16 Prill 2025
21:19
Telesport
Po luhet në “Santiago Bernabeu” ndeshja e kthimit mes Real Madrid dhe Arsenal, për të përcaktuar ekipin ë do të shkojë në gjysmëfinale. Arsenal pati shansin e artë të kalojë në avantazh në minutën e 10-të, por Saka humbi penalltinë. SHIKOVIDEON
Raul Asencio pengon brenda zonës Mikel Merino-n, arbitri pasi pamjet në ekran akordoi penallti për “Topçinjtë”. Bukayo Saka gabon nga 11-metërshi, goditja e tij pritet nga Courtois.
Kujtojmë që rezultati i ndeshjes së parë në “Emirates” ishte 3-0 për Arsenalin. Nëse Saka do të kishte hënuar këtë gol, me siguri që kualifikimi do të quhej çështje e mbyllur.



