Tag: pengjeve

  • Të gjithë sytë nga Egjipti, bisedimet për paqe mes Izraelit dhe Hamasit nisin të hënën

    Të gjithë sytë nga Egjipti, bisedimet për paqe mes Izraelit dhe Hamasit nisin të hënën

    Këtë të hënën pritet të nisin në Egjipt negociatat indirekte mes Izraelit dhe Hamasit, me ndërmjetësimin e SHBA-së dhe Katarit.

    Këto bisedime shihen si ndër më të rëndësishmet që nga fillimi i luftës në Gaza dhe mund të përcaktojnë nëse ekziston një rrugë reale drejt një armëpushimi dhe fundi të konfliktit.
    Negociatat zhvillohen pas një reagimi të papritur nga Hamasi, i cili ka pranuar disa pjesë të planit prej 20 pikash të propozuar nga SHBA-ja. Ky plan përfshin lirimin e pengjeve dhe dorëzimin e qeverisjes së Gazës tek një administratë teknokratike palestineze. Megjithatë, Hamasi nuk ka dhënë ndonjë përgjigje për çështje thelbësore si çarmatimi apo roli i tij i mundshëm në qeverisjen e ardhshme të Gazës.
    Zyrtarë amerikanë dhe izraelitë po ushtrojnë presion për një lirimin sa më të shpejtë të pengjeve. Sipas burimeve, plani fillestar parashikon ndërprerje të menjëhershme të luftimeve dhe lirimin e 48 pengjeve nga të cilët vetëm 20 besohet të jenë ende gjallë, në këmbim të lirimit të qindra palestinezëve të ndaluar nga Izraeli.
    Presidenti amerikan Donald Trump i ka kërkuar Izraelit të ndalojë bombardimet menjëherë për të lehtësuar lirimin e pengjeve. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se nuk mund të lirosh pengje ndërsa vazhdojnë bombardimet dhe theksoi nevojën për një qasje logjistike të koordinuar.
    Ndërkohë, sulmet izraelite në Gaza nuk kanë ndalur. Zëdhënësja e qeverisë izraelite, Shosh Bedrosian, deklaroi këtë të diel  se nuk ka një armëpushim zyrtar në fuqi, megjithëse bombardimet janë ndalur përkohësisht.
    Ministria e Shëndetësisë e Gazës, e drejtuar nga Hamasi, njoftoi se 65 persona u vranë në 24 orët para mesditës së dielës. Ndërsa korrespondentë ndërkombëtarë raportuan shpërthime dhe tym të dendur në afërsi të kufirit me Izraelin.
    Hamasi duket se ka lënë jashtë deklaratës zyrtare të tij pikat më të diskutueshme, si fati i armëve dhe kontrolli mbi Gazën pas luftës, një sinjal që shumë e interpretojnë si rrjedhojë e presionit të ndërmjetësuesve nga Katari, Egjipti dhe Turqia.
    Trump paralajmëroi se nëse Hamasi këmbëngul të qëndrojë në pushtet, do të përballet me zhdukje të plotë. Presidenti gjithashtu deklaroi se Izraeli ka rënë dakord për një tërheqje fillestare nga disa pjesë të Gazës, si pjesë e një plani më të gjerë për përfundimin e konfliktit.
    Sipas planit të propozuar, harta fillestare e tërheqjes do të përjashtonte rreth 900,000 palestinezë nga rikthimi në shtëpitë e tyre. Zonat që do të mbeteshin të paprekura përfshijnë Rafahin në jug, Beit Hanounin dhe Beit Lahian në veri, si dhe pjesë të mëdha të Qytetit të Gazës, Khan Younisit dhe Deir al-Balahut.

    Top Channel

  • Rubio: Lufta në Gaza nuk ka përfunduar, prioritet nxjerrja e pengjeve

    Rubio: Lufta në Gaza nuk ka përfunduar, prioritet nxjerrja e pengjeve

    Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka thënë të dielën se lufta në Gaza nuk ka përfunduar ende, duke e përshkruar lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi vetëm si fazë të parë drejt përfundimit të luftës, siç e parasheh një plan amerikan i paqes prej 20 pikash.
    Hamasi është grup palestinez i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi të tjera.
    Lufta në Gaza është nxitur nga sulmet e militantëve të Hamasit më 7 tetor 2023 në jug të Izraelit, duke vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke marrë peng 240 të tjerë.

    Rubio i ka thënë rrjetit televiziv amerikan NBC se Hamasi ka rënë dakord “në parim” me propozimin e presidentit amerikan, Donald Trump për kornizën e lirimit të pengjeve, dhe që do të zhvillohen takime për të koordinuar logjistikën e këtij procesi.
    “Ata janë pajtuar në parim dhe në përgjithësi për t’i hyrë kësaj ideje se çfarë do të ndodhë më pas. Shumë detaje duhet analizuar”, ka thënë ai.
    Duke folur më vonë për televizionin tjetër, Fox News, Rubio ka thënë se asgjë nuk është plotësisht e sigurt.
    “Askush nuk mund të thotë se është 100 për qind e sigurt”, ka deklaruar ai.
    Plani prej 20 pikash propozon përfundimin e luftimeve dhe lirimin e 20 pengjeve të gjalla izraelite të mbajtura nga Hamasi, si dhe trupat e pengjeve tjera që kanë vdekur, në këmbim me qindra palestinezëve që mbahen në burgjet izraelite.
    Duke folur në NBC, Sekretari amerikan ka thënë se Shtetet e Bashkuara do ta dinë shumë shpejt nëse Hamasi është serioz në këtë drejtim, kur të zhvillohen bisedime teknike për t’u koordinuar për lirimin e pengjeve.
    “Prioriteti i parë, ai që besojmë se mund të arrijmë diçka shpejt, është lirimi i të gjitha pengjeve në këmbim të tërheqjes së Izraelit” në linjën e verdhë – ku Izraeli ka qenë brenda Gazës në mesin e gushtit, ka thënë Rubio.
    Ai e ka përshkruar fazën e dytë, që ka të bëjë me të ardhme afatgjatë të Gazë, si “edhe më të vështirë”.
    “Çfarë ndodh pasi Izraeli të tërhiqet në vijën e verdhë, dhe potencialisht edhe përtej saj, teksa gjërat ndodhin? Si do të krijohet kjo udhëheqje teknokrate palestineze që nuk është Hamas? Si do të çarmatohet grupi terrorist që ndërton tunele dhe kryen sulme kundër Izraelit?”, ka pyetur Rubio.
    Sipas tij, të gjitha këto aspekte duhet të qartësohen, sepse pa to nuk mund të ketë paqe afatgjatë.
    Ndërkohë, presidenti Trump ka thënë se Hamasi do të përballet me “shkatërrim të plotë”, nëse nuk heq dorë nga pushteti dhe kontrollon Gazën.
    I pyetur nëse kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu është i pajtimit për ndalje të bombardimeve në Gazë dhe mbështetje të planit amerikan për paqe, ai ka thënë se po.
    Ai ka thënë se pret të mësojë shumë shpejt nëse Hamasi është i përkushtuar për paqe.
    Si pasojë e ofensivës së nisur nga Izraeli për shkatërrim të Hamasit kanë vdekur më shumë se 66.000 palestinezë, përfshirë gra dhe fëmijë.
    Sipas grupeve ndërkombëtare të ndihmës, situata humanitare në Gazë është shumë e rëndë dhe palestinezët po vuajnë nga zia e bukës.

  • Negociatat për fundin e luftës, Jared Kushner dhe Steve Witkoff mbërrijnë në Egjipt. Sot skadon ultimatumi i Trump

    Negociatat për fundin e luftës, Jared Kushner dhe Steve Witkoff mbërrijnë në Egjipt. Sot skadon ultimatumi i Trump

    Dhëndri i Trump, së bashku me një tjetër negociator të lartë amerikan, kanë mbërritur në Egjipt për të vijuar negociatat disa orë përpara afatit të fundit që Trump i ka vendosur Hamasit.
    Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se presidenti amerikan po dërgonte të dërguarit e tij, Jared Kushner dhe Steve Witkoff, në Katar këtë të shtunë, për të finalizuar detajet teknike të lirimit të pengjeve dhe për të diskutuar një marrëveshje armëpushimi të qëndrueshme.
    Egjipti do të presë gjithashtu delegacione nga Izraeli dhe Hamasi të hënën, për të diskutuar shkëmbimin e propozuar të pengjeve izraelite me të burgosurit palestinezë, tha ministria e Jashtme e vendit.

    Më herët, presidenti amerikan Donald Trump tha se marrëveshja ishte shumë afër për t’u arritur, ndërsa kishte paralajmëruar edhe Hamasin të vepronte pa humbur kohë, sepse të gjitha bastet do të bien dhe nuk do të ketë tolerim për asnjë vonesë.
    Marrëveshja pritet të lirojë rreth 30 pengje izraelitë dhe dorëzimin e trupave të të vdekurve. Gjithashtu, qindra palestinezë që Izraeli i ka arrestuar pas sulmit të 7 tetorit do të lirohen.
    Hamasi ka pranuar shkëmbimin e pengjeve dhe qeverisjen e Gazës nga një qeveri teknokratësh, por ka kërkuar më shumë bisedime sa i takon pikave të propozimit të presidentit Trump.
    /vizionplus.tv

  • “Hamasi do të çarmatoset”, Netanyahu: Lirimi i pengjeve të bëhet i ditur brenda ditësh

    “Hamasi do të çarmatoset”, Netanyahu: Lirimi i pengjeve të bëhet i ditur brenda ditësh

    Benjamin Netanyahu

    IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se shpreson të bëjë të ditur shpejt lirimin e pengjeve që po mbahen në Gazë. Përmes një deklarimi televiziv, ai tha se Hamasi do të çarmatoset dhe Gaza do të çmilitarizohet qoftë përmes rrugës së lehtë apo të vështirë, por kjo do të arrihet.
    Hamasi është grup palestinez i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi tjera. Këto komente kanë ardhur pasi Hamasi e ka lëshuar një deklaratë të premten, duke thënë se është pajtuar për t’i liruar pengjet, sipas planit amerikan për paqe, por nuk e ka përmendur çarmatimin dhe ka kërkuar të negociojë në disa pika.
    Hamasi ka thënë të shtunën se Izraeli po vazhdon të kryejë masakra pasi e ka goditur Gazën qysh në mëngjes, dhe ka bërë thirrje për presion global ndaj Izraelit. Bisedimet indirekte për armëpushim pritet të nisin të hënën në Egjipt.
    Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se “nuk do të tolerojë vonesa” nga Hamasi për të respektuar marrëveshjen. Ai ka thënë më vonë se Izraeli “është pajtuar për fazën fillestare të tërheqjes”, që duket se është referencë për largimin e trupave ushtarake, sipas planit amerikan. Plani prej 20 pikash propozon përfundimin e luftimeve dhe lirimin e 20 pengjeve të gjalla izraelite të mbajtura nga Hamasi, si dhe trupat e pengjeve tjera që kanë vdekur, në këmbim me qindra palestinezë që mbahen në burgjet izraelite.
    Autoritetet palestineze kanë raportuar për sulme izraelite në Gazë të shtunën, pavarësisht se Trumpi i ka thënë Izraelit që t’i ndalë menjëherë bombardimet. Ministria e Shëndetësisë në Gazë ka thënë se 66 persona janë vrarë nga operacionet ushtarake izraelite në 24 orët e fundit. Lufta është nxitur nga sulmet e militantëve të Hamasit më 7 tetor 2023 në jug të Izraelit, duke vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke marrë peng 240 të tjerë.
    Si pasojë e ofensivës së nisur nga Izraeli për shkatërrim të Hamasit kanë vdekur më shumë se 66.000 palestinezë, përfshirë gra dhe fëmijë. Sipas grupeve ndërkombëtare të ndihmës, situata humanitare në Gazë është shumë e rëndë dhe palestinezët po vuajnë nga zia e bukës./REL

  • Netanyahu: Shpresoj që lirimi i pengjeve të bëhet i ditur brenda ditësh

    Netanyahu: Shpresoj që lirimi i pengjeve të bëhet i ditur brenda ditësh

    Bota E Diel, 5 Tetor 2025 09:50
    Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se shpreson të bëjë të ditur shpejt lirimin e pengjeve që po mbahen në Gazë.
    Përmes një deklarimi televiziv, ai ka thënë se “Hamasi do të çarmatoset dhe Gaza do të çmilitarizohet – qoftë përmes rrugës së lehtë apo të vështirë, por kjo do të arrihet”.

    Hamasi është grup palestinez i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi tjera.

    Këto komente kanë ardhur pasi Hamasi e ka lëshuar një deklaratë të premten, duke thënë se është pajtuar për t’i liruar pengjet, sipas planit amerikan për paqe, por nuk e ka përmendur çarmatimin dhe ka kërkuar të negociojë në disa pika.

    Hamasi ka thënë të shtunën se Izraeli po vazhdon të kryejë “masakra” pasi e ka goditur Gazën qysh në mëngjes, dhe ka bërë thirrje për presion global ndaj Izraelit.
    Bisedimet indirekte për armëpushim pritet të nisin të hënën në Egjipt.
    Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se “nuk do të tolerojë vonesa” nga Hamasi për të respektuar marrëveshjen.
    Ai ka thënë më vonë se Izraeli “është pajtuar për fazën fillestare të tërheqjes”, që duket se është referencë për largimin e trupave ushtarake, sipas planit amerikan.
    Plani prej 20 pikash propozon përfundimin e luftimeve dhe lirimin e 20 pengjeve të gjalla izraelite të mbajtura nga Hamasi, si dhe trupat e pengjeve tjera që kanë vdekur, në këmbim me qindra palestinezë që mbahen në burgjet izraelite.
    Autoritetet palestineze kanë raportuar për sulme izraelite në Gazë të shtunën, pavarësisht se Trumpi i ka thënë Izraelit që t’i ndalë menjëherë bombardimet.
    Ministria e Shëndetësisë në Gazë ka thënë se 66 persona janë vrarë nga operacionet ushtarake izraelite në 24 orët e fundit.
    Lufta është nxitur nga sulmet e militantëve të Hamasit më 7 tetor 2023 në jug të Izraelit, duke vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke marrë peng 240 të tjerë.
    Si pasojë e ofensivës së nisur nga Izraeli për shkatërrim të Hamasit kanë vdekur më shumë se 66.000 palestinezë, përfshirë gra dhe fëmijë.
    Sipas grupeve ndërkombëtare të ndihmës, situata humanitare në Gazë është shumë e rëndë dhe palestinezët po vuajnë nga zia e bukës.

  • Trump: Armëpushimi do të hyjë në fuqi menjëherë pas miratimit nga Hamasi

    Trump: Armëpushimi do të hyjë në fuqi menjëherë pas miratimit nga Hamasi

    Presidenti Donald Trump ka bërë një tjetër deklaratë në platformën Truth Social, duke sugjeruar se një marrëveshje për armëpushim dhe lirimin e pengjeve është shumë pranë, në pritje të aprovimit përfundimtar nga Hamasi për një plan që përfshin një tërheqje të pjesshme izraelite nga Gaza.
    “Pas bisedimeve intensive, Izraeli ka pranuar një fazë fillestare të tërheqjes, e cila tashmë i është prezantuar Hamasit,” shkruan Trump.
    “Nëse Hamasi e konfirmon këtë marrëveshje, armëpushimi do të hyjë në fuqi menjëherë. Do të nisë menjëherë shkëmbimi i pengjeve dhe të burgosurve, dhe kjo do të krijojë terrenin për një tërheqje të mëtejshme – duke na sjellë një hap më afër përfundimit të kësaj tragjedie mijëravjeçare.”

    “Faleminderit për vëmendjen ndaj kësaj çështjeje, dhe JU LUTEM QËNDRONI TË INFORMUAR!”

    Sipas planit të propozuar:

    Izraeli do të kryejë një tërheqje të pjesshme nga Gaza, si hap fillestar për të mundësuar lirimin e pengjeve.
    Gjatë kësaj periudhe, të gjitha operacionet ushtarake do të pezullohen, derisa të krijohen kushtet për një tërheqje të plotë.
    Të gjithë pengjet do të kthehen brenda 72 orëve nga momenti që Izraeli shpall publikisht pranimin e marrëveshjes (sipas pikës 4 të planit).

    /vizionplus.tv

  • Të hënën nisin negociatat! Netanyahu: Hamas do të çarmatoset, shpresoj të njoftoj lirimin e pengjeve në ditët në vijim

    Të hënën nisin negociatat! Netanyahu: Hamas do të çarmatoset, shpresoj të njoftoj lirimin e pengjeve në ditët në vijim

    Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu shpreson të njoftojë së shpejti lirimin e pengjeve izraelite që mbahen në Gaza

    Duke folur për gazetarët në hebraisht nga Jeruzalemi, Netanyahu konfirmoi se një delegacion izraelit do të udhëtojë në kryeqytetin e Egjiptit për të finalizuar disa detaje teknike të lirimit të pengjeve dhe për të përcaktuar një afat kohor për zbatimin e armëpushimit.

    Negociatorët izraelitë do të punojnë për të finalizuar edhe një afat kohor për lirimin e pengjeve sipas planit për Gazën të propozuar nga Presidenti Trump.

    Ai vuri në dukje se propozimi amerikan përfshin edhe demilitarizimin e Hamasit dhe shtoi se kjo do të arrihet ose përmes propozimit të Trump, ose përmes veprimeve ushtarake izraelite.

    Ai paralajmëroi se Hamas do të çarmatosej politikisht ose ushtarakisht, “Qoftë në mënyrë të lehtë apo të vështirë, në çdo rast, kjo do të arrihet,” theksoi Netanyahu, duke lënë të kuptohet se nëse grupi nuk pranon marrëveshjen, operacionet ushtarake izraelite do të intensifikohen

    Për Netanyahun Hamasi nuk ka alternativë tjetër veçse të pranojë këtë marrëveshje, ndërsa pak orë më parë,

    Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Netanyahu ishte ai që nuk kishte zgjedhje dhe duhej të pranonte çdo gjë që përmbante marrëveshja. Sipas Trump, marrëveshja është përfundimtare, pa shumë hapësirë për negociata, ndërsa detajet, si kohët e lirimit të pengjeve dhe fillimi i armëpushimit, do të jenë pika për negociim,shkruan Al Jazeera.

    Negociatat nisin të hënën në  Sharm el-Sheik

    Ministria egjiptiane e Jashtme ka konfirmuar se bisedimet mbi marrëveshjen për lirimin e pengjeve dhe përfundimin e luftës në Gaza do të nisin të hënën.

    “Sipas përpjekjeve të vazhdueshme egjiptiane dhe në koordinim me ndërmjetësit për të ndalur luftën në Rripin e Gazës, Egjipti do të presë më 6 tetor dy delegacione nga Izraeli dhe Hamas për të diskutuar termat dhe detajet e shkëmbimit të të gjitha pengjeve izraelite dhe të të burgosurve palestinezë, në përputhje me propozimin e Presidentit Trump,” njofton ministria.

    Bisedimet do të zhvillohen në Sharm el-Sheik.

    Ndërkohë numri i palestinezëve të vrarë prej mëngjesit të sotëm në sulmet izraelite mbi Rripin e Gazës arriti në 61, prej të cilëve 45 vetëm në Gaza City, raportoi Al-Jazeera duke cituar burime mjekësore.

    Ndërkohë 120 mijë persona u mblodhën në Tel Aviv për të protestuar për lirimin e pengjeve. 

  • Lirimi i pengjeve/ Spiropali përgëzon planin e Trump: Kapitull i ri në Lindjen e Mesme

    Lirimi i pengjeve/ Spiropali përgëzon planin e Trump: Kapitull i ri në Lindjen e Mesme

    Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar në “X” në lidhje me zhvillimet më të fundit për vendimin e Hamas në lirimin e të gjithë pengjeve.

    Ajo vlerëson përpjekjet e Presidentit Trump si një hap të rëndësishëm për arritjen e paqes së shumëpritur.
    “Dy vite dëshpërimi pas sulmeve të tmerrshme, lajmi për vendimin e Hamasit për të liruar të gjithë pengjet ndez një flakë të brishtë, por të çmuar, të shpresës.
    Urojmë që kjo të shënojë agimin e një kapitulli të ri, ku izraelitët dhe palestinezët të mos jetojnë më në dhimbje paralele, por në paqe dhe dinjitet të përbashkët.
    Shqipëria e mirëpret këtë hap me zemër të hapur dhe me një besim të palëkundur në pajtim, dhe vlerëson përpjekjet e Presidentit Trump që e kanë afruar Lindjen e Mesme më pranë horizontit të paqes së shumëpritur”, thuhet në reagimin e plotë të ministres Spiropali.

  • Hamasi refuzon afatin 72-orësh për kthimin e pengjeve. Kërkon negociata për planin e Trump

    Hamasi refuzon afatin 72-orësh për kthimin e pengjeve. Kërkon negociata për planin e Trump

    Hamasi nuk është në gjendje të sigurojë kthimin e të gjithë pengjeve izraelite brenda 72 orëve, siç parashikohet në planin e Trump. Kështu deklaroi Musa Abu Marzouq, një anëtar i lartë i lëvizjes, në një intervistë me Al Jazeera. “Ne nuk do të jemi në gjendje t’i lirojmë të gjithë brenda 72 orësh. Ne do të hyjmë në negociata për të gjitha çështjet që lidhen me lëvizjen dhe armët: është e pamundur të zbatohet plani pa negociata”, theksoi ai.
    Më tej shtoi se disa klauzola të planit të Trumpit kërkojnë sqarim.”Zbatimi i pikave të planit kërkon detaje dhe mirëkuptim, përfshirë forcën paqeruajtëse”, tha zyrtari.

  • Optimizëm pas lajmit për lirimin e pengjeve nga Hamasi, por sulmet në Gaza vazhdojnë

    Optimizëm pas lajmit për lirimin e pengjeve nga Hamasi, por sulmet në Gaza vazhdojnë

    Që nga mbrëmja e djeshme, në media ka përhapur lajmi se Hamasi është i gatshëm të lirojë pengjet, por kërkon ndryshime në planin e paqes të propozuar nga ish-presidenti amerikan, Donald Trump. Ky zhvillim ka nxitur një optimizëm të kujdesshëm në arenën ndërkombëtare dhe mes palëve të përfshira në konflikt.

    Megjithatë, orët e para të së shtunës kanë shënuar shpërthime dhe sulme të reja në Rripin e Gazës. Tre sulme ajrore të ndara goditën qytetin e Gazës, ku mbeti i vrarë një person. Kjo ndodhi disa orë pas apelit të Trump për ndalimin e bombardimeve në rajon.

    Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) kanë paralajmëruar se veriu i Rripit të Gazës dhe zona përreth qytetit mbeten “zona të rrezikshme lufte”, duke bërë thirrje për evakuim drejt jugut.

    Ushtria izraelite është njoftuar të përgatitet për fazën e parë të marrëveshjes së paqes, që përfshin kthimin e pengjeve.

    Ndërkohë, në Tel Aviv pritet të mbahet një demonstratë në Sheshin e Pengjeve, organizuar nga Forumi i Pengjeve dhe Familjet e Zhdukura, të cilët e konsiderojnë këtë periudhë si “ditë vendimtare për një marrëveshje paqeje”.

    Liderët e opozitës izraelite kanë shprehur mbështetjen e tyre për planin e paqes dhe i kanë bërë thirrje kryeministrit Benjamin Netanyahu që të ecë përpara me këtë iniciativë.

    Situata mbetet ende e tensionuar, ndërsa sytë e botës janë drejtuar nga përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje që mund të shënojë një kthesë të rëndësishme në konfliktin e gjatë mes Izraelit dhe Palestinës.