Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, të gjithë qytetarët që përfitojnë pensione do të marrin më shumë para.
Rritja do të përfshijë pensionet e pleqërisë, të invaliditetit dhe ato familjare, si pjesë e politikave sociale të qeverisë për përmirësimin e jetesës së shtresave në nevojë.
Ndërkohë, në qershor, qeveria ka paralajmëruar miratimin e vendimit për rritjen e pagës minimale, nga 40 mijë lekë që është aktualisht, në 50 mijë lekë në muaj.
Sipas përllogaritjeve të bëra bazuar në të dhënat e Institutit të Statistikave, nga kjo masë pritet të përfitojnë të paktën 185 mijë punonjës, që aktualisht paguhen deri në 40 mijë lekë.
Në një intervistë për Ora News eksperti i ekonomisë Eduard Gjokutaj e vlerëson pozitivisht rritjen e pensioneve, duke theksuar se buxheti po orientohet më shumë drejt aktivizimit ekonomik të fuqisë blerëse dhe jo vetëm kompensimit social.
Por edhe pse e vlerëson si një hap në drejtimin e duhur, ai thotë se ende nuk mjafton për të përballuar koston reale
Sa i përket pagës minimale, eksperti thekson se ky vendim do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e jetesës së shtresave më vulnerabël, duke mundësuar përballimin e nevojave bazike të qytetarëve.
Vendimet pritet të hyjnë në fuqi më 1 janar 2026, duke sjellë një efekt pozitiv si për të moshuarit, ashtu edhe për punonjësit me të ardhura të ulëta.
Tag: pensioneve
-

RRITJA E PENSIONEVE E PAGËS MINIMALE/ Gjokutaj: Vendim pozitiv, por ende larg realitetit
-

Rama nuk i ndahet premtimit: Rritja e pensioneve dhe pagave, prioritet i mandatit të katërt
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se rritja e pensioneve do të jetë një nga prioritetet kryesore të mandatit të katërt të qeverisë, ndërsa angazhimet financiare për këtë reformë janë përfshirë tashmë në projektbuxhetin afatmesëm.
Në episodin e gjashtë të podkastit “Flasim – Zëdhënës malesh”, Rama theksoi se qeveria ka përcaktuar objektiva të qarta dhe ambicioze për rritjen e pensioneve, të cilat janë shpallur paraprakisht gjatë kërkesës për mandatin e ri.
“Kryelajmi është vendosja e pensioneve në fokusin e mandatit të katërt dhe të angazhimit financiar në buxhetin afatmesëm për të arritur objektivat ambiciozë të shpallur paraprakisht kur kërkuam mandatin e katërt. E thënë ndryshe, për çuarjen e pensionit mesatar të plotë në zonat urban 400 euro dhe pensionit mesatar në zonat rurale 180 euro”, deklaroi Rama.
Kryeministri nënvizoi se ky proces ecën paralel me rritjen e pagave në administratë dhe në sektorët e tjerë, një rritje e konsiderueshme që do të hyjë në fuqi nga janari i vitit të ardhshëm.
Ai kujtoi se paga minimale, si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, do të jetë jo më pak se 500 euro, duke garantuar se askush në Republikën e Shqipërisë nuk do të paguhet nën këtë nivel.
Rama theksoi se rritja e pensioneve dhe pagave synon të përmirësojë standardin e jetesës dhe të forcojë mbështetjen sociale për qytetarët në vitet në vijim.
“Po ashtu lajmi për pensionet është pasuar nga lajmi për rritjen e pagave, një rritje e konsiderueshme dhe e shtrirë në të gjithë sektorët, e diktuar nga rritja e premtuar e pagës minimale. Nga janari i vitit që po troket, kur paga minimale në sektorin publik dhe atë privat, pra kur ligji t’a sanksionojë në Republikën e Shqipërisë nuk do të ketë asnjë pagë nën 500 euro”, theksoi Rama. -

Kryeministri Rama në FLASIM, Episodi 6, Sezoni 5: Rritja e pensioneve dhe pagave, prioritet i mandatit të katërt
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se rritja e pensioneve do të jetë një nga prioritetet kryesore të mandatit të katërt të qeverisë, ndërsa angazhimet financiare për këtë reformë janë përfshirë tashmë në projektbuxhetin afatmesëm.
Në episodin e gjashtë të podkastit “Flasim – Zëdhënës malesh”, Rama theksoi se qeveria ka përcaktuar objektiva të qarta dhe ambicioze për rritjen e pensioneve, të cilat janë shpallur paraprakisht gjatë kërkesës për mandatin e ri.“Kryelajmi është vendosja e pensioneve në fokusin e mandatit të katërt dhe të angazhimit financiar në buxhetin afatmesëm për të arritur objektivat ambiciozë të shpallur paraprakisht kur kërkuam mandatin e katërt. E thënë ndryshe, për çuarjen e pensionit mesatar të plotë në zonat urban 400 euro dhe pensionit mesatar në zonat rurale 180 euro”, deklaroi Rama.Kryeministri nënvizoi se ky proces ecën paralel me rritjen e pagave në administratë dhe në sektorët e tjerë, një rritje e konsiderueshme që do të hyjë në fuqi nga janari i vitit të ardhshëm.
Ai kujtoi se paga minimale, si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, do të jetë jo më pak se 500 euro, duke garantuar se askush në Republikën e Shqipërisë nuk do të paguhet nën këtë nivel.
Rama theksoi se rritja e pensioneve dhe pagave synon të përmirësojë standardin e jetesës dhe të forcojë mbështetjen sociale për qytetarët në vitet në vijim.
“Po ashtu lajmi për pensionet është pasuar nga lajmi për rritjen e pagave, një rritje e konsiderueshme dhe e shtrirë në të gjithë sektorët, e diktuar nga rritja e premtuar e pagës minimale. Nga janari i vitit që po troket, kur paga minimale në sektorin publik dhe atë privat, pra kur ligji t’a sanksionojë në Republikën e Shqipërisë nuk do të ketë asnjë pagë nën 500 euro”, theksoi Rama. -

Pas finalizimit me Italinë, Rama: Po punohet për njohjen e pensioneve me Greqinë
Kryeministri Edi Rama thotë se qeveria po punon për njohjen e pensioneve me Greqinë, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm për shqiptarët që kanë punuar jashtë vendit. Rama shpjegoi se njohja e pensioneve është problem i madh për të gjithë ata që kanë punuar jashtë, veçanërisht në Greqi.
”Kur kthehen në Shqipëri dhe shohin pensionin e tyre, shumë prej tyre hasin vështirësi, sepse sistemi i pensioneve në vendin tonë është më i dobëti, sepse nuk ka pasur kontributorë”, tha Rama. Ai shtoi se kjo krijon një boshllëk të madh, pasi aktualisht fondi i pensioneve mbështetet kryesisht tek ata që janë aktivë dhe paguajnë sigurime. Rama theksoi se njohja e pensioneve me Italinë është realizuar, ndërsa tani po punohet për të njëjtën gjë edhe me Greqinë.
”Sfida është njohja e viteve të punës me Greqinë. Ne këtë kemi gurin e fundit të mozaikut. Kjo me Greqinë është e forta fare për shkak se Greqia nuk është Italia në kuptimin e mundësive dhe numri i shqiptarëve është shumë i madh. Kemi filluar punën me Greqinë, janë ngritur grupet që diskutojnë dhe jam shpresëplotë që do ta arrijmë dhe këtë”, tha Rama. -

“Guri i fundit në mozaik”, Rama: Po punojmë për njohjen e pensioneve me Greqinë
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me banorët e njësisë 2 në Tiranë, ku pati një dëgjesë publike lidhur me buxhetin për kryeqytetin.
Gjatë diskutimeve me qytetarët, kreu i qeverisë u ndal edhe te pensionet, për ata qytetarë që disa prej viteve të punës i kanë regjistruar në Greqi në kohën që kanë qenë emigrantë.
Rama tha se njohja e pensioneve me Greqinë mbetet guri i fundit në mozaik, dhe po punohet që të plotësohet në mënyrë që çdo qytetar shqiptar të marrë të plota vitet e pensioneve.“Sfida është që vitet e tua të punës në Greqi, për sa kohë ke paguar sigurime aty, të mund të njihen përmes njohjes së pensioneve me Greqinë. Njohjen e pensioneve me Italinë e bëjmë, njohja e pensioneve me Greqinë është guri i fundit i mozaikut. Kemi filluar punën me Greqinë. Unë jam shpresëplotë që do ta arrijmë dhe këtë”, tha Rama.
-

Pse bonus dhe jo rritje direkte për pensionistët? Ja si përgjigjet ministri i financave
Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka sqaruar arsyet pse qeveria shqiptare ka vendosur të japë bonus për pensionistët dhe jo një rritje direkte të pensioneve.
Sipas tij, qeveria po ristrukturon skemën e pensioneve për të garantuar rritje të qëndrueshme në të ardhmen.
Ai shtoi se bonuset do të jenë në përputhje me kontributet e pensionistëve: ata që kanë pasur kontribute më të larta, do të marrin një shumë më të madhe, ndërsa ata me kontribute më të ulëta, do të përfitojnë më pak.
“Ashtu siç kemi deklaruar dhe viti e kaluar, qeveria shqiptare po rikonstrukton këtë skemë, për të garantuar pensione më të larta për pensionistët shqiptarë. Teksa i bëjmë vlerësime skemës, kemi menduar që të veprohet mbi bazën e bonuseve, që do të shoqërohen dhe me ndryshime strukturore që do i bëhen pensioneve.
Është menduar që e ardhura shtesë që t’i jepet pensionistëve të jetë në linjë me kontributet që kanë pasur. Ata që kanë pasur kontribute më të ulëta, do të marrin më pak se ata që kanë kontribute më shumë”, tha Malaj. -

“Pensionistët, ‘luani’ i buxhetit 2026″/ Rama: Bonusi do shpërndahet përpara festave
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një dëgjesë me banorët e Tiranës në Njësinë 5, foli për projektbuxhetin e vitit 2026, ku në fokus do të jenë pensionistët. Gjatë fjalës së tij, Rama foli për rritje e pensioneve që do të vijojë përgjatë mandatit të katër. Kreu i qeverisë theksoi se pjesa e ‘luanit’ në buxhetin 2026 për katër vitet e ardhshme, u adresohet pikërisht pensionistëve. Rama shtoi se shpërndarja e bonusit do të bëhet para festave, ndërsa nga janari 2026 do të nisë një rritje progresive e pensioneve.
“Pjesa e luanit në buxhetin e katër viteve të ardhshme, është pjesa që më në fund i takon pensionistëve. Kam dëgjuar dhe një muhabet tjetër që nuk do japim bonusin e këtij viti…Pensionistët do të marrin bonusin që kanë marrë dhe që u është premtuar, edhe këtë vit, përpara Vitit të Ri”, deklaroi Rama.Projektbuxheti i vitit 2026 u publikua me datë 4 nëntor. Nga shifra prej 8.8 miliardë lekësh, 100 milionë euro do të shkojnë për rritjen e pensioneve sipas skemës së re, ndërsa 135 milionë euro do të shkojnë për rimbursimin e medikamenteve. Fondi për rindërtimin do jetë në 50 milionë euro. Kostoja totale e rritjes së pagës minimale së bashku me indeksimin parashikohet rreth 10 miliardë lekë.
Sa i përket institucioneve të drejtësisë, rritjen më të madhe e ka Këshilli i Lartë Gjyqësor me gati 12 milionë euro më shumë, duke marrë për vitin 2026 gjithsej 68 milionë euro. Edhe SPAK merr një buxhet më të madh për vitin 2026. Prokuroria e Posaçme do të ketë në dispozicion 21 milionë euro nga 18.8 milionë që kishte vitin e kaluar./ZËRI -

Vendet europiane nuk kanë zgjidhje tjetër përveçse të rrisin moshën e pensionit. Studimi tregon arsyen
Në fillim të tetorit 2025, me të ardhmen e tij politike në fije të perit, kryeministri francez Sébastien Lecornu, që kishte dhënë dorëheqjen dhe më pas ishte riemëruar, premtoi se do t’i pezullonte reformat e papëlqyera të pensioneve deri në vitin 2027, kur do të mbahen zgjedhjet presidenciale.
Deputetët socialistë e shpallën këtë si fitore. Komuniteti i biznesit francez reagoi me shqetësim. Agjencia “S&P” uli vlerësimin e kreditit të Francës, duke përmendur shqetësimet buxhetore.
Meqë Franca po shtyn sërish për dy vjet të tjera zbatimin e reformave të pashmangshme, dhe shumë vende europiane po përballen me krizat e tyre të pensioneve, ia vlen të shqyrtohet si mund të hartohen reforma të qëndrueshme, të drejta dhe politikisht të zbatueshme.
Një nga veçoritë më të dukshme të debatit për reformën e pensioneve në Europë është se problemet e saj themelore kuptohen mirë dhe janë dokumentuar gjerësisht. Popullsia europiane po plaket. Norma e lindshmërisë po bie. Jetëgjatësia po rritet gjithnjë e më shumë. Ka gjithnjë e më pak njerëz që kontribuojnë për të financuar sistemet publike nga të cilat do të tërheqin para më shumë njerëz, për periudha më të gjata. Në të njëjtën kohë, përparimet teknologjike po ulin pjesën e të ardhurave nga puna në produktin e brendshëm bruto.
Meqë shumica e sistemeve “pay-as-you-go” të Europës u krijuan në kushte demografike krejt të ndryshme, ato duhet të përshtaten me realitetin e sotëm. Këtë e pranojmë në fusha të tjera, si arsimi, ku rishikojmë zonat shkollore dhe kufizojmë ndërtimin e shkollave të reja për të reflektuar numrin më të ulët të fëmijëve në lagjet tona. Por çdo përmendje e rritjes së moshës së pensionit shoqërohet me mijëra protestues të zemëruar që mbushin rrugët e Parisit, Madridit apo Brukselit.
Në Francë, është e rëndësishme të shihet reforma në kontekst: ajo synonte ta rriste moshën e pensionit me vetëm dy vjet, në 64. Danimarka, nga ana tjetër, e rishikon moshën e pensionit çdo pesë vjet në përputhje me jetëgjatësinë dhe ka miratuar ngritjen e saj në 70 deri në vitin 2040, nga 67 që është aktualisht.
Reformat e pensioneve dështojnë vazhdimisht sepse politika mbizotëron mbi ekonominë. Ndryshimet demografike janë të parashikueshme, kostot e tyre janë të matshme, dhe mjetet e politikave për t’i adresuar ekzistojnë. Por reformat rrëzohen kur përplasen me interesat elektorale dhe me mungesën e besimit publik.
Si kapërcehen këto probleme?
Në vend që të përqendrohemi vetëm në një element, si mosha e pensionit, ne propozojmë një qasje shumëdimensionale që trajton si shpenzimet ashtu edhe kontributet, dhe që kompenson ata që preken fillimisht nga reformat. Shembulli ynë studimor ishte Spanja, por mësimet vlejnë për shumë vende europiane, përfshirë Francën.
Rregullime automatike dhe kompensime unike
Një pjesë e zgjidhjes është përfshirja e mekanizmave të rinj automatikë të rregullimit, pra, rregulla që përshtatin pensionet sipas ndryshimeve ekonomike dhe demografike. Këto mekanizma e bëjnë sistemin e pensioneve më të parashikueshëm dhe më të besueshëm, duke reduktuar nevojën për seri reformash të rastësishme që janë të mbushura me vështirësi politike.
Ne gjithashtu propozojmë kompensimin e punëtorëve dhe pensionistëve që mbajnë barrën e uljes së pensioneve. Kjo do të bëhej përmes një transferimi njëherësh të aktiveve likuide nga qeveria te familjet.
Anë e dobët e kësaj politike është se qeveritë do të duhet të financojnë këto pagesa, me shumë gjasë duke emetuar borxh publik të ri. Por, siç e kemi parë shumë herë, reformat që shtyhen përpara pa asnjë përpjekje për të kompensuar humbësit shpesh përmbysen më vonë. Votuesit më të moshuar, të cilët kanë sytë te pensioni, dhe janë gjithnjë e më të shumtë, do të bllokojnë çdo përpjekje për t’u prerë përfitimet nëse nuk kuptojnë se do të kompensohen për humbjet e tyre.
Si ta bëjmë reformën e pensioneve të zbatueshme
Që reformat e pensioneve të funksionojnë realisht, ato duhet të mbështeten mbi pesë shtylla:
1. Të futet një faktor qëndrueshmërie që përshtat shumën fillestare të pensionit me jetëgjatësinë e brezit të punëtorëve që dalin në pension. Në praktikë, kjo do të thotë se ata që dalin më herët në pension do të marrin pension më të ulët, pasi pritet të marrin pagesa për më shumë vite. Kjo krijon një nxitje për punëtorët të zgjasin jetën e tyre aktive.
2. Të vendoset një rregull automatik rregullimi që përditëson të drejtat dhe/ose pensionet për të garantuar qëndrueshmërinë financiare të sistemit. Aktualisht, shumë sisteme i përditësojnë pensionet sipas indeksit të çmimeve të konsumit, gjë që nuk është e qëndrueshme, sepse ul normën e zëvendësimit të pensionit (raportin mes pagës para pensionit dhe të ardhurave nga pensioni). Kjo është veçanërisht e vërtetë në një mjedis me rritje të ulët ose zero të produktivitetit të punës, siç është rasti i Spanjës.
3. Të llogariten pensionet bazuar në kontributet e tërë jetës së punës, dhe jo vetëm në 25 vitet e fundit apo në një periudhë të kufizuar. Injorimi i viteve të para të punës zakonisht favorizon ata me të ardhura të larta dhe nënfinancon sistemin në tërësi.
4. Të hiqen tavanet e kontributeve të sigurimeve shoqërore, por të mbahen pensionet maksimale, në mënyrë që ata me të ardhura më të larta të paguajnë më shumë në sistem pa marrë pensione më të mëdha në këmbim.
5. Të ofrohet një kompensim unik për punëtorët dhe pensionistët që humbasin nga këto reforma. Këto kompensime mund të financohen përmes borxhit publik. Ky komponent kalimtar ndihmon në një tranzicion të drejtë dhe parandalon refuzimin shoqëror që shpesh çon në dështimin e reformave të pensioneve.
Kur kombinohen, këto masa jo vetëm që përmirësojnë qëndrueshmërinë financiare të sistemeve të pensioneve duke ulur shpenzimet e ardhshme, por gjithashtu nxisin kursimet private dhe inkurajojnë jetë pune më të gjata. Nëse reformat shpallen shumë përpara zbatimit, kostoja e tranzicionit mund të jetë më e ulët, pasi familjet kanë më shumë kohë për të përshtatur konsumin, kursimet dhe zgjedhjet për pensionim.
Kjo, megjithatë, nuk do të thotë se reformat e pensioneve do të jenë pa polemika. Nëse këto masa do të miratoheshin, qeveritë do të duhej t’i shpjegonin qartë dhe të parashikonin reagimin publik. Po ashtu, duhet të sqarojnë se pa reforma, rritjet e mëdha të taksave do të bëhen të pashmangshme.
Alternativa, megjithatë, është edhe më e keqe. Sipas përllogaritjeve tona, Spanja do të duhej të rriste mesataren e tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) me 9 pikë përqindjeje, nga 16% në 25%, për të mbledhur të ardhura të mjaftueshme që të mbajë sistemin aktual pa afat. Duke shtyrë vendimet e papëlqyera për pensionet, politikanët po përgatiten për rritje edhe më të papëlqyera taksash në të ardhmen. / The Conversation – Syri.net
-

Pr/buxheti 2026, Banka e Shqipërisë rekomandon rishikimin e skemës së pensioneve: Plakja e popullsisë, sfidë e madhe…
Banka e Shqipërisë ka dhënë opinionin e saj në Komisionin e Ekonomisë për projektbuxhetin e vitit 2026, duke e konsideruar optimist, dhe që mbështet rritjen ekonomike dhe konsolidimin fiskale. Por përtej këtyre aspekteve, Banka e Shqipërisë ka bërë 5 rekomandime për qeverinë, nga rishikimi i skemës së pensioneve, tek monitorimi i koncesioneve apo shpërndarja e shpenzimeve gjatë gjithë vitit. Banka qendrore ka ripërsëritur kërkesën për të rishikuar skemën e pensioneve, pasi plakja e popullsisë dhe demografia janë rrezik për buxhetin, në kushtet kur deficiti i skemës po thellohet. “Skema e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, deficiti i skemës së sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, vijon të jetë një barrë e konsiderueshme në buxhetin e shtetit, duke tejkaluar edhe nivelin e deficitit të përgjithshëm buxhetor. Sfidat fiskale të këtyre skemave mbeten të larta duke marrë në konsideratë fenomenin e plakjes së popullsisë, por edhe atë të tkurrjes demografike. Këto tregues pritet të ushtrojnë presion të shtuar mbi financat publike në të ardhmen dhe duke e bërë të domosdoshme ndërmarrjen e reformave shtesë që të garantonin reduktimin e vulnerabilitetit fiskal të lidhura me to.
Në këtë kontekst, Banka e Shqipërisë rekomandon, rishikimin e parametrave të skemës së pensioneve, me qëllim kontrollin dhe mbështetjen e saj më të mirë, zhvillimin dhe promovimin e shtyllës së dytë dhe të tretë të pensioneve nëpërmjet mekanizmave fiskalë dhe rregullatorë nxitës dhe integrimin e analizës së rreziqeve demografike dhe fiskale në kuadrin afatmesëm të programit buxhetor në përputhje me praktikat më të mira të Bashkimit Evropian”, tha zëvendësguvernatorja Luljeta Minxhozi në Komisionin e Ekonomisë. Po ashtu Banka e Shqipërisë i kërkon qeverisë të monitorojë koncesionet pasi mund të ngarkojnë buxhetin e shtetit me kosto shtesë. “Për projektet e partneritetit publik privat, në buxhetin e vitit 2026 është përcaktuar një tavan i sipërm i vëllimit. Vlera totale e projekteve e PPP-ve në masën 27.1% të Produktit të Brendshëm Bruto dhe është kufizuar shuma totale e shpenzimeve që do të përballohen nga buxheti në masën 5% të të ardhurave tatimore të vitit pasardhës.
Në këtë kuadër Banka e Shqipërisë inkurajon përpjekjet për përmirësimin e vazhdueshëm të kapaciteteve profesionale të njësive që administrojnë, vlerësojnë dhe kontraktojnë, monitorojnë gjithashtu këto projekte sidomos, përsa i përket detyrimeve ligjore dhe financiare, të cilat shpesh ngarkojnë buxhetin e shtetit”, tha Minxhozi. Kurse 3 rekomandimet e tjera kishin të bënin me realizimin e të ardhurave, uljen e informalitetit dhe shpenzimin e fondeve përgjatë gjithë vitit dhe jo duke u përqendruar në fundvit: Banka e Shqipërisë sugjeron që konsolidimi fiskal duhet të bazohet gjithnjë e më tepër në kahun e të ardhurave. Ky sugjerim faktorizon faktin se presionet për zgjerim të shpenzimeve publike, në kahun e skemës së pensioneve, në kahun e skemës së kujdesit shëndetësor, si dhe për të financuar investimet publike dhe ato në arsim, do të vijnë në rritje në të ardhmen; Banka e Shqipërisë mirëpret dhe inkurajon: (i) zbatimin e Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave, me fokus uljen e evazionit fiskal, digjitalizimin e administratës tatimore dhe zgjerimin e bazës tatimore; dhe (ii) hartimin e një politike tatimore të qëndrueshme, të thjeshtë dhe koherente, që garanton stabilitet rregullator dhe parashikueshmëri për biznesin; Banka e Shqipërisë vijon të përsërisë sugjerimin për një shpërndarje më të njëtrajtshme të shpenzimeve gjatë vitit, në interes të shmangies së përqendrimit kronik të tyre në fundin e vitit. Po ashtu, ne inkurajojmë zhvillimin dhe adoptimin e një metodologjie standarde të vlerësimit të raportit kosto – përfitim për investimet publike, si një praktikë të vlefshme për shqyrtimin dhe miratimin e projekteve të reja.
-

Buxheti 2026 diskutohet në Kuvend/ Banka e Shqipërisë: Rishikoni skemën e pensioneve dhe “paqen fiskale” përdoreni rrallë
Maratona e diskutimeve për projektbuxhetin 2026 ka nisur këtë të hënë në Komisionin e Ekonomisë me një bojkot të komisioneve nga ana e opozitës.
Ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi buxhetin e vitit të ardhshëm duke e vënë theksin te mirëqenia dhe mbrojtja sociale me focus kryesor pensionet. Ndërsa bëri të ditur se paketa fiskale do të miratohet këtë javë në qeveri me 8 projektligjet më të rëndësishme.
“Më e rëndësishme natyrisht mbetet skema e fermerëve, përmes të cilët do të kompensohen të gjithë fermerët me normën 10%, duke ju lënë në duar fermerëve minimalisht rreth 1.5 miliardë lekë në vit ose 15 milionë euro. Do të kemi zbatimin e paqes fiskale, si një reformë që synon të ndërtojë një marrëdhënie të re besimi midis biznesit dhe shtetit.”, shprehet Petrit Malaj, ministër i Financave.
Ky projektbuxhet për Bankën e Shqipërisë duket optimist në aspektin e rritjes ekonomike dhe konsolidimit fiskal. E ftuar për dhënie mendimi në komision, Banka Qendrore rekomandon rishikimin e skemës së pensioneve, monitorimin e kujdesshëm të koncesioneve.
“Sfidat fiskale të këtyre skemave mbeten të larta duke marrë në konsideratë fenomenin e plakjes së popullsisë, por edhe atë të tkurrjes demografike. Këto tregues pritet të ushtrojnë presion të shtuar mbi financat publike në të ardhmen dhe duke e bërë të domosdoshme ndërmarrjen e reformave shtesë që të garantonin reduktimin e vulnerabilitetit fiskal të lidhura me to. Në këtë kontekst, Banka e Shqipërisë rekomandon, rishikimin e parametrave të skemës së pensioneve”, thotë Luljeta Minxhozi, Zëvendësguvernatore e Bankës Së Shqipërisë.
Për PPP-të Banka e Shqipërisë inkurajon përpjekjet për përmirësimin e vazhdueshëm të kapaciteteve profesionale të njësive që administrojnë, vlerësojnë dhe kontraktojnë, monitorojnë gjithashtu këto projekte sidomos, për sa i përket detyrimeve ligjore dhe financiare, të cilat shpesh ngarkojnë buxhetin e shtetit.”
Teksa opozita mungonte në diskutimet për buxhetin, deputetët socialist u ndalën në këtë buxhet tek rritja ekonomike dhe paqja fiskale.
“E gjithë paketa, paqja fiskale ka shifra minimale të efekteve në buxhet në krahun e të ardhurave. Mendoni se ka rezerva më të mëdha sa i takon të ardhurave në evazionin fiskal dhe formalizimin e ekonomisë
A e shikoni mosrealizimin e bxuhetit si risk shumë të madh për rritjen ekonomike të parashikuar ën atro nivele 4% e lartë”, u shpreh deputeti i PS, Erion Braçe.
“Ne kemi folur edhe në kuadër të buxhetit të mëparshëm, ka nevojë për rishqyrtimin të shpenzimeve tatimore ose me fjalë të tjera, aplikimi i normave të diferencuara të sistemit tatimor për sektorët e ekonomisë të cilat kanë një ecuri dhe performancë të mire.
Për formalizimin absolutisht ka vend për përmirësim, domethënë ne konstatojmë në atë lexim të projektbuxhetit që kemi bërë, faktin që ka një përpjekje shtesë për hyrjen në formalizimin e ekonomisë, megjithëse praktika e paqes fiskale është diçka që duhet përdorur në mënyrë të rrallë, nuk është një instrument që mund të përdoret në vazhdimësi për këtë, po patjetër ekonomia shqiptare ka një nivel të lartë informaliteti, patjetër që mund të bëhet më shumë”, tha Erald Themeli, Drejtor i Politikës Monetare Të Bankës Së Shqipërisë.
Projektbuxheti 2026 parashikon shpenzime deri në 8.9 miliardë euro me në fokus mbrojtjen sociale dhe infrastrukturën.Top Channel