Tag: pensioni

  • Sigurimi i detyrueshëm nga tërmetet, ministri Malaj jep afatin e miratimit të ligjit

    Sigurimi i detyrueshëm nga tërmetet, ministri Malaj jep afatin e miratimit të ligjit

    Ministri i Financave, Petrit Malaj ka deklaruar se brenda këtij muaji pritet të miratohet në qeveri projektligji për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet.
    Malaj tha gjatë një interviste për ‘Vizon Plus’ se pr/ligji është hartuar në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe në bazë të praktikave më të mira ndërkombëtare.
    Ai shtoi se për këtë nismë ligjore, tashmë janë ezauruar edhe konsultimet publike me grupet e interesit.
    “Është një pr/ligj shumë i mirë i cili siguron të gjitha banesat e qytetarëve ndaj tërmeteve. Fondi i sigurimit nga tërmeti do të menaxhohet nga shteti. Do të jetë një kompani shtetërore që do të menaxhojë këtë fond dhe do të garantojë edhe pagesën e primeve në rast të fatkeqësive natyrore”, deklaron ministri.
    I pyetur nëse do ketë tarifë të unifikuar si për atë që ka apo nuk ka rrezik nga tërmeti, kreu i Financave bëri me dije se akoma nuk është përcaktuar një çmim, por që do të jetë lehtësisht i përballueshëm nga familjet shqiptare.
    Malaj: Synojmë pension mesatar 400 euro deri në fund të mandatit
    Malaj, konfirmoi sot gjatë një interviste televizive se skema e bonusit për pensionistët po i lë vendin një politike të re rritjeje të qëndrueshme.
    Sipas tij, viti 2026 shënon fillimin e reformës së thellë të pensioneve, me objektivin që deri në fund të mandatit pensioni mesatar urban të arrijë në 40 mijë lekë, duke u afruar me nivelin 400 euro.
    Ministri tha se, fondet për rritjen e pensioneve janë të parashikuara deri në vitin 2028.
    “Reforma e pensioneve është një sfidë për qeverinë. Skema e pensioneve dhe reformimi i saj kërkon sforco të madhe buxhetore. Ne jemi në rrugën e duhur. Nëpërmjet politikës që po ndjekim, që nga 2026 e në vijim – që është reflektuar edhe në buxhetin afatmesëm – ne synojmë që deri në fund të mandatit pensioni mesatar urban të shkojë në 40 mijë lekë, pensioni urban i pjesshëm në 22 mijë lekë, pensioni rural në 18 mijë lekë, pensioni familjar po në 18 mijë lekë dhe pensioni për invaliditetin të shkojë në 30 mijë lekë. Fondet për të arritur këtë objektiv janë parashikuar deri në vitin 2028 në projektbuxhetin afatmesëm. Vetëm për vitin që vjen kostoja e rritjes së pensioneve është 105 milionë euro. Ndërsa deri në fund të vitit 2028 kostoja totale e kësaj reforme është 1,7 miliardë euro”, tha Malaj.
    Ai iu përgjigj edhe akuzave të opozitës, duke sqaruar se buxheti afatmesëm garanton mjetet e nevojshme për këtë projekt madhor.
    Për bonusin e fundvitit, Malaj tha se vendimi do të merret në shtator, në varësi të ecurisë ekonomike.
    “Bonusi do të vlerësohet në varësi të ecurisë ekonomike për vitin që vjen. Në shtator qeveria do të vlerësojë në bazë edhe të të dhënave buxhetore nëse do të miratojmë bonusin e fundvitit 2026”, tha Malaj.
    Ndërsa bonuset e pranverës nuk janë më pjesë e politikës buxhetore, pasi skema e re synon rritje të rregullt të pensioneve.
    “Buxheti burimet i ka të limituara, por ne kemi nisur një reformë. Deri sa të reformonim skemën, u planifikua që të operohej me bonuese. Tashmë që kemi nisur reformimin e skemës, nuk do të thotë që do të funksionojmë me bonuse të përvitshme”, tha Malaj.
    Ministri bëri të ditur se viti 2026 sjell për herë të parë indeksimin 2,5% të pagave në administratë, ndërsa disa kategori do të përfitojnë edhe rritje të ndjeshme: shoferët, sanitarët, arkivistët, punonjësit e protokollit, infermierët, mjekët dhe policët, të cilëve për herë të parë do t’u njihet vjetërsia në punë, me rritje deri në 25%.
    “Përfitues të indeksimit janë të gjithë punonjësit, nga shoferi, deri te niveli më i lartë. Ndërsa për disa kategori do të kemi rritje të pagave. Konkretisht, punonjësit e shërbimeve mbështetëse ku përfshihen shoferët, sanitarë, arkivistë, protokoll etj. Por rritje do të përfitojnë dhe infermierët, mjekët dhe policët, që për herë të parë do t’u njihet vjetërsia në punë. Rritja për këta të fundit arrin deri në 25%”, tha Malaj.
    Malaj gjithashtu konfirmoi se institucionet ndërkombëtare kanë dhënë dakordësinë e tyre për projektin.
    “Paqja fiskale nuk është amnisti. Ne nuk ofrojmë siguri juridike për evazorët, nuk amnistojmë ata me ndjekje penale, ata me vendim gjykate, ata që janë në hetim tatimor. Mbi të gjitha, kemi vënë një kufi që tatimfitimi që do të duan të rideklarojnë nuk mund të jetë më shumë se 30% e tatimit të deklaruar. Në frymën e transparencës ky projekt është konsultuar me FMN, e cila është dakord me këtë projekt, nuk e ka kundërshtuar fshirjen dhe legalizimin”, tha Malaj.
    “E vetmja rezervë që ka FMN, ka të bëjë me cenimin e progresit të arritur deri më tani në mbledhjen e taksave. Po ashtu, edhe me Bashkimin Europian jemi konsultuar. Kjo nismë është bazuar në modelin italian. Pra është një praktikë europiane”, deklaroi Malaj.

  • S’ka më bonus fundviti? Ministri Malaj trondit pensionistët me deklaratën e fundit, zbulon planin që ndryshon gjithçka

    S’ka më bonus fundviti? Ministri Malaj trondit pensionistët me deklaratën e fundit, zbulon planin që ndryshon gjithçka

    Ministri i Financave Petrit Malaj, gjatë një interviste televizive, ka sqaruar se politika e ndjekur deri më tani me bonuse për pensionistët po mbaron. Viti 2026 është dëshmi e kësaj politike, pasi objektivi i qeverisë është që deri në fund të mandatit, pensioni mesatar të arritjë në 400 euro. Në përgjigje edhe të akuzave të opozitës, e cila thotë se fondi për bonusin  është ndarë përgjatë gjithë vitit, ministri nga studio e emisionit “E-ZONE” sqaroi se paratë për rritjen e pensioneve janë të parashikuara deri në vitin 2028.
    “Reforma e pensioneve është një sfidë për qeverinë. Skema e pensioneve dhe reformimi saj kërkon sforco të madhe buxhetore. Ne jemi në rrugën e duhur.  Nëpërmjet politikës që po ndjekim, që nga 2026 e në vijim që është reflektuar edhe në buxhetin afatmesëm, ne synojmë që deri në fund të mandatit pensioni mesatar urban të shkojë në 40 mijë lekë, pensioni urban i pjesshëm në 22 mijë lekë, pensioni rural në 18 mijë lekë, pensioni familjar po në 18 mijë lekë dhe pensioni për invaliditetin të shkojë në 30 mijë lekë. Fondet për të arritur këtë objektiv janë parashikuar deri në vitin 2028 në projektbuxhetin afatmesëm. Vetëm për vitin që vjen kostoja e rritjes së pensioneve është 105 milionë euro. Ndërsa deri në fund të vitit 2028 kostoja totale e kësaj reforme është 1.7 miliardë euro”, – tha Malaj në Vizion Plus.
    Por pavarësisht rritjes që parashikon qeveria të pensioneve, drafti ekonomik për vitin e ardhshëm nuk ka parashikuar bonus në fund të vitit. Ministri Malaj ka një përgjigje për këtë fakt.
    “Bonusi do të vlerësohet në varësi të ecurisë ekonomike për vitin që vjen. Në shtator qeveria do të vlerësojë në bazë edhe të të dhënave buxhetore nëse do të miratojmë bonusin e fundvitit 2026”, – tha Malaj.
    Por këtë vit, pensionistët përpara zgjedhjeve të përgjithshme morën një bonus dhe u premtua se do të marrin çdo vit bonus në pranverë. Por pse për bonusin e pranverës nuk flitet më?
    “Buxheti burimet i ka të limituara, por ne kemi nisur një reformë. Deri sa të reformonim skemën, u planifikua që të operohej me bonuese. Tashmë që kemi nisur reformimin e skemës, nuk do të thotë që do të funksionojmë me bonuse të përvitshme”, – tha Malaj.
    Pyetje: Pra mund të themi që po mbaron koha e bonuesve dhe do të kemi rritje çdo vit?
    “Po, kjo është politika jonë”, përfundoi ministri Malaj.

  • Mos shkoni kot në postë! Eksperti i pensioneve zbulon rregullin e ri për bonusin: Ja gabimi fatal…

    Mos shkoni kot në postë! Eksperti i pensioneve zbulon rregullin e ri për bonusin: Ja gabimi fatal…

    Kujtim Hoxha, ekspert pensionesh i ftuar në një studio televizive foli për shpërndarjen e bonusit për pensionistët.
    Gjatë intervistës , Hoxha tha se nga dita e sotme është parashikuar që të përfitohet bonusi.
    Gjithashtu shpjegoi edhe procedurat e shpërndarjes, duke sqaruar se të gjithë përfituesit e bonusit duhet të dinë se do të tërhiqet ditën që do të merret pensioni dhe kjo është bërë në këtë mënyrë për të qenë më të organizuar dhe për të shmangur radhën në ambientet e postave.
    “Bonusi është parashikuar të tërhiqet ditën që do të merret pensioni. Pasi për shkak organizimi është bërë në këtë mënyrë. Bonusin e përfitojnë brenda datës 31 dhjetor 2025. Janë marrë masat që pensioni të shpërndahet nga dita e sotme, por jo të gjithë e marrin sot pasi krijohet mbipopullim në ambientet e postave. Ata që e tërheqin nga banka, nuk mund të shkojnë dot, pasi duhet të shkojnë në datën 20. Pasi procedura është bërë që të merret ditën që merret pensioni”, shpjegoi ai.

  • Ministrja Ibrahimaj: Pensioni do shkojë 400 mijë lekë të vjetra në vitin 2030

    Ministrja Ibrahimaj: Pensioni do shkojë 400 mijë lekë të vjetra në vitin 2030

    Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, gjatë dëgjesave për buxhetin me banorë të njësisë nr.11 në Tiranë, ku e pranishme ishte edhe Ogerta Manastirliu, deklaroi se pensioni “do shkojë 400 mijë lekë të vjetra në vitin 2030”.
    “Buxheti 2026, pjesën më të madhe të zërit të saj e ka për mirëqenien e qytetarëve. Pensionistët do të marrin bonus në janar. Pensioni urban do të shkojë 400 mijë lekë të vjetra deri më 2030. Pensionet e pjesshme urbane do kenë rritje prej 8 mijë lekë të vjetra në muaj dhe çdo lloj pensioni tjetër do ketë rritje. Pensioni rural do arrijë 180 mijë lekë të vjetra më 2030”, tha Ibrahimaj, shkruan A2.
    Ajo shtoi se “bonusi i fundvitit do të jepet dhe do jetë i barabartë me bonusin që është dhënë edhe vitin e kaluar”.
    “1.7 miliardë euro do të jenë në dispozicion të pensionistëve në total, rreth 50 milionë euro për çdo vit. Të ndalem edhe tek pagat. Paga minimale do të jetë 500 mijë lekë nga janari 2026. Në vitin 2030, paga minimale do shkojë 700 mijë lekë”, deklaroi më tej Ibrahimaj.

  • Nisin nga 1 janari 2026/ Vetëm 1/3 e pensionistëve përfitojnë rritjen më të madhe të pensioneve

    Nisin nga 1 janari 2026/ Vetëm 1/3 e pensionistëve përfitojnë rritjen më të madhe të pensioneve

    Pas 12 vitesh pushtet, socialistët rikthyen kartën e vjetër elektorale të rritjes së pensioneve.
    “Në Shqipërinë 2030 pensioni mesatar të jetë 400 euro për ata që kanë paguar sigurime të plota, pensioni minimal për të gjithë të jetë 200 euro” . Me këtë premtim në qendër të fushatës për zgjedhjet parlamentare, socialistët siguruan 83 mandate. Angazhimi u përfshi edhe në programin qeverisës “Shqipëria 2030”.
    Pak muaj pas zgjedhjeve, me nisjen e diskutimeve për projekt-buxhetin 2026, kryeministri Edi Rama publikoi një video në rrjetet sociale, ku njoftoi rritjen e pensioneve. Duke nisur nga janari 2026, rritja sipas tij do të ishte e përmuajshme dhe do të ndahej me kategori.

    Dhe, sipas kryeministrit Rama, këto vlera do të dyfishohen në 2027, trefishohen në 2028 dhe katërfishohen në 2029, për të arritur objektivin final të pensionit mesatar 400 euro.
    Sa pensionistë preken dhe kush përfiton më shumë?
    Aktualisht, pensioni mesatar urban është 19,409 lekë, ndërsa pensioni mesatar rural është 11,709 lekë. Sipas angazhimit të qeverisë deri në fund të 2029 pensioni mesatar urban i plotë do të arrijë 40,000 lekë teksa pensioni minimal pritet të jetë 20,000 mijë lekë. 
    Në Shqipëri ka 745,137 pensionistë. Nga ky total, vetëm 287,656 prej tyre marrin pensione të plota, ndërsa 343,763 të tjerë janë me pensione të pjesshme. Ndërkohë, rreth 113,718 mijë llogariten si pensione familjare dhe invaliditeti.

    Kategoria e pensionit urban përbën grupin më të madh të pensionistëve në vend me 552,512 mijë të moshuar. Nga ky grup, vetëm një pjesë përfiton rritjen më të lartë, ata që kanë kontribuar me vite të plota pune, pra mbi 38 vite.

    241,431 janë pensione të plota urbane
    311,081 janë pensione të pjesshme urbane

    Referuar të dhënave të siguruara nga Faktoje.al, aktualisht rezultojnë 241 mijë pensionistë me vite të plota pune në qytet, pra më pak se një e treta e pensionistëve në vend. Kjo është kategoria që do të marrë rritjen prej 1,800 lekësh në muaj apo 21,600 lekë në vit.
    Ndërkohë, shumica e pensionistëve, ata me pensione të pjesshme, do të marrin vetëm 800 lekë shtesë. Një rritje modeste në raport me inflacionin dhe nivelin aktual të pensioneve.
    “Mekanizmi i indeksimit dhe shpërndarjes së shtesave fokusohet tek një grup i vogël përfituesish, duke krijuar efekt iluziv të përparimit, ndërsa shumica e pensionistëve mbeten me rritje që nuk kanë ndikim të matshëm në standardin e jetesës”,  argumenton eksperti për ekonominë dhe financat Eduard Gjokutaj për Faktoje.al.
    Në zonat rurale shifrat janë më të ulta. Totali i pensionistëve në fshat rezulton 87,907, nga të cilët 46,225 me pensione të plota dhe 32,682 me pensione të pjesshme. Këta përfitojnë rritje prej 1,000 lekësh.
    “Në terma praktikë, plani nuk siguron konvergjencë të qëndrueshme drejt pensionit mesatar të premtuar dhe shpërblen vetëm një minorancë, duke lënë pjesën më të madhe të të moshuarve me përfitime simbolike,” përfundon Gjokutaj.
    Përfundim
    Ndërsa premtimi për rritjen graduale deri në katërfishim krijon pritshmërinë e një transformimi të madh, të dhënat faktojnë se rritjen më të lartë e përfiton pjesa më e vogël e pensionistëve, ndërsa për të tjerët shtesa mbetet simbolike.
    Aktualisht, pensioni mesatar urban është 19,409 lekë, ndërsa pensioni mesatar rural është 11,709 lekë. 
    400 eurot janë të arritshme vetëm për pensionet e plota, që përbëjnë më pak se një të tretën e pensionistëve në vend. Për shumicën e të moshuarve, vlera prej “400 eurosh” mbetet e paarritshme.

  • Rritja e pensioneve, fasadë e Ramës! 2/3 e të moshuarve mbeten jashtë skemës së re

    Rritja e pensioneve, fasadë e Ramës! 2/3 e të moshuarve mbeten jashtë skemës së re

    Pas 12 vitesh pushtet, socialistët rikthyen kartën e vjetër elektorale të rritjes së pensioneve.

    “Në Shqipërinë 2030 pensioni mesatar të jetë 400 euro për ata që kanë paguar sigurime të plota, pensioni minimal për të gjithë të jetë 200 euro” . Me këtë premtim në qendër të fushatës për zgjedhjet parlamentare, socialistët siguruan 83 mandate. Angazhimi u përfshi edhe në programin qeverisës “Shqipëria 2030”.
    Pak muaj pas zgjedhjeve, me nisjen e diskutimeve për projekt-buxhetin 2026, kryeministri Edi Rama publikoi një video në rrjetet sociale, ku njoftoi rritjen e pensioneve. Duke nisur nga janari 2026, rritja sipas tij do të ishte e përmuajshme dhe do të ndahej me kategori.

    Dhe, sipas kryeministrit Rama, këto vlera do të dyfishohen në 2027, trefishohen në 2028 dhe katërfishohen në 2029, për të arritur objektivin final të pensionit mesatar 400 euro.
    Petulla me ujë”
    Faik Xhani është ish mësues nga Mati që prej vitesh ka drejtuar Shoqatën e “Pensionistëve të Shqipërisë”. 77 vjeçari i njeh mirë problemet e shtresës që ka përfaqësuar.
    “Këto janë parlamentarë xhepash, jo shërbëtorë të popullit”, thotë Xhani, teksa na tregon shpenzimet minimale që i duhen një pensionisti çdo muaj.

    “Të moshuarit janë me sëmundje, ju duhen lekë për ilaçe, për ushqim, për drita, ujë, telefon…Mishin e kanë harruar se çfarë është. Po rrofshin emigrantët, shyqyr që janë fëmijët se do hanim njëri- tjetrin”, vijon 77 vjeçari.
    Kryeministri, shton ai, i bën “petullat me ujë” teksa i referohet rritjes së lajmëruar të pensioneve.
    “Nëse nuk jep edhe bonusin e fundvitit ai vetëm derdh ujin në lakra dhe asgjë nuk bën. Edhe indeksimin. Po i dha të gjitha këto është mirë, jo se na plotëson nevojat po është diçka”, përfundon pensionisti.
    Faiku numëron 42 vite punë, por shteti e shpërblen çdo muaj me 17,000 lekë pension të pjesshëm.

    ESMERALDA TOPI/ FAKTOJE.AL

  • Vetëm 1/3 e pensionistëve përfitojnë rritjen më të madhe të pensioneve

    Vetëm 1/3 e pensionistëve përfitojnë rritjen më të madhe të pensioneve

    Pas 12 vitesh pushtet, socialistët rikthyen kartën e vjetër elektorale të rritjes së pensioneve.  

    “Në Shqipërinë 2030 pensioni mesatar të jetë 400 euro për ata që kanë paguar sigurime të plota, pensioni minimal për të gjithë të jetë 200 euro” . Me këtë premtim në qendër të fushatës për zgjedhjet parlamentare, socialistët siguruan 83 mandate. Angazhimi u përfshi edhe në programin qeverisës “Shqipëria 2030”. 

    Pak muaj pas zgjedhjeve, me nisjen e diskutimeve për projekt-buxhetin 2026, kryeministri Edi Rama publikoi një video në rrjetet sociale, ku njoftoi rritjen e pensioneve. Duke nisur nga janari 2026, rritja sipas tij do të ishte e përmuajshme dhe do të ndahej me kategori. 

    Dhe, sipas kryeministrit Rama, këto vlera do të dyfishohen në 2027, trefishohen në 2028 dhe katërfishohen në 2029, për të arritur objektivin final të pensionit mesatar 400 euro. 

    “Petulla me ujë”

    Faik Xhani është ish mësues nga Mati që prej vitesh ka drejtuar Shoqatën e “Pensionistëve të Shqipërisë”. 77 vjeçari i njeh mirë problemet e shtresës që ka përfaqësuar.

    “Këto janë parlamentarë xhepash, jo shërbëtorë të popullit”, thotë Xhani, teksa na tregon shpenzimet minimale që i duhen një pensionisti çdo muaj.

    “Të moshuarit janë me sëmundje, ju duhen lekë për ilaçe, për ushqim, për drita, ujë, telefon…Mishin e kanë harruar se çfarë është. Po rrofshin emigrantët, shyqyr që janë fëmijët se do hanim njëri- tjetrin”, vijon 77 vjeçari.

    Kryeministri, shton ai, i bën “petullat me ujë” teksa i referohet rritjes së lajmëruar të pensioneve.  

    “Nëse nuk jep edhe bonusin e fundvitit ai vetëm derdh ujin në lakra dhe asgjë nuk bën. Edhe indeksimin. Po i dha të gjitha këto është mirë, jo se na plotëson nevojat po është diçka”, përfundon pensionisti. 

    Faiku numëron 42 vite punë, por shteti e shpërblen çdo muaj me 17,000 lekë pension të pjesshëm. 

    Sa pensionistë preken dhe kush përfiton më shumë?

    Aktualisht, pensioni mesatar urban është 19,409 lekë, ndërsa pensioni mesatar rural është 11,709 lekë. Sipas angazhimit të qeverisë deri në fund të 2029 pensioni mesatar urban i plotë do të arrijë 40,000 lekë teksa pensioni minimal pritet të jetë 20,000 mijë lekë. 

    Në Shqipëri ka 745,137 pensionistë. Nga ky total, vetëm 287,656 prej tyre marrin pensione të plota, ndërsa 343,763 të tjerë janë me pensione të pjesshme. Ndërkohë, rreth 113,718 mijë llogariten si pensione familjare dhe invaliditeti.

    Kategoria e pensionit urban përbën grupin më të madh të pensionistëve në vend me 552,512 mijë të moshuar. Nga ky grup, vetëm një pjesë përfiton rritjen më të lartë, ata që kanë kontribuar me vite të plota pune, pra mbi 38 vite.  

    241,431 janë pensione të plota urbane
    311,081 janë pensione të pjesshme urbane

    Referuar të dhënave të siguruara nga Faktoje.al, aktualisht rezultojnë 241 mijë pensionistë me vite të plota pune në qytet, pra më pak se një e treta e pensionistëve në vend. Kjo është kategoria që do të marrë rritjen prej 1,800 lekësh në muaj apo 21,600 lekë në vit. 

    Ndërkohë, shumica e pensionistëve, ata me pensione të pjesshme, do të marrin vetëm 800 lekë shtesë. Një rritje modeste në raport me inflacionin dhe nivelin aktual të pensioneve. 

    “Mekanizmi i indeksimit dhe shpërndarjes së shtesave fokusohet tek një grup i vogël përfituesish, duke krijuar efekt iluziv të përparimit, ndërsa shumica e pensionistëve mbeten me rritje që nuk kanë ndikim të matshëm në standardin e jetesës”,  argumenton eksperti për ekonominë dhe financat Eduard Gjokutaj për Faktoje.al.

    Në zonat rurale shifrat janë më të ulta. Totali i pensionistëve në fshat rezulton 87,907, nga të cilët 46,225 me pensione të plota dhe 32,682 me pensione të pjesshme. Këta përfitojnë rritje prej 1,000 lekësh.

    “Në terma praktikë, plani nuk siguron konvergjencë të qëndrueshme drejt pensionit mesatar të premtuar dhe shpërblen vetëm një minorancë, duke lënë pjesën më të madhe të të moshuarve me përfitime simbolike,” përfundon Gjokutaj. 

    Përfundim

    Ndërsa premtimi për rritjen graduale deri në katërfishim krijon pritshmërinë e një transformimi të madh, të dhënat faktojnë se rritjen më të lartë e përfiton pjesa më e vogël e pensionistëve, ndërsa për të tjerët shtesa mbetet simbolike. 

    Aktualisht, pensioni mesatar urban është 19,409 lekë, ndërsa pensioni mesatar rural është 11,709 lekë. 

    400 eurot janë të arritshme vetëm për pensionet e plota, që përbëjnë më pak se një të tretën e pensionistëve në vend. Për shumicën e të moshuarve, vlera prej “400 eurosh” mbetet e paarritshme./Faktoje.al

  • Nga sot pensioni bazë arrin 150 euro, rritja më e madhe ndonjëherë në Kosovë

    Nga sot pensioni bazë arrin 150 euro, rritja më e madhe ndonjëherë në Kosovë

    Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar një rritje pensioneve, duke e cilësuar këtë si rritjen më të lartë të realizuar ndonjëherë nga një qeveri në Kosovë.
    Nga sot rriten pensionet në Kosovë: Pensioni bazik bëhet 150 euro, dyfishohen edhe mbështetjet për kategori të tjera
    Qytetarët pensionistë të Kosovës tash e tutje do të marrin pensione më të larta, pasi Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se rritja e re hyn në fuqi menjëherë me procesimin e pagesave të këtij muaji.
    Sipas tij, kjo është rritja më e madhe e realizuar ndonjëherë nga një qeveri në vend.
    Murati ka bërë të ditur se Pensioni Bazik, i cili në fillim të mandatit të Qeverisë Kurti ishte 90 euro, tashmë është rritur në 150 euro në muaj, që nënkupton një ngritje prej 60 euro, ose 67% përgjatë këtij mandati qeverisës.
    “Pensioni Bazik që e gjetëm me vlerë 90 euro/muaj në fillim të mandatit, prej sot procesohet me rritje në 150 euro/muaj. Pra, 60 euro rritje brenda mandatit, apo 67%. Qeveria për pensionistët”, ka deklaruar ministri në detyrë, duke e paraqitur këtë vendim si një prej arritjeve kryesore të Qeverisë Kurti në prag të zgjedhjeve.
    Sipas tij, rritje të konsiderueshme do të kenë edhe kategori të tjera të ndjeshme të shoqërisë. Pensionet për Personat me Aftësi të Kufizuara, të cilat më herët ishin 75 euro, nga sot bëhen 150 euro/muaj, duke u dyfishuar plotësisht – një rritje prej 100% brenda mandatit.
    Përveç këtyre, është bërë e ditur se është rritur edhe mbështetja financiare për familjet që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara, si dhe janë rritur pensioni invalidor dhe pensioni familjar.
    Këto masa vijnë në një periudhë të ndjeshme politike, teksa qeveria në detyrë po i paraqet qytetarëve vendimet që i konsideron si më të rëndësishme për mirëqenien sociale.
    Rritja e pensioneve pritet të prekë dhjetëra mijëra qytetarë, për të cilët shtesa prej këtij muaji paraqet një ndihmë të konsiderueshme në përballimin e kostos së jetesës, e cila vazhdon të mbetet e lartë në vend.
    Statistikat e fundit të Indeksi i tërësishëm çmimeve të konsumit në Kosovë u rrit në një mesatare prej 5.1% në tetor 2025 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Inflacioni mujor arriti në 0.6% në tetor 2025.
    Rritja e çmimeve përfshin pothuajse të gjitha grupet e konsumit. “Rritja e çmimeve u ndikua kryesisht nga disa kategori të konsumit: pushimet e organizuara (23.7%), biletat e fluturimeve (21%), energjia elektrike (20.3%), pemët (15.3%), kafe, çaj dhe kakao (13.1%), mirëmbajtja dhe riparimi i pajisjeve personale të transportit (12.4%), mishi (12.3%) dhe shërbimet hoteliere (9%)”./Monitor

  • Zbardhen detaje të reja nga skema e pensioneve, ja sa do të përfitojnë të moshuarit dhe si do të shpërndahen lekët,…

    Zbardhen detaje të reja nga skema e pensioneve, ja sa do të përfitojnë të moshuarit dhe si do të shpërndahen lekët,…

    Kryeministri Edi Rama ka folur sërish dje për skemën e re të pensioneve, e cila deri në fund të vitit 2029 parashikon të rrisë deri në 70% çdo kategori pensionesh. Duke nisur nga muaji janar, pensionet e të gjitha kategorive do të kenë një rritje të konsiderueshme, ndërsa kryeministri Rama thotë se deri në fund të 2029-ës fatura e pensionistëve do të jetë 1.7 mld euro më shumë. Ai sqaron edhe njëherë rritjen që do bëhet vit pas viti për pensionistët. “Pjesën e luanit në pr/buxhetin 2026 e zënë pensionistët për të cilët e nisim vitin e ardhshëm me 100 mln euro shtesë përveç indeksimit, në 2027 e dyfishojmë shtesën 200 mln euro plus indeksimi 45 mln euro. Në 2028 trefishojmë 300 mln euro plus indeksimi 46 mln euro. Në 2029 e ka 400 mln euro plus indeksimi 47 mln euro dhe në 2030 e 500 mln euro plus indeksimi 48 mln euro. Janë 1.7 mld euro më shumë që pensionistët do të marrin mbrapsht nga investimi i tyre për mandatin tonë të katërt qeverisës”, tha Rama dje gjatë një reagimi në rrjetet sociale.
    Pagat
    Përpos rritjes së pensioneve, nga janari do të rritet edhe paga minimale nga 40 mijë lekë në 50 mijë lekë ose 500 euro për 307 850 punonjës. Kryeministri shprehet se qeveria do të subvencionojë për 9 muaj, 90 mln euro edhe shtesën e kostos së sigurimeve për të punësuarit në sektorin privat. “Nga 1 janari 2026 do rritet edhe paga minimale për 307 850 punonjës që do marrin 500 euro, që do jetë e para por jo e vetmja rritje e këtij mandati. Paga minimale do arrijë 700 euro. Qeveria do të subvencionojë për 9 muaj, 90 mln euro edhe shtesën e kostos së sigurimeve për të punësuarit në sektorin provat. Fiks kështu, ky jam unë dhe këta jemi ne.
    Ato 83 mandate që ju na dhatë për të qeverisur Shqipërinë në mandatin e katërt dhe për ta ulur në tryezën e BE si të barabartë ndër të barabartë, janë 83 arsye më shumë se sa deri dje për të mos fjetur gjumë, për të punuar pa pushim dhe për t’iu kthyer ju me të gjithë pasionin, vullnetin, të gjithë atë që ju na dhatë, një besim të jashtëzakonshëm që është privilegj i jashtëzakonshëm”, shprehet Rama. Parashikohet që deri në vitin 2029 pensioni mesatar urban, për ata me vite të plota pune, do të shkojë në 40,000 lekë ose 400 euro, nga 27,350 lekë që është aktualisht. Pensioni urban i pjesshëm do të arrijë në 22,000 lekë, nga 15,850 lekë që është sot, pra një shtesë prej më shumë se 6 mijë lekësh. Pensioni rural do të shkojë në 18,000 lekë nga 11,500 lekë aktuale. Pensioni familjar do të rritet nga 11,400 lekë në 18,000 lekë, ndërsa pensioni i invaliditetit, që sot është 20,000 lekë, do të shkojë në 30,000 lekë.
    FONDET PËR PENSIONET
    Viti 2026       100 mln euro
    Viti 2027       200 mln euro
    Viti 2028        300 mln euro
    Viti 2029    400 mln euro
    Viti 2030     500 mln euro
    Sa parashikohet të shkojnë pensionet deri në vitin 2029?
    Pensioni mestar urban: Shkon 40,000 lekë nga 27,350 lekë që është sot
    Pensioni urban i pjesshëm: Shkon 22,000 lekë nga 15,850 lekë që është sot
    Pensioni rural: Shkon 18,000 lekë nga 11,500 lekë që është sot
    Pensioni familjar: Shkon 18,000 lekë nga 11,400 lekë që është sot
    Pensioni i invaliditetit: Shkon 30,000 lekë nga 20,000 lekë që është sot

  • “Buxheti më i madh në historinë e Shqipërisë”, Balla: Qeveria e mbajti fjalën për pensionistët, përfitojnë edhe Policia e Garda

    “Buxheti më i madh në historinë e Shqipërisë”, Balla: Qeveria e mbajti fjalën për pensionistët, përfitojnë edhe Policia e Garda

    Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, foli në Kuvend rreth miratimit të buxhetit, duke u shprehur se si do të ndahet te pensionistët, duke u shprehur dhe se do të përfitojë edhe Policia e Garda.

    “Në emër të grupit parlamentar të PS-së, dua sot të përgëzoj qeverinë për sjelljen në Kuvend jo vetëm të buxhetit më të madh në historinë e Shqipërisë, por mbi të gjitha mbi faktin se kjo shumicë, kryeministri dhe qeveria, e mbajtën fjalën që iu dhanë pensionisteve dhe populli shqiptar na besoi si asnjëherë më 11 maj lër të rritur me këtë buxhet që u arrit sot. Bashkëndani dhe ju me ne që Shqipëria nuk është më ai vendi që mezi rri në këmbë dhe jemi shumë krenarë që të themi se fjalën që dhamë e mbajtëm dhe sot jemi në ditën kur zyrtarisht në Kuvendin e Shqipërisë komunikojmë shifrat historike të këtij vendi.
    Pensionistët jo vetëm që do të marrin bonusin e fundvitit, por do të kemi një rritje më të shtrirë gjatë vitit 2026, por deri në fund të këtij mandati pensioni të shkojë si më poshtë:
    Pensioni urban për ata me vite të plota pune: 400 mijë lek
    Pensioni urban iu mesëm: 250 mijë lekë
    Pensioni rural: 180 mijë lekë
    Pensioni familjar: 180 mijë lekë
    Pensioni i invaliditetit: 130 mijë lekë.
    Sot flasim para jush vetëm për rritjen që është parashikuar në buxhet. Pensioni urban do të rritet çdo muaj me 1800 lekë.
    Rroga minimale do të shkojë 500 euro. Pensionistët do marrin 100 mln euro më shumë, totali i rritjes buxhetore për pensionistët shkon1 .7 miliardë euro. Sa i përket pagave, jam shumë krenar si kryetar i grupit ti jap lajmin e mirë punonjësve të policisë dhe gardës, që ajo që nuk arritëm vitin e kaluar, ndodh në këtë buxhet. Ministri i Financave bëri prezantimin siç prezanton rregullorja, buxheti të diskutohet në parim në seancën e datës 19 nëntor dhe 11 dhjetor duhet të votohet nen për nen në tërësi. Duke votuar për këtë buxhet, votoni edhe për prindërit tuaj pensionist dhe punonjësit që mëzor presin rritjen e pagave”, tha Balla.

    Top Channel