Tag: pensioni

  • Zbardhet detaje të reja nga skema e pensioneve, ja sa do të përfitojnë të moshuarit dhe si do të shpërndahen lekët…

    Zbardhet detaje të reja nga skema e pensioneve, ja sa do të përfitojnë të moshuarit dhe si do të shpërndahen lekët…

    Kryeministri Edi Rama ka folur sërish dje për skemën e re të pensioneve, e cila deri në fund të vitit 2029 parashikon të rrisë deri në 70% çdo kategori pensionesh. Duke nisur nga muaji janar, pensionet e të gjitha kategorive do të kenë një rritje të konsiderueshme, ndërsa kryeministri Rama thotë se deri në fund të 2029-ës fatura e pensionistëve do të jetë 1.7 mld euro më shumë. Ai sqaron edhe njëherë rritjen që do bëhet vit pas viti për pensionistët. “Pjesën e luanit në pr/buxhetin 2026 e zënë pensionistët për të cilët e nisim vitin e ardhshëm me 100 mln euro shtesë përveç indeksimit, në 2027 e dyfishojmë shtesën 200 mln euro plus indeksimi 45 mln euro. Në 2028 trefishojmë 300 mln euro plus indeksimi 46 mln euro. Në 2029 e ka 400 mln euro plus indeksimi 47 mln euro dhe në 2030 e 500 mln euro plus indeksimi 48 mln euro. Janë 1.7 mld euro më shumë që pensionistët do të marrin mbrapsht nga investimi i tyre për mandatin tonë të katërt qeverisës”, tha Rama dje gjatë një reagimi në rrjetet sociale.
    Pagat
    Përpos rritjes së pensioneve, nga janari do të rritet edhe paga minimale nga 40 mijë lekë në 50 mijë lekë ose 500 euro për 307 850 punonjës. Kryeministri shprehet se qeveria do të subvencionojë për 9 muaj, 90 mln euro edhe shtesën e kostos së sigurimeve për të punësuarit në sektorin privat. “Nga 1 janari 2026 do rritet edhe paga minimale për 307 850 punonjës që do marrin 500 euro, që do jetë e para por jo e vetmja rritje e këtij mandati. Paga minimale do arrijë 700 euro. Qeveria do të subvencionojë për 9 muaj, 90 mln euro edhe shtesën e kostos së sigurimeve për të punësuarit në sektorin provat. Fiks kështu, ky jam unë dhe këta jemi ne. Ato 83 mandate që ju na dhatë për të qeverisur Shqipërinë në mandatin e katërt dhe për ta ulur në tryezën e BE si të barabartë ndër të barabartë, janë 83 arsye më shumë se sa deri dje për të mos fjetur gjumë, për të punuar pa pushim dhe për t’iu kthyer ju me të gjithë pasionin, vullnetin, të gjithë atë që ju na dhatë, një besim të jashtëzakonshëm që është privilegj i jashtëzakonshëm”, shprehet Rama. Parashikohet që deri në vitin 2029 pensioni mesatar urban, për ata me vite të plota pune, do të shkojë në 40,000 lekë ose 400 euro, nga 27,350 lekë që është aktualisht. Pensioni urban i pjesshëm do të arrijë në 22,000 lekë, nga 15,850 lekë që është sot, pra një shtesë prej më shumë se 6 mijë lekësh. Pensioni rural do të shkojë në 18,000 lekë nga 11,500 lekë aktuale. Pensioni familjar do të rritet nga 11,400 lekë në 18,000 lekë, ndërsa pensioni i invaliditetit, që sot është 20,000 lekë, do të shkojë në 30,000 lekë.
    FONDET PËR PENSIONET
    Viti 2026       100 mln euro
    Viti 2027       200 mln euro
    Viti 2028        300 mln euro
    Viti 2029    400 mln euro
    Viti 2030     500 mln euro
     
     
    Sa parashikohet të shkojnë pensionet deri në vitin 2029?
    Pensioni mestar urban: Shkon 40,000 lekë nga 27,350 lekë që është sot
    Pensioni urban i pjesshëm: Shkon 22,000 lekë nga 15,850 lekë që është sot
    Pensioni rural: Shkon 18,000 lekë nga 11,500 lekë që është sot
    Pensioni familjar: Shkon 18,000 lekë nga 11,400 lekë që është sot
    Pensioni i invaliditetit: Shkon 30,000 lekë nga 20,000 lekë që është sot

  • Nga janari skemë e re, rritje pensionesh çdo muaj përtej indeksimit, deri në 2029-ën pension mesatar urban 400 euro,…

    Nga janari skemë e re, rritje pensionesh çdo muaj përtej indeksimit, deri në 2029-ën pension mesatar urban 400 euro,…

    Qeveria i ka përcjellë Kuvendit pr/buxhetin për vitin 2026, ku parashikohet se që nga janari do të ketë rritje të pensioneve muaj për muaj, përtej indeksimit. Në një komunikim në mediat sociale, kryeministri Edi Rama deklaroi dje se ky është “mandati i rritjes së përvitshme të pensioneve”, ashtu siç ishte premtuar gjatë fushatës elektorale. “Jam i lumtur sot t’u them pensionistëve se mu ashtu siç u zotuam në zgjedhje, ky mandat do të jetë mandati i rritjes së përvitshme të pensioneve. Siç e kam thënë gjithnjë, kjo është pjesa më e vështirë e politikës financiare të një vendi, pensionet, por më në fund, pikërisht sepse nuk jemi më ai vendi që mezi mbajmë këmbë, po jemi një vend me një ekonomi të qëndrueshme që rritet çdo vit, mund ta bëjmë atë për të cilën u zotuam.
    Të arrijmë vit pas viti të rrisim pensionet sipas objektivave të shpallura për secilën kategori”, thotë Rama. Sipas kreut të qeverisë, pensionet do të rriten çdo muaj duke filluar nga janari i ardhshëm, përtej indeksimit që zbatohet çdo vit dhe parashikohet që deri në vitin 2029 pensioni mesatar urban, për ata me vite të plota pune, do të shkojë në 40,000 lekë ose 400 euro, nga 27,350 lekë që është aktualisht. Pensioni urban i pjesshëm do të arrijë në 22,000 lekë, nga 15,850 lekë që është sot, pra një shtesë prej më shumë se 6 mijë lekësh. Pensioni rural do të shkojë në 18,000 lekë nga 11,500 lekë aktuale. Pensioni familjar do të rritet nga 11,400 lekë në 18,000 lekë, ndërsa pensioni i invaliditetit, që sot është 20,000 lekë, do të shkojë në 30,000 lekë.
    Kryeministri shpjegoi edhe rritjen që do të pësojnë pensionet sipas kategorive nga muaji janar. Rritje që sipas Ramës, në vitin 2027 do të dyfishohet, në 2028 do të trefishohet dhe në 2029 do të katërfishohet. “Në vitet në vijim, të njëjtat shifra do të dyfishohen për secilën kategori në 2027, do të trefishohen 2028, do të katërfishohen 2029 për të arritur vlerën e premtuar në qershor të këtij viti, ku shqiptarët na dhanë plot 83 mandate. Ky jam unë, këta jemi ne. Them dhe themi atë që bëjmë dhe bëjmë gjithnjë atë që themi”, thotë Rama.
    PSH: Një pension mesatar urban me vite të plota pune sot është 20 mijë lekë të rinj, nga janari do të jetë 21800 lekë të rinj.

    Rritja që do të pësojnë pensionet në vitin 2026
    Pensioni urban do të rritet me 1800 lekë
    Pensioni urban i pjesshëm me 800 lekë
    Pensioni rural me 1000 lekë
    Pensioni familjar me 700 lekë
    Pensioni i invaliditetit me 600 lekë

    Sa parashikohet të shkojnë pensionet deri në vitin 2029?

    Pensioni mestar urban: Shkon 40,000 lekë nga 27,350 lekë që është sot
    Pensioni urban i pjesshëm: Shkon 22,000 lekë nga 15,850 lekë që është sot
    Pensioni rural: Shkon 18,000 lekë nga 11,500 lekë që është sot
    Pensioni familjar: Shkon 18,000 lekë nga 11,400 lekë që është sot
    Pensioni i invaliditetit: Shkon 30,000 lekë nga 20,000 lekë që është sot.

    Rritja e pagave
    Ndërkohë nga janar 2026 nga 1 janar 2026 do të rritet paga minimale nga 40 mijë lek në 50 mijë lek dhe në të njëjtën masë edhe paga maksimale. Aktualisht, paga maksimale është 176,416 lekë dhe nga janari 2026 pritet të rritet në 186,416 lekë.  Bazuar në të dhënat e administratës tatimore, rezulton se efekti pozitiv në të ardhura do të jetë rreth 9 miliardë lek, nga të cilat rreth 7,6 miliard lekë nga kontributet shoqërore dhe rreth 1,4 miliardë lek nga kontributet shëndetësore.

  • Rama: Nga janari 2026 do të ketë rritje të pensioneve çdo muaj

    Rama: Nga janari 2026 do të ketë rritje të pensioneve çdo muaj

    Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin për pensionistët se përveç bonusit të fundvitit në dhjetor, nga janari i vitit 2026 do të ketë rritje muaj për muaj përtej indeksimit.
    “Mbrëmë i përcollëm kuvendit pr.buxhetin 2026. Jam i lumtur sot tu them pensionistëve se siç u zotuam në zgjedhje ky mandat do të jetë mandati i rritjes së përvitshme të pensioneve. Kjo është pjesa më e vështirë e politikës financiare të një vendi, pensionet.
    Por më në fund, pikërisht se nuk jemi më ai vendi që mezi mbahej në këmbë, jemi vend me ekonomi të qëndrueshme, mund ta bëjmë atë për të cilën u zotuam. Të rrisim vit pas viti të risim pensionet sipas objektivave të shpallura për çdo kategori. Këtë dhjetor do marrin bonusin, duke nisur nga janari do kenë rritej të shtrirë muaj për muaj, mbi indeksimin e përvitshëm.
    Sipas kategorive. Në fund të mandati duhet të arrijmë që pensioni mestar të rritet si më poshtë, urban të shkojë 40 mijë lekë të reja nga 27 mijë e 350 lekë që është sot, urban i pjesshëm të shkojë 22 mijë lekë nga 15.800 lekë sot, pensioni rural me vite të plota 18000 lekë nga 11500 lekë sot, pensioni familjar do shkojë 18 mijë lekë nga 11 400 lekë sot, pensioni i invalidëve do rritet në 30 mijë lekë nga 20 mijë lekë sot. Prandaj, nga janari i vitit 2026 pensionet do rriten çdo muaj si vijoj, përtej indeksimit vjetro që do të jetë tjetër gjë”, tha Rama.

  • 8.8 miliardë euro! Shteti ndan paratë, pjesa më e madhe u shkon pensionistëve, si do shpërndahen paratë e mbetura

    8.8 miliardë euro! Shteti ndan paratë, pjesa më e madhe u shkon pensionistëve, si do shpërndahen paratë e mbetura

    Qeveria ka miratuar këtë të martë projektbuxhetin e ri për vitin e ardhshëm, i cili është programuar në vlerën 886.8 miliardë lekë.
    Ndërkohë që fondi për indeksimin e pensioneve është parashikuar 1 653 milionë lekë dhe bonusi i pensionistëve 10 000 milionë lekë.Ndërsa fondi pёr rimbursimin e medikamenteve nuk e tejkalon tavanin prej 13 500 milionë lekësh. Fondi për shërbimin spitalor detajohet dhe përdoret me vendim të Këshillit të Ministrave.
    Rama ditën e sotme deklaroi se nga janari i vitit 2026, pensionet do të rriten muaj pas muaji, përveç indeksimit vjetor.
    “Pensioni urban në vite të plota pune do të rritet 1 mijë e 800 lekë; Pensioni urban i pjesshëm do të rritet 800 lekë; Pensioni rural do të rritet 1 mijë lekë; Pensioni familjar do të rritet 700 lekë; Pensioni i invaliditetit do të rritet 600 lekë”, tha Rama.
    Kjo rritje e përmjuajshme do të vijojë edhe në vitet e tjera, të paktën deri në 2029.
    Ndërkohë, në dhjetor pensionistët presin të marrin si çdo fundvit bonusin, i cili edhe këtë herë do të jetë i ndarë në dy kategori: Ata që marrin pension deri në 20 mijë lekë do të përfitojnë 15 mijë lekë bonus, ndërsa ata me pension mbi 20 mijë lekë, do të kenë shpërblim 10 mijë lekë.

  • Nga janari rritje pensionesh çdo muaj, Rama: Deri në 2029-ën do të katerfishohen për të gjitha kategoritë

    Nga janari rritje pensionesh çdo muaj, Rama: Deri në 2029-ën do të katerfishohen për të gjitha kategoritë

    Nga janari i vitit 2026, pensionet do të rriten muaj pas muaji, përveç indeksimit vjetor.
    Kjo rritje, sipas kryeministrit Edi Rama, është e përfshirë në projektbuxhetin e vitit 2026, që u miratua dje në Këshillin e Ministrave dhe i ka kaluar Parlamentit për diskutime.
    “Pensioni urban në vite të plota pune do të rritet 1 mijë e 800 lekë; Pensioni urban i pjesshëm do të rritet 800 lekë; Pensioni rural do të rritet 1 mijë lekë; Pensioni familjar do të rritet 700 lekë; Pensioni i invaliditetit do të rritet 600 lekë”, tha Rama.

    Kjo rritje e përmjuajshme do të vijojë edhe në vitet e tjera, të paktën deri në 2029.
    “Në vitet në vijim, të njëjtat shifra do të dyfishohen për secilën kategori në 2027, do të trefishohen 2028, do të katërfishohen 2029 për të arritur vlerën e premtuar në qershor të këtij viti, ku shqiptarët na dhanë plot 83 mandate. Pensioni urban me vitet plota pune të shkojë 40 mijë lekë të reja nga 27 mijë 350, që është sot. Pensioni urban i pjesshëm të shkojë mesatarisht 22 mijë lekë të reja nga 15 mijë e 850 lekë, që është sot. Pensioni rural të shkojë 18 mijë lekë të reja nga 11 mijë e 500, që është sot. Pensioni familjar të shkojë 18 mijë lekë të reja nga 11 mijë e 400, që është sot. Dhe pensioni i invaliditetit të shkojë 30 mijë lekë të reja nga 20 mijë që është sot”, tha Rama.
    Ndërkohë, në dhjetor pensionistët presin të marrin si çdo fundvit bonusin, i cili edhe këtë herë do të jetë i ndarë në dy kategori: Ata që marrin pension deri në 20 mijë lekë do të përfitojnë 15 mijë lekë bonus, ndërsa ata me pension mbi 20 mijë lekë, do të kenë shpërblim 10 mijë lekë./vizionplus.tv

  • Buxheti 2026, Rama jep lajmin për pensionistët: Përveç bonusit, nga janari rritje pensionesh muaj për muaj

    Buxheti 2026, Rama jep lajmin për pensionistët: Përveç bonusit, nga janari rritje pensionesh muaj për muaj

    Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të rëndësishëm për pensionistët, duke njoftuar se përveç bonusit të fundvitit që do të shpërndahet në dhjetor, nga janari i vitit 2026 do të nisë një rritje mujore e pensioneve, përtej indeksimit të zakonshëm vjetor.
    “Pensionistët tanë, përveçse do të marrin këtë dhjetor bonusin e fundvitit, duke filluar nga janari do të kenë një rritje të shtrirë muaj pas muaji përmbi indeksimin e përvitshëm, natyrisht,” deklaroi Rama në një video të publikuar në rrjetet sociale.
    Qeveria i ka përcjellë Kuvendit projektbuxhetin për vitin 2026, ku parashikohet jo vetëm shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët, por edhe nisja e një rritjeje të vazhdueshme mujore të pensioneve, përtej indeksimit të zakonshëm vjetor.

    Fjala e plotë e Ramës:
    Përshëndetje dhe një ditë sa më të mbarë të gjithëve!Mbrëmë i përcollën parlamentit projekt buxhetin 2026 dhe jam realisht i lumtur sot, se kam përdorur ndonjëherë këtë fjalë, por jam i lumtur sot t’u them pensionistëve se mu ashtu siç u zotuam në zgjedhje, ky mandat do të jetë mandati i rritjes së përvitshme të pensioneve.Siç e kam thënë gjithnjë, kjo është pjesa më e vështirë e politikës financiare të një vendi, pensionet, por më në fund, pikërisht sepse nuk jemi më ai vendi që mezi mbajmë këmbë, po jemi një vend me një ekonomi të qëndrueshme që rritet çdo vit, mund ta bëjmë atë për të cilën u zotuam. Të arrijmë vit pas viti të rrisim pensionet sipas objektivave të shpallura për secilën kategori.Kështu pensionistët tanë, përveçse do të marrin këtë dhjetor, bonusin e fundvitit, duke filluar nga janari, do të kenë një rritje tanimë të shtrirë muaj për muaj, përmbi indeksimin e përvitshëm, natyrisht.Konkretisht, sipas kategorive në fund të mandatit, duhet të arrijmë që pensioni mesatar të rritet si më poshtë:Pensioni urban me vitet plota pune të shkojë 40 mijë lekë të reja nga 27 mijë 350, që është sot.Pensioni urban i pjesshëm të shkojë mesatarisht 22 mijë lekë të reja nga 15 mijë e 850 lekë, që është sot.Pensioni rural të shkojë 18 mijë lekë të reja nga 11 mijë e 500, që është sot.Pensioni familjar të shkojë 18 mijë lekë të reja nga 11 mijë e 400, që është sot.Dhe pensioni i invaliditetit të shkojë 30 mijë lekë të reja nga 20 mijë që është sot.Prandaj nga janari i vitit të ri, 2026, pensionet do të rriten çdo muaj si vijon e përsërisë përtej indeksimit vjetor që do të jetë një tjetër gjë.Pensioni urban në vitet të plota pune do të rritet 1 mijë e 800 lekë,Pensioni urban i pjesshëm do të rritet 800 lekë,Pensioni rural do të rritet 1 mijë lekë,Pensioni familjar do të rritet 700 lekë,Pensioni i invaliditetit do të rritet 600 lekë.Në vitet në vijim, të njëjtat shifra do të dyfishohen për secilën kategori në 2027, do të trefishohen 2028, do të katërfishohen 2029 për të arritur vlerën e premtuar në qershor të këtij viti, ku shqiptarët na dhanë plot 83 mandate.Ky jam unë, këta jemi ne.Them dhe themi atë që bëjmë dhe bëjmë gjithnjë atë që themi.
    /vizionplus.tv

  • Rama lë me gisht në gojë pensionistët: U thotë se rritja e pensioneve do jetë premtim për zgjedhjet e tjera pas katër vitesh

    Rama lë me gisht në gojë pensionistët: U thotë se rritja e pensioneve do jetë premtim për zgjedhjet e tjera pas katër vitesh

    Ndërkohë që ka nën hetim zëvendësen e tij për 50-milionë euro korrupsion vetëm me tunelin e Llogorasë, vlerë që do mjaftonte për një rritje të mirë pensionesh e ndihme sociale, Edi Rama ka ka vendosur të zgjohet këtë të martë duke gënjyer pensionistët me një video në rrjetet sociale ku u thotë se në prag të zgjedhjeve të ardhshme, pas katër vitesh do ketë si premtim përsëri rritjen e pensioneve.

    Pasi lajmëron bonusin e radhës në prag të zgjedhjeve në 5 bashki të vendit, Rama kujtohet se pensionet duhet indeksuar çdo vit, gjë të cilën për 12 vite në pushtet nuk e ka bërë asnjëherë. Dhe indeksimin e quan rritje pensiones, kur ndërkohë nuk është e tillë, por një mashtrim i radhës.

    Ka 12 vjet që u blen votën, herë më mashtrime e herë me bonuse 5 mijë lekëshe për fundvit apo në pranverë dhe sot kryeministri doli sërish të flasë për “mirëqenien” e tyre.

    Për 12 vjet qeverisje nuk u rriti pensionin asnjë kacidhe. Vetëm i bindte të votonin rilindjen që të shikonte me vonë… Të njëjtën gjë bëri edhe sot në prag të zgjedhjeve ne disa bashki të vendit që do të mbahen me 9 nëntor. Dje nxori ministrin e financave, sot doli vete, pak me vonë do nxjerre ndonjë tjetër që t’ua kujtojë si çekan në kokë të moshuarve se unë po ju jap 10 mije lekë për vitin e ri prandaj “kujdes votën”. Propagandë e fëlliqur.

    Mesazhi i Ramës:

    “Mbrëmë i përcollëm Parlamentit projektbuxhetin 2026 dhe jam i lumtur sot, s’e kam përdorur ndonjëherë këtë fjalë, por po u them pesnionistëve se siç u zotuam në fushatë ky mandat do të jetë mandati i rritjes së pensioneve.

    Pikërsisht sepse nuk jemi më ai vendi që mezi mbahej, por një vend me ekonomi të qëndrueshme mund ta bëjmë atë për të cilën u zotuam.

    Pensionistët tanë do të marrin këtë fundvit bonusin dhe nga janari do të kenë një rritje tashmë të shtrirë çdo muaj me indeksimin e përvitshëm natyrisht.

    Sipas kategorive në fund të mandatit duhet të arrijmë që pensioni mesatar të rritet si më poshtë:

    Pensioni me vite të plota pune të shkojë 40 mijë lekë nga 27 mijë e 350 lekë që është sot.

    Pensioni urban i pjesshëm do të shkojë mesatarisht 22 mijë lekë të reja nga 15,850 lekë që është sot.

    Pensioni rural të shkojë 18 mijë lekë të reja nga 11,500 lekë që është sot.

    Pensioni i inmvaliditetit të shkojë 30 mijë lekë të reja nga 20 mijë lekë që është sot.

    Nga janari i vitit 2026 pensionet do të rriten çdo muaj përtej indeksimit”, deklaroi Rama.

  • Kryeministri: Nga janari pensionistët do të marrin rritje të pensionit çdo muaj

    Kryeministri: Nga janari pensionistët do të marrin rritje të pensionit çdo muaj

    Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije paraditen e sotme se pensionistët do të marrin rritje të pensionit çdo muaj.
    “Mbrëmë i përcollëm Parlamentit projekt-buxhetin 2026 dhe jam i lumtur, s’e kam përdorur ndonjëherë këtë fjalë, por jam i lumtur të them, ashtu siç u zotuam në zgjedhje, që ky mandat do të jetë mandati i rritjes së përvitshme të pensioneve.

    Kjo është pjesa më e vështirë e politikës financiare, por më në fund mund të rrisim pensionet. Pensionistët tanë përveçse do marrin këtë dhjetor bonusin e fundvitit, nga janari do kenë një rritje të shtrirë muaj për muaj, përmbi indeksimin e përvitshëm.

    Në fund të mandatit, duhet të arrijmë që pensioni mesatar të rritet, pensioni urban me vite të plota, 40 mijë lekë nga 27 mijë që është sot. Pensioni urban i pjesshëm të shkojë 22 mijë lekë nga 15 mijë që është sot. Pensioni rural të shkojë 18 nga 11 mijë që është tani dhe pensioni familjar të shkojë 18 mijë lekë të reja, ndërsa pensioni i invadilitetit të shkojë 30 mijë lekë të reja nga 20 mijë që është sot”, tha Rama.

     

  • Tjetër “dhuratë” për pensionistët, Rama jep lajmin e mirë: Nga janari, pensionet do të rriten çdo muaj!

    Tjetër “dhuratë” për pensionistët, Rama jep lajmin e mirë: Nga janari, pensionet do të rriten çdo muaj!

    foto ilustrim: edi rama-pensionistet

    TIRANË- Në dhjetor, pensionistët do të marrin bonusin e fundvitit, ndërsa kryeministri Edi Rama ka ndarë një tjetër lajm të mirë. Përmes një videomesazhi në rrjetet sociale, Rama njoftoi se përveç bonusit në dhjetor, duke nisur nga janari i këtij viti pensionet do rriten çdo muaj përtej indeksimit vjetor. Kreu i qeverisë shqiptare thekson se tashmë vendi ynë ka një ekonomi të qëndrueshme, dhe rritja e pensioneve do të bëhet vit pas viti për çdo kategori.

    “Mbrëmë i përcollëm kuvendit projektbuxhetin 2026. Jam i lumtur sot tu them pensionistëve se siç u zotuam në zgjedhje ky mandat do të jetë mandati i rritjes së përvitshme të pensioneve. Kjo është pjesa më e vështirë e politikës financiare të një vendi, pensionet. Por më në fund, pikërisht se nuk jemi më ai vendi që mezi mbahej në këmbë, jemi vend me ekonomi të qëndrueshme, mund ta bëjmë atë për të cilën u zotuam. Të rrisim vit pas viti të risim pensionet sipas objektivave të shpallura për çdo kategori. Këtë dhjetor do marrin bonusin, duke nisur nga janari do kenë rritej të shtrirë muaj për muaj, mbi indeksimin e përvitshëm.
    Sipas kategorive. Në fund të mandati duhet të arrijmë që pensioni mestar të rritet si më poshtë, urban të shkojë 40 mijë lekë të reja nga 27 mijë e 350 lekë që është sot, urban i pjesshëm të shkojë 22 mijë lekë nga 15.800 lekë sot, pensioni rural me vite të plota 18000 lekë nga 11500 lekë sot, pensioni familjar do shkojë 18 mijë lekë nga 11 400 lekë sot, pensioni i invalidëve do rritet në 30 mijë lekë nga 20 mijë lekë sot. Prandaj, nga janari i vitit 2026 pensionet do rriten çdo muaj si vijoj, përtej indeksimit vjetro që do të jetë tjetër gjë”, thotë Rama.
     

    Ditën e djeshme, ministri i Financave, Petrit Malaj në Komisionin e Ligjeve, bëri me dije lajmin për bonusin e fundivitit të miratuar nga qeveria. Malaj tha se për pensionet nën 20 mijë lekë në muaj, bonusi i parashikuar për fundvit është 15 mijë lekë, ndërsa për pensionet mbi 20 mijë lekë në muaj, bonusi do të jetë 10 mijë lekë./ZËRI

  • Rama: Nga janari pensionet do rriten çdo muaj, deri në fund të mandatit…

    Rama: Nga janari pensionet do rriten çdo muaj, deri në fund të mandatit…

    Kryeministri Edi Rama tha përmes një videomesazhi në rrjetet sociale se, duke nisur nga janari i këtij viti pensionet do rriten çdo muaj përtej indeksimit vjetor.
    Rama bëri me dije se qeveria miratoi një natë më parë projektbuxhetin 2026, ndërsa theksoi se ky mandat do të jetë ai i rritjes së pensioneve duke e çuar pensionin e plotë në 400 mijë lekë të vjetra deri në fund të mandatit.

    “Në fund të mandatit pensioni mesatar urban shkon 40 mijë leke nga 27 mije leke qe është sot, pensioni urban i pjesshëm 22 mijë lekë nga 15 mije leke qe është aktualisht, pensioni rural shkon 18 mije leke nga 11.5 mije lekë që është sot, pensioni familjar shkon 18 mijë nga 11 mije leke qe është sot”, tha Rama.