Tag: pengjeve

  • Papa Leoni pret presidentin izraelit: Të arrihet urgjentisht një armëpushim i përhershëm në Gazë

    Papa Leoni pret presidentin izraelit: Të arrihet urgjentisht një armëpushim i përhershëm në Gazë

    Papa Leoni XIV priti sot në një takim zyrtar në Selinë e Shenjtë presidentin e Izraelit, Isaac Herzog.

    Vizita vjen në një kohë kur situata në Lindjen e Mesme mbetet tejet e tensionuar, ndërsa në qendër të diskutimeve ishte konflikti në Gazë.

    Gjatë audiencës private, Papa Leoni dhe presidenti Herzog diskutuan nevojën për një armëpushim urgjent dhe akses të papenguar të ndihmës për Gazën, lirimin e të gjitha pengjeve dhe një zgjidhje me dy shtete si e vetmja rrugë drejt paqes.

    “Të sigurohet lirimi i të gjitha pengjeve, të arrihet urgjentisht një armëpushim i përhershëm, të lehtësohet hyrja e sigurt e ndihmës humanitare në zonat më të prekura dhe të sigurohet respektimi i plotë i ligjit humanitar“, thuhet në deklaratën e Selisë së Shenjtë.

    Pas bisedës, Herzog publikoi një mesazh në rrjetin X, ku theksoi angazhimin e vendit të tij për të mbrojtur të krishterët në rajon.

    “Izraeli është i përkushtuar për sigurinë dhe mirëqenien e komuniteteve të krishtera në Tokën e Shenjtë. Ne dëshirojmë me padurim një ditë kur popujt e Lindjes së Mesme, Fëmijët e Abrahamit, të jetojnë së bashku në paqe, bashkëpunim dhe shpresë. Të gjithë udhëheqësit e besimit dhe vullnetit të mirë duhet të bashkohen në thirrjen për lirimin e menjëhershëm të pengjeve si një hap i parë dhe themelor drejt një të ardhmeje më të mirë për rajonin,” shkroi Herzog.

  • Netanyahu përplaset përsëri me shefin e ushtrisë: S’ka marrëveshje për pengjet, Trump më bindi për këtë

    Netanyahu përplaset përsëri me shefin e ushtrisë: S’ka marrëveshje për pengjet, Trump më bindi për këtë

    Kryeministri Benjamin Netanyahu refuzoi të lejonte zhvillimin e një votimi për një marrëveshje të propozuar për pengjet dhe armëpushim, në një mbledhje të tensionuar të kabinetit që zgjati deri në orët e para të mëngjesit të së hënës.
    Siç shkruan “The Times of Israel”, në këtë mbledhje Netanyahu tha se marrëveshja nuk ishte në tryezë dhe shtoi se presidenti amerikan Donald Trump e kishte nxitur të mos e pranonte atë.
    Ky qëndrim i Netanyahut erdhi pavarësisht presionit nga ministrat e ekstremit të djathtë që kërkonin të zhvillohej një votim për ta refuzuar zyrtarisht marrëveshjen, ndërkohë që shefi i shtabit të ushtrisë izraelite (IDF) dhe disa ministra të kabinetit ishin pro pranimit të saj. Kështu shkruan media izraelite, duke iu referuar disa burimeve nga mbledhja e zhvilluar me dyer të mbyllura deri të hënën në mëngjes.
    Mbledhja e kabinetit të sigurisë në Tel Aviv, e cila zgjati afro gjashtë orë, ishte përqendruar pothuajse tërësisht te planet e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit për të marrë nën kontroll qytetin e Gazës.
    Qeveria ka avancuar me këtë plan javët e fundit, pavarësisht se Hamasi kishte deklaruar disa javë më parë se kishte rënë dakord për një marrëveshje për pengjet me faza, pothuajse identike me një marrëveshje që Izraeli e kishte miratuar më parë. Ndërkohë, Jeruzalemi kishte hequr dorë nga marrëveshjet me faza, duke kërkuar një marrëveshje gjithëpërfshirëse për kthimin e të gjithë pengjeve në një herë të vetme dhe dorëzimin e Hamasit.
    Sipas raportimeve, shefi i shtabit të IDF-së, gjeneralmajor Eyal Zamir, i cili besohet të jetë kundër planit për marrjen e qytetit të Gazës, insistoi që çështja e marrëveshjes së propozuar të diskutohej, edhe pse nuk ishte në rendin e ditës.
    Marrëveshja, të cilën Hamas tha se e kishte pranuar më 18 gusht, parashikonte lirimin e 10 pengjeve të gjalla dhe kthimin e trupave të 18 pengjeve të vdekur, në këmbim të lirimit të qindra të burgosurve palestinezë për siguri dhe rreth 1 mijë të ndaluarve nga Gaza, si dhe një armëpushim 60-ditor, gjatë të cilit do të zhvilloheshin negociata për lirimin e 20 pengjeve të mbetura, nga të cilat besohet se 10-12 janë ende gjallë, si dhe për përfundimin përfundimtar të luftës.
    Zamir u tha anëtarëve të kabinetit: “Ka një marrëveshje mbi tryezë, duhet ta pranojmë,” sipas “Channel 12”, e cila raportoi se po të mos e kishte ngritur çështjen Zamir, kjo temë nuk do të ishte diskutuar fare në mbledhje.

  • Rrethohet Gaza, Izraeli përgënjeshtron Hamasin: Nuk ka shanse për një armëpushim të përkohshëm

    Rrethohet Gaza, Izraeli përgënjeshtron Hamasin: Nuk ka shanse për një armëpushim të përkohshëm

    Izraeli deklaron se nuk do të ketë armëpushim të përkohëshëm për lirimin e pengjeve izraelite që mbahen nga Hamasi në Gaza.

    Ministri izraelit i Kulturës dhe Sportit, Miki Zohar, i tha Channel 12 se një marrëveshje e përkohshme armëpushimi për lirimin e pengjeve izraelite të mbajtura në Gaza “nuk është në axhendë” përpara mbledhjes së sotme të kabinetit.
    “Ekziston një vendim i qartë nga shteti i Izraelit, dhe sipas mendimit tim, ai mund të shprehet më qartë në ditët në vijim: vetëm një marrëveshje e plotë”, tha Zohar.

    “Nuk ka më mundësi për një marrëveshje të pjesshme. Izraeli ka vendosur që një marrëveshje e pjesshme nuk është në axhendë. E vetmja gjë në axhendë është përfundimi i luftës së bashku me, sigurisht, kthimin e të gjithë pengjeve dhe demilitarizimin e Rripit të Gazës”, shtoi ai.
    Komentet e Zoharit vijnë dy javë pasi Hamasi tha se kishte pranuar skicën e një marrëveshjeje armëpushimi 60-ditore që do të shihte lirimin e 10 të burgosurve izraelitë ende gjallë, nga 48 pengjet që mbahen ende nga grupet terroriste në Gaza, të paktën 20 prej të cilëve Izraeli beson se janë ende gjallë.

  • ‘Nëse djali im nuk kthehet gjallë do të sigurohem që të akuzohesh për vrasje’, nëna e pengut izraelit kërcënon Netanyahun

    ‘Nëse djali im nuk kthehet gjallë do të sigurohem që të akuzohesh për vrasje’, nëna e pengut izraelit kërcënon Netanyahun

    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi sonte se trupi i pengut Idan Stevie është gjetur në Rripin e Gazës.

    Pas gjetjes së trupit të Stevie, Izraeli tha se 48 pengje mbeten në enklavën palestineze, nga të cilët besohet se vetëm 20 janë gjallë. Nëna e një pengu izraelit të mbajtur në Rripin e Gazës për gati 23 muaj kërcënoi kryeministrin Benjamin Netanyahu se do ta padisë për “vrasje” nëse djali i saj nuk kthehet i gjallë.
    “Netanyah, nëse Matan kthehet tek unë në një qese kufome (…), unë personalisht do të sigurohem që ti të akuzohesh për vrasje”, tha Einar Zangauker, një figurë kryesore në Forumin e Familjeve të Pengjeve, duke folur në Tel Aviv përpara një tubimi që bënte thirrje për lirimin e pengjeve të mbajtura në Gaza.
    Matan Zangauker u rrëmbye më 7 tetor 2023, së bashku me më shumë se 200 të tjerë, gjatë një ofensive të paprecedentë të Hamasit në Izraelin jugor që shkaktoi luftën në Gaza.
    “Nëse Netanyahu zgjedh të pushtojë Rripin e Gazës në vend që të pranojë marrëveshjen e propozuar të armëpushimit, kjo do të jetë e barabartë me ekzekutimin e pengjeve dhe ushtarëve tanë të dashur”, shtoi Zangauker, duke folur me gazetarët jashtë Ministrisë së Mbrojtjes.
    Jo shumë larg ministrisë, mijëra protestues kërkuan lirimin e pengjeve dhe përfundimin e luftës në Gaza.
    Hamasi njoftoi së fundmi se kishte pranuar një propozim nga ndërmjetësit për një armëpushim 60-ditor me lirimin e pengjeve në dy faza. Megjithatë, Izraeli nuk është përgjigjur zyrtarisht dhe qeveria i ka urdhëruar ushtrisë të përgatitet për një sulm të madh në Qytetin e Gazës, me qëllimin e deklaruar të qeverisë izraelite për asgjësimin e Hamasit dhe kthimin e pengjeve.

    Top Channel

  • ‘Liria e pengjeve në Gaza nuk mund të presë’, ambasadori izraelit në OKB: Vendoseni Hamasin në listën e zezë!

    ‘Liria e pengjeve në Gaza nuk mund të presë’, ambasadori izraelit në OKB: Vendoseni Hamasin në listën e zezë!

    Ambasadori izraelit në Kombet e Bashkuara, Danny Danon, ka kërkuar veprim të menjëhershëm për çlirimin e pengjeve që ndodhen ende në Gaza, duke theksuar se “nuk mund të presin më”.

    Në një fjalim para Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Danon akuzoi Hamasin për përdorimin e “dhunës seksuale si armë lufte” dhe tha se të mbijetuarit meritojnë një veprim urgjent.

    Danon bëri thirrje që Hamasi të vendoset menjëherë në listën e zezë të organizatave terroriste dhe u shpreh se disa shtete kanë harruar origjinën e konfliktit dhe se çfarë po ndodh aktualisht në Gaza. “Këshilli i Sigurimit duhet të veprojë tani, për të shpëtuar jetët e pengjeve dhe për të ndërprerë aktet e dhunshme,” tha ai.

    Deklaratat e tij kanë shtuar tensionet ndërkombëtare dhe kanë bërë thirrje për një qëndrim më të fortë ndaj organizatës terroriste Hamas.

  • VD- Mbi 300 mijë izraelitë dalin në “Sheshin e Pengjeve”, i kërkojnë Netanyahut të ndalojë luftën

    VD- Mbi 300 mijë izraelitë dalin në “Sheshin e Pengjeve”, i kërkojnë Netanyahut të ndalojë luftën

    Protestuesit në Tel Aviv

    IZRAEL- Mijëra njerëz u mblodhën të martën në mbrëmje në “Sheshin e Pengjeve” në Tel Aviv për t’i bërë thirrje qeverisë izraelite të nënshkruajë një marrëveshje me organizatën terroriste Hamas për të liruar pengjet që mbeten në robëri në Gaza. Sipas organizatorëve, në tubim morën pjesë 350,000 demonstrues.

    Demonstrata vjen në përfundim të asaj që Forumi i Familjeve të Pengjeve e quajti një “ditë kombëtare lufte” nën sloganin “Izraeli Qëndron Së Bashku”. Më herët gjatë ditës, demonstrata u mbajtën në disa vende në të gjithë vendin, përfshirë zyrën e Ambasadës Amerikane në Tel Aviv, dhe ngjarje u mbajtën gjatë gjithë ditës në “Sheshin e Pengjeve”.

    Protesters march to the PMO in Jerusalem as security cabinet convenes to approve plans for the army’s operation to take over Gaza City pic.twitter.com/ICCGMmVnDb
    — charlie summers (@cbsu03) August 26, 2025

    Dita e aksionit, e njoftuar nga Forumi i Pengjeve dhe Familjeve të Zhdukura, ishte e dyta brenda dy javësh, pas një proteste të madhe të dielën e kaluar që tërhoqi turma prej mbi një milion personash, sipas forumit, me rreth 500,000 vetëm në Tel Aviv.
    Gjatë gjithë ditës, protestuesit bllokuan autostradat dhe kryqëzimet kryesore, duke përfshirë Autostradën Ayalon të Tel Avivit, Rrugën 1 midis Jerusalemit dhe Tel Avivit, arterien kryesore të Rrugës 6 dhe autostradën bregdetare të Rrugës 2, dhe në disa raste, u vunë flakën gomave në rrugë.
    Ndërsa kryeministri Benjamin Netanyahu mblodhi kabinetin e sigurisë për një takim në zyrën e tij në Jerusalem, qindra protestues marshuan jashtë, duke kërkuar që forumi të binte dakord me marrëveshjen që Hamasi tha se e pranoi javën e kaluar.
    Mbledhja e kabinetit të sigurisë përfundoi pa votim, apo edhe pa diskutim, mbi propozimin për armëpushim të pjesshëm, me Netanyahun që u tha ministrave se do të diskutojë vetëm një kornizë gjithëpërfshirëse dhe se po ecën përpara me operacionin e zgjeruar për të pushtuar Qytetin e Gazës për të ushtruar presion mbi Hamasin që të përmbushë kushtet e tij, sipas raportimeve të mediave hebraike.
    Vetëm të martën u raportuan 75 viktima në Rripin e Gazës, përfshirë 17 persona që u vranë teksa kërkonin ushqim. Sulmi më i rëndë ndodhi në një treg në lindje të qytetit të Gazës, ku humbën jetën pesë persona, mes tyre dy gra. Raportimet e Al Jazeera tregojnë se tanket dhe avionët izraelitë po shkatërrojnë zona të tëra në periferi të qytetit, ku strehohen mbi një milion njerëz./ZËRI

  • Tel Avivi, Jerusalemi dhe aeroporti Ben Gurion, Izraeli në kaos nga protestat masive kundër Netanyahut dhe ofensivës në Gaza

    Tel Avivi, Jerusalemi dhe aeroporti Ben Gurion, Izraeli në kaos nga protestat masive kundër Netanyahut dhe ofensivës në Gaza

    Dhjetëra mijëra qytetarë izraelitë dolën në rrugë të martën, duke bllokuar autostrada dhe sheshe kryesore në kuadër të një “dite ndërprerjeje”, për t’i bërë presion kryeministrit Benjamin Netanyahu që të pranojë një marrëveshje armëpushimi dhe të ndalojë ofensivën e paralajmëruar në qytetin e Gazës.

    Familjarët e pengjeve udhëhoqën marshimin më të madh në Tel Aviv, ndërsa në Jerusalem qindra protestues u mblodhën para zyrës së kryeministrit, në të njëjtën kohë kur kabineti i sigurisë po diskutonte për luftën. Protesta të tjera shpërthyen në disa qytete të vendit, përfshirë autostradën kryesore drejt Haifës dhe aeroportin Ben Gurion.
    Megjithatë, ushtria izraelite ka marrë urdhër të përshpejtojë përgatitjet për një ofensivë tokësore në Gaza City. Ndërkohë, ndërmjetësit ndërkombëtarë – mes tyre Katari – po presin përgjigjen e Izraelit për një marrëveshje armëpushimi tashmë të pranuar nga Hamasi, e cila përfshin edhe lirimin e pengjeve.
    “Përpjekjet për të zvarritur me taktika të ndryshme janë të qarta për komunitetin ndërkombëtar. Është koha që Izraeli të japë një përgjigje serioze për atë që ka pranuar edhe në të kaluarën,” tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed al-Ansari.
    Sondazhet e fundit tregojnë se shumica e izraelitëve mbështesin përfundimin e luftës si pjesë e një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve, të nxitur kryesisht nga shqetësimet për fatin e tyre dhe nga pasojat e dy viteve luftë mbi shoqërinë dhe ekonominë.
    Ndërkohë, Netanyahu ndodhet nën presion të fortë nga partitë e krahut të djathtë që mbajnë gjallë koalicionin e tij, të cilat kërcënojnë me largim nëse ai pranon një armëpushim. Kritikët, përfshirë familjet e pengjeve, e akuzojnë se po e zvarrit luftën për të shpëtuar karrierën e tij politike.
    “Ne mund ta kishim mbyllur luftën një vit më parë dhe t’i kishim kthyer pengjet e ushtarët në shtëpi. Por kryeministri zgjodhi, sërish e sërish, të sakrifikojë civilët për hir të pushtetit të tij,” u shpreh Einav Zangauker, nënë e një pengu 25-vjeçar që ndodhet ende në Gaza.
    Mes protestuesve ishte edhe Ada Gorni, 88 vjeçe, e cila protestonte bashkë me vajzën e saj. Kjo e fundit mbante një pankartë ku shkruhej “Mjaft” në arabisht, anglisht dhe hebraisht.
    “Ne duam vetëm të ndalojmë luftën, të sjellim pengjet në shtëpi dhe të ndalet uria në Gaza,” tha Carmen, 58 vjeç. “E themi me zë, por nuk besoj se po na dëgjojnë.”
    Ndërsa presioni ndërkombëtar dhe ai i brendshëm rritet, pritet të shihet nëse Netanyahu do t’i përgjigjet përpjekjeve diplomatike apo do të vazhdojë ofensivën në Gaza City.

    Top Channel

  • Protesta në rrugët e Tel Avivit, qytetarët izraelitë kërkojnë që qeveria të ulet në tryezën e negociatave për të kthyer pengjet në atdhe

    Protesta në rrugët e Tel Avivit, qytetarët izraelitë kërkojnë që qeveria të ulet në tryezën e negociatave për të kthyer pengjet në atdhe

    Qindra protestues bllokuan trafikun në Tel Avivit herët, duke kërkuar përfundimin e luftës në Gaza dhe lirimin e pengjeve, përpara një takimi të kabinetit të sigurisë.

    Në hyrjen veriore të metropolit bregdetar, një fotograf i AFP pa rreth 400 njerëz duke ndaluar makinat e tyre, duke valëvitur flamuj izraelitë dhe foto të pengjeve.
    Protestuesit u mblodhën gjithashtu pranë një ndërtese të ambasadës amerikane dhe jashtë rezidencave të disa ministrave në të gjithë vendin, raportoi një gazetar i AFP dhe media izraelite.

    Israel hit by large demonstrations – highway closed
    On Tuesday morning, protesters are blocking the Ayalon on Tel Aviv as part of a nationwide protest to release the hostages in the Gaza Strip and stop the war, the Times of Israel reported.
    During the entire day of Tuesday, a… pic.twitter.com/67IM4OIFDk
    — benny 🇩🇰 🇫🇴 🇬🇱 🇪🇺 🇺🇦 (@benny0692698414) August 26, 2025

    Nga 251 personat e rrëmbyer më 7 tetor 2023, gjatë sulmit të Hamasit ndaj Izraelit që shkaktoi luftën në Gaza, 49 ende mbahen peng, të paktën 27 prej të cilëve janë të vdekur, sipas ushtrisë izraelite.
    “Ne kërkojmë që udhëheqësit tanë të ulen në tryezën e negociatave dhe të mos lëvizin që andej derisa të arrihet një marrëveshje”, tha Hagit Chen, djali i së cilës është rrëmbyer, sipas një deklarate nga Forumi i Familjeve të pengjeve, organizata më e rëndësishme e të afërmve të pengjeve.

    Protesters once again block major roads across Israel after calling for a “Day of Disruption”, demanding release of hostages and an end to war on Gaza. Yunus Demiroglu reports from Tel Aviv pic.twitter.com/Ntk94q82zq
    — TRT World Now (@TRTWorldNow) August 26, 2025

    Axhenda e mbledhjes së kabinetit të sigurisë nuk është njoftuar zyrtarisht, por sipas mediave lokale, pjesëmarrësit pritet të diskutojnë rifillimin e negociatave për një armëpushim në Gaza dhe lirimin e pengjeve.
    Javën e kaluar, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu urdhëroi fillimin e negociatave për lirimin e të gjithë pengjeve, disa ditë pasi Hamasi ra dakord për një propozim të ri për armëpushim të paraqitur nga vendet ndërmjetëse Egjipti, Katari dhe Shtetet e Bashkuara.
    Sipas burimeve palestineze, kjo parashikon lirimin gradual të pengjeve gjatë një armëpushimi fillestar 60-ditor, në këmbim të lirimit të palestinezëve të mbajtur nga Izraeli.
    Në të njëjtën kohë, Netanyahu dha dritën jeshile për një ofensivë të re ushtarake për të pushtuar Qytetin e Gazës, i konsideruar si një nga fortesat e fundit të organizatës islamiste palestineze.
    Në fillim të gushtit, kabineti miratoi planin, duke ringjallur frikën për fatin e pengjeve dhe duke çuar në një valë të re protestash në të cilat morën pjesë mijëra njerëz.

    Top Channel

  • Kabineti i sigurisë së Izraelit kryen një takim pas protestave masive

    Kabineti i sigurisë së Izraelit kryen një takim pas protestave masive

    Mijëra aktivistë iu bashkuan familjeve të pengjeve në atë që ata e quajnë “ditë të trazirave”, duke djegur goma dhe duke bllokuar rrugët kryesore, përpara një mitingu tjetër masiv të planifikuar në Tel Aviv, ku kërkohet kthimi i pengjeve që mbahen nga Hamasi në Gaza.

    Me kabinetin e sigurisë së Izraelit që pritet të mblidhet, nëna e një pengu akuzoi qeverinë se po zhvillon luftë në Gaza “pa një qëllim të qartë”, ndërsa babai i një tjetri tha se kishte pasur “një sabotim të qëllimshëm të një marrëveshjeje” për të kthyer pengjet.

    Izraeli nuk e ka pranuar propozimin e fundit të ndërmjetësve rajonalë për një armëpushim 60-ditor, duke thënë se tani do të pranojë vetëm një marrëveshje të plotë që siguron kthimin e të gjithë pengjeve dhe përfundimin e luftës sipas kushteve të tij.

    Në Gaza, më shumë palestinezë kanë lënë lagjet në periferi të qytetit të Gazës pas një nate tjetër me bombardime të fuqishme izraelite.