Tag: pensioneve

  • “Skema e pensioneve në rrezik”, Banka Botërore: Ndikojnë emigrimi dhe nëndeklarimi i pagave! Deficiti do të rritet, investoni tek të rinjtë

    “Skema e pensioneve në rrezik”, Banka Botërore: Ndikojnë emigrimi dhe nëndeklarimi i pagave! Deficiti do të rritet, investoni tek të rinjtë

    Reformimi i skemës së pensioneve e cila po sfidohet nga numri i ulët i kontribuuesve, rënia e lindjeve dhe emigrimi, ishte në fokus të konferencës së Bankës Botërore mbi ‘Rishikimin e Politikave Fiskale’.
    “Zgjedhjet që do të bëjë Shqipëria në ditën e sotme do të formësojnë të ardhmen e brezave të ardhshëm”, tha Massimiliano Paolucci, shefi i Bankës Botërore në Shqipëri.
    Përveç numrit të ulët të punonjësve për të cilët paguhen sigurime, Banka Botërore ngre si shqetësim nëndeklarimin e pagave.
    “Kur bëhet fjalë për tatimin e të ardhura personale, Shqipëria është mbrapa dhe arsyeja për këtë vjen për shkak të disa ndryshimeve strukturore të ekonomisë që lidhen me informalitetin, nëndeklarimin edhe përjashtimet. Shohim që pagesat për sistemin e pensioneve 85% janë kontribute, të tjerat vijnë nga të ardhurat e përgjithshme. Kjo është një sfidë për sa i përket qëndrueshmërisë së sistemit”, tha Angella Montfaucon, Ekonomiste e Lartë e Grupit të Bankës Botërore për Shqipërinë.
    Banka botërore sugjeron të investohet më shumë në arsim, në zhvillim të kapitalit njerëzor, frenim të emigrimit si dhe të shikohet edhe vetë skema aktuale e pensioneve.
    “Mbulesa është relativisht e mirë, por mjaftueshmëria është shumë e ulët. Për parashikimet e të ardhshmes. Kjo gjë do të vijë duke u përkeqësuar, sidomos duke pas parasysh aspektin migrator, deficiti në sistemin e pensioneve do të përkeqësohet duke garantuar që ne të investojmë tek të rinjtë të cilët të rriten dhe të arrijnë potencialin e tyre të plotë duke ju krijuar mundësitë dhe prindërve të tyre që kanë fëmijë të kthehen sërish në tregun e punës”, tha Montfaucon.
    Këto sfida tha ministri i Financave Petrit Malaj, janë edhe prioritet i qeverisë shqiptare, dhe drejt tyre po orientohen edhe investimet.
    “Korniza fiskale që do të ndërtojmë sot do të jetë ajo që do të vendosë të ardhmen e Shqipërisë për disa dekada. Do të përcaktojë aftësitë tona të investuar tek burimet njerëzore, për të mbështetur biznesin konkurrues, për të ndërtuar infrastrukturë të fuqishme dhe për të garantuar pensione dinjitoze”, tha Petrit Malaj, ministër i Financave.
    Përtej këtyre sfidave Banka Botërore shprehet se ekonomia e Shqipërisë ka vijuar të rritet, e udhëhequr kryesisht nga turizmi dhe ndërtimi.

  • Premtimi për rritjen e pensioneve është tallje, Blushi: Dyfishimi është zgjidhja e vetme

    Premtimi për rritjen e pensioneve është tallje, Blushi: Dyfishimi është zgjidhja e vetme

    “Rama po tallet me pensionistët, u ofron “petulla me ujë”. Kështu deklaroi në një dalje për mediat Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi.
    “PL propozon dyfishim të pensioneve si zgjidhje reale”, tha ai.
    Deklarata e plotë:
    Premtimi i Qeverisë për gjoja rritjen e pensioneve vitin e ardhshëm nuk është gjë tjetër veçse oferta e “petullave me ujë”, tallja dhe poshtërimi i radhës që Edi Rama u bën pensionistëve të të gjitha kategorive.
    Nuk ka fyerje më të madhe për pensionistët se sa t’u ofrosh si zgjidhje rritjen me 60 lekë në ditë të pensionit në qytet dhe me 20 lekë në ditë të pensionit në fshat, kur ndërkohë harxhon 90 mijë euro në ditë për inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston dhe 95 mijë euro në ditë për dy “tigrat” e Bangladeshit që nuk prodhojnë energji.
    Pa harruar se 75% të fondit prej 100 milion euro për pensionistët, Edi Rama dhe Belinda Balluku e vodhën me një të rënë të lapsit në aferën e Tunelit të Llogarasë, me “bakshishin” 50 milion euro dhe me dy urat që nuk i ndërtuan kurrë, por që në letra u faturuan 25 milion euro.
    E vërteta është se në buxhetin antisocial të miratuar mbrëmë në Kuvend fondi për politika të reja pensionesh parashikohet me një rritje me vetëm 0,8% kur ndërkohë niveli i inflacionit i parashikuar është 3%.
    Ndërsa i indekson si të ardhurat dhe shpenzimet për vitin e ardhshëm me nivelin e inflacionit në 3 %, Qeveria për vitin e ardhshëm nuk do të indeksojë pensionet me po atë vlerë duke nxitur varfërimin e mëtejshëm të pensionistëve që me rritjen e pritshme të çmimeve do ta kenë edhe më të vështirë jetesën e tyre të mundimshme vitin e ardhshëm.
    Masa e pensionit mesatar të pleqërisë urbane dhe rurale, rreth 180 euro, do vijojë të jetë disa herë më e vogël krahasuar me çdo vend tjetër të rajonit.
    Vitin e ardhshëm në Maqedoninë e Veriut pensioni do të jetë mesatarisht 1.8 herë më e lartë se në Shqipëri ose 335 Euro, në Kosovën me buxhetin dy herë më të vogël se ne, pensionet do jenë dy herë më të larta se ne ose në masën 350 Euro) dhe në Malin e Zi 2.5 herë më e lartë ose 460 Euro.
    Kriminale në raport me pensionistët është fakti se para se t’i mashtrojë me premtimin për rritje pensionesh, Edi Rama do duhej së pari t’u kthejë pensionistëve atë që u takon me të drejtë dhe që ua ka mohuar për 12 vite: çdo pensionisti në qytet 1164 euro në vit dhe çdo pensionisti në fshat 482 euro në vit.
    Këto janë paratë që ua ka borxh për shkak të mosindeksimit të plotë të pensioneve në raport me inflacionin real të produkteve ushqimore dhe mungesën e rritjes së merituar nga zhvillimi ekonomik i vendit.
    Në vend që këto para të shkonin te pensionistët, janë derdhur për t’u vjedhur në projekte e afera korrupsioni, si te Tuneli i Llogarasë, që e detyroi së fundmi Kryeministrin t’i kthejë sytë nga pensionistët të cilët meritojnë të trajtohen me dinjitet dhe jo të ushqehen me “petulla me ujë” dhe me lugën bosh të propagandës së Qeverisë.
    Dyfishimi i pensioneve është e vetmja zgjidhje reale dhe e prekshme për pensionistët.
    Partia e Lirisë, që këtë kategori e ka prioritet kryesor, propozon:
    Indeksimin e plotë të masës së pensioneve duke e llogaritur indeksimin mbi bazën e inflacionit të artikujve ushqimorë.
    Indeksimin e shpeshtë brenda vitit të masës së pensioneve në rastet e krizave apo pandemive për shkak të rritjes së shpejtë të çmimeve.
    Rritjen e pensioneve me nivelin e rritjes reale ekonomike për ta bërë rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse.
    Oferta e Partisë së Lirisë është e vetmja zgjidhje konkrete, reale, e prekshme dhe e ndjeshme që u jep dinjitet dhe mbështetje reale pensionistëve.

  • Blushi: Rama po tallet me pensionistët, u ofron ‘petulla me ujë’. PL propozon dyfishim të pensioneve si zgjidhje reale

    Blushi: Rama po tallet me pensionistët, u ofron ‘petulla me ujë’. PL propozon dyfishim të pensioneve si zgjidhje reale

  • Çfarë sjell buxheti 2026? Deputetja socialiste zbulon detaje nga rritja e pensioneve e deri tek paga minimale

    Çfarë sjell buxheti 2026? Deputetja socialiste zbulon detaje nga rritja e pensioneve e deri tek paga minimale

    Në Kuvend, diskutimet këtë të mërkurë janë përqendruar tek projektbuxheti i vitit të ardhshëm, ku çështjet kryesore mbeten rritja e pagave, e pensioneve dhe financimi i sektorëve jetikë si shëndetësia dhe arsimi.
    Deputetja e PS , Zamira Sinaj zbuloi më shumë detaje në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizon Plus me moderator Aleksandër Furxhi.
    Sinaj u shpreh se opozita nuk ka ofruar alternativa, ndërsa qeveria garanton rritje reale të pagave, pensioneve dhe investimeve publike.
    INTERVISTA E PLOTË:

    Debatet kryesore janë në këtë moment për rritjen e rrogave, për rritjen e pensioneve në parlament. qeveria thotë që po bën një rritje të paparë më parë të këtyre treguesve, ndërsa opozita sigurisht mban qëndrimin krejtësisht të kundërtin. A shihni te qëndrimi i opozitës diçka konstruktive në qëndrimet apo në kritikat e saj?
    Sinaj: Po, është e vërtetë që prej orës 10:00 ne jemi mbledhur sot për të votuar projektbuxhetin. Ky është një dokument shumë i rëndësishëm, pasi nuk është thjesht një akt financiar, por është një qëndrim politik, është një qëndrim institucional dhe një kontratë e hapur që kjo qeveri ka me qytetarët e vetë për një rritje ekonomike të qëndrueshme dhe për një Shqipëri drejt Bashkimit Europian. Opozita, që në fillim të seancës, ka filluar me debatet e saj, si përherë me zhurmë, me kauza dhe asnjëherë me alternativa për qytetarët e vet. Madje disa e quajtën si buxhet populist. Patjetër, ky është një buxhet pasi i përket popullit dhe fondet do të investohen për mirëqenien e njerëzve, për infrastrukturën dhe për të gjitha shërbimet që qytetarët tanë kanë nevojë.
    Pra, ju nuk shihni asgjë konstruktive në kritikat e opozitës? Nuk ka diçka për të marrë prej saj?
    Sinaj: Jo, nuk ka asnjë gjë. Pasi nuk është se opozita vjen me një alternativë më të mirë sesa kjo alternativë që ne kemi.
    Për opozitën gjithsesi, mbeten të nënfinancuara sektorë të tillë si shëndetësia, si arsimi, dhe nuk parashikohet gjithnjë, sipas opozitës, të financohen disa vepra publike të tjera që priten nga publiku. Janë disa akse të rëndësishme rrugore si në veri, ashtu dhe në jug.
    Sinaj: Si për shëndetësinë, ashtu dhe për arsimin, ne kemi një rritje të konsiderueshme në buxhet. Po ashtu, pjesa qëndrore e këtij buxheti janë politikat sociale, ku nga 1 janari paga minimale, siç dhe e përmendëm në parlament, do të shkojë në 500 euro. Nga kjo do të përfitojnë rreth 307.850 punonjës. Po ashtu, do të rritet edhe pensioni minimal si në zonat rurale, ashtu dhe në ato urbane, duke kapur shifrën rreth 40.000 lekë pra 400.000 lekë të vjetra. Tjetër gjë që u diskutua sot ishte edhe paketa fiskale. Paketa fiskale faktikisht është e hartuar, është e konceptuar me tetë projektligje. Por ajo është e konceptuar mbi bazën e platformës qeverisëse “Shqipëria 2025-2029”.

  • Braçe me zarf me vete në Kuvend, i tregon opozitës me kartëmonedha se sa do të rritet pensioni

    Braçe me zarf me vete në Kuvend, i tregon opozitës me kartëmonedha se sa do të rritet pensioni

    Deputeti socialist Erion Braçe ka zgjedhur një mënyrë efikase për t’i sqaruar qytetarëve që e ndjekin përmes ekranit seancën maratonë të Kuvendit të Shqipërisë, ku po diskutohet për buxhetin, por edhe deputetëve të opozitës se sa do të jetë rritja e pensioneve.
    Braçe tha se gjatë gjithë viteve si deputet, qoftë në opozitë apo dhe në mazhorancë, për herë të parë po flitet për rritje pensioni me mijë lekë, jo më me qindarka.
    Për t’i dhënë fund lojërave të fjalëve për rritjen e pensioneve, Braçe kishte marrë me vete një zarf me kartëmonedha, për t’i demonstruar para qytetarëve por edhe opozitës se sa do të jetë rritja e pensioneve.
    “Ju më keni dëgjuar mua herë në opozitë e herë në mazhorancë, por për herë të parë unë po flas për rritje pensionesh me mijë lekë, jo më me qindarka. Rritja e pensionit vitin e parë do të jetë 1800 lekë, për herë të parë është po ashtu e pasqyruar se si do të jetë rritja për të gjithë mandatin”, u shpreh Braçe.

  • AMF publikon raportin 9-mujor për pensionet private: Fondi SIGAL kryeson në vlerë asetesh

    AMF publikon raportin 9-mujor për pensionet private: Fondi SIGAL kryeson në vlerë asetesh

    AMF publikon raportin 9-mujor për pensionet private: Fondi SIGAL kryeson në vlerë asetesh

    AMF publikoi raportin 9-mujor për ecurinë e fondeve private të pensioneve: SIGAL mban kryesimin në tregun e pensioneve private për 9-mujorin 2025, në vlerën neto të aseteve dhe në numër anëtarësh.
    Sipas raportit të AMF, tregu i fondeve të pensioneve private në tërësi ka vijuar rritjen e qëndrueshme gjatë periudhës janar–shtator 2025.
    Sipas të dhënave zyrtare të AMF, në aktivitet ushtruan veprimtarinë e tyre shtatë fonde pensioni, ndërsa asetet neto totale të tregut arritën në 14.357,03 milionë lekë (rreth 148.7 milionë euro) më 30.09.2025.
    Kjo shifër përfaqëson një rritje prej 11.55%, ose 1.486 milionë lekë më shumë se në fund të vitit 2024. Në këtë treg në rritje, SIGAL konfirmon pozicionin e vetë si kryesues, përkatësisht me këto të dhëna: SIGAL MAX Pension kryeson me 17,791 anëtarë dhe një vlerë neto asetesh prej 3,522,200,000 lekësh ndërsa SIGAL Pro Pension ka 633 anëtarë dhe 60,600,000 lekë asetet neto.
    Në total, Fondi SIGAL zotëron 37.99% të vlerës neto të aseteve të tregut, ndërsa SIGAL Pro mban 0.65%.
    Besimi i klientëve, si dhe administrimi i matur dhe serioz, kanë ruajtur norma të qëndrueshme dhe të larta kthimi, duke forcuar më tej besueshmërinë e fondit dhe kënaqësinë e klientëve.
    Fondi i Pensioneve SIGAL, si pjesë e familjes së SIGAL Insurance Group, vijon me të njëjtën filozofi ndaj klientëve: si të qenit më e madhja përmes besimit dhe korrektesës ndaj njerëzve që investojnë besimin, kursimet dhe projektojnë të ardhmen e tyre në partneritet me ta.

  • “Ngritja më e madhe e pensioneve”, Balla i drejtohet opozitës: Ju keni hallin e pensionistit tuaj

    “Ngritja më e madhe e pensioneve”, Balla i drejtohet opozitës: Ju keni hallin e pensionistit tuaj

    Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, shpjegoi në Kuvend se sa rritet pensioni, duke marrë shembull nënën e tij.
    “Sot jemi këtu për të miratuar ngritjen më të madhe të pensioneve në historinë e këtij vendi. Si mund të thuash që qeveria refuzon të ngrejë pensionet? Me reformën e re të pensioneve, garantojmë rritje progresive deri në 2030. Edhe një pension që në kohën tuaj nuk ishte fare, pensioni rural, ne po e çojmë në 18 000 lekë. Nëna ime ka punuar infermiere 42 vjet dhe ia shpjegova sa i rritet pensioni. Në vitin 2026 i rritet 18 mijë lekë çdo muaj, herë 12 muaj, 216 mijë lekë; Në vitin e dytë i rritet 36 mijë lekë, herë 12, i shkon 432 mijë lekë rritja; Në vitin e tretë i shkon 648 mijë lekë; në vitin e katërt i shkon 864 mijë lekë. Totali shkon 2 milionë e 160 mijë lekë rritje”, tha Balla, shkruan A2.
    “Kjo është rritja për një pensioniste që ka punuar 42 vjet. Unë e di që pensionisti i vetëm ndër ju nuk ka hall rritjen e pensionit sepse e ka pagën e lartë. Ne flasim për 670 mijë të tjerët, ju keni hallin e pensionistit tuaj”, shtoi Balla.

  • AMF publikon raportin 9-mujor për pensionet private: Fondi SIGAL kryeson në vlerë asetesh dhe në numër anëtarësh

    AMF publikon raportin 9-mujor për pensionet private: Fondi SIGAL kryeson në vlerë asetesh dhe në numër anëtarësh

    AMF publikon raportin 9-mujor për pensionet private: Fondi SIGAL kryeson në vlerë asetesh dhe në numër anëtarësh

    AMF publikoi raportin 9-mujor për ecurinë e fondeve private të pensioneve: SIGAL mban kryesimin në tregun e pensioneve private për 9-mujorin 2025, në vlerën neto të aseteve dhe në numër anëtarësh.
    Sipas raportit të AMF, tregu i fondeve të pensioneve private në tërësi ka vijuar rritjen e qëndrueshme gjatë periudhës janar–shtator 2025.
    Sipas të dhënave zyrtare të AMF, në aktivitet ushtruan veprimtarinë e tyre shtatë fonde pensioni, ndërsa asetet neto totale të tregut arritën në 14.357,03 milionë lekë (rreth 148.7 milionë euro) më 30.09.2025.
    Kjo shifër përfaqëson një rritje prej 11.55%, ose 1.486 milionë lekë më shumë se në fund të vitit 2024. Në këtë treg në rritje, SIGAL konfirmon pozicionin e vetë si kryesues, përkatësisht me këto të dhëna: SIGAL MAX Pension kryeson me 17,791 anëtarë dhe një vlerë neto asetesh prej 3,522,200,000 lekësh ndërsa SIGAL Pro Pension ka 633 anëtarë dhe 60,600,000 lekë asetet neto.
    Në total, Fondi SIGAL zotëron 37.99% të vlerës neto të aseteve të tregut, ndërsa SIGAL Pro mban 0.65%.
    Besimi i klientëve, si dhe administrimi i matur dhe serioz, kanë ruajtur norma të qëndrueshme dhe të larta kthimi, duke forcuar më tej besueshmërinë e fondit dhe kënaqësinë e klientëve.
    Fondi i Pensioneve SIGAL, si pjesë e familjes së SIGAL Insurance Group, vijon me të njëjtën filozofi ndaj klientëve: si të qenit më e madhja përmes besimit dhe korrektesës ndaj njerëzve që investojnë besimin, kursimet dhe projektojnë të ardhmen e tyre në partneritet me ta.

  • A është e vërtetë rritja e pensioneve? Ja si përgjigjet Ministrja

    A është e vërtetë rritja e pensioneve? Ja si përgjigjet Ministrja

    Në një dëgjesë publike me banorët e njësive administrative 8 dhe 9, përfaqësues të lartë të qeverisë dhe Bashkisë Tiranë prezantuan projektbuxhetin ambicioz për vitin 2026 dhe vizionin afatmesëm deri në vitin 2030. Takimi, i drejtuar nga deputetja Ogerta Manastirliu, vuri në fokus një sërë reformash madhore ekonomike dhe sociale, si dhe investime konkrete infrastrukturore që synojnë përmirësimin rrënjësor të cilësisë së jetës në kryeqytet.
    Ministrja Delina Ibrahimaj shpalosi një nga nismat më të rëndësishme të buxhetit, një reformë gjithëpërfshirëse të pensioneve. Duke nisur nga janari 2026, do të ketë një rritje progresive të pensioneve për të gjitha kategoritë, me objektivin që deri në vitin 2030, pensioni urban i plotë të arrijë 40,000 lekë, ai i pjesshëm 22,000 lekë, ndërsa pensioni rural dhe ai familjar 18,000 lekë.
    Kjo rritje do të jetë shtesë dhe nuk do të prekë indeksimin vjetor sipas inflacionit. Gjithashtu, u konfirmua se bonusi i fundvitit për pensionistët do të vazhdojë të jepet edhe këtë vit. Një tjetër lajm i rëndësishëm ishte plani për rritjen e pagës minimale, e cila nga 1 janari do të bëhet 500 euro (rreth 50,000 lekë), me synimin për të arritur në 700 euro deri në vitin 2030. Për të mos rënduar bizneset, qeveria ka parashikuar subvencionimin e kostove shtesë të sigurimeve shoqërore që vijnë si pasojë e kësaj rritjeje.
    Një vëmendje e veçantë iu kushtua familjeve të reja dhe fëmijëve. Deputetja Manastirliu prezantoi programin e ri “Shkolla pas Shkolle”, i cili do të nisë si pilot në vitin 2026. Ky program do t’u ofrojë nxënësve të klasave 1-5 mundësinë të qëndrojnë në ambientet e shkollës edhe pas orarit mësimor, ku do të kenë një vakt ushqimor falas, ndihmë me detyrat dhe do të angazhohen në aktivitete kulturore, artistike e sportive. Ky program, një partneritet mes qeverisë dhe bashkisë, synon të lehtësojë prindërit dhe të ofrojë një mjedis të sigurt dhe zhvillues për fëmijët.
    Nënkryetarja e Bashkisë, Vasilika Vjero, dhe nënkryetari Ilir Vango detajuan planet për investime në njësitë 8 dhe 9. Këto përfshijnë ndërtimin e rrugëve dytësore, rikualifikimin e territoreve urbane, rikonstruksionin e tregjeve, si dhe ndërtimin e kopshteve dhe çerdheve të reja për të përballuar kërkesat në rritje të komunitetit.
    Një projekt strategjik është rehabilitimi i plotë i lumit Lana, i cili do të transformojë zonën duke eliminuar përmbytjet dhe duke krijuar korridore të reja transporti, përfshirë korsi për biçikleta dhe transportin publik. Gjithashtu, u fol për çlirimin e rreth 100,000 metrave katrorë hapësirë publike në të gjithë Tiranën, të cilat do të kthehen në kënde lojërash dhe zona çlodhëse për komunitetin.
    Takimi u pasua nga një dialog i hapur me banorët, të cilët ngritën shqetësime konkrete si mungesa e ambulancave në disa zona, nevoja për më shumë çerdhe, asfaltimi i rrugicave të brendshme dhe vonesat në pagesën e bonusit të bebes. Përfaqësuesit e bashkisë dhe qeverisë u zotuan për adresimin e këtyre çështjeve, duke theksuar se buxheti është fleksibël dhe se kërkesat e komunitetit do të merren në konsideratë për të vendosur prioritetet e investimeve.

  • “Ajo që po ndodh…”/ Skema e pensioneve, Tabaku: Nëse prindërit e ministrave jetojnë me 60 lekë në ditë, unë dorëhiqem

    “Ajo që po ndodh…”/ Skema e pensioneve, Tabaku: Nëse prindërit e ministrave jetojnë me 60 lekë në ditë, unë dorëhiqem

    Jorida Tabaku, deputetja e Partisë Demokratike, e ftuar në një studio televizive, ka shpjeguar skemën aktuale të pensioneve. Sipas saj, përllogaritja e re nënkupton që një pensionist në fshat përfiton vetëm 20 lekë në ditë, ndërsa një pensionist në qytet 60 lekë në ditë.
    “Nuk ka asgjë të keqe të kërkosh më shumë. Është detyrë e opozitës, detyrë e qytetarëve dhe detyrë e kujtdo tjetër të reagojë. Duhet përshëndetur sa herë që ndodh një gjë e tillë.
    Ajo që po ndodh tani është që bonusi i fundvitit do të shpërndahet nga qeveria në muajin e fundit të vitit. Pra, është e njëjta shumë që jepet në fundvit, e ndarë në 12 muaj. Qeveria mendon ta shpërndajë gjatë gjithë vitit. Konkretisht, një pensionist në fshat do të marrë 20 lekë më shumë në ditë, ndërsa një pensionist në qytet 60 lekë më shumë në ditë. Nëse prindërit e një ministri jetojnë me 60 lekë në ditë, unë dorëhiqem.”-tha Jorida Tabaku.