Adriatik BALLA
Posndeshja me Serbinë na kujtoi të gjithëve se shqiptarët kanë një skuadër cilësore, të aftë të përballojë edhe skuadra në letër shumë më të mira se ajo, madje na kujtoi se ne ende mund të shpresojmë të kualifikohemi në Botërorin e vitit 2026 në SHBA-Meksikë-Kanada. Duhet thënë se paraqitja e lojtarëve tanë ishte e mirë dhe lëvizjet që bëri trajneri Silvinjo gjithashtu të goditura. Por mungoi fitorja, e cila, hipotetikisht, mund të kishte ardhur nëse Rei Manaj do ta shënonte në gol penalltinë e fituar nga Hysaj në fund të pjesës së parë. Vetë Manaj ka dhënë një sqarim të shkurtër, ku kërkon falje për rastin e artë që e humbi, ndërkohë që sjellje e policisë shpesh të dhunshme ndaj tifozëve që mbanin fanella me figurat e Adem Jasharit dhe heronjve të UÇK-së kanë sjellë reagimin ditën e djeshme të Komitetit të veteranëve të lutës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës por edhe veteranëve të tjerë, që shohin se si simbole të tilla të shenjta kombëtare po refuzohen në stadiume.
Qëndrimi i Manajt
Përfaqësuesja serbe e kuptoi që në pjesën e parë se nuk mund ta fitonte ndeshjen me Shqipërinë, por mund të dilte edhe me humbje nëse Manaj çonte sferën në rrjetë kur gjuajti penalltinë. Në fakt, sulmuesi i Shqipërisë, Rei Manaj, ka kërkuar falje pasi humbi penalltinë në ndeshjen ndaj Serbisë. Ndeshja përfundoi 0:0, ndërsa goditjen e Manajt nga pika e bardhë e priti portieri serb. Ai humbi penalltinë në moment të rëndësishëm, në fund të pjesës së parë. Manaj ka shkruar të dielën, ndërsa ka thënë se dhembjen e madhe nuk mund ta përshkruajë me fjalë. “E di sa shumë prisnin shqiptarët nga kjo ndeshje dhe e di sa rëndësi kishte ajo për gjithë ne. Më vjen thellësisht keq penalltinë që humba. Si sulmues marr përgjegjësinë para portës dhe nuk arrita të bëj atë që duhej. U kërkoj ndjesë të gjithë tifozëve shqiptarë, bashkëlojtarëve dhe stafit. Ju siguroj që kjo ndjesi nuk më lë rehat dhe do ta përdor si forcë për t’u kthyer më i fortë, më i përqendruar dhe më i vendosur”, ka shkruar Manaj.
Organizata e veteranëve ngre shqetësimin për heqjen e flamurit të UÇK-së nga stadiumi
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar me shqetësim pas largimit nga stadiumi në Tiranë të flamurit UÇK. Përmes një postimi në rrjetet sociale, OVL e UÇK-së e ka quajtur këtë veprim një “therje në shpirt” për çdo familje dëshmori, luftëtar dhe qytetar që respekton sakrificën për liri. “Na dhemb zemra, oj nanë Shqipni,” thuhet në fillim të reagimit, ku theksohet se flamuri i UÇK-së nuk është thjesht një simbol, por përfaqëson gjakun e dëshmorëve dhe amanetin e tyre për liri. “Ai flamur është varri i atyre që s’u kthyen kurrë”, theksohet ndër të tjera.
Organizata u ka bërë thirrje institucioneve dhe shoqërisë që të tregojnë ndjeshmëri dhe kujdes, duke nënvizuar se çështja e flamurit të UÇK-së nuk është çështje politike, por e kujtesës historike dhe kombëtare. “Nuk kërkojmë asgjë më shumë veçse respekt për ata që s’kërkuan asgjë, përveç lirisë sonë”, përfundon reagimi i organizatës, që vjen në një moment kur debatet për simbolet e luftës dhe vendin e tyre në hapësirat publike kanë marrë vëmendje të gjerë. Duket qartë se mes FSHF-së dhe tifozëve po thelohen ndasitë. Shkak janë biletat e “telekomanduara” nga FSHF, ku përfitojnë institucione e individë që i përzgjedh “sistemi kompjuterik” i Dukës dhe nuk pranohen tifozët ultras të Kombëtares, sepse shpalosin simbolet kombëtare.
Tag: penalltinë
-

Thellohen përplasjet FSHF-tifozë, Manaj shpreson të korrigjojë shënjestrën ndaj Letonisë
-

Humbi penalltinë që do të na jepte fitoren kundër Serbisë, Manaj: Nuk ua shpjegoj dot me fjalë se çfarë po ndiej…
Rei Manaj humbi penalltinë, rastin ideal që Shqipëria të fitonte kundër Serbisë. Një ekzekutim tërësisht i dobët dhe i pakuptueshëm nga ana e sulmuesit shqiptar, që la në fuqi rezultatin 0-0. Në ditën e sotme, Manaj ka kërkuar falje për atë penallti të humbur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Sot ndjej një dhimbje të madhe që nuk mund ta shpjegoj me fjalë. E di sa shumë prisnin shqiptarët nga kjo ndeshje dhe e di sa rëndësi kishte ajo për të gjithë ne. Më vjen thellësisht keq për penalltinë që humba. Si sulmues gjithmonë marr përgjegjësinë përpara portës, dhe nuk arrita të bëj atë që duhej.
Ju kërkoj ndjesë të gjithë tifozëve shqiptarët, bashkëlojtarëve dhe stafit. Ju siguroj që kjo ndjesi nuk më lë rehat dhe do ta përdor si forcë për të ardhur më i fortë, për i përqëndruar dhe më i vendosur”, shkruan Manaj. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/ -

“Sot ndiej një dhimbje të madhe”, humbi penalltinë deçizive me Serbinë, reagon Manaj: Ju kërkoj ndjesë…
Kombëtarja shqiptare barazoi me shifra 0-0 mbrëmjen e djeshme përballë Serbisë në “Air Albania”. Ndërkohë, një nga momentet kyçe, ishte minuta e 46-të e pjesës së parë, kur u dha një penallti në favor të kuqezinjve.
Por, Rey Manaj nuk ia doli që të shënonte, pasi topi i goditur prej tij, u prit nga portieri serb, Dorde Petrovic.
Ndërkohë, sulmuesi i Kombëtares sonë ka reaguar për herë të parë, duke kërkuar falje për penalltinë e humbur. Ndër të tjera, Manaj tregon se po ndjen dhimbje të madhe në këto momente.Reagimi i Rey Manaj:
Sot ndiej një dhimbje të madhe që nuk mund ta shpjegoj me fjalë. E di sa shumë prisnin shqiptarët nga kjo ndeshje dhe e di sa rëndësi kishte ajo për të gjithë ne. Më vjen thellësisht keq për penalltinë që humba. Si sulmues gjithmonë marr përgjegjësinë përpara portës, dhe nuk arrita të bëj atë që duhej. Ju kërkoj ndjesë të gjithë tifozëve shqiptarë, bashkëlojtarëve dhe stafit. Ju siguroj që kjo ndjesi nuk më lë rehat dhe do ta përdor si forcë për të ardhur më i fortë, për i përqëndruar dhe më i vendosur.Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim! -

Asllani: Do doja ta shënoja unë penalltinë
Mesfushori Kristjan Asllani u shpreh se Kombëtares i mungojnë golat pasi kualitetin e ka. Ndër të tjera foli edhe për penalltinë e humbur të Manaj.
“Na mungoi gola, treguam kualitet sonte, luajtëm shumë mirë, sidomos me tifozët tonë, jemi të lumtur, por na mungoi goli, e donim të gjithë fitoren, por tani mendojmë për ndeshjen tjetër.
Ne e prisnim të gjithë këtë ndeshjen, kjo skuadër ka shumë kualitet, na mungojnë vetëm golat, shpresojmë që ndeshjet e ardhshme të vijnë golat.
Besoj se Manaj ska nevojë për suport, ka eksperiencë ka luajtur me Kombëtaren dhe skuadrën e tij, penalltia mund të ndodh që të humbet, vëmendja dhe koka është te ndeshja tjetër.
Nuk e kam ndjesinë për ta gjuajtur unë penalltinë, por do doja ta shënoja unë. Sot e kishte Manaj, nuk shkoi goli por nuk ka problem”, tha Asllani për “Super Sport”. -

Gabimi i madh i Silvinjos! I la penalltinë Manajt ndaj Serbisë, Asllani gjuan penallti te Interi (VIDEO)
Shqipëria ka barazuar në shifrat 0-0 ndaj Serbisë. Një ndeshje që u zhvillua në mënyrë fantastike nga kuqezinjtë, por në fund humbasin 2 pikë, ajo që e ka fituar pikën ishte Serbia. Raste të pastra të shpërdoruara nga ana e Shqipërisë bëjnë që kjo ndeshje të jap dhimbje koke për tifozët shqiptarë, të cilët u derdhën të shumtë në Tiranë, por nuk mundën dot që të festonin në fund.
Pengu më i madh ishte padyshim ajo humbje penalltie nga ana e Rei Manajt. Goditja e sulmuesit shqiptar ishte shumë e dobët, ndërsa përjetimi i vakët i tij pas asaj humbje penalltie, ishte po aq shqetësuese. Një ndeshje fizike tërësisht e dobët e Manajt që rrëzohej pas cdo kontakti me kundërshtarët në tokë, pa fituar kurrë faull. Por ajo që të bën habi është gabimi i madh i Silvinjos. Manaj kishte humbur tre seanca stërvitore dhe në fund trajneri i besoi penalltinë këtij lojtari, në një kohë që Kristjan Asllani është kthyer në lojtarin kryesor që ekzekuton penalltitë te Interi. Diferenca nga Shqipëria te Interi është e madhe, por këtë herë nuk ishte Asllani që do të ezkekutonte penalltinë. /Sport Ekspres/ ? -

C.Ronaldo humb penalltinë, tifozët e Al Nassr e vërshëllejnë dhe kërkojnë largimin e tij (video)
21 Maj 2025
19:46
Telesport
Vazhdon momenti “jo” i Cristiano Ronaldo tek Al Nassr. Portugezi ka humbur pak minuta më parë penalltinë në ndeshjen e parafundit në kampionat që ekipi i tij po luajti në shtëpi ndaj Al Khaleej. SHIKOVIDEON
Në minutën e 66-të të takimit, ylli portugez gaboi nga pika e bardhë e penalltisë duke e nxjerrë topin jashtë kuadratit. Kaq mjatoi dhe shumë tifozë filluan vërshëllimat ndaj tij. Ronaldo ka pasur shumë kritikat duke qenë se Al Nassr dështoi të fitonte trofe këtë sezon dhe portugezi konsiderohet nga tifozët si fajtor kryesor.
Kohët e fundit është përfolur shumë për një largim të Ronaldos në fund të sezonit nga Al Nassr. Në dy sezone me Al Nassr, Cristiano Ronaldo nuk ka arritur dot të fitojë asnjë trofe. Situatën e bën më të rëndë fakti që Al Nassr nuk do të luajë dot as në Champions League sezonin e ri, gjë që e përforcon akoma edhe më shumë largimin e Ronaldos në verë.
Përsa i përket ndeshjes së sotme, pak pas minuta pasi Ronaldo humbi penalltinë, Al Nassr gjeti golin me Jhon Duran dhe në fund fare ishte Ronaldo, i cili dyfishoi shifrat nga penalltia, këtë herë portugezi u tregua i saktë. Një fitore që vlen sa për statistikë. -

Humbi penalltinë që e afronte me Serinë A, Shpendi shpërthen në lot pas eleminimit
Çezena i ka thënë lamtumirë Serisë A. Klubi italian ka humbur mundësinë për t’u ngjitur në elitë. Bardhezinjtë janë mposhtur sot nga Katanxaroja me rezultatin minimal 0-1. Por kjo ndeshje “play off”-i mund të kishte pasur një rrjedhë tjetër.
Kristjan Shpendi gaboi nga pika e bardhë e 11 metrave në minutën e 49, kur rezultati ishte ende në baraspeshë 0-0. Por gjuajtja e tij u prit nga portieri kundërshtar, duke i mohuar kështu golin sulmuesit shqiptar. Vetëm 5 minuta më vonë Kantanxaroja shënoi golin e fitores, që i afron edhe më shumë me Serinë A. Ndërkohë Shpendi e ka ndjerë së tepërmi peshën e këtij eliminimi, teksa pas përfundimit të ndeshjes ka shpërthyer në lot./Sport Ekspres/ -

Ancelotti: Kjo ndeshje na dha lajme të mira, të shohim nëse mund të vazhdojmë kështu
Carlo Ancelotti theksoi rëndësinë e fitores për të rikuperuar besimin dhe mos humbur ritmin në garën e titullit në La Liga. Ai nënvizoi mungesën e thirrjes nga VAR-i për të rishikuar penalltinë e mundshme ndaj Bellingham dhe u shfaq ironik për këtë: “Ky është futbolli modern”. “Don Carlo” gjithashtu lavdëroi Viniciusin dhe pjesën e dytë shumë të mirë të skuadrës së tij.
Për gjykimin: “Goli i anuluar i Vinicius nuk ka dyshime, sepse është automatik. E çuditshme që nuk e thirrën arbitrin për ta verifikuar penalltinë ndaj Bellingham. Ky është futbolli modern”.
Për penalltinë e së shtunës në “Montjuïc”: “Futbolli modern është ky. Marcelino është dakord me mua…”
Çfarë i tha Valverdes: “Ka qenë vendimtar me golin, në pjesën e dytë kemi bërë shumë mirë në të gjitha aspektet, skuadra e ka përmbushur detyrën dhe Fede në fund ka qenë çelësi”.
A ka provuar diçka për finalen e Kupës: “Jo, kam zgjedhur një 11-she për të pasur më shumë kontroll me Luka dhe Ceballos, që bëri mirë në 60 minuta, sepse vinte nga një dëmtim. Kemi kohë për ta përgatitur finalen e kupës, kjo fitore na bën mirë”.
Për pjesën e dytë më të mirë: “Në pjesën e parë patëm më shumë kontroll, nuk u vumë në presion nga Athletic, por në të vërtetë nuk krijuam raste. Mendoj se ndeshja ishte e mirë, nuk pësuam gol, ishim agresivë dhe solidë. Ka lajme të mira dhe shpresoj të përmirësohemi më tej”.
Për Vinicius: “Është një lojtar i jashtëzakonshëm, ka qëndrim fantastik, dha dy-tri pasime për gol, ka qenë vendimtar si gjithmonë”.
A mund të luajë më shpesh me 4-4-2: “Formacioni im i preferuar është 4-4-2, sepse mendoj se mbrohemi më mire. Kam shumë simpati për të, sepse është sistemi më i mirë në aspektin mbrojtës”.
Qëndrimi i publikut: “Nuk kisha dyshim se tifozët do të na mbështesnin, ishin shumë mirë si gjithmonë. Ata si ne besojnë se mund të arrijmë diçka këtë sezon”.
Për portierin në finalen e Kupës: “Ose Lunin, ose Courtois, nuk përjashtoj as Fran González, që ka bërë mirë kur ka luajtur”.
Gjendja e Vinicius: “Nuk kanë qenë ditë të lumtura për të dhe as për ne, por më pëlqeu ajo që bëri. Gjithmonë është shumë i rëndësishëm për ne”.
Pse nuk e ka përdorur më shpesh 4-4-2: “Kjo nuk do të thotë që duhet të luaj me katër mesfushorë. Ndonjëherë sulmuesit kanë qenë Mbappé dhe Vini, si dhe Jude majtas, por ishte një 4-4-2. Mund të luash kështu edhe me gjashtë mesfushorë, kemi anësorë që mund të luajnë në mes”.
A mund të luajë Bellingham si “9 fals” në finalen e Kupës: “Ajo pozitë na dha shumë përparësi sezonin e kaluar. Sot e bëri shumë mirë, sidomos në pjesën e dytë, sepse sulmuam më shumë dhe e meritonte të shënonte”.

