Tag: pensioni

  • Basha takim me familje tiranase në Degën 8: Pensioni mesatar 450 euro, kompensojmë ilaçet dhe energjinë për…

    Basha takim me familje tiranase në Degën 8: Pensioni mesatar 450 euro, kompensojmë ilaçet dhe energjinë për…

    Basha takim me familje tiranase në Degën 8: Të moshuarve do u kthejmë dinjitetin, pensioni mesatar 450 euro. Kompensojmë ilaçet dhe energjinë për pensionistët me të ardhura deri në 300 euro
    Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me familje tiranase në degën numër 8 në Tiranë. Pjesë e bisedës ishin shqetësimet e pensionistëve të cilët nuk u dalin as për ilaçe apo për t’i garantuar dinjitetin.
    Basha foli për programin e Koalicionit Euroatlantik për këtë kategori, ku tha se duke u bazuar në mundësitë që ofron ekonomia shqiptare, pensioni minimal do të jetë 250 euro, ai mesatar 450 euro brenda dy viteve të para të qeverisjes. Sipas tij, të gjithë pensionistët me të ardhura nën 300 euro do të përfitojnë një kompensim fiks mujor për ilaçet dhe energjinë elektrike, ndërsa reforma e re e sistemit të pensioneve do garantojë një plan të qëndrueshëm afatgjatë për brezat e ardhshëm.
    Ai më tej tha se të moshuarit më 11 maj duhet ta kuptojnë që vota e tyre do të përcaktojë nëse lekët do të shkojnë ose për pensionet e tyre, ose për shokët e 7×7=313.
    “Ne me program, me ekip, i kemi të gjitha, është fare e thjesht, o lekët për pensionistët shqiptarë, o lekët tek shokët, tek 7×7=313. Kjo është zgjedhja në 11 maj. Kështu që doni lekët për pensionistët, numri 4, Koalicioni euroatlantik, me program, me plan, që pensionisti shqiptar të paktën të ketë mjaftueshëm për t’i garantuar dinjitetin. Se me këto pensione, pensioni mesatar shqiptar aktualisht shkon i gjithi për ilaçe.Me programin e Koalicionit Euroatlantik, pensioni minimal do të jetë 250 euro brenda dy viteve të para të qeverisjes sonë. Kjo do të bëhet me një indeksim progresiv që garanton fuqinë blerëse të pensionistëve.Pensioni mesatar do të arrijë 450 euro brenda mandatit të parë, duke rritur mbështetjen për pensionistët sipas kontributeve të tyre dhe duke siguruar që askush të mos mbetet pas.Shtesa mujore për ilaçe dhe energji – të gjithë pensionistët me të ardhura nën 300 euro do të përfitojnë një kompensim fiks mujor për të mbuluar kostot bazë të shëndetësisë dhe energjisë elektrike.Një reformë e re e sistemit të pensioneve që garanton mbështetje më të madhe për ata me pensione më të ulëta dhe një plan të qëndrueshëm afatgjatë për brezat e ardhshëm.Kjo nuk është thjesht një premtim, por një plan i realizueshëm, i bazuar në përvojën ndërkombëtare dhe në mundësitë reale të Shqipërisë. Pensionistët meritojnë më shumë, dhe ne do ta bëjmë realitet” – tha Basha.

  • “100 mln euro subvecione në vit për fermerët”, Basha takime në Divjakë dhe Sauk: Pensioni mesatar 450 euro

    “100 mln euro subvecione në vit për fermerët”, Basha takime në Divjakë dhe Sauk: Pensioni mesatar 450 euro

    Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka zhvilluar ditën e djeshme takime me fermerë në Divjakë dhe me qytetarë dhe biznese të vogla në Degën 2 në Tiranë. Në takimin me fermerët, ai u njoh me problematikat që përballen duke filluar që nga mungesa e subvencioneve, mungesa e infrastrukturës dhe tregut, të cilët i detyrojnë që prodhimin ta hedhin në rrugë. Si zgjidhje për situatën ku i ka çuar qeverisja 12 vjeçare, Basha foli për programin e Koalicionit Euroatlantik i cili parashikon 100 milionë euro subvencione në vit dhe 50 milionë euro për infrastrukturë, që sipas tij do t’u vij në ndihmë 150 mijë familjeve fermerësh. Ai tha se pa ngritur fermerin shqiptar, nuk ngrihet ekonomia dhe as mirëqenia. “E vetmja gjë që kanë nevojë, është të kenë një qeveri që u jep dorën, jo t’ju japë shkelmin. Ka 12 vite fermeri i Divjakës, i të gjithë Shqipërisë, nuk merr asgjë. Shikojeni fermerin e Kosovës, shikojeni fermerin e Maqedonisë së Veriut.
    Dhe vetëm po t’u japi dorën pak qeveria fermerit shqiptar, mirëqenia për fermerin shqiptar, për familjarët e tyre do të përkthehet në mirëqenie për konsumatorët në qyte, do përkthehet në rritje ekonomike për të gjithë Shqipërinë. Kështu që me planin tonë 100 milionë euro subvencione në vit, 50 milionë euro për infrastrukturën që mos të përfundojnë me bombola gazi, por të kenë linja elektrike, të kenë karburantin, pesticidet, farat, fidanët, plehrat kimike të subvencionuara dhe akses në treg, 150 mijë familje fermerësh do të dalin nga varfëria. Pa ngritur bujësinë, pa ngritur fermerin shqiptar, nuk ngrihet ekonomia, as mirëqenia. Kështu që këtë bekim të zotit me një qeveri që do t’i japë dorën do ta kthejmë në bekim për të gjithë shqiptarët”, tha Basha. Drejtuesi i Koalicionit Euroatlantik, vijoi më tej takimet në zonën e Saukut në Tiranë me qytetarë dhe biznese të vogla. Teksa bisedonte me të moshuar shqetësimi i tyre ishte i qartë, që pensioni nuk del as për të mbuluar nevojat më minimale, siç është blerja e ilaçeve. “100 mijë lekë pension, a të marrësh ilaçe, a të pish ndonjë kafe, leje drita e ujë”, u shpreh një e moshuar.
    Basha i prezantoi me pikat e programit për pensionistët, i cili tha se duke u bazuar në mundësitë që ofron ekonomia shqiptare, pensioni minimal do të jetë 250 euro, ai mesatar 250 euro brenda dy viteve të para të qeverisjes. Sipas tij, të gjithë pensionistët me të ardhura nën 300 euro do të përfitojnë një kompensim fiks mujor për ilaçet dhe energjinë elektrike, ndërsa reforma e re e sistemit të pensioneve do garantojë një plan të qëndrueshëm afatgjatë për brezat e ardhshëm. “Problemi kryesor me pensionet është ai siç the ti, që lekët siç i merrni për ilaçe për energji elektrike. Prandaj, gjëja e parë duhet mbyllur kjo vrimë. Domethënë çfarë ka pensione nën 300 mijë lekë të vjetra, ilaçet dhe energjinë me pagesë fikse nga shteti. Ne e dimë që pensionistët tanë kanë punuar një jetë të tërë për këtë vend dhe meritojnë një trajtim dinjitoz.
    Prandaj, angazhimi ynë është të sjellim një rritje reale dhe të qëndrueshme të pensioneve, bazuar në mundësitë ekonomike të vendit dhe një shpërndarje të drejtë të fondeve publike. Pensioni minimal do të jetë 250 euro brenda dy viteve të para të qeverisjes sonë. Kjo do të bëhet me një indeksim progresiv që garanton fuqinë blerëse të pensionistëve. Pensioni mesatar do të arrijë 450 euro brenda mandatit të parë, duke rritur mbështetjen për pensionistët sipas kontributeve të tyre dhe duke siguruar që askush të mos mbetet pas. Shtesa mujore për ilaçe dhe energji – të gjithë pensionistët me të ardhura nën 300 euro do të përfitojnë një kompensim fiks mujor për të mbuluar kostot bazë të shëndetësisë dhe energjisë elektrike. Një reformë e re e sistemit të pensioneve që garanton mbështetje më të madhe për ata me pensione më të ulëta dhe një plan të qëndrueshëm afatgjatë për brezat e ardhshëm. Kjo nuk është thjesht një premtim, por një plan i realizueshëm, i bazuar në përvojën ndërkombëtare dhe në mundësitë reale të Shqipërisë. Pensionistët meritojnë më shumë dhe ne do ta bëjmë realitet”, nënvizoi Basha.
     

  • “100 mln euro subvecione në vit për fermerët”, Basha takime në Divjakë dhe Sauk: Pensioni mesatar 450 euro, kompensim.

    “100 mln euro subvecione në vit për fermerët”, Basha takime në Divjakë dhe Sauk: Pensioni mesatar 450 euro, kompensim.

    Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka zhvilluar ditën e sotme takime me fermerë në Divjakë dhe me qytetarë dhe biznese të vogla në Degën 2 në Tiranë.
    Në takimin me fermerët, ai u njoh me problematikat që përballen duke filluar që nga mungesa e subvencioneve, mungesa e infrastrukturës dhe tregut, të cilët i detyrojnë që prodhimin ta hedhin në rrugë.
    Si zgjidhje për situatën ku i ka çuar qeverisja 12 vjeçare, Basha foli për programin e Koalicionit Euroatlantik i cili parashikon 100 milionë euro subvencione në vit dhe 50 milionë euro për infrastrukturë, që sipas tij do t’u vij në ndihmë 150 mijë familjeve fermerësh. Ai tha se pa ngritur fermerin shqiptar, nuk ngrihet ekonomia dhe as mirëqenia.
    “E vetmja gjë që kanë nevojë, është të kenë një qeveri që u jep dorën, jo t’ju japë shkelmin. Ka 12 vite fermeri i Divjakës, i të gjithë Shqipërisë, nuk merr asgjë. Shikojeni fermerin e Kosovës, shikojeni fermerin e Maqedonisë së Veriut. Dhe vetëm po t’u japi dorën pak qeveria fermerit shqiptar, mirëqenia për fermerin shqiptar, për familjarët e tyre do të përkthehet në mirëqenie për konsumatorët në qyte, do përkthehet në rritje ekonomike për të gjithë Shqipërinë. Kështu që me planin tonë 100 milionë euro subvencione në vit, 50 milionë euro për infrastrukturën që mos të përfundojnë me bombola gazi, por të kenë linja elektrike, të kenë karburantin, pesticidet, farat, fidanët, plehrat kimike të subvencionuara dhe akses në treg, 150 mijë familje fermerësh do të dalin nga varfëria. Pa ngritur bujësinë, pa ngritur fermerin shqiptar, nuk ngrihet ekonomia, as mirëqenia. Kështu që këtë bekim të zotit me një qeveri që do t’i japë dorën do ta kthejmë në bekim për të gjithë shqiptarët” – tha Basha.
    Drejtuesi i Koalicionit Euroatlantik, vijoi më tej takimet në zonën e Saukut në Tiranë me qytetarë dhe biznese të vogla. Teksa bisedonte me të moshuar shqetësimi i tyre ishte i qartë, që pensioni nuk del as për të mbuluar nevojat më minimale, siç është blerja e ilaçeve.“100 mijë lekë pension, a të marrësh ilaçe, a të pish ndonjë kafe, leje drrita e ujë” – u shpreh një e moshuar.
    Basha i prezantoi me pikat e programit për pensionistët, i cili tha se duke u bazuar në mundësitë që ofron ekonomia shqiptare, pensioni minimal do të jetë 250 euro, ai mesatar 250 euro brenda dy viteve të para të qeverisjes. Sipas tij, të gjithë pensionistët me të ardhura nën 300 euro do të përfitojnë një kompensim fiks mujor për ilaçet dhe energjinë elektrike, ndërsa reforma e re e sistemit të pensioneve do garantojë një plan të qëndrueshëm afatgjatë për brezat e ardhshëm.
    “Problmei kryesor me pensionet është ai siç the ti, që lekët siç i merni për ilaçe për energji elektrike. Prandaj, gjëja e parë duhet mbyllur kjo vrimë. Domethënë çfarë ka pensione nën 300 mijë lekë të vjetra, ilaçet dhe energjinë me pagesë fikse nga shteti.Ne e dimë që pensionistët tanë kanë punuar një jetë të tërë për këtë vend dhe meritojnë një trajtim dinjitoz. Prandaj, angazhimi ynë është të sjellim një rritje reale dhe të qëndrueshme të pensioneve, bazuar në mundësitë ekonomike të vendit dhe një shpërndarje të drejtë të fondeve publike.Pensioni minimal do të jetë 250 euro brenda dy viteve të para të qeverisjes sonë. Kjo do të bëhet me një indeksim progresiv që garanton fuqinë blerëse të pensionistëve.Pensioni mesatar do të arrijë 450 euro brenda mandatit të parë, duke rritur mbështetjen për pensionistët sipas kontributeve të tyre dhe duke siguruar që askush të mos mbetet pas.Shtesa mujore për ilaçe dhe energji – të gjithë pensionistët me të ardhura nën 300 euro do të përfitojnë një kompensim fiks mujor për të mbuluar kostot bazë të shëndetësisë dhe energjisë elektrike.Një reformë e re e sistemit të pensioneve që garanton mbështetje më të madhe për ata me pensione më të ulëta dhe një plan të qëndrueshëm afatgjatë për brezat e ardhshëm.Kjo nuk është thjesht një premtim, por një plan i realizueshëm, i bazuar në përvojën ndërkombëtare dhe në mundësitë reale të Shqipërisë. Pensionistët meritojnë më shumë, dhe ne do ta bëjmë realitet” – tha Basha.

  • Gjiknuri takim me ish-ushtarakë e veteranë: Pensioni minimal 200 euro, mestari 400 euro

    Gjiknuri takim me ish-ushtarakë e veteranë: Pensioni minimal 200 euro, mestari 400 euro

    Kandidati i PS-së, Damian Gjiknuri zhvilloi një takim me ish-ushtarakë dhe veteranë në qytetin e Sarandës. Gjiknuri i cilësoi ata si kontributorët ndër vite të Partisë Socialiste, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e përhershme që kanë treguar.
    “Veteranët dhe ish- ushtarakët janë pjesë e pandarë e jona. Unë si Damian ju ndjej shumë afër vetes, jo vetëm për shkak të origjinës familjare por për besimin dhe bindjen që kam për sakrificat që keni bërë, për kontributet për atdhetarinë.

    Ky vend ka nevojë për atdhetari pasi ka një piramidë vlerash, të gjithë njerëzit kanë një nevojë bazike për jetën, por maja e piramidës është ndjenja e përkatësisë, e krenarisë, e identitetit.
    Çdo gjë mund të tregtojë njeriu por identitetin se tregton dot. Qeveria shqiptare e ka përfshirë në programin e vet që në Janarin e 2026 pensioni minimal të shkojë 200 euro dhe pensioni mesatar në mandatin tjetër të shkojë 400 euro”.

  • SYRI TV/ Elbasan, rriten çmimet e bie konsumi, qytetarët: Pensioni s’na del as për ilaçe

    SYRI TV/ Elbasan, rriten çmimet e bie konsumi, qytetarët: Pensioni s’na del as për ilaçe

    Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore, apo edhe perimeve dhe zarzavateve ka detyruar qytetaret në Elbasan të blejnë më pak. Ata thonë se me pensionin dhe pagat që marrin nuk u dalin as për ilaçe, e jo më për të marrë produkte si veza dhe mishi që kanë pësuar rritje.

    Rritja e çmimeve por edhe frika per ushqime të pa sigurta ka ulur konsumin në qytetin e Elbasanit. Qytetarët shprehen se së fundmi rritja e çmimit te vezëve brenda ditës, apo edhe për mishin i  ka detyruar që të blen më pak, teksa mishin ta zëvëndësojnë në tryezë me zarzavate, pasi pensioni që marrin, apo edhe paga nuk u del të blejnë ushqime të shtrenjta.

    Por një tjetër problem që i ka shqetësuar së fundmi blerësit në Elbasan është siguria e ushqimeve. Teksa mishi i pulës ka rezultuar me salmonelë dhe frutat me pesticide, qytetarët i kërkojn institucioneve marrjen e masave, si dhe rritjen e kontrolleve ndaj ushqimeve.

     

  • Berisha: Edi Rama ka një armë të vetme, mashtrimin! 720 mijë pensionistë i ka lënë në mëshirë të fëmijëve të tyre

    Berisha: Edi Rama ka një armë të vetme, mashtrimin! 720 mijë pensionistë i ka lënë në mëshirë të fëmijëve të tyre

    Berisha: Edi Rama ka një armë të vetme, mashtrimin! 720 mijë pensionistë i ka lënë në mëshirë të fëmijëve të tyreKryetari i PD, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit me banorës së Bregut të Lumit në Tiranë u shpreh se, shteti i ka braktisur 720 mijë pensionistët dhe ata janë lënë vetëm në mëshirë të fëmijëve, se përndryshe nuk blejnë dot as ilaçet. Berisha tha se, Edi Rama ka një armë të vetme, mashtrimin.

    “Ne e nisim këtë projekt, së pari, me ata të cilët janë më në nevojë, dhe biem dakord, më në nevojë janë ata të cilët mezi garantojnë ushqimin e ditës për veten dhe fëmijët e tyre.

    Më në nevojë janë mbi 720 mijë pensionistë, të cilët kanë shkrirë jetën, energjitë e tyre dhe kanë një kontribut të jashtëzakonshëm në ecjen e këtij vendi, kurse tani, marrin si shpërblim një shumë krejtësisht të pamjaftueshme për jetën më modeste. Tani, ata mbetën tërësisht në mëshirën e fëmijëve të tyre, ku janë dhe ku nuk janë që t’iu dërgojnë një mbështetje, ose përndryshe nuk blejnë ilaçet, ose nuk ushqehen si duhet, ose përndryshe fëmijëve u thonë: shko, paç fatin, se këtu nuk ushqehemi dot, merr rrugët e botës.

    Dhe këta nuk janë pak, janë shumë. Tjetër punë se, Edi Rama ka një armë të vetme, mashtrimin.

    Dhe do t’u them një gjë miq.

    Njeriu ka virtytet e veta, ka të mirat e veta, por ka edhe anët e këqija dhe veset e veta.

    Midis veseve, më i keqi të këqijave është mashtrimi. Ai që mashtron, ai i bën të gjitha, se i fsheh. Dhe ky njeri, nga mëngjesi gjer në darkë vetëm mashtron.

    Dhe ky njeri, çdo vepër të tij të zezë dhe të bashkëpunëtorëve të tij, përpiqet ta mbulojë me mashtrime. Ky njeri që ishte 12 vite në pushtet, do marrim pak te pensionistët.

    Pensioni minimal në fshat ishte 82 euro. E rritëm nga 36 në 82. Dje u thoshte shqiptarëve pensioni mesatar ishte 82 euro. Pensioni mesatar, shteti ka libra, ka regjistra. Pensioni mesatar në vitin 2013 ishte 143 mijë lekë. Ky ishte pensioni mesatar.

    Problemi është se, në Mal të Zi, ky pension nuk 143 mijë lekë. Në Malin e Zi, ky pension ishte 138 mijë lekë. Sot, në Malin e Zi, ky pension është 450 euro.

    Ky premton se në vitin 2030, do ta keni pensionin 400 euro.

    Pra, qeveri Mal i Zi, qeveri Shqipëria, miqtë e mi. Po të jetë për pasuri, Shqipëria i ka absolutisht pa asnjë diskutim 5 herë më të mëdha. Shqipëria është vendi më i pasur në çdo gjë në këtë rajon.

    Kur të duken tjerët të pavlerë, kur nuk i përfill, nuk bërtet gjatë vitit se këtu nuk vuan kush për bukë, paçka se ka shumë që vuajnë. Natyrisht, merr përpara 8 mld euro, siç kishte këtë vit, 8 mld euro, të gjitha taksat tuaja, të gjitha të mbledhura nga ajo që paguani ju, që ju merret ju në çdo blerje. Dhe në këto 8 mld la për pensionistët 16 mln euro.

    Dhe kur ne para 15 muajsh dërguam ligjin në parlament për minimumin jetik 200 euro, çka nënkupton se asnjë pensionist nuk mund të marrë më pak se 200 euro, çka nënkupton asnjë i papunë, asnjë njeri me ndihmë ekonomike nuk mund të marrë më pak se 200 euro, ky jo që s’e pranoi, por u vërsul të thotë se kjo të çon në humnerë, kjo është katastrofë.

    Jo, nuk është katastrofë. Se nuk ishte për Malin e Zi katastrofë. Se nuk ishte për Maqedoninë katastrofë. Se nuk ishte për Serbinë katastrofë. Se nuk ishte a për Kosovën, se ka 18 vjet, sa ka e pavarur dhe ka pensionet më të larta se ne.

    Po pse? Sepse qeveria merr nga buxheti dhe jep fonde pensionesh. Ne zotohemi para jush!”, u shpreh Berisha.

  • Ministrja Ibrahimaj zbulon programin për të moshuarit, ja kur do të bëhet pensioni mesatar 400 euro

    Ministrja Ibrahimaj zbulon programin për të moshuarit, ja kur do të bëhet pensioni mesatar 400 euro

    Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, ka folur në një emision televiziv lidhur me programin e Partisë Socialiste, duke zbuluar planet për rritjen e pensioneve në të ardhmen. Ajo ka theksuar se një nga objektivat kryesore të PS është rritja e pensioneve dhe pagave, duke kontribuar në përmirësimin e rritjes ekonomike të vendit.
    Ibrahimaj ka shpjeguar se reforma e vitit 2014 ka dhënë rezultate pozitive dhe se për personat që dalin në pension pas plotësimit të moshës dhe viteve të punës, pensioni mesatar aktualisht është 300 euro. Ajo ka theksuar se premtimi për të arritur një pension mesatar prej 400 eurosh është i realizueshëm duke marrë parasysh rritjen e pagave dhe zhvillimin ekonomik.
    Ministrja ka siguruar se PS do të sigurojë rritjen e pensioneve çdo vit deri në vitin 2030, duke shtuar se një nga pikat kyçe të programit është që deri në vitin 2030, pensioni mesatar do të arrijë në 400 euro. Ibrahimaj ka theksuar se ky proces do të jetë gradual dhe do të vazhdojë të rritet vit pas viti.
    Gjithashtu, ajo ka përmendur një reformë të re të pensioneve, e cila është duke u studiuar në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar. Ibrahimaj ka paralajmëruar se është e rëndësishme të merren vendime të kujdesshme për sistemin e pensioneve, pasi një gabim mund të çojë në një kolaps fiskal që do të dëmtonte të ardhurat që përdoren për zhvillim.

  • Berisha premton ulje të çmimit të energjisë dhe naftës

    Berisha premton ulje të çmimit të energjisë dhe naftës

    Kryedemokrati Sali Berisha gjatë një takimi me banorët e degës 9, ka folur sërish për programin e partisë, duke premtuar ulje të çmimit të energjisë dhe naftës.
    Ai premtoi ulje të çmimit të energjisë elektrike në 7 lekë, ndërsa tha se kush do të vendosë panele voltaike pas tre vitesh nuk do të kenë nevojë të paguajnë energjinë elektrike.
    Sipas Berishës edhe nafta do të jetë me çmimin që ka Kosova, pasi do të përgjysmohet taksa e naftë.

    Pjesë nga fjala e Berishës:
    Ne paraqitemi para shqiptarëve më një front të gjerë, paraqitemi me një mbështetje dhe vlerësim ndërkombëtar për qëndresën tonë. Qëndresë që ne garantuam vendin me opozitë dhe ecim të sigurt drejt fitores.
    Ne paraqitemi para qytetarëve shqiptarë me një program me të cilin ne besojmë se u japim përgjigjen më të mirë të gjitha problematikave të tyre, kudo që ndodhen ata.
    E nisim këtë projekt me ata që janë më në nevojë. Më në nevojë janë ata që mezi garantojnë ushqimin. Në nevojë janë pensionistët që kanë shkrirë jetën dhe energjinë e tyre. Tani marrim si shpërblim një shumë krejtësisht të pamjaftueshme për jetën më modeste. Ata mbeten në mëshirën e fëmijëve të tyre që tu dërgojnë një mbështetje.
    Edi Rama ka një armë të vetme, mashtrimin. Njeriu ka virtytet e veta, por ka edhe veset e veta. Midis veseve më i keqi është mashtrimi. Ai që mashtron i bën të gjithë. Ky njeri nga mëngjesi deri në darkë vetëm mashtron. Çdo vepër të zezë ky njeri përpiqet ta mbulojë me mashtrime.
    Pensioni minimal ishte 82 euro. Dje i thoshte shqiptarëve u thoshte se pensioni mesatar ishte 82 euro. Ndërkohë pensioni mesatar në 2013 ishte 14 300 lekë.
    Merr 8 miliard euro, taksat tuaja dhe në këto 8 miliard la për pensionistët 16 milionë euro. Kur ne para një viti dërguam ligjin në parlament për minimumin jetik 200 euro, çka nën kupton se asnjë pensionist nuk mund të marrë më pak se 200 euro, apo një i papunë nuk mund të marrë më pak se 200 euro, ky jo vetëm që nuk e pranoi por tha që kjo të çon në humnerë dhe të çon në katastrofë.