Tag: pëlqen

  • “Shumicës i pëlqen kafeja në SPAK”, Adnan Xholi tregon çfarë do i thoshte dikujt me pushtet në zyrë

    “Shumicës i pëlqen kafeja në SPAK”, Adnan Xholi tregon çfarë do i thoshte dikujt me pushtet në zyrë

    Prokurori Adnan Xholi pasi prezantoi platformën e tij për drejtimin e SPAK dhe pas kësaj iu përgjigj edhe pyetjeve të anëtarëve të KLP-së. Një ndër to ishte ajo e Arta Mandros, e cila ‘provokoi’ Xholin për mënyrën se si do sillej ai nëse në zyrë do i shkonte dikush me një pozitë të lartë që do i kërkonte zgjidhje për çështjen e tij. Përgjigja e Xholit ishte e shkurtër. Para Kushtetutës nuk ka asnjë lloj pozicioni tjetër, tha ai dhe maksimumi mund të respektojë mysafirët me kafe.
    Arta Mandro: Nëse do votoja për ju dhe nesër do vija për një çështjen time personale, si do kujdeseni për të mos cënuar pavarësinë dhe presionin, por unë mund të kem një pozitë më të lartë se kjo e sotmja.
    Adnan Xholi: E vlerësoj pozitën që keni, por para ligjit dhe kushtetutës nuk keni asgjë lloj pozicioni dhe do ju respektoj si gjithë të tjerët. Do ju respektoj si femër do ju sajdis me ndonjë kafe, por zgjidhja do jetë ligjore.
    Arta Mandro: Domethënë fare?
    Adnan Xholi: S’ka sepse shumicës i pëlqen kafeja në SPAK, por vetëm me këto do ju respektojmë.

  • VIDEO – Daria nga Bjellorusia jeton prej 5 vjetësh në Tiranë: Ndihem 100% shqiptare edhe pse..

    VIDEO – Daria nga Bjellorusia jeton prej 5 vjetësh në Tiranë: Ndihem 100% shqiptare edhe pse..

    Daria Daineka, nga Bjellorusia, e cila para pesë vitesh zgjodhi Shqipërinë si shtëpinë e saj të reSot, ajo thotë se ndihet shqiptare me zemër dhe që në momentin e parë u dashurua me vendin tonë.

    “Në fillim kam ardhur vetëm për pushime në verën e vitit 2020, gjatë kohës së koronavirusit, me dy shoqe. Por tani ndihem si në shtëpi në Shqipëri, sikur është vendi im. Nuk mund të them që jam bjelloruse, sepse të gjitha traditat që kisha i kam lënë. Do të jetoj këtu përgjithmonë”, thotë ajo.

    Intervista e plotë

    Ka qenë e vështirë ta mësosh gjuhën shqipe?

    “Kam mësuar gjuhën shumë shpejt. Kam pasur disa muaj mësuese dhe kam mësuar edhe nga njerëzit kur dal. Shqipja është gjuha më e bukur për mua. Di edhe anglisht dhe rusisht, por shqipja është gjuha e parë”.

    Çfarë të pëlqen nga Shqipëria?

    “Më pëlqen natyra, por mendoj se nuk është vetëm natyra, më pëlqejnë edhe njerëzit”.

    Ke shumë shoqëri nga Shqipëria?

    “Kam shoqëri nga Tirana, Berati dhe Kosova”.

    Ti ke mbaruar studimet për mjekësi?

    “Kam mbaruar studimet për mjekësi, por e lashë universitetin për të ardhur në Shqipëri. Tani punoj në fushën e mjekësisë, punoj në kirurgji plastike dhe si menaxhere e rrjeteve sociale”.

    Cili është qyteti që të pëlqen më shumë në Shqipëri?

    “Qyteti që më pëlqen më shumë është Vlora. Ore vëlla, ça bone? (qesh) Hiç”.

    Ke sjellë edhe shoqen e ngushtë në Shqipëri?

    “Kam sjellë shoqen time të ngushtë në Shqipëri dhe ajo që në ditën e parë tha: ‘E dua shumë Shqipërinë’. Ne kemi udhëtuar në gjithë Shqipërinë: Tiranë, Sarandë, Ksamil”.

    Çfarë komplimente të bëjnë njerëzit?

    “Njerëzit më thonë: ‘O sa e bukur je’, ‘Barbi’, ‘Dukesh shumë e bukur’. Gatimet e mia të preferuara janë byreku me mish dhe peshku”.

    “Pasaportën shqiptare do ta doja shumë. Kur luan kombëtarja, ndihem shumë krenare që jam pjesë e Shqipërisë. Kur luan sportet dhe sidomos më 28 Nëntor, ndjej një krenari të thellë, ashtu siç ndjejnë shqiptarët”.

     

     

  • “Yamal 2.0” iu pëlqen të gjithëve… Më qendror në lojë, vendimtar edhe në fazën mbrojtëse

    “Yamal 2.0” iu pëlqen të gjithëve… Më qendror në lojë, vendimtar edhe në fazën mbrojtëse

    8 Dhjetor 2025

    13:11

    Alfred Lleshi

    Lamine Yamal është rikthyer zyrtarisht. 18-vjeçari i Barcelonës shkëlqeu ndaj Betisit, duke treguar një dimension të ri të talentit të tij. Për herë të parë, Hansi Flick e aktivizoi si trekuartist, pas sulmuesit qendror. Një ide e paprovuar më parë, por që funksionoi. Yamal drejtoi lojën, duke kombinuar kreativitetin ofensiv me angazhimin mbrojtës dhe shfaqi pjekuri befasuese.
    Statistikat flasin qartë: 4 raste të krijuara, 4 driblime të suksesshme, 16 pasime të sakta në një të tretën e fundit të fushës dhe 7 topa të rikuperuar; më i miri i skuadrës. Gjithmonë bujar në lojë, ai shërbeu shokët dhe vendosi interesin kolektiv mbi lavdinë personale. Përtej sulmit, Yamal u dallua edhe në mbrojtje, duke i dhënë Barcelonës më shumë balancë. Mediat spanjolle e përshëndetën këtë version “Yamal 2.0”.
    “Marca” thekson gatishmërinë e tij për të luajtur si qendror, “Mundo Deportivo” flet për evolucion drejt rolit qendror, ndërsa “Sport” e përshkruan si më të pjekur, të krahasueshëm për ndikimin në lojë me Messin e epokës së Guardiolës. Kjo ndeshje mund të shënojë fillimin e një epoke të re për Yamal.

  • Vlora e mbushur me turistë edhe në dimër: Na pëlqen shumë arkitektura dhe historia e këtij vendi

    Vlora e mbushur me turistë edhe në dimër: Na pëlqen shumë arkitektura dhe historia e këtij vendi

    Vlora nuk të ofron vetëm detin, nuk të ofron vetëm plazh. Me dhjetëra turistë të huaj, zbarkojnë edhe përgjatë dimrit në qytetin bregdetar. Ata vijnë për të shijuar qetësinë që të ofron qyteti, klimën e favorshme. Turistët e huaj, të cilët vijnë kryesisht nga vendet e Europës Perëndimore siç është edhe Belgjika, thonë se vijnë për të mësuar më tepër për historinë e vendit tonë. Për këtë arsye ata i përqendrojnë vizitat e tyre kryesisht tek sitet arkeologjike dhe historike për të takuar nga afër një pjesë të historisë sonë kombëtare. Për ta Shqipëria është një vend aq sa i bukur por edhe i panjohur.

    “Unë vij nga Belgjika. Jam për herën e parë në Vlorë dhe në Shqipëri gjithashtu. Zgjodhëm Shqipërinë sepse për shumicën prej nesh është një shtet i panjohur dhe për pak vite do të jetë pjesë e Europës, kështu që ne donim ta vizitonim këtë vend dhe të mësonim prej tij.

    Zgjodhëm këtë periudhë për pushime për shkak se nuk është shumë nxehtë dhe nuk ka shumë njerëz, shumë pushues turistë dhe temperaturat janë të favorshme. Ne na pëlqen që të vizitojmë çdo gjë këtu, detin, dyqanet etj. Na pëlqen shumë arkitektura, dhe historia e këtij vendi. Ne jemi si grup, vizitojmë vende të ndryshme dhe kemi një djalë i cili na tregon çdo gjë se çfarë ka ndodhur, që i përket historisë së Shqipërisë”, thotë një turist belg.

    “Ne vijmë nga Belgjika. Jemi të gjithë prej andej.Kemi ardhur këtu si një grup i vetëm. Për herën e parë jemi në Vlorë. Na pëlqen shumë qyteti. Ju keni detin dhe qytetin e bukur dhe është ok për ne. Qyteti është totalisht i ri për ne, ne po vizitojmë çdo gjë në qytet, është bukur.

    Ne po vizitojmë çdo vend që tregon historinë gjithashtu edhe në kala, në male dhe në natyrë, për të parë gjithçka. Ne zgjodhëm Shqipërinë këtë herë, pasi ne nuk dimë asgjë për këtë vend, dhe duam të mësojmë diçka të re për botën, të shikojmë gjithçka. Unë do ta rekomandoj Shqipërinë”, shprehet një turiste belge.

    Në Vlorë madje nuk mungojnë as turistët nga vendet e largëta, sic është edhe Kina.Turistët nga Kina udhëtojnë në grupe, duke marrë me vete edhe një guidë turistike e cila është udhërrëfyesi i tyre. Sipas guidës që i shoqëron, turistëve nga Kina në qytet i pëlqen shumë edhe arkitektura teksa kureshtja për këtë vend, për kulturën dhe historinë i ka shtyrë që të vizitojnë vendin tonë.Vlora i ka lënë vërtetë mbresa ku pohojnë se do të kthehen sërish

    “Unë vij nga Kina. Për mua nuk është hera e parë që e vizitojë Shqipërinë, është hera ime e tretë, por hera e parë që vij në Vlorë. Vij këtu për herën e tretë sepse jam ajo që drejtoj grupet me turistë.

    Mendoj se ka mjaftë interes nga shtetasit kinez të vijnë në Shqipëri. Për shkak se dy kombet tona kanë një histori miqësie, dhe kjo i shtynë shumë qytetarët e Kinës të vijnë këtu, ta vizitojnë dhe zbulojnë Shqipërinë.

    Kemi vizituar disa vende, na pëlqen historia dhe arkitektura këtu. Dje vizituam dhe syrin e kaltër në Sarandë, ishte shumë i bukur, i ngjan liqeneve në Kinë.

    Kemi vizituar gjithashtu malet por edhe detin. Kemi zgjedhur dimrin për tur në Shqipëri, sepse më parë kishim punë. Shqipëria është një vend i bukur, e duam. Sigurisht që do të kthehem këtu sërish”, shprehet një turiste kineze.

    Në vendet që tregojnë historinë e Vlorës dhe Shqipërisë, mund të takosh sot turistë nga vende të ndryshme.

    Mbizotërues sigurisht që janë ata që vijnë nga Europa Lindore dhe Perëndimore, por nuk mungojnë as vendet e largëta si Kina, Japonia, Australia dhe SHBA.

  • I shqetësuar për Yamal, Flick: Ndaj tij bëhen faulle në 90 për qind të rasteve

    I shqetësuar për Yamal, Flick: Ndaj tij bëhen faulle në 90 për qind të rasteve

    Hansi Flick zgjodhi të flasë për Yamal. Trajneri siguroi se e pëlqen shumë faktin që anësori nuk bie kurrë në tokë kur futet në duelet një kundër një, pavarësisht se në 90 për qind të rasteve ndaj tij bëhen faulle. Ai shtoi gjithashtu se Fermín do të ketë minuta kundër Betis dhe se De Jong është gati të luajë pas gjendjes gripale, që e pengoi të martën.
    Eric García – “Është shumë mirë. E njeh klubin shumë mirë. E meriton, e meriton rinovimin. Është një lojtar shumë i rëndësishëm në dhomën e zhveshjes. Mund të jetë kapiten në të ardhmen, pse jo? Jep gjithçka për këtë klub”.
    Niveli – “Jemi shumë të kënaqur që po luajmë në këtë nivel. Besoj tek ekipi im, shoh cilësinë që ka. Kemi hedhur një hap përpara, një hap të rëndësishëm. Kur jemi mirë të lidhur dhe luajmë si një ekip i vetëm, gjithçka shkon mirë. Kjo është ajo që duhet të bëjmë: të vazhdojmë të luajmë bashkë, si ekip”.
    Raphinha – “Marrëdhënia jonë është shumë e mirë. Është një lojtar shumë, shumë i rëndësishëm për ne dhe e ka treguar pse. Gjithmonë nis presionin, ka intensitet me dhe pa top, na jep shumë. Është fantastik”.
    Lamine Yamal – “Po i bën gjërat shumë mirë. Presionoi kundër Atlético me intensitet, e ndihmon shumë skuadrën. Ka përmirësuar shumë lojën mbrojtëse dhe gjithashtu atë sulmuese. Niveli që po shfaq është fantastik. Më pëlqen ta shoh dhe ta kem në këtë formë. Më pëlqen, sepse në duelet një kundër një, edhe kur e prekin, nuk bie, dëshiron të vazhdojë. Lamine, në 90 për qind të rasteve i bëjnë faull, por ai kërkon të vazhdojë”.

  • Flick, i shqetësuar për Yamal: Ndaj tij bëhen faulle në 90 për qind të rasteve

    Flick, i shqetësuar për Yamal: Ndaj tij bëhen faulle në 90 për qind të rasteve

    Hansi Flick zgjodhi të flasë për Yamal. Trajneri siguroi se e pëlqen shumë faktin që anësori nuk bie kurrë në tokë kur futet në duelet një kundër një, pavarësisht se në 90 për qind të rasteve ndaj tij bëhen faulle. Ai shtoi gjithashtu se Fermín do të ketë minuta kundër Betis dhe se De Jong është gati të luajë pas gjendjes gripale, që e pengoi të martën.
    Eric García – “Është shumë mirë. E njeh klubin shumë mirë. E meriton, e meriton rinovimin. Është një lojtar shumë i rëndësishëm në dhomën e zhveshjes. Mund të jetë kapiten në të ardhmen, pse jo? Jep gjithçka për këtë klub”.
    Niveli – “Jemi shumë të kënaqur që po luajmë në këtë nivel. Besoj tek ekipi im, shoh cilësinë që ka. Kemi hedhur një hap përpara, një hap të rëndësishëm. Kur jemi mirë të lidhur dhe luajmë si një ekip i vetëm, gjithçka shkon mirë. Kjo është ajo që duhet të bëjmë: të vazhdojmë të luajmë bashkë, si ekip”.
    Raphinha – “Marrëdhënia jonë është shumë e mirë. Është një lojtar shumë, shumë i rëndësishëm për ne dhe e ka treguar pse. Gjithmonë nis presionin, ka intensitet me dhe pa top, na jep shumë. Është fantastik”.
    Lamine Yamal – “Po i bën gjërat shumë mirë. Presionoi kundër Atlético me intensitet, e ndihmon shumë skuadrën. Ka përmirësuar shumë lojën mbrojtëse dhe gjithashtu atë sulmuese. Niveli që po shfaq është fantastik. Më pëlqen ta shoh dhe ta kem në këtë formë. Më pëlqen, sepse në duelet një kundër një, edhe kur e prekin, nuk bie, dëshiron të vazhdojë. Lamine, në 90 për qind të rasteve i bëjnë faull, por ai kërkon të vazhdojë”.

  • Këto tre shenja horoskopi e adhurojnë të jetuarit vetëm. Po ju a jeni një prej tyre?

    Këto tre shenja horoskopi e adhurojnë të jetuarit vetëm. Po ju a jeni një prej tyre?

    Ka kaq shumë arsye për ta “përqafuar” idenë e të jetuarit vetëm! Qetësia, darkat e zgjatura me miqtë  dhe mikeshat pa pasur nevojë për të parë orën apo telefonin se fëmijët apo bashkëshorti ju kërkojnë në shtëpi, pra keni gjithë lirinë e dëshiruar në dispozicion.
    Por, për tre shenjat e horoskopit që ndryshe njihen edhe si personat më individualistë, kjo gjë është e shkruar në yje. Si një qasje personale për këtë stil jete, duhet në fakt pak guxim për ta jetuar. Që nga mbarëvajtja e të gjithë punëve të shtëpisë, te pastrimi, gatimi, kujdesi vetëm për kafshët shtëpiake etj.
    Pra, liria e të jetuarit vetëm është doemos një mënyrë jetese, por ajo vjen me një faturë pas. Ja për cilat shenja bëhet fjalë!

    Dashi
    Të lindurve të kësaj shenje u pëlqen ideja për të kërcyer vetëm në dhomën e ndenjes, të kthehen vonë në shtëpinë e tyre të zbrazët apo që t’i përballojnë vetë uljet dhe ngritjet e jetës. Demëve u pëlqen që të operojnë në çdo ditë të jetës sipas orarit të tyre, edhe nëse kjo do të thotë që të rrinë zgjuar gjithë natën dhe të flenë deri në mesditë. Atyre nuk u pëlqen të shqetësohen apo t’u thuhet se çfarë të bëjnë.
    Demi
    Demi është krejtësisht i lumtur që jeton vetëm. Mendimi për të debatuar me një partner/e për ngjyrat e bojës së murit apo mobiliet u duket kaq rraskapitës, ndaj ata zgjedhin ta jetojnë vetëm të gjithë hapësirën e tyre. Ata vlerësojnë shumë pavarësinë, por ndryshe nga shenjat e tjera nuk kanë kundërshtime për të ftuar miq në shtëpi, për të shijuar një darkë me ta dhe në fund të shtrihen vetëm në shtrat. Demët dinë si ta mbyllin fort derën dhe të kthehen vetëm në hapësirën personale për t’u “zhytur” maksimalisht në të gjitha ndjesitë e vetmisë.
    Akrepi
    Nëse dikush mund të vlerësojë idenë e të pasurit të një apartamenti për vete, ai është Akrepi. Kësaj shenje i pëlqen të “fiket” plotësisht në fund të ditës, ndërsa e ka të vështirë të ndajë kuzhinën me miq apo dhomën e gjumit me partnerin/en. Njësoj si akrepëve që u pëlqen të fshihen diku, edhe të lindurit e kësaj shenje pëlqejnë hapësirën e vet dhe të sigurt ku mund të ndihen 100% vetvetja.

  • Mos guxoni të ndërhyni, këto 5 shenja të zodiakut e kanë shumë të shenjtë privatësinë e tyre

    Mos guxoni të ndërhyni, këto 5 shenja të zodiakut e kanë shumë të shenjtë privatësinë e tyre

    Ne të gjithë e duam privatësinë tonë në një mënyrë ose në një tjetër, por ka disa individë që janë shumë privatë dhe e vlerësojnë hapësirën e tyre pak më shumë se të tjerët. Ne do ju tregojmë 5 shenjat  e zodiakut që u pëlqen të tërhiqen në guaskën e tyre të privatësisë dhe të dalin vetëm kur të jenë gati. A jeni ju apo partneri juaj njëri prej tyre? Lëvizni më poshtë për ta zbuluar tani.
    Akrepi
    Akrepat e ruajnë jetën e tyre si agjentë sekretë. Ata janë misterioz, të fshehtë dhe zbulojnë vetëm atë që duan. Ata janë shpirtra shumë të qetë dhe privatë. Ju nuk mund të kaloni kufijtë që ata kanë vënë rreth tyre, veçanërisht ato emocionale. Atyre nuk u pëlqen që dikush të pushtojë hapësirën e tyre ose të bëjë shumë pyetje.

    Demi
    Kjo shenjë e zodiakut e do shumë privatësinë dhe këtyre njerëzve u pëlqen t’i trajtojnë vetë problemet e tyre. Ata kanë vështirësi t’u besojnë njerëzve kështu që fshehin disa gjëra. Ata nuk mund t’i durojnë njerëzit që nuk mund të respektojnë privatësinë e tyre.
    Virgjëresha
    Kjo shenjë e Tokës e vlerëson privatësinë e saj dhe mendon se personaliteti ie vërtetë del në pah vetëm kur është vetëm. Virgjëreshat  janë shumë të lumtura kur merren me çështjet e tyre dhe nuk u pëlqen të ndajnë gjithçka që po ndodh në jetën e tyre.
    Peshqit
    Peshqit pëlqejnë hapësirën dhe privatësinë e tyre, sepse i ndihmon ata të shërohen, të bëjnë punën e tyre më të mirë dhe ata gjithashtu marrin qetësinë e tyre. Ata lejojnë shumë pak njerëz të hyjnë në jetën e tyre sepse kanë frikë nga gjykimi. Ata shpesh duan të largohen vetë, larg njerëzve.
    Gaforrja
    Kjo shenjë e zodiakut dëshiron kohë vetëm për t’u kujdesur për veten dhe për të forcuar veten në mënyrë që të përballet me botën e jashtme. Simboli i tyre, gaforrja e përcakton në mënyrë të përkryer prirjen e tyre drejt tërheqjes në guaskën e tyre në mënyrë që të mund të rikuperohen.
    Dashi, Binjakët, Luani, Gaforrja, Shigjetari, Bricjapi, Ujori, respektojnë privatësinë e tyre, por janë më tolerantë. Ata nuk e kanë problem t’i diskutojnë problemet  e tyre me të tjerët, ndryshe nga 5 shenjat e mësipërme të zodiakut.

  • Ronaldo dhe Georgina gati për altar: Zgjedhin vendin e martesës luksoze

    Ronaldo dhe Georgina gati për altar: Zgjedhin vendin e martesës luksoze

    Futbollisti Cristiano Ronaldo dhe e fejuara e tij Georgina Rodriguez, thuhet se kanë zgjedhur një vend për dasmën e tyre.
    Sipas Jornal da Madeira, çifti do të martohet në vendlindjen e tij, Madeira, verën e ardhshme në Katedralen e Funchal, dhe pritja do të mbahet në një hotel luksoz.
    Vendndodhja që ata zgjodhën ka një rëndësi të veçantë, duke pasur parasysh se është rreth 2.4 kilometra nga spitali i qytetit ku lindi Ronaldo dhe pesë kilometra nga baza e njërit prej klubeve për të cilat ai luajti gjatë rritjes, Nacional da Madeira.
    Çifti i famshëm u fejua në gusht, pas më shumë se nëntë vitesh lidhje. Futbollisti e surprizoi të dashurën e tij me një unazë me vlerë 1.5 milion paund dhe së fundmi foli për një propozim të improvizuar.
    “Ishte rreth orës 1 të mëngjesit. Vajzat e mia po flinin në shtrat. Një nga shoqet e mia më dha një unazë për t’ia dhënë Gios, dhe kur po ia jepja unazën, dy fëmijët e mi erdhën dhe thanë: ‘Babi, do t’ia japësh unazën mamit dhe do të më propozosh.’ Unë thashë: ‘Uau, kjo është koha e duhur për të thënë po.’” Ishte koha. E dija që do ta bëja një ditë, por nuk e kisha planifikuar atëherë. Meqenëse vajzat e mia e thanë dhe miqtë e mi po filmonin, ishte ajo që doja dhe i ofrova një unazë. Nuk u gjunjëzova sepse nuk isha i përgatitur, por ishte një moment i bukur. Mbajta edhe një fjalim. Ishte e thjeshtë, nuk jam tip shumë romantik. Dua të them, jam, por jo shumë romantik, nuk jam tipi që sjell lule në shtëpi çdo javë. Por jam romantik në mënyrën time. Ishte e bukur dhe e dija që ajo ishte gruaja e jetës sime, kështu që e bëra dhe shpresoj ta kem bërë mirë”, tha ai në emisionin e prezantuesit Piers Morgan.
    Ai shtoi gjithashtu se ata planifikojnë të martohen pas Kupës së Botës.
    “Ajo nuk është një person që i pëlqen festat e mëdha. Nuk i pëlqen kjo. I pëlqejnë mbledhjet private. Do t’i respektoj vendimet e saj. Një gjë që më pëlqen është se nuk i interesonte unaza. Më pyeti nëse isha i sinqertë dhe unë i thashë: ‘Të dua dhe dua të martohem me ty’. Nuk qava, por kisha lot në sy”, shtoi ai.

  • Murataj: Më pëlqen kampionati, Vllaznia fiton ndaj Partizanit

    Murataj: Më pëlqen kampionati, Vllaznia fiton ndaj Partizanit

    Talenti i Vllaznisë Edon Murataj ka dalë sot para mediave në vigjilje të takimit (java e 12) ndaj Partizanit nesër në orën 16:30 në “Arena e Demave” për të dhënë disa përgjigje personale por dhe të shokëve të skuadrës.

    Sulmuesi anësor kuqeblu: “Partizani është një ekip i mirë, me shumë cilësi, por ne duhet të shohim veten. Jemi gati për të fituar”

    Ndeshja me Partizanin?

    “Është e vërtetë që po kalonim një formë të mirë, por ndërprerja e kampionatit na ka ndihmuar, pasi na ka dhënë kohë për të pushuar, për t’u stërvitur dhe kryesorja na janë bashkuar edhe lojtarët e tjerë që kanë qenë të dëmtuar. Jemi përgatitur shumë mirë për të dhënë maksimumin nesër.

    Si ndiheni tani?

    Unë jam shumë mirë, ndihem mirë dhe jam gati për të luajtur, ashtu sikurse i gjithë ekipi. Normalisht që dëmtimi bën të vetën, por me stërvitjen e bërë kam pasur mundësi të kap ritmin e kampionatit. Jam gati për ndeshjen tjetër, jo vetëm unë por edhe të gjithë lojtarët e tjerë, si fizikisht, ashtu edhe mentalisht. Kërkojmë vetëm 3 pikë nesër. Normalisht që Partizani është një ekip i mirë, me shumë cilësi, por ne duhet të shohim veten. Jemi shumë të motivuar, si gjithmonë. Nuk e shoh problem për të marrë 3 pikë nesër.

    Pista për kampionate të tjera?

    Më pëlqen ky kampionat, nuk ka asnjë ekip të lehtë, secili ka cilësi. Ndeshjet janë të vështira, por më pëlqen rivaliteti i fortë. Normalisht që mungesa e trajnerit ndikon, pasi është ai që na motivon, por përsëri do të bëjmë maksimumin. Gjithsesi, jemi gati për ta fituar këtë ndeshje.

    Këshilla e trajnerit? Fito, jep maksimumin, vazhdo përpara! Lojtarët janë gati për të luajtur nesër.

    Bismark? Është duke u stërvitur mirë, e presim që nesër të jetë gati. Të gjitha janë ekipe të forta. Trajneri Borshi është shumë i mirë që e di stilin e lojës, jemi gati të japim 100% për tifozët shkodranë./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin