Tag: penduari

  • “A sheh mirë nga sytë?”. Debate në GJKKO, Qoli pyet Tasen: Fatmir Xhindi u vra nga afër! Ke dijeni?

    “A sheh mirë nga sytë?”. Debate në GJKKO, Qoli pyet Tasen: Fatmir Xhindi u vra nga afër! Ke dijeni?

    Përmendja e vrasjes së deputetit Fatmir Xhindi në vitin 2009 gjatë seancës të së martës të dosjes “Plumbi i artë” në Gjykatën e Posaçme ngjalli debat të fortë mes palëve në gjykim.
    Në këtë seancë i penduari i drejtësisë, Skerdi Tasi, iu përgjigj pyetjeve të avokatëve dhe të pandehurve.
    Duke vënë në dyshim thëniet e të penduarit, i pandehuri Petrit Qoli, pyeti Tasin nëse kishte probleme me sytë, a shikonte edhe afër edhe larg. Pas refuzimit të pyetjes nga gjykata, Qoli kërkoi të dinte dijeninë e të penduarin mbi vrasjen e Xhindit.
    “A ke dijeni për vrasjen e deputetit Fatmir Xhindi? Ke gisht ti në atë ngjarje, se atë di unë që është vrarë nga afër”, pyeti Qoli.
    Gjykata nuk ndërpreu pyetjen e Qolit, ndërsa avokati i tij pretendoi se pyetjet e klientit ishin korrekte dhe se i penduari duhet të përgjigjej.
    Reagimi i avokatit, hasi në tjetër kundërshti të gjykatës, që nënvizoi se ngjarja e përmendur nuk është përmendur ndonjëherë nga i penduari dhe as ishte pjesë e këtij procesi.

  • Pati probleme me frymëmarrjen, Nuredin Dumani del nga spitali pas vizitave dhe kthehet në burg

    Pati probleme me frymëmarrjen, Nuredin Dumani del nga spitali pas vizitave dhe kthehet në burg

    Mjekët thanë se i penduari Nuredin Dumani nuk ka nevojë për ndërhyrje dhe nuk paraqitet në një gjendje të tille shëndetësore sa duhet të trajtohet në qendrën Spitalore Nënë Tereza.

    Burimet konfirmuan për TCH se dëshmitari i mbrojtur që ka hapur 11 dosje në SPAK ndaj krimit të organizuar, është kthyer në qelinë ku mbahet i veçuar nga të tjerët dhe nën masa të rrepta. Analizat e shumta mjekësore të kryera në urgjencë dhe më pas në kardiokirurgji nuk kanë përcaktuar diagnozën se nga çfarë problemesh vuan i mbrojturi i drejtësisë .
    Por siç bëhet me dije shqetësimet e tij që raportohen rrahje të shpejta të zemrës deri në humbje të vetëdijes mund të jenë shkaktuar nga stresi por edhe nga ushqimi dhe mungesa e aktivitetit fizik.
    Kjo është hera e dytë që i penduari ka probleme takikardiake shpjegoi një burim pranë drejtorisë së burgjeve, që shtoi se edhe herën e parë mjeket e institucionit penitenciar 313 kanë rekomanduar një kontroll më të detajuar mjekësor në qendrën spitalore.
    Burgjet insistojnë se ushqimi që po konsumohej nga i penduari ishte i kontrolluar dhe i dërguar nga familja. Ndërkohë që IML ka hedhur poshtë versionin që ky ushqim të ketë qenë i helmuar.
    Të gjitha këto të dhëna janë paraprake, ndërsa i penduari Dumani që e nisi rrëfimin me Plumbin e Artë dhe po flet ndaj kriminelëve që ju shërbeu  është kthyer nga spitali në qelitë që dikur ishin të 41 bissit dhe që tani me kërkesë të SPAK janë kthyer në strehën e të penduarve të SPAK.
    Deri tani në këto ambiente të izoluara prej të paraburgosurve të tjerë mbahen 13 të penduar, por Nuredin Dumani e më pas Erjon Alibej konsiderohen si asat e SPAK.
     

    Top Channel

  • Kthehet në burg Nuredin Dumani, del nga spitali pas vizitave

    Kthehet në burg Nuredin Dumani, del nga spitali pas vizitave

    Mjekët thanë se i penduari Nuredin Dumani nuk ka nevojë për ndërhyrje dhe nuk paraqitet në një gjendje të tille shëndetësore sa duhet të trajtohet në qendrën Spitalore Nënë Tereza.
    Dëshmitari i mbrojtur që ka hapur 11 dosje në SPAK ndaj krimit të organizuar, është kthyer në qelinë ku mbahet i veçuar nga të tjerët dhe nën masa të rrepta. Analizat e shumta mjekësore të kryera në urgjencë dhe më pas në kardiokirurgji nuk kanë përcaktuar diagnozën se nga çfarë problemesh vuan i mbrojturi i drejtësisë .
    Por siç bëhet me dije shqetësimet e tij që raportohen rrahje të shpejta të zemrës deri në humbje të vetëdijes mund të jenë shkaktuar nga stresi por edhe nga ushqimi dhe mungesa e aktivitetit fizik.
    Kjo është hera e dytë që i penduari ka probleme takikardiake shpjegoi një burim pranë drejtorisë së burgjeve, që shtoi se edhe herën e parë mjeket e institucionit penitenciar 313 kanë rekomanduar një kontroll më të detajuar mjekësor në qendrën spitalore.
    Burgjet insistojnë se ushqimi që po konsumohej nga i penduari ishte i kontrolluar dhe i dërguar nga familja. Ndërkohë që IML ka hedhur poshtë versionin që ky ushqim të ketë qenë i helmuar.
    Të gjitha këto të dhëna janë paraprake, ndërsa i penduari Dumani që e nisi rrëfimin me Plumbin e Artë dhe po flet ndaj kriminelëve që ju shërbeu  është kthyer nga spitali në qelitë që dikur ishin të 41 bissit dhe që tani me kërkesë të SPAK janë kthyer në strehën e të penduarve të SPAK.
    Deri tani në këto ambiente të izoluara prej të paraburgosurve të tjerë mbahen 13 të penduar, por Nuredin Dumani e më pas Erjon Alibej konsiderohen si asat e SPAK.

  • Pati probleme me frymëmarrjen, Nuredin Dumani del nga spitali pas vizitave, ja si paraqitet gjendja shëndetësore

    Pati probleme me frymëmarrjen, Nuredin Dumani del nga spitali pas vizitave, ja si paraqitet gjendja shëndetësore

    Mjekët thanë se i penduari Nuredin Dumani nuk ka nevojë për ndërhyrje dhe nuk paraqitet në një gjendje të tille shëndetësore sa duhet të trajtohet në qendrën Spitalore Nënë Tereza.
    Burimet konfirmuan për TCH se dëshmitari i mbrojtur që ka hapur 11 dosje në SPAK ndaj krimit të organizuar, është kthyer në qelinë ku mbahet i veçuar nga të tjerët dhe nën masa të rrepta. Analizat e shumta mjekësore të kryera në urgjencë dhe më pas në kardiokirurgji nuk kanë përcaktuar diagnozën se nga çfarë problemesh vuan i mbrojturi i drejtësisë .
    Por siç bëhet me dije shqetësimet e tij që raportohen rrahje të shpejta të zemrës deri në humbje të vetëdijes mund të jenë shkaktuar nga stresi por edhe nga ushqimi dhe mungesa e aktivitetit fizik.
    Kjo është hera e dytë që i penduari ka probleme takikardiake shpjegoi një burim pranë drejtorisë së burgjeve, që shtoi se edhe herën e parë mjeket e institucionit penitenciar 313 kanë rekomanduar një kontroll më të detajuar mjekësor në qendrën spitalore.
    Burgjet insistojnë se ushqimi që po konsumohej nga i penduari ishte i kontrolluar dhe i dërguar nga familja. Ndërkohë që IML ka hedhur poshtë versionin që ky ushqim të ketë qenë i helmuar.
    Të gjitha këto të dhëna janë paraprake, ndërsa i penduari Dumani që e nisi rrëfimin me Plumbin e Artë dhe po flet ndaj kriminelëve që ju shërbeu është kthyer nga spitali në qelitë që dikur ishin të 41 bissit dhe që tani me kërkesë të SPAK janë kthyer në strehën e të penduarve të SPAK.
    Deri tani në këto ambiente të izoluara prej të paraburgosurve të tjerë mbahen 13 të penduar, por Nuredin Dumani e më pas Erjon Alibej konsiderohen si asat e SPAK.

  • I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani shtrohet në reanimacionin e kardiologjisë në QSUT/ Zbulohet arsyeja

    I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani shtrohet në reanimacionin e kardiologjisë në QSUT/ Zbulohet arsyeja

    I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani i cili u shtrua mbrëmjen e djeshme me urgjencë në spital, po merr trajtim të specializuar në reanimacionin e kardiologjisë në Qendrën spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë.
    Për shkak të statusit të tij të veçantë, Dumani po i nënshtrohet një sërë analizash specifike për të parë gjendjen e tij të plotë shëndetësore, pas problemeve që shfaqi me zemrën një ditë më parë.
    Analizat e thelluara po kryhen me qëllim për të përjashtuar ndonjë tentativë kriminale në adresë të tij, sic mund të jetë një helmim i mundshëm, pasi për shkak të ngjarjeve që ka ekspozuar gjatë rrëfimeve si i penduar e kanë vënë atë në lupën e njerëzve të botës së krimit, duke shtuar ndjeshëm rrezikun për jetën e tij.
    Nuredin Dumani u shoqërua nga Forcat Speciale të burgjeve. Ndërkohë, Urgjenca e QSUT është rrethuar nga forcat RENEA.
    Dumani është një nga bashkëpunëtorët më të rëndësishëm të drejtësisë gjatë viteve të fundit, i angazhuar në zbardhjen e shumë rasteve që lidhen me grupe të strukturuara kriminale dhe ngjarje të rënda në Shqipëri.
    Deklaratat e tij kanë qenë thelbësore për SPAK-un në shpërbërjen e disa prej organizatave më të fuqishme kriminale në vend.

  • I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani dërgohet me urgjencë në QSUT, dyshohet se u helmua në burg, shfaq probleme me zemrën.

    I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani dërgohet me urgjencë në QSUT, dyshohet se u helmua në burg, shfaq probleme me zemrën.

    TIRANË- Pasditen e kësaj të shtune në urgjencën e QSUT-së, është paraqitur për ndihmë mjekësore Nuredin Dumani.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Sipas burimeve brenda spitalit, Dumani është shfaqur me probleme të zemrës dhe ndodhet në shërbimin e reanimacionit nën monitorim të bluzave të bardha. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani u arrestua në mars 2022 në qytetin e Fierit gjatë një aksioni policor pak orë, pasi vetë ai kishte mbetur i plagosur në një shkëmbim me armë zjarri në aksin Elbasan-Peqin, te kryqëzimi i Cërrikut.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Ai ka rrëfyer para hetuesve ngjarjet kriminale ku është përfshirë, vrasjet që ka bërë, përplasjet me ish-shokun e tij Talo Çela (i shumëkërkuar i policisë), si dhe ngjarjet kriminale që kanë ndodhur në Elbasan e Durrës.Reklama në FieriWeb – “REKLAMO KËTU”

    Ai u vu në pranga në kuadër të operacionit ‘Plumbi i Artë’.

  • I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani shtrohet në urgjencë, probleme me zemrën

    I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani shtrohet në urgjencë, probleme me zemrën

    Nuredin Dumani, i penduar i drejtësisë, është shtruar në urgjencë.  Ai u transportua nën masa të rrepta sigurie nga autoritetet. Dumani ndodhet në urgjencën e QSUT.
    I penduari i drejtësisë Dumani mësohet se ka pasur probleme me zemrën.

    Zona e QSUT është nën masa të forta sigurie policore.

  • I penduari i drejtësisë dërgohet në urgjencën e QSUT, ka shfaqur probleme në zemër

    I penduari i drejtësisë dërgohet në urgjencën e QSUT, ka shfaqur probleme në zemër

    I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, është transportuar mbrëmjen e sotme në urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” QSUT në Tiranë, pas komplikacioneve shëndetësore.
    Burimet bëjnë me dije se Dumani ka shfaqur simptoma të takikardisë, rritje të rrahjeve të zemrës, të shoqëruara më pas edhe me vështirësi në frymëmarrje.
    Ai është shoqëruar me masa të larta sigurie nga Forcat Speciale të Burgjeve dhe nga njësia elitare RENEA.
    Për ngjarjen është njoftuar edhe Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar SPAK, duke qenë se Dumani është dëshmitar kyç në disa prej çështjeve më të bujshme kriminale në vend.
    Ende nuk ka një njoftim zyrtar mbi gjendjen e tij aktuale shëndetësore.
    Nuredin Dumani Ai është emër i njohur në botën e krimit. Dumani është autor i dyshuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës, kjo pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Klevis Alla i cili tha se vëllezërit u vranë pasi akuzoheshin se nuk i kishin kthyer një shumë të konsiderueshme parash që kishin lënë në servisin e tyre. Dumani mësohet se ka lidhje shoqërore me Klevis Kapllanin, i ekzekutuar me 14 plumba më 15 shtator. Ai akuzohet edhe si organizator i vrasjes së Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdylit, në 2 mars të vitit 2020. Për vrasjen e katër të rinjve në Durrës, Dumani ka bashkëpunuar së bashku me Talo Çelën, ndërsa sot ai akuzohet për vrasjen e vëllait të tij, Bujar Çela.
    Gjithashtu Dumani ka qenë i lidhur me një rrjet prostitucioni që doli në dritë pas denoncimit të një vajze nga Durrësi të trafikuar në Francë. Sipas dëshmisë së saj, Dumani ishte tutori që i mashtronte vajzat duke u propozuar për martesë dhe në rast refuzimi i kërcënonte se do t’u vriste familjarët.
    I shumëkërkuari Nuredin Dumani u arrestua në Fier gjatë operacionit të zhvilluar nga RENEA më 30 mars 2022. E gjitha ndodhi pas përfshirjes në një atentat të ndodhur pasditen e 30 marsit ndaj Talo Çelës, një prej emrave më të kërkuar nga drejtësia shqiptare. Dumani u plagos në shpatull gjatë përplasjes në Elbasan. Policia mori informacion se Dumani pas atentatit në Elbasan ishte larguar për në qytetin e Fierit dhe po fshihej në një bllok pallatesh në lagjen “Apollonia”. Si i penduar i drejtësisë, ai ka dëshmuar për disa krime të ndodhura në Shqipëri.
    gijotina.com/

  • I PENDUARI Nuredin Dumani dërgohet me urgjencë në spital

    I PENDUARI Nuredin Dumani dërgohet me urgjencë në spital

    Nuredin Dumani

    TIRANË– I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, është shoqëruar me urgjencë në spital pasi raportohet se ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore. Transporti është bërë nën masa të rrepta sigurie.
    Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Drejtoria e Burgjeve mbi shkaqet që kanë çuar në përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të Dumanit.Dërgimi i Dumanit në spital vjen fill pas dëshmisë së vëllait tjetër të tij, Fitimit, i cili ka rrëfyer për disa ngjarje kriminale dy ditë më parë.
    Dumani është një nga dëshmitarët kyç të drejtësisë shqiptare, pasi dëshmia e tij në kuadër të dosjes së njohur si “Plumbi i Artë” ka çuar në hapjen e një sërë çështjesh penale dhe hetimesh ndaj grupeve të fuqishme kriminale në vend.
    Roli i tij si i penduar e ka bërë një nga figurat më të mbrojtura dhe njëkohësisht më të ekspozuara në opinionin publik. Çdo zhvillim që lidhet me shëndetin apo sigurinë e tij pritet me interes të madh, si për shkak të ndikimit në proceset gjyqësore ashtu edhe për pasojat që mund të ketë në ecurinë e hetimeve./ZËRI