Tag: pensioneve

  • “Programi i PD si ‘Liza në botën e çudirave’”, Alimehmeti: PS na ka vjedhur programin, e realizojmë në 100 ditë jo me..

    “Programi i PD si ‘Liza në botën e çudirave’”, Alimehmeti: PS na ka vjedhur programin, e realizojmë në 100 ditë jo me..

    Reforma e pensioneve dhe programi elektoral i partive të mëdha, PD dhe PS, ishin objekt i diskutimeve dhe debatit mbrëmjen e sotme.
    Të ftuar në një emision televiziv, ishin deputetja socialiste Blerina Gjylameti dhe kandidati i PD-së për deputet në zgjedhjet e 11 majit, Ilir Alimehmeti, gjithashtu dhe dy gazetaret e televizionit, Raziela Myslimaj dhe Danjela Maloku.
    Ligjvënësja e mazhorancës theksoi se që nga viti 2013 reforma dhe skema e pensioneve dhe rrogave ka ardhur në progres rritës sikurse dhe ishte premtuar nga kryeministri Edi Rama.Ajo pohoi se bashkë me Bankën Botërore po shikohet skema e pensioneve, ndihmës sociale dhe rrogave.
    “Pensionet dhe pagat kanë qenë prioriteti i PS-së që prej vitit 2013 kur erdhi në pushtet dhe në vijim, aktualisht edhe në programin elektoral për zgjedhjet e 11 majit. Po finalizojmë punën e një grupi bashkë me Bankën Botërore, për rishikimin e skemës së pensioneve. Por është një reformë që ka edhe pasoja për shkak të informalitetit që ka qenë ndër vite, por ndryshimi vihet re, por pasojat janë rezultat të atyre viteve për të cilat folëm, para dhe pas 2015. Kemi sot pensionin social, kur dikur nuk ishte fare, por përsëri janë të pamjaftueshme për t’i quajtur dinjitoze. Por ky është proces, ku u nis me formalizimin e tregut të punës dhe siguracionet e deklaruara apo kontributet, që sjell edhe rritjen e pensioneve në të ardhmen. Pastaj flasim për dy bonuset, që përsëri janë të pamjaftueshme, ndaj edhe skema po rishikohet. Pensioni minimal është mbi 150 mijë lekë dhe parashikohet që në katër vite të shkojë të paktën 200 mijë lekë dhe deri në 2030 të paktën 400 euro. Programi i PD-së është si ‘Liza në botën e çudirave’ dhe listë dëshirash, sepse s’mund të katërfishohet në 100 ditë ajo që është bërë deri tani. Si do realizohet, duke mos paguar borxhet, energjinë, ujin, si. Si do realizohet, duke mos paguar borxhet, energjinë, ujin, siç ishte edhe më parë”, tha Gjylameti.
    Por Ilir Alimehmeti e akuzoi PS-në dhe kryeministrin Edi Rama për vjedhjen e programit ekonomik të PD-së, duke ndryshuar vetëm disa linja sipërfaqësore shifrash.
    “Ne e quajmë paketë emergjence apo të dhembshurisë. Kemi shumicën dërmuese që janë më poshtë se dyshemeja, kurse këta flasin për tavanit. Kjo është ‘prit gomar të mbijë bar’. Ne flasim për 100 ditë, nevoja është sot. Emergjencës nuk mund t’i përgjigjesh deri më 2030-ën. Rama pa programin e PD-së, e për të mos e kopjuar fiks, futi disa shifra të tjera të 2013-ës dhe thotë se do i bëjë deri në 2030-ën. Ndihma ekonomike është 60 mijë lekë, ne do e çojmë të paktën 200 euro si minimum jetik, pra kalkulimi është afro 200 euro. Janë edhe shifra të INSTAT-it, nuk mbijetohet me këto shifra që janë aktuale. Parlamenti duhet të ishte mbledhur me kohë dhe të kishte vendosur për minimumin jetik dhe të bënte kalkulimet. Brenda 100 ditëve rriten pensionet 200 euro, 500 euro rroga minimale brenda 100 ditëve, edhe pensionet 200 euro, ulja e çmimit të energjisë, 10% taksa e sheshtë”, u shpreh përfaqësuesi i PD-së.

  • Gjylameti: Programi i PD si ‘Liza në botën e çudirave’, kemi rritur rroga e pensione që nga 2013

    Gjylameti: Programi i PD si ‘Liza në botën e çudirave’, kemi rritur rroga e pensione që nga 2013

    Deputetja socialiste Blerina Gjylameti deklaron se që nga viti 2013 reforma dhe skema e pensioneve dhe rrogave ka ardhur në progres rritës sikurse dhe ishte premtuar nga kryeministri Edi Rama.
    Ajo pohoi se bashkë me Bankën Botërore po shikohet skema e pensioneve, ndihmës sociale dhe rrogave.“Pensionet dhe pagat kanë qenë prioriteti i PS-së që prej vitit 2013 kur erdhi në pushtet dhe në vijim, aktualisht edhe në programin elektoral për zgjedhjet e 11 majit. Po finalizojmë punën e një grupi bashkë me Bankën Botërore, për rishikimin e skemës së pensioneve. Por është një reformë që ka edhe pasoja për shkak të informalitetit që ka qenë ndër vite, por ndryshimi vihet re, por pasojat janë rezultat të atyre viteve për të cilat folëm, para dhe pas 2015. Kemi sot pensionin social, kur dikur nuk ishte fare. Por ky është proces, ku u nis me formalizimin e tregut të punës dhe siguracionet e deklaruara apo kontributet, që sjell edhe rritjen e pensioneve në të ardhmen. Pastaj flasim për dy bonuset, që përsëri janë të pamjaftueshme, ndaj edhe skema po rishikohet. Pensioni minimal është mbi 150 mijë lekë dhe parashikohet që në katër vite të shkojë të paktën 200 mijë lekë dhe deri në 2030 të paktën 400 euro. Programi i PD-së është si ‘Liza në botën e çudirave’ dhe listë dëshirash, sepse s’mund të katërfishohet në 100 ditë ajo që është bërë deri tani. Si do realizohet, duke mos paguar borxhet, energjinë, ujin, si. Si do realizohet, duke mos paguar borxhet, energjinë, ujin, siç ishte edhe më parë”, tha Gjylameti.

  • Ministrja Ibrahimaj zbulon programin për të moshuarit, ja kur do të bëhet pensioni mesatar 400 euro

    Ministrja Ibrahimaj zbulon programin për të moshuarit, ja kur do të bëhet pensioni mesatar 400 euro

    Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, ka folur në një emision televiziv lidhur me programin e Partisë Socialiste, duke zbuluar planet për rritjen e pensioneve në të ardhmen. Ajo ka theksuar se një nga objektivat kryesore të PS është rritja e pensioneve dhe pagave, duke kontribuar në përmirësimin e rritjes ekonomike të vendit.
    Ibrahimaj ka shpjeguar se reforma e vitit 2014 ka dhënë rezultate pozitive dhe se për personat që dalin në pension pas plotësimit të moshës dhe viteve të punës, pensioni mesatar aktualisht është 300 euro. Ajo ka theksuar se premtimi për të arritur një pension mesatar prej 400 eurosh është i realizueshëm duke marrë parasysh rritjen e pagave dhe zhvillimin ekonomik.
    Ministrja ka siguruar se PS do të sigurojë rritjen e pensioneve çdo vit deri në vitin 2030, duke shtuar se një nga pikat kyçe të programit është që deri në vitin 2030, pensioni mesatar do të arrijë në 400 euro. Ibrahimaj ka theksuar se ky proces do të jetë gradual dhe do të vazhdojë të rritet vit pas viti.
    Gjithashtu, ajo ka përmendur një reformë të re të pensioneve, e cila është duke u studiuar në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar. Ibrahimaj ka paralajmëruar se është e rëndësishme të merren vendime të kujdesshme për sistemin e pensioneve, pasi një gabim mund të çojë në një kolaps fiskal që do të dëmtonte të ardhurat që përdoren për zhvillim.

  • Berisha ftesë Ramës për pensionet: Të votojmë që nesër ligjin për minimumin jetik. Ulim taksat për apartamentet

    Berisha ftesë Ramës për pensionet: Të votojmë që nesër ligjin për minimumin jetik. Ulim taksat për apartamentet

    Dy ditë pasi kryeministri Rama premtoi rritjen e pensioneve në 200 euro, kryetari i PD-së, Sali Berisha, i cili prej kohësh e ka pasur këtë premtim, i bëri ftesë liderit të mazhorancës të mbledhë parlamentin dhe të votojë rritjen e pensioneve.
    Berisha ka sjellë në vëmendje se disa muaj më parë ai ka depozituar projektligjin për vendosjen e minimumit jetik në masën 200 euro, duke theksuar se mjafton që PS të votojë këtë ligj dhe zgjidhet problemi i pensioneve.
    “Ligji sillte mes tjerash, në mënyrë automatike, pensionin minimal 200 euro, sepse nuk mund të kishte pas vendosjes së ligjit të minimumit jetik, asnjë shqiptar që merrte më pak se 200 euro. Megjithatë, nëse Edi Rama do të provojë se nuk është një rrenc 2 metra, të thërrasim parlamentin dhe të votojmë ligjin. Të vijë nesër. Grupi ynë parlamentar, deputetët tanë, do lënë çdo gjë dhe do vijnë në parlament të votojnë ligjin. Por nuk ka më keq se të tallesh, të mashtrosh njerëzit në nevojë. Edi Rama kishte 8 miliardë euro në tavolinën e kryeministrit dhe la për pensionistët vetëm 16 milionë euro”, tha Berisha.

    Kreu i PD-së prezantoi sot një paketë uljeje taksash që synon të sjellë uljen e çmimeve të apartamenteve, që sot janë të papërballueshme për shumë qytetarë.
    “Shkaku themelor i çmimeve stratosferike në ndërtim janë taksat absurde që vendosen mbi sipërfaqen e ndërtimit, të cilat, në fakt, sipas rastit, minimumi 10-fishuan taksën e përparme dhe në raste të tjera edhe 20 apo 30-fishuan atë. Dhe e gjitha kjo iu faturohet qytetarëve, duke ua shndërruar në pamundësi blerje. Ose duke i shndërruar apartamentet në molla të ndaluara. Jo vetëm kaq, por kjo ka një ndikim shumë të fortë tek qiratë. Dhe në vendin me rrogat më të ulëta në Europë, qiratë janë në nivelet më të larta. Ne e ndryshojmë rrënjësisht këtë situatë. Taksa 3 përqind e strehimit social mbi çmimin e shitjes shfuqizohet. Nuk do të ekzistojë. Tarifa 1 përqind e lejes së zhvillimit mbi vlerën e investimit shfuqizohet. Tarifa e rivlerësimit të pronës do ulet nga 5 në 1 përqind”, tha Berisha.
    Nga ana tjetër, Berisha premtoi luftë ndaj krimit, paratë e të cilit, sipas tij, janë futur në ndërtim.
    “Merri kullat që ne i quajmë monumente të drogës dhe korrupsionit. Është e faktuar që 80%, ose më shumë, e financimit të tyre nuk vjen nga bankat, vjen nga nëntoka. Vjen nga nëntoka me bekimin e Edi Ramës. A e dini ju kush është mëkëmbësja e Ramës për lejet dhe për projektet? Ajo është zonja Rroko, motra e dy lejtnantëve të Suel Çelës. Faktikisht lejet e ndërtimit dhe projektet i menaxhon Edi Rama me Suel Çelën. Kjo është e vërteta. Zero tolerancë ndaj krimit të organizuar. Zero tolerance”, tha Berisha.
    Krahas premtimeve në fushën ekonomike, kryetari i PD-së, Sali Berisha, përsëriti vendosmërinë e tij për të zhdukur reformën në drejtësi, e cila sipas tij ka dështuar./vizionplus.tv

  • Rama: Marrëveshja me pensionet me Greqinë, njësoj siç bëmë me Italinë

    Rama: Marrëveshja me pensionet me Greqinë, njësoj siç bëmë me Italinë

    Kryeminsitri Edi Rama gjatë takimit me shqiptarët në Athinë u ndal dhe te njohja e pensioneve me Greqinë, e cila sipas tij do të ndodhë brenda mandatit të katërt.
    Ai theksoi se duke votuar PS në 11 maj i japin vetes mundësinë që vitet e tyre të njihen nga shteti grek, njësoj siç ndodhi me shqiptarët në Itali dhe në 16 vende të tjera, por kjo tha ai mund të arrihet edhe përmes BE-së, pa patur fare nevojën e një marrëveshjeje.
    “Të bëjmë atë që bëmë me italianët, por ka dhe një rrugë tjetër që të gjithë ju të votoni te nr 5 dhe ne njohjen tuaj të pensioneve të mos e marrim përmes marrëveshjes me qeverinë greke, por përmes anëtarësisë në BE. Në momentin që bëhemi anëtarë të BE. Pasaporta kuqezi do jetë e mjaftueshëm dhe njësoj me pasaportën greke që nuk do ju duhet më fare”, deklaroi Rama.