Kryeministri Edi Rama është përgjigjur sot nëse është penduar për marrëveshjen me Italinë për kampin e Gjadrit.
I pyetur nga një gazetar italian, Rama u shpreh se nuk ka asnjë pendesë, teksa ironizoi duke thënë se kjo pyetje i bëhet prej dy vitesh.
“Më pyesni nëse jam penduar, por nëse nuk jeni penduar ju që më bëni të njëjtën pyetje prej 2 vitesh, si mund të pendohem unë, Kam bërë edhe 100 gjera të tjera. Këtu u fol për shumë projekte të përbashkëta, që i rrinë mirë Shqipërisë dhe Italisë. Projektet po vazhdojnë nmë tej. Në një kohë të arsyeshme, italianët do shohin efektet në faturat e energjisë nga interkonjeksioni. Edhe kompanitë italiane po investojnë. Po bashkëpunohet në fushën e mbrojtjes. Itali dhe Greqia janë dy vende fqinje që takojnë njëri-tjetrin”,-tha Rama.
Tag: penduar
-

Marrëveshja për kampin e Gjadrit/ Rama gazetarit: Keni 2 vite me këtë pyetje…
-

“Të bëhet e penduar e drejtësisë”/ Berisha akuza të ashpra: Balluku të japë dorëheqjen
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se Belinda Balluku duhet të japë dorëheqjen dhe të bëhet e penduar e drejtësisë.
Në fjalën e tij në takimin me krerët e degëve, kryeopozitari teksa iu referua dosjes së Belinda Ballukut dhe bisedave me vartësin e saj Evis Berberi, u shpreh se paratë e qytetarëve shqiptarë menaxhohen me mesazhe dhe skutave.
Ai tha gjithashtu se tuneli i Llogarasë ka një cilësi katastrofale, pasi është i pakolauduar, ndërsa theksoi se mungojnë edhe dy ura me vlerë 20 mln euro.
Berisha: Qindra miliona taksa të qytetarëve shqiptarë të menaxhohen me sms, të menaxhohen shkallëve, të menaxhohen skutave, sikur ky shtet nuk ka asnjë ligj dhe rregull, sikur është pronë e Lubisë dhe Edi Ramës që mund të bëjnë ctë duan. Për të vjedhur të paktën 100 mln euro në tunelin e Llogarasë anuluan tenderin me ofertë 130 mln.
Tani ai shkon në 230 milionë. Kanë ngrënë urat, 20 milionë dy ura, nuk ekzistojnë. Tuneli është katasfrofal në cilësi, është i pa kolauduar. Nuk ka asnjë garanci. Ky është tuneli i tyre, në vend që të japë dorëheqjen dhe të bëhet e penduar dhe ti thotë drejtësisë se çdo gjë e kam bërë me urdhër të Edi Ramës, e kërcënon dhe ai detyrohet ta mbajë në krah. -

‘As i penduar, as i pafajshëm’, Berisha komenton seancën e Veliajt në Kushtetuese: Mbështesim arrestimin e tij, por…
Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kreu i PD-së, Sali Berisha, komentoi zhvillimet e fundit rreth Erion Veliajt dhe seancës së tij në Gjykatën Kushtetuese, e cila ishte në pushim 30 minuta.
Berisha e cilësoi si një nga protestat më të shkëlqyera dhe më të rëndësishme të PD-së atë kundër arrestimit të Veliajt.
“Po! Një kryetar bashkie që ka firmosur mbi një incinerator 130 milion euro dhe nuk i gjendet nami as nishani. E dini pse nuk u hetua për këtë? Sepse është Edi Rama mbi firmën e tij. Ai që ka pasur atë dosje, për të qenë realistë, ose do i merrte të dy ose do ishte i pandershëm,” tha Berisha.
Ai gjithashtu u ndal tek fjalimi i Veliajt në seancën në gjykatë, kur ai ka krahasuar situatën e tij me rrëmbimin e një kryetari bashkie në Kolumbi nga grupi FARC.
“Veliaj tha se, megjithëse procedurat nuk u shkelën njëlloj si në rastin e FARC, ai është shembull i ligjit. Në këshillin bashkiak u bënë 9 vendime brenda ditës,” tha Berisha.
Kryedemokrati tha se PD e ka mbështetur arrestimin e Veliajt, por theksoi se në rastin e tij janë shkelur procedurat ligjore të shtetit.
Ai përgëzoi këshilltarët e PD-së që, sipas tij, mbajtën qëndrim të drejtë dhe kërkuan të dëgjohej Veliaj në sallën e këshillit, pavarësisht përballjes me një armik politik.Berisha shtoi se Veliaj nuk është as i penduar, as i pafajshëm, duke theksuar se procedurat ligjore në një vend demokratik janë themelore për të drejtat e njeriut dhe shtetin ligjor.
“Për të qenë të qartë për çdo shqiptar, ky është një shembull se çfarë regjimi është instaluar këtu,” përfundoi kreu i PD-së. -

Fati i Ervis Martinajt/Deklarata ‘bombë’ e Lalës:Ka patur një person që kërkonte statusin si i penduar,por nuk iu dha..
Gazetarja Klodiana Lala ka folur për fatin e Ervis Martinajt, pas kërkesës së babait të tij pëë ta shpallur zyrtarisht të zhdukur.
E ftuar në një emision televiziv, gazetarja tah se çështja ka mbetur në gjendje të fjetur. Sipas gazetares fakti që Martinaj nuk ka asnjë sinjal lëvizje në llogari e çon në dyshime se Martinaj është rrëmbyer dhe është vrarë.
Lala tha se ka patur një tratativë të një personi që ka kërkuar statusin si i penduar por nuk i është dhënë dhe çështja ka mbetur në këtë pikë.
“Unë mendoj që ky nuk është thelbi i kësaj çështje.Dosja është në gjendje të fjetur as nuk ëhstë pezulluar dhe nuk është kthyer në polici për veprime të mëtejshme.
Fakti që Martinaj nuk ka asnjë sinjal, asnjë lëvizje në llogari më bën të dyshoj se mund të jetë rrëmbyer dhe të jetë vrarë. Rasti i Martinajt nuk është i thjeshtë. Ai ishte i përfshirë në konflikte, i lidhur me lojërat e fatit. Sot ka mbetur në kuadrin e atyre pamjeve të sigurisë dhe marrjes së dëshmive dhe disa mesahzve dhe asgjë tjetër. Ka patur një tentativë të një perosni që para tre vitesh ka patur një tratativë që ti’ jepej statusi si i penduar por çështja ka mbetur në këtë pikë”, tha Lala. -

Një ‘Nesti Angoni’ i penduar për Ramën
Një ‘Nesti Angoni’ i penduar për Ramën
Nga Basir Çollaku
Ndoshta ka politikanë me telashe penale, të anuar së fundmi si të penduar. Janë lexues të Kurbanit 1 të Ramës, me mendje të ndarë, që bëjnë kurban 2 autorin dhe jo veten. Rrëfimet kanë nisur të mbahen shënim e të dorëzohen në zyrat e duhura. Ndoshta një “Nesti Angoni”, që flet edhe anglisht po aq sa Charles, po punon me tre turne. Për trafiqet, koncesionet, inceneratorët, investimet strategjike, lejet e kullave dhe risorteve të bandave. Ai, gjatësinë e tij e di. Halli i vetëm i pazgjidhshëm i Edi Ramës është narcoqeveria. Kartellet e kokainës. Lidhjet me të dhe njerëzit e tij. Ndërsa në Venezuelë, tek “vëllai” i tij Maduro, CIA ka marrë porositë e duhura, lista zbret tek radha, të cilën e ka bërë gati DEA, e ndodhur në Tiranë prej tre vitesh.
Të gjitha akrobacitë në Shqipëri i ka në këtë funksion, për të ndërtuar alibinë se goditjen finale nuk e ka nga trafiku i narkotikëve dhe dosja e madhe e ndërtuar për dhe rreth tij, por nga inate verore. Prandaj bëri, gjoja, budallain në Danimarkë duke ironizuar presidentin amerikan në dialog me atë francez. Por Macron mori mesazh tjetër për atë rrëshkitje. Prandaj Rama u turr për të bërë zgjedhje vendore me çdo kusht në Tiranë, dhe të shfaqet si fitimtar i përhershëm. Ndaj solli Ursulën për barcoleta suksesesh në Tiranë, e investimet do të bëhen në Maqedoni dhe Serbi. Ndaj bën zëdhënësin e Soros nëpër qoka periferike, duke u vetëkonsideruar në tavolinën anti-Trump.
Ndonëse vitin e kaluar tentoi të ikte nga Klani, por nuk e lanë vëllezërit aty. Përsheshi Kodin Penal me 900 nene rrokopujë. Bëri kthesë nga gjinia e shumëfishtë, gjoja është “konservator” në tetor. Përpiqet të fusë duar në zgjedhjen e drejtuesit të ri të Strukturës së Posaçme, megjithëse e di se ajo është Tokë e Premtuar amerikane. Ndaj telendisi presidentin si roje nate dhe si postier të letrave shkruar nga vetë KM, duke nxjerrë dekret pas dekreti dhe dërguar letra kanosjeje Gjykatës Kushtetuese. Në rrëmujën ku është shushatur, shpiku miting nacionalist duke ftuar shqiptarë nga Maqedonia dhe Kosova, duke tentuar faktorizim në rajon pas dështimit me mbylljen e Ballkanit të Hapur.
Mediat amerikane nuk ia ndajnë, duke e quajtur narkoqeveri. Altin Dumani e tha në Kuvend se për Charles McGonigal janë bërë veprime hetimore në vend dhe priten edhe të tjera nga USA. Sigurisht aty ka edhe ministra e biznesmenë të tjerë në brendësi. Ka përfitime ekonomike, ku dalin dhe duar të ish-ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri KIM, dhe ngjarje shërbimesh me rusë e kinezë. Dumani, dy ditë pas këtij deklarimi, shkon dhe në Bruksel, ku janë disa dosje të rënda trafiku të kokainës. Aty është edhe Aruba dhe Toyota, edhe Çopja, edhe shumë të tjera.
Një inventar miliarda euro, ku KM ka hapur shteg pastrimi me leje të shumta ndërtimi. Rrethimi nuk ka lënë derë hapur. Vartësit ministra janë kusur në këtë operacion anti-Maduro-Rama-Noriega. -

I urdhëruar nga Rama/ Pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë, Begaj: Nuk jam penduar!
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj tha se nuk është penduar që ka dekretuar zgjedhjet për Tiranën, edhe pse kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, kishte ankimuar në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin e tij nga Këshilli i Ministrave.
“Unë kam shkelur Kushtetutën?”, tha Presidenti pasi u pyet nga gazetarja e A2 CNN.
“Nuk jam penduar aspak. Gjykata Kushtetuese, me vendimin e marrë për pezullimin e pjesshëm 1/6-tës së dekretit është shumë e respektuar nga ana jonë. Do të vazhdojmë me procesin deri sa çështja të diskutohet në tërësi”, shtoi ai.
I pyetur pse nuk e ka thërritur ende anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Asim Vokshi, për t’u betuar, Presidenti tha: “Ku e dini ju që nuk e kam thërritur. Kur të betohet do ta merrni vesh”.
-

Pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë, Begaj: Nuk kam shkelur Kushtetutën, nuk jam penduar! (VIDEO)
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj tha se nuk është penduar që ka dekretuar zgjedhjet për Tiranën, edhe pse kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, kishte ankimuar në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin e tij nga Këshilli i Ministrave.
“Unë kam shkelur Kushtetutën?”, tha Presidenti pasi u pyet nga gazetarja e A2 CNN, Fjorela Beleshi.
“Nuk jam penduar aspak. Gjykata Kushtetuese, me vendimin e marrë për pezullimin e pjesshëm 1/6-tës së dekretit është shumë e respektuar nga ana jonë. Do të vazhdojmë me procesin deri sa çështja të diskutohet në tërësi”, shtoi ai.
I pyetur pse nuk e ka thërritur ende anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Asim Vokshi, për t’u betuar, Presidenti tha: “Ku e dini ju që nuk e kam thërritur. Kur të betohet do ta merrni vesh”. -

Silva Caka la opozitën për postin e zv.ministres, Alfred Lela: Betejë ‘me kap noj gjo’, s’jam penduar që…
Alfred Lela është zhgënjyer me Silva Cakën, pasi kjo e fundit u emërua zv.ministre e Brendshme. Ai i kujton asaj se e ka mbrojtur dikur nga policët, kur protestonin për Teatrin Kombëtar.
“Pra, Silva Caka nga e dhunuar ka vendosur te behet shefe e policeve qe e dhunuan.
Tani pyes: ka ndryshuar Rama, Policia apo Silva? Apo eshte me e thjeshte: betejat behen me ‘kap noj gjo’?
Nuk jam penduar qe u hodha ne folene e patro-policeve te Rilindjes, per t’i dale zot Silves, sepse ne fakt nuk e dija se ishte ajo, por vetem nje vajze, cilado vajze. Si rregull, nje gruaje nuk i permenden kaloresite. Silvave te pushtetit, po”, shkruan ai.
-

Bukowski: Nuk i thashë ato që desha… dhe jam penduar…
Nga: Charles Bukowski
Mundohem të jem i kujdesshëm për të mbajtur në fyt fjalët: kam kaluar pjesën më të madhe të jetës duke mos shprehur ato që desha të thosha dhe jam penduar.
Natyra njerëzore na kërkon që të dërgojmë mesazhe, të komunikojmë me gjeste, sepse kemi frikë të ekspozohemi ashtu si në të vërtetë jemi. Edhe ndaj vetvetes.
Kur gjithçka të ketë përfunduar, jam mëse i sigurt që do të më jepet një minutë për të menduar përsëri, të gjitha herët që kam dashur të ulëras për atë që ndieja, por unë heshtja nga frika se nuk do të më kuptonin, dhe ndjej keqardhje për qëllimet që kam braktisur, sepse frika nga dështimi më ka ndaluar gjithmonë t’i ndjek.
Kjo jetë është e poshtër dhe me siguri do të më thyhet zemra, në djall, jam i dashuruar!
Kështu shkon, rum dhe dardhë, sepse ka disa momente të fuqishme që të lënë një shije të hidhur në gojë dhe të tjerë aq të bukura që të bëjnë të harrosh shijen e pakëndshme që ka jeta.
ObserverKult
Lexo edhe:
CHARLES BUKOWSKI: JAM TUJ DASHTË NJË GRUE TJETËR…
Jam tuj dashtë një grue tjetër,e jam tuj e dashtë me tanë qetësinëqë ti nuk ma dhe asnjiherë.Tash e kuptoj që dashunia asht kjo,me rreshtu ditë të lumtunajo se s’ban të fitume me luftë të vazhdueshme.Ajo asht shumë e bukur,e kohësmagjia e qëndrushmënisëasht kaq e mahnitshmesa nuk di me e përshkru,me ty kjo magji nuk ndodhi asnjiherë…
POEZINË E PLOTË E GJENI KËTU
-

Dumani shtrohet në urgjencë, transportohet nën masa të rrepta sigurie
Nuredin Dumani, i penduar i drejtësisë, është shtruar në urgjencë.
Ai u transportua nën masa të rrepta sigurie nga autoritetet dhe aktualisht ndodhet në urgjencë.
Paraprakisht, burime për Syri TV bëjnë me dije se Dumani ka shfaqur probleme me zemrën, por ende nuk dihen saktësisht arsyet e gjendjes së tij shëndetësore. Fillimisht ka pasur shenja takikardie, ndërsa më pas ka shfaqur edhe vështirësi në frymëmarrje. Mjeku që e ka ndjekur ka sugjeruar shtrimin e tij për një kontroll të specializuar, për të vlerësuar më në detaje gjendjen shëndetësore.
Shoqërimi është bërë nga forcat speciale të burgjeve dhe RENEA, ndërsa është njoftuar edhe SPAK. Ky mobilizim është bërë në zbatim të protokolleve të sigurisë, për shkak të pozitës së tij ligjore si i penduar i drejtësisë dhe rëndësisë së lartë të çështjeve ku ai është përfshirë.