Tag: pengje

  • Lëvizje e papritur nga Hamas, jep dritën jeshile për negociata armëpushimi: Gati të lirojmë 10 pengje dhe 18 trupa në këmbim të…

    Lëvizje e papritur nga Hamas, jep dritën jeshile për negociata armëpushimi: Gati të lirojmë 10 pengje dhe 18 trupa në këmbim të…

    Hamas ka konfirmuar se ka dorëzuar zyrtarisht përgjigjen e tij ndaj një propozimi për armëpushim, të paraqitur nga i dërguari i posaçëm i Presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff, përmes ndërmjetësve të përfshirë në procesin diplomatik.

    Në një deklaratë për media, Hamas tha se sipas termave të këtij propozimi, grupi do të lirojë 10 pengje të gjalla dhe do të dorëzojë 18 trupa të izraelitëve të vrarë, në këmbim të lirimit të një numri të pacaktuar të të burgosurve palestinezë që mbahen aktualisht në burgjet izraelite.
    Një tjetër përpjekje drejt ndaljes së përshkallëzimit
    Ky zhvillim vjen në një moment kur komuniteti ndërkombëtar po intensifikon përpjekjet për të frenuar përshkallëzimin e konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit, që ka lënë mijëra të vrarë dhe plagosur që nga tetori i vitit të kaluar.
    Propozimi i paraqitur nga Witkoff, i cili është përfshirë aktivisht në përpjekjet diplomatike të epokës Trump për Lindjen e Mesme, është parë si një alternativë ndaj nismave të tjera ndërkombëtare që kanë dështuar deri tani të prodhojnë një marrëveshje të qëndrueshme.
    Megjithëse detajet e plota të propozimit nuk janë bërë publike, përgjigjja e Hamasit shënon një hap potencial drejt një armëpushimi të mundshëm, pas muajsh të tërë luftimesh intensive dhe krizash humanitare në Rripin e Gazës.
    Tensionet mbeten të larta
    Izraeli ende nuk ka komentuar zyrtarisht mbi ofertën e Hamasit, por burime diplomatike thonë se çdo marrëveshje do të varet nga përputhshmëria me kushtet e Tel Avivit, veçanërisht sa i përket sigurisë dhe lirimit të pengjeve.
    Ndërkohë, presioni ndërkombëtar për një zgjidhje humanitare po rritet, ndërsa situata në terren mbetet jashtëzakonisht e brishtë dhe e tensionuar.

    Top Channel

  • Hamas jep dritën jeshile për armëpushim: Do të lirojmë 10 pengje dhe 18 trupa në këmbim të të burgosurve

    Hamas jep dritën jeshile për armëpushim: Do të lirojmë 10 pengje dhe 18 trupa në këmbim të të burgosurve

    Hamas ka dorëzuar zyrtarisht përgjigjen e tij ndaj një propozimi për armëpushim, të paraqitur nga i dërguari i posaçëm i Presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff, përmes ndërmjetësve të përfshirë në procesin diplomatik.
    Në një deklaratë për media, Hamas tha se grupi do të lirojë 10 pengje dhe do të dorëzojë 18 trupa të izraelitëve të vrarë, në këmbim të lirimit të një numri të pacaktuar të të burgosurve palestinezë që mbahen aktualisht në burgjet izraelite.
    Ky vendim vjen në një moment kur komuniteti ndërkombëtar po intensifikon përpjekjet për të frenuar përshkallëzimin e konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit, që ka lënë mijëra të vrarë dhe plagosur që nga tetori i vitit të kaluar.
    Propozimi i paraqitur nga Witkoff, i cili është përfshirë aktivisht në përpjekjet diplomatike të epokës Trump për Lindjen e Mesme, është parë si një alternativë ndaj nismave të tjera ndërkombëtare që kanë dështuar deri tani të prodhojnë një marrëveshje të qëndrueshme.
    Megjithëse detajet e plota të propozimit nuk janë bërë publike, përgjigjja e Hamasit shënon një drejt një armëpushimi të mundshëm, pas muajsh të tërë luftimesh intensive dhe krizash humanitare në Rripin e Gazës.
    Izraeli ende nuk ka komentuar zyrtarisht mbi ofertën e Hamasit, por burime diplomatike thonë se çdo marrëveshje do të varet nga përputhshmëria me kushtet e Tel Avivit, veçanërisht sa i përket sigurisë dhe lirimit të pengjeve.
    Ndërkohë, presioni ndërkombëtar për një zgjidhje humanitare po rritet, ndërsa situata në terren mbetet jashtëzakonisht e brishtë dhe e tensionuar.

  • Hamasi refuzon propozimin izraelit për armëpushim

    Hamasi refuzon propozimin izraelit për armëpushim

    Hamasi ka refuzuar propozimin izraelit për një armëpushim gjashtë-javor në Gaza, i cili kërkonte që grupi i armatosur të heqë dorë nga armët, gjatë të cilit dhjetë pengje të gjalla dhe 16 pengje të vdekur do të lirohen. Lajmi është raportuar nga BBC-ja, duke cituar një “burim të lartë palestinez”.Në të njëjtën kohë, Hamasi njoftoi se një “njoftim i rëndësishëm” nga zëdhënësi ushtarak i Brigadave Izz ad-Din al-Qassam, Abu Obeida, do të publikohet së shpejti në kanalin e tij Telegram.
    Burimi raportoi se “propozimi izraelit, i transmetuar Hamasit nëpërmjet Egjiptit, përfshinte një thirrje të qartë për organizatën fondamentaliste që të çarmatoset, pa ndonjë angazhim izraelit për t’i dhënë fund luftës, ose për të tërhequr forcat IDF nga Rripi i Gazës, të cilat u kërkuan nga Hamasi”.Hamasi e hodhi poshtë tërësisht propozimin, ndërkohë që tha se kishte “humbur kontaktet” me grupin që mban peng izraelito-amerikanin Idan Alexander pas një sulmi IDF.
    Ky vendim i Hamasit vjen, ndërsa Izraeli vazhdon ofensivën e tij ushtarake në Gaza.
    Një roje sigurie u vra dhe nëntë persona të tjerë u plagosën në një sulm ajror në një spital fushor në Khan Younis, tha spitali. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) nuk komentuan menjëherë.
    Një agjenci e OKB-së ndërkohë paralajmëroi se “situata humanitare në Gaza është tani më e keqja që ka qenë në 18 muajt që nga shpërthimi i armiqësive”.

  • Shpresë për paqe, Hamas mbështet rifillimin e një armëpushimi në Rripin e Gazës

    Shpresë për paqe, Hamas mbështet rifillimin e një armëpushimi në Rripin e Gazës

    Grupi militant palestinez Hamas thotë se mbështet rifillimin e një armëpushimi në Rripin e Gazës përmes një propozimi të paraqitur nga ndërmjetësit, i cili do të lirojë pesë pengje të tjerë në Izrael në këmbim të një armëpushimi 50-ditor.

    Khalil al-Hayya, udhëheqësi më i lartë i Hamasit jashtë Gazës, tha se grupi kishte miratuar një projekt-marrëveshje të dërguar nga ndërmjetësit egjiptianë dhe ata të Katarit, shkruan BBC. 

    Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu tha se kishte marrë gjithashtu planin dhe paraqiti një “kundërpropozim për ndërmjetësit në koordinim të plotë me Shtetet e Bashkuara”.

    Nëse bihet dakord, marrëveshja e re e kufizuar e armëpushimit mund të përkojë me festën myslimane të Fitër Bajramit, e cila festohet sot.

    Të shtunën, zyra e Netanyahut tha se ai kishte zhvilluar konsultime mbi propozimin e armëpushimit nga ndërmjetësit.

    Ai tha se kundëroferta izraelite ishte dakordësuar me SHBA, por nuk dha detaje të mëtejshme. SHBA nuk ka komentuar publikisht mbi këtë çështje.

    Propozimi vjen pasi forcat izraelite nisën një operacion tokësor në Rafah dhe vazhduan sulmet ajrore në të gjithë Rripin e Gazës pasi një armëpushim që kishte hyrë në fuqi më 19 janar, përfundoi në fillim të këtij muaji.

    Të dyja palët nuk ishin në gjendje të binin dakord për një fazë të dytë të marrëveshjes pas përfundimit të së parës.

    Gjatë fazës së parë, Hamasi kishte liruar 33 pengje. Grupi i mbështetur nga Irani mendohet se mban ende 59 pengje, megjithëse jo të gjithë besohet se janë gjallë.

    Hamasi kishte këmbëngulur më parë për t’iu përmbajtur marrëveshjes origjinale, që parashikonte lirimin e të gjithë pengjeve të mbetura në këmbim të një tërheqjeje të plotë të forcave izraelite në Gaza dhe përfundimit të luftës. Por ato negociata nuk filluan kurrë.

    Izraeli dhe SHBA në vend të kësaj propozuan që faza e parë e armëpushimit, e cila skadoi një muaj më parë, duhet të zgjatet, pa asnjë garanci të qartë se lufta do të përfundonte.

    Izraeli akuzoi Hamasin për refuzimin e zgjatjes dhe më 18 mars rifilloi sulmet e tij ushtarake në Gaza.

    Më shumë se 900 njerëz në të gjithë territorin janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite që atëherë, tha ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi.

    Ndërkohë, familjarët e pengjeve të mbetura kanë akuzuar Netanyahun se ka vënë në rrezik jetën e pengjeve duke thyer armëpushimin.

    Një nga ata pengje, Elkana Bohbot, u shfaq në një video të re të postuar nga Hamasi në të cilën lutet për lirim.

    Lufta filloi kur Hamasi sulmoi Izraelin jugor më 7 tetor 2023, duke vrarë rreth 1200 persona, ndërsa 251 të tjerë u morën peng.

    Izraeli u përgjigj me një ofensivë masive ushtarake, e cila vrau më shumë se 50,000 palestinezë, thotë ministria e Shëndetësisë e Gazës, e drejtuar nga Hamasi./vizionplus.tv

  • Udhëheqësi i Hamasit: Ramë dakort, do lirojmë pesë pengje izraelite në këmbim të 50 ditëve armëpushim

    Udhëheqësi i Hamasit: Ramë dakort, do lirojmë pesë pengje izraelite në këmbim të 50 ditëve armëpushim

    Lufta

    IZRAEL- Udhëheqësi i Hamasit në Gaza, Khalil al-Hayya thotë në një fjalim se Hamasi mori një propozim të ri nga ndërmjetësit egjiptianë dy ditë më parë dhe ra dakord me të. Ai shton se shpreson që Izraeli të mos e sabotojë atë.
    Deklarata e Al-Hayya vjen pas raportimeve të mediave që pretendojnë se grupi terrorist ra dakord të lironte pesë pengje izraelite në këmbim të 50 ditëve të armëpushimit dhe lirimit të të burgosurve palestinezë.
    Më herët gjatë ditës së sotme, Zyra e Kryeministrit deklaroi se Izraeli kishte paraqitur një kundërpropozim ndaj atij të paraqitur nga ndërmjetësit.