensionistët mund të tërheqin shpërblimet. Rreth 750 mijë pensionistë në të gjithë vendin mund të tërheqin bonusin e fundvitit pranë pikave të postës gjatë gjithë muajit dhjetor, ndërsa për ata që e kanë të pamundur gjatë kësaj periudhe, afati për tërheqje është deri më 30 qershor 2026.
Siç u bë me dije edhe me miratimin e Këshillit të Ministrave, bonusi prej 15,000 lekësh shkon për pensionistët me pension deri në 20,000 lekë dhe disa kategori të tjera përfituesish, përfshirë pensionet e pleqërisë, invaliditetit, pensionet familjare, pensionet sociale, si dhe personat që trajtohen vetëm me përfitime të veçanta financiare sipas legjislacionit në fuqi.
Bonusi prej 10,000 lekë shkon për pensionistët me pension mbi 20,000 lekë dhe përfitues të trajtimeve të veçanta, pëfshirë pensionet e pleqërisë, trajtimet e veçanta financiare sipas ligjeve specifike, pensionet suplementare për funksione kushtetuese dhe përfituesit e pensioneve të vështirësisë së profesionit me masë mbi 20 000 lekë.Qeveria ka parashikuar që prej muajit janar 2026, do të ketë rritje mujore për pensionet. Rritja do të dyfishohet në janar 2027, do të trefishohet në janar 2028, do të katërfishohet në janar 2029, e do të pesëfishohet në janar 2030. Jo vetëm pensionet, rritje do të ketë edhe për pagën minimale deri në 500 euro, si në sektorin publik edhe në privat./ZËRI
-

Nis sot shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët
Nga dita e sotme, 1 dhjetor 2025, pensionistët do të mund të tërheqin bonusin e fundvitit. Edhe pse është ditë pushimi zyrtar, zyrat e postës do të jenë të hapura.
Sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore, bonusin prej 15 mijë lekësh do ta përfitojnë mbi 540 mijë persona, si të moshuarit që marrin deri në 20 mijë lekë pension, pensionet e invaliditetit, pensionet familjare dhe sociale, si dhe disa kategori të tjera pensionistësh.Ndërsa bonusin prej 10 mijë lekësh do ta përfitojnë mbi 221 mijë individë, si personat që marrin pension mbi 20 mijë lekë, personat që marrin pension të parakohshëm, apo përfituesit e trajtimeve financiare të veçanta.
Bonusi i fundvitit mund të tërhiqet gjatë gjithë muajit dhjetor, ndërsa për ata që e kanë të pamundur gjatë kësaj periudhe, afati për tërheqje është deri më 30 qershor 2026.
Sipas Ministrisë së Financave, në skemën e pensioneve janë alokuar rreth 7.6 miliardë lekë, prej të cilave 5.9 miliardë lekë shtesë për fondin e dedikuar për bonusin e fundvitit për rreth 750 mijë pensionistë.
Gjithashtu, qeveria ka parashikuar që prej muajit janar të vitit të ardhshëm të ketë një rritje graduale mujore të pensioneve, përtej indeksimit të zakonshëm vjetor. -

Rritja e pagës minimale dhe shpërblimet për pensionistët, Rama: U dhamë fund zërave të kënetës
Më 1 janar 2026 do të rritet edhe paga minimale. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama gjatë episodit të radhës të podkastit ‘Flasim’.
Paga minimale do të shkojë në 500 euro, si në sektorin publik dhe në atë privat.
“Ndërkohë, me hyrjen e vitit të ri 2026 nis edhe historia e re e rritjes së pensioneve, të cilat do të nisin të rriten nga janari e do të dyfishohen në janar 2027, do të trefishohen në janar 2028, do të katërfishohen në janar 2029, e do të pesëfishohen në janar 2030.
Më 1 janar 2026 do të rritet edhe paga minimale, tamam ashtu siç jemi zotuar. Ajo do të jetë 500 euro, qoftë në sektorin publik, qoftë në sektorin privat”, shprehet Rama.
Po ashtu kreu i qeverisë foli dhe për shpërblimin e fundvitit për pensionistët.
“Miratuam këtë javë shpërblimin e fundvitit për pensionistët, duke i dhënë fund zërave të kënetës së madhe politike e mediatike, që helmuan gjyshër e gjyshe me informacionin e rremë se shpërblimi i këtij fundviti do të ndahej çdo muaj të vitit tjetër dhe këtë vit nuk do të kishte shpërblim. Jo, shpërblimet janë nisur drejt pensionistëve dhe kush ka një pension deri në 20 mijë lekë të reja do të marrë një shpërblim 150 euro, ndërsa kush e ka pensionin mbi 20 mijë lekë të reja do të shpërblehet me 100 euro”, përfundoi kryeministri. -

Bonusi i dhjetorit për pensionistët/ Teliti: Kur thuhet se do jepet zgjidhje, duhet të jepen financa
Koordinatori për Programin Ekonomik në Partinë Demokratike, Dorjan Teliti deklaroi sot se bonusi i dhjetorit për pensionistët nuk është i mjaftueshëm, bazuar në pretendimin e qeverisë.
I ftuar në një studio televizive, Teliti u shpreh se ndryshe nga sa u prezantua, nuk bëhet fjalë për ndonjë buxhet historik, pasi shifrat flasin ndryshe.
Teli shtoi se adresimi i çështjes kërkon zgjidhje në aspektin financiar dhe jo thjesht premtim.
“Flitet që vitin e ardhëm do bëhet një gjë e madhe me pensionistët. Po flasim për një skemë financiare. Dhe dy janë zërat nga skema, një është indeksimi nga pensionet dhe tjetri lidhet me bonusin e fundvitit. Bonusi është 100 milionë euro në total. Vitin e ardhshëm parashikohet 3 milionë më shumë. Pra, ajo që do jepet sot në fund të vitit, do të shtohet vitin që vjen. Thuhet sikur është buxhet historik. Adresimi është në aspektin financiar. U jepet një llokëm në fund të vitit. Kur thuhet se do jepet zgjidhje, duhet të jepen financa”,-tha Teliti. -

Qeveria miraton bonusin e fundvitit, ja sa përfitojnë pensionistët dhe kur nis shpërndarja
Në mbledhjen e sotme Këshilli i Ministrave ka miratuar shpërblimin financiar për pensionistët me rastin e festave të fundvitit.
Në vendimin e sotëm Këshilli i Ministrave vendosi të shpërblejë me 15,000 lekë për pensionistët me pension deri në 20,000 lekë dhe disa kategori të tjera përfituesish dhe 10,000 lekë për pensionistët me pension mbi 20,000 lekë dhe përfitues të trajtimeve të veçanta.
Shpërndarja e bonusit të fundvitit do të nsië nga data 1 dhjetor i këtij viti.
Vendimi:
Këshilli i Ministrave në mbledhjen e ditës së sotme vendosi të shpërblejë financiarisht pensionistët dhe përfituesit e kategorive të veçanta me rastin e festave të fundvitit. 15,000 lekë për pensionistët me pension deri në 20,000 lekë dhe disa kategori të tjera përfituesish dhe 10,000 lekë për pensionistët me pension mbi 20,000 lekë dhe përfitues të trajtimeve të veçanta. -

LAJM I FUNDIT/ Merret vendimi, ja sa shpërblim do të marrin pensionistët këtë fundvit
Tiranë, 26 nëntor 2025 – Këshilli i Ministrave në mbledhjen e ditës së sotme vendosi të shpërblejë financiarisht pensionistët dhe përfituesit e kategorive të veçanta me rastin e festave të fundvitit.
15,000 lekë për pensionistët me pension deri në 20,000 lekë dhe disa kategori të tjera përfituesish dhe 10,000 lekë për pensionistët me pension mbi 20,000 lekë dhe përfitues të trajtimeve të veçanta.Top Channel
