Edi Rama
BRITANI E MADHE- Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në forumin ndërkombëtar i sigurisë dhe politikave globale në Londër, ku u ndal te sfidat globale dhe lufta Rusi-Ukrainë. Kreu i qeverisë shqiptare përsëriti edhe një herë qëndrimin e Shqipërisë krah Ukrainës, duke shtuar se vendi ynë nuk është dakord me veprimet e presidentit rus Vladimir Putin.
“Ne e dashurojmë Dostojevskin e gjithçka që na ka dhënë kultura ruse, por nuk na pëlqen Putini dhe nuk na pëlqen Rusia aktuale. Dhe nuk kemi të bëjmë asgjë me të dhe as nuk na merr malli”, tha kryeministri.
I pyetur nëse është takuar ndonjëherë me liderin rus, Kryeministri Rama e mohoi. Rama tha se Shqipëria është i vetmi vend në të gjithë kontinentin, që nga Kremlini dhe Moska nuk ka ardhur askush nga 1960 dhe askush nga vendi ynë nuk ka shkuar në Moskë.
Pyetje: Jeni takuar me Putin
Edi Rama: Takim me Putinin? Jo, faleminderit. Ne jemi një rast i veçantë, sepse Shqipëria është i vetmi vend në të gjithë kontinentin që nga Kremlini dhe Moska nuk ka ardhur askush nga 1960 dhe askush nga pala jonë nuk ka shkuar në Moskë. Kjo ka të bëjë me historinë tonë, sepse ne, si i vetmi vend komunist, i cilësonim ata tradhtarë dhe të degraduar që nuk e meritonin shoqërinë tonë. Luftuam si fari i vetëm i komunizmit në Europë. Kur komunistët e braktisën Stalinin, ne e ndoqëm Stalinin, Stalini ishte në bulevardin tonë kryesorë deri në vitin 1990. Kjo krijoi një mungesë totale qëndrimi.
Pyetje: Nuk keni pasur takime të mëparshme qeveritare?
Edi Rama: Jo nuk kemi pasur. Kurrë nuk jemi tunduar nga oligarkët rusë…
Pyetje: Një ndryshim të kufijve në Europë
Edi Rama: Unë nuk besoj që jo vetëm në Europë, por edhe në vende të tjera do të pranohen ndryshim kufijsh. E thonë të gjithë qartë që integriteti territorial i Ukrainës duhet të jetë i paprekshëm. Por nga ana tjetër ka forma të ndryshme marrëveshjes që mund t’i çelin rrugën paqes apo në formë e një konflikti të ngrirë pa pranuar asnjë ndryshim kufijsh. Kjo besoj është qasje e drejtë.









