Jorida Tabaku, deputetja e Partisë Demokratike, e ftuar në një studio televizive, ka shpjeguar skemën aktuale të pensioneve. Sipas saj, përllogaritja e re nënkupton që një pensionist në fshat përfiton vetëm 20 lekë në ditë, ndërsa një pensionist në qytet 60 lekë në ditë.
“Nuk ka asgjë të keqe të kërkosh më shumë. Është detyrë e opozitës, detyrë e qytetarëve dhe detyrë e kujtdo tjetër të reagojë. Duhet përshëndetur sa herë që ndodh një gjë e tillë.
Ajo që po ndodh tani është që bonusi i fundvitit do të shpërndahet nga qeveria në muajin e fundit të vitit. Pra, është e njëjta shumë që jepet në fundvit, e ndarë në 12 muaj. Qeveria mendon ta shpërndajë gjatë gjithë vitit. Konkretisht, një pensionist në fshat do të marrë 20 lekë më shumë në ditë, ndërsa një pensionist në qytet 60 lekë më shumë në ditë. Nëse prindërit e një ministri jetojnë me 60 lekë në ditë, unë dorëhiqem.”-tha Jorida Tabaku.
Tag: pensionist
-

“Ajo që po ndodh…”/ Skema e pensioneve, Tabaku: Nëse prindërit e ministrave jetojnë me 60 lekë në ditë, unë dorëhiqem
-

Shqipëria ka pensionet më të ulëta në Europë, shpenzon 10 herë më pak për pensionist se BE-ja
Shqipëria zë vendin e fundit mes 35 vendeve europiane sa i përket shpenzimeve për pensione për frymë, sipas të dhënave për vitin 2022.Me vetëm 1,600 euro për pensionist në vit, vendi mbetet shumë larg mesatares së Bashkimit Europian, e cila arrin në 16,100 euro.Edhe kur merret parasysh fuqia blerëse, diferenca mbetet e ndjeshme.Në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, Shqipëria shpenzon vetëm 5.3% për pensione, kundrejt 9.3% që shpenzon mesatarisht BE-ja — një tregues i qartë i sfidave strukturore që përballet sistemi i pensioneve në vend.Ndërkohë, Mali i Zi, edhe pse me të njëjtën përqindje të PBB-së si Shqipëria (5.3%), arrin të japë 4,000 euro për pensionist në vit, më shumë se dyfishin e Shqipërisë. Serbia, nga ana tjetër, shpenzon 3,500 euro për pensionist dhe 6.3% të PBB-së për pensione, duke reflektuar një mbështetje më të lartë financiare të të moshuarve.EuropaGjithnjë e më shumë brezat e rinj po shprehen se nuk do të tërhiqen kurrë nga puna, për shkak të pasigurive financiare. Por si ia dalin pensionistët e sotëm? Si i mbulojnë shpenzimet mujore dhe si duken realisht pensionet në Europë sot?Grafiku më poshtë paraqet të dhënat më të fundit mbi shpenzimet vjetore publike për pension për çdo përfitues në 35 ekonomi europiane, si dhe pjesën që zënë përfitimet e pleqërisë në prodhimin kombëtar të secilit vend.Të dhënat janë marrë nga dy baza të ndryshme të Eurostat dhe përfshijnë:Totali i shpenzimeve për pensione publike për vitin 2022, i ndarë me numrin e përfituesveVlerat e shprehura si në euro, ashtu edhe sipas standardit të fuqisë blerëse (PPS)Përqindja e PBB-së që i dedikohet pensioneve, sipas të dhënave nga baza e parëKëto të dhëna ofrojnë një panoramë të qartë të hendekut mes vendeve në shpenzimet për kujdesin ndaj të moshuarve, duke vënë në dukje sfidat që përballojnë pensionistët në Europë — veçanërisht ata në vendet me të ardhura të ulëta.Islanda, Luksemburgu dhe Norvegjia kryesojnë renditjen, me pagesa vjetore pensioni mbi 30,000 euro për përfitues.Pagat e larta, të ardhurat e qëndrueshme fiskale nga energjia apo sektori financiar, si dhe sistemet e detyrueshme të kursimeve për pension, u japin këtyre ekonomive të vogla dhe të pasura mundësinë të ofrojnë përfitime bujare për të moshuarit.Danimarka dhe Zvicra plotësojnë pesë vendet e para, secila duke kombinuar pensionet bazë universale me skemat e detyrueshme të pensioneve profesionale.Në të pesë vendet e para, përfitimet ende konsumojnë më pak se 9% të PBB-së – shumë nën mesataren e BE-së (12.2% të PBB-së) – falë bazave më të larta tatimore.Pagesat e ulëta të Europës Lindore pasqyrojnë baza tatimore të dobëtaNë vende si Polonia dhe Hungaria, pensionet përthithin një pjesë të ngjashme të PBB-së si vendet nordike, por pagesat vjetore mbeten nën 7,000 euro për përfitues.Produktiviteti i ulët kufizon fluksin e kontributeve, ndërsa emigracioni i dekadave të fundit ka reduktuar më tej fuqinë punëtore.Kur llogariten sipas standardit të fuqisë blerëse (PPS), diferenca ngushtohet — pensionistët polakë marrin rreth 11,700 njësi PPS — por të ardhurat reale mbeten modeste.Rritja e pagave, pjesëmarrja më e lartë e të moshuarve në tregun e punës dhe skemat shtesë të kursimeve vullnetare mund të përmirësojnë qëndrueshmërinë dhe përmbushjen e nevojave, pa rënduar buxhetet publike./ Visual Capitalist Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

“Për 100 ditë ndryshoj Shqipërinë”, Berisha: Asnjë pensionist nuk do marrë më pak se 200 euro
3 ditë para se shqiptarët t’u drejtohen kutive të votimit, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u bëri apel qytetarëve të Korçës të zgjedhin Aleancën për Shqipërinë Madhështore për të ndryshuar të nesërmen e tyre.
Gjatë takimit të fundit elektoral në këtë qark, Berisha premtoi se 100 ditë pasi PD të vijë në pushtet nuk do të ketë pension më të ulët se 200 euro.
“Na duhen 100 ditë, jo për pushtetin tim personal, por që asnjë pensionist mos marrë më pak se 200 euro”, tha Berisha.Ndërsa gjatë takimit në Elbasan, Berisha premtoi se Partia Demokratike do t’i japë fund fenomenit të largimit të të rinjve.
Berisha shpjegoi se programi i PD përfshin 30 mijë euro grant për çiftet e reja që të blejnë shtëpi, ndërkohë që premtoi se çdo i ri, brenda një viti pas diplomimit, do të ketë punë në sektorin publik ose privat.
“10 milionë euro në vit për startup-et e të rinjve. 5 mijë euro grant për çdo të ri që nis një biznes dhe kredi të buta më pas për suksesin e tij. Miq, ose do investojmë për rininë tonë është investim jetik, vendimtar për ne, përndryshe na pret fati i shumë kombeve të tjera që janë zhdukur në histori. Por ne nuk zhdukemi kurrë”, u shpreh ai.
Nga Elbasani, Berisha paralajmëroi edhe bandat kriminale.
“Data 11 shënon fundin tuaj dhe mos tentoni të largoheni, se kudo që të shkoni, do t’ju gjejmë, do t’ju kapim, do t’ju çojmë bashkë me Taulantin, me Edi Ramën, atje ku e keni vendin”, tha Berisha.
Sali Berisha u bëri apel demokratëve që në këto 3 ditë të bëjnë çdo përpjekje për fitoren në zgjedhjet parlamentare.
/vizionplus.tv -

Blushi nga PL-ja: Zhdukim varfërinë ekstreme në 100 ditët e para me minimumin jetik
Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi thotë se me 11 Maj, kryeministri Edi Rama duhet ndëshkuar me votë. Përmes një deklarate për mediat, duke e akuzuar si arkitektin e varfërisë në vend, ai përmend rritjen e çmimeve, gjë që sipas tij, ka goditur më shumë familjet shqiptare që përballen me probleme ekonomike. ”Kjo rritje abuzive dhe e pandalshme e çmimeve është goditje e drejtpërdrejtë për familjet shqiptare, veçanërisht për të rinjtë, për pensionistët, për të gjithë ata që mbijetojnë me ndihma ekonomike lëmoshë dhe për shtresat në nevojë”, tha ai, duke shtuar se ndërsa qytetarët përballen me kushte të vështira ekonomike, qeveria vazhdon të mbyllë sytë përballë realitetit.
Deklarata e plotëShqipëria, vendi më i varfër në rajon dhe në Europë, po përballet çdo ditë me një krizë të thellë ekonomike dhe sociale. Vendi me rrogat më të ulta dhe pensionet më mizerabël në Europë ka kostot më të larta të jetesës në rajon, hendek dramatik që vijon të thellohet edhe në ditët e fundit në pushtet të Edi Ramës
Çmimet e ushqimeve bazë po rriten në mënyrë galopante, duke kaluar edhe ato të vendeve të Bashkimit Europian. Në mars 2025, sipas vetë INSTAT-it, indeksi i Çmimeve tw Konsumit arriti në 2.1%. Ushqimet janë rritur me 3%, ndërsa produktet bazike si qumështi, djathi dhe vezët kanë pësuar rritje deri në 4.6%, zarzavatet janë rritur me 4% dhe mishi me 3.3% krahasuar me muajin mars të vitit të kaluar. Kjo rritje abuzive dhe e pandalshme e çmimeve është goditje e drejtpërdrejtë për familjet shqiptare, veçanërisht për të rinjtë, për pensionistët, për të gjithë ata që mbijetojnë me ndihma ekonomike lëmoshë dhe për shtresat në nevojë.
Ndërkohë që qytetarët përballen me varfëri ekstreme dhe 80% e shqiptarëve jetojnë sot në kushte të rënda ekonomike, Qeveria e Edi Ramës vazhdon të mbyllë sytë përballë realitetit, duke vijuar t’u japë prioritet oligarkëve dhe pasurimit të një pakice të lidhur politikisht me të. Kjo është “Rilindja” që i premtoi shqiptarëve shpresë dhe mirëqenie, por që në 12 vite mbolli vetëm varfëri, përjashtim social dhe presione për bukën e gojës.
Kjo situatë dramatike merr fund më 11 Maj vetëm duke votuar për Nr.1 “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”. Ne kemi një plan konkret që do ta bëjmë realitet në 100 ditët e para duke zhdukur varfërinë ekstreme me anë të minimumit jetik prej 200 euro për çdo shqiptar, për çdo pensionist, me pension të plotë apo të pjesshëm, për çdo të papunë ose person në ndihmë ekonomike, për çdo student me bursë dhe çdo jetim. Nuk do të ketë më shqiptar, pensionist me pension të plotë apo të pjessshëm që të numërojë kafshatën, që nuk do të mund të blejë më ilaçe, nuk do ketë më të papunë, qytetar me ndihmë ekonomike, studentë me bursë, apo jetim në familje që do marrë më pak se 200 euro.
Pensionet do të rriten me 20%. Rrogat minimale do të jenë brenda 3 muajve 500 euro. E gjithë TVSH-ja e blerjeve të tyre do u rikthehet dhe çdo pensionist, qytetar me minimum jetik apo rrogë minimale (500 euro) do të pajiset me Kartën e Konsumatorit, me të cilën do të përfitojë kthimin e TVSH-së që paguan për blerjet e ushqimeve bazë, energjisë elektrike, ujit dhe ilaçeve, duke përfituar rreth 450 euro në vit. Çmimi i energjisë elektrike do të ulet në 7 lekë/këh dhe çmimi i naftës do të ulet me 35-40%. Do të falen të gjitha gjobat për energjinë elektrike dhe ujin e pijshëm për pensionistët. Për personat me aftësi të kufizuara që kanë nevojë, do të paguhet kujdestari dhe sigurimet e tij, si dhe do të garantohen nga shteti të gjitha mjetet sanitare dhe ndihmëse që u nevojiten.
Programi ynë është një mundësi për çdo të ri, për çdo pensionist, për çdo punëtor, për çdo fermer, për çdo rrogëtar, për çdo mësues që do ketë rrogën minimale 1500 euro, për çdo mjek dhe infermier që do ketë rrogë të dyfishuar, për të rritur mirëqenien e tyre dhe për të jetuar me dinjitet në Atdheun e tij. PD-ASHM do ta bëjë rrogën mesatare 1200 euro, rrogë europiane për punë europiane, që qytetarët të mos largohen, që Shqipëria të mos jetë vetëm vendlindje, por vend jete, pune dhe dinjiteti njerëzor.
Më 11 Maj, është dita për të ndëshkuar me votë Edi Ramën, arkitektin që hapi dyert e varfërisë dhe uli këmbëkryeq mjerimin në shumicën dërrmuese të familjeve shqiptare. 11 Maji është dita për të larguar kryetaksën dhe kryegjobën e shqiptarëve dhe për të ndëshkuar armikun më të egër të lirive dhe të të drejtave të njeriut, që nuk ka as minimumin e respektit njerëzor dhe të dhembshurisë ndaj qytetarëve deri duke bullizuar dhe fyer botërisht personat me aftësi të kufizuara. Me votën plebishitare të shqiptarëve për Nr.1 ne do të ndërtojmë së bashku Shqipërinë Madhështore, Shqipërinë e mundësive të reja dhe reale për çdo shqiptar për të ndërtuar një familje, për të patur një punë, për të blerë një banesë, për të patur të ardhura më shumë. -

Shqipëria Madhështore/ Nënkryetarja e PL-së Erisa Xhixho: Çdo pensionist do të pajiset me Kartën e Konsumatorit
Deputetja dhe nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho është takuar me disa pensionistë në Tiranë, me të cilët ka bashkëbiseduar për problematikat me ata përballen. Deputetja shprehet se ata meritojnë të bëjnë një jetë më dinjitoze, ndërsa shkruan se nëse me programin e tyre, nuk do të ketë asnjë pension nën 200 euro.
“Pensionistët meritojnë një jetë dinjitoze! Asnjë pensionist nuk do të ketë pension nën 200€ dhe do të pajiset me Kartën e Konsumatorit. -

“Ilaçet pa kontrolle, më shumë bëjnë dëm sesa shërojnë”/ Zhupa: Plani i PD do të ndryshojë këtë gjendje për çdo pensionist!
Kandidatja për deputete e PD-së për Qarkun e Vlorës, Ina Zhupa ka zhvilluar ditën e sotme një takim me pensionistët.Teksa i ka prezantuar planin e PD për pensionistët, Zhupa ka deklaruar se pensionet do të rriten me 20%.
Sipas saj, çdo pensionist me pension të plotë apo të pjesshëm, më të ulët se 200 euro në muaj, do të marrë 200 euro në muaj.“Shëndetësia falas është shumë e shtrenjtë sidomos për pensionistët!
Ilaçet pa kontrolle, ilaçe që më shumë bëjnë dëm sesa shërojnë. Pensionet janë në nivele të pamundësisë për të jetuar me dinjitet.
Plani i Partisë Demokratike jep mundësi për ndryshimin e kësaj gjendje për çdo pensionist
-Çdo pensionist, me pension të plotë apo të pjesshëm, më të ulët se 200 euro në muaj, do të marrë 200 euro në muaj.-Cdo pagesë invaliditeti do jetë të paktën 200 euro në muaj, minimumi jetik. -Rriten pensionet me 20%.
-Çdo pensionist dhe çdo person në invaliditet do të pajiset me Kartën e Konsumatorit, me të cilën do të përfitojë kthimin e TVSH-së që paguan për blerjet e ushqimeve bazë, energjisë elektrike, ujit dhe ilaçeve, duke përfituar rreth 450 euro në vit.-Do të zgjerojmë listën e rimbursimit të ilaçeve.-ilacet të pasigurta nuk do hyjnë në Shqipëri në mënyrë kategorike sepse do rikthejmë ligjin që ka pasur PD, që ndalonte tregtimin e ilaçeve që nuk tregtoheshin së paku në dy vende të BE.
VOTO 1Voto për Shqipërinë Madhështore!”, shkruan Zhupa.