Seanca paraprake po mbahet për ish-kreun e ARRSH, Ervis Berberi dhe bashkëpunëtorëve te tij. Bëhet me dije se gjatë seancës, Ervis Berberi ka kërkuar gjykim të shkurtuar. Po ashtu ai pretendon për kthim të sendeve, fshirje korrespodence, pa përdorshmërinë e të dhënave të marra nga celulari.
Berberi akuzohet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.
Ortaku i ish-kreut të ARRSH-së, Valter Begaj akuzohet për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim. Ervis Lame akuzohet gjithashtu për të njëjtat vepra penale.
Skema
SPAK ka dyshime se shumat Berberi fillimisht si Drejtor i Efiçencës së Energjisë ka zhvilluar tre procedura prokurimi me vlerë rreth 1.2 milionë euro që janë fituar nga kompania DAAM që drejtohej nga Valter Begaj, por që defakto sipas SPAK, kompania zotërohej prej Berberit.
Po kështu SPAK dyshon se në kohën që Berberi drejtonte ARSH, e njjëta kompani ka fituar tre tendera të tjerë më vlerë rreth 1 milionë euro.
Hetimet kanë zbuluar se kjo kompani është përdorur për kalimin drejt saj të sasive të mëdha të parave, nga kompania tjetër, “Net Group”, e sipërmarrësit Begaj, përmes transaksioneve të ndryshme.
Paratë e kaluara në favor të kompanisë “Daam”, janë përdorur për të blerë prona të patundshme në emër të kësaj shoqërie. Këto veprime kanë ngritur dyshime për Prokurorët, se gjenden përballë një veprimtarie të pastrimit të parave.
Transaksionet nga “Net Group” drejt shoqërisë “Daam”, në zotërim indirekt nga zoti Berberi, përkojnë, sipas hetimeve, me kohën kur shoqëria “Net Group” rezultoi fituese e disa tenderave të të shpallur nga Agjencia për Efiçencën e energjisë dhe Autoritetit Rrugor, nën drejtimin e zotit Berberi. Bëhet fjalë për prokurime publike me një vlerë totale prej mbi 2.7 milion euro me tvsh.
Tag: penale
-

Tenderi i Llogarasë/ Ish-kreu i ARRSH, Ervis Berberi kërkon gjykim të shkurtuar
-

Përfitoi 1 mln euro duke transferuar pasuri në mënyrë të paligjshme, Prokuroria e Tiranës cakton “arrest shtëpie”…
Prokuroria e Tiranës ka zbuluar një skemë të përvetësimit të paligjshëm të pasurive të një shoqërie të privatizuar, ku përfaqësuesja ligjore e “Prodhim Veshje nr.02” sh.a., dyshohet se ka falsifikuar dokumente për të transferuar të gjitha pasuritë e shoqërisë tek kompania “Empire Investment Solution (EIS)” sh.p.k, e cila kontrollohej fillimisht 100% prej saj. Përmes kësaj skeme, pasuritë janë dhënë me qira, janë shitur ose janë përdorur në marrëveshje ndërtimi duke përfituar mbi 1 milionë euro në dëm të aksionerëve të tjerë të shoqërisë Prodhim Veshje nr.02. Prokuroria ka caktuar ndaj saj masën arrest shtëpie. “Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë merr nën hetim dhe jep masë sigurimi ‘Arrest në shtëpi’ për shtetasen E.D., për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” parashikuar nga nenet 186/1 dhe 278/1. Nga hetimet mbi procedimin penal nr.2130, datë 26.03.2025, regjistruar mbi bazën e materialit referues të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, u arrit në përfundimin se me veprimet e saj, shtetësja E.D. i ka konsumuar këto dy vepra penale. Nga hetimet e zhvilluara dhe të kryera në këtë procedim penal, rezultoi e provuar se në vitin 2013, shtetësja E.D. me cilësinë e përfaqësueses ligjore të shoqërisë “Prodhim Veshje nr.02” sh.a, (shoqëri e krijuar nga privatizimi i ndërmarrjeve shtetërore, ku punonjësit e kësaj ndërmarrje janë bërë aksionerë të shoqërisë), nëpërmjet vendimeve apo akteve të tjera të falsifikuara dhe në mënyrë krejtësisht të paligjshme ka kryer kalimin e të gjitha pasurive të paluajtshme (toka dhe ndërtesa) të shoqërisë së sipërcituar, tek shoqëria “Empire Investment Solution (EIS)” sh.p.k, e cila në momentin e krijimit zotërohej 100% prej saj. Më pas ajo ka transferuar dhe zhvendosur pronësinë e kuotave të shoqërisë “Empire Investment Solution (EIS)” sh.p.k, me qëllim fshehjen ose mbulimin e origjinës së paligjshme të kapitalit të saj, duke ditur se kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale. Pasuritë e paluajtshme të transferuara në mënyrë të paligjshme tek shoqëria “Empire Investment Solution (EIS)” sh.p.k, janë dhënë me qira duke realizuar të ardhura të larta, një pjesë e tyre janë shitur në vlerën 1,000,000 Euro ndërsa me kontratën e sipërmarrjes të datës 18.12.2019, pasuria me nr.2/2337( transferuar në mënyrë të paligjshme) ndodhur në Rrugën “Muhamet Gjollesha” Tiranë, me sipërfaqe totale 5989 m2, nga të cilat ndërtesë me sipërfaqe 1375 m2 është dhënë për ndërtimin e objektit shumëkatësh multifunksional mbi sipërfaqen prej 12,201,36 m2. Në këmbim të pasurisë të përshkruar më sipër, porositësi do të përfitojë në objektin shumëkatësh multifunksional të ndërtuar nga Sipërmarrësi 35% të sipërfaqes ndërtimore korresponduese të sipërfaqes prej 5989 m2. Pra nga pasuritë e transferuara në mënyrë të paligjshme, shoqëria shoqëria “Empire Investment Solution (EIS)” sh.p.k, ka realizuar pasuri me vlera miliona euro, duke përjashtuar nga përfitimi i pjesës takuese të të ardhurave aksionerët e tjerë në shoqërinë “Prodhim Veshje nr.02” sh.a. Transferimi i aseteve të pasurive nga njëra shoqëri tek tjera është kryer jo vetëm mbi bazën e dokumenteve të falsifikuara dhe në kundërshtim me ligjin por edhe nëpërmjet akteve të tjera të paligjshme përfshi edhe ato korruptive, me qëllimin e posaçëm të dëmtimit të interesave të aksionarëve në minorancë të shoqërisë “prodhim veshje nr.02”, të cilët ishin kryesisht pensionistë (ish punonjës të ndërmarrjes shtetërore NPV) dhe në vështirësi për të realizuar të drejtat e tyre. Bazuar në sa më sipër me kërkesën e organit të akuzës, gjykata vendosi caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi” ndaj shtetases E. D., e akuzuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të Produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”. Ndërsa me vendimin e datës 27.11.2025 u vendos vazhdimi i kësaj mase. Hetimet vazhdojnë për të përcaktuar vlerën e dëmit dhe produktit të veprës penale”, njoftoi dje Prokuroria e Tiranës.
-

Ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan, ky është Nevzat Spaho, autor i dyshuar i vrasjes së Mondi Mëhallës
Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj ka siguruar foton e Nevzat Spahos, autor i dyshuar i vrasjes së biznesmenit Mondi Mëhalla në automjetin e tij mbrëmjen e 30 Nëntorit.
Spaho rezulton person me precedentë penalë, i cili sipas hetimeve paraprake dyshohet se ka qenë ekzekutori. Arrestimi i tij u bë në Prrenjas ditën e sotme.Lexo edhe :Related PostsNjë ditë më parë, policia vuri në pranga dy persona dhe shpalli në kërkim dy të tjerë.
Xhino Ago, 32 vjeç, banues në Elbasan, (i dyshuar si bashkëpunëtor), u arrestua për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, ndërsa Kujtim Pisha 52 vjeç, u vu në pranga për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.
Në kërkim u shpallën shtetasit Marselo Arani, 32 vjeç, banues në Elbasan, ndërkohë që ishte në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për një tjetër vepër penale, si dhe Armando Kola, 35 vjeç, banues në Laç, (të dyshuar si autorë të vrasjes), për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Nga veprimet hetimore rezultoi se automjeti i përdorur nga autorët është në pronësi të shtetasit Xhino Ago, i cili ia ka dhënë me hua për përdorje shtetasit Marselo Arani.
Grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive hetimore për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. -

VIDEO/ Ekzekutimi i Mondi Mëhallës, momenti kur biznesmeni qëllohet për vdekje brenda automjetit të tij
Vizion Plus ka siguruar momentin e ekzekutimit me dy plumba në kokë të biznesmenit Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla mbrëmjen e 30 nëntorit.
Në video shihet qartë momenti kur autori zbret nga makina e tij dhe afrohet pranë automjetit të viktimës dhe e qëllon për vdekje.Lexo edhe :Related Posts
Autori është i armatosur, i veshur me kapuç për të shmangur identifikimin nga kamerat e sigurisë.Ndërkohë Policia ka arrestuar 33-vjeçarin Nevzat Spaho, të dyshuar për përfshirjen në ekzekutimin e biznesmenit Mondi Mëhalla.
Një ditë më parë, policia vuri në pranga dy persona dhe shpalli në kërkim dy të tjerë.
Xhino Ago, 32 vjeç, banues në Elbasan, (i dyshuar si bashkëpunëtor), u arrestua për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, ndërsa Kujtim Pisha 52 vjeç, u vu në pranga për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.
Në kërkim u shpallën shtetasit Marselo Arani, 32 vjeç, banues në Elbasan, ndërkohë që ishte në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për një tjetër vepër penale, si dhe Armando Kola, 35 vjeç, banues në Laç, (të dyshuar si autorë të vrasjes), për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Nga veprimet hetimore rezultoi se automjeti i përdorur nga autorët është në pronësi të shtetasit Xhino Ago, i cili ia ka dhënë me hua për përdorje shtetasit Marselo Arani.
Grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive hetimore për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. -

Toyota Yaris/ Apeli i GJKKO: Zarka të hetohet për grup të strukturuar kriminal
Toyota Yaris/ Apeli i GJKKO: Zarka të hetohet për grup të strukturuar kriminal
SPAK i cilësoi gabim veprat penale për të pandehurit e dosjes “Toyota Yaris”, përfshirë ish-kryeprokurorin e Vlorës Aurel Zarka, pasi të akuzuarit kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal.
Ky është arsyetimi pse para pak javësh Apeli i Posaçëm Antikorrupsion prishi vendimin e Shkallës së Parë që e kishte dënuar Zarkën me 2.8 vite burg në aplikim të gjykimit të shkurtuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm dhe korrupsion
Në të pestë faktet historike të vlerësuar si penale, mbi të cilat është gjendur fajtor i pandehuri z. A.Z., kanë marrë pjesë tre e më shumë persona, të cilët janë marrë vesh e kanë rënë dakord për kryerjen e një apo më shumë veprave penale, për të realizuar përfitime materiale apo të çfarëdo lloji”, thekson Apeli.
Vendimi i Shkallës së Parë nuk u ankimua nga SPAK teksa Apeli vendosi mbi ankimin e Zarkës që në fakt kërkonte pafajësi.
Sipas togave të zeza të Apelit, provat dhe rrethanat tregojnë qartë se jo vetëm Zarka, por edhe tre të pandehurit e tjerë të çështjes kanë bashkëpunuar si një grup i strukturuar kriminal , ndryshe nga vlerësimi i prokurorëve të çështjes, si dhe i gjyqtarëve të Shkallës së Parë, të cilët e cilësuan si bashkëpunim të thjeshtë në rrethana rënduese.
Sipas SPAK-ut, prokurori dhe personat e tjerë akuzohen se kanë ushtruar ndikim të paligjshëm në tetë çështje penale që po hetoheshin në katër prokurori të ndryshme dhe që lidhen kryesisht me aktivitete të krimit të organizuar si pastrimi i parave apo kultivimi i narkotikëve. Një prej çështjeve penale e njohur si “Toyota Auris”, u regjistrua pas bllokimit në portin e Durrësit, në qershor të vitit 2018, të 3.4 milionë eurove ‘cash’ të fshehura në dy makina të përdorura dhe të importuara nga Belgjika.
Në lidhje me ngjarjen, u arrestuan fillimisht Klevi Çani, Edi Lika dhe Alban Mollaymeri, ndërsa u akuzuan kushërinjtë Elvis Vladi dhe Alfred Vladi. Gjashtë vjet më vonë, në vitin 2024, si rrjedhojë e të dhënave të përftuara nga aplikacioni Sky ECC, SPAK arrestoi prokurorin e Vlorës Aurel Zarka, avokatin Radovan Çela, Astrit Vladin – vëllain e Elvis Vladit – dhe shpalli në kërkim hetuesen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Eriona Daupaj. Kjo dosje tashmë do të rigjykohet në Shkallën e Parë me një tjetër trupë gjykuese, por ende nuk dihet nëse SPAK do të ushtrojë ankim përmes rekursit në Shkallën e Tretë (Gjykatën e Lartë). -

Përfitoi 1 mln euro; kush është Elisabeta Dosti që mashtroi aksionerët për përfitime personale
Prokuroria e Tiranës ka zbuluar një skemë të përvetësimit të paligjshëm të pasurive të një shoqërie të privatizuar, ku përfaqësuesja ligjore e “Prodhim Veshje nr.02” sh.a., Elisabeta Dosti, dyshohet se ka falsifikuar dokumente për të transferuar të gjitha pasuritë e shoqërisë tek kompania “Empire Investment Solution (EIS)” sh.p.k, e cila kontrollohej fillimisht 100% prej saj.
Përmes kësaj skeme, pasuritë janë dhënë me qira, janë shitur ose janë përdorur në marrëveshje ndërtimi duke përfituar mbi 1 milionë euro në dëm të aksionerëve të tjerë të shoqërisë Prodhim Veshje nr.02.
Prokuroria ka caktuar ndaj saj masën arrest shtëpie.
Njoftimi i Prokurorisë së Tiranës
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë merr nën hetim dhe jep masë sigurimi ‘Arrest në shtëpi’ për shtetasen E.D., për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” parashikuar nga nenet 186/1 dhe 278/1.
Nga hetimet mbi procedimin penal nr.2130, datë 26.03.2025, regjistruar mbi bazën e materialit referues të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, u arrit në përfundimin se me veprimet e saj, shtetësja E.D. i ka konsumuar këto dy vepra penale.
Nga hetimet e zhvilluara dhe të kryera në këtë procedim penal, rezultoi e provuar se në vitin 2013, shtetësja E.D. me cilësinë e përfaqësueses ligjore të shoqërisë “Prodhim Veshje nr.02” sh.a, (shoqëri e krijuar nga privatizimi i ndërmarrjeve shtetërore, ku punonjësit e kësaj ndërmarrje janë bërë aksionerë të shoqërisë), nëpërmjet vendimeve apo akteve të tjera të falsifikuara dhe në mënyrë krejtësisht të paligjshme ka kryer kalimin e të gjitha pasurive të paluajtshme (toka dhe ndërtesa) të shoqërisë së sipërcituar, tek shoqëria “Empire Investment Solution (EIS)” sh.p.k, e cila në momentin e krijimit zotërohej 100% prej saj.
Më pas ajo ka transferuar dhe zhvendosur pronësinë e kuotave të shoqërisë “Empire Investment Solution (EIS)” sh.p.k, me qëllim fshehjen ose mbulimin e origjinës së paligjshme të kapitalit të saj, duke ditur se kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale.
Pasuritë e paluajtshme të transferuara në mënyrë të paligjshme tek shoqëria “Empire Investment Solution (EIS)” sh.p.k, janë dhënë me qira duke realizuar të ardhura të larta, një pjesë e tyre janë shitur në vlerën 1,000,000 Euro ndërsa me kontratën e sipërmarrjes të datës 18.12.2019, pasuria me nr.2/2337( transferuar në mënyrë të paligjshme) ndodhur në Rrugën “Muhamet Gjollesha” Tiranë, me sipërfaqe totale 5989 m2, nga të cilat ndërtesë me sipërfaqe 1375 m2 është dhënë për ndërtimin e objektit shumëkatësh multifunksional mbi sipërfaqen prej 12,201,36 m2. Në këmbim të pasurisë të përshkruar më sipër, porositësi do të përfitojë në objektin shumëkatësh multifunksional të ndërtuar nga Sipërmarrësi 35% të sipërfaqes ndërtimore korresponduese të sipërfaqes prej 5989 m2.
Pra nga pasuritë e transferuara në mënyrë të paligjshme, shoqëria shoqëria “Empire Investment Solution (EIS)” sh.p.k, ka realizuar pasuri me vlera miliona euro, duke përjashtuar nga përfitimi i pjesës takuese të të ardhurave aksionerët e tjerë në shoqërinë “Prodhim Veshje nr.02” sh.a.
Transferimi i aseteve të pasurive nga njëra shoqëri tek tjera është kryer jo vetëm mbi bazën e dokumenteve të falsifikuara dhe në kundërshtim me ligjin por edhe nëpërmjet akteve të tjera të paligjshme përfshi edhe ato korruptive, me qëllimin e posaçëm të dëmtimit të interesave të aksionarëve në minorancë të shoqërisë “prodhim veshje nr.02”, të cilët ishin kryesisht pensionistë (ish punonjës të ndërmarrjes shtetërore NPV) dhe në vështirësi për të realizuar të drejtat e tyre.
Bazuar në sa më sipër me kërkesën e organit të akuzës, gjykata vendosi caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi” ndaj shtetases E. D., e akuzuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të Produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”. Ndërsa me vendimin e datës 27.11.2025 u vendos vazhdimi i kësaj mase.
Hetimet vazhdojnë për të përcaktuar vlerën e dëmit dhe produktit të veprës penale. -

U dënua me 4 vite burg, Apeli i Posaçëm shton akuzën për Aurel Zarkën, detyron SPAK-un ta hetojë për grup të strukturuar kriminal
aurel zarka
TIRANË- Cilësimi i gabuar nga ana e SPAK-ut dhe Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për mënyrën e bashkëpunimit të ish-drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, në kryerjen e veprës penale të korrupsionit dhe ndikimit të paligjshëm në çështjen “Toyota Auris” dhe hetime të tjera, çoi në prishjen e vendimit të dënimit të tij më 12 nëntor.
Ish-prokurori Aurel Zarka u deklarua fajtor më 20 maj për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm të kryer në bashkëpunim dhe u dënua me 4 vjet burg, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar u reduktua në 2 vjet e 8 muaj heqje lirie. Prokurorët e çështjes, Altin Dumani dhe Klodian Braho, e gjetën të drejtë këtë vendimmarrje, por ankim ushtroi vetë i pandehuri Zarka, i cili këmbënguli në pafajësi.
Sipas Gjykatës së Posaçme të Apelit, provat dhe rrethanat tregojnë qartë se jo vetëm Zarka, por edhe tre të pandehurit e tjerë të çështjes kanë bashkëpunuar si një grup i strukturuar kriminal – ndryshe nga vlerësimi i prokurorëve të çështjes, si dhe i gjyqtarëve të Shkallës së Parë, Erjon Çela, Rudina Palloj dhe Bib Ndreca, të cilët e cilësuan si bashkëpunim të thjeshtë në rrethana rënduese.
Sipas SPAK-ut, prokurori Zarka dhe personat e tjerë akuzohen se kanë ushtruar ndikim të paligjshëm në tetë çështje penale që po hetoheshin në katër prokurori të ndryshme – çështje që lidhen kryesisht me aktivitete të krimit të organizuar si pastrimi i parave apo kultivimi i narkotikëve.
Interesi kryesor i të pandehurve duket se lidhej me çështjen penale të njohur publikisht si “Toyota Auris”, e cila u regjistrua pas bllokimit në portin e Durrësit, në qershor të vitit 2018, të 3.4 milionë eurove ‘cash’ të fshehura në dy makina të përdorura dhe të importuara nga Belgjika.
Në lidhje me ngjarjen, u arrestuan fillimisht Klevi Çani, Edi Lika dhe Alban Mollaymeri, ndërsa u akuzuan kushërinjtë Elvis Vladi dhe Alfred Vladi.
Gjashtë vjet më vonë, në vitin 2024, si rrjedhojë e të dhënave të përftuara nga aplikacioni Sky EÇ, SPAK arrestoi prokurorin e Vlorës Aurel Zarka, avokatin Radovan Çela, Astrit Vladin – vëllain e Elvis Vladit – dhe shpalli në kërkim hetuesen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Eriona Daupaj.Katër të pandehurit dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në disa raste kanë ofruar dhe premtuar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim te funksionarë të drejtësisë në 8 çështje penale, përfshirë gjykimin për sekuestrimin e 3.4 milionë eurove në portin e Durrësit.
Prokurorët Altin Dumani dhe Klodian Braho, të pyetur për koment përmes koordinatores për të drejtën e informimit në SPAK për vendimin e Apelit, nuk u përgjigjën deri në publikimin e këtij shkrimi.
Grup i Strukturuar Kriminal
Në vendimin e arsyetuar të trupit gjykues të Apelit të Posaçëm, të përbërë nga gjyqtarët Miliana Muça, Dhimitër Lara e Saida Dollani, renditen argumentet përse prokurori Zarka ka vepruar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.
Trupi gjykues i Apelit të Posaçëm vëren se Zarka është gjetur fajtor nga Shkalla e Parë për të pesë akuzat e ngritura nga prokurorët, për të cilat – në tre raste për bashkëpunim të thjeshtë si rrethanë rënduese.
Sipas kolegjit të Apelit, në cilësimin e mënyrës së bashkëpunimit ka gabuar fillimisht prokurori, pas tij gjyqtari i seancës paraprake dhe në vijim edhe treshja gjykuese e themelit, duke e përcaktuar bashkëpunimin si rrethanë rënduese dhe jo si bashkëpunim të veçantë.
Sipas kolegjit të Apelit të Posaçëm, nga aktet është e qartë se fajësia përtej çdo dyshimi të arsyeshëm që bie mbi të pandehurin Zarka, në të gjitha akuzat ndaj tij, është ajo e kryerjes së veprave penale nga së paku tre persona, që kërkon kualifikimin si grup i strukturuar kriminal.
Kolegji i Apelit të Posaçëm thekson se bashkëpunimi konstatohet në ndikimin e paligjshëm në rastin e zëvendësimit të masave të sigurimit ndaj të pandehurve për çështjen “Toyota Auris”; në rastin e mosfillimit të procedimit dhe të hetimit pasuror të kryer atëherë. Po ashtu, evidentohet se bashkëpunimi i posaçëm në këto vepra penale është kryer jo vetëm nga të bashkëpandehurit Aurel Zarka, Erjona Daupaj, Radovan Çela dhe Astrit Vladi.
“…Në të pestë faktet historike të vlerësuar si penale, mbi të cilat është gjendur fajtor i pandehuri z. A.Z., kanë marrë pjesë tre e më shumë persona, të cilët janë marrë vesh e kanë rënë dakord për kryerjen e një apo më shumë veprave penale, për të realizuar përfitime materiale apo të çfarëdo lloji”, argumenton Apeli.
Kolegji vlerëson se në të pestë rastet e kryerjes së veprave penale nga i pandehuri Zarka kanë bashkëpunuar respektivisht jo më pak se 3 dhe 4 persona, duke përmbushur parashikimet e pikës 4 të nenit 28 të Kodit Penal, lidhur me grupin e strukturuar kriminal.
Në këtë përcaktim të Kodit Penal parashikohet se “grupi i strukturuar kriminal është formë e veçantë bashkëpunimi, në të cilin bëjnë pjesë tre ose më shumë persona, për kryerjen e një a më shumë veprave penale, për të realizuar përfitime materiale dhe jomateriale”.
Po ashtu, përcaktohet se “grupi i strukturuar kriminal për kryerjen e një vepre penale nuk formohet rastësisht dhe nuk është e nevojshme të dallohet për anëtarësi të qëndrueshme, ndarje detyrash, organizim dhe strukturim të zhvilluar”.
Apeli vëren se provohet përtej dyshimit të arsyeshëm se Zarka është marrë vesh me bashkëpunëtorët e tij për kryerjen e veprës penale pesë herë, se i ka kryer veprat penale për të realizuar përfitim material të shumave në euro dhe se bashkëpunimi është i paramenduar dhe i parallogaritur.
Në vijim të analizës së legjislacionit dhe praktikave gjyqësore, Apeli arsyeton se gjykata mund t’i japë faktit një përcaktim të ndryshëm nga ai që ka bërë prokurori. Për të shmangur mundësinë e dënimit për një fakt tjetër nga ai që është objekt i gjykimit, për të cilin është përshtatur mbrojtja e Zarkës, si dhe për shkak se ankimi është kryer nga i pandehuri, është çmuar që të prishet vendimmarrja e Shkallës së Parë./BIRN -

Përfitoi 1 mln euro duke transferuar pasuri në mënyrë të paligjshme, Prokuroria cakton “arrest shtëpie” për përfaqësuesen ligjore
Transferoi në mënyrë të paligjshme pasuritë e shoqërisë duke përfituar mbi 1 milionë euro në dëm të aksionerëve të tjerë, Prokuroria Tiranë jep masë sigurimi për shtetasen E.D.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë merr nën hetim dhe jep masë sigurimi ‘Arrest në shtëpi’ për shtetasen E.D., për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” parashikuar nga nenet 186/1 dhe 287/1.
Nga hetimet mbi procedimin penal nr.2130, datë 26.03.2025, regjistruar mbi bazën e materialit referues të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, u arrit në përfundimin se me veprimet e saj, shtetësja E.D. i ka konsumuar këto dy vepra penale.
Nga hetimet e zhvilluara dhe të kryera në këtë procedim penal, rezultoi e provuar se në vitin 2013, shtetësja E.D. me cilësinë e përfaqësueses ligjore të shoqërisë “Prodhim Veshje nr.02” sh.a, (shoqëri e krijuar nga privatizimi i ndërmarrjeve shtetërore, ku punonjësit e kësaj ndërmarrje janë bërë aksionerë të shoqërisë), nëpërmjet vendimeve apo akteve të tjera të falsifikuara dhe në mënyrë krejtësisht të paligjshme ka kryer kalimin e të gjitha pasurive të paluajtshme (toka dhe ndërtesa) të shoqërisë së sipërcituar, tek shoqëria “Empire Investment Solution (EIS)” sh.p.k, e cila në momentin e krijimit zotërohej 100% prej saj.
Më pas ajo ka transferuar dhe zhvendosur pronësinë e kuotave të shoqërisë “Empire Investment Solution (EIS)” sh.p.k, me qëllim fshehjen ose mbulimin e origjinës së paligjshme të kapitalit të saj, duke ditur se kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale.
Pasuritë e paluajtshme të transferuara në mënyrë të paligjshme tek shoqëria “Empire Investment Solution (EIS)” sh.p.k, janë dhënë me qira duke realizuar të ardhura të larta, një pjesë e tyre janë shitur në vlerën 1,000,000 Euro ndërsa me kontratën e sipërmarrjes të datës 18.12.2019, pasuria me nr.2/2337( transferuar në mënyrë të paligjshme) ndodhur në Rrugën “Muhamet Gjollesha” Tiranë, me sipërfaqe totale 5989 m2, nga të cilat ndërtesë me sipërfaqe 1375 m2 është dhënë për ndërtimin e objektit shumëkatësh multifunksional mbi sipërfaqen prej 12,201,36 m2. Në këmbim të pasurisë të përshkruar më sipër, porositësi do të përfitojë në objektin shumëkatësh multifunksional të ndërtuar nga Sipërmarrësi 35% të sipërfaqes ndërtimore korresponduese të sipërfaqes prej 5989 m2.
Pra nga pasuritë e transferuara në mënyrë të paligjshme, shoqëria shoqëria “Empire Investment Solution (EIS)” sh.p.k, ka realizuar pasuri me vlera miliona euro, duke përjashtuar nga përfitimi i pjesës takuese të të ardhurave aksionerët e tjerë në shoqërinë “Prodhim Veshje nr.02” sh.a.
Transferimi i aseteve të pasurive nga njëra shoqëri tek tjera është kryer jo vetëm mbi bazën e dokumenteve të falsifikuara dhe në kundërshtim me ligjin por edhe nëpërmjet akteve të tjera të paligjshme përfshi edhe ato korruptive, me qëllimin e posaçëm të dëmtimit të interesave të aksionarëve në minorancë të shoqërisë “prodhim veshje nr.02”, të cilët ishin kryesisht pensionistë (ish punonjës të ndërmarrjes shtetërore NPV) dhe në vështirësi për të realizuar të drejtat e tyre.
Bazuar në sa më sipër me kërkesën e organit të akuzës, gjykata vendosi caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi” ndaj shtetases E. D., e akuzuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të Produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”. Ndërsa me vendimin e datës 27.11.2025 u vendos vazhdimi i kësaj mase.
Hetimet vazhdojnë për të përcaktuar vlerën e dëmit dhe produktit të veprës penale.
Top Channel
-

Vrasja e biznesmenit në Elbasan/ Arrestohet një tjetër person në Prrenjas, dyshohet se…
Një tjetër person është arrestuar lidhur me vrasjen e biznesmenit Mondi Mehalla, alias Edmond Hyka pak ditë më parë në Elbasan.
Në Përrenjas u arrestua Nevzat Spaho, 33 vjeç, i cili dyshohet se ka lidhje me vrasjen.
Policia ka njoftuar dje zyrtarisht se ka arrestuar ortakun e viktimës, Xhino Ago, banues në Elbasan, (i dyshuar si bashkëpunëtor), për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Po ashtu u arrestua roja i karburantit Kujtim Pisha, 52-vjeç, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.
Në kërkim u shpall Marselo Arani 32 vjeç, banues në Elbasan, ndërkohë që ishte në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për një tjetër vepër penale, si dhe Armando Kola 35 vjeç, banues në Laç, (të dyshuar si autorë të vrasjes), për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Marselo Arani është arrestuar më herët nën akuzën për pastrim parash, ndërsa iu sekuestruan pasuri me vlerë 136 mijë euro.
Nga veprimet hetimore rezultoi se automjeti i përdorur nga autorët është në pronësi të shtetasit Xhino Agos i cili ia ka dhënë me hua për përdorje shtetasit Marselo Aranit.
Shkak i vrasjes dyshohet të jetë prishja e pazareve mes dy ortakëve, ndërsa grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive hetimore për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.Top Channel
-

Transferoi dhe përfitoi mbi 1 mln euro në dëm të aksionerëve të shoqërisë, vendoset nën masë sigurie
Një shtetase është vënë nën masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’, pasi dyshohet se transferoi në mënyrë të paligjshme pasuritë e shoqërisë duke përfituar mbi 1 milionë euro në dëm të aksionerëve të tjerë.
Sipas hetimeve të Prokurorisë së Tiranës, ka rezultuar e provuar se në vitin 2013, shtetësja E.D. me cilësinë e përfaqësueses ligjore të shoqërisë “Prodhim Veshje nr.02” sh.a, (shoqëri e krijuar nga privatizimi i ndërmarrjeve shtetërore, ku punonjësit e kësaj ndërmarrje janë bërë aksionerë të shoqërisë), nëpërmjet vendimeve apo akteve të tjera të falsifikuara dhe në mënyrë krejtësisht të paligjshme ka kryer kalimin e të gjitha pasurive të paluajtshme (toka dhe ndërtesa) të shoqërisë së sipërcituar, tek shoqëria “Empire Investment Solution (EIS)” sh.p.k, e cila në momentin e krijimit zotërohej 100% prej saj.
Gjithashtu rezulton se, më pas ajo ka transferuar dhe zhvendosur pronësinë e kuotave të shoqërisë “Empire Investment Solution (EIS)” sh.p.k, me qëllim fshehjen ose mbulimin e origjinës së paligjshme të kapitalit të saj, duke ditur se kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale.
‘Transferimi i aseteve të pasurive nga njëra shoqëri tek tjera është kryer jo vetëm mbi bazën e dokumenteve të falsifikuara dhe në kundërshtim me ligjin por edhe nëpërmjet akteve të tjera të paligjshme përfshi edhe ato korruptive, me qëllimin e posaçëm të dëmtimit të interesave të aksionarëve në minorancë të shoqërisë “prodhim veshje nr.02”, të cilët ishin kryesisht pensionistë (ish punonjës të ndërmarrjes shtetërore NPV) dhe në vështirësi për të realizuar të drejtat e tyre’, thuhet në njoftimin e akuzës së kryeqytetit.
Pas kërkesës së prokurorisë, gjykata vendosi caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi” ndaj shtetases E. D., e akuzuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të Produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.
Hetimet vazhdojnë për të përcaktuar vlerën e dëmit dhe produktit të veprës penale.
Njoftimi
PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM TIRANË
Transferoi në mënyrë të paligjshme pasuritë e shoqërisë duke përfituar mbi 1 milionë euro në dëm të aksionerëve të tjerë, Prokuroria Tiranë jep masë sigurimi për shtetasen E.D.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë merr nën hetim dhe jep masë sigurimi ‘Arrest në shtëpi’ për shtetasen E.D., për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” parashikuar nga nenet 186/1 dhe 287/1.
Nga hetimet mbi procedimin penal nr.2130, datë 26.03.2025, regjistruar mbi bazën e materialit referues të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, u arrit në përfundimin se me veprimet e saj, shtetësja E.D. i ka konsumuar këto dy vepra penale.
Nga hetimet e zhvilluara dhe të kryera në këtë procedim penal, rezultoi e provuar se në vitin 2013, shtetësja E.D. me cilësinë e përfaqësueses ligjore të shoqërisë “Prodhim Veshje nr.02” sh.a, (shoqwri e krijuar nga privatizimi i ndwrmarrjeve shtetwrore, ku punonjësit e kësaj ndërmarrje janë bërë aksionerë të shoqërisë), nëpërmjet vendimeve apo akteve të tjera të falsifikuara dhe në mënyrë krejtësisht të paligjshme ka kryer kalimin e të gjitha pasurive të paluajtshme (toka dhe ndërtesa) të shoqërisë së sipërcituar, tek shoqëria “Empire Investment Solution (EIS)” sh.p.k, e cila në momentin e krijimit zotërohej 100% prej saj.

NJOFTIMI