Ka nisur zbatimi i marrëveshjes së pensioneve me Italinë. Janë më shumë se 500 mijë shqiptarë emigrant që jetojnë e punojnë në vendin fqinj si dhe rreth 4 mijë italianë me leje qendrimi në Shqipëri që përfitojnë nga kjo marrëveshje dypalëshe.
Marrëveshja përfshin përfitimin e pensionit të invaliditetit, të pleqërisë, pensionin familjar të punonjësve të unësuar, trajtimin e posaccëm të të vetëpunësuarve si dhe sigurimin për përftimin nga sëmundje, barrëlindjen apo sigurimin e papunësisë.
Sipas dokumenti, qytetarët e dy vendeve mund të bëjnë bashkimin e periudhave kontributive për të përftiuar pensionin, pra duke u trajtuar me pension në Itali dhe në Shqipëri në të njëjtën kohë.
Në vitin e parë të zbatimin të kësaj marrëveshje, pritet të jenë përfitues mbi 1387 persona dhe kjo do t’I kushtojë buxhetit Italian rreth 12 milionë euro.
Tag: pensioneve
-

Marrëveshja e pensioneve me Italinë/ Nis zbatimi, përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë
-

Marrëveshja e pensioneve me Italinë, Marco Alberti: Meritë e Shqipërisë!
Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Marco Alberti, ka folur për marrëveshjen e zhvilluar midis dy vendeve për njohjen e pensioneve.
I ftuar në “Edicioni i parë” në Klan News, Alberti shprehet pozitiv për këtë marrëveshje, teksa cilëson se është meritë e Shqipërisë që arrin të tërheqë ndërkombëtarët në “vatrën e saj”.
Sipas ambasadorit, në vendin tonë janë zyrtarisht 3000 shtetas italianë, teksa cilëson se 800 janë studentë.
Ai shprehet se komuniteti italian ka një interes të shtuar për Shqipërinë, duke përfshirë shpërnguljen e shumë sipërmarrësve italianë, profesorë apo mjekë në vendin tonë.
“Janë rreth 3000 shtetas italianë, zyrtarisht. Janë të shumtë ata që zgjedhin Shqipërinë, ose për të studiuar… 800 janë studentët italianë, ose për të jetuar në fazën e pensionit, në të cilin ata duan të zbulojnë një vend të ri dhe është një komunitet italian i cili po ndryshon me sipërmarrës, profesorë, mjekë… Pra, një interes në rritje ndaj këtij vendi. Unë besoj se kjo është meritë e Shqipërisë, që ka tërhequr burime të reja, njerëz të tjerë të interesuar për të”, tha ambasadori italian.
Kujtojmë se kjo marrëveshje hyn në fuqi me datë 1 qershor 2025. Marrëveshja për njohjen e periudhave kontributive mes Shqipërisë dhe Italisë, u jep mundësinë emigrantëve shqiptarë që të trajtohen me pension në Itali dhe në Shqipëri në të njëjtën kohë.
Sipas shifrave zyrtare, janë rreth 500 mijë shtetas shqiptarë dhe rreth 4 mijë shtetas italianë të cilët do të jenë përfitues të pensioneve në Itali dhe Shqipëri, të cilët do të sigurojnë bashkimin e periudhave kontributive, duke bërë të mundur që asnjë vit pune të mos humbasë./tvklan -

Marrëveshja e pensioneve, ambasadori italian: Meritë e Shqipërisë që ka tërhequr burime të reja
Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Marco Alberti, ka folur për marrëveshjen e zhvilluar midis dy vendeve për njohjen e pensioneve.
I ftuar në “Edicioni i parë” në Klan News, Alberti shprehet pozitiv për këtë marrëveshje, teksa cilëson se është meritë e Shqipërisë që arrin të tërheqë ndërkombëtarët në “vatrën e saj”. Sipas ambasadorit, në vendin tonë janë zyrtarisht 3000 shtetas italianë, teksa cilëson se 800 janë studentë. Ai shprehet se komuniteti italian ka një interes të shtuar për Shqipërinë, duke përfshirë shpërnguljen e shumë sipërmarrësve italianë, profesorë apo mjekë në vendin tonë.
“Janë rreth 3000 shtetas italianë, zyrtarisht. Janë të shumtë ata që zgjedhin Shqipërinë, ose për të studiuar… 800 janë studentët italianë, ose për të jetuar në fazën e pensionit, në të cilin ata duan të zbulojnë një vend të ri dhe është një komunitet italian i cili po ndryshon me sipërmarrës, profesorë, mjekë… Pra, një interes në rritje ndaj këtij vendi. Unë besoj se kjo është meritë e Shqipërisë, që ka tërhequr burime të reja, njerëz të tjerë të interesuar për të”, tha ambasadori italian.
Kujtojmë se kjo marrëveshje hyn në fuqi me datë 1 qershor 2025. Marrëveshja për njohjen e periudhave kontributive mes Shqipërisë dhe Italisë, u jep mundësinë emigrantëve shqiptarë që të trajtohen me pension në Itali dhe në Shqipëri në të njëjtën kohë.
Sipas shifrave zyrtare, janë rreth 500 mijë shtetas shqiptarë dhe rreth 4 mijë shtetas italianë të cilët do të jenë përfitues të pensioneve në Itali dhe Shqipëri, të cilët do të sigurojnë bashkimin e periudhave kontributive, duke bërë të mundur që asnjë vit pune të mos humbasë. -

Deficiti i skemës së pensioneve në përmirësim, si po mbahen shpenzimet nën kontroll
Skema e sigurimeve shoqërore ka arkëtuar më shumë, teksa është treguar me e kursyer në shpenzime me 2024, duke ulur në këtë mënyrë boshllëkun “deficitin” që mbulohet nga buxheti. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se deficiti i skemës së sigurimeve shoqërore (të ardhura nga kontributet minus shpenzimet për pensionet) arritën në -1.9 për qind të PBB-së, duke qëndruar në të njëjtin nivel më vitin e kaluar por shumë më ulët se niveli 3.2% të PBB-së në vitin 2016. Sipas Monitor, të ardhurat më të larta nga kontributet janë faktor kryesor që kanë ndikuar në frenimin e rritjes së deficitit të skemës së pensioneve. Ato arritën 139,4 miliard lekë me 2024 ose 10.5% më shumë se fakti i 2023, teksa numri i kontribuuesve u rrit 2%.
Paga mesatare bruto u rrit 11,2%, duke nxitur arkëtimet nga kontributet të cilat grumbullohen mbi pagat bruto. Nga ana tjetër rritja e shpenzimeve për skemën e pensioneve ishte me modeste në vitin 2024. Indeksimi i pensioneve u bë vetëm 4,1% në tetor 2024, shumë më pak se niveli 8,6% i vitit 2023. Për pasojë shpenzimet faktike të skemës së sigurimeve ishin pak më të ulëta se plani. Kursimet në krahun e shpenzimeve të skemës po nxiten nga përfitimet më të ulëta të pensioneve të reja. Mosplotësimi i kritereve për pension, sidomos vitet e punës me sigurime ka bërë që pjesa dërmuese e përfituesve të pensioneve të pleqërisë të marrin pagesa të pjesshme. Deficiti i skemës së pensioneve në vlerë ishte 49 miliardë lekë ose 500 milionë euro vitin e kaluar. Kjo vlerë ishte 8% më e lartë se me 2023, por 14% më i ulët se e vitit të 2022. Rritja me rreth 4% e PBB në vlerë i ka ulur raportet e shpenzimeve për disa zëra që kanë në vlera neto të njëjta si në vitin 2023.
Nëse rritja e pagës minimale 50,000 lekë vijon sipas planit të qeverisë vitin që vjen dhe digjitalizimi forcon formalizimin, të ardhurat mund të vazhdojnë të përmirësojnë deficitin. Megjithatë zhvillimet demografike me plakjen e popullsisë që rrit daljet në pension do të ushtrojë presion për rritjen e shpenzimeve. Pensionet në tregun e punës, të tilla si emigracioni dhe informaliteti i lartë po ngushtojnë bazën e kontributeve. Reformat mbi skemën e pensioneve të zhvilluara gjatë 30 viteve të fundit nuk preken thelbin, strukturën demografike dhe informalitetin në tregun e punës. Aktualisht është duke u hartuar një reformë për pensionet, por ajo ndaloi progresin për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme -

A do të ketë rritje pensionesh në 2025? Ekspertët e ekonomisë japin informacionet e fundit, ja çfarë do të…
Pensionistët presin me shpresë rritje të pensioneve në vitin 2025. Ekspertët e ekonomisë shprehen skeptikë për një përmirësim të menjëhershëm. Reforma e premtuar për skemën e pensioneve ka mbetur pezull, ndërkohë që në buxhetin e miratuar nuk është parashikuar asnjë fond për indeksim. Ekspertë si Kujtim Hoxha dhe Teuta Nunaj paralajmërojnë se skema aktuale është në krizë të thellë dhe kërkon rishikim të menjëhershëm, ndërsa institucionet ndërkombëtare si Banka Botërore dhe FMN kanë theksuar nevojën për ndryshime thelbësore. Qeveria pritet të japë një bilanc në shtator, por pa një strategji të qartë, e ardhmja e pensioneve mbetet e pasigurt. Z.Hoxha thotë se reforma e pensioneve e cila ka filluar një vit më parë ka ngelur pezull.
Detajet
Ai deklaroi se në vitin 2025 në buxhetin e shtetit nuk është parashikuar asnjë lekë për indeksimin e pensioneve. Hoxha tha se Banka Botërore dhe FMN i kanë dhënë sinjal qeverisë se skema e sigurimeve shoqërore duhet të ndryshojë dhe se statistikat tregojnë se kjo skemë është krejtësisht e rrënuar kështu siç është, por se teknikët duhet të shprehin mendimet e tyre se si do dalin nga kjo gjendje. “Reforma e pensioneve ka filluar një vit më parë, duke pasur parasysh problematikat gjatë rrugës, por edhe fushatën zgjedhore që ka filluar më herët se parashikimet ligjore, është parë e arsyeshme nga qeveria aktualisht nuk kemi asnjë informacion se çfarë u bë me pensionet. Kryeministri tha se në 1 tetor do të niste reforma e pensioneve, gjë që nuk ndodhi se për një ligj do 3-4 muaj për tu hartuar, por në afatin kohor ishte e pamundur të realizohej. Edhe ndërkombëtarët Banka Botërore dhe FMN, i kanë dhënë sinjal qeverisë se skema e sigurimeve shoqërore duhet të ndryshojë. Këto sinjale kontestoheshin herë pas here dhe nga grupet e interesit për atë rezultat që do të arrihej.
Banka Botërore tërhoqi vëmendjen për numrin e punonjësve që punojnë në të zezë dhe sipas INSTAT punonin 1.3 milionë njerëz, por derdhnin kontribute 800 mijë dhe ju kërkua qeverisë që të marrë masa që të rriten kontributet. Të punësuarit në sektorin privat nuk derdhin kontribute mbi pagën reale, por mbi pagën minimale. Në këtë fazë u dha ideja që personi social të jepet në raport me vitet që kanë. Një qytetar që sot nuk merr pension social për shkak se nuk ka plotësuar 15 vjet dhe as moshën 70 vjeç, parashikohet me sa vite që ka, 3, 4 vjet, të trajtohet në këto raporte. Kjo e bën shumë shqetësuese skemën e sigurimeve shoqërore. Duhen pasur parasysh që ligjvënësi të shpallë objektivat se pse bëhet, se ligjin e kemi, çfarë do të bëhet, do të jetë thjesht për të përmirësuar situatën financiare të buxhetit të shtetit. Të ardhurat e qytetarëve kjo është më e rëndësishme.
Statistikat tregojnë se kjo skemë është krejtësisht e rrënuar kështu siç është, por teknikët duhet të shprehin mendimet e tyre se si do dalin nga kjo gjendje. Unë shoh se dhe aktorët politikë në këtë fushatë shpallën objektivat e tyre. Askush nga këto dy partitë që janë sot, ose njëra që ka shumicën në parlament, nuk ka shprehur interes, për interesin e qytetarëve. Nuk do të ketë rritje deri në vitin 2030. Në vitin 2025 që jemi sivjet, në buxhetin e shtetit të miratuar nga parlamenti, nuk është parashikuar asnjë lekë për indeksim. Edhe mund të bëhet se gjithmonë në shtator qeveria bën bilancin. Gjyqtarë dhe kryetarë bashkie nuk gjejnë dokumentet para vitit 2011. Heqja e tavanit duhet të bëhej, por në momentin që do të krijoheshin kushtet për të standardizuar kushtet dhe kontributet sipas individëve. Është e padrejtë që një ushtarak merr pension 650 euro dhe një minator 230.
Nunaj: Duhet rishikuar skema e pensioneve për të zgjidhur problemet ekzistuese
Nga ana tjetër Teuta Nunaj thotë se është folur gjatë për skemën e pensioneve dhe theksi është vendosur te rishikimi i skemës, për tu bërë një reformë që do të zgjidhte ato probleme që janë ekzistuese. Ajo deklaroi se në atë që është thënë në diskursin publik nuk është folur për ndryshimin e skemës, por për një mori problematikash të pazgjidhura nga reforma e 2014. Sipas saj, thelbi nuk do jetë ndryshimi i skemës, por zgjidhja e problemeve aktuale që ka skema. “Pritej që në fund të dhjetorit të kishte një raport nga institucionet shqiptare dhe Banka Botërore për t’i bërë skanerin situatës së skemës së pensioneve.
Duhet të identifikohet se cila është gjendja dhe problemet dhe për të realizuar një reformë të re, që parashikon zgjidhjen e problemeve dhe ndihmesë për të përballuar kërkesat në rritje. Numri i pensionistëve çdo vit vjen duke u rritur, por është një numër që përballohet shumë pak nga kontributet shoqërore. Thelbi nuk do jetë ndryshimi i skemës, por zgjidhja e problemeve aktuale që ka skema. Me ndryshimet e skemës së vitit 2014 është hequr pensioni maksimal, por shihet numri i viteve dhe vlera kontributive, pasi më parë merrej paga më e lartë e tre viteve në dhjetë vitet e fundit. Aktualisht gjithë ata individët burrë apo grua që kanë mbushur moshën por nuk kanë përmbushur 15 vite kontribute, dalin me pension social. Kur të marrësh pensionin social mund të marrësh një vlerë plus, në varësi të viteve kontributive. Heqja e tavanit ka qenë lajm shumë pozitiv për skemën e pensioneve”, tha ajo. -

Pensionet me Italinë, ja çfarë përfitojnë emigrantët
Më 1 qershor hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e pensioneve me Italinë. Lajmi u bë i ditur një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama. Por çfarë parashikon marrëveshja, e cila është nënshkruar që në 6 shkurt të vitit 2024?
Kjo marrëveshje u jep mundësinë emigrantëve shqiptarë që të trajtohen me pension në Itali dhe në Shqipëri në të njëjtën kohë. Janë rreth 500 mijë shtetas shqiptarë dhe rreth 4 mijë shtetas italianë, të cilët do të jenë përfitues të pensioneve në Itali dhe Shqipëri, që do të sigurojnë bashkimin e periudhave kontributeve, duke bërë të mundur që asnjë vit pune të mos humbasë.
Por cilat janë përfitimet konkrete të emigrantëve?Ata përfitojnë pensionet e pleqërisë; invaliditetit; familjare, pensionet e papunësisë; mbulime për sëmundjet dhe barrëlindjen.
Shqipëria njihet si një vend që ka emigracion shumë të lartë në shumë vende të botës. Sa marrëvshje për njohjen e pensioneve ka nënshkruar deri më tani vendi ynë?Janë finalizuar 12 të tilla, me rëndësi për tu theksuar ato me vendet e Bashkimit Europian, ku ndodhet edhe pjesa dërrmuese e emigrantëve shqiptarë. Ndërkohë që janë drejt finalizimit katër marrëveshje të tjera, kryesisht me vendet e Ballkanit.
Por ka raste si Greqia, ku ndodhet edhe numri më i madh i emigrantëve shqiptarë, me të cilën ne nuk kemi ende një marrëveshje për pensionet. me këtë shtet, nuk ka ende dritë në fund të tunelit.Ndërsa po negociohet me Serbinë dhe Poloninë dhe negociatat për marrëveshjet e pensioneve pritet të nisin edhe me Danimarkën; Spanjën; Slloveninë dhe Moldavinë. Kjo pavarësisht se këto shtete kanë një peshë shumë më të vogël për sa i përket numrit të emigrantëve shqiptarë.
Po ku janë të shpërndarë emigrantët shqiptarë?Sipas të dhënave zyrtare, numri total i emigrantëve shqiptarë i kapërcen 1.6 milionë. Pjesa më e madhe e tyre jeton në Itali, pasuar nga Greqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
-

Pensionet me Italinë në fuqi nga 1 qershori, si do të njihen kontributet mes dy vendeve
Nuk ka më kthim pas në negociatat italo-shqiptare për njohjen e pensioneve dhe sigurimeve shoqërore. Nga 1 qershori i këtij viti, pra vetëm dhjetë ditë më vonë, shqiptarët e Italisë do të nisin të përfitojnë nga marrëveshja dypalëshe e nënshkruar dhe dakordësuar për pensionet, duke aplikuar pranë sigurimeve shoqërore të Italisë për të marrë trajtim njëjtë si shtetasit e tjerë me origjinë vendëse. Njëjtë do të ndodhë edhe me ata pak shqiptarë që kanë jetuar e kontribuuar në Shqipëri, kryesisht vitet e fundit.
Lajmin e mirë e dha kryeministri Edi Rama një ditë më parë me anë të një postimi në llogarinë personale në rrjetin social “Facebook”, sinjal që vjen vetëm dy ditë pas Samitit të VI të Komunitetit Politik të Evropës në Tiranë, ku ishte e pranishme edhe Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni. Edhe në postim, Rama e vë në dukje se ishte “motra”, referuar homologes së tij, Meloni, ajo që solli dokumentin final të procesit ligjor mbi zbatimin e marrëveshjes së pensioneve me Italinë.
“Lajm i mirë dhe i ndarë veç për t’i dhënë vëmendjen e duhur, jashtë vorbullës së Samitit të Komunitetit Politik Europian: Motra solli në Tiranë dokumentin final të procesit të gjatë ligjor mbi zbatimin e marrëveshjes së pensioneve me Italinë, që do të thotë se nga 1 qershori 2025, shqiptarët e Italisë do të nisin të përfitojnë nga kjo marrëveshje kuptimplotë për nivelin e ri të marrëdhënieve mes Shqipërisë e Italisë”, – shkruan kreu i qeverisë.
Sipas marrëveshjes, shqiptarëve të cilët punojnë dhe jetojnë në Itali, do t’u njihen vitet e punës dhe po ashtu e njëjta gjë vlen edhe për qytetarët italianë që jetojnë në Shqipëri. Sipas të dhënave, rreth 500 mijë shqiptarë që jetojnë në Itali do të përfitojnë pensione. Po ashtu, shqiptarët që kanë dalë në pension përpara 2024 mund të aplikojnë për të përfituar nga kjo marrëveshje. Deri tani shteti shqiptar ka negociuar dhe lidhur me marrëveshjen me 17 shtete. Ky dakordësim bën të mundur që të mos humbasin vitet e kontributeve dhe shtetasit të përfitojnë pension nga të dyja vendet.
HISTORIKU I MARRËVESHJES
Nga nënshkrimi tek implementimi i marrëveshjes për njohjen e pensioneve italo-shqiptare ka kaluar thuajse një vit e gjysmë, pa llogaritur kalvarin e gjatë shumëvjeçar të përpjekjeve të të gjitha qeverive në pushtet për të marrë dakordësinë e palës italiane për njohjen e pensioneve dhe sigurimeve shoqërore. Vitin e kaluar në shkurt u nënshkrua marrëveshja midis ministrave Tajani e Hasani, ndërsa u desh një kohë e gjatë për ratifikimin në parlament e botimin në Fletoret Zyrtare. Në muajin mars të këtij viti, kjo marrëveshje ligjore hyri në fuqi edhe në Fletoren Zyrtare të Italisë (tek ne shumë më parë) teksa firmosja ishte bërë më 6 shkurt nga palët respektive. Marrëveshja garanton të drejtat për pensionet e shqiptarëve në Itali dhe italianëve në Shqipëri, nga e cila përfitojnë rreth gjysmë milioni shqiptarë dhe 4 mijë italianë. Më herët, Komisionet e Politikës së Jashtme në Senat dhe në Dhomën e Deputetëve në Itali, miratuan amendamentin për alokimin e fondeve në kuadër të zbatimit të marrëveshjes.
SA DO KUSHTOJË PAKTI
Për vitin 2025 u miratua një fond prej 12 milionë eurosh, 13.6 milionë euro për vitin 2026, 13.1 milionë euro për vitin 2027, 15.1 milionë euro për vitin 2028, 17 milionë euro për vitin 2029, 19.3 milionë euro për vitin 2030, 21.3 milionë euro për vitin 2031, 23.4 milionë euro në vit për të gjitha vitet e mëpasshme duke filluar nga viti 2032. Që prej vitit 2005 e deri më sot Shqipëria ka nënshkruar një sërë marrëveshjes në fushën e sigurimeve shoqërore, ndër të cilat me Turqinë, Belgjikën, Hungarinë, Luksemburgun, Çekinë, Maqedoninë e Veriut, Gjermaninë, Austrinë, Bullgarinë, Kanadanë, Rumaninë, Kosovën, me Konfederatën e Zvicrës dhe me Kroacinë. Pritet të hyjnë në fuqi edhe marrëveshjet me Malin e Zi e Bullgarinë, ndërsa janë në proces marrëveshjet me Poloninë e Serbinë dhe kanë shprehur dakordësi për fillimin e negociatave vende si Sllovenia, Spanja, Danimarka, Moldavia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Qeveria është në proces të përparuar për marrje dakordësie për fillimin e negociatave me Francën. Me Greqinë vijon debati teknik, pasi është një proces i gjatë dhe i vështirë. Me Letoninë negociatat nisin në prill. Në proces janë negociatat edhe me Slloveninë e Moldavinë. Me Izraelin është rënë dakord, po rakordohen agjendat që e çon numrin në rreth 27-28 marrëveshje. -

Rama:Nga 1 qershori shqiptarët do përfitojnë nga marrëveshja e pensioneve me Italinë
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar zyrtarisht se marrëveshja për njohjen reciproke të viteve të punës dhe përfitimin e pensioneve midis Shqipërisë dhe Italisë do të hyjë në fuqi më 1 qershor 2025.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama ka publikuar një foto së bashku me kryeministren e Italisë Meloni, duke bërë të ditur se ajo i ka dhuruar dokumentin final të procesit të gjatë ligjor që formalizon këtë marrëveshje.
“LAJM I MIRË
dhe i ndarë veç për t’i dhënë vëmendjen e duhur, jashtë vorbullës së Samitit të Komunitetit Politik Europian:
Motra solli në Tiranë dokumentin final të procesit të gjatë ligjor mbi zbatimin e Marrëveshjes së Pensioneve me Italinë, që do të thotë se nga 1 qershori 2025 shqiptarët e Italisë do të nisin të përfitojnë nga kjo marrëveshje kuptimplotë për nivelin e ri të marrëdhënieve mes Shqipërisë e Italisë”, shkruan Rama. -

Marrëveshja e pensioneve me Italinë/ Kryeministri Rama jep datën zyrtare mbi zbatimin e pensioneve: Nga data…
Do të nisin të përfitojnë nga marrëveshja dypalëshe e nënshkruar dhe dakordësuar për pensionet, nga 1 qershori i këtij viti. Lajmin e konfirmoi vetë kryeministri Edi Rama ditën e sotme (18 maj) me anë të një postimi në llogarinë personale në rrjetin social Facebook, duke e cilësuar edhe si “Lajm i mirë”.
-

Marrëveshja e Pensioneve Shqipëri-Itali, Rama: “Motra” solli në Tiranë dokumentin final të procesit të gjatë ligjor
Në një kohë kur zhvillimet politike shpesh errësojnë lajmet që prekin jetën reale të njerëzve, një njoftim i bërë nga Kryeministri Edi Rama doli nga atmosfera e Samitit të Komunitetit Politik Europian për të ndarë me publikun si një “Lajm të Mirë” – të thjeshtë në formë, por të thellë në përmbajtje.
“Motra solli në Tiranë dokumentin final të procesit të gjatë ligjor mbi zbatimin e Marrëveshjes së Pensioneve me Italinë, që do të thotë se nga 1 qershori 2025 shqiptarët e Italisë do të nisin të përfitojnë nga kjo marrëveshje kuptimplotë për nivelin e ri të marrëdhënieve mes Shqipërisë e Italisë”
Në një postim të shoqëruar me fotografinë e Kryeministres italiane Giorgia Meloni, Rama konfirmoi finalizimin e procesit të gjatë ligjor për zbatimin e Marrëveshjes së Pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë, e cila do të hyjë në fuqi më 1 qershor 2025. Kjo do të thotë se mijëra shqiptarë që kanë punuar ndershmërisht në Itali do të përfitojnë më në fund nga një e drejtë e mohuar për dekada, njohjen dhe shpërblimin e kontributeve të tyre në të dy vendet.
Ky akt është më shumë se një marrëveshje teknike, është një akt dinjiteti dhe drejtësie. Ai u jep shqiptarëve të Italisë jo vetëm siguri sociale, por edhe ndjesinë e përfshirjes dhe respektit institucional në raport me sakrificat e tyre.
Italia, që ka qenë një nga portat e para të emigrimit masiv shqiptar pas viteve ’90, përfaqëson jo vetëm një vend pritës, por një hapësirë ku shumë bashkëkombës kanë ndërtuar jetën, familjen dhe kontributin e tyre në shoqërinë italiane. Marrëveshja e pensioneve është një formë institucionalizimi të kësaj historie, një njohje formale se ata nuk janë thjesht numra statistikash, por individë me jetë dhe punë të ndershme që meritojnë përkujdesje dhe reciprocitet.
Në gjuhën e përditshme politike shpesh përdoret shprehja “marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe”. Me këtë marrëveshje, Shqipëria dhe Italia tregojnë se miqësia ndërmjet dy vendeve nuk është vetëm një dekor diplomatik, por një marrëdhënie që përkthehet në mirëqenie për qytetarët.
Edhe më domethënëse mënyra se si u dha ky lajm, jashtë bujës së samiteve, me vëmendje të përqendruar. Një nderim simbolik për emigrantët tanë, të cilët kanë qenë shpesh më të harruarit në ndarjen e lajmeve të mëdha.
Nga qershori i këtij viti, e drejta e tyre për pension do të jetë më në fund një realitet. Dhe kjo është, pa dyshim, një arritje për Shqipërinë institucionale, një hap më tej në përforcimin e lidhjes së saj me diasporën.
Albert Vataj