Tek Interi është hapur një “revolucion” i vërtetë në repartin e mesfushës. Klubi zikaltër është në kërkim të përforcimeve, por fillimisht duhet të sistemojë disa largime. Ndër të parët në listë për t’u larguar është Kristjan Asllani, edhe Piotr Zielinski duket gjithnjë e më shumë në dyshim.
Mesfushori shqiptar, i cili ka ardhur me shumë pritshmëri nga Empoli, nuk bën pjesë në planet e trajnerit Cristian Chivu, ndaj pritet të largohet me siguri. Pavarësisht interesimit nga Betis Sevilla, shqiptari preferon të qëndrojë në Serie A. Interi po punon për t’i gjetur një sistemim që i përshtatet ambicieve të tij dhe klubit.
Më e ndërlikuar është situata e Zielinskit, i cili nuk ka lënë shumë gjurmë sezonin e fundit me Interin. Mesfushori polak, 31 vjeç, ka një pagë të majme prej 4.5 milionë euro në sezon dhe është i lidhur me kontratë deri në vitin 2028. Të gjitha këto elemente e bëjnë largimin e tij të vështirë, por në merkato, asnjëherë nuk mund të thuash kurrë.
Në rast largimi të Zielinskit, Interi ka piketuar si zëvendësues të mundshëm Morten Frendrup, mesfushor i Genoa. Danezi vlerësohet rreth 20 milionë euro dhe ka kontratë deri më 2028. Frendrup ka bërë një sezon shumë të mirë dhe profili i tij pëlqehet nga drejtuesit e Interit.
Një tjetër alternativë është Mandela Keita, që vjen nga Parma dhe ka qenë nën urdhrat e Chivu sezonin e kaluar, kur ai drejtonte ekipin “Primavera”. Keita është një profil që tekniku rumun e njeh mire. Ai mund të sjellë energji dhe fleksibilitet në mesfushën zikaltër.
Përfundimisht, Interi po përgatit një “revolucion” në mesfushë, me dalje të rëndësishme dhe synime të qarta për përforcime më të përshtatshme me vizionin e trajnerit të ri.
Tag: pëlqehet
-

Interi, lëvizje të mëdha në mesfushë. Asllani dhe Zielinski drejt largimit, ja kush pëlqehet
-

Dështuan me Isak, Liverpool në sulm për një “bomber” të ri
Vdekja e Diogo Jota-s lë një gropë të madhe në radhët e Liverpool, jo vetëm në aspektin psikologjik, shpirtëror, por dhe në atë sportiv. Trajneri Arne Slot dhe stafi i kuq, janë të detyruar të futen në merkato për të gjetur një tjetër sulmues. Objektivi i tyre kryesor ishte Alexader Isak, por sipas Sky Sport, “qymyrxhinjtë” e konsiderojnë të pa shitshëm, nuk preferojnë të futen farë në negociata pasi e kanë nxjerr suedezin nga merkato.
Liverpool kishte planifikuar një super buxhet për të blerë Isak, afro 120 milionë euro, por këtë shifër nuk do ta kthejnë në arkën e klubit, por do ta investojnë sërish në një tjetër profil. Hugo Ekitike është një tjetër profil që pëlqehet shumë në radhët e ekipit të kuq, por sipas Daily Mail, 23-vjeçari i Frankfurt nuk është i vetëm në listën e dëshirave pasi në tavolinë ndodhen edhe 4 emra të tjerë.Një lojtar që pëlqehet shumë nga Slot është edhe Victor Osimhen, por nigeriani dëshiron vetëm Gallatasary. Emrat e tjerë në listë janë edhe Ollie Watkins i Aston Villa dhe Rodrygo i Real Madrid. Për këtë të fundit, ka një konkurrencë shumë të fortë, pasi braziliani pëlqehet shumë edhe nga Arsenal.
() -

Sondazhi i kompanisë amerikane për TCH, rritet pëlqyeshmëria për Agron Shehajn! McLaughlin: Shkojnë nga PD tek Shehaj
Ekskluzivisht në “Top Story” është publikuar sondazhi i dytë i realizuar nga kompania e njohur amerikane “McLaughlin and Asociated”, e cila vjen për herë të parë në Shqipëri nga Top Channel.
Sondazhi është realizuar në 15 ditët e fundit të prillit.
Në analizën e McLaughlin për Top Channel, shpjegohet se partitë e vogla po marrin vota nga ata që nuk pëlqejnë Partinë Demokratike dhe Sali Berishën.
“Është një rritje e ndjeshme por kjo ndodh sepse Berisha po sulmon Ramën dhe Rama po i përgjigjet zjarrit me zjarr, duke e sulmuar Berishën. Personat që nuk e pëlqejnë Berishën por nuk duan të votojnë as Ramën janë favorizues të Shehajt. Sepse nuk duan të votojnë për Berishën si një alternativë ndaj Ramës, ndaj shkojnë të një alternativë e tretë”, thotë McLaughlin për Top Story.
Pyetja: Perceptimi publik për Agron Shehajn?
Pëlqehet – 37.3%
Pëlqehet shumë – 13.2%
Pëlqehet disi – 24.1%
Nuk pëlqehet – 41.4%
Nuk pëlqehet shumë 16.3%
Aspak i pëlqyer – 25.1%
Pa mendim – 15.7%
I panjohur për mua – 4.1%
Refuzoi të përgjigjet – 1.5%
Krahasimi me sondazhin e parë:Top Channel
-

Cili është perceptimi i shqiptarëve për Berishën? Sondazhi nga kompania amerikane: 60% nuk e pëlqejnë
Kompania e njohur amerikane ”McLaughlin and Asociated” bashkë me Top Channel”, kanë zbuluar sonte në ”Top Story” të dhënat e sondazhit të dytë. Sondazhi është realizuar në 15 ditët e fundit të prillit. Përveç sondazhit në të gjithë Shqipërinë, kampionim është bërë edhe në dy qytete të rëndësishme në vend, në Shkodër dhe në Durrës.
Nga anketimi i radhës, shihet një rënie e pëlqyeshmërisë për liderin e opozitës, Sali Berisha dhe një rritje e papëlqyeshmërisë nga sondazhi i parë.Pyetja e gjashtë: Perceptimi publik për Sali Berishën?
Pëlqehet – 37.5%
Pëlqehet shumë – 23.2%
Pëlqehet disi – 14.3%
Nuk pëlqehet – 60%
Nuk pëlqehet shumë 18.3%
Aspak i pëlqyer – 41.7%
Pa mendim – 2.2%
I panjohur për mua – 0.3%
Refuzoi të përgjigjet – 0% -

Rezultatet e sondazhit të “McLaughlin” për pëlqimin e Ramës nga shqiptarët, Vangjeli: Suprizuese!
Ekskluzivisht në “Top Story” është publikuar sondazhi i dytë i realizuar nga kompania e njohur amerikane “McLaughlin and Asociated”, e cila vjen për herë të parë në Shqipëri nga Top Channel.
Pyetja për perceptimi publik për Edi Ramën ishte si më poshtë:
Pëlqehet: 51.8%/ Pëlqehet shumë: 31.3%/ Pëlqehet disi: 20.5%/ Nuk pëlqehet: 45.9%/ Nuk pëlqehet shumë: 12.8%/ Aspak i pëlqyer: 33.1%/ Pa mendim: 1.8%/ I panjohur për mua: 0.3%/ Refuzoi të përgjigjet: 0.1%
Pas këtyre rezultateve të sondazhit, i ftuar këtë mbrëmje në panelin e Top Story, analisti Lorenc Vangjeli u shpreh:
Rama në mënyrë të çuditshme dhe surprizuese ka një pëlqyeshmëri, pas 12 vitesh në pushtet, mbi gjysmën e shqiptarëve. Sa për meritë të tij, unë besoj edhe për dobësi të kundërshtarit, diferenca e tij me Berishën paracakton dhe trendin.
Ndërkohë Alban Dudushi e komentoi këtë rezultat kështu: Gjatë kësaj periudhë ne kemi pasur disa ngjarje që ndoshta kanë ndikuar në këtë %, një prej tyre mbase dhe arrestimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, që nuk ka lëvizur ndonjë të madhe, por mund të ketë ndikuar. Si një ndër arsyet. -

Cili është perceptimi i shqiptarëve për Ramën? Sondazhi nga kompania amerikane: 51.8% pëlqehet
Kompania e njohur amerikane ”McLaughlin and Asociated” bashkë me Top Channel”, kanë zbuluar sonte në ”Top Story” të dhënat e sondazhit të dytë. Sondazhi është realizuar në 15 ditët e fundit të prillit. Përveç sondazhit në të gjithë Shqipërinë, kampionim është bërë edhe në dy qytete të rëndësishme në vend, në Shkodër dhe në Durrës.
Pyetja e pestë: Perceptimi publik për Edi Ramën?Pëlqehet: 51.8%Pëlqehet shumë: 31.3%Pëlqehet disi: 20.5%Nuk pëlqehet: 45.9%Nuk pëlqehet shumë: 12.8%Aspak i pëlqyer: 33.1%Pa mendim: 1.8%I panjohur për mua: 0.3%Refuzoi të përgjigjet: 0.1%
Dallimi sondazhi i parë dhe i dyti për Ramën
