Tag: pëllumbi

  • Si kanë rrjedhur brenda 48 orëve në duart e opozitës përgjimet sekrete që SPAK sapo kishte regjistruar në qelinë e Erion Veliajt?

    Si kanë rrjedhur brenda 48 orëve në duart e opozitës përgjimet sekrete që SPAK sapo kishte regjistruar në qelinë e Erion Veliajt?

    Ngjarja nis më 7 mars 2025, kur Erion Veliaj, duke folur nga kabina telefonike e burgut të Durrësit, i thotë vëllait dhe grua se ka mësuar nga 3 dëshmitarë se për “kokën” e tij është kërkuar një shumë e madhe parash. Janë ditët para gjyqit të apelit që mund të rezultojë vendimtar për ndryshimin e masës së sigurimit. Sipas përgjimeve të ato ditet te publikuara sot nga portali Syri, gjatë bisedave të përgjiuar nga SPAK flitet për një shumë “2 milionë euro”, edhe pse kjo pjesë e përgjimeve me shifrë konkrete nuk është publikuar si faksimile. Sipas përmbajtjes së publikuar gjithsesi, “në orën 09:31 të 7 marsit 2025, Erion Veliaj i kërkon Ajolës të bisedojë me Meron dhe me KM-në dhe t’u marrë një këshillë, pasi Erioni dëshiron të dijë nëse në postimin e fundit të së hënës duhet të tregojë, pa dhënë shumë detaje, se sa është kërkuar për kokën e tij. Më pas, ai e përserit sërish frazën: ‘Pra është ofruar një shumë, erdhi dikush dhe tha: ‘ne po t’na e paguash këtë, sa ka paguar ai që do të të fusë brenda, e zgjidhim. Tani, pyetja është: ta nxjerrim këtë apo jo?’”
    Përgjigjja i vjen më pak se dy orë më vonë: “Në orën 11:05, Erion Veliaj bisedon me Arbër Veliajn (vëllain), i cili i thotë se ka biseduar me ‘shokun M’ dhe se ky i fundit i ka thënë se është një lëvizje e dëshperuar dhe jo e mirë, pasi së pari duhet të bëhet kallëzimi, pastaj nga dëshmitarët, e më pas nga ti (Erioni).”
    Pra, sipas këtyre bisedave të 7 marsit, rezulton se këshilla që ka marrë Veliaj ka qenë që të mos e publikojë fare historinë mbi kërkesën për pagesë, pasi do të dukej si një “lëvizje e dëshpéruar”. SPAK regjistron gjithçka. Erion Veliaj e pranon këtë këshillë dhe nuk bën asnjë postim mbi pretendimin për pagesë, madje nuk e përmen as gjatë intervistës me Report TV, e cila transmetohet po atë ditë. Por dy ditë më vonë, është opozita që e nxjerr në dritë këtë informacion. Portali Syri, në orën 15:42 të datës 9 mars, ublikon një artikull të dyshimtë me titullin: “Erion Veliaj, miliona euro gjyqtarit Engert Pëllumbi për ta liruar?“. Në tekstin e artikullit, portali i familjes Berisha shkruan: “Disa burime konfirmojnë se Erion Veliaj po ofron miliona euro gjyqtarit Engert Pëllumbi për të ndryshuar masën e sigurisë. Burimet bëjnë me dije se shumat e ofruara nga Veliaj janë aq marramendëse, sa që gjyqtari Engert Pëllumbi, afërmendsh, mezi po pret të vijë dita e martë“.
    Cilat janë “burimet” që i zbulojnë Syri-t përmbajtjen e një bisede të përgjëruar nga SPAK vetëm dy ditë më parë në burgun e Durrësit? Sot është e qartë që në atë bisedë të përgijuar nuk bëhet fjalë për ndonjë plan të Veliajt për të korruptuar gjyqtarin e apelit Engert Pëllumbi, i cili do të vendosë mbi fatin e tij, por që dikush tjetër i ka çuar atij në burg një ofertë për “ta zgjidhur”. Një ofertë që, sipas asaj që shkruhet në përgjime, nuk është marrë as në konsideratë nga Veljai: pyetja që Veliaj shtron është vetëm nëse ta denoncojë publikisht apo jo këtë ofertë korrupsioni. Kush është, pra, spiuni që informon portalin kryesor të opozitës për atë bisedë të përgjëruar në burg? Kush ka qenë në dijeni të atyre përgjimeve, përveç SPAK-ut?
    Një pikë tjeter e rëndësishme për të sqaruar është gjithashtu nëse ky informator ka transmetuar përmbajtjen e saktë të përgjimit (duke përfshirë edhe refuzimin e Erion Veliajt për të paguar), dhe pastaj Syri e ka shtrembër si të ishte një plan korruptiv i ideuar nga Veliaj? Apo nëse ka qenë vetë informatori ai që i ka ofruar Syri-t një informacion të manipuluar, edhe pse i bazuar mbi një përgjim real?
    Një përgjigje mund të vijë nga mënyra se si Syri, dhe një media hibride e tij, e kanë paraqitur sot atë episod, i cili me shumë gjasë i referohet një oferte korrupsioni që ka mbetur në nivel thashethemi dhe te paprovuar. Saktësisht siç ndodhi dy ditë pas përgjimit, edhe sot Syri e paraqet atë bisedë nga burgu me titullin: “PËRGJIMET / Erion Veliaj inskenoi pagesën 2 milionë euro“. Edhe këtu, pra, manipulimi i njëjtë si më 9 mars. Në realitet, siç kemi parë, nuk ka pasur asnjë “inskenim” pasi kjo ngjarje nuk është publikuar kurrë nga Erion Veliaj por vetëm nga Syri.
    Por dallimi i madh është që më 9 mars, atë përgjim e njihte vetëm SPAK. Si ka mundësi që përfundoi menjëherë edhe në duart e gazetarëve të Sali Berishës?/ Shqiptarja.com

  • Vota e Tiranës në 11 maj, deputeti socialist: Jemi të kënaqur me 20 mandate!

    Vota e Tiranës në 11 maj, deputeti socialist: Jemi të kënaqur me 20 mandate!

    Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi tha se forca e tij politike synon, 19-21 mandate në garën për Tiranën.
    Në një lidhje me Edicionin Qendror të Lajmeve të orës 19:00 në Televizionin Kombëtar Vizion Plus të moderuar nga Aleksandër Furxhi, Pëllumbi renditi arsyet pse në 11 maj duhet të votohet PS-ja.
    Ai u shpreh se themeli i çdo fushate është takimi me njerëzit, për të komunikuar elementet e rëndësishme, gjë të cilën Partia Socialiste po e përdor në fushatë.

    Intervista e plotë:
    Ka komente se gara në Tiranë është e vështirë edhe për kandidatët brenda grupit. Ju si e shihni, si e mendoni?
    Pëllumbi: Ne në Kuvendin e Shqipërisë kemi bërë një ndryshim në Kodin Zgjedhor të 2021. Pra, kemi një mënyrë të re votimi, që do të votohet në zgjedhjet e 11 majit, ku 11 deputetë janë në listë të mbyllur dhe pjesa tjetër në garë të hapur. Sigurisht, nuk është një garë e lehtë, por ajo që është e rëndësishme për secilin që jemi vendosur në listë është fitorja e partisë sonë. Në këtë rast, të gjithë kandidatët e Partisë Socialiste që do të garojnë në listë të hapur, por edhe ata në listë të mbyllur, kanë për detyrë të garantojnë fitoren e forcës sonë politike, në këtë rast për PS. Kjo është ajo që është primare për të gjithë ne. Sa i përket çështjes individuale, edhe kjo është e rëndësishme, pasi secili prej nesh ka nga një emër që garon për të bindur që të marrë vota.
    Kryetari i partisë suaj është i pranishëm në media, në rrjetet sociale. Ju çfarë forme po parapëlqeni në fushatën që po bëni?
    Pëllumbi: Po i përdorim të gjitha format, në mënyrë të padiskutuar. Por themeli i çdo fushate është takimi me njerëzit, për të komunikuar elementet e rëndësishme mbi të cilat mbështetet fushata e Partisë Socialiste. E para është nevoja e vazhdimit të reformave të integrimit evropian të Shqipërisë dhe e dyta arritjet që ne kemi realizuar në këto 12 vite. PS ka arritur të bëjë një transformim rrënjësor të Shqipërisë, një transformim rrënjësor të ekonomisë, një transformim rrënjësor të të gjithë elementëve që ndesh qytetari shqiptar, duke filluar nga siguria, ekonomia. Këto janë gjërat që ne po diskutojmë dhe po shpjegojmë pse është e rëndësishme një mandat i katërt i qeverisë sonë. Besojmë që e vetmja forcë politike që mundet realisht të mbyllë negociatat në 2027 është Partia Socialiste.
    Nëse e fitoni mandatin e katërt, çfarë do donit të korrigjoni nga ato që keni bërë në 3 mandate?
    Pëllumbi: Sigurisht që ajo që besojmë se është shumë e rëndësishme në mandatin tonë të katërt është vazhdimësia e rritjes ekonomike, lufta e padiskutuar që duhet të bëjmë për korrupsionin, mbështetja që po vazhdojmë t’i japim reformës në drejtësi. Mbështetja e forcës politike, PS në këtë rast, është e pandashme në këtë proces.
    Si do ndaheshin mandatet në Tiranë, sipas jush?
    Pëllumbi: Ne si Parti Socialiste synojmë që të marrim 19 mandate, dhe jemi të kënaqur me 20 mandate. Ne punojmë për të rritur objektivat tona dhe besojmë se do jemi në 19, 20 dhe në rastin më të mirë në 21 mandate.
    /vizionplus.tv

  • Zgjedhjet/ Pëllumbi: Objektivi i PS mandati i katërt, kemi BE në krah! Jupi: PS-PD janë bashkë, të ikin

    Zgjedhjet/ Pëllumbi: Objektivi i PS mandati i katërt, kemi BE në krah! Jupi: PS-PD janë bashkë, të ikin

    Zgjedhjet parlamentare të 11 majit po afrojnë, por cili është projeksioni elektoral për fituesit e mundshëm.
    A do e marrë Edi Rama dhe PS mandatin e katërt, apo PD do rikthehet për herë të tretë në pushtet me kryetarin e saj “non grata” në SHBA-Britani dhe i akuzuar nga SPAK për dosjen e aferës “Partizani”? A do e çajnë dot forcat e reja bipolaritetin politik PD-PS për të sjellë ndryshimin apo do ketë status-quo politike.
    Të ftuar në ‘5 Pyetje nga Babaramo’ në Report Tv ishin deputeti i PS, Arben Pëllumbi, që kandidon përsëri për PS më 11 maj, kandidati Akil Kraja i PD, kandidatja e Koalicionit Euroatlantik, Taulanda Jupi, dhe kreu i lëvizjes ‘Bashkë’, Arlind Qori.
    “Të gjitha Kodet Elektorale kanë avantazhe dhe disavantazhe, nuk ka të mirë e të keq. Për shkak të vendimit të Kushtetueses u desh të merrej një vendim në Parlament dhe tani jemi përballë këtij kodi. Objektivi i PS është të marrë mandatin e katërt, pavarësisht se vjen nga tre mandate dhe nuk është edhe aq e lehtë. Askush nuk ka lindur në politikë apo vdes në politikë, vjen një ditë që edhe mund të largohesh. Momenti në të cilin ndodhet Shqipëria është që të japim të gjithë kontributin tonë për fitoren, edhe për shkak të integrimit dhe projektit të BE. Kjo do jetë votë për Shqipërinë drejt integrimit europian, pasi është moment historik. Vota përcakton se cili është i besueshëm, deri tnai PS ka qenë më e besueshme. PD përfaqësohet nga një personazh prej 35 vitesh, që lidhet edhe me histori të shëmtuara. Populli shqiptar nuk ka gabuar asnjëherë me votën e tij. Këtë herë kemi edhe BE-në në krah, pa atë s’e bënim dot”, tha deputeti socialist Pëllumbi.
    Ndryshe mendon përfaqësuesi i PD, Akil Kraja.
    “Gazmend Bardhi nuk ka qenë pro Sali Berishës, ai ka qenë kundër tij, por ja që tani është pjesë e jona në PD. Realiteti aktual tregon përfshirjen e qeverisë në skandale korrupsioni. Duhet respektuar prezumimi i pafajësisë për të gjithë, edhe për socialistët, po përse nuk u bë për Berishën dhe Salianjin. Pra mungon demokracia dhe barazia”, tha ai.
    Përfaqësuesja e Koalicionit Euroatlantik, Taulanta Jupi mendon se ka nevojë për një rotacion politik pas tre dekadash, duke denoncuar dyshen Rama-Berisha që “natën bëjnë marrëveshje dhe ditën bëjnë sikur zihen”, por i votojnë.
    “A do kemi rotacion për hir të rotacionin apo ndryshim thelbësor dhe ndryshim politik, konfigurim të ri në skenën politike shqiptare, me dy persona si Rama-Berisha që natën bëjnë marrëveshje dhe ditën grinden. Ata bashkuan votat për interesin e tyre, duke zgjedhur listat e mbyllura apo çështjen e herësit. Deputeti që duam i PS dhe Primaret e PD ishin thjesht makijazh. Shqiptarët duhet të kenë mundësi zgjedhjeje dhe përfaqësimi në Parlament”, u shpreh ajo.
    Kurse kreu i lëvizjes “Bashkë”, Arlind Qori mendon se Shqipëria ka ndryshuar dhe shqiptarët besojnë se këtë herë mund të realizohet rënia e sistemit dhe bipolaritetit politik PS-PD.
    Ai tha se nëse do zgjidhej deputet në Parlament, nuk do të ishte më kryetar i partisë, por do e kalonte stafetën.
    “Shqipëria ka ndryshuar. Nevoja dhe besimi se sistemi duhet thyer i bipolarizmit të PD-PS duhet thyer dhe për herë të parë pas 16 vitesh mund të ndodhë vërtetë, besimi është më i lartë se shumë vite më parë. Nëse do të zgjidhem deputet në zgjedhjet e 11 majit, kryetari i partisë “Bashkë” nuk do të jem unë, por do të jetë Redi Muçi. Ashtu siç e kam thënë edhe më parë, edhe kur kandidova për kryebashkiak të Tiranës dhe i qëndroj. Kryetari duhet të jetë shembulli i marrjes së përgjegjësive jo i përfitimeve, ai që vrapon më shumë se të tjerët dhe jep shembullin. Nëse qytetarët shqiptarë marrin pjesë masivisht në zgjedhje, sistemi politik aktual do të thyehet”, deklaroi Qori.