Eksperti i ekonomisë Kujtim Hoxha thekson se pagat dhe përfitimet shtesë të politikanëve shqiptarë duhet të rriten në mënyrë të drejtë dhe në përputhje me inflacionin që po përballon vendi. Aktualisht, pagat e deputetëve, ministrave, kryeministrit dhe presidentit janë rritur ndjeshëm, duke arritur shifra shumë herë më të larta se paga mesatare dhe pensionet që marrin qytetarët e thjeshtë. Z.Hoxha zbardh për gazetën “SOT” me shifra të detajuara se sa do të përfitojnë politikanët e njohur si Edi Rama, Ilir Meta, Fatmir Xhafaj, Petrit Vasili, Tritan Shehu, Taulant Balla, Fatmir Mediu, Niko Peleshi e të tjerë, ndërsa rritja e pensioneve për shumicën e qytetarëve mbetet e ngadaltë dhe larg nivelit të pagave të zyrtarëve. Në këtë kontekst, ai nxjerr në pah edhe pengesat që kanë vonuar apo bllokuar indeksimin e pensioneve, duke nënvizuar nevojën urgjente për një barazi më të madhe sociale dhe ekonomike në vend.
Ja analiza e plotë e Z.Hoxha
Sipas ligjit, që kaloi në Parlament, paga e deputetëve do të dyfishohet nga 156.770 lekë që është aktualisht, në 310.250 lekë, ndërsa e ministrave nga 174.760 lekë në 318.750 lekë bruto . Kryeministrit dhe kryetarit të Parlamentit, paga u rritet në thuajse 400.000 lekë nga 228.000 lekë, qenë para rritjes se pagave (2023) . Paga e presidentit shkon në 425 mijë lekë nga257 mijë lekë që ka qenë para rritje së pagave. Ndërsa në Parlament debatohej për rritjen e pagave, jashtë ndërtesës aktivistë të Lëvizjes “Bashkë” mbajtën një protestë.(Shkëputur nga shtypi i shkruar) para një viti e gjysmë. Të rinjtë protestues hodhën para false ndaj deputetëve që hynin në Parlament, dhe mbanin në duar pankarta ku shkruhej, “Mos u ngopshi” dhe “Hajdutë”. Drejtuesit e kësaj lëvizjeje, e cilësuan “të neveritshëm” vendimin për rritjen e pagave për zyrtarët e lartë në Shqipëri, në kushtet kur pensioni minimal mbetet 8.000 lekë dhe ai mesatar 15.000 lekë Deputetet kane miratuar ne Kuvend dyfishimin e pagesës se tyre. Sipas projektligjit, nga 157 mije leke qe paguhen aktualisht, deputet do te marrin mbi 310 mije leke. Ministrat nga 174 mije lekëdo te paguhen 318 mije leke. Kryeministrit dhe kryetarit të kuvendit paga u rritet në thuajse 400 000 lekë bruto nga 228 000 lekë që është sot. Ndërkaq, paga më e lartë është ajo e Presidentit të Republikës, e cila shkon në 425 mijë lekë.
Paga e deputetëve 156 770 lekë 310 250 lekë
Paga e ministrave 174 760 lekë 318 750 lekë
Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ka miratuar me datë 25.05.2023, ligjin që përcakton pagat e funksionarëve të lartë të shtetit, përkatësisht “Për disa ndryshime në ligjin nr.9584, datë 17.07.2006, “Për Pagat, Shpërblimet dhe Strukturat e Institucioneve të Pavarura Kushtetuese dhe të Institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj”, të ndryshuar. Ky ligj është depozituar në kuvend me datë 7 prill 2023, por në datën 23 maj 2023, kur radhën e shqyrtimit e kishte Komisioni i Ekonomisë dhe Financave, pati disa ndryshime. Në projektligjin fillestar të depozituar nuk parashikoheshin që të rriteshin pagat e funksionarëve të qeverisë, pra Kryeministrit, Zëvendës Kryeministrit, Kryetarit të Kuvendit dhe zëvendës-ministrave.Po njësoj nuk parashikoheshin rritje as për pagat e deputetëve. Por me shumicë votash Komisioni i Ekonomisë dhe Financave vendosi që pagat e këtyre funksionarëve të rriteshin dhe madje rritja në përqindje të ishte edhe më e lartë se ajo e Presidentit. Gjithashtu krahasuar me projektligjin fillestar, shënuan rritje edhe pagat e anëtarët e Komisionit të Konkurrencës, ERE-s (Enti Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura), Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit, AKEP (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare), si dhe zv.kryetarit të AMA-s (Autoriteti të Mediave Audiovizive)
Detajet
Paga e Presidentit të Republikës e cila përcaktohet në ligjin e Buxhetit të Shtetit rritet nga 257 000 lekë në 425 000 lekë, rritje kjo e barabartë me 65.4%. Kryeministri dhe Kryetarit të Kuvendit i shkon paga në 393 125 lekë, nga 228 730 lekë që ishte, rritje kjo me 71.9%. Me 82.4% u është rritur paga ministrave, përkatësisht nga 174 760 lekë në 318 750 lekë. Deputetët janë ata që përfitojnë rritjen më të lartë në përqindje, përkatësisht 98%, nga 156 770 lekë, në 310 250 lekë. Rritje pësuan edhe funksionarë të tjerë ku rritja më e madhe shënohet për Inspektorin e Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, përkatësisht me 70.2%, nga 174 760 lekë në 297 500 lekë. Pagat e Funksionarëve të lartë u rritën me më shumë se 50% por e njëjta gjë nuk ka ndodhur me punonjësit e tjerë buxhetorë. Pjesa më e madhe e këtyre punonjësve pësuan rritje simbolike në nivelin e inflacionit ose edhe më poshtë në disa raste siç janë konstatuar në analizën e pagave të bërë nga Open Data Albania.
Me ligjin e ri, paga e kryeministrit bëhet 25.4 herë më e lartë sesa pensioni mesatar për vitin 2022. Po ashtu, një mësues në nëntëvjeçare me mastër e ka pagën bruto 6 herë më të ulët sesa e kryeministrit. Një infermier rezulton me pagë 5.8 herë më të ulët sesa paga e re e kryeministrit të republikës. E thënë ndryshe një pensionist shqiptar me pension mesatar merr vetëm sa 3.9% e pagës bruto të kryeministrit të vendit. Po ashtu edhe mjekët specialist të cilët përfituan rritje page me 50 000 në prill, rezulton që të përfitojë vetëm 38.3% e pagës së kryeministrit ose 2.6 herë më pak. Thellimi i pabarazisë shikohet qartë kur analizohet raporti i pagave para dhe pas ndryshimit të tyre. Një pensionist para se ti ndryshohej paga kryeministrit e kishte masën e pensionit 14.8 herë më të ulët se ajo e kryeministrit, por tani rezulton të jetë 25.4 herë më e ulët. Një polic inspektor e kishte pagën para prillit 2023 rreth 4 herë më të ulët se ajo e kryeministrit, kurse pas prill 2023 e ka 6.4 herë më të ulët. Po njësoj ndodh me të gjitha pagat e punonjësve buxhetor.Raporti i pagave të tyre kundrejt pagës së kryeministrit është ulur pas prill 2023, edhe pse paga në vlerë absolute u është rritur të dyja palëve.
Të dhënat
Sot Presidenti i Republikës, Bajram Begaj paguhet 425 mijë lekë në muaj. Për të llogaritur se sa pensionistë marrin rrogën e Presidentit në muaj, i është referuar krahasimit të pagës së kreut të shtetit me pensionin mesatar në zonat urbane dhe atij në zonat rurale. Pensioni mesatar mujor në zonat urbane është 18,234 lekë+ 748 lekë (më shumë) pas indeksimit me 4.1% nisur nga muaji tetor. Nga përllogaritjet rezulton se paga e Presidentit është sa 22 pensione mesatare në muaj. I njëjti krahasim edhe me pensionin mesatar në zonat rurale. Në zonat rurale, pensioni mesatar mujor është 11,051 lekë+453 lekë indeksim (i aplikuar nga 1 tetori). Referuar sa më sipër, rezulton se paga e Presidentit është sa 37 pensione mesatare në muaj. Kryeministri Edi Rama merr pagë mujore bruto 393,125 lekë. Sot pensioni mesatar në zonat urbane është 18,982 lekë (bashkë me indeksimin e fundit) Duke krahasuar pagën e kryeministrit në një muaj me pensionin mesatar (18.982) na rezulton se Rama paguhet sa 20.7 pensione mesatare (urbane) në muaj. E njëjta përllogaritje edhe me pensionin mesatar në zonat rurale.Paga nuk kalon shumën e 34 pensioneve mesatare në muaj.
Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj deklaroi pas mbledhjes së sotme të qeverisë ku u miratua projektligji për pagat se niveli i pagës të Presidentit shkon 425 mijë lekë. “Elementët specifikë të rritjes së pagave do të detajohen me VKM në ligjin që sapo miratuam ne kemi miratuar një rritje të qenësishme të pagës së Presidentit të Republikës niveli i pagës të së cilit shkon 425 mijë lekë dhe gjithashtu kemi rishikuar hierarkinë e të gjithë institucioneve të pavarura duke krijuar një barazi ndërmjet tyre. E gjithë administrata publike do të ketë në harkun kohor të dy viteve 22% -61% e cila është e përshkallëzuar në bazë të pozicioneve me logjikën e krijimit të një hierarkie të pastër dhe të duhur”, deklaroi Ibrahimaj. Paga e Presidentit të Republikës aktualisht është 257 mijë lekë.
Si janë duke u paguar pensionet në Republikën e Shqipërisë pas 1 tetorit 2024?
Me pensionin mesatar (18.982)rezulton se Kryeministri paguhet sa 20.7 pensione mesatare (urbane), sot ai merr pagë mujore bruto 393,125 lekë, duke paguar 5% kontribute për pension suplementar shtetëror. Po çfarë efekte do të ketë kontributi i tij ndër vite me pensionin e pritshëm në momentin që do t’i krijohet e drejta për të ushtruar të drejtën e përfitimit të pensionit të pleqërisë dhe atë suplementar? Z.Edi Rama. Detyra si kryeministër 12 vjet: Dy vitet e para llogaritet një pension suplementar me 25% të pages referuese dhe përtej dy viteve, çdo vit i llogaritet një pension suplementar me plus 5% e pagesë referuese ose: 2 vite vlerësohen me 92.281 leke, si dhe 10 vjet x 5% x 393.125 leke= 196.562 leke. Gjithsej: 288.843 leke. Kjo e barabartë me 75% e pagesës aktuale që përfiton kryeministri ne kryerjen e detyrës për 12 vjet. Njëkohësisht kryeministri ka ushtruar detyrën edhe të Kryebashkiakut të Tiranës, dhe sigurisht ai ka të drejtë të përfitojë edhe pension suplementar shtetëror si kryetar bashkie për 11 vite, e cila llogaritet me pagën e sotme.
Paga e parashikuar sot për kryetarin e Bashkisë Tiranë një Bashki me mbi 200 mijë banorë sikurse parashikohet në legjislacion nuk mund të jetë më pak se 268.000 leke dhe maksimumi 318.000 lekë. Me këta tregues pensioni suplementar si kryetar bashkie do të jetë 20% e pages,(supozohet minimale me 268.000 leke): 268.000 lekë x 20% = 53.600 leke dhe përtej dy viteve dmth për 9 vite do të përfitojë: edhe afërsisht 72.360 lekë/muaj. Në total si kryetar bashkie ai do të përfitonte një pension suplementar te barabartë me: 53.600 lekë+72.360 lekë = 125.960 leke. Ushtrimi i detyrës si Ministri Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për afro 2 vjet. Gjithsej pensioni i pritshëm i kryeministrit Edi Rama kur të plotësojë moshën 65 vjeç, (Pension pleqërie + pension suplementar duke marrë parasysh rritjet e pagave me 50%, e cila do të prekë edhe pagën e kryeministrit), do të jetë mbi 400.000(katërqind mijë lekë/muaj).
Pensionet
Kryetari i Bashkisë Maliq duke qenë në këtë pozicion nga fundi i vitit 2020 e deri në përfundimin e këtij mandate, ( i cili besoj se do të jetë deri në 2027, pra për 27 vjet, me page aktuale 236.000 (dyqind e tridhjet e gjashtë mijë lekë, nëse nuk rriten pagat deri në mes të vitit 2027), pensioni i tij do të jetë: jo më pak se 130.000 lekë. Tritan Shehu i datëlindjes 1949 I cili ka edhe mandatin për periudhën 2025 deri 2029, pavarësisht nga mundësia për të përfituar pension pleqerie dhe pension suplementar shtetëror nëse do të hiqte dorë nga mandate I deputetit ai do të përfitonte një pension për funksionet e tij si vijon: Pandeli Majko i datëlindjes qershor 1967, Ka kryer këto funksione: Kryeministri i Shqipërisë shtator 1998- tetor 1999 dhe shkurt 2002-korrik 2002
Ministër i Mbrojtjes , si dhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë duke marre parasysh se do të vazhdojë të ushtrojë mandatin e deputetit për të paktën deri në shtator 2029, duke marrë parasysh edhe rritjen e deklaruar të Edi Ramës me 50%. Pensioni në total do të jetë jo më pak se 310.000(treqind e dhjetë mijë) lekë. Jozefina Topalli e datëlindjes 26.11.1963. Ka patur këto detyra parashikuar për përfitim pensioni suplementar shtetëror + pension pleqërie: Nga viti 1996 deputete dhe Nënkryetare e Parlamentit. Nga 2 shtatori 2005 e deri 9.09.2013 kryetare parlamenti. Zv/Kryetare Parlamenti nga 1997-2001, dhe 2001-2005. Duke qënë se ajo është zgjedhur deputete e Kuvendit të Shqiperisë të paktën deri në vitin 2029 do të jetë pjesë e tij. Në këto kushte ajo pritet që në këtë vit nëse nuk vazhdon ndonjë veprimtari tjetër do të dale në pension dhe do të ketë një pension 410.000 (katërqind e dhjetë mijë) lekë Tritan Shehi i datëlindjes 1949.
Deputet i Kuvendit të Shqipërisë pothuajse 27 vjet Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministër i Jashtëm (Vetëm për karrierën që përfiton pension suplementar shtetëror), nëse vazhdon dhe ushtron mandatin e deputetit deri në vitin 2029, Në total duke marrë parasysh edhe pensionin e pleqërisë dhe kufizimet e ligjit, si dhe shtesa e pagesë e parashikuar nga politikat strategjike nga qeveria Rama, PENSIONI DO TE JETE JO ME PAK SE 340.000 (treqind e dyzet mijë) lekë Petrit Vasili i datëlindjes 1958. Ka patur këto detyra parashikuar për përfitim pensioni suplementar shtetëror + pension pleqërie: Zv/Ministër i Shëndetësisë 2001-2003, Ministër i Shëndetësisë 2009-2012, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Ministër i Drejtësisë në 2017Nëse ushtron të drejtën për të përfituar pension pleqërie dhe suplementar, pra ndërpret karrierën ), Pensioni i tij do të jetë: jo më pak se 310.000(treqind e dhjetë mijë) lekë, pa llogaritur përfitimin si profesor dhe profesor i asociuar.
Emrat e tjerë
Edmond Panariti i datëlindjes 1 qershor 1960. Ka patur këto detyra parashikuar për përfitim pension suplementar dhe pleqërie: Ministër i Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Ujërave 15.09.2013 deri 11.09.2017. Ministër i Punëve të Jashtme:3.07.2012-4.04.2013 Drejtor i Kabinetit në Presidencë pas vitit 2019. Profesor i Asociuar1996, Pensioni i pleqërisë , suplementar shtetëror dhe Profesor i asociuar, (nëse do të ushtronte këtë të drejtë duke ndërprerë aktivitete), do të arrinte përfitimet në shumën e 310.00 (treqind e dhjetë mijë) lekë. Fatmir Mediu i datëlindjes 21 janar 1967.Ka kryer këto detyra parashikuar për të përfituar për përfitim pensioni pleqërie + suplementar shtetëror: Ministër i Mbrojtjes 2005-2009. Ministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave në vitet 2009-2013.
Deputet në Kuvendin e Shqipërisë nga 2005-2021. Nëse do të ushtrojë të drejtën për pension pleqërie dhe suplementar shtetëror, pa kryer asnjë funksion deri në vitin 2032, për shkak të politikave qeveritare për rritjen e pensioneve dhe trajtimit të të gjithë atyre që ushtrojnë funksione kushtetuese do të përfitojë një pension jo më të vogël se 330.000(treqind e tridhjetë mijë) lekë Fatmir Xhafaj i datlindjes: 17.05.1959. Ka kryer këto detyra parashikuar për të përfituar për përfitim pensioni pleqërie + suplementar shtetëror: Deputet në Kuvendin e Shqipërisë, Ne Vitet 2001 e në vazhdim, Vitet 2003-2005 Ministër i Drejtësisë, Vitet 1999-1999 Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Ministër i Brendshëm 24.03.2019 deri 27.10.2018. Ka plotësuar moshën për pension pleqërie në vitin 2024, por duke qenë i zgjedhur duke marrë parasysh se të drejtën e aplikimit për pension do ta ushtrojë pas përfundimit të këtij mandati duke marrë parasysh edhe ritjen e pagave sipas programit të qeverisë ai do të përfitojë një pension jo më pak se 340.000 (treqind e dyzet mijë) lekë
Niko Peleshi i datlindjes 11 nëntor 1970 Ka kryer këto detyra parashikuar për të përfituar për përfitim pensioni pleqërie + suplementar shtetëror: Në tetor 2004 Prefekt i Qaqrkut të Korçës për një vit,Kryetar i2007-2011 Bashkisë Korçë, Ne shtator 2013- maj 2017 ka ushtruar detyrën e zvëdëskryeministër i Shqipërisë, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural 13.09.2017 deri 05.01.2019, Ministër i Mbrojtjes periudha 04.01.2021 deri 30.07.2024. Vetëm me këto detyra si dhe duke marrë parasysh që pritshmëria është që ai ë ushtrojë detyrën e deputetit deri në vitin 2029 si dhe pritshmëria për të rritur pagat me 50% Pensioni i tij gjithsej (në vitin 2036-2037), do të jetë jo më pak se 380.000(treqind e tetëdhjetë mijë) lekë Dashamir Shehi i datlindjes 28 tetor 1957Ka kryer këto detyra parashikuar për të përfituar për përfitim pensioni pleqërie + suplementar shtetëror Ministër i Punës Përkrahjes Sociale dhe të Përndjekurve Politikë1992-1994, Zëvëndëskryeministër dhe Ministër i Ndërtimit dhe Turizmit periudha1994-1996.
Deputet në mandatet 1992-1997,2001-2005,2013-2017, dhe 2021-2025. Duke qënë i datlindjes 1957 për shkak të ndërprerjes së mandatit të deputetit, atij i lind e drejta të përfitojë pension pleqërie dhe suplementare menjëherë sa ai të ndërpresë marrëdhëniet financiare me parlamentin duke përfituar një pension, (Pleqerie+suplementar shtetëror) afërsisht 230.000(dyqind e tridhjetë mijë) lekë/muaj. Myslym Murrizi i datëlindjes. Ka kryer detyrën e zv/kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë për dy vjet. Erisa Spiropali e datëlindjes 15 mars 1983. Ka kryer këto detyra parashikuar për të përfituar për përfitim pensioni pleqërie + suplementar shtetëror. Deputete që nga viti 2013. Ministre e shtetit dhe Marrëdhëniet me Parlamentin nga 2019-2024 dhe nga korriku 2024 deri korrik 2025 Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë. Duke qenë se është në moshë të re me Ligjin 104/2014 ajo pritet të dalë ne pension pleqërie dhe të përfitojë edhe pension suplementar shtetëror në vitet 2048. Pensioni i saj nëse do të vazhdojnë të kalkulohen kështu siç është ligji sot, duke llogaritur të pritshmin e rritje së rrogave pensioni i saj do të jetë mbi 410.000 (Katërqind e dhjetë mijë) lekëIlir Meta i datlindjes 24.03.1969Ka kryer këto detyra parashikuar për të përfituar për përfitim pensioni pleqërie + suplementar shtetëror:
Deputet i Kuvendit të Shqipërisë nga viti 1992. Kryeministër i Shqipërisënë vitet 1999 deri 2002.Zv.Kreministër për periudhën 2009 deri 2013.Kryetar i Parlamentit 2013-2017, President i Republikës së Shqipërisë korrik 2017 korrik 2022. Pensioni i tij në rastet kur ai do të dilte në pension do të ishte (Nëse do të dilte në moshën 65 vjeç) do të ishte mbi 450.000 (katërqind e pesëdhjetë) mijë lekë/muaj. Ilir Qeqaj i datlindjes18 shkurt 1968 Ka kryer këto detyra parashikuar për të përfituar për përfitim pensioni pleqërie + suplementar shtetëror/ Drejtor i Përgjithshëm i ISSH-se nga 2003 deri 2006, Deputet 2009-2017. Ministër i Shëndetësisë 15.09.2013 deri 19.03.2017. Nëse do të dalë në pension në kushte normale në moshën 65 vjeç ai do të përfitojë një pension jo më të vogël se 310.000 (treqind e dhjetë mijë) lekë/ Taulant Balla datëlindja 12 gusht 1977.Ka kryer këto detyra parashikuar për të përfituar për përfitim pensioni pleqërie + suplementar shtetëror. Ministër i Brendshëm korrik 2023 korrik 2024.
Deputet nga viti 2005.. Nga 2024. Ministër i Shtetit me Parlamentin korrik2024 korrik 2025.. Me detyrat që ka kryer si dhe me pritshmëritë e rritjes së rrogave, duke marre parasysh edhe moshën ai duhet të dale në pension nëse nuk ka ngjarje që mund ta penalizojnë diku aty nga viti 2038 duke realizuar një pension 340.000 (treqind e dyzet mijë) lekë. Lexuesit duke qenë se problem që trajtova është shumë delikat dhe i ndjeshëm nuk duhet ta shohin atë si një trajtim të emrave, por duke pare se në parlamentin shqiptar rritja e rogave është ligji më i votuari të shohin se si deputetet “mbrojnë” interesat e qytetarëve. Rritja e pagave, e cila sjell edhe rritjen e pensionit suplementar të deputeteve etj nuk i përgjigjet, (nuk jusifikohet) pensionet që ata përfitojnë, ose do të përfitojnë nëse do të jetë ky ligj…. Lexuesi le të nxjerrë konkluzione në mënyrë të pavarur.