Kryeministri Edi Rama ka folur sërish dje për skemën e re të pensioneve, e cila deri në fund të vitit 2029 parashikon të rrisë deri në 70% çdo kategori pensionesh. Duke nisur nga muaji janar, pensionet e të gjitha kategorive do të kenë një rritje të konsiderueshme, ndërsa kryeministri Rama thotë se deri në fund të 2029-ës fatura e pensionistëve do të jetë 1.7 mld euro më shumë. Ai sqaron edhe njëherë rritjen që do bëhet vit pas viti për pensionistët. “Pjesën e luanit në pr/buxhetin 2026 e zënë pensionistët për të cilët e nisim vitin e ardhshëm me 100 mln euro shtesë përveç indeksimit, në 2027 e dyfishojmë shtesën 200 mln euro plus indeksimi 45 mln euro. Në 2028 trefishojmë 300 mln euro plus indeksimi 46 mln euro. Në 2029 e ka 400 mln euro plus indeksimi 47 mln euro dhe në 2030 e 500 mln euro plus indeksimi 48 mln euro. Janë 1.7 mld euro më shumë që pensionistët do të marrin mbrapsht nga investimi i tyre për mandatin tonë të katërt qeverisës”, tha Rama dje gjatë një reagimi në rrjetet sociale.
Pagat
Përpos rritjes së pensioneve, nga janari do të rritet edhe paga minimale nga 40 mijë lekë në 50 mijë lekë ose 500 euro për 307 850 punonjës. Kryeministri shprehet se qeveria do të subvencionojë për 9 muaj, 90 mln euro edhe shtesën e kostos së sigurimeve për të punësuarit në sektorin privat. “Nga 1 janari 2026 do rritet edhe paga minimale për 307 850 punonjës që do marrin 500 euro, që do jetë e para por jo e vetmja rritje e këtij mandati. Paga minimale do arrijë 700 euro. Qeveria do të subvencionojë për 9 muaj, 90 mln euro edhe shtesën e kostos së sigurimeve për të punësuarit në sektorin provat. Fiks kështu, ky jam unë dhe këta jemi ne.
Ato 83 mandate që ju na dhatë për të qeverisur Shqipërinë në mandatin e katërt dhe për ta ulur në tryezën e BE si të barabartë ndër të barabartë, janë 83 arsye më shumë se sa deri dje për të mos fjetur gjumë, për të punuar pa pushim dhe për t’iu kthyer ju me të gjithë pasionin, vullnetin, të gjithë atë që ju na dhatë, një besim të jashtëzakonshëm që është privilegj i jashtëzakonshëm”, shprehet Rama. Parashikohet që deri në vitin 2029 pensioni mesatar urban, për ata me vite të plota pune, do të shkojë në 40,000 lekë ose 400 euro, nga 27,350 lekë që është aktualisht. Pensioni urban i pjesshëm do të arrijë në 22,000 lekë, nga 15,850 lekë që është sot, pra një shtesë prej më shumë se 6 mijë lekësh. Pensioni rural do të shkojë në 18,000 lekë nga 11,500 lekë aktuale. Pensioni familjar do të rritet nga 11,400 lekë në 18,000 lekë, ndërsa pensioni i invaliditetit, që sot është 20,000 lekë, do të shkojë në 30,000 lekë.
FONDET PËR PENSIONET
Viti 2026 100 mln euro
Viti 2027 200 mln euro
Viti 2028 300 mln euro
Viti 2029 400 mln euro
Viti 2030 500 mln euro
Sa parashikohet të shkojnë pensionet deri në vitin 2029?
Pensioni mestar urban: Shkon 40,000 lekë nga 27,350 lekë që është sot
Pensioni urban i pjesshëm: Shkon 22,000 lekë nga 15,850 lekë që është sot
Pensioni rural: Shkon 18,000 lekë nga 11,500 lekë që është sot
Pensioni familjar: Shkon 18,000 lekë nga 11,400 lekë që është sot
Pensioni i invaliditetit: Shkon 30,000 lekë nga 20,000 lekë që është sot
Tag: pensioneve
-

Zbardhen detaje të reja nga skema e pensioneve, ja sa do të përfitojnë të moshuarit dhe si do të shpërndahen lekët,…
-

Rama: Ky do jetë mandati i rritjes së përvitshme të pensioneve mbi logjikën e bonusit
Kryeministri Edi Rama, në episodin e radhës të podkastit “Flasim”, përsëriti sërish rritjen e pensioneve në bazë bonusi mujor.
“Ky do të jetë mandati i rritjes së përvitshme të pensioneve, përveç se do të marrin këtë dhjetor bonusin e plotë, nga janari do të kenë rritje më të shtrirë muaj për muaj bazuar mbi logjikën e bonusit përmbi indeksimin e përvitshëmn. Ky moment do të vazhdojë vit pas viti dhe pensioni do të rritet duke shkuar dhe përputhur me objektivat ambicioze të vendosura dhe të shpallura gjatë fushatës elektorale. Konkretisht, pensioni urban me vitet e plota të punës do të shkojë 40 mijë lekë të reja nga 27 350 sot. I pjesshëm mesatarisht në 22 mijë lekë të reja nga 15 850. Rurali në 18 mijë lekë të reja nga 11 500 sot. Familjari 18 mijë në 14 sot. I invadilitetit në 30 mijë nga 20 sot. Për të qenë konkert sa i përket vitit që vjen, nga janari 2026, pensionet do rriten cdo muaj si vijon. Këtu nuk hyn indeksimi vjetor. Urbani në vitet e plota të punës do të rritet me 1800 lekë të reja, urbani i pjesshëm me 800 lekë të reja, rurali me 1 mijë lekë…Në vitet në vijim projeksioni financiar dhe i dakordësuar në të gjithë procesin e buxhetimi do të jetë me shifra të dyfishuara për secilë në 2027, të trefishuara në 2028 dhe të pesë fishuara në 2030. Vlera e zotuar do të jetë e realizuar në respekt të 83 mandateve që na janë dhënë pikërisht duke besuar se ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi.”, tha Rama.
Sa i përket rritjes së pagës minimale tha:
“Rritja e pagës minimale në 500 euro, do të thotë me ligj askush nuk do të ketë pagë më të ulët se kaq në Republikën e Shqipërisë, s’do jetë rritja e fundit, gjatë mandatit të katërt paga minimale do të arrijë siç e kemi premtuar në 700 euro. Qeveria do të subvencionojë me 90 mln euro edhe shtesën e kostos së sigurimeve për të punësuarit në sektorin privat që do të kenë pagë minimale 500 euro. Rritja e re të pagave e përshkruan buxhetin për 10 600 punonjës shërbimi që do të përfitojnë nga rritja e pagës me 10 mijë lekë të rinj muaj, për specialistë do jetë 5 mijë lekë të reja në muaj, për mësuesit 3 mijë lekë më shumë në muaj. Përveç indeksimit vjetor, për herë të parë për të gjithë punonjësit në sektorin publik do të futet praktika e indeksimit të pagës në bazë të inflacionit.” -

Rritja e pensioneve/ Propaganda e Ramës larg realitetit, të moshuarit numërojnë qindarkat
Rritja e paralajmëruar e pensioneve sjell më shumë premtime se zgjidhje. Qeveria e quan “revolucion”, por ekspertët thonë se është vetëm një bonus i përkohshëm që nuk ndryshon realitetin e varfërisë. Ndërsa skema e pensioneve mbetet e paqëndrueshme, të moshuarit vazhdojnë të jetojnë në kufijtë e mbijetesës.
Nga janari 2026, qeveria shqiptare premton një “revolucion” për pensionet. Sipas planit të shpallur nga Kryeministri Edi Rama, pensionet e të gjitha kategorive do të rriten çdo muaj, përveç indeksimit vjetor që aplikohet zakonisht. Por, ekspertët thonë se nuk bëhet fjalë për një reformë të mirëfilltë, por për një bonus mujor të përkohshëm që do t’i kushtojë buxhetit të shtetit rreth 455 milionë euro në total. Ndërkohë, vetë skema e pensioneve vazhdon të jetë e dështuar dhe e paqëndrueshme.
Sipas skemës së re që pritet të nisë më 1 janar 2026 dhe do të zgjasë deri në fund të vitit 2029, pensionet do të rriten çdo vit në mënyrë të diferencuar sipas kategorive. Pensioni urban me vite të plota pune do të rritet me 1,800 lekë në vit, ndërsa ai urban i pjesshëm me 800 lekë. Për pensionistët ruralë parashikohet një shtesë vjetore prej 1,000 lekësh, ndërsa përfituesit e pensioneve familjare do të marrin 700 lekë më shumë çdo vit. Nga ana tjetër, pensionet e invaliditetit do të rriten me 600 lekë në vit.
Rama premtoi se këto shifra do të dyfishohen në 2027, trefishohen në 2028 dhe katërfishohen në 2029, duke e çuar pensionin mesatar urban në 40.000 lekë (400 euro) dhe atë rural në 18.000 lekë (180 euro), pensionin familjar në 18.000 lekë, ndërsa pensionin e invaliditetit në 30.000
“Ky jam unë dhe këta jemi ne, themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi”, deklaroi ai gjatë prezantimit të skemës.
Një sistem që mbijeton me fonde publike
Megjithëse qeveria e quan “rritje mujore të pensioneve”, në fakt bëhet fjalë për bonuse mujore, të cilat nuk janë të përhershme dhe nuk përfshihen në bazën ligjore të pensioneve. Ligji parashikon vetëm indeksim vjetor, që varet nga inflacioni dhe zhvillimet ekonomike. Ekspertja e ekonomisë Romina Radonshiqi thekson se kjo nismë do të ketë impakt pozitiv në buxhetin personal të pensionistëve, por jo aq sa të mbulojë koston reale të jetesës.
“Kjo rritje do të financohet nga buxheti i shtetit, jo nga skema e pensioneve, sepse skema është e paqëndrueshme dhe ka nevojë për reformim”.
Një pjesë e mirë e rritjes së pensioneve i rikthehet buxhetit të shtetit. Kjo pasi pjesa më e madhe e kësaj rritje do të shkojë në konsum. Kjo i rikthehet buxhetit të shtetit dhe i rikthehet ekonomisë me anë të taksave dhe tatimeve të ndryshme. Në dukje është një hap tejet pozitiv, por nga ana tjetër, shteti shqiptar do të rimarrë një pjesë të kësaj shume që jep.
Ndërkohë, tjetër premtim i qeverisë është rritja e pagës minimale, me 500 euro nga 1 janari 2026. Që do të thotë më shumë lekë për sigurime në skemën e pensioneve. Skema aktuale e pensioneve konsiderohet nga ekspertët e dështuar pasi mbulohet çdo vit me fonde nga buxheti i shtetit.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, deficiti i skemës së sigurimeve shoqërore mbulohet rreth 40-45% nga taksat e qytetarëve, pra nga buxheti i shtetit. Afro 135 milionë euro u shpenzuan në 2024 nga buxheti për të mbuluar deficitin e skemës së pensioneve. Shkak, numri i ulët i kontribuesve, informaliteti dhe emigrimi i fuqisë punëtore. Kjo ka çuar në një krizë strukturore të sistemit, që kërkon reformim urgjent.
Të moshuarit mbijetojnë mes premtimeve dhe varfërisë
Në realitet, tabloja e përditshme e pensionistëve shqiptarë është e trishtë. Në protestën e mbajtur para Kuvendit një javë më parë, dhjetëra të moshuar kërkuan pensione reale, jo shpërblime kalimtare.
Njëri prej tyre, Qani Shino u shpreh: “Na janë rritur çmimet e ushqimeve, për vete dyfishuan rrogat, ndërsa ne s’kemi lekë për të blerë ilaçe. Ilaçet që marrim me rimbursim janë të skaduara, na e thonë vetë farmacistët.”
Një tjetër pensionist i pranishëm thotë për ACQJ: “Për çdo vizitë shëndetësore na marrin lekë. Pensionet nuk na dalin as për ushqim, as për ilaçe. I dhamë votën, por fëmijët po na ikin jashtë. Nëse qeveria s’e bën dot punën, le të largohet.”
Në këtë realitet të vështirë, shumë të moshuar i janë drejtuar qeverisë me letra të hapura.
Njëra prej tyre është një pensioniste 64-vjeçare nga Librazhdi, e cila i dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë kryeministrit Rama, që me pensionin që merr nuk ia del dot të mbyllë muajin, pa ndihmën e djalit të saj.
“Pensioni im është 9.000 lekë. Vuaj nga dy sëmundje kronike diabet dhe astmë. Pompa e astmës nuk më rimbursohet, ndërsa shpenzimet për ilaçe janë 15.000 lekë në muaj. Pensioni nuk më mjafton as për ilaçe, as për ushqim apo qira. Më dhemb shpirti për djalin tim të vetëm, i cili punon në tre vende për të na mbajtur mua dhe bashkëshortin tim. Ai po sakrifikon të ardhmen, nuk ka mundësi të krijojë familjen e tij. Kujtoni se jeni Zot, por një ditë do dilni edhe ju në pension. Çfarë do të bëhet atëherë me patronazhistët tuaj? Sot jam gati në kufijtë e depresionit, se s’di si të nxjerr fundin e muajit me burrin tim invalid.”
Bonuset, pa ndikim real për pensionistët
Në dy vitet e fundit, krahas indeksimit të pensioneve, qeveria ka shpërndarë katër bonuse për pensionistët, por pa ndikim real në jetën e tyre.
Shtator 2024: Indeksim i pensioneve me 4.1%.
Dhjetor 2024: Bonusi i fundvitit nga 10.000 deri në 15.000 lekë sipas kategorive.
Vendimi u komunikua publikisht nga kryeministri Edi Rama, si pjesë e një “pakete sociale”.
Në mars 2025 (Bonusi i pranverës): 10.000 lekë për ata me pension deri në 20.000 lekë dhe 5.000 lekë për ata mbi këtë kufi.
Nga 1 tetori 2025, pensionet u indeksuan me vetëm 2.5%, pra 475 lekë më shumë në qytet dhe 225 lekë në fshat, duke e justifikuar me inflacionin e ulët. Por, të dhënat e INSTAT tregojnë se inflacioni mesatar për ushqime dhe pije në periudhën tetor 2024-gusht 2025 ishte 2.76%, që do të thotë se rritja e pensioneve është në kufirin minimal të kompensimit, pa ndikim real në fuqinë blerëse.
Ndërkohë, në 3 nëntor 2025, në Komisionin e Ligjeve, Ministri i Financave Petrit Malaj tha se edhe këtë vit është parashikuar që bonusi për pensionistët në fundvit të shpërndahet sipas fashave të një viti më parë. “Kush ka pension deri në 20 mijë lekë do të marrë 15 mijë lekë dhe kush ka pension mbi 20 mijë lekë do të marrin bonus fundviti 10 mijë lekë”.
Ekspertja e ekonomisë Radonshiqi shprehet se bonuset nuk mund të konsiderohen si një mënyrë për të rritur të ardhurat e pensionistëve, pasi ka ndikim financiar vetëm në muajin kur jepet dhe nuk mund të konsiderohet si zgjidhje e problemeve që përballen pensionistët.
Shqipëria, e fundit në rajon për vlerën e pensionit
Shqipëria renditet ndër vendet me pensionet më të ulëta në Ballkan.Serbia: 388-433 euro/muaj
Mali i Zi: 361-425 euro/muaj
Maqedonia e Veriut: 320-330 euro/muaj
Bosnjë-Hercegovina: 275-369 euro/muaj
Kosovë: 150-256 euro/muaj.Ekspertja Radonshiqi shprehet se “Shqipëria konsiderohet si një vend me kosto më të lartë jetese në rajon dhe me nivelin e pensioneve më të ulët, duke rritur ndjeshëm varfërinë. Mospërballimi i kostove ka ndikuar në rikthimin e pensionistëve në tregun e punës”.
Në fund të gjithë premtimeve për “pensione dinjitoze”, realiteti mbetet i njëjtë: Rreth 750 mijë pensionistë shqiptarë jetojnë mes varfërisë, inflacionit dhe harresës institucionale. Bonuset dhe shpërblimet mund të sjellin lehtësim të përkohshëm, por jo dinjitet. Nëse nuk ndryshon mënyra si funksionon skema e pensioneve, rritjet e përmuajshme të Ramës mund të jenë vetëm kosto e lartë për shtetin dhe ndikim i vogël për të moshuarit.
/Ida Ismalaj – ACQJ – Albanian Center for Quality Journalism, Tirana -

Zbardhet detaje të reja nga skema e pensioneve, ja sa do të përfitojnë të moshuarit dhe si do të shpërndahen lekët…
Kryeministri Edi Rama ka folur sërish dje për skemën e re të pensioneve, e cila deri në fund të vitit 2029 parashikon të rrisë deri në 70% çdo kategori pensionesh. Duke nisur nga muaji janar, pensionet e të gjitha kategorive do të kenë një rritje të konsiderueshme, ndërsa kryeministri Rama thotë se deri në fund të 2029-ës fatura e pensionistëve do të jetë 1.7 mld euro më shumë. Ai sqaron edhe njëherë rritjen që do bëhet vit pas viti për pensionistët. “Pjesën e luanit në pr/buxhetin 2026 e zënë pensionistët për të cilët e nisim vitin e ardhshëm me 100 mln euro shtesë përveç indeksimit, në 2027 e dyfishojmë shtesën 200 mln euro plus indeksimi 45 mln euro. Në 2028 trefishojmë 300 mln euro plus indeksimi 46 mln euro. Në 2029 e ka 400 mln euro plus indeksimi 47 mln euro dhe në 2030 e 500 mln euro plus indeksimi 48 mln euro. Janë 1.7 mld euro më shumë që pensionistët do të marrin mbrapsht nga investimi i tyre për mandatin tonë të katërt qeverisës”, tha Rama dje gjatë një reagimi në rrjetet sociale.
Pagat
Përpos rritjes së pensioneve, nga janari do të rritet edhe paga minimale nga 40 mijë lekë në 50 mijë lekë ose 500 euro për 307 850 punonjës. Kryeministri shprehet se qeveria do të subvencionojë për 9 muaj, 90 mln euro edhe shtesën e kostos së sigurimeve për të punësuarit në sektorin privat. “Nga 1 janari 2026 do rritet edhe paga minimale për 307 850 punonjës që do marrin 500 euro, që do jetë e para por jo e vetmja rritje e këtij mandati. Paga minimale do arrijë 700 euro. Qeveria do të subvencionojë për 9 muaj, 90 mln euro edhe shtesën e kostos së sigurimeve për të punësuarit në sektorin provat. Fiks kështu, ky jam unë dhe këta jemi ne. Ato 83 mandate që ju na dhatë për të qeverisur Shqipërinë në mandatin e katërt dhe për ta ulur në tryezën e BE si të barabartë ndër të barabartë, janë 83 arsye më shumë se sa deri dje për të mos fjetur gjumë, për të punuar pa pushim dhe për t’iu kthyer ju me të gjithë pasionin, vullnetin, të gjithë atë që ju na dhatë, një besim të jashtëzakonshëm që është privilegj i jashtëzakonshëm”, shprehet Rama. Parashikohet që deri në vitin 2029 pensioni mesatar urban, për ata me vite të plota pune, do të shkojë në 40,000 lekë ose 400 euro, nga 27,350 lekë që është aktualisht. Pensioni urban i pjesshëm do të arrijë në 22,000 lekë, nga 15,850 lekë që është sot, pra një shtesë prej më shumë se 6 mijë lekësh. Pensioni rural do të shkojë në 18,000 lekë nga 11,500 lekë aktuale. Pensioni familjar do të rritet nga 11,400 lekë në 18,000 lekë, ndërsa pensioni i invaliditetit, që sot është 20,000 lekë, do të shkojë në 30,000 lekë.
FONDET PËR PENSIONET
Viti 2026 100 mln euro
Viti 2027 200 mln euro
Viti 2028 300 mln euro
Viti 2029 400 mln euro
Viti 2030 500 mln euro
Sa parashikohet të shkojnë pensionet deri në vitin 2029?
Pensioni mestar urban: Shkon 40,000 lekë nga 27,350 lekë që është sot
Pensioni urban i pjesshëm: Shkon 22,000 lekë nga 15,850 lekë që është sot
Pensioni rural: Shkon 18,000 lekë nga 11,500 lekë që është sot
Pensioni familjar: Shkon 18,000 lekë nga 11,400 lekë që është sot
Pensioni i invaliditetit: Shkon 30,000 lekë nga 20,000 lekë që është sot -

Rritja e pensioneve/ Të moshuarit: Mashtrim! Nuk na dalin as për ilaçe
Pensionistët në Shkodër janë shprehur se premtimi i kryeministrit Rama për rritjen e pensioneve është vetëm një mashtrim. Ata shprehen se pensionet janë të ulëta dhe nuk u mjaftojnë as për mbijetesë.
Syri TV
Premtimi për rritjen e pensioneve nga janari nga kryeministri Edi Rama nuk i ka bindur pensionistët shkodranë. Ato shprehën se rritja është e vogël ndërsa jetesa është e papërballueshme për ta pasi pensionet nuk u dalin as për ilaçet që marrin dhe për të paguar ujë e drita.
Por, ka edhe prej atyre që premtime të tilla i konsiderojnë mashtrime të kryeministrit Rama.
Pensionet tepër të ulëta dhe largimi i fëmijëve si shkak i emigracionit ka bërë që jetesa për pensionistët në vendin tonë të jetë tepër e vështirë.
-

Rritja e pensioneve, Meta reagon nga qelia: Para këtij premtimi Rama duhet t’u kthejë pensionistëve atë që u takon me të drejtë
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama i cili tha se nga 1 janari 2026 pensionet për të gjithë qytetarët do të rriten.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se kryeministri para këtij premtimi duhet t’u kthejë pensionistëve atë që u takon me të drejtë: çdo pensionisti në qytet 1164 euro në vit dhe çdo pensionisti në fshat 482 euro në vit.
Më tej Meta nënvizon se këto janë paratë që Qeveria ua ka mbajtur pensionistëve çdo vit për shkak të mosindeksimit të plotë të pensioneve në raport me inflacionin real të produkteve ushqimore.
Reagimi i plotë:
“Tunelet” dhe aferat e korrupsionit që kanë shpërthyer prej kohësh po e detyrojnë Kryeministrin të “kthejë sytë” nga pensionistët.
Por, përpara se të premtojë rritje pensionesh, Edi Rama duhet t’u kthejë pensionistëve atë që u takon me të drejtë: çdo pensionisti në qytet 1164 euro në vit dhe çdo pensionisti në fshat 482 euro në vit.
Këto janë paratë që Qeveria ua ka mbajtur pensionistëve çdo vit për shkak të mosindeksimit të plotë të pensioneve, në raport me inflacionin real të produkteve ushqimore dhe mungesën e rritjes së merituar nga zhvillimi ekonomik i vendit.
Në vend që të shkonin tek ata që kanë punuar gjithë jetën dhe aq shumë kanë sakrifikuar për ndërtimin e vendit, këto para janë derdhur në “korrupsionin gjeopolitik”, në projekte dhe afera që nuk kanë asgjë të përbashkët me mirëqenien e qytetarëve të thjeshtë, veçanërisht të pensionistëve. -

Rama njoftoi rritjen e pensioneve/ Tabaku: Qeveria ofron lëmoshë, jo zgjidhje
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj premtimeve të Kryeministrit për “vitin e pensionistëve” dhe rritjen e paralajmëruar të pensioneve në buxhetin e ri të shtetit. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku ironizon premtimet e përsëritura prej 13 vitesh dhe i cilëson si një tallje me të moshuarit shqiptarë.
“Sipas Kryeministrit, pensionet do të rriten me 1,800 lekë në qytet dhe 600 lekë në fshat. Kjo do të thotë vetëm 60 lekë në ditë, një kafe në qytet apo 20 lekë në fshat. Çfarë mund të bëjë një pensionist me një kafe më shumë në ditë?”, shprehet Tabaku.
Ajo kujton se pensionistët janë ndër shtresat më të goditura nga kriza ekonomike dhe inflacioni, me çmime të rritura me 30 deri në 60 për qind për produktet bazë të jetesës, barnat dhe shpenzimet e përditshme.
“Pas gjithë këtyre rritjeve, qeveria ofron një lëmoshë, jo një zgjidhje. Pensionet sot janë lëmoshë, jo politikë sociale. Shqipëria ka nevojë për një skemë të re, të qëndrueshme dhe me dinjitet për të moshuarit e saj,” shton ajo.
Tabaku thekson se reforma e pensioneve duhet të marrë në konsideratë shpopullimin, emigracionin dhe plakjen e popullsisë, duke e trajtuar çdo qytetar me dinjitet dhe jo me fjalë boshe.
“Qeveria mund të shpërndajë kafe falas, por nuk mund të blejë dinjitetin e pensionistëve.” përfundoi Tabaku