Tag: pëlqejnë

  • Araujo: Më pëlqejnë lojtarët guximtarë si Vinicius, ia kemi marrë dorën… Real Madridit

    Araujo: Më pëlqejnë lojtarët guximtarë si Vinicius, ia kemi marrë dorën… Real Madridit

    24 Tetor 2025

    13:35

    Alfred Lleshi

    Ronald Araújo pritet të jetë titullar të dielën në “El Clásico”, në “Santiago Bernabéu”, por ende nuk dihet nëse do të luajë si mbrojtës i djathtë, meqë Koundé nuk është stërvitur, apo si qendërmbrojtës. Në çdo rast, uruguajani beson se Barcelona ka aftësinë për ta fituar sërish përballjen me Real Madridin, edhe pse pret një ndeshje të vështirë dhe të luftuar.
    Për Real Madridin: “Është skuadër e madhe, ka lojtarë me shumë cilësi”. Për Vinicius: “Shikoj vetëm atë që bën në fushë. Është lojtar spektakolar, gjithmonë profesionist kur përballemi. Të bën të japësh më të mirën. Më pëlqejnë lojtarët si ai, guximtarë, që të sfidojnë. Ajo që thuhet jashtë fushës për të nuk më intereson; e rëndësishme është ajo që bën në lojë”.
    Për ndeshjen: “Do të jetë një sfidë e fortë, e bukur dhe motivuese. Në klasiket e fundit kemi dalë mirë, duhet të përsërisim të njëjtën gjë”. Për momentin: “Jemi në formë të mirë, kemi skuadër konkurruese dhe cilësi për të fituar”. Për Yamal: “Është shumë profesionist, stërvitet fort, në ndeshje bën atë që demonstron në stërvitje. Është i ri, por tashmë një nga më të mirët në botë. Një lojtar dhe person fantastik”.

  • Pse thashethemet u pëlqejnë në fakt të gjithëve?

    Pse thashethemet u pëlqejnë në fakt të gjithëve?

    Gossip

    Duam apo s’duam, të gjithëve na pëlqejnë thashethemet. Informacioni privat për njerëzit e tjerë, është shumë tundues për gati të gjitha qeniet njerëzore.

    Fundi i dashurisë mes Françesko Totit dhe Ilari Blazit në Itali, ishte vetëm një nga shembujt e fundit të spikatur. Duam apo s’duam, të gjithëve na pëlqejnë thashethemet. Edhe ata pak njerëz që përpiqen të mos përfshihen në rrjetin e thashethemeve që i rrethojnë, rrezikojnë izolimin.

    Po pse ndodh kjo? Informacioni privat për njerëzit e tjerë, është shumë tundues për gati të gjitha qeniet njerëzore. Sipas antropologut Robin Danbar i Universitetit të Oksfordit, thashethemet janë një mekanizëm që shërben për të krijuar lidhje shoqërore. Kjo është e ngjashme me gjestin e heqjes e morrave tek njëri-tjetri, të praktikuar nga primatët dhe hominidët e parë.

    Gjatë këtij momenti, paraardhësit tanë mësuan të dallonin miqtë nga armiqtë, duke e bërë grupin gjithnjë e më të sigurt dhe më kompakt. Ndërsa fisi u zgjerua, nuk ishte më e imagjinueshme që të njiheshin që të gjithë. Më pas, filluam të flasim për ata që ishin shumë larg rrethit më intim.

    Vetë gjuha ka lindur për t’i bërë jehonë thashethemeve

    Dhe ata nuk identifikoheshin më nga vëzhgimi i drejtpërdrejtë, por nga thashethemet që qarkullonin për ta në komunitet. Edhe vetë gjuha, sërsh sipas Danbar, ka lindur për t’i bërë jehonë thashethemeve. Në fiset e të parëve tanë, thashethemet ishin gjithashtu të lidhura në mënyrë indirekte me inteligjencën sociale.

    Njerëzit që shfaqnin më shumë kuriozitet mbi jetën e të tjerëve, kishin gjithashtu më shumë aftësi për të ndikuar mbi sjelljen e grupit. Përzgjedhja natyrore, ka favorizuar dukshëm individët më kureshtarë. Edhe sot është e vështirë të gjesh dikë, që nuk ka një minimum interesi për një histori pikante, apo për deklarimin tatimor të një të njohuri të tij.

    Gjithsesi, ndryshe nga sa mund të mendohet, aspektet pozitive të thashethemeve janë të shumta. Ndarja e thashethemeve, është dëshmi e besimit tek tjetri, dhe i konsolidon lidhjet shoqërore. Aq sa të jesh i përjashtuar nga rrethi i besimit, nuk është një shenjë e mirë. Pasi do të thotë që nuk je i pranuar nga grupi.

    Viktimat e preferuara të thashethemeve janë individët me të cilët ndihemi në konkurrencë

    Nga na tjetër, sulmi ndaj reputacionit të dikujt që është më lartë se ne. Na bën të ndihemi mirë. Sipas një studimi të Universitetit të Kalifornisë në SHBA, paralajmërimi që na bëjnë miqtë dhe të njohurit mbi pandershmërinë e të tjerëve, na e lehtëson stresin e përditshëm. Ndërkohë thashethemet, janë një pengesë e shkëlqyer për ata që shkelin ose nuk respektojnë rregullat dhe vlerat e grupit të cilit i përkasin. Ose kush “merr” nga komuniteti, pa dhënë asgjë në këmbim. Psikologët dhe studiuesit e sjelljes, thonë se ndryshimi i pjesshëm ose i plotë i roleve, dhe rivendosja e përkohshme e ekuilibrit të pushtetit, peshojnë shumë tek thashethemet.

    Ata që ndihen të pa favorizuar nga fati, mund të lëndojnë ata që kanë më shumë fat ose mund të shohin poshtërimin e tyre. Ata që janë të shëmtuar, do të mëshirojnë ata që janë të bukur por budallenj. Ata që janë të varfër, do të gëzohen nga problemet gjyqësore ose financiare të të pasurve e kështu me radhë, duke rivendosur një barazi të përkohshme tek gjërat e botës dhe, duke e ndjerë këtë si një akt drejtësie.

    Nëse dikur objektiv ishin të plotfuqishmit, sot objekt thashethemesh janë edhe yjet e spektaklit dhe personazhet publik. Për antropologun Zheromn Barkou, studiues i thashethemeve në Universitetin Dalhauzi (Kanada), përveç figurave “superiore”, viktimat e preferuara të thashethemeve janë individët me të cilët ndihemi në konkurrencë, apo që nga pikëpamja evolucionare, kanë një potencial konkurrues./bota.al

    ObserverKult

    —————

    Lexo edhe:

    BAUMAN: A NUK QE VALLË MODERNITETI NJË PROCES ‘’LËNGËZIMI’’ QYSH…

  • Një grue rreth të 40-tave e ka jetu ferrin e parajsën, nuk ka frikë!

    Një grue rreth të 40-tave e ka jetu ferrin e parajsën, nuk ka frikë!

    Një grue rreth të 40-tave asht e ndjeshme dhe egër njikohësisht. E ka jetue ferrin e parajsën. I pëlqejnë shëtitjet e gjata. Vetmia, muzika klasike, e lehtë, mbi të gjitha e shoqnueme me nji gotë pije.

    Nga Arjola ZadrimaNjë grue rreth të 40-tave nuk ka frikë. Ajo ka kurajë dhe ecë me hapa vigan drejt realizimit të saj. Lexon shumë, i pëlqejnë këmishat e najlonta të shkurta seksi, dhe të gjata deri në fund të kambve. Nuk i vesh për një burrë. Thjesht ndihet shkëlqyeshem me vedin. Pëlqen gjoksin të çlirët, shkujdesun, pambërthyem mbas sytjenave. Aroma e trupit të saj duhet me e dehë së pari Atë. Një grue rreth të 40-tave nuk mërzitet për kurgja, ajo gjen diçka ma interesante se mërzia. Nëse nuk i kushton vëmendje i kushtohet tanësisht vehtes. Një grue e tillë asht sfidë, qysh në shikim. Liria e saj të tremb, të ban me u ndje inferior. Por asht ajo vetë që kërkon esencën e gjithçkaje.Një grue rreth të 40-tave asht botë e pazbulueme, shenjta e djalli flenë brenda saj. Ajo asht çka dëshiron me kenë dhe nuk mundet me e ndalë askush. Asht e zoja e vehtes dhe nëse të fal vëmendje je me fat.

    Një grue e tillë të kalon nëpër hundë e të len veç aromën. Dhe nuk e vendos ti sa ka me zgjat ajo aromë!Kaq kisha.ObserverKult

    ———————————

    Lexo edhe:

    SILVANA KOLA-LOKA: NJË SHËNIM I VOGËL PËR NJË ‘KEQDIAGNOSTIKIM’ TË SHOQËRISË SHQIPTARE

  • “Gripshi dhe Cake më pëlqejnë shumë”! Silvinjo nuk do më ndeshje të dobëta: Nuk hedh në fushë 11-she që nuk ka luajtur bashkë

    “Gripshi dhe Cake më pëlqejnë shumë”! Silvinjo nuk do më ndeshje të dobëta: Nuk hedh në fushë 11-she që nuk ka luajtur bashkë

    Silvinjo ka folur pas takimit me Serbinë dhe para ndeshjes që Shqipëria do të zhvillojë ndaj Jordanisë. Trajneri i Kombëtares u shpreh se nuk do të hedh në fushë një formacion eksperimental, pasi mendon vetëm për fitoren.
    “Nuk mendoj se është miqësore ne futemi për të fituar. Nuk mendoj as për një formacion apo 11-she që s’kanë luajtur bashkë. Po punojmë shumë dhe nesër që në mëngjes do të kemi 11-shen që do të jetë në fushë. Do të shohim edhe si kombinohen me njëri-tjetrin. Kemi lojtarët që kanë 6 muaj apo 1 vit me ne, por kanë bërë një ndeshje. Gripshi dhe Cake më pëlqejnë shumë si lojtarë për personalitetin dhe për atë që kanë bërë deri tani në ekip.
    Jam pak i lodhur pasi rikthimi në shtëpi ishte i vonë dhe kishte njerëz në aeroport. Ajo kundër Serbisë fantastike, lojtarët kanë fituar eksperiencë në Europian. Jam i lumtur për ekipin. Është hera e parë që Kombëtarja në dy ndeshjet e fundit luan për kualifikimin, pasi jemi afruar shumë me “play-off”, tha Silvinjo. /Sport Ekspres/

  • “Atij i pëlqejnë burrat”, merr fund zyrtarisht martesa e Yllit, nëna e tij e surprizon në Ferma VIP

    “Atij i pëlqejnë burrat”, merr fund zyrtarisht martesa e Yllit, nëna e tij e surprizon në Ferma VIP

    Nuk kanë fund surprizat ën Ferma VIP. Nëna e Yllit, Vlora ëhstë futur në fermë mbrëmjen e sotme për t’i sjellë një mesazh të rëndësishëm të birit nga jashtë.

    Ajo i ka sjellë një letër, ku thuhet se tashmë ai është zyrtarisht i divorcuar. Historia e Yllit u bë publike disa javë më parë, ku ish-bashkëshortja tashmë i kishte dërguar një letër ku edhe thoshte se atij i pëlqejnë burrat dhe kërkonte të mos i përmendej emri.
    Pas kësaj erdhi dhe reagimi i Yllit i cili tregoi një tjetër version, ku sipas tij shkak i zënkave ishte se partnerja e tij nuk i donte familjen.

    Pjesë nga biseda:
    Vlora: Kam ardhur t’i trgoj Yllit letrën se është i shkurorëzuar tani e në vazhdim.
    Luana: Ylli si ndihesh për këtë lajm?
    Ylli: Jam shumë i lumtur. Siç e kam përmendur gjatë kohës që më kanë ardhur mesazhe, e kam ndier veten që jam në një peng, mendoja se si do të pritet. Jam shumë i lumtur. Ky lajm është diçka që më ndryshoi jetën, dhe më la të jetoj jetën i lirë me familjen time.
    Luana: Uroj të gjesh njeriun e jetës tënde.
    Ylli: Njeriu njëherë gabon në jetë. Jam shumë i lumtur për momentin. Normalisht që personin e zemrës e kam menduar dhe e mendoj që të më dojë nënën, babën, familjen dhe të mos më largohjë asnjëherë nga familja.