Tag: pensioni

  • “Pensioni 200 euro do jetë 100 euro”, Rama ironizon Berishën: Rrjedh, por prapë e shtrëngon dorën sepse…

    “Pensioni 200 euro do jetë 100 euro”, Rama ironizon Berishën: Rrjedh, por prapë e shtrëngon dorën sepse…

    Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një tjetër video për të ironizuar kryedemokratin Sali Berisha.
    Duket se kreut të qeverisë nuk i shpëtojnë lapsuset e Berishës. Ai ka ndarë një deklaratë të Berishës kur tha “do vendosim pensionin minimal 100 euro… 200 euro. Pensioni nën 200 euro do të jetë 200 euro”, teksa mbi imazhin e kryedemokratit ka vendosur videon e një bufi.
    “Rrjedh rrjedh, po prapë e shtrëngon dorën se 6 milionë dollarë i do për hallin e vet”, shkruan Rama duke kujtuar kontratën e lobimit të PD-së.

  • “Pensioni nën 200 euro do jetë 200 euro”, Rama ironizon Berishën:  Rrjedh rrjedh, po prapë e shtrëngon dorën se 6 milionë USD i do për hallin e vet

    “Pensioni nën 200 euro do jetë 200 euro”, Rama ironizon Berishën:  Rrjedh rrjedh, po prapë e shtrëngon dorën se 6 milionë USD i do për hallin e vet

    Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një tjetër video për të ironizuar kryedemokratin Sali Berisha.

    Duket se kreut të qeverisë nuk i shpëtojnë lapsuset e Berishës. Ai ka ndarë një deklaratë të Berishës kur tha “do vendosim pensionin minimal 100 euro… 200 euro. Pensioni nën 200 euro do të jetë 200 euro”, teksa mbi imazhin e kryedemokratit ka vendosur videon e një bufi.
    “Rrjedh rrjedh, po prapë e shtrëngon dorën se 6 milionë dollarë i do për hallin e vet”, shkruan Rama duke kujtuar kontratën e lobimit të PD-së.

    Top Channel

  • “650 euro paga minimale në Shqipërinë 2030”/ Rama prezanton programin ekonomik në Dimal: Pensioni mesatar 400 euro

    “650 euro paga minimale në Shqipërinë 2030”/ Rama prezanton programin ekonomik në Dimal: Pensioni mesatar 400 euro

    Pasi foli për programin ekonomik të Partisë Socialiste në komunikimin “Sy m’Sy” me ndjekësit këtë mëngjes, kryeministri Edi Rama e vijoi gjatë takimit me mbështetësit në Dimal.

    “Paga minimale ishte 157 euro kur erdhëm në qeveri, sot është 400, në janar 2026 bëhet 500, në 2030 arrin 650 euro. Paga mesatare e përgjithshme ka qenë 322 euro, sot është 848 euro. Paga mesatare në sektorin publik sot është 1000 euro nga 372 që ka qenë, do shkojë 2000 euro në Shqipërinë 2030.
    Pensioni mesatar ishte 111 euro, sot është 300 euro, në 2030 do të jetë 400 euro pensioni mesatar dhe 200 euro pensioni minimal”.

    Top Channel

  • Rama prezanton programin ekonomik në Dimal:650 euro paga minimale në Shqipërinë 2030

    Rama prezanton programin ekonomik në Dimal:650 euro paga minimale në Shqipërinë 2030

    Kryetari i PS, Edi Rama është takuar me qytetarët e Dimalit, ku foli për programin ekonomik.
    Gjatë gjatë fjalës së tij, Rama theksoi synimet e qeverisë së tij për rritjen e pagave.
     “Paga minimale ishte 157 euro kur erdhëm në qeveri, sot është 400, në janar 2026 bëhet 500, në 2030 arrin 650 euro. Paga mesatare e përgjithshme ka qenë 322 euro, sot është 848 euro. Paga mesatare në sektorin publik sot është 1000 euro nga 372 që ka qenë, do shkojë 2000 euro në Shqipërinë 2030.
    Pensioni mesatar ishte 111 euro, sot është 300 euro, në 2030 do të jetë 400 euro pensioni mesatar dhe 200 euro pensioni minimal”.

  • “Pensioni minimal jo më pak se 200 euro brenda dekadës”, Rama në Kukës: Prodhimi i brendshëm bruto në 2030 do të jetë 35 mld euro

    “Pensioni minimal jo më pak se 200 euro brenda dekadës”, Rama në Kukës: Prodhimi i brendshëm bruto në 2030 do të jetë 35 mld euro

    Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me qytetarët në Kukës këtë të mërkurë.

    Ai u shpreh se prodhimi i brendshëm bruto në vitin 2030 synohet të shkojë në 35 miliardë euro.
    Rama: E kemi parë të arsyeshme të ndajmë me njerëzit dhe publikun, disa fakte, shifra të dhëna që janë pasqyrë e formimit të këtyre viteve por që ndryshe nuk ke ku I shikon dhe I gjen në pasqyrat tona mediatike. Është një problem I madh për ne për shoqërinë tonë, shumë çka që ka të bëjë më zhvillimin nuk gjen pasqyrim në ato kanale, portale për të cilat njerëzit informohen. Nuk është çudi kur siç e keni parë të gjitha sondazhet na japin fitues me një avantazh të madh.
    Shumica e shqiptarëve besojnë te ne, në drejtimin e duhur dhe që e ardhmja e tyre do jetë më e mirë. Çfarë ndodh? Ata nëpër studio e kanë të vështirë ta pranojnë dhe fajësojnë popullin, duke thënë është popull i sëmurë, i çmendur, i blerë i shitur i trembur por nuk ndalen të marrin frymë se mos ndoshta janë ata që jetojnë në një pikë të shkëputur nga realiteti dhe kanë krijuar një ide dhe imazh te i cili besojnë po vetë. Shqipëria pa diskutim që ka probleme, tema të rëndësishme ekonomike, sociale për të adresuar por është një vend krejt tjetër nga ai që ekspozohet.
    PPB, që është e gjithë vlera që vendi krijon matur mbi bazën e çdo të ardhure të krijuar në një vend, dhe prodhimi përgjithshëm bruto kur morëm detyrën ishte më pak se 10 mld euro në fund 2024 rezultoi 25 mln euro, projeksioni ynë është që në Shqipërinë 2030 do të shkojë në 35 mld euro. Pra e kemi rritur PBB dy herë e gjysmë, një rritje që është më e larta në rajon. Shqipëria ka arritjen më të lartë, dhe nëse mesatarja e rritjes për vendet e tjera është afro 65% për Shqipërinë është 100%. Të mos jetë më pak se 200 euro pensioni minimal brenda kësaj dekade, ndërsa pensioni mestar në 400 euro.
     

    Top Channel

  • Rama në Kukës: Pensioni minimal jo më pak se 200 euro brenda 10 viteve

    Rama në Kukës: Pensioni minimal jo më pak se 200 euro brenda 10 viteve

    Kryetari i PS, Edi Rama po zhvillon një takim me qytetarët në Kukës këtë të mërkurë.
    Kryesocialisiti tha se brenda 10 viteve pensioni minimal nuk do të jetë më pak se 200 euro.
    Po ashtu, ai u shpreh se prodhimi i brendshëm bruto në vitin 2030 synohet të shkojë në 35 miliardë euro.
    Rama: E kemi parë të arsyeshme të ndajmë me njerëzit dhe publikun, disa fakte, shifra të dhëna që janë pasqyrë e formimit të këtyre viteve por që ndryshe nuk ke ku I shikon dhe I gjen në pasqyrat tona mediatike. Është një problem I madh për ne për shoqërinë tonë, shumë çka që ka të bëjë më zhvillimin nuk gjen pasqyrim në ato kanale, portale për të cilat njerëzit informohen. Nuk është çudi kur siç e keni parë të gjitha sondazhet na japin fitues me një avantazh të madh.
    Shumica e shqiptarëve besojnë te ne, në drejtimin e duhur dhe që e ardhmja e tyre do jetë më e mirë. Çfarë ndodh? Ata nëpër studio e kanë të vështirë ta pranojnë dhe fajësojnë popullin, duke thënë është popull i sëmurë, i çmendur, i blerë i shitur i trembur por nuk ndalen të marrin frymë se mos ndoshta janë ata që jetojnë në një pikë të shkëputur nga realiteti dhe kanë krijuar një ide dhe imazh te i cili besojnë po vetë. Shqipëria pa diskutim që ka probleme, tema të rëndësishme ekonomike, sociale për të adresuar por është një vend krejt tjetër nga ai që ekspozohet.
    PPB, që është e gjithë vlera që vendi krijon matur mbi bazën e çdo të ardhure të krijuar në një vend, dhe prodhimi përgjithshëm bruto kur morëm detyrën ishte më pak se 10 mld euro në fund 2024 rezultoi 25 mln euro, projeksioni ynë është që në Shqipërinë 2030 do të shkojë në 35 mld euro. Pra e kemi rritur PBB dy herë e gjysmë, një rritje që është më e larta në rajon. Shqipëria ka arritjen më të lartë, dhe nëse mesatarja e rritjes për vendet e tjera është afro 65% për Shqipërinë është 100%. Të mos jetë më pak se 200 euro pensioni minimal brenda kësaj dekade, ndërsa pensioni mestar në 400 euro.

  • “Fondet ekzistojnë por administrimi është i keq”/ Flet eksperti i pensioneve Hoxha: Pensionet mbi 200 euro, i…

    “Fondet ekzistojnë por administrimi është i keq”/ Flet eksperti i pensioneve Hoxha: Pensionet mbi 200 euro, i…

    Eksperti i pensioneve Kujtim Hoxha, i ftuar në një intervistë televizive diskutoi për fondet publike dhe mënyra se si ato mund të administrohen nga qeveria dhe nëse pensioni për qytetarët mund të arrijë deri në 200 euro. Hoxha theksoi se partitë e opozitës kanë gjithmonë favorin sepse janë në gjurmët e gabimeve të qeverisë së mëparshme.
    “Gjatë fushatës gjithmonë ka premtime. Çështja shtrohet si do të drejtohen fondet publike nga qeveria që do të marë pushtetin. Partitë e opozitës kanë gjithmonë favorin sepse janë në gjurmët e gabimeve të qeverisë së mëparshme, që e shfrytëzojnë për të bërë programin”. tha ai
    Sipas tij nisma për pensionin mbi 200 euro për qytetarët mund të realizohet, nëse shpërndarja e buxhetit rreth 176 milionë euro mund të bëhet në mënyrë të rregullt. Hoxha shtoi se fondet publike ekzistojnë por administrimi i tyre është i keq, dhe se partitë politike janë në garë se kush mund të administrojë më mirë ato. Më tej eksperti deklaroi se duke llogaritur buxhetin në vitin 2025, 187 euro mund të jetë pensioni minimal dhe 275 pensioni mesatar.
    “Kjo nismë mund të jetë i realizueshëm.Deri në pranverë mund të grumbullohet buxheti rreth 176 milionë euro.Nëse shpërndarja do bëhet në mënyrë të rregullt një pensionist mund të marrë rreth 175 mijë lekë. Buxheri i vitit 2025 ka të planifikuar rreth 8.22 miliardë euro, por 1.3 e tyre janë planifikuar për realizimin e pensioneve. Fondet publike ekzistojnë, por administrimi është i keq. Prandaj edhe partitë politike janë në garë se kush mund të administrojë më mirë ato fonde. Me këto llogaritje 187 euro mund të jetë pensioni minimal dhe 275 pensioni mesatar.” përfundoi Hoxha

  • Meta: Rritja e pensioneve për nënë Selvinë dhe pensionistët do të fillojnë menjëherë me votën për Nr. 1

    Meta: Rritja e pensioneve për nënë Selvinë dhe pensionistët do të fillojnë menjëherë me votën për Nr. 1

    Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një postim në Facebook, shkruan se pak ditë më parë e ka uruar Nënë Selvinë për 100-vjetorin e saj të lindjes, por mësoi me shqetësim se pensioni i saj, i mjeruar, është rritur vetëm 200 lekë në një vit.

    Ai theksoi se kjo situatë e tmerrshme ka vetëm një zgjidhje dhe ajo është ndryshimi që vjen me votën për Nr. 1️⃣.

    Sipas tij, brenda 100 ditëve të para, pensioni i Nënë Selvisë do të rritet nga 59 euro në 200 euro dhe do të vazhdojë të rritet çdo vit me 20%.

    Meta theksoi se 11 Maji është shumë afër dhe se pensionistët që mbijetojnë me pensione mizerabël nuk mund të presin vitin 2030 për të parë premtimin mashtrues të Edi Ramës për rritjen e pensioneve, ndërkohë që ata vazhdojnë të përballen me mungesën e ujit dhe kushte të tjera të vështira.

    Postimi i plotë:

    Pak ditë më parë e urova Nënë Selvinë për 100-vjetorin e saj të lindjes.
    Mësova se pensioni i saj i mjerimit, nga 5,700 lekë, një vit pas takimit tonë, është rritur vetëm 200 lekë.
    Kjo situatë e tmerrshme ka vetëm një zgjidhje.
    Duke votuar Nr. [1️⃣] , pensioni i Nënë Selvisë brenda 100 ditëve të para, shkon nga 59 euro në 200 euro dhe do të rritet çdo vit me 20%.
    11 Maji është shumë afër.
    Nënë Selvia dhe të gjithë pensionistët që mezi mbijetojnë me pensionet mizerabël, nuk kanë kohë të presin vitin 2030 për të vërtetuar premtimin mashtrues të Edi Ramës për rritjen e pensioneve 200 euro, sepse siç e dinë edhe sot pas 12 vitesh mungon uji në shtëpitë e tyre, siç mungon edhe këtu në Burgun 313.
    Të shpjegojmë sa më thjesht programin tonë që është programi që jep zgjidhje të vërteta për shqiptarët dhe familjen shqiptare, angazhime që bëhen nga burra që janë provuar se dijnë të mbajnë fjalën.
    [✅️] [🗳] VOTO NR.1 – Koalicioni “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”
    [✅️] [🗳] VOTO ILIR METAJ – Qarku Tiranë

  • “Nëse nuk luftojmë korrupsionin e 7×7-313, nuk ka lekë për të moshuarit”, Basha: Pensioni minimal 250 mijë lekë

    “Nëse nuk luftojmë korrupsionin e 7×7-313, nuk ka lekë për të moshuarit”, Basha: Pensioni minimal 250 mijë lekë

    Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i shoqëruar nga kandidatja për deputete, Taulanda Jupi zhvilloi një takim me pensionistë në zonën e Laprakës në Tiranë, ku u diskutua për shqetësimet e tyre dhe programin.
    Gjatë fjalës së tij, Basha theksoi se më 11 maj, qytetarët, veçanërisht pensionistët, do të përballen me një zgjedhje të rëndësishme; të vazhdojnë edhe katër vite të tjera me qeverisjen e Edi Ramës, apo të votojnë për përmirësimin e kushteve të jetesës së tyre dhe të familjeve të tyre.
    “Më 11 maj, thelbi i zgjedhjes që do bëjnë qytetarët dhe në veçanti pensionistët kjo do jetë, ose do vazhdojmë edhe katër vite të tjera me Edi Ramën dhe shokët e tij tek 7×7=313 dhe shoqet e tij valltare me rripa nga 2 mijë euro. Ose do votoni për veten tuaj, për xhepin tuaj dhe të familjeve dhe të fëmijëve tuaj. Se normalisht shumica prej jush ia dilni për shkak të ndihmës që u japin fëmijët dhe familjet. Se me këto pensione nuk ka njeri t’ia dalë. Ky është thelbi i zgjedhjes që do të bëni në 11 maj” – tha ai.
    Basha tha se programi i Koalicionit Euroatlantik do të sjellë rritje të konsiderueshme të pensioneve. Sipas tij, brenda katër viteve, pensioni minimal do të arrijë në 250 mijë lekë dhe pensioni mesatar në 450 mijë lekë. Për pensionistët që kanë pensione nën 300 mijë lekë, do të ofrohet një shumë fikse për të kompensuar faturat e energjisë, si dhe rimbursim të plotë të barnave.
    Ai gjithashtu foli për platformën e Koalicionit Euroatlantik për shëndetësinë, duke nënvizuar se barnat do të rimbursohen plotësisht sipas diagnozës mjekësore, një masë që do të prekë veçanërisht të moshuarit, të cilët përballen me shpenzime të larta për ilaçe.
    “Programi jonë për pensionet që është shpall i pari, parashikon brenda katër viteve pensioni minimal 250 mijë lekë, pensioni mesatar 450 mijë lekë. Për çdo pensionist nën 300 mijë lekë një shumë fikse për të kompensuar çdo muaj faturën e energjisë, si dhe sa i takon barnave, rimbursim 100% i barnave. Sot unë e di, kam nënën e cila merr barna me një vlerë të caktuar, një vlerë për afro 100 mijë lekë në muaj, vetëm 6 mijë lekë i rimbursohen” – tha Basha.
    Për sa i përket financimit të këtyre politikave, Basha tha se ka një faturë të konsiderueshme, e cila do të arrijë deri në 560 milionë euro shtesë në vitin e katërt. Sipas tij, që të sigurohet kjo shumë, duhet që paratë mos të shkojnë tek të korruptuarit dhe e vetmja forcë politike që e ka seriozisht luftën kundër korrupsionit është Koalicioni Euroatlantik, numri 4.
    “Çështjen e barnave ne e zgjidhim me platformën tonë për shëndetësinë, dhe ky është rimbursim sipas diagnozës. Siç e kediagnozën ashtu do rimbursohen 100%. Dhe kjo prek në veçanti moshën e tretë që normalisht përballet për shkak të moshës edhe me koston më të lartë, të shpenzimeve më të larta për ilaçe.
    A ka një faturë për këtë? Sigurisht që ka një faturë. Fatura është kripur, që fillon vitin e parë me 380 milionë euro në vit shtesë që duhen për të përballuar këtë politik rritje pensionesh. Dhe në fund të vitit të katërt fatura shkon deri në 560 milionë euro shtesë. Si do përballohet fatura? Këtë se thotë as Edi Rama as Sali Berisha. E di ça thonë këta, jepe votën për numrin 5 që të nxjerrim shokët nga burgu, ai tjetri thotë do ta luftoj korrupsionin, ma jep votën për numrin 1 që të nxjerr Ilir Metën nga burgu. Po pse kështu do luftohet korrupsioni, duke nxjerr shokët që janë kapur duke vjedh? Kështu do vijnë lekët te ju, s’ka shans. E vetmja forcë politike që është angazhuar publikisht me vepra jo me fjalë për luftë kundër korrupsionit, është Koalicioni Euroatlantik, është numri 4” – tha Basha.

  • Berisha: Në Shqipëri, çmimet në qiell, pensioni mbeti aty ku ishte. Do indeksojmë çdo vit pensionin

    Berisha: Në Shqipëri, çmimet në qiell, pensioni mbeti aty ku ishte. Do indeksojmë çdo vit pensionin

    Berisha: Në Shqipëri, çmimet në qiell, pensioni mbeti aty ku ishte. Do indeksojmë çdo vit pensionin

    Lideri i opozitës, Sali Berisha është ndalur edhe te problemi i rritjes së çmimeve dhe staniacioni i rrogave dhe pensioneve në Shqipëri gjatë 12 viteve të Edi Ramës në pushtet.

    ‘Në Shqipëri, çmimet në qiell, pensioni mbeti aty ku ishte. Me politikën që do ndjekim do indeksojmë çdo vit pensionin’, u premtoi Berisha fermerëve gjatë takimit në Elbasan.

    Berisha: Pensionisti në fshat është i diskriminuar. Në fshat janë pensionet më të ulëta se kudo. Kanë punuar 40 vjet, kanë shkri energjitë e tyre, dhe marrin një pension qesharak.

    100 ditët e para të qeverisjes, ju garantoj, se çdo burrë dhe grua në fshat, në moshë pensioni, do të marrë 200 euro si pension minimal. Do marrë 200 euro ai që merr sot 120 euro, ai që merr sot 70 euro, ai që merr sot asnjë euro. Që të gjithë, burra dhe gra, në fshat dhe kudo që janë në Shqipëri në moshën e pensionit, do marrin 200 euro, atë që ne e quajmë minimumi jetik.

    Rroga minimale nuk do të jetë kurrë nën 500 euro. Rroga measatare do shkojë në 1200 euro, rroga e mësuesve do të jetë 1500 euro.

    Tani, me të drejtë, secili nga ju mund të shtrojë pyetjen: po ku do gjenden këto para?

    Premtuam 5-fishimin e subvencioneve. Premtuam 70 milionë euro për vaditje, kullim dhe mbrojtje toke. Premtuam kredi të buta. Premtojmë 200 euro minimum jetik, në fshat dhe qytet, pa diskriminim, kudo.

    Këto para, të dashur miq, të gjitha janë.

    Të gjitha i paguani ju.

    Qindarkë për qindarkë, u merren qytetarëve në çdo mall që ju blini. 20% taksë ju merr shteti në çdo çmim, në çdo udhëtim, në çdo litër naftë, në çdo gjë.

    Ua merr, por problemi është se nuk ua kthen. Dallimi midis nesh dhe atyre është ky, ne do ua kthejmë. Absolutisht! Do ua kthejmë.

    Tani, ndalemi prap po këtu. Shqipëria këtë vit kishte 8 miliardë euro buxhetin.

    Në ndarje të këtij buzheti, për bujqësinë, fshati, në të cilin jeton 40% e popullatës, në të cilin prodhohet 20% e PBB, u la gjithësej 57 milionë.

    Për pensionistët, të cilët janë në fshat dhe qytet, së bashku, janë 760 mijë. Sa u la? 16 milionë euro nga 8 miliardë euro, të gjitha nga taksat tuaja. Nuk ka shpërndarje më cinike, më të pashpirt dhe më poshtëruese se kjo.

    Se të lesh ti për 1/3 e popullit tënd 16 milionë euro. Ai fondi pensioneve është një gropë. Ai është siç është, sigurisht që ai duhet përmirësuar. Por, me fond pensionesh ti i le ata të flasin me veten e tyre, të numërojnë kafshatën, të mos marrin dot ilaçet. Dhe, çdonjeri i përgjegjshëm para qytetarëve të vet, çdo qeveritar, tek ky buxhet 8 miliardë, 6 miliardë, apo 10 miliardë, sa të jetë, ndan 1 miliardë, 2 miliardë, ëpr t’ua kthyer qytetarëve në pensione, në rroga. Të tjerat i përcakton për shëndetësinë, për arsimin, për bujqësinë, e me radhë.

    Kurse ky, 16 milionë.

    I bëj thirrje çdo shqiptari, të mos e harrojë këtë shifër.

    Me deputetët tanë, Tomorrin, Qaniun, etj., ne çuam në parlament ligjin e minimumit jetik. Para një viti e gjysmë, në mënyrë që të marrë fund kjo ndarje. T’i jipet çdo shqiptari 200 euro. Nuk është shpikja jonë kjo. Nuk është se e kemi nxjerr ne minimumin jetik. Minimumi jetik është domosdoshmëri absolute, në mënyrë që individi të mos jetojë në mjerim. Dhe ju them këtu, ne regjistruam. Pasi bëmë studimin, gjetëm se 15 mijë familje jetonin në varfëri ekstreme. I regjistruam, dhe në mënyrë absolute fill pas zgjedhjeve, do t’u jepnim para në dorë atyre, dhe nuk do të kishim varfëri ekstreme. Nuk ka varfëri ekstreme një vend i lirë. Nuk e lejon. Bën shpërndarje, jep para, dhe ky është rregulli.

    Këta, e 5-fishuan shifrën. Këta bllokuan pensionet. Thanë do i ndeksojmë, dhe nuk i indeksuan. Dhe jo vetëm nuk i indeksuan pensionet, por çfarë ndodhi tjetër. Çmimet u rritën në Shqipëri nga rënia e PBB, nga importi dhe faktorët e tjerë, kanë pësuar rritjen më të madhe në rajon. Dhe çmimet në Shqipëri, litri i qumështit ështëmë shtrenjtë në Shqipëri se në itali.

    Kilogrami i bukës, mishi, të gjitha këto kaluan në çmime të cilat, sipas specialistëve ekonomistë, për të blerë sot një pensionist, aq sa blinte në vitin 2013 me pensionin, për shkak të rritjes së çmimeve, duhet ta kishte pensionin 390 mijë lekë. Ndërkohë, e ka 160-170 mijë lekë.

    Pra, duhet ta kishte 390 mijë lekë. Më ndryshe. Në vitin 2013, pensioni në Shqipëri ishte 143 mijë lek, pensioni më Mal të Zi ishte 138 mijë lekë. Sot, pensioni në Mal të Zi është 450 euro. Pensioni në Maqedoni sihte më i ulët. So, pensioni në Maqedoni është 380 mijë lekë.

    Në Serbi ishte më i ulët, sot është 405 mijë lekë.

    Po pse?

    Sepse çdo vit qeveritë nga buxheti kalonin para tek pensionistët për të rritur pensionet, sepse rriteshin çmimet, dhe pensionisti malazez nuk i ka problem, pensionisti serb nuk i ka problem. Janë rritur çmimet, janë rritur pensionet.

    Në Shqipëri, çmimet në qiell, pensioni mbeti aty ku ishte. Pak fare rritje.

    Ndaj dhe ne, me politikën që ndjekim i japim fund kësaj situate tmerrësisht të rëndë që është krijuar.

    Jo vetëm kaq. Nuk është ndonjë shumë e madhe, po është, çfarë është kjo. Është 6.3 euro në ditë për person, në standartin ndërkombëtar nuk je në varfëri ekstreme. Je në vërfëri, por jo ekstreme. Se ka dy fasho varfëria, dhe ne dalim përnjëherë nga varfëria ekstreme.