Tag: penduar

  • Habit eksperti: Nëse Durim Bami bëhet i penduar, Nuredin Dumani del jashtë loje!

    Habit eksperti: Nëse Durim Bami bëhet i penduar, Nuredin Dumani del jashtë loje!

    Eksperti i krimnalistikës, Artan Rexhepi thotë se nëse Durim Bami kthehet në të penduar të drejtësisë, Nuredin Dumani do dalë jashtë loje.
    Në emisionin “Real Story” në ABC News, Rexhepi u shpreh se Durim Bami mund të tregojë shumë krime.
    Ndërsa avokati Romeo Kara deklaroi se Bami mund të flasë edhe për akuzën që Tom Doshi i bëri Ilir Metës, se ky i fundit ka dashur ta vrasë.
    Artan Rexhepi: Nëse Durim Bami bëhet i penduar, Dumani mund të jetë kukull lodre, mund të shtrihet skandali. E kam fjalën për killerin. Do dalë jashtë loje. Duhet të dijë shumë më tepër. Janë grada të ndryshme ka njohuri më shumë. Nuk e kisha në politikë. Nuk e di kush i vajti në Sarandë për atentat, nuk e gjuajtën dot. Mendoj se di shumë. Nuk ka kriminelë të zotë pa suport. Në politikë, në polici. Absolutisht po.
    Romeo Kara: Unë mendoj se ka pasur të drejtë Tom Doshi për Ilir Metën. Nëse do flasë Durim Bami.

  • A është penduar që kandidoi në listë të hapur? Ja si përgjigjet Meta

    A është penduar që kandidoi në listë të hapur? Ja si përgjigjet Meta

    Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se nuk është penduar që ka kandiduar në listë të hapur në zgjedhjet e 11 Majit.
    “Nuk pendohem kurrë për vendimet që i marr me bindje të plotë.
    Fakti që ndodhem në një izolim ekstrem, ku as deputetët dhe eurodeputetë apo gazetarë nuk janë lejuar të më takojnë, nuk mund të më detyrojë t’i marr vendimet si një lider që ka bërë më të mirën për demokracinë e pluralizmin politik që nga Dhjetori ’90 me Lëvizjen Studentore e deri tani.
    Unë kam bërë grevë urie kundër ndryshimeve kushtetuese të nxituara në vitin 2008, që pollën listat e mbyllura dhe vranë shpirtin e parlamentarizmit për të arritur deri këtu ku jemi sot.
    Këto pasoja nuk u ndjenë shumë deri në vitin 2019 kur edhe LSI dogji mandatet apo edhe thërrisja popullin në mitingun historik të 2 Marsit për të ndalur ligjin e betimeve te Lana të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese”, është shprehur Meta.
    Më tej ka hedhur akuza ndaj qeverisë se do të zerojë çdo mendim pakicë në Gjykatën Kushtetuese.
    “Shikoni ç’po ndodh aktualisht!
    Duan të zerojnë çdo mendim pakice edhe në Gjykatën Kushtetuese, ndaj po e shkelin shumë rëndë Kushtetutën për të hequr edhe të vetmen gjyqtare të pavarur.
    Jo se ajo mund ti pengojë në Vendimet e Gjykatës Kushtetuese në shërbim të regjimit,  por se i tmerron e vërteta, argumenti, logjika, objektiviteti dhe integriteti se i nxjerr zbuluar të besuarit e “Rilindjes””, ka theksuar Meta.

  • “Ujku i vetmuar”/ Pse u tërhoq nga bashkëpunimi me drejtësinë vrasësi i rrezikshëm?

    “Ujku i vetmuar”/ Pse u tërhoq nga bashkëpunimi me drejtësinë vrasësi i rrezikshëm?

    Julian Sinanaj

    TIRANË- Është konsideruar si ‘ujku i vetmuar’. Julian Sinanaj është i vetmi i penduar i drejtësisë që nuk ka folur asnjëherë për vepra penalë apo krime të kryer nga persona të tretë. Ai zgjodhi të fliste vetëm për veten, por në një moment të papritur, u tërhoq.
    Inside Story ka trajtuar pikërisht rastin e Sinanajt, njeriut që foli për veten. Për krimet që kishte kryer. Me qetësi klinike, tregoi se si kishte organizuar vrasjen e biznesmenit në Tiranë. Si kishte koordinuar bashkëpunëtorët. Ai nuk ishte një i penduar klasik. Ishte një njeri që, siç tha vetë, “ishte lodhur”. Jo nga ndërgjegjja, por nga lodhja logjistike: duke fshehur gjurmët, duke ruajtur veten, duke mos i besuar askujt. Ishte lodhur nga perfeksioni.
    Fillimisht, ai zgjodhi të fliste, duke treguar gjithçka: emra, skema, vendndodhje, mekanizma vrasjeje, detaje që vetëm autori i krimit mund t’i dinte. Zinxhiri i emrave nga biznesi dhe bota e krimit që përmendi, kishte ndikim nga Vlora deri në Tiranë. Rrëfimet e tij nxorrën në pah balancën e rreme të paqes që këta personazhe ruanin.
    “Mendoj që në rast se do trajtohej dhe menaxhohej shumë më mirë ky i penduar i drejtësisë, ne do kishin shumë rate të tjera të zbuluara, të cilat sot e kësaj dite janë të pa zbuluara’ u shpreh ish prokurori, Eugen Beci.
    “Përgjithësisht dëshmitarët me të cilët ne kemi patur një marrëveshje, kanë dhënë rezultate, kanë qenë korrekt, ashtu siç kemi patur edhe dëshmitarë të tjerë me të cilët është lidhur marrëveshja, dhe për shkak të shkeljes marrëveshjes është larguar nga programi i dëshmitarëve pasi nuk kanë qenë korrekt në zbatimin e ligjit, ashtu siç kërkohet në fakt në marrëveshje me bashkëpunëtorin e drejtësisë” u shpreh Vladimir Mara, prokuror i SPAK
    Me Sinanajn ndodhi ajo që nuk pritej. Ai kuptoi se jo gjithçka që thoshte po shkonte aty ku duhej. Jo çdo informacion po ndiqej. Disa pista po mbeteshin pezull, disa emra nuk po prekeshin fare. Marrveshja me prokurorinë u thye. Ai u tërhoq. Julian Sinanaj nuk u tërhoq nga frika. U tërhoq nga diçka shumë më e thellë dhe më e rrezikshme: nga humbja e besimit.
    “Këtë nuk e ka bërë me çdo lloj institucioni pasi sipas edhe deklarimeve, shumë institucione persona të cilët duhet të ishin në zbatim të ligjit, janë përfshirë në dhënie informacionesh në krime shumë të rënda dhe nuk ka pasur besimin e duhur me këto institucione’.
    “Ai kuptoi se institucionet mund të bëjnë pazare. Se të vërtetat më të rënda nuk fshihen nga frika e kriminelëve, por nga heshtja e atyre që mbajnë ligjin. Ai kuptoi se ndoshta e kishte tejkaluar vijën e padukshme të toleruar. Dhe në atë moment, u tërhoq. Nuk tha më asgjë, pasi nuk kishte më besim. Jo te një prokuror. As te një polic. Por te vetë drejtësia. Ka patur raste kur ata që kanë bashkëpunuar me drejtësinë janë bërë të penduar dhe gjatë hetimit kanë konstatuar, si të themi një njëanshmëri të prokurorisë ose mungesë vullneti për të hetuar apo çuar deri në fund fakteve që ai tregon. Këtu duke u krijuar dyshimi i penduari mund të tërhiqet,”- u shpreh ish prokurori, Eugen Beci.
    Pas prishjes së marrëveshjes, me argumentin se ka ndihmuar në zbardhjen e ngjarjeve, Julian Sinanaj nuk mori burg përjetë, por vetëm 30 vite. Ai u dënua për vrasjen e Sokol Veizajt dhe Agron Çelës, atentatet e dështuara me tritol ndaj Komisionerit për të Drejtën e Informimit Besnik Dervishaj si dhe ish deputetit demokrat Ardian Kollozi. Po ashtu, ai foli edhe për planifikimin e vrasjeve për biznesmenin e gazit Piro Bare dhe dy ndërtues në Vlorë.

  • Pse u tërhoq nga bashkëpunimi me drejtësinë vrasësi i rrezikshëm, Julian Sinanaj?

    Pse u tërhoq nga bashkëpunimi me drejtësinë vrasësi i rrezikshëm, Julian Sinanaj?

    Në deklaratat e para, Julian Sinanaj shfaqi një tipar që e dallonte nga çdo i penduar tjetër: nuk akuzoi të tretë për të fituar favore.
    Foli për veten. Për krimet që kishte kryer. Me qetësi klinike, tregoi se si kishte organizuar vrasjen e biznesmenit në Tiranë. Si kishte koordinuar bashkëpunëtorët. Ai nuk ishte një i penduar klasik. Ishte një njeri që, siç tha vetë, “ishte lodhur”. Jo nga ndërgjegjja, por nga lodhja logjistike: duke fshehur gjurmët, duke ruajtur veten, duke mos i besuar askujt. Ishte lodhur nga perfeksioni.
    Fillimisht, ai zgjodhi të fliste, duke treguar gjithçka: emra, skema, vendndodhje, mekanizma vrasjeje, detaje që vetëm autori i krimit mund t’i dinte. Zinxhiri i emrave nga biznesi dhe bota e krimit që përmendi, kishte ndikim nga Vlora deri në Tiranë. Rrëfimet e tij nxorrën në pah balancën e rreme të paqes që këta personazhe ruanin.
    “Mendoj që në rast se do trajtohej dhe menaxhohej shumë më mirë ky i penduar i drejtësisë, ne do kishin shumë rate të tjera të zbuluara, të cilat sot e kësaj dite janë të pa zbuluara’ u shpreh ish prokurori, Eugen Beci.
    “Përgjithësisht dëshmitarët me të cilët ne kemi patur një marrëveshje, kanë dhënë rezultate, kanë qenë korrekt, ashtu siç kemi patur edhe dëshmitarë të tjerë me të cilët është lidhur marrëveshja, dhe për shkak të shkeljes marrëveshjes është larguar nga programi i dëshmitarëve pasi nuk kanë qenë korrekt në zbatimin e ligjit, ashtu siç kërkohet në fakt në marrëveshje me bashkëpunëtorin e drejtësisë” u shpreh Vladimir Mara, prokuror i SPAK
    Me Sinanajn ndodhi ajo që nuk pritej. Ai kuptoi se jo gjithçka që thoshte po shkonte aty ku duhej. Jo çdo informacion po ndiqej. Disa pista po mbeteshin pezull, disa emra nuk po prekeshin fare. Marrveshja me prokurorinë u thye. Ai u tërhoq. Julian Sinanaj nuk u tërhoq nga frika. U tërhoq nga diçka shumë më e thellë dhe më e rrezikshme: nga humbja e besimit.
    “Këtë nuk e ka bërë me çdo lloj institucioni pasi sipas edhe deklarimeve, shumë institucione persona të cilët duhet të ishin në zbatim të ligjit, janë përfshirë në dhënie informacionesh në krime shumë të rënda dhe nuk ka pasur besimin e duhur me këto institucione’.
    Ai kuptoi se institucionet mund të bëjnë pazare. Se të vërtetat më të rënda nuk fshihen nga frika e kriminelëve, por nga heshtja e atyre që mbajnë ligjin. Ai kuptoi se ndoshta e kishte tejkaluar vijën e padukshme të toleruar. Dhe në atë moment, u tërhoq. Nuk tha më asgjë, pasi nuk kishte më besim. Jo te një prokuror. As te një polic. Por te vetë drejtësia.
    “Ka patur raste kur ata që kanë bashkëpunuar me drejtësinë janë bërë të penduar dhe gjatë hetimit kanë konstatuar, si të themi një njëanshmëri të prokurorisë ose mungesë vullneti për të hetuar apo çuar deri në fund fakteve që ai tregon. Këtu duke u krijuar dyshimi i penduari mund të tërhiqet’ u shpreh ish prokurori, Eugen Beci.
    Pas prishjes së marrëveshjesh, me argumentin se ka ndihmuar në zbardhjen e ngjarjeve, Julian Sinanaj nuk mori burg përjetë, por vetëm 30 vite. Ai u dënua për vrasjen e Sokol Veizajt dhe Agron Çelës, atentatet e dështuara me tritol ndaj Komisionerit për të Drejtën e Informimit Besnik Dervishaj si dhe ish deputetit demokrat Ardian Kollozi. Po ashtu, ai foli edhe për planifikimin e vrasjeve për biznesmenin e gazit Piro Bare dhe dy ndërtues në Vlorë. Fatmirësisht, ato ngjarje nuk u realizuan. Para hetuesve, ai zbuloi të fshehta të nëntokës kriminale në Vlorë dhe mënyrën si figura me të kaluar të errët ishin shndërruar në biznesmenë të njohur.

  • ‘Nuk jam penduar që nuk jam në listën e PD-së’, Shehi: Zgjedhja ime është burrëri politike

    ‘Nuk jam penduar që nuk jam në listën e PD-së’, Shehi: Zgjedhja ime është burrëri politike

    Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, ka deklaruar se do të kandidojë në listën e hapur të koalicionit me partinë “Djathtas 1912” për zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar se nuk është penduar që nuk është pjesë e listës së Partisë Demokratike.
    I ftuar në një studio televizive, Shehi tha se vendimi i tij është i qëllimshëm dhe pasqyron vlera të përfaqësimit të drejtë dhe dinjitetit politik.
    “Nuk jam penduar në asnjë moment që nuk jam në listën e PD-së. Ky është një gjest burrërie që ja kemi kërkuar parlamentit prej vitesh: listat e hapura. Tani e bëmë, me këto akrobacitë ligjore, dhe besoj se do ia dalim në këtë rrugë.”
    Ai shtoi se përfaqësimi i denjë vjen vetëm duke u përballur drejtpërdrejt me qytetarët dhe duke kërkuar votën e tyre në mënyrë transparente:
    “Kjo është rruga e burrërisë – merri votën qytetarit, dil përballë tij. Dil e përfaqësoje atje pa të mbyllur gojën kush. Sepse neve nuk na e mbyll kush gojën tani.”

  • “Nëse votojmë Edi Ramën nuk është faj por krim”, socialisti i zhgënjyer: E votova atë, por jam penduar

    “Nëse votojmë Edi Ramën nuk është faj por krim”, socialisti i zhgënjyer: E votova atë, por jam penduar

    Gjatë çeljes së fushatës së PD-së në sheshin Nënë Tereza në Tiranë, fjalën e mori edhe një ish-socialist, i quajtur Vis Bejleri.
    Ai u shpreh se në 2013 votoi Edi Ramën dhe PS-në, por tashmë është i penduar pasi nuk është mbajtur asnjë premtim, teksa normë ka qenë korrupsioni dhe vjedhja. Ai shton se në 11 maj do votojë PD dhe Sali Berishën.
    “Kam qenë pjesë e 1 mln shuplakave. Besimi që i kemi dhënë Ramës nuk është shpërblyer. Dua të marr mbrapsht atë shuplakë dhe ta bëjë grusht si simbol i zhgënjimit tim me pushtetin e Ramës. Lufta kundër korrupsionit u kthye në betejën kush korrupton më shumë. Të sëmurët rëndë sorrollaten nga spitali në spital.
    Tirana, në vend që të rritet është shfryrë. Ndërtohet dhe shkatërrohet. Tirana është një fjetore e madhe, një kazino e madhe. Ka lagje të reja ku nuk hyjnë dot zjarrfikësit. Është rritur çmimi për metër katror por jo cilësia e jetës.
    Në 11 maj Rama nuk duhet të marrë një vizë tjetër në pasaportë për të qeverisur Shqipërinë. Po lejuam 4 herë nuk është më faj por krim. Më 11 maji nuk votojmë më PS, por Shqipërinë Madhështore”, tha qytetari.

  • Rama në delir nga goditjet e SPAK: E dinim që shpata do të binte edhe mbi kokat tona! S’jemi penduar, por jemi krenarë

    Rama në delir nga goditjet e SPAK: E dinim që shpata do të binte edhe mbi kokat tona! S’jemi penduar, por jemi krenarë

    Kryeministri Edi Rama zhvilloi dje një takim me emigrantët shqiptarë në Athinë, Greqi. Gjatë fjalë së tij, Rama ndër të tjera u ndal edhe te reforma në drejtësi, duke thënë se PS është e vetmja garante. Sipas kreut të qeverisë, opozita nuk donte ta votonte as vettingun, as SPAK dhe madje u mbyllën në çadër. Ai ironizoi edhe partitë e vogla duke thënë se kanë ndërruar vetëm fytyrat. “Më 11 maj është ftesë për tu bashkuar të gjithë në trenin e historisë. E dini mirë se Shqipëria sot po ndryshon edhe në një aspekt, në aspektin e barazisë para ligjit. Për herë të parë që kur Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë, njerëz të lidhur me pushtetin politik, figura me fuqi po shkojnë para drejtësisë. Prokurorisë dhe gjykatës të pavarur po i marrin në pyetje, po hetojnë, akuzojnë dhe dënojnë.
    Tani dëgjoni se të gjithë këta me bufin e kënetës në krye dhe me dashurinë time Lulin, të gjithë këta ishin armiq, jo kundërshtarë të betuar të reformës në drejtësi. Nuk donin ta votonin reformë, vettingun e SPAK dhe u mbyllën të tërë në çadër dhe kërcënuan se nuk do të hyjnë as një zgjedhje. Sot shpresa e tyre e vetme, e dëshpëruar dhe e mjerë është që SPAK dhe gjykata speciale do të shkatërrojë PS dhe më në fund do t’u vijë dita e tyre, ndërkohë që ajo që ata nuk kuptojnë, bashkë me shitësit e vegjël të qilimave, që janë të gjithë vegla dhe që të re kanë vetëm fytyrën dhe moshën e tyre. I patë edhe futën baballarë, krushq e teze në lista.
    Nuk kuptojnë një gjë që ne nuk jemi në një punë por në një mision, e që ta bëjmë Shqipërinë njëherë e mirë pjesë të familjes evropiane. E dimë shumë mirë që për të bërë këtë barazia e ligjit është kusht, ashtu sikundër mund të mos jemi shumë të mençur por s’besoj se na merr njeri për budallenj sa t’i hynim detit në këmbë dhe të mos e dinim se duke i dorëzuar shpatën, nuk parashikonim që ajo shpatë do të binte edhe mbi kokat tona, e disave nga ne. Ne e dinim këtë. Nuk jemi penduar për këtë, por jemi krenarë për këtë”, deklaroi Rama dje.

  • “Ata dhe dashuria ime Luli nuk e donin reformën në drejtësi”, Rama nga Athina: Nuk jemi penduar aspak për këtë që kemi bërë

    “Ata dhe dashuria ime Luli nuk e donin reformën në drejtësi”, Rama nga Athina: Nuk jemi penduar aspak për këtë që kemi bërë

    Kryeministri Edi Rama, përsëriti edhe njëherë gjatë takimit me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Athinë, se pa Partinë Socialiste sot Reforma në Drejtësi nuk do të mund të funksiononte.
    Ai tha se prej 1912-ës, për herë të parë në Shqipëri po japin përgjigje para drejtësisë ministra, deputetë, zyrtarë e ish-zyrtarë të lartë.
    “Ata dhe dashuria ime, Luli, nuk donin reformën në drejtësi dhe as SPAK madje kërcënuan se nuk do të hyjnë në zgjedhje. Shpresa e tyre e dëshpëruar dhe e mjerë e tyre sot është që SPAK të shkatërrojë PS dhe t’u vijë radha atyre. Ajo që nuk kuptojnë ata bashkë me shitësin e vegjël të qilimave, që janë të gjithë vegla që të reja kanë vetëm moshën, të gjithë nuk kuptojnë që ne nuk jemi në një punë, ne jemi në një mision, që të bëjmë Shqipërinë pjesë një herë e mirë të familjes europiane, e për të bërë këtë e dimë që barazia e ligjit është kusht. Mund të mos jemi shumë të mençur por nuk na merr njeri për aq budallenj sa të mos dinim që duke i dorëzuar shpatën drejtësisë, nuk parashihnim që ajo shpatë do të binte edhe mbi kokat e disave nga ne. E dinim dhe nuk jemi penduar. Jemi krenar për këtë”, u shpreh Rama.