Tag: pensionet

  • Tjetër “dhuratë” për pensionistët, Rama jep lajmin e mirë: Nga janari, pensionet do të rriten çdo muaj!

    Tjetër “dhuratë” për pensionistët, Rama jep lajmin e mirë: Nga janari, pensionet do të rriten çdo muaj!

    foto ilustrim: edi rama-pensionistet

    TIRANË- Në dhjetor, pensionistët do të marrin bonusin e fundvitit, ndërsa kryeministri Edi Rama ka ndarë një tjetër lajm të mirë. Përmes një videomesazhi në rrjetet sociale, Rama njoftoi se përveç bonusit në dhjetor, duke nisur nga janari i këtij viti pensionet do rriten çdo muaj përtej indeksimit vjetor. Kreu i qeverisë shqiptare thekson se tashmë vendi ynë ka një ekonomi të qëndrueshme, dhe rritja e pensioneve do të bëhet vit pas viti për çdo kategori.

    “Mbrëmë i përcollëm kuvendit projektbuxhetin 2026. Jam i lumtur sot tu them pensionistëve se siç u zotuam në zgjedhje ky mandat do të jetë mandati i rritjes së përvitshme të pensioneve. Kjo është pjesa më e vështirë e politikës financiare të një vendi, pensionet. Por më në fund, pikërisht se nuk jemi më ai vendi që mezi mbahej në këmbë, jemi vend me ekonomi të qëndrueshme, mund ta bëjmë atë për të cilën u zotuam. Të rrisim vit pas viti të risim pensionet sipas objektivave të shpallura për çdo kategori. Këtë dhjetor do marrin bonusin, duke nisur nga janari do kenë rritej të shtrirë muaj për muaj, mbi indeksimin e përvitshëm.
    Sipas kategorive. Në fund të mandati duhet të arrijmë që pensioni mestar të rritet si më poshtë, urban të shkojë 40 mijë lekë të reja nga 27 mijë e 350 lekë që është sot, urban i pjesshëm të shkojë 22 mijë lekë nga 15.800 lekë sot, pensioni rural me vite të plota 18000 lekë nga 11500 lekë sot, pensioni familjar do shkojë 18 mijë lekë nga 11 400 lekë sot, pensioni i invalidëve do rritet në 30 mijë lekë nga 20 mijë lekë sot. Prandaj, nga janari i vitit 2026 pensionet do rriten çdo muaj si vijoj, përtej indeksimit vjetro që do të jetë tjetër gjë”, thotë Rama.
     
    Ditën e djeshme, ministri i Financave, Petrit Malaj në Komisionin e Ligjeve, bëri me dije lajmin për bonusin e fundivitit të miratuar nga qeveria. Malaj tha se për pensionet nën 20 mijë lekë në muaj, bonusi i parashikuar për fundvit është 15 mijë lekë, ndërsa për pensionet mbi 20 mijë lekë në muaj, bonusi do të jetë 10 mijë lekë./ZËRI

  • Rama: Nga janari pensionet do rriten çdo muaj, deri në fund të mandatit…

    Rama: Nga janari pensionet do rriten çdo muaj, deri në fund të mandatit…

    Kryeministri Edi Rama tha përmes një videomesazhi në rrjetet sociale se, duke nisur nga janari i këtij viti pensionet do rriten çdo muaj përtej indeksimit vjetor.
    Rama bëri me dije se qeveria miratoi një natë më parë projektbuxhetin 2026, ndërsa theksoi se ky mandat do të jetë ai i rritjes së pensioneve duke e çuar pensionin e plotë në 400 mijë lekë të vjetra deri në fund të mandatit.

    “Në fund të mandatit pensioni mesatar urban shkon 40 mijë leke nga 27 mije leke qe është sot, pensioni urban i pjesshëm 22 mijë lekë nga 15 mije leke qe është aktualisht, pensioni rural shkon 18 mije leke nga 11.5 mije lekë që është sot, pensioni familjar shkon 18 mijë nga 11 mije leke qe është sot”, tha Rama.

  • Bonusi i pensionistëve, cilat janë kategoritë që përfitojnë shpërblim për Vitin e Ri, zbardhen shifrat dhe harta…

    Bonusi i pensionistëve, cilat janë kategoritë që përfitojnë shpërblim për Vitin e Ri, zbardhen shifrat dhe harta…

    Afro 521 mijë pensionistë në të gjithë vendin do të marrin shpërblim në fundvit nga 10-15 mijë lekë, në varësi të nivelit të pensionit që kanë, nëse është më i ulët se 20 mijë lekë apo më i lartë. Por ku do të shkojë bonusi dhe si është e shpërndarë harta e pensionistëve në të gjithë vendin? Referuar të dhënave zyrtare ,ajo që vihet re është një rritje e lartë e numrit të pensionistëve nga viti në vit,  ku nga 2023 në 2024, skemës i janë shtuar afro 16.400 përfitues. Ndërsa nëse do të marrim në konsideratë 5-vjeçarin e fundit, rritja në raport me vitin 2020 regjistrohet në 55.535 pensionistë më shumë. Pjesën më të madhe të përfituesve e përbëjnë pensionet urbane, një shifër që arrin në 630,142 në fund të vitit që lamë pas, ku përfshihen edhe pensionet e invaliditetit dhe ato familjare. Ajo që vihet re është një trend  progresiv shumë i lartë në rritje të pensioneve urbane. Nëse do ta krahasojmë më vitin 2020 ku regjistroheshin vetëm 550,420 pensione urbane, kapërcimi në 2024 është me 79.722 përfitues më shumë.
    Në këtë grup, pensionet familjare janë rreth 44 mijë dhe kanë qenë thuajse në të njëjtin trend, pensionet e invaliditetit në 60.516 dhe kanë rezultuar më rënie, ndërsa pensionet e pleqërisë regjistrohen në 525,421 duke u rritur me 84.842 përfitues në raport me vitin 2020. Shifrat tregojnë se popullsia e Shqipërisë po plaket me ritme të shpejta dhe se skema po mbingarkohet çdo ditë e më shumë. Numri më i lartë i tyre është i përqendruar në Tiranë, Fier, Korçë, Vlorë, Durrës dhe Elbasan. Sa i takon pensioneve rurale, vihet re një trend tërësisht i kundërt.  Numri i pensionistëve ruralë ka zbritur gradualisht nga 115,443 në vitin 2020, në 91.256 përfitues në vitin 2024, me një rënie që llogaritet 24.187 përfitues më pak në skemë. Nga të cilët 82,146 janë pensione pleqërie,  5,410 pensione invaliditeti dhe 3,700 pensione familjare, të cilat të gjithë rezultojnë më rënie. Numri më i lartë i pensioneve të pleqërisë, është i përqendruar në Tiranë, Fier, Elbasan, Vlorë, Korçë, Berat, Peshkopi. Në total në të gjithë Shqipërinë janë mbi 607 mijë persona të moshës së tretë në qyet dhe fshat që përfitojnë shpërblim fundviti,  66 mijë persona që përfitojnë pensione invaliditetit dhe rreth 47.900 pensione familjare.

  • Bonusi i pensionistëve, cilat janë kategoritë që përfitojnë shpërblim për Vitin e Ri, zbardhen shifrat dhe harta e…

    Bonusi i pensionistëve, cilat janë kategoritë që përfitojnë shpërblim për Vitin e Ri, zbardhen shifrat dhe harta e…

    Afro 521 mijë pensionistë në të gjithë vendin do të marrin shpërblim në fundvit nga 10-15 mijë lekë, në varësi të nivelit të pensionit që kanë, nëse është më i ulët se 20 mijë lekë apo më i lartë. Por ku do të shkojë bonusi dhe si është e shpërndarë harta e pensionistëve në të gjithë vendin? Referuar të dhënave zyrtare ,ajo që vihet re është një rritje e lartë e numrit të pensionistëve nga viti në vit,  ku nga 2023 në 2024, skemës i janë shtuar afro 16.400 përfitues. Ndërsa nëse do të marrim në konsideratë 5-vjeçarin e fundit, rritja në raport me vitin 2020 regjistrohet në 55.535 pensionistë më shumë. Pjesën më të madhe të përfituesve e përbëjnë pensionet urbane, një shifër që arrin në 630,142 në fund të vitit që lamë pas, ku përfshihen edhe pensionet e invaliditetit dhe ato familjare.
    Ajo që vihet re është një trend  progresiv shumë i lartë në rritje të pensioneve urbane. Nëse do ta krahasojmë më vitin 2020 ku regjistroheshin vetëm 550,420 pensione urbane, kapërcimi në 2024 është me 79.722 përfitues më shumë. Në këtë grup, pensionet familjare janë rreth 44 mijë dhe kanë qenë thuajse në të njëjtin trend, pensionet e invaliditetit në 60.516 dhe kanë rezultuar më rënie, ndërsa pensionet e pleqërisë regjistrohen në 525,421 duke u rritur me 84.842 përfitues në raport me vitin 2020. Shifrat tregojnë se popullsia e Shqipërisë po plaket me ritme të shpejta dhe se skema po mbingarkohet çdo ditë e më shumë.
    Numri më i lartë i tyre është i përqendruar në Tiranë, Fier, Korçë, Vlorë, Durrës dhe Elbasan. Sa i takon pensioneve rurale, vihet re një trend tërësisht i kundërt.  Numri i pensionistëve ruralë ka zbritur gradualisht nga 115,443 në vitin 2020, në 91.256 përfitues në vitin 2024, me një rënie që llogaritet 24.187 përfitues më pak në skemë. Nga të cilët 82,146 janë pensione pleqërie,  5,410 pensione invaliditeti dhe 3,700 pensione familjare, të cilat të gjithë rezultojnë më rënie. Numri më i lartë i pensioneve të pleqërisë, është i përqendruar në Tiranë, Fier, Elbasan, Vlorë, Korçë, Berat, Peshkopi. Në total në të gjithë Shqipërinë janë mbi 607 mijë persona të moshës së tretë në qyet dhe fshat që përfitojnë shpërblim fundviti,  66 mijë persona që përfitojnë pensione invaliditetit dhe rreth 47.900 pensione familjare.

  • Pensionet/ Rama premton pasaportë europiane, por Shqipëria bën hapa pas në konvergjencën me BE

    Pensionet/ Rama premton pasaportë europiane, por Shqipëria bën hapa pas në konvergjencën me BE

    Shqipëria po synon të anëtarësohet në Bashkimin Europian deri në vitin 2030. Për të arritur standardet e BE në shumicën e fushave duhen dekada, por në disa të tilla, si pensionet Shqipëria po bën hapa pas.
    Pensionet mesatare në Shqipëri në raport me mesataren e BE-së po vijnë në ulje përllogarit Instituti i Vjenës për Studime Ndërkombëtare. Kjo do të thotë se pensionet në BE vitet e fundit janë rritur me ritme më të larta se në Shqipëri duke thelluar më tej hendekun, në vend që të ngushtohej.
    Ekspertët e Vjenës përllogarisin se pensioni mesatar në Shqipëri ishte 8% e mesatares europiane në 2022, një diferencë që tregon hendekun e madh social dhe ekonomik që qytetarët shqiptarë përballen në moshën e tretë.
    Në fillim të dekadës, në vitin 2010, pensionet shqiptare ishin sa 7.5% të mesatares së BE-së, një nivel shumë i ulët në krahasim me standardet europiane. Gjatë viteve në vijim kishte një rritje e qëndrueshme, duke arritur kulmin në vitin 2018, kur pensionet shqiptare arritën në rreth 9.3% të mesatares së BE-së. Ky ishte momenti më i favorshëm gjatë 2010-2022.
     
    Pas vitit 2018, trendi ndryshoi ndjeshëm, pasi në 2019 – 2020 pensioni mesatar në vendin tonë zbriti sa 7.7% e nivelit të BE-së. Në vitin 2022 ka rimëkëmbje të lehtë duke u ngjitur në 8% të mesatares së BE-së.
    Teksa gjatë dekadës së kaluar kishte një rritje te qëndrueshme ndërmjet pensionit mesatar në Shqipëri dhe pensionit mesatar në BE, trendi u kthye ne rënie pas pandemisë.
    Ky regres lidhet kryesisht me nivelin e ulët të të ardhurave shtetërore për sistemin e sigurimeve shoqërore, informalitetin e lartë në tregun e punës dhe mungesës së mekanizmave që rrisin pensionet sipas kostos reale të jetesës. Ekspertët bëjnë thirrje se pa reforma të thella strukturore në financimin e pensioneve diferenca me BE do të vazhdojë të thellohet.
    Personat mbi 60 vjeç përbenë në 29.2% të popullsisë totale në një janar të këtij viti, nga 15.4% që ishin në vitin 2011.
    Teksa popullsia e përgjithshme është në rënie me rreth 15% ndërmjet censeve 2011 dhe 2023, personat në moshë pensioni po rriten, duke shtuar me tej presionin mbi skemën e sigurimeve shoqërore në periudha afatgjata.
    INSTAT raportoi se popullsia mbi 60 vjeç arriti ne mbi 691 mijë persona në 1 janar 2025, ose 54 për qind më shumë se në vitin 2011.
    Ekspertët e ekonomisë sugjerojnë se përmirësimi i të ardhurave për pensionistët bëhet duke rritur numrin e kontribuuesve në sigurimet shoqërore, përmirësim të administrimit të fondeve të pensionit dhe rritjen e pensioneve me ritmin e pagave mesatar, siç a e kanë bërë disa vende të Rajonit./ B.Hoxha, Monitor

  • Vetëm 8% e mesatares europiane! Pensionet, Shqipëria bën hapa pas në konvergjencën me BE

    Vetëm 8% e mesatares europiane! Pensionet, Shqipëria bën hapa pas në konvergjencën me BE

    Shqipëria po synon të anëtarësohet në Bashkimin Europian deri në vitin 2030. Për të arritur standardet e BE në shumicën e fushave duhen dekada, por në disa të tilla, si pensionet Shqipëria po bën hapa pas.
    Pensionet mesatare në Shqipëri në raport me mesataren e BE-së po vijnë në ulje përllogarit Instituti i Vjenës për Studime Ndërkombëtare. Kjo do të thotë se pensionet në BE vitet e fundit janë rritur me ritme më të larta se në Shqipëri duke thelluar më tej hendekun, në vend që të ngushtohej.
    Ekspertët e Vjenës përllogarisin se pensioni mesatar në Shqipëri ishte 8% e mesatares europiane në 2022, një diferencë që tregon hendekun e madh social dhe ekonomik që qytetarët shqiptarë përballen në moshën e tretë.
    Në fillim të dekadës, në vitin 2010, pensionet shqiptare ishin sa 7.5% të mesatares së BE-së, një nivel shumë i ulët në krahasim me standardet europiane. Gjatë viteve në vijim kishte një rritje e qëndrueshme, duke arritur kulmin në vitin 2018, kur pensionet shqiptare arritën në rreth 9.3% të mesatares së BE-së. Ky ishte momenti më i favorshëm gjatë 2010-2022.
    Pas vitit 2018, trendi ndryshoi ndjeshëm, pasi në 2019 – 2020 pensioni mesatar në vendin tonë zbriti sa 7.7% e nivelit të BE-së. Në vitin 2022 ka rimëkëmbje të lehtë duke u ngjitur në 8% të mesatares së BE-së.
    Teksa gjatë dekadës së kaluar kishte një rritje te qëndrueshme ndërmjet pensionit mesatar në Shqipëri dhe pensionit mesatar në BE, trendi u kthye ne rënie pas pandemisë.
    Ky regres lidhet kryesisht me nivelin e ulët të të ardhurave shtetërore për sistemin e sigurimeve shoqërore, informalitetin e lartë në tregun e punës dhe mungesës së mekanizmave që rrisin pensionet sipas kostos reale të jetesës. Ekspertët bëjnë thirrje se pa reforma të thella strukturore në financimin e pensioneve diferenca me BE do të vazhdojë të thellohet.
    Personat mbi 60 vjeç përbenë në 29.2% të popullsisë totale në një janar të këtij viti, nga 15.4% që ishin në vitin 2011.
    Teksa popullsia e përgjithshme është në rënie me rreth 15% ndërmjet censeve 2011 dhe 2023, personat në moshë pensioni po rriten, duke shtuar me tej presionin mbi skemën e sigurimeve shoqërore në periudha afatgjata.
    INSTAT raportoi se popullsia mbi 60 vjeç arriti ne mbi 691 mijë persona në 1 janar 2025, ose 54 për qind më shumë se në vitin 2011.
    Ekspertët e ekonomisë sugjerojnë se përmirësimi i të ardhurave për pensionistët bëhet duke rritur numrin e kontribuuesve në sigurimet shoqërore, përmirësim të administrimit të fondeve të pensionit dhe rritjen e pensioneve me ritmin e pagave mesatar, siç a e kanë bërë disa vende të Rajonit./ Monitor

  • Vetëm 8% e mesatares europiane! Pensionet në Shqipëri bëjnë hapa pas krahasuar me BE

    Vetëm 8% e mesatares europiane! Pensionet në Shqipëri bëjnë hapa pas krahasuar me BE

  • Vetëm 8% e mesatares europiane / Pensionet, Shqipëria bën hapa pas në konvergjencën me BE

    Vetëm 8% e mesatares europiane / Pensionet, Shqipëria bën hapa pas në konvergjencën me BE

    Shqipëria po synon të anëtarësohet në Bashkimin Europian deri në vitin 2030. Për të arritur standardet e BE në shumicën e fushave duhen dekada, por në disa të tilla, si pensionet Shqipëria po bën hapa pas.Pensionet mesatare në Shqipëri në raport me mesataren e BE-së po vijnë në ulje përllogarit Instituti i Vjenës për Studime Ndërkombëtare. Kjo do të thotë se pensionet në BE vitet e fundit janë rritur me ritme më të larta se në Shqipëri duke thelluar më tej hendekun, në vend që të ngushtohej.Ekspertët e Vjenës përllogarisin se pensioni mesatar në Shqipëri ishte 8% e mesatares europiane në 2022, një diferencë që tregon hendekun e madh social dhe ekonomik që qytetarët shqiptarë përballen në moshën e tretë.Në fillim të dekadës, në vitin 2010, pensionet shqiptare ishin sa 7.5% të mesatares së BE-së, një nivel shumë i ulët në krahasim me standardet europiane. Gjatë viteve në vijim kishte një rritje e qëndrueshme, duke arritur kulmin në vitin 2018, kur pensionet shqiptare arritën në rreth 9.3% të mesatares së BE-së. Ky ishte momenti më i favorshëm gjatë 2010-2022.Pas vitit 2018, trendi ndryshoi ndjeshëm, pasi në 2019 – 2020 pensioni mesatar në vendin tonë zbriti sa 7.7% e nivelit të BE-së. Në vitin 2022 ka rimëkëmbje të lehtë duke u ngjitur në 8% të mesatares së BE-së.Teksa gjatë dekadës së kaluar kishte një rritje te qëndrueshme ndërmjet pensionit mesatar në Shqipëri dhe pensionit mesatar në BE, trendi u kthye ne rënie pas pandemisë.Ky regres lidhet kryesisht me nivelin e ulët të të ardhurave shtetërore për sistemin e sigurimeve shoqërore, informalitetin e lartë në tregun e punës dhe mungesës së mekanizmave që rrisin pensionet sipas kostos reale të jetesës. Ekspertët bëjnë thirrje se pa reforma të thella strukturore në financimin e pensioneve diferenca me BE do të vazhdojë të thellohet.Personat mbi 60 vjeç përbenë në 29.2% të popullsisë totale në një janar të këtij viti, nga 15.4% që ishin në vitin 2011.Teksa popullsia e përgjithshme është në rënie me rreth 15% ndërmjet censeve 2011 dhe 2023, personat në moshë pensioni po rriten, duke shtuar me tej presionin mbi skemën e sigurimeve shoqërore në periudha afatgjata.INSTAT raportoi se popullsia mbi 60 vjeç arriti ne mbi 691 mijë persona në 1 janar 2025, ose 54 për qind më shumë se në vitin 2011.Ekspertët e ekonomisë sugjerojnë se përmirësimi i të ardhurave për pensionistët bëhet duke rritur numrin e kontribuuesve në sigurimet shoqërore, përmirësim të administrimit të fondeve të pensionit dhe rritjen e pensioneve me ritmin e pagave mesatar, siç a e kanë bërë disa vende të Rajonit./ B.HoxhaKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Vetëm 8% e mesatares europiane/ Pensionet, Shqipëria bën hapa pas në konvergjencën me BE

    Vetëm 8% e mesatares europiane/ Pensionet, Shqipëria bën hapa pas në konvergjencën me BE

    Shqipëria po synon të anëtarësohet në Bashkimin Europian deri në vitin 2030. Për të arritur standardet e BE në shumicën e fushave duhen dekada, por në disa të tilla, si pensionet Shqipëria po bën hapa pas.Pensionet mesatare në Shqipëri në raport me mesataren e BE-së po vijnë në ulje përllogarit, Instituti i Vjenës për Studime Ndërkombëtare. Kjo do të thotë se pensionet në BE vitet e fundit janë rritur me ritme më të larta se në Shqipëri duke thelluar me tej hendekun, në vend që të ngushtohej.Ekspertët e Vjenës përllogarisin se pensioni mesatar në Shqipëri ishte 8 për qind e mesatares europiane në 2022, një diferencë që tregon hendekun e madh social dhe ekonomik që qytetarët shqiptarë përballen në moshën e tretë.Në fillim të dekadës, në vitin 2010, pensionet shqiptare ishin sa 7.5% të mesatares së BE-së, një nivel shumë i ulët në krahasim me standardet europiane. Gjatë viteve në vijim kishte një rritje e qëndrueshme, duke arritur kulmin në vitin 2018, kur pensionet shqiptare arritën në rreth 9.3% të mesatares së BE-së. Ky ishte momenti më i favorshëm përgjatë 2010-2022.Pas vitit 2018, trendi ndryshoi ndjeshëm, pasi në 2019 – 2020 pensioni mesatar në vendin tonë zbriti sa 7.7% e nivelit të BE-së. Në vitin 2022 ka rimëkëmbje të lehtë duke u ngjitur në 8% të mesatares së BE-së.Teksa gjatë dekadës së kaluar kishte një rritje te qëndrueshme ndërmjet pensionit mesatar në Shqipëri dhe pensionit mesatar në BE, trendi u kthye ne rënie pas pandemisë.Ky regres lidhet kryesisht me nivelin e ulët të të ardhurave shtetërore për sistemin e sigurimeve shoqërore, informalitetin e lartë në tregun e punës dhe mungesës së mekanizmave që rrisin pensionet sipas kostos reale të jetesës. Ekspertët bëjnë thirrje se pa reforma të thella strukturore në financimin e pensioneve diferenca me BE do të vazhdojë të thellohet.Personat mbi 60 vjeç përbenë në 29.2 për qind të popullsisë totale në një janar të këtij viti, nga 15.4 për qind që ishin në vitin 2011.Teksa popullsia e përgjithshme është në rënie me rreth 15 për qind ndërmjet censeve 2011 dhe 2023, personat në moshë pensioni po rriten, duke shtuar me tej presionin mbi skemën e sigurimeve shoqërore në periudha afatgjata. INSTAT raportoi se popullsia mbi 60 vjeç arriti ne mbi 691 mijë persona në 1 janar 2025, ose 54 për qind më shumë se në vitin 2011.Ekspertët e ekonomisë sugjerojnë se përmirësimi i të ardhurave për pensionistët bëhet duke rritur numrin e kontribuuesve në sigurimet shoqërore, përmirësim të administrimit të fondeve të pensionit dhe rritjen e pensioneve me ritmin e pagave mesatar, siç a e kanë bërë disa vende të Rajonit./ B.HoxhaKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Indeksimi i pensioneve, Xhixho: Tallje e qeverisë, me 490 lekë do blejnë 1 bukë, 100 gramë djathë dhe 1 domate në muaj

    Indeksimi i pensioneve, Xhixho: Tallje e qeverisë, me 490 lekë do blejnë 1 bukë, 100 gramë djathë dhe 1 domate në muaj

    Deputetja dhe nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka kritikuar indeksimin e qeverisë për pensionistët, duke e konsideruar talljen e radhës. Në një deklaratë për mediat nga selia e partisë, Xhixho theksoi se me 490 lekë që indeksimi për pensionet në qytet dhe 290 lekë në fshat, pensionistët mund të blejnë vetëm një bukë, 100 gramë djathë dhe në domate në muaj. Deputetja Xhixho thekson se pensionistët shqiptarë janë më të varfrit në rajon, teksa në vendet fqinje pensionet janë dyfish më të larta.
    “Qeveria u tall edhe njëherë me 721 mijë pensionistë, me indeksimin e radhës. Nga 1 tetori 2025,  pensionet janë rritur 2.5%, praktikisht 490 lekë për pensionet urbane dhe 290 lekë për pensionet rurale. Çfarë mund të shtohet në tryezat e pensionistëve me kaq para? Në një muaj jo më shumë se një bukë, 100 gramë djathë dhe një domate! Asnjë zgjidhje reale, thjesht propagandë! Pensionistët shqiptarë mbeten më të varfrit në rajon, me një pension mesatar 170 euro, ndërkohë që në vendet fqinje janë sa dy dhe trefishi i tyre. Sipas Eurostat, për një person të rritur mbi 65 vjeç ose në pension, niveli i varfërisë për Shqipërinë vlerësohet në 69%, për Serbinë në 48.9% dhe Malin e Zi 27.6%. Në Kosovë, pensioni mesatar është 340 euro, në Malin e Zi – 450 euro, në Maqedoninë e Veriut – 325 euro dhe në Serbi – 390 euro. Qeveria është tallur rregullisht me pensionistët me indeksime qesharake dhe bonuse elektorale. Në fund të vitit të kaluar, një indeksim prej 4.1% nuk pati asnjë ndikim në ekonominë familjare të këtyre njerëzve, që i kanë shërbyer vendit një jetë të tërë.
    E vërteta e hidhur është se sot pensionistët jetojnë më keq se para 12 vitesh. Nëse bëjmë një krahasim me vitin 2013, ata marrin sot 30% më pak pasi çmimet dhe kostoja e jetesës janë dyfishuar, ndërsa rritja ka qenë e papërfillshme. Pensionistëve sot nuk u del të blejnë ilaçet apo të paguajnë energjinë. Pjesa dërrmuese e tyre janë të varur financiarisht nga dërgesat e fëmijëve emigrantë, sepse qeveria i ka shpërfillur dhe kujtohet për ta vetëm kur i duhet vota e tyre. A i ka qeveria paratë për një rritje reale pensionesh? Sigurisht që po! A është mundësia për një rritje 20% sa ajo e Kosovës një vit më parë? Mundësia është, por qeverisë Rama i mungon vullneti.  Shqipëria është vendi me normën më të lartë të TVSH-së për ushqimet me 20%. Kosova e ka 8%, Mali i Zi 7% e Serbia 10%. Fare mirë, një pjesë e parave që mblidhen në arkën e shtetit përmes TVSH-së mund të shkojnë për rritjen e pensioneve”, tha ajo.