Tag: pengjeve

  • Familjet e pengjeve izraelite që mbahen në Gaza: Jemi në ditë vendimtare për të arritur një marrëveshje

    Familjet e pengjeve izraelite që mbahen në Gaza: Jemi në ditë vendimtare për të arritur një marrëveshje

    Forumi i Pengjeve dhe Familjeve të Zhdukura thotë se tani është koha që Izraeli të “qëndrojë i bashkuar” për të siguruar kthimin e të gjithë pengjeve të mbetura nga Gaza.  “Jemi në ditë vendimtare për një marrëveshje – ditë që do të përcaktojnë se kur pengjet e gjalla do të kthehen për rehabilitim dhe të ndjerit do të kthehen për varrim të duhur. Kjo është ora kur i gjithë Izraeli duhet të qëndrojë së bashku dhe të kërkojë me zë të lartë: të bëjmë gjithçka që është e mundur për të sjellë vëllezërit dhe motrat tona në shtëpi”, thotë forumi në një deklaratë.
    Organizata, e cila u formua menjëherë pas sulmit të 7 tetorit, drejtohet kryesisht nga vullnetarë dhe mbështet familjet e pengjeve, ndërkohë që ushtron presion mbi qeveritë që t’i kthejnë ata në shtëpi. Ajo u ka bërë thirrje izraelitëve të mblidhen sonte në Sheshin e Pengjeve në Tel Aviv, për të shënuar gati dy vjet që nga sulmi i 7 tetorit. “Ky është momenti, koha dhe vendi për të vërtetuar se asgjë nuk është më e fortë se solidariteti izraelit.”

  • Planin e Trump për Gazën komenton Kancelari Merz: Shansi më i mirë për paqe

    Planin e Trump për Gazën komenton Kancelari Merz: Shansi më i mirë për paqe

    Kancelari gjerman Friedrich Merz përshëndeti planin e paqes për Gazën, të prezantuar nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, duke e cilësuar atë si “shansin më të mirë për t’i dhënë fund luftës”. Merz i bëri thirrje Hamasit të pranojë propozimin dhe të “hapë rrugën për paqe”. Ai theksoi gjithashtu se Berlini synon të luajë një “rol konkret” në zbatimin e planit.
    Gjatë një takimi në kancelari me të afërmit e pengjeve gjermanë të mbajtur nga Hamasi, Merz deklaroi se “vuajtjet e pengjeve dhe familjeve të tyre duhet të marrin fund menjëherë” dhe përsëriti thirrjen për lirimin e të gjithë pengjeve.
    “Ata duhet të trajtohen në mënyrë humane dhe të marrin ndihmë mjekësore”, tha ai, duke vlerësuar gjithashtu sakrificat dhe forcën emocionale të familjeve të pengjeve.
    Duke iu referuar planit të Trump, Kancelari theksoi se ky propozim “përfaqëson shansin më të mirë për t’i dhënë fund luftës deri më 7 tetor 2022” dhe se mbështetja e Izraelit për planin është “një përparim i rëndësishëm”. Merz u shpreh se tani Hamasi duhet të pranojë propozimin dhe të lejojë rrugën për paqe. Ai falënderoi Presidentin Trump për “përpjekjet e tij të vazhdueshme” dhe vlerësoi angazhimin e shteteve arabe dhe vendeve të tjera myslimane për ndikimin e tyre në Hamas.
    “Qeveria federale është në kontakt të ngushtë me SHBA-në, fqinjët evropianë dhe partnerët në rajon gjatë këtyre ditëve kritike,” shtoi Merz, duke konfirmuar gatishmërinë e Gjermanisë për të luajtur një rol aktiv në zbatimin e planit.

  • Hamasi publikon video të një pengu tjetër, izraelit-gjermani i kërkon familjes të vijojë protestat ndaj Netanyahut

    Hamasi publikon video të një pengu tjetër, izraelit-gjermani i kërkon familjes të vijojë protestat ndaj Netanyahut

    Hamasi publikoi sot një video që tregon një peng izraelito-gjerman, i cili u rrëmbye më 7 tetor 2023.

    I riu, i cili sipas Forumit të Familjeve të Pengjeve quhet Alon Ohel dhe është 24 vjeç, shfaqet në një video të Hamasit për herë të dytë që nga fillimi i muajit.
    Forumi, organizata kryesore e të afërmve të pengjeve, duke cituar familjen e 24-vjeçarit, i kërkoi medias të mos publikojë foton e tij ose fragmente nga videoja.
    Në pamjet filmike, të publikuara nga Brigadat Ezzedine al-Qassam, Ohel, i veshur me një bluzë të zezë, i drejtohet kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe e nxit atë të sigurojë lirimin e të gjithë pengjeve që mbahen ende në Rripin e Gazës.

    NEW: Hamas releases a video of the hostage Alon Ahel. pic.twitter.com/3JCK6e5ZbA
    — Clash Report (@clashreport) September 22, 2025

    Ai dëgjohet gjithashtu duke i kërkuar familjes së tij të vazhdojë protestat kundër Netanyahut dhe qeverisë së tij në mënyrë që të ushtrojë presion mbi pengjet.
    Në video, ai duket se flet para një ekrani televiziv që transmeton deklarata nga kryeministri izraelit.
    Agjencia France-Presse nuk mundi të verifikonte vërtetësinë e videos ose datën e regjistrimit të saj.
    Alon Ohel, një banor i fshatit Lavon në Izraelin verior, ishte gati të fillonte studimet e muzikës pas një udhëtimi në Azi. Ai u rrëmbye së bashku me tre burra të tjerë në Autostradën 232, e cila lidh kibbutzët në kufirin me Gazën.
    Ai ishte një nga disa pengje që kishin shkuar për të marrë pjesë në festivalin e muzikës Supernova në Izraelin jugor. Më 5 shtator, Hamasi publikoi një video tjetër që tregonte Ohelin dhe një peng tjetër, Guy Gilboa-Dalal.
    Nga 251 pengjet e rrëmbyera më 7 tetor 2023, 47 mbeten në Gaza, por ushtria izraelite vlerëson se 25 prej tyre kanë vdekur.

    Top Channel

  • Përgatitet letra për Donald Trump, çfarë i kërkon Hamasi Presidentit amerikan në këmbim të pengjeve izraelite

    Përgatitet letra për Donald Trump, çfarë i kërkon Hamasi Presidentit amerikan në këmbim të pengjeve izraelite

    Hamasi ka përgatitur një letër për Presidentin e SHBA-së Donald Trump, duke i kërkuar atij të garantojë një armëpushim 60-ditor në Gaza në këmbim të lirimit të rreth gjysmës së pengjeve që mban, tha një zyrtar i lartë i administratës amerikane. 

    Raporti u konfirmua nga një burim që foli për “Times of Israel“, i cili tha se letra është aktualisht në Katar dhe pritet t’i dorëzohet Donald Trump këtë javë.
    Megjithatë, sipas rrjetit televiziv izraelit “Channel 12 “, Hamasi ende nuk e ka nënshkruar tekstin, megjithëse vlerësohet se mund ta bëjë këtë në ditët në vijim.
    Ndërkohë Katari ka “ngrirë” përpjekjet e ndërmjetësimit për lirimin e 48 pengjeve të mbetura në Gaza, pas përpjekjes së Izraelit për të goditur udhëheqjen e Hamasit në Doha në fillim të shtatorit.
    Siç i tha një diplomat arab për “Times of Israel”, që nga sulmi izraelit më 9 shtator, ndërmjetësit arabë nuk kanë bërë ndonjë përparim të rëndësishëm në negociatat për pengjet.
    Sipas të njëjtit burim, Katari po kërkon një lloj faljeje nga Izraeli për sulmin në Doha, në mënyrë që të rifillojë rolin e tij në ndërmjetësim ndërkohë që Egjipti aktualisht po shmang marrjen e një roli të pavarur ndërmjetësimi, duke marrë parasysh se roli i Katarit është thelbësor dhe se çdo proces duhet të vazhdojë bashkërisht.
     

    Top Channel

  • Përgatitet letra, çfarë i kërkon Hamasi Presidentit Trump në këmbim të pengjeve izraelite

    Përgatitet letra, çfarë i kërkon Hamasi Presidentit Trump në këmbim të pengjeve izraelite

    Hamasi ka përgatitur një letër për Presidentin e SHBA-së Donald Trump, duke i kërkuar atij të garantojë një armëpushim 60-ditor në Gaza në këmbim të lirimit të rreth gjysmës së pengjeve që mban, tha një zyrtar i lartë i administratës amerikane.  
    Raporti u konfirmua nga një burim që foli për “Times of Israel“, i cili tha se letra është aktualisht në Katar dhe pritet t’i dorëzohet Donald Trump këtë javë. 
    Megjithatë, sipas rrjetit televiziv izraelit “Channel 12 “, Hamasi ende nuk e ka nënshkruar tekstin, megjithëse vlerësohet se mund ta bëjë këtë në ditët në vijim. 
    Ndërkohë Katari ka “ngrirë” përpjekjet e ndërmjetësimit për lirimin e 48 pengjeve të mbetura në Gaza, pas përpjekjes së Izraelit për të goditur udhëheqjen e Hamasit në Doha në fillim të shtatorit. 
    Siç i tha një diplomat arab për “Times of Israel”, që nga sulmi izraelit më 9 shtator, ndërmjetësit arabë nuk kanë bërë ndonjë përparim të rëndësishëm në negociatat për pengjet. 
    Sipas të njëjtit burim, Katari po kërkon një lloj faljeje nga Izraeli për sulmin në Doha, në mënyrë që të rifillojë rolin e tij në ndërmjetësim ndërkohë që Egjipti aktualisht po shmang marrjen e një roli të pavarur ndërmjetësimi, duke marrë parasysh se roli i Katarit është thelbësor dhe se çdo proces duhet të vazhdojë bashkërisht. 
     

  • Izraeli nis pushtimin e Gazës/ Sulm final me tanke e dronë në kërkim të pengjeve të Hamas. 62 civilë të vrarë

    Izraeli nis pushtimin e Gazës/ Sulm final me tanke e dronë në kërkim të pengjeve të Hamas. 62 civilë të vrarë

    Ushtria izraelite nisi gjatë natës një sulm masiv ndaj Qytetit të Gazës me avionë bombardues, dronë, raketa dhe helikopterë.

    “Ky operacion është vetëm fillimi“, shpjeguan zyrtarët ushtarakë izraelitë. Tanket dhe forcat speciale përparuan drejt e në qendër të qytetit, ku besohet se fshihen shumë nga pengjet. Presidenti amerikan Donald Trump e kërcënoi Hamasin: “Mos i përdorni pengjet si mburoja njerëzore, përndryshe çdo gjë do të jetë e mundur“, ishte mesazhi i tij. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nxitoi ta falënderonte për “mbështetjen e tij të palëkundur”. Ndërkohë familjarët e pengjeve u përpoqën ta ndalonin pushtimin duke protestuar jashtë shtëpisë së Netanyahut: “Kjo mund të jetë nata e tyre e fundit”, thërrisnin ata.
    Ofensiva e ushtrisë izraelite më thellë në qytetin e Gazës justifikohet me qëllimin e zhdukjes se Hamasit. Banorët raportuan bombardime pothuajse të pandërprera në qendër të kryeqendrës së enklavës, teksa turmat ia mbathën drejt periferisë. Një zyrtar i lartë i IDF pohoi edhe më shumë trupa tokësore do të dërgohen atje në ditët në vijim, si pjesë e një sulmi të plotë tokësor që synon pushtimin e zonës metropolitane.
    “Gaza City po digjet”, shkroi në rrjetet sociale ministri Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz. “’Ne nuk do të tërhiqemi derisa misioni të përfundojë‘, vazhdoi mesazhi i tij në X. Jerusalem Post raportoi gjithashtu se kishte filluar një ofensivë e madhe, duke cituar raportet palestineze se tanket po hynin në zemër të qytetit në ‘nivele lufte që nuk janë parë në Gazën veriore në ndoshta dy vjet’.
    Bilanci fillestar i vdekjeve është 62, e pohuar kjo nga agjencia e lajmeve Wafa, e cila citon burime mjekësore, e thotë se disa prej viktimave humbën jetën në lagjen Nassr teksa po strehoheshin në një tendë.

    Top Channel

  • Izraeli nisi operacionin tokësor në Gaza, familjet e pengjeve të shqetësuar për fatin e të afërmve të tyre

    Izraeli nisi operacionin tokësor në Gaza, familjet e pengjeve të shqetësuar për fatin e të afërmve të tyre

    Forumi i Familjeve të Pengjeve të Izraelit po nis një apel të dëshpëruar për të mbrojtur të dashurit e tyre, duke akuzuar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu se i ka sakrifikuar ata, sipas ”Times of Israel”.

    “Nata e 710-të në Gaza mund të jetë nata e fundit në jetën e pengjeve që mezi mbijetojnë, dhe nata e fundit në të cilën do të jetë e mundur të gjenden dhe të kthehen pengjet e vrarë për një varrim dinjitoz”, deklaroi ky forum.

    Forumi pohon, vazhdon gazeta izraelite, se një numër i konsiderueshëm i 22 pengjeve që konsiderohen të gjallë nga Izraeli po mbahen në Qytetin e Gazës.

    “Kryeministri po zgjedh me vetëdije t’i sakrifikojë ata në altarin e konsideratave politike”, shton grupi duke e akuzuar atë se ka injoruar këshillën e shefit të Shtabit të IDF-së, i cili thuhet se paralajmëroi kundër operacionit.

    Izraeli ka filluar sulmin e tij tokësor në Gaza, me tanket që thuhet se kanë hyrë tashmë në qytetin kryesor të Rripit.

  • Marco Rubio udhëton në Izrael, familjet e pengjeve: Netanyahu është pengesa e vetme për kthimin e tyre në shtëpi

    Marco Rubio udhëton në Izrael, familjet e pengjeve: Netanyahu është pengesa e vetme për kthimin e tyre në shtëpi

    Familjet e pengjeve izraelite që mbahen ende nga Hamasi kanë thënë se kryeministri Benjamin Netanyahu është “pengesa e vetme” për kthimin e pengjeve dhe arritjen e një marrëveshjeje paqeje.
    Forumi i Pengjeve dhe Familjeve të Zhdukura: Bring Them Home Now shkroi në mediat sociale se sulmi i Izraelit ndaj Katarit javën e kaluar tregon se “sa herë që afrohet një marrëveshje, Netanyahu e saboton atë”.
    Komentet e grupit vijnë pasi Izraeli kreu një sulm ndaj udhëheqësve të lartë të Hamasit në kryeqytetin e Katarit, Doha, ku Hamasi tha se vrau pesë anëtarë të tij dhe një zyrtar të sigurisë së Katarit.

    Të shtunën, Netanyahu tha se vrasja e udhëheqësve të Hamasit në Katar “do të eliminonte pengesën kryesore” për lirimin e pengjeve dhe përfundimin e luftës.
    Ai akuzoi gjithashtu Hamasin për bllokimin e të gjitha përpjekjeve për armëpushim me qëllim zvarritjen e luftës në Gaza.
    Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, udhëtoi për në Izrael të shtunën dhe do të takohet me Netanyahun, ndërsa ndërkombëtarët dënojnë sulmin e Izraelit.
    “Operacioni në Katar dëshmoi pa asnjë dyshim se ekziston një pengesë për kthimin e 48 pengjeve dhe përfundimin e luftës: Kryeministri Netanyahu”, thanë familjet e pengjeve.
    “Ka ardhur koha t’u japim fund justifikimeve për të blerë kohë në mënyrë që ai të mund të qëndrojë në pushtet.”
    Grupi shtoi se “zvarritja” e Netanyahut kishte kushtuar “jetën e 42 pengjeve dhe kërcënonte jetën e pengjeve të tjera që mezi po mbijetojnë”.
    Para largimit të tij, Rubio tha se Presidenti i SHBA-së Donald Trump nuk ishte i kënaqur me sulmin ndaj Katarit, por theksoi se marrëdhënia SHBA-Izrael ishte “shumë e fortë”.
    “Sigurisht që nuk jemi të lumtur për këtë, presidenti nuk ishte i lumtur për këtë. Tani duhet të ecim përpara dhe të kuptojmë se çfarë do të ndodhë më pas”, tha Rubio.
    Ai shtoi se përparësia e Trump mbetet kthimi i të gjithë pengjeve dhe përfundimi i luftës në Gaza./vizionplus.tv

  • Në Izrael, Netanyahu shihet si pengesë kryesore për kthimin e pengjeve

    Në Izrael, Netanyahu shihet si pengesë kryesore për kthimin e pengjeve

    Familjet e pengjeve izraelitë që po mbahen ende nga Hamasi kanë deklaruar se kryeministri Benjamin Netanyahu është “pengesa e vetme” që po parandalon kthimin e tyre dhe arritjen e një marrëveshjeje paqeje.
    Në një postim në rrjetet sociale, Forumi i Familjeve të Pengjeve dhe Të Zhdukurve: Ktheni Ata Tani ka theksuar se sulmi i fundit i Izraelit në Katar, ku u goditën udhëheqës të lartë të Hamasit, tregon se “çdo herë që një marrëveshje është afër, Netanyahu e saboton atë”.

    Sulmi i Izraelit në Doha, ka shkaktuar vdekjen e pesë anëtarëve të Hamasit dhe një zyrtari të sigurisë të Katarit. Pas këtij sulmi, Netanyahu ka deklaruar se eliminimi i liderëve të Hamasit në Katar “do të largojë pengesën kryesore” për lirimin e pengjeve dhe përfundimin e luftës.
    Ai gjithashtu ka akuzuar Hamasin se po pengon të gjitha përpjekjet për armëpushim, duke shtyrë kështu luftën në Gaza.
    Sekretari i Shtetit i SHBA, Marco Rubio, udhëtoi për në Izrael dhe pritet të takohet me Netanyahun, ndërkohë që Izraeli po përballet me kritika globale për sulmin në Katar.
    Megjithatë, familjet e pengjeve kanë thënë se reagimi i Netanyahut është “justifikimi më i fundit” për mosmbajtjen e premtimit për kthimin e të dashurve të tyre. Sipas tyre, operacioni i fundit në Katar ka treguar se “ka një pengesë të vetme për kthimin e 48 pengjeve dhe përfundimin e luftës: Kryeministri Netanyahu”.
    Ata theksuan se vonesat e Netanyahut kanë shkaktuar “vdekjen e 42 pengjeve dhe po kërcënojnë jetën e atyre që po mbijetojnë me vështirësi”.
    Koha.net

  • Netanjahu: Eliminimi i liderëve të Hamasit do t’i jepte fund luftës

    Netanjahu: Eliminimi i liderëve të Hamasit do t’i jepte fund luftës

    Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, deklaroi sot se eliminimi i liderëve të Hamasit do të përbënte fundin e luftës në Gaza, pas sulmeve ajrore të fundit në Doha.
    “Udhëheqësit terroristë të Hamasit që jetojnë në Katar nuk shqetësohen për fatin e popullit të Gazës. Ata kanë penguar përpjekjet për armëpushim për të zgjatur pafundësisht luftën. Eliminimi i tyre do të hiqte pengesën kryesore për lirimin e të gjithë pengjeve tona dhe do t’i jepte fund luftës”, shkroi Netanjahu në një postim në platformën X.
    Nga ana tjetër, familjet e pengjeve e kanë akuzuar Netanjahun si “pengesë” për përfundimin e konfliktit në Gaza.

    “Operacioni që u zhvillua në Katar e tregoi përtej çdo dyshimi se ekziston një pengesë për kthimin e pengjeve dhe përfundimin e luftës: Kryeministri Netanjahu. Sa herë që një marrëveshje është afër arritjes, Netanjahu e saboton”, thuhet në një deklaratë të lëshuar sot nga Forumi i Familjeve të Pengjeve.