Tag: penallti

  • Pezullohen dy arbitrat, Rocchi e pranon hapur: Penalltia pro Milanit ndaj Fiorentinës nuk duhej akorduar

    Pezullohen dy arbitrat, Rocchi e pranon hapur: Penalltia pro Milanit ndaj Fiorentinës nuk duhej akorduar

    21 Tetor 2025

    13:03

    Alfred Lleshi

    Gianluca Rocchi, kreu i arbitrave italianë, ka qenë shumë i qartë për episodin e diskutuar në ndeshjen Milan-Fiorentina: “Nuk ishte penallti, as rast për VAR”. Fjalët e tij, të raportuara nga “Corriere dello Sport”, u thanë gjatë analizës së brendshme me stafin, pas ndeshjes që Milani e fitoi 2-1 edhe falë penalltisë së dhënë për kontaktin mes Parisi dhe Gimenez në zonë.
    Kësisoji, arbitri kryesor Marinelli dhe ai në VAR, Abisso, do të ndëshkohen, por jo rëndë. Pritet që ata të pezullohen me dy ndeshje, konkretisht javën e 8-të dhe 9-të të Serie A, me mundësinë që të rikthehen javën e 10-të, ndoshta me role të ndërruara.
    Sipas Rocchi, episodi është i qartë: ka vetëm një kontakt të lehtë të dorës së Parisi në fytyrën e Gimenez, që nuk justifikon penallti. Gabimi më i madh i atribuohet Abisso në VAR, i cili nuk duhej të thërriste arbitrin në “on-field review”. Në “Open VAR” pritet të jepet i njëjti shpjegim, në përputhje me precedentin e ngjashëm Juventus–Inter (Thuram–Bonny).
     
     

  • Filippo Galli: Ishte penallti e drejtë, ky Milan mund të mposhtë cilindo ekip

    Filippo Galli: Ishte penallti e drejtë, ky Milan mund të mposhtë cilindo ekip

    20 Tetor 2025

    14:59

    Alfred Lleshi

    Filippo Galli, ish-mbrojtësi i Milanit të madh, komentoi episodin “Gimenez-Parisi” dhe penalltinë që vendosi ndeshjen Milan-Fiorentina: “Kur prek një kundërshtar në atë situatë, është e drejtë të jepet penallti. Gimenez, padyshim shtyhet pak nga Parisi, por mbrojtësi nuk duhet ta bëjë atë gabim. Përveç dorës, Parisi ndodhet në një pozicion jo të saktë në mbrojtje. Duhet të bësh një veprim që normalisht nuk bëhet. Më duket një faull mjaft i qartë”.
    Galli shtoi për Milanin e Allegrit: “Më pëlqen shumë ky Milan, skuadra ka gjetur ekuilibrin dhe tani di të mbrojë. Allegri tha që për të shkuar lart duhet të hiqet zakoni i vjetër për të pësuar lehtë gol. Këtë sezon, Milani mund të fitojë ndaj kujtdo. Sezonin e kaluar mund të humbiste me cilindo”.
    Për mungesën e kompeticioneve europiane: “Në këtë moment po, ndihmon për t’u fokusuar te kampionati dhe dhënë siguri ekipit. Siç tregoi Napoli sezonin e kaluar, pa garat europiane mund të përqendrohesh më mirë te një synim i vetëm”.
     

  • Bruno Fernandes humbi dy penallti. Amorim: Kush ju tha se do ta ndryshoj?

    Bruno Fernandes humbi dy penallti. Amorim: Kush ju tha se do ta ndryshoj?

    19 Tetor 2025

    14:55

    Telesport

    Ruben Amorim nuk ndryshon mendje. Trajneri i Manchester United ka konfirmuar se Bruno Fernandes do të vijojë të jetë gjuajtësi kryesor i penalltive për “Djajtë e kuq”, pavarësisht dy gabimeve të fundit të këtij të fundit.
    Këtë sezon, portugezi ka humbur dy penallti, një në barazimin 1–1 kundër Fulham dhe një në humbjen 1–3 ndaj Brentford. Gjithsesi, rregullat nuk ndryshojnë.
    “Ai është gjuajtësi kryesor i penalltive në ekipin tonë. Nëse është e nevojshme, do ta ndryshojmë, por jam i sigurt se Bruno do ta zgjidhë këtë ngërç”, ka deklaruar Amorim.
    “E di që nuk është e lehtë për të, por ai ka gjuajtur rreth 70 penallti në karrierë dhe ka humbur vetëm 8, dy prej të cilave me mua si trajner. Ai ka vetëbesim dhe kjo më mjafton”, ka shtuar tekniku.

  • Një penallti e humbur dhe asnjë fitues në Torino, barazimi mes Juventusit dhe Milanit rihap garën për titull në Itali mes 5 skuadrave

    Një penallti e humbur dhe asnjë fitues në Torino, barazimi mes Juventusit dhe Milanit rihap garën për titull në Itali mes 5 skuadrave

    Në “Allianz Stadium” u zhvillua një superpërballje pa fitues.

    Juventus dhe Milan u ndanë në paqe me rezultatin 0-0 në sfidën e javës së gjashtë të Serie A, një duel i luftuar deri në fund, por pa gola.
    Kuqezinjtë patën mundësinë më të mirë të takimit në minutën e 53-të, kur Christian Pulisic humbi një penallti, duke mos arritur të thyejë murin bardhezi.
    Ndeshja u karakterizua nga intensiteti, duelet fizike dhe kujdesi maksimal në mbrojtje nga të dyja skuadrat.
    Me këtë barazim, Milani ngjitet në kuotën e 13 pikëve dhe qëndron në vendin e tretë, ndërsa Juventusi mbetet menjëherë pas tyre me 12 pikë.
    Napoli dhe Roma kryesojnë me nga 15 pikë, ndërsa Interi 12, çka e bën garën për kreun jashtëzakonisht të hapur.
    Barazimi i Torinos tregon se asnjë skuadër nuk është e paprekshme këtë sezon – dhe kampionati italian sapo ka marrë zjarr.

    Top Channel

  • Ozer, portieri që priti tre penallti Roma-s: i kishte bëri një premtim të dashurës

    Ozer, portieri që priti tre penallti Roma-s: i kishte bëri një premtim të dashurës

    Berke Özer pa popullaritetin e tij të rritej ndjeshëm pasi priti tre penallti në ndeshjen e luajtur kundër Roma-s.
    Në takimin e vlefshëm për Europa League, të fituar 1-0 nga Lille në Olimpico, portieri turk arriti t’i priste dy penallti Dovbyk dhe një Soulé, pasi gjyqtari vendosi ta përsëriste dy herë.
    Ishte një mbrëmje e paharrueshme për portierin e lindur në vitin 2000, i cili, në ekipin francez, ka marrë vendin e Chevalier, me këtë të fundit që ka zëvendësuar Donnarumma-n te PSG.
    Si ia doli? Përveç dëshirës për të kompensuar një fillim të vështirë të sezonit, Berke Ozer kishte një motivim të veçantë: të dashurën e tij.

    Incredible scene during the match between AS Roma and Lille — the penalty had to be retaken three times, and Lille’s goalkeeper Berke Ozer saved all three. 🤯🇪🇺pic.twitter.com/3ETBEp9oP5
    — Tekkers Foot (@tekkersfoot) October 2, 2025

    I emocionuar dhe pothuajse mosbesues, ai ndau një histori pas ndeshjes për Canal+:
    “Ishte një natë e çmendur. Para ndeshjes, i premtova të dashurës sime se nuk do të pësoja gol. Ajo më tha se kishte kaluar ca kohë që kur kisha mbajtur portën e paprekur.
    “Nuk mendoja se do të ishte kaq e vështirë, por në fund ia dola. As nuk e di si e bëra, për të qenë i sinqertë. Nëse do të kishte pasur një të katërt, mund ta kisha pritur edhe atë.
    “Por ishte një natë e jashtëzakonshme për ekipin. Brenda meje, ajo që ka rëndësi janë tre pikët, jo tre penalltitë e pritura”.

  • “Nuk kam parë kurrë të humbësh një penallti 3 herë”, Gasperini çuditet me lojtarët e tij: Situatë unike

    “Nuk kam parë kurrë të humbësh një penallti 3 herë”, Gasperini çuditet me lojtarët e tij: Situatë unike

    Gapserini është përballur sot me një episod të rrallë në historinë e futbollit. Roma e tij pati mundësinë të përsëriste 3 herë penalltinë, por në të tre rastet portieri i Lilës ia doli të priste me sukses topin. Gasperini ka thënë për “Sky Sport” pas ndeshjes se nuk kishte parë me parë një ngjarje të tillë me penalltitë
    “Nuk kam parë kurrë të humbësh një penallti tre herë. Arsyeja për gabimet nga pika e bardhë? Nuk e di. Është një situatë unike dhe e e rastësishme. Ndodh rrallë. Por ndodhi dhe kompromentoi rezultatin”, ka deklaruar Xhanpiero.Gasperini./Sport Ekspres/

  • VIDEO/ Spektakël i rrallë në Ligën e Europës, Roma humb tre penallti radhazi

    VIDEO/ Spektakël i rrallë në Ligën e Europës, Roma humb tre penallti radhazi

    Një episod i pazakontë dhe i rrallë u regjistrua në ndeshjen e Romës në Ligën e Europës, ku skuadra italiane arriti të humbiste të njëjtin penallti tri herë radhazi.
    Gjithçka nisi kur arbitri akordoi një penallti për Romën. Artem Dovik mori përsipër ekzekutimin, por gjuajtjen e tij e ndali në mënyrë fantastike portieri turk Ozer. Pas verifikimit, arbitri urdhëroi përsëritjen për shkak të futjes së parakohshme të lojtarëve në zonë.
    Dovbik u rikthye sërish te pika e bardhë, por skenari u përsërit: edhe herën e dytë Ozer reagoi mrekullisht, duke ruajtur rezultatin. Për habinë e të gjithëve, gjyqtari vendosi një tjetër përsëritje të penalltisë. Këtë herë ekzekutimin e mori përsipër Matias Sule, mirëpo edhe ai u ndal nga portieri turk, i cili u kthye në heroin absolut të momentit.
    Në vetëm pak minuta, Roma kishte humbur tri herë mundësinë për të kaluar në avantazh, ndërsa Ozer hyri në histori si një nga të paktët portierë që ka pritur tre penallti radhazi në një ndeshje europiane.
    Ky episod u shoqërua me emocione të jashtëzakonshme dhe pritet të mbetet gjatë në kujtesën e tifozëve si një nga momentet më të çuditshme të edicionit aktual të Ligës së Europës.

    Roma really missed the same penalty THREE times:
    ❌Artem Dovbyk takes penalty, saved by Özer❌Dovbyk retakes the penalty, saved by Özer🎬Penalty retaken again after encroachment❌Soule takes penalty, saved by Berek Özer
    Lille won the match 1-0 😮‍💨
    pic.twitter.com/stT8qOrdHR
    — Football Laughs (@FootballLaughss) October 2, 2025

  • Slot i zhgënjyer: Dy humbje radhazi nuk janë tragjedi, ata humbisnin kohën si të dëmtuar

    Slot i zhgënjyer: Dy humbje radhazi nuk janë tragjedi, ata humbisnin kohën si të dëmtuar

    Liverpool u mund 1-0 nga Gallatasaraj në trabnsfertën turke, në raundin e dytë të Champions League. Një ndeshje vendosur nga një penallti e Osimhen në pjesën e parë. Duke folur për këtë episode, trajneri i Liverpool, Arne Slot komentoi.
    “Dominik Szoboszlai nuk bëri asgjë të gabuar. Ne jemi pak të tejkaluar në situata të tilla. Ata e kthyen një penallti prej 20% në penallti 100%”, deklaroi trajneri i “reds”.
    Më tej, Slot foli për rezultatin dhe performancën: “Jam përsëri i zhgënjyer. Futbolli ka të bëjë me fitoren. Por për mua kjo ishte një performancë e ndryshme me dhe pa top nga e shtuna e kaluar. Pjesën e parë luajtëm mjaft mirë. Patëm një shans të madh. Është e vështirë të krahasohet me të shtunën. Ne kontrolluam kundërsulmin”.
    “Nuk jemi shumë larg sezonit të kaluar. Kemi humbur dy herë radhazi, por orari mund ta sjellë këtë. Të luash ndaj Gallatasaray jashtë fushe nuk është një ndeshje e lehtë dhe ne do të luajmë në fundjavë kundër Chelsea, kështu që nuk është një periudhë e lehtë”, shtoi Slot.
    “Pashë shumë gjëra të mira. Mënyra se si luajtëm, mënyra se si e kontrolluam ndeshjen. Në pjesën e dytë nuk kishte shumë kohë loje. Sulmuesi i tyre ishte në fushë, zëvendësues, lëndime…”, tha trajneri holandez.
    Në fund, Slot foli për Ëirtz, që ende duhet të përshtatet, pasi ka nevojë për kohë për t’u ambientuar në Premier League. “Fokusi është gjithmonë te nënshkrimet e reja, gjë që është normale. Floriani ishte i përfshirë në situata të rrezikshme që krijuam ne”.

  • “VJEDHJE”! Tek Arsenal nuk iu besojnë dot syve, pretendojnë për penallti të padhënë ndaj Newcastle (video)

    “VJEDHJE”! Tek Arsenal nuk iu besojnë dot syve, pretendojnë për penallti të padhënë ndaj Newcastle (video)

    28 Shtator 2025

    17:58

    Telesport

    Newcastle po përballet me Arsenalin në “St. James’ Park”, në sfidën e vlefshme për javën e gjashtë në Premier League.
    Momenti më i diskutueshëm deri tani ndodhi në minutën e 15-të, ku pas një topi të kthyer mbrapsht, Viktor Gyokeres tregohet i vëmendshëm dhe shkon drejt portës, aty ku ka një kontakt me portierin Nick Pope.
    Arbitri fillimisht dha penallti për “Topçinjtë”, më pas ndërhyn VAR, Jarred Gillett, shkon të shohë vetë pamjet në ekran dhe anullon vendimin e mëparshëm. S’ka 11-metërsh për londinezët, të cilët e quajnë vjedhje të pastër penalltinë e padhënë, sipas tyre.
    SHIKORASTIN

  • VIDEO/ Derbi i takon Dinamos, triumf zemre në derbi ndaj Tiranës

    VIDEO/ Derbi i takon Dinamos, triumf zemre në derbi ndaj Tiranës

    Dinamo triumfon 1-2 ndaj Tiranës në derbin e kryeqytetit të mbajtur në “Selman Stërmasi”.
    Dinamovitët kaluan në epërsi pas 24 minutash lojë, me Gudiabin që u kordinua si duhet dhe mposhti portierin kundërshtar.

    Në fundin e pjesës së parë, bardheblutë  reklamuan penallti pasi u pengua Mensah, por nuk kishte këtë mendim arbitri.
    Në fillimin e pjesës së dytë, të besuarit e Dajës dyfishojnë shifrat me anë të Vilës, i cili shënon pas një asisti të Nanit.
    Në të 57-tën, Tirana fiton penallti pas një prekje me dorë të Ditës. 11-metërshi u përkthye në gol nga Pacacia, i cili nuk fali para portës.

     
    Ekipi i Bordin shtoi presionin dhe u vendos në kërkim të golit të barazimit, gjë  që gjithsesi nuk u arrit.
    Dinamo kështu rikthehet te fitorja, ndërsa Tirana vijon me rezultatet negative.
    Në sfidën tjetër, në Ballsh, Partizani u imponua 3-1 ndaj Bylis.
    © BalkanWeb