Tag: penalltinë

  • UEFA zbulon arsyen pse u anulua penalltia për Real Madrid

    UEFA zbulon arsyen pse u anulua penalltia për Real Madrid

    Po luhet në “Santiago Bernabeu” ndeshja e kthimit mes Real Madrid dhe Arsenal, për të përcaktuar ekipin që do të shkojë në gjysmëfinale. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, por me shumë debate sidomos për penalltinë e anuluar për Realin.
    Në minutën e 24-të, pas një krosimi në zonë, Mbappe ka një kontakt me Declan Rice dhe rrëzohet në tokë, arbitri akordon fillimisht penallti, ndërhyn VAR . Pas disa minutash pritje, dhe vendimit nga VAR që nuk ishte penallti, arbitri shikon vetë pamjet në ekran dhe vendosë të tërheq vendimin e tij të parë, loja vazhdon normalisht. SHIKOVIDEON
    Në sajtin zyrtar të UEFA-s thuhet se nuk pati ndërhyrje të gabuar të Rice ndaj Mbappe, ndaj dhe për këtë arsye arbitri u tërhoq nga vendimi i tij i parë. Pozicioni ishte i rregullt, por nuk ka patur kontakt mjaftueshëm sa për të dhënë 11-metërsh.

    Arsenal pati shansin e artë të kalojë në avantazh në minutën e 10-të, por Saka humbi penalltinë. Raul Asencio pengon brenda zonës Mikel Merino-n, arbitri pasi pamjet në ekran akordoi penallti për “Topçinjtë”. Bukayo Saka gabon nga 11-metërshi, goditja e tij pritet nga Courtois. SHIKOVIDEON

  • “Vura bast 50 euro me Viniciusin se do t’i prisja penalltinë”, portieri i Valencias: Nuk m’i dha paratë

    “Vura bast 50 euro me Viniciusin se do t’i prisja penalltinë”, portieri i Valencias: Nuk m’i dha paratë

    Reali i Madridit ka marrë një humbje të papritur përballë Valencias. Një meritë këtu ka edhe portieri Mamardashvili. Gardiani gjeorgjian arriti t’i mohonte golin Vinicius Xhuniorit nga pika e bardhë e penalltisë. Pas ndeshjes, Mamardashvili ka treguar për “El Chiringuito”-n se vendosi bast me brazilianin e Realit përpara se të gjuante penalltinë.
    Portieri i Valencias ka thënë se vendosi bast që 11 metërshin do ta priste, por paratë nuk i ka marrë ende. “Vura bast 50 euro me Viniciusin që do t’ja prisja penalltinë… Nuk m’i dha paratë”, ka treguar Xhorxhi Mamardashvili./Sport Ekspres/