Tag: pensionet

  • Berisha: Rama i ka trajtuar në mënyrë çnjerëzore pensionistët në 12 vite! Po e mban administratën në të zi pa sigurime shoqërore

    Berisha: Rama i ka trajtuar në mënyrë çnjerëzore pensionistët në 12 vite! Po e mban administratën në të zi pa sigurime shoqërore

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me pensionistët, theksoi se trajtimi i pensionistëve nga ana e qeverisë Rama ka qenë “çnjerëzor” gjatë 12 viteve të fundit.

    Ai theksoi se shumica e pensionistëve në Shqipëri përballen me vështirësi të mëdha ekonomike, duke përmendur se shumë prej tyre janë të detyruar të mbështeten në ndihmën e familjarëve për të mbijetuar. Berisha kritikon ashpër qeverinë për mos rritjen e pensioneve në përputhje me rritjen e çmimeve dhe shpenzimeve të jetesës.

    Ai po ashtu denoncoi faktin se administrata shtetërore po mbahet “në të zi” pa paguar sigurime shoqërore, çka ka krijuar një deficit të madh në fondin e pensioneve.

    Berisha nënvizoi se një pjesë e madhe e problematikës lidhet me mos-pagimin e kontributeve të sigurimeve shoqërore nga shteti, dhe se kjo ka kontribuar në gjendjen e vështirë ekonomike të pensionistëve shqiptarë.

    Deklarata e plotë:

    Së pari, shpreh nderimin tim më të madh dhe përuljen time për të gjithë kontributin që ju keni dhënë në këtë vend për familjet tuaja, për veten tuaj, për shoqërinë, për Shqipërinë.

    Shpreh gjithashtu keqardhjen time të thellë, por edhe dhimbjen për faktin që ju, qindra mijëra gra e burra, që shkritë energjitë tuaja, mendjen tuaj, talentet tuaja, aftësitë tuaja për zhvillimin e këtij vendi, sot ndodheni në një gjendje pakrahasimisht më të vështirë, në rrafshin ekonomik, sesa bashkëmoshatarët tuaj në çdo vend tjetër.

    Sot, mbi 780 mijë pensionistë përballen, përveçse një pjesë e tyre që kanë pensione maksimale, të tjerët përballen me vështirësi serioze për ushqimin e muajit, e ditës, për ilaçet që rëndom duhen në këtë moshë dhe për kujdeset e tjera të nevojshme.

    Jetoni, të shumtit nga ju, nga ato ndihma që u dërgojnë fëmijët tuaj, familjarët tuaj, sepse pensionet janë absolutisht pensione të padenja dhe në këtë kontekst, në këtë kuadër, duhet t’u them se qëndrimi ndaj jush është qëndrim ndaj dinjitetit njerëzor.

    Njeriu duhet të jetojë në dinjitet, por njeriun që e dënon me varfëri, ti ia dhunon edhe dinjitetin.

    Pse them e dënon? Sepse ju në 12 vite jeni dëshmitarë, e keni provuar me jetesën tuaj të përditshme se pensionet tuaja janë rritur shumë më pak se sa çmimet.

    Në qoftë se çmimet në dyqane janë dyfishuar, ndonjëherë edhe mbidyfishuar, dhe këtu është fjala për çmimet bazë.

    Në qoftë se ilaçet e rimbursimit janë pakësuar dhe për fatin e keq edhe ato që blini janë jashtë standardeve, sepse këta e anuluan ligjin për interesa të mafies, ligji që garantonte standarde të BE.

    Pra, ju sot jeni shtresa më e injoruar dhe në mënyrën më të pamerituar.

    Nuk ka diskutim që pensionet bazohen në fondin e pensioneve.

    Por kur bëjmë fjalë për tranzicion real, atëherë ne tranzicionin duhet ta pranojmë në të gjithë fushat.

    Edhe fondi i pensioneve është në tranzicion.

    Por vijmë sot. Qëndrimet 12 vite të kësaj qeverie kanë qenë më së paku të papërgjegjshme.

    Kanë qenë edhe të pamëshirë në njëfarë aspekti sepse çdo qeveri në janar, kur bën buxhetin e shtetit, ajo qeveri ndan kaq për rrogat, kaq për pensionet, kaq do ndaj për shkollat, për kopshtet, shëndetësinë e me radhë.

    Kurse ju iu zhduku nga zëri. Jo rrogat. Rrogat e larta i trefishoi. Tani dini një gjë ju, sot Shqipëria që thonë këta, për rrogëlartit ka rrogat më të larta në rajon.

    Diferencën midis rrogës së lartë, rrogës mesatare dhe pensionit mesatar e ka më të madhen në rajon, çka është çnjerëzore.

    Sepse ti mund të jesh Presidenti i Republikës, por edhe ajo që shtyp, edhe ajo që pastron, edhe ajo ka fëmijë. Edhe ata shpenzojnë dhe konsumojnë.

    Prandaj gjithmonë bëhet një përllogaritje që kjo diferencë të mos jetë më e madhe se 4-5 herë. Këtu është 10-12 herë. Dhe këta e bënë. Ne e kishim 4-5 herë.

    Doli në mënyrë shumë evidente se Edi Rama, mos ia përmendim as emrin, thotë se nuk na lejon fondi i pensioneve për të rritur pensionet. Dhe në qoftë se ne rrisim pensionet nga buxheti, ne pësojmë katastrofë. Nuk ka mashtrim më të madh.

    Është e vërtetë që në vende që kanë dekada e dekada disiplinë në menaxhimin e fondit të pensioneve, në kontributet shoqërore dhe përdorimin e fondit për shtimin e tij me investime, është fondi që i përballon.

    Por ky vend nuk jemi ne. Nuk janë as vendet e rajonit.

    Atëherë çfarë bëhet? Shtohet nga buxheti.

    Çfarë bëmë ne në vitin 2005-2013. Ne e gjetëm pensionin minimal 36 euro dhe e rritëm në 82 euro.

    Gjetëm pensionin mesatar 110 euro dhe e rritëm në 143 euro.

    Kosova para dy muajsh deklaroi se do i rris me 20 përqind pensionet dhe mori 100 milionë euro nga buxheti dhe i vendosi në fondin e pensionet.

    Tani ky mashtrues që e ka për moral mashtrimin, bën mbledhje, merr disa pensionistë, merr në krahun tjetër disa biznesmenë dhe u thotë ju e keni fajin se mbani punëtorët në zi pa sigurime shoqërore, ndaj dhe këta nuk marrin pensionet.

    Po a e dini ju se kush mban më shumë në zi pa sigurime shoqërore? Administrata e Edi Rama.

    Janë me qindra milionë euro deficit në fondin ju sepse Edi Rama nuk u paguan sigurimet shoqërore punonjësve të administratës.

    Kjo është e vërteta.

    Në radhë të parë duhet të paguajë shteti vetë. Kur shteti nuk paguan sigurimet shoqërore, ai është një shtet që nuk ka asnjë normë morale.

    Kur ato sigurime shoqërore janë për ata që kanë larë me djersë këtë vend dhe ky që punon në administratë, shteti nuk i jep lekët, sepse nuk ka asnjë përgjegjësi punonjësi këtu, po këta mbajnë shumicën e administratës në të zi pa sigurime shoqërore.

  • Pensionet “mollë sherri” / Muçollari: PS i uli në 12 vite; Metani: Prandaj ju kanë votuar kundër tre mandate

    Pensionet “mollë sherri” / Muçollari: PS i uli në 12 vite; Metani: Prandaj ju kanë votuar kundër tre mandate

    Pensionistët janë kthyer në “mollë sherri” mes të ftuarve në studion e Quo Vadis në Vizion Plus të moderatores Pranvera Borakaj.
    Kandidati i PD për Qarkun e Tiranës, Grigels Muçollari tha se në fokus të qeverisë së re pas zgjedhjeve të 11 majit do të jenë pensionet, të cilat sipas tij në këto 12 vite janë ulur nga socialistët.
    Por për kandidatin e PSD, Gert Metani pensionistët janë shtresa më e abuzuar, dhe kanë jetuar po keq si në kohën e PD ashtu edhe në të PS.
    Pjesë nga debati:
    Muçollari: Pas 12 vjetësh ne i kemi ulur pensionet.
    Metani: Ju si qeveri morët 800 mijë vota kundër. Nëse pensionet do ishin siç thua ti do kishit marrë pro.
    Muçollari: Pensioni nuk është as i mirë as i keq.
    Metani: Si atëherë si tani me pension nuk jetohet.
    Muçollari: Në pasigurinë që kanë njerëzit e varfër, dhe pasiguria e shtresës mesatare dihet se ku do e çojnë fëmijën në shkollë.
    Borakaj: Sa do e çoni pensionin?
    Muçollari: Pensionin minimal e dyfishojmë.
    Borakaj: Për sa kohë?
    Muçollari: Për 100 ditë.
    Borakaj: Pra në fund të dhjetorit?
    Muçollari: Po, dhe dyfishimin e indeksimit të inflacionit.

  • Pensionistët “mollë sherri” në Quo Vadis”/ Muçollari: Socialistët i ulën pensionet në 12 vite. Metani: Prandaj ju kanë votuar kundër tre mandate

    Pensionistët “mollë sherri” në Quo Vadis”/ Muçollari: Socialistët i ulën pensionet në 12 vite. Metani: Prandaj ju kanë votuar kundër tre mandate

    Pensionistët janë kthyer në “mollë sherri” mes të ftuarve në studion e Quo Vadis në Vizion Plus të moderatores Pranvera Borakaj.
    Kandidati i PD për Qarkun e Tiranës, Grigels Muçollari tha se në fokus të qeverisë së re pas zgjedhjeve të 11 majit do të jenë pensionet, të cilat sipas tij në këto 12 vite janë ulur nga socialistët.
    Por për kandidatin e PSD, Gert Metani pensionistët janë shtresa më e abuzuar, dhe kanë jetuar po keq si në kohën e PD ashtu edhe në të PS.

    Pjesë nga debati:
    Muçollari: Pas 12 vjetësh ne i kemi ulur pensionet.
    Metani: Ju si qeveri morët 800 mijë vota kundër. Nëse pensionet do ishin siç thua ti do kishit marrë pro.
    Muçollari: Pensioni nuk është as i mirë as i keq.
    Metani: Si atëherë si tani me pension nuk jetohet.
    Muçollari: Në pasigurinë që kanë njerëzit e varfër, dhe pasiguria e shtresës mesatare dihet se ku do e çojnë fëmijën në shkollë.
    Borakaj: Sa do e çoni pensionin?
    Muçollari: Pensionin minimal e dyfishojmë.
    Borakaj: Për sa kohë?
    Muçollari: Për 100 ditë.
    Borakaj: Pra në fund të dhjetorit?
    Muçollari: Po, dhe dyfishimin e indeksimit të inflacionit.

  • “Brenda mandatit të katërt mbyllim legalizimet”, Rama: Vetëm unë dhe PS mund të anëtarësojmë vendin në BE

    “Brenda mandatit të katërt mbyllim legalizimet”, Rama: Vetëm unë dhe PS mund të anëtarësojmë vendin në BE

    Afati i premtuar nga Kryeministrit për t’i dhënë përgjigje të gjitha kërkesave për legalizime është fundi i mandatit të 4.
    “Ne kemi bërë 270 mijë legalizime. Janë dhe rreth 60 mijë që kanë mbetur, vazhdojnë. Duam ta përmbyllim këtë proces brenda mandatit të katërt sepse janë numra shumë të mëdhenj”, shprehet Rama.
    Ndërkohë komentuesve të bashkëbisedimit të kësaj të enjte ju shpjegon se mes dëshirës dhe mundësive për rritjet e pensioneve nuk mund të ketë shenjë barazimi.
    “Se ai që është i përgjegjshëm në raport edhe me fëmijët, jo vetëm me të rriturit, nuk bën gjëra të cilat nesër i paguajnë fëmijët. Nuk ndërton piramida që pastaj zënë brenda gjithë vendin, siç e zunë ‘97 dhe prandaj tek pensionet që bazohen tek Fondi i Sigurimeve, pensionet bazohen tek Fondi i Sigurimeve, pra paguajnë të gjithë për pensionin dhe ndërkohë me ato që paguajnë, paguhen pensionet aktualisht. Kuptove, kështu që ne synojmë që deri në 2030, të mund të arrijmë tek pensioni minimal 200 Euro, deri në 2030. Ndërkohë që për ata që janë me siguri të plota të kemi një pension mesatar 400 Euro”, deklaron Kryeministri.
    E njëjta logjikë për Kryeministrin është e vlefshme dhe për rritjen e pagës minimale, pasi duket të mos anashkalohen efektet që ka vendosja e një page të tillë të detyrueshme tek punëdhënësit në sektorin privat.
    “Kompanitë kanë mundësitë apo pamundësitë e tyre. Nga ana tjetër paga minimale ndikon në fuqinë konkurruese etj. Kështu që, nuk është kaq e thjeshtë”, thotë Rama.
    Kryeministri garanton se programi i tyre është program për të çuar Shqipërinë në BE që sipas tij nuk mundet dhe nuk do ta bëj dot asnjëherë PD e drejtuar nga Berisha, të cilin do ta rrëzojnë. E në ndihme për të treguar sesi do të ndodh i vjen një incident gjatë transmetimit live.
    E kur ndjekësit i kërkojnë të mos shajë kundërshtarët, Rama shpjegon se është metaforë.
    “Shikoni këtu, unë nuk ofendoj askënd, thjesht unë ju vë përpara panoramën me një metaforë, e kam bërë dhe herë të tjera, e bëj dhe përsëri, unë nuk jam fare lloji i politikanit apo përfaqësuesit publik që shaj të tjerët “O kriminel, o hajdut, o maskara, o drogaxhi, o kështu e ashtu”. Këto janë maskarllëqe që çuditërisht një pjese të madhe nuk i bën përshtypje kurse kur unë flas në mënyrë metaforike ose kur flas në mënyrë simbolike, ofendoj”, thekson Rama.

  • Programi i PD/ Bardhi takim me qytetarët në Lushnjë: Asnjë pension nuk do të jetë nën 200 euro…

    Programi i PD/ Bardhi takim me qytetarët në Lushnjë: Asnjë pension nuk do të jetë nën 200 euro…

    Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka deklaruar se asnjë pensionist nuk do të ketë më pension nën 200 euro, nëse PD vjen në pushtet.

    Gjatë një takimi me pensionistët në Lushnjë, ku ishte i pranishëm edhe kandidati demokrat Gentian Çela, Bardhi u shpreh se dy problemet kryesore të pensionistëve janë pensionet dhe ilaçet.

    “Me rritjen e vazhdueshme të çmimeve, pensionet aktuale nuk mund të mbulojnë as nevojat më bazike. Ndërsa barnat e rimbursueshme nuk janë efektive, duke detyruar shumë pensionistë të blejnë ilaçe të tjera me kosto të larta”, tha ai.

    Bardhi prezantoi planin e PD-së për pensionistët, i cili do të realizohet brenda 100 ditëve të para të qeverisjes.

    Postimi në FB:

    Asnjë pension nën 200 euro!

    Sa herë takohem me pensionistët, janë dy çështje që gjithmonë janë në përkeqësim: pensionet dhe ilaçet. Me çmimet në stratosferë, pensionet nuk dalin për asgjë. Në një pjesë të madhe, ilaçet blihen, sepse ata me rimbursim, nuk kanë efekt. Këto shqetësime na u përcollën edhe në Lushnjë në një takim që patëm me pensionistët, bashkë me kandidatin Gentian Çela.

    Ne kemi një plan të qartë që pensionsitët të kenë një jetë sa më dinjitoze dhe që do ta zbatojmë brenda 100 ditëve të para:

    Nuk do të ketë më pension nën 200 euro.

    Reformim të listës së barnave sipas nevojës së pensionistëve

    Siguri për ilaçet me vendosjen e standardeve më të larta të BE-së.

    Jemi gati për të bërë më të mirën për prindërit tanë!  Voto nr. 1, Voto PD!

  • ‘Ku do t’i gjejmë paratë për të rritur pagat e pensionet?’/ Berisha tregon rrugën drejt Shqipërisë Madhështore

    ‘Ku do t’i gjejmë paratë për të rritur pagat e pensionet?’/ Berisha tregon rrugën drejt Shqipërisë Madhështore

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se rritja e pensioneve dhe pagës minimale siç ka premtuar PD është plotësisht e mundshme, nëse vihen në funksion mekanizmat rregullatorë të shteti.

    I ftuar në emisionin Now, Berisha solli si shembull koston e rrugëve të ndërtuar në kohën kur qeveriste PD me ato të ndërtuara në qeverinë e majtë për të treguar atë që ai e quan abuzim me buxhetin  e shtetit, para që siç tha mund të shpërndahen për të rritur mirëqenien e popullsisë.

    Berisha: Është e vërtetë që largimi masiv i njerëzve ka ulur numrin e të punësuarve, por ka edhe një informalitet shumë të madh që arrin minimumi 40 për qind, dihet që në një sistem korruptiv lufta kundër informalitetit bëhet iluzion, nuk të lënë patronazhistët, familjarët e pushtetarëve duke injoruar grupet e interesit. Për të rritur pensionet do marrësh nga buxheti i shtetit, por këtë gjë e ne kemi bërë, ne 2 fishuam pensionet e ulëta gjatë 8 viteve, dyfishuam rrogat, por ne ndërtonim punët publike me çmimet e manualeve. Nëse rrugën Lushnjë-Fier e kemi ndërtuar me 1 mln euro km, ajo sot nuk kushton kurrë 2 mln/km por 1,3 mln. Ne do ndërtojmë sipas manualeve të ndërtimit. Shihni një rrugë në Kroaci, një autostradë 23 km, 27 metra e gjera, është ndërtuar me 17 mln euro. Tani paga minimale është 400 euro, por bizneseve do t’i kompensohet nga shteti me taksat. Për euron duhet krijuar bordi, që të kompensohet çdo qindarkë për eksportuesit, shteti i ka këto mundësi, por një shpërndarje njerëzore është gjithmonë e domosdoshme.

     

  • Berisha: Ja ku do t’i gjejmë paratë për të rritur pagat e pensionet

    Berisha: Ja ku do t’i gjejmë paratë për të rritur pagat e pensionet

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha në emisionin Now në Euronews Albania se rritja e pensioneve dhe pagës minimale siç ka premtuar PD është plotësisht e mundshme nëse vihen në funksion mekanizmat rregullatorë të shteti.
    Berisha solli si shembull koston e rrugëve të ndërtuar në kohën kur qeveriste PD me ato të ndërtuara në qeverinë e majtë për të treguar atë që ai e quan abuzim me buxhetin  e shtetit, para që siç tha mund të shpërndahen për të rritur mirëqenien e popullsisë.
    “Është e vërtetë që largimi masiv i njerëzve ka ulur numrin e të punësuarve, por ka edhe një informalitet shumë të madh që arrin minimumi 40 për qind, dihet që në një sistem korruptiv lufta kundër informalitetit bëhet iluzion, nuk të lënë patronazhistët, familjarët e pushtetarëve duke injoruar grupet e interesit. Për të rritur pensionet do marrësh nga buxheti i shtetit, por këtë gjë e ne kemi bërë, ne 2 fishuam pensionet e ulëta gjatë 8 viteve, dyfishuam rrogat, por ne ndërtonim punët publike me çmimet e manualeve. Nëse rrugën Lushnjë-Fier e kemi ndërtuar me 1 mln euro km, ajo sot nuk kushton kurrë 2 mln/km por 1,3 mln. Ne do ndërtojmë sipas manualeve të ndërtimit. Shihni një rrugë në Kroaci, një autostradë 23 km, 27 metra e gjera, është ndërtuar me 17 mln euro. Tani paga minimale është 400 euro, por bizneseve do t’i kompensohet nga shteti me taksat. Për euron duhet krijuar bordi, që të kompensohet çdo qindarkë për eksportuesit, shteti i ka këto mundësi, por një shpërndarje njerëzore është gjithmonë e domosdoshme”, tha Berisha.