Tag: penalisht

  • “Më dekoruan”, Lapaj shpërthen: Tuneli i Llogarasë 53 mln € në ajër, ndërsa unë penalizohem për protestë

    “Më dekoruan”, Lapaj shpërthen: Tuneli i Llogarasë 53 mln € në ajër, ndërsa unë penalizohem për protestë

    Policia e Tiranës njoftoi sot se kishte proceduar penalisht kryetarin e “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, për zaptim të paligjshëm të hapësirës para Kryeministrisë, ku po proteston prej dy ditësh në një formë aspak të zakontë.
    I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i vetë politikanit, duke deklaruar se nuk do tërhiqet nga misioni i tij dhe protesta.
    “Më paskan proceduar penalisht! Ju pres çdo ditë në orën 17:00 para kryeministrisë. Më paskan dekoruar me një procedim penal sepse paskam bllokuar qarkullimin në Tiranë dhe lëvizjen e lirshme të njerëzve. Dhe e ka bërë këtë ai segmenti i Policisë që mbështet narkotrafikun dhe Edi Ramën”, shprehet ai mes të tjerash.
    Dhe më tej ai nuk e kursen ironinë për mazhorancën dhe Policinë.
    “Vodhën 53 milionë euro te Tuneli i Llogarasë, por qenka problem që unë protestoj dhe më ndjekin penalisht. Por protestat nuk do ndalojnë, kam protestuar me qindra e mijëra herë dhe do vijoj të protestoj”, thotë kreu i “Shqipëria Bëhet”, teksa ndodhet nga sheshi i protestës.

    Protesta e pazakontë e Lapajt para Kryeministrisë
    Prej dy ditësh, kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” ka zgjedhur të protestojë para kryeministrisë, duke kaluar natën aty.
    Por sot policia njofton se ka referuar materialet në Prokurori për Lapajn, pasi dyshohet se ka bërë grumbullime dhe ka zaptuar hapësirën publike përpara godinës së Kryeministrisë, duke penguar qarkullimin e lirë të lëvizjes.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori për shtetasit: A. L., pasi dyshohet se ka bërë grumbullime dhe ka zaptuar hapësirën publike përpara godinës së Kryeministrisë, duke penguar qarkullimin e lirë të lëvizjes”, sqaron policia.
    Kujtojmë që mbrëmjen e kaluar Adriatik Lapaj dhe disa  protestues të tjerë kanë vendosur çadra në shesh, ndërsa policia u ka kërkuar që t’i heqin dhe të largohen nga zona.
     
     
     

  • George Soros në qendër të akuzave globale për ndikim politik dhe financiar

    George Soros në qendër të akuzave globale për ndikim politik dhe financiar

    Financieri dhe filantropi, George Soros prej vitesh është akuzuar nga kritikë në mbarë botën, për ndërhyrje në procese politike dhe ekonomike. Pretendimet përfshijnë financimin e lëvizjeve opozitare, ndikimin në zgjedhje dhe mbështetjen e revolucioneve të njohura si “revolucionet me ngjyra”, në vende si Ukraina dhe Kirgistani.

    Sipas deklaratave të tij të mëhershme, pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik ai tha se “hyri dhe mblodhi copëzat”, duke ngritur fondacione në disa vende të Europës Lindore dhe Azisë për të përgatitur terrenin, për atë që e quante tranzicion “demokratik”.

    Në fushën financiare, Soros u bë i njohur në vitin 1992 pasi fitoi rreth 1 miliard dollarë nga spekulimi me paundin britanik, çka solli humbje të mëdha për ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar. Megjithatë, ai nuk është ndjekur penalisht për këtë veprim.

    Në Francë, në vitin 2002, Soros u dënua për tregtim të brendshëm informacioni, lidhur me privatizimet e viteve 1980 dhe u gjobit me 2.2 milionë euro. Apelimet e tij u refuzuan në disa nivele gjyqësore, përfshirë edhe në nivel europian.

    Në Azi, ish-kryeministri i Malajzisë, Mahathir Mohamad, e ka akuzuar Sorosin se ka luajtur rol në përkeqësimin e Krizës Financiare Aziatike të vitit 1997, duke ndikuar në rënien e monedhave të rajonit. Megjithatë, pavarësisht ligjeve të rrepta të Malajzisë për manipulimin e tregut, ai nuk është ndjekur penalisht.

    Kritikat ndaj tij shtrihen edhe në politikën amerikane, ku Soros ka financuar fushata të ndryshme dhe ka mbështetur kandidatë e prokurorë, që kundërshtarët e lidhin me çështjet ndaj ish-presidentit Donald Trump. Ndërsa qindra aleatë të Trump-it janë ndjekur penalisht për akuza të lidhura me zgjedhjet, Soros vetë nuk është përballur me akuza.

  • Shpërndanë fotot e një bashkëmoshatareje, procedohen penalisht dy 16-vjeçarë në Pogradec

    Shpërndanë fotot e një bashkëmoshatareje, procedohen penalisht dy 16-vjeçarë në Pogradec

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë referuar materialet në Prokurorin e Korçes, ku ka nisur procedimi penal ndaj dy 16-vjeçarëve. Ata dyshohet se kanë shpërndarë në rrjetet sociale foto të një 16-vjeçareje, duke cenuar privatësinë dhe dinjitetin e saj.
    Ky nuk është rasti i parë i ngjarjeve të ngjashme në qarkun e juglindjes. Më herët, në qytetin e Korçës, tri vajza të mitura janë proceduar penalisht për kërcënime dhe shpërndarje materialesh të përsëritura në rrjetet sociale. Edhe këto çështje vijojnë të hetohen.
    Ngjarja aktuale e Korçes është ende nën hetim, ndërsa Policia dhe Prokuroria po punojnë për të zbardhur të plotë dinamikën dhe përgjegjësitë ligjore./vizionplus.tv

  • Me kokainë në makinë, arrestohet 33-vjeçari në Berat, procedohet penalisht shoku

    Me kokainë në makinë, arrestohet 33-vjeçari në Berat, procedohet penalisht shoku

    Policia e Beratit ka arrestuar një 33-vjeçar dhe ka proceduar penalisht shokun e tij, pasi në makinën me të cilën lëviznin u gjet një sasi kokaine.
    Burime zyrtare bënë me dije se specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ç., 33 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Q., 29 vjeç, pasi gjatë kontrolleve fizike dhe në automjetin me të cilin lëviznin, u gjetën sasi lënde narkotike Kokainë që u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

  • Tentoi të nxirrte nga Shqipëria 22 mijë euro të padeklaruara, procedohet penalisht 54-vjeçari në Kakavijë

    Tentoi të nxirrte nga Shqipëria 22 mijë euro të padeklaruara, procedohet penalisht 54-vjeçari në Kakavijë

    Policia kufitare e Kakavijës ka proceduar penalisht një 54-vjeçar, pai tentoi të nxirrte jashtë territorit të vendit 22 mijë euro, të cilat i kishte të padeklaruara.
    Në një njoftim ëpr mediat, policia bën me dije se 54-vjeçari akuzohet për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove.
    “Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetasit D. H., ku u gjetën 22 250 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit.

    Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasin D. H., 54 vjeç, banues në Elbasan. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove”, njofton policia.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv

  • Kakavijë – Kapet me 42 mijë euro të padeklaruara, procedohet penalisht 44-vjeçari nga Fieri

    Kakavijë – Kapet me 42 mijë euro të padeklaruara, procedohet penalisht 44-vjeçari nga Fieri

    Një 44-vjeçar nga Fieri është proceduar penalisht, pasi tentoi të largohej nga Shqipëria duke transportuar 42 000 euro pa i deklaruar në pikën kufitare.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Gjatë kontrolleve rutinë të Policisë Kufitare, sasia e parave u gjet e fshehur në çantën e tij. Shtetasi Luan Kaçakui u shoqërua për verifikime, ndërsa shuma e të hollave u sekuestrua sipas procedurave ligjore. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Materialet e rastit iu referuan Prokurorisë, e cila ka nisur procedimin në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Çështja i është kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për veprime të mëtejshme hetimore.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Procedohet penalisht 44-vjeçari në Kakavijë/ Tentoi t’i kalonte në kufi pa i deklaruar, sekuestrohen 42 mijë euro

    Procedohet penalisht 44-vjeçari në Kakavijë/ Tentoi t’i kalonte në kufi pa i deklaruar, sekuestrohen 42 mijë euro

    Një 44-vjeçar është proceduar penalisht pasi tentoi të të nxirrte nga Shqipëria, 42 000 euro, pa i deklaruar në kufi.
    Bëhet fjalë për Luan Kaçakui. Ai akuzohet për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove që kishte me vete.
    Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.

  • Policia e rilindjes po ndalon edhe protestat/ Kërkonin rrugë, procedohen penalisht 8 banorë të fshatrave të Korçës

    Policia e rilindjes po ndalon edhe protestat/ Kërkonin rrugë, procedohen penalisht 8 banorë të fshatrave të Korçës

    Një ditë pas protestës së banorëve të tre fshatrave në zonën e Korçës për pamundësinë e transportit dhe lëvizjes si pasojë e aksit Qukës-Qafë Plloçë dhe mungesës së një arterieje infrastrukturore për t’i lidhur ata, Policia ka proceduar penalisht 8 prej tyre.

    Edhe pse protesta ishte paqësore, ku banorët apeluan që autoritetet e Bashkisë të shkonin atje dhe t’u jepnin zgjidhje, nuk i kanë shpëtuar procedimit.

    Kjo, pasi shumë prej tyre bllokuan aksin dhe penguan shoferët në qarkullimin normal. Banorët e proceduar janë të fshatrave Dunicë dhe Trebinjë.

    Ata kërkojnë ndërtimin e një rruge që jo vetëm i lidh me aksin kryesor, por i çon edhe te tokat e tyre për të punuar, por kalimi i rrugës së re kombëtare i pengon.

    “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit A. A., 46 vjeç, K. H., 25 vjeç, L. H., 39 vjeç, G. H., 58 vjeç, D. H., 60 vjeç, A. H., 35 vjeç, A. H., 33 vjeç, O. S., 41 vjeç, banues në fshatrat Dunicë dhe Trebinjë, pasi dje, gjatë zhvillimit të një proteste, në aksin rrugor “Qukës-Qafë Pllocë”, në fshatin Kalivaç, kanë tentuar të bllokojnë rrugën, për të penguar kalimin e mjeteve”, njoftoi policia vendore.

    Procedimi penal ka nisur në gjendje të lirë ndaj tyre dhe do jetë Prokuroria që do përcaktojë hapat e mëtejshëm.

  • Policia e rilindjes po ndalon edhe protestat/ Kërkonin rrugë, shteti procedon penalisht 8 nga banorët e fshatrave të Korçës

    Policia e rilindjes po ndalon edhe protestat/ Kërkonin rrugë, shteti procedon penalisht 8 nga banorët e fshatrave të Korçës

    Një ditë pas protestës së banorëve të tre fshatrave në zonën e Korçës për pamundësinë e transportit dhe lëvizjes si pasojë e aksit Qukës-Qafë Plloçë dhe mungesës së një arterieje infrastrukturore për t’i lidhur ata, Policia ka proceduar penalisht 8 prej tyre.

    Edhe pse protesta ishte paqësore, ku banorët apeluan që autoritetet e Bashkisë të shkonin atje dhe t’u jepnin zgjidhje, nuk i kanë shpëtuar procedimit.

    Kjo, pasi shumë prej tyre bllokuan aksin dhe penguan shoferët në qarkullimin normal. Banorët e proceduar janë të fshatrave Dunicë dhe Trebinjë.

    Ata kërkojnë ndërtimin e një rruge që jo vetëm i lidh me aksin kryesor, por i çon edhe te tokat e tyre për të punuar, por kalimi i rrugës së re kombëtare i pengon.

    “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit A. A., 46 vjeç, K. H., 25 vjeç, L. H., 39 vjeç, G. H., 58 vjeç, D. H., 60 vjeç, A. H., 35 vjeç, A. H., 33 vjeç, O. S., 41 vjeç, banues në fshatrat Dunicë dhe Trebinjë, pasi dje, gjatë zhvillimit të një proteste, në aksin rrugor “Qukës-Qafë Pllocë”, në fshatin Kalivaç, kanë tentuar të bllokojnë rrugën, për të penguar kalimin e mjeteve”, njoftoi policia vendore.

    Procedimi penal ka nisur në gjendje të lirë ndaj tyre dhe do jetë Prokuroria që do përcaktojë hapat e mëtejshëm.