Tag: pensionin

  • Fiks Fare/ Të moshuarit e Bushatit në pritje pa fund. Tre muaj radhë për pensionin që u mban frymën gjallë

    Fiks Fare/ Të moshuarit e Bushatit në pritje pa fund. Tre muaj radhë për pensionin që u mban frymën gjallë

    Pensionistët e Bushatit prej tre muajsh po përballen me radhë të gjata, udhëtime të kota dhe stres vetëm për të marrë pensionin e tyre mujor.

    Në redaksinë e Fiks Fare kanë mbërritur ankesa të shumta nga qytetarët e zonës, të cilët tregojnë se zyra postare po funksionon vetëm me një punonjës, duke e bërë pothuajse të pamundur ofrimin normal të shërbimit.
    Një vajzë nga Gramshi i Lezhës rrëfen se detyrohet të vijë dy apo tre herë për t’i marrë nënës pensionin, sepse shpesh punonjësi i vetëm i postës i thotë “hajdeni nesër”, për shkak të mungesës së fondeve. Ajo tregon se më parë pensioni u ka ardhur në shtëpi, por kjo marrëveshje nuk funksionon më prej muajsh.
    Në Bushat, ekipi i Fiksit gjeti qindra pensionistë në radhë. Shumë prej tyre vijnë nga fshatra të largëta dhe shpesh kthehen në shtëpi pa marrë asgjë. “Erdha dje, s’ka pasur lekë. Vij nga Kosmaçi, jam 72 vjeç dhe duhet të kthehem dy herë,” thotë një i moshuar. Një tjetër shton se më herët pensioni u shkonte në shtëpi, por tani kanë mbetur vetëm me një punonjës dhe nuk e kuptojnë pse.
    Punonjësi i vetëm i postës, Denis Hasani, thotë se ka tre javë që është në detyrë dhe se fondi i parave vjen i limituar. “Aq sa kam, aq jap. Nuk mund t’i shpërndaj të gjitha brenda ditës,” shprehet ai, ndërsa shton se fluksi është i madh dhe pensionistët shpesh nuk respektojnë grafikun e shpërndarjes.
    Nga ana tjetër, Posta Shqiptare në Shkodër thotë se situata është krijuar pasi tre punonjës kanë dhënë dorëheqjen dhe një punonjës i ri dha dorëheqje brenda ditës së parë. Aktualisht është vetëm një punonjës, ndërsa pritet emërimi i të dytit dhe të tretit. Sipas drejtueses së degës së shërbimeve në Shkodër, “është e pamundur që një person të shpërndajë pensionet në gjithë atë zonë, sidomos në javën e parë që përkon me fluks të madh”, ndërsa fondi është i limituar dhe nuk mund të jepet i plotë në një ditë.
    Kur gazetarja e pyeti për ankesat që kjo situatë zgjat prej tre muajsh, zyrtarja tha se mund të jetë krijuar konfuzion apo se denoncimet janë “tendencioze”, duke pretenduar se pensionistët janë mësuar me marrjen e pensionit në shtëpi. Megjithatë, pyetjeve të drejtpërdrejta se kush mban përgjegjësi për trajtimin e tyre me dinjitet, nuk iu dha asnjë përgjigje konkrete.
    Pas interesimit të Fiks Fare, posta shtoi një punonjës të dytë, por radhët vazhdojnë dhe pensionistët ende presin me orë për të marrë pensionet, ndërsa nuk kërkohet më as dorëzimi i ID-ve, çka shton edhe më shumë konfuzion.
    Ndërsa institucionet premtojnë se situata do të zgjidhet “brenda ditësh”, qindra të moshuar të Bushatit vazhdojnë përditë betejën e vështirë për të marrë atë që u përket me të drejtë – pensionin e tyre të vetëm për të mbajtur frymën gjallë.

    Top Channel

  • Mumifikoi nënën në shtëpi për t’i marrë pensionin, arrestohet djali, u diktua nga punonjësja e bashkisë

    Mumifikoi nënën në shtëpi për t’i marrë pensionin, arrestohet djali, u diktua nga punonjësja e bashkisë

    Ndodh në Itali. Një djalë është arrestuar nga policia, pasi ai prej vitesh maskohej si nëna e tij, për të tërhequr pensionin.
    Kjo gjë, sipas mediave italiane ka ndodhur prej disa vitesh, ndërsa së fundmi ai u diktua nga punonjësja e bashkisë, teksa kishte shkuar për të rinovuar kartën e identitetit.
    Punonjësja, kishte kuptuar se pas grimit të bërë mirë, varëses me perla që kishte në qafë dhe vathëve, fshihej një mashkull dhe jo zonja në fjalë.

    Pasi i bëri fotografinë, punonjësja e referoi këtë rast tek eprorët e saj, të cilët lajmëruan më pas policinë. Pas verifikimeve, blutë kuptuan se fotografia nuk ishte njësoj dhe se diçka fshihej.
    Teksa punonjësja e lajmëron për të “tërhequr” kartën e identitetit, aty ishin të pranishëm forcat e policisë që bënë të mundur edhe arrestimin e tij.
    Pas kësaj, u kërkua që të ushtrohej një kontroll në shtëpinë e djalit. Në një dhomë, policia gjeti të mumifikuar nënën e tij, që sipas ekspertëve, mund të ketë vite që ka ndërruar jetë.
    Djali, për ta mbuluar të gjithë këtë që kishte ndodhur, jo vetëm bënte të mundur tërheqjen e pensionit, por edhe nënshkruante deklaratat vjetore tatimor.
    Djali aktualisht po merret në pyetje për të zbardhur edhe më shumë detaje. Mediat italiane bëjnë me dije se ai ishte djali i një mjeku, që ka ndërruar jetë vite më parë, ndërsa vetë me profesion ishte infermier, por i pa punë./vizionplus.tv

  • U helmuan e grabitën nga dhëndri në Librazhd, flet e moshuara: Sa mora pensionin, më tha pije këtë…

    U helmuan e grabitën nga dhëndri në Librazhd, flet e moshuara: Sa mora pensionin, më tha pije këtë…

    Tre ditë në gjendje të rënduar në spital pasi i helmoi me valium dhëndri, çifti i të moshuarve nga Librazhdi janë kthyer në banesë. Teksa Muharrem Bitroshi ende nuk është në gjendje të ngrihet nga shtrati, bashkëshortja e tij Merushe Bitroshi në gjendje më të qëndrueshme, tregon si dhëndri hodhi valiumin në limonatë, pasi ishte në dijeni që kishim marrë pensionin.
    “Vajta mora pensionin, mora tre muaj njëherësh. Erdhi dhëndri, kaq mbaj mend, pije këtë më tha mua. Kur shkova në spital unë lek hiç, lekët mi kishin marrë“-shprehet Merushe Bitroshi.
    Ishte pikërisht djali i shtëpisë Jetmir Bitroshi së bashku me bashkëshorten të cilët fatmirësisht u kthyen nga Greqia atë ditë dhe gjetën prindërit në gjendje të rëndë.
    “I gjetëm shtrirë, erdhi ambulanca i çoi në Tiranë. Po të mos kishim ardhur, mund edhe të kishin ndërruar jetë”-tregon Jetmir Bitroshi
    Policia arrestoi 36 vjecarin Ismail Kllogjeri i cili u dha të moshuarve një dozë të madhe valiumi duke shkaktuar intoksikimin e tyre dhe më pas u grabiti pensionin. Kjo nuk është hera e parë që familja Bitroshi kishte probleme me dhëndrin për shkak të sjelljev të tij të dhunshme.

  • U helmuan e grabitën nga dhëndri në Librazhd, e moshuara flet: Sa mora pensionin, më tha pije këtë…

    U helmuan e grabitën nga dhëndri në Librazhd, e moshuara flet: Sa mora pensionin, më tha pije këtë…

    Tre ditë në gjendje të rënduar në spital pasi i helmoi me valium dhëndri, çifti i të moshuarve nga Librazhdi janë kthyer në banesë.

    Teksa Muharrem Bitroshi ende nuk është në gjendje të ngrihet nga shtrati, bashkëshortja e tij Merushe Bitroshi në gjendje më të qëndrueshme, tregon për Top Channel si dhëndri hodhi valiumin në limonatë, pasi ishte në dijeni që kishim marrë pensionin.

    “Vajta mora pensionin, mora tre muaj njëherësh. Erdhi dhëndri, kaq mbaj mend, pije këtë më tha mua. Kur shkova në spital unë lek hiç, lekët mi kishin marrë“, shprehet Merushe Bitroshi.

    Ishte pikërisht djali i shtëpisë Jetmir Bitroshi së bashku me bashkëshorten të cilët fatmirësisht u kthyen nga Greqia atë ditë dhe gjetën prindërit në gjendje të rëndë.

    “I gjetëm shtrirë, erdhi ambulanca i çoi në Tiranë. Po të mos kishim ardhur, mund edhe të kishin ndërruar jetë”, tregon Jetmir Bitroshi.

    Policia arrestoi 36 vjecarin Ismail Kllogjeri i cili u dha të moshuarve një dozë të madhe valiumi duke shkaktuar intoksikimin e tyre dhe më pas u grabiti pensionin. Kjo nuk është hera e parë që familja Bitroshi kishte probleme me dhëndrin për shkak të sjelljev të tij të dhunshme./tch/

  • U helmuan e grabitën nga dhëndri	në Librazhd, e moshuara flet për Top Channel: Sa mora pensionin, më tha pije këtë…

    U helmuan e grabitën nga dhëndri në Librazhd, e moshuara flet për Top Channel: Sa mora pensionin, më tha pije këtë…

    Tre ditë në gjendje të rënduar në spital pasi i helmoi me valium dhëndri, çifti i të moshuarve nga Librazhdi janë kthyer në banesë.

    Teksa Muharrem Bitroshi ende nuk është në gjendje të ngrihet nga shtrati, bashkëshortja e tij Merushe Bitroshi në gjendje më të qëndrueshme, tregon për Top Channel si dhëndri hodhi valiumin në limonatë, pasi ishte në dijeni që kishim marrë pensionin.
    “Vajta mora pensionin, mora tre muaj njëherësh. Erdhi dhëndri, kaq mbaj mend, pije këtë më tha mua. Kur shkova në spital unë lek hiç, lekët mi kishin marrë“-shprehet Merushe Bitroshi.
    Ishte pikërisht djali i shtëpisë Jetmir Bitroshi së bashku me bashkëshorten të cilët fatmirësisht u kthyen nga Greqia atë ditë dhe gjetën prindërit në gjendje të rëndë.
    “I gjetëm shtrirë, erdhi ambulanca i çoi në Tiranë. Po të mos kishim ardhur, mund edhe të kishin ndërruar jetë”-tregon Jetmir Bitroshi
    Policia arrestoi 36 vjecarin Ismail Kllogjeri i cili u dha të moshuarve një dozë të madhe valiumi duke shkaktuar intoksikimin e tyre dhe më pas u grabiti pensionin. Kjo nuk është hera e parë që familja Bitroshi kishte probleme me dhëndrin për shkak të sjelljev të tij të dhunshme.

    Top Channel

  • Zbulim tronditës/ Gjendet trupi i postierit të zhdukur 7 vite më parë! E vërteta që doli në sipërfaqe falë “Google Earth”

    Zbulim tronditës/ Gjendet trupi i postierit të zhdukur 7 vite më parë! E vërteta që doli në sipërfaqe falë “Google Earth”

    Autoritetet italiane po hetojnë një zbulim tronditës në Sagrado (Gorizia), ku mbetje njerëzore u gjetën të premten, më 7 nëntor, në kopshtin e një vile. 
    Dyshohet se ato mund t’i përkasin Vito Mezzalira-s, ish-postierit 66-vjeçar që u zhduk në korrik të vitit 2019. 
    Mbetjet u gjetën brenda një pusi, të futura në disa çanta, pas një operacioni hetimor që përdori radarë nëntokësorë dhe njësi qensh të trajnuar. Hetuesit arritën të identifikojnë zonën e dyshuar falë mbivendosjes së imazheve të Google Earth, të cilat treguan se mbi pus ishte hedhur një shtresë betoni pas vitit 2019. 
    Partnerja e Mezzalira-s, Mariuccia Orlando, dhe gjysmëvëllai i saj, Moreno Redivo, janë vendosur nën hetim për vrasje dhe fshehjen e trupit. Hetimi nisi rreth dy vjet më parë, pasi motra e viktimës vuri re mospërputhje në deklarimet e Orlandos, e cila ndërkohë vazhdonte të përfitonte pensionin e ish-postierit. 
    Autopsia pritet të identifikojë nëse mbetjet — kryesisht kocka dhe copa rrobash — i përkasin Mezzalira-s dhe të zbulojë nëse vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrore apo nga dhuna. Shtëpia e viktimës dhe ajo ngjitur janë sekuestruar nga autoritetet. 
    Fillimisht, rasti u orientua drejt një mashtrimi ndaj shtetit, pasi partnerja e Mezzalira-s kishte tërhequr pensionin e tij nga viti 2019 deri në 2023. Orlando pretendonte se ai ishte larguar jashtë shtetit për arsye romantike ose nga frika e kreditorëve. Por hetimet treguan se këto skenarë ishin të paqëndrueshëm: Mezzalira kishte investuar kursimet e jetës në shtëpinë e tij, ku planifikonte të kalonte pensionin. 
    Zbulimi i mbetjeve ka rikthyer çështjen në qendër të vëmendjes, ndërsa prokuroria tani po heton pistën e vrasjes. 

  • E vërteta që doli në sipërfaqe falë “Google Earth”, zbulohet trupi i postierit të zhdukur 7 vite më parë

    E vërteta që doli në sipërfaqe falë “Google Earth”, zbulohet trupi i postierit të zhdukur 7 vite më parë

    Autoritetet italiane po hetojnë një zbulim tronditës në Sagrado (Gorizia), ku mbetje njerëzore u gjetën të premten, më 7 nëntor, në kopshtin e një vile.

    Dyshohet se ato mund t’i përkasin Vito Mezzalira-s, ish-postierit 66-vjeçar që u zhduk në korrik të vitit 2019.
    Mbetjet u gjetën brenda një pusi, të futura në disa çanta, pas një operacioni hetimor që përdori radarë nëntokësorë dhe njësi qensh të trajnuar. Hetuesit arritën të identifikojnë zonën e dyshuar falë mbivendosjes së imazheve të Google Earth, të cilat treguan se mbi pus ishte hedhur një shtresë betoni pas vitit 2019.
    Partnerja e Mezzalira-s, Mariuccia Orlando, dhe gjysmëvëllai i saj, Moreno Redivo, janë vendosur nën hetim për vrasje dhe fshehjen e trupit. Hetimi nisi rreth dy vjet më parë, pasi motra e viktimës vuri re mospërputhje në deklarimet e Orlandos, e cila ndërkohë vazhdonte të përfitonte pensionin e ish-postierit.
    Autopsia pritet të identifikojë nëse mbetjet — kryesisht kocka dhe copa rrobash — i përkasin Mezzalira-s dhe të zbulojë nëse vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrore apo nga dhuna. Shtëpia e viktimës dhe ajo ngjitur janë sekuestruar nga autoritetet.
    Fillimisht, rasti u orientua drejt një mashtrimi ndaj shtetit, pasi partnerja e Mezzalira-s kishte tërhequr pensionin e tij nga viti 2019 deri në 2023. Orlando pretendonte se ai ishte larguar jashtë shtetit për arsye romantike ose nga frika e kreditorëve. Por hetimet treguan se këto skenarë ishin të paqëndrueshëm: Mezzalira kishte investuar kursimet e jetës në shtëpinë e tij, ku planifikonte të kalonte pensionin.
    Zbulimi i mbetjeve ka rikthyer çështjen në qendër të vëmendjes, ndërsa prokuroria tani po heton pistën e vrasjes.

    Top Channel

  • E-Albania hap aplikimet për pensionin social, ja kush përfiton

    E-Albania hap aplikimet për pensionin social, ja kush përfiton

    Të gjithë të moshuarit që janë mbi 70 vjeç, që janë me qëndrim të përhershëm në Shqipëri të paktën gjatë 5 viteve të fundit, mund të aplikojnë përmes portalit e-Albania për të përfituar nga programi i pensionit social.
    Aplikimi për pension social bëhet nga vetë personi i interesuar, përmes portalit e-Albania, duke zgjodhur llojin e shërbimit: Aplikim për pension pleqërie, suplementar pilot, suplementar lundrues i nëndetëseve apo suplementar për akademik.
    Dokumentacioni i domosdoshëm për t’u paraqitur nga personi i interesuar për të përfituar pensionin social:
    -Fotokopje e Kartës së identitetit
    -Dokument që vërteton, se është banor në Shqipëri për të paktën 5 vite, nga koha që paraqet kërkesën.
    -Certifikatë pronësie dhe/ose akti i marrjes në pronësi/në përdorim të tokës, lëshuar nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme
    -Deklaratë nëse është ose jo aksioner apo bashkëpronar në aktivitete ekonomike ose pasuri të patundshme, të dhëna për qëllime të nxjerrjes së të ardhurave.
    -Vërtetim për masën e të ardhurave që realizon nga depozitat bankare, (nëse deklaron se realizon të ardhura nga depozitat bankare)
    Pagesa e pensionit social kryhet vetëm pranë qendrave paguese të Postës Shqiptare.

  • 62-vjeçarja varrosi nënën e saj dhe vazhdonte t’i merrte pensionin, dëshmia e të birit: Në telefonatën e fundit më tha…

    62-vjeçarja varrosi nënën e saj dhe vazhdonte t’i merrte pensionin, dëshmia e të birit: Në telefonatën e fundit më tha…

    Një ngjarje tronditëse është zbuluar vetëm pak ditë më parë në Beoti, ku një 62-vjeçare dyshohet se ka varrosur nënën e saj në oborrin e shtëpisë për të vazhduar të përfitonte pensionin e saj.

    Dëshmia e djalit të saj, 28-vjeçar, ka ngritur dyshime serioze për policinë që po heton rastin.

    “E fundit herë që e pashë ishte në janar të vitit 2021,” u shpreh ai fillimisht në deklaratën e tij, duke mohuar të kishte dijeni për kohën apo rrethanat e vdekjes së gjyshes së tij. Megjithatë, në një moment tjetër të marrjes në pyetje, ai deklaroi se e kishte vizituar për herë të fundit në tetor të vitit 2020, duke krijuar paqartësi dhe kontradikta në dëshminë e tij.

    “Ajo kishte frikë se do ta akuzonin”, tha 28-vjeçari, duke iu referuar një telefonate që kishte marrë nga nëna e tij më 20 shtator, në të cilën ajo i kishte thënë se policia kishte shkuar në banesë.

    Sipas deklaratave të dhëna, gjyshja ishte një grua e moshuar me probleme të shumta shëndetësore: “Kishte probleme me zemrën, ishte mbipeshë, kishte vështirësi me frymëmarrjen dhe me shikimin. Ndoshta vuante edhe nga demenca,” shtoi ai, duke pranuar se nuk ishte në dijeni të saktë për gjendjen e saj apo për ilaçet që ajo merrte.

    Hetimet vazhdojnë, ndërsa policia po përpiqet të zbardhë me saktësi rrethanat e vdekjes së të moshuarës dhe përgjegjësinë e mundshme të familjarëve të saj.

  • 62-vjeçarja varrosi nënën e saj dhe vazhdonte t’i merrte pensionin, zbardhet dëshmia e të birit: Kishte frikë! Në telefonatën e fundit më tha…

    62-vjeçarja varrosi nënën e saj dhe vazhdonte t’i merrte pensionin, zbardhet dëshmia e të birit: Kishte frikë! Në telefonatën e fundit më tha…